Carillon - Lëvizëse për foshnja Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Carillon Foppapedretti në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Carillon Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Lëvizëse për foshnja në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Carillon - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Carillon e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT Carillon Foppapedretti
SQ Udhëzime për montimin

A. Ndenjësja
B. Tubi i shpinës
C. Tubi mbështetës i ndenjëses
D. Shufër transversale prej metali për fiksimin e pëlhurës së ndenjëses
E. Tub transversal
F. Bashkuese anësore e majtë
G. Bashkuese anësore e djathtë
H. Këmba e përparme
I. Këmba e pasme
J. Tubat mbështetës
K. Tubat e strukturës anësore
të ndenjëses lëkundëse
L. Tubi i lidhjes
së pasme të ndenjëses lëkundëse
M. Shufra mbajtëse e lodrave
N. Zgjatimi i shufrës mbajtëse të lodrave
O. Lodrat
P. Përshtatësi i mbështetëses së kokës
Q. Tabakaja
R. Ndarësja e këmbëve
S. Transformatori
T. Telekomanda
MONTIMI:

text_image
B click C- Futeni tubin mbështetës të ndenjëses (C) në tubin e shpinës (B). Komponentët janë montuar saktë kur kunjat metalike do të fiksohen në vrimat mbi tub. Një "klik" do të tregojë që kunjat janë fiksuar.

- Vendosni veshjen e ndenjëses (A) në skeletin e ndenjëses.

text_image
D - click -- Futni shufrën transversale prej çeliku (D) në foletë përkatëse në pjesën e poshtme të bashkueseve anësore të ndenjëses. Një “klik” do të tregojë që është fiksuar.

text_image
- click -- Mbërtheni butonat automatikë.

text_image
- click -- Mbështilleni shiritin e pjesës së pasme të pëlhurës së shpinës, përreth shufrës transversale prej metalik, dhe mbërtheni butonat automatikë.

text_image
R Q6A. Vidhosni ndarësin e ngurtë të këmbëve (R) me vida, tek tabakaja (Q).

text_image
Q click6B. Mbërtheni tabakanë (Q) në folenë përkatëse. Një "klik" do të tregojë që është fiksuar.

- Montoni tubat e strukturës anësore të ndenjëses lëkundëse (K) me tubin e lidhjes së pasme të ndenjëses lëkundëse (L). Komponentët janë montuar saktë kur kunjat metalike do të fiksohen në vrimat mbi tub. Një "klik" do të tregojë që kunjat janë fiksuar.

text_image
- click -- Mbërtheni njësinë e ndenjëses në strukturën anësore të ndenjëses lëkundëse. Komponentët janë montuar saktë kur kunjat metalike do të fiksohen në vrimat mbi tub. Një "klik" do të tregojë që kunjat janë fiksuar.

text_image
G2 a G1
text_image
F G - click -
E RËNDËSISHME: sigurohuni që dadoja fiksuese të mos dalë nga foleja.
Futni këmbën G1 në bashkuesen me muzikë G2 dhe fiksoheni me vida dhe dado.
E RËNDËSISHME: gjatë montimit të bashkueses, butonat e hapjes së këmbëve duhet të kthehen gjithmonë nga jashtë.
9B. Distanconi këmbët e bashkueses anësore të djathtë (F) dhe të majtë (G) derisa të dëgjoni një “klik” që tregon hapjen e saktë.
-
Mbërtheni këmbën e përparme (H) dhe të pasme (I) tek struktura, siç tregohet në figurë. Komponentët janë montuar saktë kur kunjat metalike do të fiksohen në vrimat mbi tub. Një “klik” do të tregojë që kunjat janë fiksuar.
-
Instaloni tubat mbështetës: Futni tubat mbërthyes tek struktura ( J1 dhe J2 ) në foletë përkatëse që ndodhen tek bashkuesja. Komponentët janë montuar saktë kur kunjat metalike do të fiksohen në vrimat mbi tub. Një "klik" do të tregojë që kunjat janë fiksuar.
-
Instaloni anën transversale: Mbërtheni tubin transversal (E) siç tregohet në figurë. Një “klik” në të dy anët do të tregojë që është fiksuar.

- Instaloni ndenjësen: Futni skajet e lira të dy tubave mbërthyes tek struktura (J) në foletë përkatëse.
Komponentët do të montohen saktë kur kunjat metalike të mbërthehen në foletë përkatëse. Një "klik" do të tregojë që janë fiksuar.

text_image
M N N- Montoni shufrën mbajtëse të lodrave: Futni zgjatuesin (N) në shufrën mbajtëse të lodrave (M) dhe varni lodrat e pelushit tek vrima në çdo zgjatim.

- Mbërtheni shufrën mbajtëse të lodrave tek struktura: Futni shufrën mbajtëse të lodrave tek struktura, siç tregohet në figurë, derisa të dëgjoni një "klik" që do të tregojë se është mbërthyer si duhet.
PËRDORIMI:

text_image
Doreza- Rregullimi i shpinores: shpinorja është e rregullueshme në 3 pozicione, shtypni dorezën për të rregulluar shpinoren në pozicionin e dëshiruar.

flowchart
graph TD
A["Central Body"] --> B{Flow Direction}
B -->|Rightward Arrow| C["Device 1"]
B -->|Leftward Arrow| D["Device 2"]
C --> E["External Device"]
D --> F["External Device"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
- Rregullimi i pozicionit të shufrës mbajtëse të lodrave: Shufra mund të rregullohet manualisht në pozicione të ndryshme. Spostoni mënjanë shufrën mbajtëse të lodrave për ta kapur lehtësisht fëmijën.

text_image
Vida Kapaku 1.5V SIZE AAA LR03 +-
Futni bateritë në shufrën mbajtëse të lodrave: Zhvidhosni vidat e sigurisë dhe hiqni kapakun. Futini 2 bateritë e modelit AAA - LR03 prej 1.5 V, duke respektuar polaritetin dhe mbyllni kapakun dhe vidhosni vidat. Aktivizoni çelësin në anën e majtë për të aktivizuar rrotullimin e shufrës mbajtëse të lodrave, aktivizoni çelësin në anën e djathtë për të ndezur dritën.
-
Mbyllja e strukturës: Shtypni njëkohësisht butonat anësore, siç tregohet në figurë, dhe mbyllni strukturën.
1

- Transformimi i ndenjëses lëkundëse: Shtypni butonat anësore, siç tregohet në figurë dhe zbërtheni nga ndenjësja lëkundëse tubin mbërthyes nga struktura. Ju mund ta bllokoni lëvizjen lëkundëse të ndenjëses lëkundëse, duke ngritur pengesat në të dyja anët. Shihni figurën.
KUJDES: MOS e hiqni ndenjësen lëkundëse kur fëmija është brenda

- Hiqni tabakanë: Shtypni dy butonat anësorë, siç tregohet në figurë, dhe hiqni tabakanë

Poziciononi fëmijën mbi ndenjëse, siç tregohet në figurë.
Mbërtheni gjuhëzën e djathtë dhe të majtë tek mbërthecka. Një “klik” do të tregojë që është fiksuar. Rregulloni rripat në bazë të trupit të fëmijës suaj, duke përdorur unazat rregulluese. Mos e shtrëngoni shumë rripin. Rregullimi është i saktë kur mundëson futjen e një gishti.
E RËNDËSISHME: rregulloni rripat e gjoksit, në bazë të shtatit të fëmijës.
Për këtë arsye, rripat duhet të kalohen vrimat më të afërta në lartësinë e shpatullave të fëmijës.
Në shpinore ka dy çifte vrimash që duhen përdorur për rregullimin e rripave në funksion të shtatit të fëmijës
E RËNDËSISHME: të dy rripat e gjoksit që dalin nga shpinorja duhet të përputhen me lartësinë e shpatullave të fëmijës, pasi të dyja duhet të jenë në të njëjtin nivel. Sigurojeni gjithmonë fëmijën me lidhësen e mbërthyer mirë dhe të rregulluar.
FUNKSIONET E PANELIT TË KONTROLLIT:
BUTONI I SHPEJTËSISË (5 shpejtësi, shtypeni butonin për të aktivizuar funksionin, për të kaluar në shpejtësinë e mëtejshme dhe për të çaktivizuar funksionin)
BUTONI I KOHËMATËSIT (3 cilësime: 15 minuta, 30 minuta, 60 minuta, shtypeni butonin për të aktivizuar funksionin, për të zgjedhur KOHËMATËSIT e mëtejshëm dhe për të çaktivizuar funksionin)
BUTONI I MELODIVE
(16 melodi: shtypeni butonin për të aktivizuar funksionin, për të kaluar në melodinë e ardhshme dhe për të çaktivizuar funksionin)
BUTONI PËR ULJEN E VOLUMIT
SENSORI MARRËS sinjali i telekomandës

(5 tinguj të natyrës: shtypeni butonin për të aktivizuar funksionin, për të kaluar në melodinë e mëtejshme dhe për Butoni për ngritjen e volumit
BUTONI PËR NGRITJEN E VOLUMIT
SHËNIME:
Për të çaktivizuar funksionin e tingujve, shtypni butonin POWER (NDIZ/FIK) të telekomandës ose mbani shtypur për 2 sekonda butonin "MELODITË" ose butonin "TINGUJT E NATYRËS".

Sigurohuni që kablli i ushqimit të përshtatësit aktuale AC/DC të jetë absolutisht i paarritshëm nga fëmija.
Mbërthejeni kabllin e transformatorit te struktura duke përdorur një fashetë ose një pajisje mbërthyese.

text_image
1.5V SIZE C LR14 4 X
text_image
BUTONI "POWER" (butoni ndiz/fik, shtypeni këtë buton për të çaktivizuar gjithë funksionet) BUTONAT E SHPEJTËSISË (5 shpejtësi) 3 BUTONAT E KOHËMATËSIT (15 minuta, 30 minuta, 60 minuta) BUTONI I MELODIVE (16 melodi: shtypeni butonin për aktivizimin e funksionit, për të kaluar në melodinë e ardhshme dhe për të çaktivizuar funksionin) BUTONI PËR ULJEN E VOLUMIT SPEED L 30° L 80° BUTONI I TINGUJVE TË NATYRËS (5 tinguj të natyrës, shtypeni butonin për të aktivizuar funksionin, për të kaluar në melodinë e mëtejshme dhe për të çaktivizuar funksionin) BUTONI PËR TË NGRITUR VOLUMIN
text_image
E BATERISË SË SHESHTË CR2025 3VPARALAJMËRIME
NDENJËSJA LËKUNDËSE mund të përdoret edhe si lëkundëse, edhe si ndenjëse.
PËRDORIMI SI LËKUNDËSE (EN 16232:2013 +A2:2023)
E RËNDËSISHME! LEXOJENI ME KUJDES DHE RUAJENI PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
KUJDES:
- Asnjëherë mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje.
- Mos e përdorni këtë produkt kur fëmija juaj është në gjendje të qëndrojë ulur vetëm ose nëse peshon mbi 9 kg.
- Mos e përdorni asnjëherë këtë produkt mbi sipërfaqe të ngritura (për shembull, një tavolinë).
- Përdorni gjithmonë sistemet e sigurisë.
- Sigurohuni që rripat e sigurisë dhe ndarësja e këmbëve të rregullohen saktë kur fëmija është pozicionuar në ndenjëse.
- Për të shmangur lëndime, sigurohuni që fëmijët të jenë larg gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes së produktit
- Mos i lini fëmijët të luajnë me këtë produkt.
- Mos e hiqni e mos e ngrini këtë produkt me fëmijën brenda.
- Mos e lini asnjëherë fëmijën të flejë në këtë produkt. Ky produkt nuk e zëvendëson krevatin ose djepin. Nëse fëmija ka nevojë të flejë, duhet të vendoset në një krevat ose djep të përshtatshëm.
- Mos e përdorni këtë produkt nëse ndonjë pjesë është thyer, grisur ose mungon
- Mos përdorni aksesorë ose pjesë këmbimi që nuk janë të miratuara nga Prodhuesi.
- Transformatori i përdorur duhet kontrolluar rregullisht për t'u siguruar që nuk janë dëmtuar teli, spina ose pjesë të tjera. Nëse ka pjesë të dëmtuara, mos i përdorni.
- Ky produkt duhet të përdoret me transformatorin e marrë në dorëzim ose të rekomanduar nga prodhuesi.
PËRDORIMI SI NDENJËSE (EN 12790-1:2023)
E RËNDËSISHME! LEXOJENI ME KUJDES DHE RUAJENI PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
KUJDES:
- Asnjëherë mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje.
- Mos e përdorni më produktin kur fëmija fillon të përpiqet të ulet.
- Mos e përdorni asnjëherë këtë produkt mbi sipërfaqe të ngritura (për shembull, një tavolinë).
- Përdorni gjithmonë sistemin kufizues.
- Mos e përdorni asnjëherë shufrën e lodrave për transportimin e produktit.
- Mos e hiqni e mos e ngrini këtë produkt me fëmijën brenda.
- Mos e lini fëmijën të flejë për periudha të gjata gjumi. Ndenjësja nuk e zëvendëson krevatin ose djepin. Nëse fëmija ka nevojë të flejë, duhet të
PARALAJMËRIME
vendoset në një krevat ose djep të përshtatshëm.
- Mos e përdorni ndenjësen lëkundëse nëse ka pjesë të thyera, të grisura ose të munguara.
- Mos përdorni aksesorë ose pjesë këmbimi që nuk janë të miratuara nga Prodhuesi.
- Transformatori i përdorur duhet të kontrollohet rregullisht për të verifikuar që nuk janë është dëmtuar fija, shtytësja ose pjesë të tjera. Nëse ka pjesë të dëmtuara, mos e përdorni.
- Ky produkt duhet të përdoret me transformatorin e marrë në dorëzim ose të rekomanduar nga prodhuesi.
- KUJDES: Ky produkt ka një bateri të sheshtë. Një bateri e sheshtë mund të shkaktojë lëndime të rënda kimike të brendshme, nëse gëlltitet.
- KUJDES: Hidhni menjëherë bateritë e përdorura. Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg fëmijëve. Nëse mendoni se ekziston rreziku që këto bateri të gëlltiten ose të futen në pjesë të ndryshme të trupit, këshillohuni menjëherë me një mjek.
- Për të shmangur rreziqe ose djegie, mos e lini produktin në afërsi të burimeve të nxehtësisë, pajisjeve elektrike, me gaz etj.
- Sigurohuni që pëlhura të fiksohet gjithmonë saktë tek struktura e ndenjëses dhe shpinores.
- Për të shmangur rreziqe lëndimesh, mbajini larg fëmijët gjatë proceseve të hapjes dhe mbylljes së lëkundëses.
- Përdoreni gjithmonë nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Mos e përdorni lëkundësen me më shumë se një fëmijë mbi të.
- Mos e përdorni produktin mbi sipërfaqe të buta si krevate, divane, jastëkë, pasi produkti mund të përmbyset dhe të provokojë mbytje.
- Mos e poziciononi asnjëherë produktin mbi plane jo plotësisht horizontale.
- Mos lini që fëmijë të tjerë të luajnë pa mbikëqyrje në afërsi të lëkundëses.
- Mos e përdorni asnjëherë për transportin e një fëmije në një automjet ose motor.
- Sigurohuni gjithmonë që të gjithë komponentët të jenë mbërthyer dhe montuar mirë.
- Sigurohuni që produkti të jetë i montuar plotësisht para përdorimit.
- Kontrolloni periodikisht pjesë të mundshme të konsumuara, vida të liruara, materiale të konsumuara ose të shqepura dhe zëvendësoni menjëherë pjesët e dëmtuara.
- Mos e vendosni lëkundësen pranë dritareve ose mureve, atje ku fëmija mund t'i përdorë kordonët, tendat e të tjera për t'u ngjitur ose ku ato mund të bëhen shkak asfiksimi ose mbytjeje.
- Mos e vendosni lëkundësen pranë dritareve ose mureve, për të shmangur edhe rrezikun që fëmija, duke u shtyrë me këmbë, të mund të çekuilibrojë lëkundësen duke e rrëzuar.
- Verifikoni gjithmonë që të mos ketë objekte të pranishëm që pengojnë lëvizjen ose bllokimin e lëkundëses.
- Mos mbërtheni direkt tek shufra ose tek produkti lodra ose aksesorë të pafurnizuar nga prodhuesi.
- Mos kryeni modifikime që mund të rrezikojnë sigurinë e fëmijës.
- Hiqeni gjithmonë qesen plastike nga paketimi dhe mbajeni larg fëmijës për të shmangur rreziqet e mbytjes.
- Hiqeni dhe hidheni paketimin në mënyrë të sigurt.
MIRËMBAJTJA
- Pastrojeni pëlhurën me ujë të ngrohtë, detergent neutral dhe një sfungjer.
- Pjesët plastike dhe metalike mund të pastrohen me ujë të vakur, detergjent neutral dhe sfungjer.
- Asnjëherë mos përdorni produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues ose hollues
SICUREZZA DELLE PARTI ELETTRICHE:
- KUJDES: Ndezja/fikja e lëkundëses duhet të kryhet gjithmonë nga një i rritur.
- KUJDES: Ndërrimi i baterive duhet të kryhet gjithmonë nga një i rritur.
- KUJDES: Bateritë mund të rrjedhin acid ose të shpërthejnë nëse hidhen në zjarr.
- KUJDES: Hidhini menjëherë bateritë që rrjedhin: ato mund të shkaktojnë djegie të lëkurës ose lëndime të tjera personale.
- KUJDES: Mos i karikoni bateritë e parikarikueshme; mund të shpërthejnë.
- KUJDES: Mos e lini produktin në shi; depërtimet e ujit e dëmtojnë qarkun elektronik.
- KUJDES: Duhet të përdoren vetëm bateri ekuivalente me ato të rekomanduara.
- KUJDES: Bateritë duhet të vendosen në polaritetin e duhur.
- KUJDES: Nuk duhet të përzihen lloje të ndryshme baterish ose bateritë e reja me të vjetrat.
- KUJDES: Bateritë e shkarkuara duhet të hiqen nga produkti.
- KUJDES: Asnjëherë mos i vini në qark të shkurtër terminalet e baterisë.
- KUJDES: Nëse tastiera muzikore e lëkundëses lihet pa përdorur për kohë të gjatë, rekomandohet të hiqni bateritë nga foleja e posaçme e baterive.
- KUJDES: Përdorni pika alkaline ose të barasvlershme me llojin e rekomanduar të këtij produkti (për telekomandën: CR2025 - 3V; për lëkundësen: C LR14 - 1.5V; për shufrën mbajtëse të lodrave: LR03 AAA - 1.5V).
- KUJDES: Nuk rekomandohet përdorimi i baterive të rikarikueshme, pasi mund të ulë funksionalitetin e produktit.
- KUJDES: Bateritë e rikarikueshme duhet të rikarikohen vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve.
- KUJDES: Bateritë e rikarikueshme duhet të hiqen nga produkti për t'u rikarikuar.
- KUJDES: Hiqini bateritë nga produkti përpara se t'i eliminoni.
- KUJDES: Mos i lini bateritë ose ndonjë mjet tjetër pranë fëmijëve.
- Transformatori i përdorur duhet kontrolluar rregullisht për t'u siguruar që nuk janë dëmtuar teli, spina ose pjesë të tjera. Nëse ka pjesë të dëmtuara, mos i përdorni.
- Produkti duhet të përdoret me transformatorin e dhënë ose të rekomanduar nga prodhuesi.
NDËRRIMI I BATERIVE:
Për të zëvendësuar bateritë, zhvidhosni vidën e sigurisë tek kapaku i pajisjes muzikore me një kaçavidë kryq, hiqni pilat e shkarkuara dhe vendosni bateritë e reja duke respektuar siç duhet polaritetin. Mbyllni kapakun dhe vidhosni vidën e sigurisë kundër hapjes.
INFORMACION PËR BATERITË:
E RËNDËSISHME: Mbajini bateritë larg fëmijëve.
BATERITË:
- 1 bateri model CR2025 3V për telekomandën (e përfshirë).
- 4 bateri të modelit C LR14 prej 1,5V dhe 2 bateri AAA LR03 prej 1,5V (nuk përfshihen).
- Rekomandohet përdorimi i baterive alkaline njëpërdorimshe.
- Rekomandohet të mos përdorni bateri të rikarikueshme për këtë produkt.
- Ndërrojini bateritë kur tingulli ose lëvizja nuk funksionojnë siç duhet.
PËRDORIMI I BATERIVE:
- Vendosini gjithmonë bateritë duke respektuar polaritetin e duhur.
- Kurrë mos i hidhni bateritë në zjarr pasi mund të shpërthejnë.
- Bateritë mund të gëlltiten lehtësisht nga fëmijët e vegjël me pasoja të rrezikshme.
- Mos i lejoni asnjëherë fëmijët e vegjël t'i përdorin bateritë, prandaj mbajini larg tyre.
- Nëse mendoni se një bateri është gëlltitur, shkoni menjëherë te mjeku.
- Nuk duhet të përzihen Iloje të ndryshme baterish ose bateritë e reja me të përdorurat. Gjithmonë ndërrojini të dyja bateritë.
- Bateritë e shkarkuara duhet të hiqen nga produkti.
- Asnjëherë mos i karikoni bateritë e parikarikueshme pasi ato mund të shpërthejnë ose të rrjedhin.
- Hiqini bateritë nëse NUK e përdorni produktin për një kohë të gjatë.
- Terminalet e rrymës nuk duhet të pësojnë qark të shkurtër.
- Mos i hidhni bateritë e përdorura në plehra. Çojini te pikat e grumbullimit.
ELIMINIMI I DUHUR I PRODUKTIT (mbetjet elektrike dhe elektronike)
(Zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në ato me sistem grumbullimi të diferencuar)
Shenja në produkt ose në dokumentacionin e tij tregon se produkti nuk duhet të eliminohet bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të ciklit të jetës.
Për të parandaluar dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit të njeriut të shkaktuara nga eliminimi i papërshtatshëm i mbetjeve, përdoruesi duhet ndajë këtë produkt nga llojet e tjera të mbetjeve dhe ta riciklojë në mënyrë të përgjegjshme për të favorizuar ripërdorimin e burimeve materiale në mënyrë miqësore ndaj mjedisit.
Përdoruesit shtëpiakë këshillohen të kontaktojnë shitësin ku është blerë produkti ose zyrën lokale përgjegjëse për të gjitha informacionet në lidhje me grumbullimin e diferencuar dhe riciklimin e këtij lloj produkti.
Ky produkt nuk duhet të eliminohet bashkë me mbetje të tjera komerciale. Në rast të eliminimit të paligjshëm të mbetjeve, parashikohen gjoba administrative monetare, siç parashikohet nga Dekreti Legjislativ në fuqi.

ËSHTË NË PËRPUTHJE ME RREGULLOREN BE 2023/1542 DHE NDRYSHIMET PASUESE.
Simboli i koshit të kryqëzuar në bateritë ose paketimin e produktit tregon se ato, në fund të jetës së tyre të dobishme, që duhet të trajtohen veçmas nga mbeturinat shtëpiake, nuk duhet të hidhen si mbetje urbane, por duhet të dorëzohen në një grumbullim të veçantë qendër ose i kthehet shitësit me pakicë kur blen bateri të reja dhe ekuivalente të rikarikueshme dhe jo të rikarikueshme. Çdo simbol kimik Hg, Cd, Pb, i vendosur nën shportën e kryqëzuar tregon llojin e substancës që përmbahet në pirg: Hg=Merkur, Cd=Kadmium, Pb=Plumb. Përdoruesi dhe përgjegjës për dhënien e raftet e fundit të jetës në objektet e duhura të grumbullimit për të lehtësuar trajtimin dhe riciklimin. Grumbullimi i duhur i veçantë për fillimin e mëvonshëm të baterive të mbeturinave për riciklim, trajtim dhe asgjësim të pajtueshëm me mjedisin ndihmon në shmangien e efekteve të mundshme negative në mjedis dhe shëndetin e njeriut dhe promovon riciklimin e substancave nga të cilat përbëhen bateritë. Hedhja e paligjshme e produktit nga përdoruesi rezulton në dëmtim të mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Për informacion më të detajuar në lidhje me sistemet e disponueshme të grumbullimit, kontaktoni shërbimin tuaj lokal të depozitimit të mbetjeve ose dyqanin ku është bërë blerja.

GARANCIA KONVENCIONALE
Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqinga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A. GARANCI KONVENCIONALE
Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.
Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit.
Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.
Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorim që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rrëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike, mjedisore apo ndryshime të papritura në kushte gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të këmbimit të paautorizuara, përdorim jo të duhur, keqtrajtim ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksidente, dëme që rrjedhin nga ushqimi ose pijet, veprime kimike, forca madhore.
Sidoqoftë, Foppa Pedretti S.p.A. Refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime personash ose sendesh, përveç Produktit, kur dëme të tilla vijnë si rrjedhojë e neglizhencës së dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, në mënyrë alternative, në “Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit” që shoqëron çdo produkt të synuar për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit Krevat Fëmijësh: “Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...”).
Foppa Pedretti S.p.A. Gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime njerëzish ose sendesh kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit që janë subjekt konsumimi. Të gjitha pjesët e përbëra nga material plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.
