Foppapedretti Vroom i-Size - Ulëse makine

Vroom i-Size - Ulëse makine Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Vroom i-Size Foppapedretti në format PDF.

📄 166 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice Foppapedretti Vroom i-Size - page 106
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Vroom i-Size Foppapedretti

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Vroom i-Size - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Vroom i-Size e markës Foppapedretti.

MANUAL I PËRDORUESIT Vroom i-Size Foppapedretti

Vëretje PAG 107
Përdorimi në automjet PAG 111
Komponentët PAG 113
Montimi i ndenjëses së makinës për fëmijë me rripin e PAG 114
sigurimit me 3 pika dhe bashkuesit ISOFIX
Montimi me rripin e sigurimit me 3 pika PAG 114
Montimi i rregullatorit të rripit të gjoksit PAG 115
Rregullimi i rregullatorit të rripit të gjoksit PAG 115
Mbajtësja e pijeve PAG 115
Hiqni veshjen PAG 115
Rivendosja e veshjes PAG 115
Mirëmbajtja dhe pastrimi PAG 116
Garanci konvencionale PAG 117

VËRETJE

LAJMËRIM: Ky sistem për mbajtjen e fëmijëve është miratuar sipas Rregullores R 129 për përdorim nga fëmijë me gjatësi nga 125 deri 150 cm. Mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje brenda automjetit. Lexoni me kujdes dhe në tërësi udhëzimet, përndryshe mund të rrezikohet siguria e fëmijës. Montimi i gabuar i sistemit të mbajtjes së fëmijëve mund të shkaktojë pasoja serioze për fëmijën. Në rast montimi të gabuar, prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi.

PARALAJMËRIME:

LAJMËRIM I RËNDËSISHËM

  1. Ky është një sistem i avancuar për mbajtjen e fëmijëve i klasifikuar si ndenjëse ngritëse "i-Size". Ešhtë miratuar në përputhje me rregulloren nr. 129 për t'u përdorur brenda automjeteve në sedilje "të përputhshme me sistemet i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e makinës. Nëse keni dyshime, konsultohuni me prodhuesin e sistemit të mbajtjes së fëmijëve ose me shitësin.
  2. Vroom i-Size montohet në drejtimin e udhëtimit me sistemin e ankorimit ISOFIX në një automjet të pajisur me pika ankorimi ISOFIX, kombinuar me rripin e makinës me 3 pika, të miratuar sipas rregullores UN/ECE nr. 16 ose tjetër.
  3. Nëse automjeti nuk është i pajisur me sistem ankorimi ISOFIX, Vroom i-Size mund të montohet në drejtimin e udhëtimit me rripin e makinës me 3 pika, të miratuar sipas rregullores UN/ECE nr. 16, ose një barasvlerës.
  4. Vroom i-Size është e miratuar për fëmijë me gjatësi nga 125 deri në 150 cm, në drejtimin e udhëtimit.

PARALAJMËRIME

KUJDES! PARA PËRDORIMIT, HIQNI DHE ELIMINONI QESET PLASTIKE DHE TË GJITHA ELEMENTET QË BËJNË PJESË NË PAKETIMIN E PRODUKTIT OSE MBAJINI LARG FËMIJËVE.

  • Kjo pajisje mbajtëse është në përputhje me Rregulloren ECE R129/03, miratuar për fëmijë me gjatësi nga 125 deri në 150 cm, në drejtimin e udhëtimit.
  • Mos e lini kurrë fëmijën pa mbikëqyrje në makinë.
  • MOS e lini kurrë fëmijën pa mbikëqyrje - siguria e fëmijës tuaj është përgjegjësia juaj.
  • Montimi duhet të kryhet nga një i rritur. Shmangni përdorimin e produktit nga dikush që nuk i ka lexuar udhëzimet.
  • Lexoni me kujdes udhëzimet para përdorimit dhe ruajini në vendin e duhur për t'i ripërdorur në të ardhmen.
  • Mosndjekja me përpikëri e udhëzimeve të montimit të ndenjëses për fëmijë mund të sjellë rreziqe për fëmijën tuaj.
  • Đshtë e rëndësishme ta montoni siç duhet ndenjësen për fëmijë për të garantuar sigurinë e fëmijës tuaj. Montimi i gabuar mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës.
  • Sigurohuni gjithmonë që njerëzit që e përdorin produktin, qoftë edhe me raste (për shembull gjyshërit), të kenë lexuar udhëzimet e përdorimit ose që atyre t'u jetë shpjeguar montimi dhe përdorimi i duhur i produktit nga një person që i ka lexuar udhëzimet.

VËRETJE

  • Mbajeni gjithmonë në dispozicion këtë manual, duke e ruajtur me produktin.
  • Nëse keni dyshime në lidhje me montimin dhe përdorimin e duhur të ndenjëses, kontaktoni prodhuesin e pajisjes për mbajtjen e fëmijëve.

PARA SE TË FILLONI

  • Mos e montoni ndenjësen për fëmijë në sediljet e kthyera nga ana e pasme e automjetit ose në sediljet e kthyera anash.
  • Përpara se të montoni ndenjësen për fëmijë, kontrolloni që sedilja e përdorur e pasagjerit ta ketë mbështetësen të bllokuar në pozicionin vertikal.
  • Mos e përdorni ndenjësen në shtëpi si karrige. Ajo është projektuar për t'u përdorur në makinë.
  • Sigurohuni që të jenë mbërthyer fort bagazhet ose objektet e tjera, të cilat në rast përplasjeje mund t'i shkaktojnë mavijosje ose lëndime pasagjerit të ndenjëses.

KUR PËRDORNI NDENJËSEN

  • Elementet e ngurta dhe pjesët plastike të pajisjes për mbajtjen e fëmijëve duhet të pozicionohen dhe të montohen në mënyrë të tillë që, në kushtet e përdorimit normal, të mos ngecin nën një sedilje të lëvizshme ose në derën e automjetit.
  • Nëse e ka vetë automjeti, përdorni mekanizmin bllokues të hapjes së dyerve nga brenda. Kjo është për të mos e lejuar fëmijën të hapë derën.
  • Bëni një pushim të shkurtër gjatë një udhëtimi të gjatë, në mënyrë që fëmija të pushojë dhe të marrë pak ajër të pastër.
  • Mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje në një pajisje për mbajtjen e fëmijëve.
  • Ndenjësja për fëmijë duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në sedilje, edhe nëse nuk është në përdorim.
  • Pas montimit, sigurohuni që ndenjësja për fëmijë të jetë e fiksuar mirë në sedilje dhe të mos lëkundet. Nëse rripi i automjetit është liruar, rivendoseni dhe montojeni përsëri ndenjësen për fëmijë.
  • Sigurojeni ndenjësen për fëmijë duke përdorur bashkuesit ISOFIX ose një rrip sigurimi, edhe kur nuk është në përdorim.
  • Mos e përdorni pajisjen për mbajtjen e fëmijëve pa këllëfin.
  • Mos e zëvendësoni këllëfin me një këllëf të ndryshëm nga ai i rekomanduar nga prodhuesi, pasi kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e pajisjes mbajtëse.
  • Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni pushime në intervale të rregullta dhe kontrolloni që ndenjësja të jetë montuar siç duhet dhe që rripat të mos jenë liruar.
  • Në rast emergjence, është e rëndësishme ta zbërtheni tokëzën shpejt për të liruar fëmijën. Tokëza hapet lehtë dhe nuk duhet mbuluar. Mësojeni fëmijën të mos luajë me tokëzën.
  • Mos vendosni poshtë ndenjëses, midis sediljes dhe ndenjëses, tesha (për shembull një peshqir ose jastëk), pasi në rast aksidenti kjo mund të ndikojë në sigurinë e produktit.

VËRETJE

  • Mos përdorni shtresa, si p.sh. jastëkë ose batanije për të ngritur ndenjësen për fëmijë nga sedilja e automjetit ose për të ngritur fëmijën nga ndenjësja e tij: në rast aksidenti, ndenjësja për fëmijë mund të mos funksionojë siç duhet.
  • Sigurohuni që t'i fiksoni objektet e lëvizshme, si bagazhet ose librat brenda automjetit. Ata mund të shkaktojnë lëndime/plagosje në rast aksidenti.
  • Mos i vendosni bagazhet në hapësirën e sipërme pas sediljeve pa i siguruar ata: në rast aksidenti, mund t'u shkaktojnë dëme serioze pasagjerëve.
  • Çdo ndryshim ose modifikim i pajisjes, pa autorizimin paraprak nga Autoriteti i Miratimit, si edhe përdorimi i papërshtatshëm i saj, mund të shkaktojnë rreziqe.
  • Mos kryeni ndryshime apo shtesa në ndenjësen e makinës për fëmijë pa miratimin e prodhuesit.
  • Mos montoni në këtë ndenjëse për fëmijë aksesorë, pjesë këmbimi ose komponentë që nuk janë ofruar dhe miratuar nga prodhuesi.
  • Çdo vend ka ligje dhe rregullore të ndryshme në lidhje me sigurinë për transportimin e fëmijëve me automjet. Prandaj këshillohet të kontaktoni autoritetet lokale për më shumë informacione.
  • Mos i hiqni etiketat dhe shenjat nga këllëfi i ndenjëses për fëmijë, pasi kjo mund ta dëmtojë këllëfin.
  • Produkti është projektuar vetëm për përdorim si ndenjëse për automjetet dhe nuk është projektuar për përdorim në shtëpi.
  • Kompania FOPPAPEDRETTI refuzon çdo përgjegjësi për përdorim jo të duhur të produktit dhe për çdo përdorim të ndryshëm nga këto udhëzime.
  • Mos lejoni që fëmijë të tjerë të luajnë me komponentët ose pjesët e ndenjëses.
  • Mos transportoni më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë në ndenjëse.
  • Sigurohuni që sediljet e automjetit (palosëse, të kthyeshme ose rrotulluese) të jenë të mbërthyera mirë.
  • KUJDES! Gjatë rregullimeve (të mbështetëses së kokës dhe shpinores), sigurohuni që pjesët lëvizëse të ndenjëses për fëmijë të mos jenë në kontakt me trupin e fëmijës.
  • KONTROLLONI MANUALIN É UDHËZIMEVE TË AUTOMJETIT PËR T'Ü SIGURUAR QË NDENJËSET E SIGURISË PËR FËMIJË TË KATEGORISË ISOFIX B2 JANË TË PËRSHTATSHME PËR AUTOMJETIN TUAJ.
  • KUR EŠHTË E NEVOJSHME, PËRDORNI RREGULLATORËT FIKSUES PREJ PLASTIKE QË JU JANË DHËNË. FOPPAPEDRETTI NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR DËMTIME OSE SHENJA NË TAPICERINË E SEDILJES SË AUTOMJETIT.

RRIPI I SIGURIMIT

- PARALAJMËRIM: Mos përdorni KURRË pika ankorimi përveç atyre të përshkruara në udhëzime.

- Kontrolloni që rripat e fiksimit të pajisjes mbajtëse të jenë të tendosur dhe të rregulluar siç duhet sipas trupit të fëmijës.

- Āshtë thelbësore të siguroheni që rripi i barkut të jetë i vendosur sa më poshtë të jetë e mundur, në mënyrë që ijët të jenë të mbrojtura siç duhet në rast përplasjeje.

- Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të vendosin rripat e sigurimit. Në rast aksidenti,

VËRETJE

një person pa rrip sigurimi mund të përplaset me ndenjësen për shkak të goditjes.

  • Lini një shembull të mirë vetë dhe vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
  • Mos përdorni një sistem kalimi të rripave të ndryshëm nga ai i treguar në manual.
  • Fëmija duhet të sigurohet gjithmonë kur vendoset në ndenjëse, edhe për udhëtime të shkurtra. Gjithmonë kontrolloni që rripi i automjetit të jetë i lidhur siç duhet dhe të mos jetë i përdredhur.
  • Këshillojeni fëmijën të mos luajë kurrë me tokëzën e rripit. Kontrolloni herë pas here që fëmija të mos hapë tokëzën e rripit të sigurimit dhe të mos prekë ndenjësen për fëmijë ose pjesë të saj.

EKSPOZIMI NDAJ DRITËS SË DIELLIT / DITËVE TË NXEHTA

  • Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse ndërsa makina është e parkuar, sidomos nëse është e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezeve të diellit ose në një ditë të nxehtë.
  • Mos e lini KURRË ndenjësen për fëmijë të ekspozuar në diell për orë të tëra, pasi kjo mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj; pjesët metalike dhe plastike mund të nxehen. Pëlhura mund të zbehet. Mbulojeni ndenjësen me një pëlhurë nëse makina është e parkuar në diell.

NDENJËSET E PËRDORURA ose NDENJËSET E DËMTUARA

  • KURRË mos blini një ndenjëse për fëmijë të përdorur. Mund të ketë dëmtime ose çarje brenda që nuk janë të dukshme.
  • Garancia e prodhuesit është vetëm për përdorimin e parë të produktit dhe është e lidhur me pronarin e blerjes së parë.
  • Duhet të ndërroni ndenjësen për fëmijë dhe rripat e sigurimit të automjetit nëse janë dëmtuar ose konsumuar nga përdorimi.
  • Duhet ta ndërroni ndenjësen për fëmijë nëse ka pësuar tronditje të fortë për shkak të një aksidenti që mund të ketë shkaktuar një çarje të brendshme të padukshme ose në rast konsumimi. Produkti mund të ketë dëmtime të brendshme të padukshme që mund të komprometojnë sigurinë e fëmijës.

PËRDORIMI NË AUTOMJET

KUFIZIMET DHE KËRKEŞAT E PËRDORIMIT NË LIDHJE ME NDENJËSEN E MAKINËS PËR FËMIJË DHE SEDILJEN E MAKINËS

SEDILJA E MAKINËSGRUPI METODA E INSTALIMIT
VROOM i-Size125 cm/150 cmRrip sigurimi me 3 pika
VROOM i-Size125 cm/150 cmISOFIX + Rrip sigurimi me 3 pika

LAJMËRIM I RËNDËSISHËM

Ky është një sistem i avancuar për mbajtjen e fëmijëve i klasifikuar si ndenjëse ngritëse "i-Size". Éshtë miratuar në përputhje me rregulloren nr. 129 për t'u përdorur brenda automjeteve në sedilje "të përputshme me sistemet i-Size", siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e makinës. Nëse keni dyshime, konsultohuni me prodhuesin e sistemit të mbajtjes së fëmijëve ose me shitësin.

Ky sistem mbajtës për fëmijë është klasifikuar për përdorimin "i-Size & Specific Vehicle" dhe është i përshtatshëm për montim në sedilje në pozicionet e treguara.

KUJDES! Respektoni me përpikëri kufizimet dhe kërkesat e mëposhtme për përdorimin e ndenjëses së makinës për fëmijë dhe sediljes së automjetit: në të kundërt, nuk garantohet siguria.

Gjatësia e fëmijës duhet të jetë nga 125 deri 150 cm.

Ndenjësja e makinës për fëmijë është e miratuar për montim në dy mënyra të ndryshme:

A. Me rripin e sigurimit me 3 pika.
B. Me rripin e sigurimit me 3 pika kombinuar me bashkuesit ISOFIX për t'u mbërthyer në pikat e poshtme të ankorimit ISOFIX që ndodhen në automjet.

Rekomandohet përdorimi i ndenjëses së makinës për fëmijë me bashkuesit ISOFIX, nëse automjeti është i pajisur me mbërthyesen ISOFIX.

Foppapedretti Vroom i-Size - LAJMËRIM I RËNDËSISHËM - 1

Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë në sediljen e përparme nëse airbagu është aktiv.

Foppapedretti Vroom i-Size - LAJMËRIM I RËNDËSISHËM - 2

Montimi lejohet vetëm nëse sedilja e makinës është e pajisur me rrip sigurimi me tre pika

PËRDORIMI NË AUTOMJET

E RËNDËSISHME:

  1. Përdoreni ndenjësen e makinës për fëmijë vetëm në drejtimin e udhëtimit. Nuk këshillohet vendosja e ndenjëses së makinës për fëmijë në sediljen e pasagjerit të përparmë.

  2. Mund të montohet vetëm nëse automjetet që konsiderohen të përshtatshme janë të pajisura me rripa sigurie me 3 pika, të miratuara sipas rregullores UN/ECE nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente.

  3. Mos e përdorni në asnjë rast me rrip sigurimi me 2 pika.

Foppapedretti Vroom i-Size - E RËNDËSISHME: - 1

Kontrolloni që rripi i sigurimit me 3 pika i automjetit të jetë lidhur siç duhet.

Kontrolloni që të dy bashkuesit FIX të jenë të lidhur siç duhet me pikat e ankorimit dhe që të dy treguesit përkatës të jenë të gjelbër.

KUJDES! Në rast përdorimi në automjete të pajisura me rripa sigurimi të pasme me airbag të integruar (rripa që fryhen), ndiqni manualin e udhëzimeve të prodhuesit të makinës.

- Asnjëherë mos e përdorni këtë ndenjëse makine për fëmijë në sediljet e kthyera anash ose në drejtim të kundër të udhëtimit.

- KUJDES! Rekomandohet montimi i ndenjëses për fëmijë në sediljet e pasme, pasi sipas statistikave të aksidenteve, konsiderohen më të sigurta. Rekomandohet vendosja e ndenjëses për fëmijë në sediljen e pasme qendrore, nëse është e pajisur me rrip sigurimi me 3 pika.

- Nëse ndenjësja vendoset në sediljen e përparme, për siguri më të madhe rekomandohet që sedilja të shtyhet sa më mbrapa, në përputhje me praninë e pasagjerëve të tjerë në sediljen e pasme, dhe që shpinorja të vendoset në pozicionin më vertikal të mundshëm. Nëse makina është e pajisur me rregullues të lartësisë së rripit, fiksojeni këtë në pozicionin më të ulët. Kontrolloni që rregulluesi i rripit të jetë në pozicionin e tërhequr (ose maksimumi në një vijë) me shpinoren e sediljes së makinës.

- Mos e montoni ndenjësen e makinës për fëmijë në sediljen e përparme nëse është e pajisur me AIRBAG aktiv përpara. Në rast montimi në ndonjë sedilje të mbrojtur nga airbagu, gjithmonë referojuni manualit me udhëzime të makinës.

KOMPONENTËT

Foppapedretti Vroom i-Size - KOMPONENTËT - 1

text_image 1 2 3

Foppapedretti Vroom i-Size - KOMPONENTËT - 2

text_image 4 5

Foppapedretti Vroom i-Size - KOMPONENTËT - 3

  1. Mbështetëse krahësh
  2. Trupi + tapiceri
  3. Udhëzues rripi shpatullash
  4. Butoni i lirimit ISOFIX
  5. Lidhës ISOFIX (x2)
  6. Udhëzues për futjen e lidhësve ISOFIX
  7. Mbajtëse gotash

PËRDORIMI NË AUTOMJET

Modaliteti A - MONTIMI I NDENJËSES SË MAKINËS PËR FËMIJË ME RRIPIN E SIGURIMIT ME 3 PIKA DHE BASHKUESIT ISOFIX

Ju lutemi lexoni udhëzimet për përdorimin e sistemit të mbajtjes së fëmijëve në manualin e automjetit tuaj dhe gjeni pikat e ankorimit ISOFIX në sediljen e automjetit.

KËSHILLA: pikat e ankorimit ISOFIX janë të vendosura midis ulëses dhe shpinores së sediljes së automjetit.

Fig. 1, 2 Vendosni dy rregullatorët ISOFIX në pikat përkatëse të ankorimit ISOFIX. Rregullatorët ISOFIX thjeshtojnë montimin e bashkuesve ISOFIX, duke parandaluar çdo dëmtim të veshjes.

Fig. 3 Shtypni levën (1) dhe në të njëjtën kohë zgjatni plotësisht bashkuesit ISOFIX (2). Lëshojeni levën.

Fig. 4 Vendoseni ndenjësen për fëmijë në drejtim të udhëtimit, në sediljen e pasagjerit. Vendosini në një drejtim ankorimet ISOFIX me pikat e ankorimit të fiksuara në sediljen e automjetit dhe shtypini derisa të dëgjoni një kërcitje "klik". Kontrolloni që të dyja kllapat të jenë të mbërthyer mirë.

Sigurohuni që treguesi i pajisjes bllokuese në të dyja kllapat të jetë i gjelbër, kjo tregon se janë mbërthyer siç duhet. Kontrolloni që të dyja kllapat të jenë të mbërthyer mirë. Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt shpinores së sediljes.

Fig. 5, 6 Vendoseni fëmijën në ndenjësen e tij dhe rregulloni rripin duke e vendosur mbërthyesen "A" të rregullatorit të rripit të gjoksit në të njëjtin drejtim me supet e fëmijës.

Fig. 7 Sigurojeni fëmijën duke përdorur rripin me 3 pika të automjetit, duke e kaluar rripin e kraharorit të automjetit përmes mbërthyeses A të “rregullatorit të rripit të gjoksit” dhe rripin e barkut të automjetit përmes unazës së rripit (B) dhe (C).

Mbërtheni tokëzën; kur të dëgjohet një kërcitje "klik", është mbërthyer siç duhet. Tendoseni rripin siç tregohet në figurën 7.

KUJDES! Sigurohuni që ta keni vendosur rripin e barkut sa më poshtë që të jetë e mundur, mbi legenin e fëmijës dhe ta keni futur në unazat e rripit të sigurimit të barkut dhe të keni mbërthyer mirë tokëzën.

Rripi i kraharorit duhet të kalojë nëpër mbërthyesen A të "rregullatorit të rripit të gjoksit".

Modaliteti B - MONTIMI ME RRIPIN E SIGURIMIT ME 3 PIKA

Fig. 8 Sigurohuni që të dy bashkuesit ISOFIX të jenë në pozicionin e tyre origjinal (ai më i brendshëm). Përndryshe, mbani shtypur levën e rregullimit ISOFIX dhe në të njëjtën kohë shtyni prapa krahët e bashkuesve ISOFIX në mënyrë që t'i vendosni ata në bazën e ndenjëses së makinës për fëmijë (Booster).

Fig. 9 Vendoseni ndenjësen për fëmijë në drejtim të udhëtimit, në sediljen e pasagjerit. Shtyjeni ndenjësen e makinës për fëmijë drejt shpinores së sediljes.

PËRDORIMI NË AUTOMJET

Fig .10, 11 Vendoseni fëmijën në ndenjësen e tij dhe rregulloni rripin duke e vendosur mbërthyesen "A" të rregullatorit të rripit të gjoksit në të njëjtin drejtim me supet e fëmijës.

Fig. 12 Sigurojeni fëmijën duke përdorur rripin me 3 pika të automjetit, duke e kaluar rripin e kraharorit të automjetit përmes mbërthyeses A të “rregullatorit të rripit të gjoksit” dhe rripin e barkut të automjetit përmes unazës së rripit (B) dhe (C).

Mbërtheni tokëzën; kur të dëgjohet një kërcitje "klik", është mbërthyer siç duhet.

Tendoseni rripin siç tregohet në figurën 12.

KUJDES! Sigurohuni që ta keni vendosur rripin e barkut sa më poshtë që të jetë e mundur, mbi legenin e fëmijës dhe ta keni futur në unazat e rripit të sigurimit të barkut dhe të keni mbërthyer mirë tokëzën.

Rripi i kraharorit duhet të kalojë nëpër mbërthyesen A të “rregullatorit të rripit të gjoksit”.

MONTIMI I RREGULLATORIT TË RRIPIT TË GJOKSIT

Fig. 13 Hiqeni veshjen dhe futeni unazën metalike nga fundi i ndenjëses për fëmijë, siç tregohet në figurë.

Fig. 14, 15, 16 Paloseni unazën horizontalisht dhe tërhiqeni poshtë rripin rregullator të rripit të gjoksit, duke e fiksuar unazën metalike në vendin e vet.

RREGULLIMI I RREGULLATORIT TË RRIPIT TË GJOKSIT

Flg. 17 Lëvizni unazën e rregullimit për ta vendosur rregullatorin e rripit në një drejtim me supet e fëmijës.

MBAJTËSJA E PIJEVE

Flg. 18 Vendosni mbajtësen e pijeve në folenë A (ana e djathtë ose e majtë) siç tregohet në figurë.

HIQNI VESHJEN

  • Nxirreni veshjen nga secila anë për ta hequr.
  • Hiqni veshjen prej pëlhure nga ulësja (fig. 19).

RIVENDOSJA E VESHJES

Për ta rivendosur veshjen, ndiqni udhëzimet më sipër në rend të kundërt.

MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI

Mirëmbajtja

  • Kontrolloni rregullisht pajisjet e rregullimit dhe të bllokimit dhe sigurohuni që ndenjësja për fëmijë të jetë e rregulluar sipas moshës së fëmijës.
  • Në rast aksidenti, ndenjësja e makinës për fëmijë duhet ndërruar, mund të ketë çarje të vogla të brendshme të padukshme.
  • Ruajeni produktin në një vend të sigurt kur nuk përdoret.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi ndenjësen për fëmijë.
  • Ruajeni ndenjësen për fëmijë në një vend të thatë.
  • Mos e lini ndenjësen për fëmijë pranë burimeve të nxehtësisë direkte, si p.sh. një sobë elektrike.

Udhëzime për larjen

Mos përdorni asnjëherë tretës, pastrues kimikë apo lubrifikantë në asnjë pjesë të ndenjëses për fëmijë.

Veshja e brendshme

  • Veshja e brendshme hiqet lehtësisht dhe duhet larë me dorë me detergjent të butë.
  • Mos e hekurosni, mos e thani në tharëse.
  • Mos përdorni detergjentë agresivë, gërryes apo tretës.
  • Lëreni të thahet natyrshëm, larg burimeve të nxehtësisë apo rrezeve të diellit.
  • Nëse duhet të zëvendësohet, përdorni vetëm veshje të brendshme të ofruar nga prodhuesi.
  • Veshja e brendshme ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e pajisjes mbajtëse. Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë pa veshjen.

Pjesët plastike dhe metalike

  • Pastrojini me ujë të vakët dhe sapun të butë.
  • Mos i hiqni, çmontoni apo modifikoni pjesët e trupit të ndenjëses.
  • Mos lubrifikoni asnjë pjesë të trupit.

GARANCI KONVENCIONALE

Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqinga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A.

GARANCI KONVENCIONALE

Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.

Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit. Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.

Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.

Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorimi që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike ose mjedisore ose ndryshime të papritura në këto kushte, gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të paautorizuara të këmbimit, përdorim jo të duhur, keq ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksident, veprim ushqimor ose pije, veprim kimik, forcë madhore.

Në çdo rast Foppa Pedretti S.p.A. refuzon të gjithë përgjegjësinë për dëmtimin e personave ose sendeve, përveç produktit, kur një dëm i tillë është shkaktuar nga neglizhenca e dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, si alternativë, në "Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit" që shoqëron çdo produkt të synuar. për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit për krevat fëmijësh: "Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...").

Foppa Pedretti S.p.A. për më tepër, ai refuzon çdo përgjegjësi për dëmtimet e personave ose sendeve kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit, subjekt i konsumimit. Të gjithë përbërësit në materialin plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.

Makina të miratuara për ndenjësen për fëmijë Vroom i-Size, me kusht që makina të jetë e pajisur me ISOFIX

  • Vroom i-Size është një pajisje universale për mbajtjen e fëmijëve. Õshtë miratuar në përputhje me rregulloren R129 për përdorim në të gjitha pozicionet e automjetit të shënuara me logon i-Size.
  • Referojuni listës së automjeteve nëse automjeti është i pajisur me pozicione makinash Isofix jo i-Size: ndenjësja për fëmijë Vroom i-Size është e përshtatshme edhe për t'u fiksuar në pozicionet e ulëseve të makinave të listuara më poshtë, me kusht që të jenë të pranishme dhe të disponueshme pikat e miratuara ISOFIX. Për këtë sistem për mbajtjen e fëmijëve mund të jenë të përshtatshme edhe pozicionet e ulëseve të makinave të tjera, megjithatë ende nuk i kemi testuar këto makina të kombinuara me Vroom i-Size. Nëse keni dyshime, konsultohuni

me prodhuesin e sistemit të mbajtjes së fëmijëve ose me shitësin.

  • Pikat e ankorimit ISOFIX në sediljen e pasagjerit (pozicioni 1) zakonisht ofrohen si opson, prandaj në varësi të modelit ky pozicion mund të jetë ose të mos jetë i disponueshëm. Montimi në sediljen e pasme të makinës mund të kufizojë hapësirën për pasagjerin në sediljen e përparme.
  • Kontrolloni gjithmonë përputhshmërinë e ndenjëses për fëmijë "Vroom i-Size" me makinën tuaj për t'u siguruar që hapësira e disponueshme të jetë e mjaftueshme.
  • Lista i nënshtrohet një rishikimi të vazhdueshëm me ndryshime dhe shtesa të modeleve të makinave.
  • Lista e përditësuar mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www. foppapedretti.it

Foppapedretti Vroom i-Size - GARANCI KONVENCIONALE - 1

Lajmërim: MOS e përdorni në sediljen e pasagjerit me një airbag të përparmë të aktivizuar.

INFORMACIONE

Konsultohuni me prodhuesin dhe/ose manualin e automjetit tuaj në lidhje me pikat e ankorimit ISOFIX.

KUJDES: përpara se të bëni blerjen, kontrolloni në manualin e përdorimit dhe të mirëmbajtjes të makinës tuaj nëse është e pranishme mbërthyesja ISOFIX, sepse mund të jetë opsonale

Foppapedretti Vroom i-Size - INFORMACIONE - 1

text_image 7 4 6 3 5 2 1

Foppapedretti Vroom i-Size - INFORMACIONE - 2

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Foppapedretti

Modeli : Vroom i-Size

Kategori : Ulëse makine