IMDW1500B - Makinë akulli GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas IMDW1500B GORENJE në format PDF.

GORENJE IMDW1500B - Makinë akulli
📄 64 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE IMDW1500B - page 61
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Makinë për akull
Marka Gorenje
Modeli IMDW1500B
Madhësia e kubeve të akullit I vogël (S) ose i madh (L) i selektueshëm
Rezervuari i ujit Me shenjë MAX, kullim me tapë
Funksionet NDEZUR/STANDBY, përzgjedhja e madhësisë, ndalje automatike kur është plot, tregues i mungesës së ujit
Lloji i ftohjes Kompresor
Tensioni nominal 220-240 V ~ 50 Hz
Pastrimi Pëlhurë e butë e lagësht, uthull e bardhë e holluar
Masat paraprake të instalimit Lëreni të qëndrojë në këmbë për 2 orë para përdorimit, hapësirë të lirë të paktën 15 cm përreth
Garancia Certifikatë garancie ndërkombëtare
Përdorimi Vetëm për përdorim shtëpiak
Siguria Ndalje automatike kur shporta është plot ose mungesë uji, mbrojtje e kompresorit

Pyetjet më të shpeshta - IMDW1500B GORENJE

Si të ndizet makina e akullit?
Lidheni pajisjen, drita NDEZUR pulson në të kuqe (standby). Shtypni butonin NDEZUR për të filluar. Përdorni butonin PËRZGJEDHJA për të zgjedhur madhësinë e kubeve të akullit.
Çfarë të bëni nëse drita PLOT ME KUBE AKULLI është ndezur?
Shporta e akullit është plot. Hiqni kubet e akullit nga shporta. Pajisja do të rindizet automatikisht ose shtypni NDEZUR.
Çfarë të bëni nëse drita SHTO UJË është ndezur?
Nuk ka ujë të mjaftueshëm në rezervuar. Hiqni shportën e akullit, shtoni ujë deri në shenjën MAX, pastaj shtypni NDEZUR.
Pse pajisja nuk ndizet?
Kontrolloni nëse priza është në tension dhe pajisja është e lidhur. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e klientëve të Gorenje.
Si të zgjidhni madhësinë e kubeve të akullit?
Shtypni butonin PËRZGJEDHJA për të kaluar midis madhësive S (të vogla) dhe L (të mëdha). Drita përkatëse tregon opsionin e zgjedhur.
Pse kubet e para të akullit janë më të vegjël se normalja?
Në varësi të temperaturës së ambientit dhe ujit, kubet e para të akullit mund të jenë më të vegjël. Kjo është normale dhe nuk ndikon në funksionim.
Si të pastrohet makina e akullit?
Shkëputni pajisjen. Pastroni pjesën e jashtme me një leckë të butë të lagësht. Rezervuari mund të zbrazet përmes tapës së kullimit. Përdorni uthull të bardhë të holluar për depozitat e gëlqeres.
Pse kubet e akullit janë të turbullt ose opak?
Për shkak të ngrirjes së shpejtë, ajri kapet në akull. Kjo nuk ndikon në cilësinë e kubeve të akullit.
Çfarë të bëni nëse të gjitha dritat pulsojnë?
Kubet e akullit bllokojnë rezervuarin e ujit. Vendoseni pajisjen në standby dhe hiqni kubet që bllokojnë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e klientëve të Gorenje.
Si të ruani pajisjen pas përdorimit?
Pas përdorimit, zbrazni rezervuarin e ujit, pastroni pajisjen dhe lëreni kapakun e hapur për të shmangur mykun. Shkëputni pajisjen.

Pyetjet e përdoruesve rreth IMDW1500B GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë akulli në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj IMDW1500B - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. IMDW1500B e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT IMDW1500B GORENJE

Pershkrim i pergjithshem:

GORENJE IMDW1500B - Pershkrim i pergjithshem: - 1

  1. Paneli përparmë
  2. Serbatori i ujit
  3. Njësia e avulluesit
  4. Thika për nxjerrje
  5. Sensori i sasisë së akullit
  6. Mbulesa transparente
  7. Koshi i akullit
  8. Serbatori i ujit
  9. Filtri
  10. Kanali për kullimin e ujit
  11. Njësia e Kompresorit
  12. Kablli i energjisë
  13. Paneli i kontrollit

E rëndësishme:

Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen. Ruani gjithashtu deklaratën e garancisë.

Kujdes: Para se ta lidhni pajisjen me rrjetin e energjisë, sigurohuni që ajo të pushojë për të paktën 2 orë. Nëse nuk veproni kështu, mund të rrezikoni mosfunksionimin e kompresorit.

Pajisja duhet të transportohet në një pozicion vertikal.

Rrezik

Sigurohuni që pajisja të jetë në një pozicion vertikal në një sipërfaqe të njëtrajtshme dhe që të ketë të paktën një hapësirë prej 15 centimetra midis pajisjes dhe objekteve të tjera dhe mureve

ngjitur me të, për të lejuar ajrosjen e duhur. Mos i mbuloni vrimat e ventilimit. Mos lëvizni ose mbuloni pajisjen gjatë funksionimit. Mos e prekni pajisjen me duar të lagura. Mos e zhytni pajisjen në ujë ose ndonjë lëng tjetër.

Pas përdorimit dhe para pastrimit, shkëputeni pajisjen nga lidhja me rrjetin elektrik.

Mos e lani pajisjen me ujë me temperaturë 80°C

Paralajmërim

Para se ta lidhni pajisjen me rrjetin e energjisë, sigurohuni që voltazhi i treguar në pjesën e poshtme të pajisjes korrespondon me tensionin vendas të rrjetit në shtëpinë tuaj. Mos e përdorni pajisjen nëse priza, kablli i rrymës ose ndonjë përbërës tjetër është dëmtuar.

Nëse kablli i rrymës elektrike është dëmtuar, ai gjithmonë duhet të zëvendësohet nga Gorenje, një qendër shërbimi e autorizuar nga Gorenje ose persona të kualifikuar siç duhet.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse ata mbikëqyren ose u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfshira.

Mos i lejoni fëmijët që të luajnë me pajisjen.

Mos lejoni që pajisja të funksionojë pa mbikëqyrje. Nëse largoheni nga dhoma ku ndodhet pajisja, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.

Kujdes: Pajisja synohet vetëm për përdorim shtëpiak personal.

Mos e përdorni pajisjen në ambiente të jashtme. Mbajeni pajisjen larg burimeve të nxehtësisë, siç janë tenxheret, furrat ose ngrohësit. Mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e diellit. Mos e përdorni pajisjen në një dhomë me lagështi të lartë. Mos përdorni pjesë rezervë nga prodhues të tjerë përveçse rekomandohen shprehimisht nga Gorenje. Në rast të përdorimit të shtojcave ose aksesorëve të tillë jo origjinal, garancia është e pavlefshme.

Para se të ndizni pajisjen, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë instaluar siç duhet.

Gjithmonë shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik pas përdorimit.

Kujdes: Përdorni vetëm ujë të pastër pa ndonjë shtesë për të bërë kube akulli.

Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me Direktivën Evropiane 2012/19/EC Për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike - WEEE. Direktiva specifikon kriteret në fuqi për mbledhjen dhe administrimin e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe gjithë Bashkimin Evropian.

Përgatitja për përdorim

  1. Hiqni paketimin.
  2. Pastroni pajisjen siç udhëzohet në seksionin "Pastrimi".
  3. Mbushni rezervuarin e ujit deri në shenjën MAX me ujë të pastër të pandotur. Uji në rezervuar nuk duhet të arrijë koshin e akullit.

Mbusheni pajisjen me ujë dhe ky i fundit duhet të ketë temperaturën e dhomës.

Përdorimi

Pas përdorimit të parë, rekomandohet për arsye higjienike të hidhni kubat e akullit të prodhuara nga dy ciklet e para.

GORENJE IMDW1500B - Përdorimi - 1

= POWER (ENERGJIA) = SELECT (PËRZGJIDHNI) = L (large) (të mëdhenj) = S (small) (të vegjël)

Shtypni butonin që pajisja të fillojë funksionimin. Treguesi do të ndizet vazhdimisht. Nëse shtypni butonin POWER në çfarëdo kohe gjatë funksionimit, pajisja do të kthehet përsëri në modalitetin e gatishmërisë dhe treguesi do të fillojë të pulsojë.

GORENJE IMDW1500B - Përdorimi - 2

Përdorni butonin SELECT për të zgjedhur madhësinë e kubeve të akullit. Treguesit mbi S (small/të vegjël) dhe L (large/të mëdhenj)

tregojnë opsionin e zgjedhur.

GORENJE IMDW1500B - Përdorimi - 3

Nëse treguesi mbi shenjën ICE FULL është ndezur, koshi i akullit mbushet në kapacitet. Kur të jetë

arritur sasia maksimale e akullit, pajisja do të kalojë në modalitetin e gatishmërisë. Hiqni akullin nga koshi për të rifilluar procesin.

GORENJE IMDW1500B - Përdorimi - 4

Nëse treguesi mbi shenjën ADD WATER është ndezur, nuk ka ujë të mjaftueshëm në rezervuarin e ujit. Kur nuk ka ujë të mjaftueshëm në rezervuarin e ujit, pajisja do të kalojë

në modalitetin e gatishmërisë. Për të rindezur pajisjen, hiqni koshin e akullit dhe shtoni ujë deri në shenjën MAX dhe shtypni POWER.

Në varësi të temperaturës së mjedisit dhe ujit, kubat e parë të akullit mund të jenë më të vegjël.

Për shkak të ngrirjes së shpejtë të ujit, kubat mund të duken ngjyrë të turbullt, ose të errët. Ky është rezultat i ajrit të bllokuar brenda akullit dhe nuk ndikon në cilësinë e akullit.

Pasi pajisja të ketë kaluar në modalitetin e gatishmërisë, prisni të paktën 3 minuta para se të filloni vënien e saj në funksionim. Nëse nuk veproni kështu, kompresori mund të mos funksionojë.

Zëvendësoni ujin në rezervuarin e ujit të paktën çdo 24 orë.

Për të parandaluar zhvillimin e mykut dhe baktereve, ne rekomandojmë të lini kapakun të hapur pas përdorimit (7).

Pastrimi

Para se të pastroni pajisjen, ndaloni funksionimin e saj dhe shkëputeni nga rrjeti elektrik.

Mos e pastroni pajisjen me materiale gërryese, pastrues kaustik ose gërryes ose lëngje agresive si alkooli, benzina ose acetoni.

Pastroni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagur. Mos e zhytni njësinë në ujë dhe mos e pastroni nën ujë të rrjedhshëm ose me një pjatalarëse.

Koshi me akull: Pastroni koshin me ujë të vakët dhe pak detergjent të lëngshëm; pastaj shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

Rezervuari i ujit: Përdorni kullimin (11) për të zbrazur rezervuarin e ujit.

Brendësia dhe pjesa e jashtme e pajisjes (struktura): Pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes me një leckë të butë dhe të lagur. Mund të përdoret një përzierje e holluar me ujë dhe uthull.

Zgjidhja e problemeve

ProblemiShkaku i mundshēmZgjidhja
Treguesi mbi butonin POWER nuk do tê ndizet.Nuk ka tension né rrjetin elektrik. Pajisja nuk éshte e lidhur me rrjetin elektrik.1. Kontrolloni nése ka tension né rrjetin elektrik.2. Lidhni pajisjen me rrjetin elektrik.3. Komponentét e brendshēm tê pajisjes nuk funkSIONojné. Telefononi shërbimin ndaj kclientit tê Gorenje-s.
Treguesi mbi "ICE FULL" (PLOT AKULL) éshte ndezur.Koshi i akullit éshte plot.1. Hiqni akullin nga koshi.2. Komponentét e brendshēm tê pajisjes nuk funkSIONojné. Telefononi shërbimin ndaj kclientit tê Gorenje-s.
Treguesi mbi“ADD WATER” (“SHTO UJE”) éshte ndezur.Nuk ka ujé tê mjaftueshēm né rezervuariin e ujit.1. Shtoni ujé deri né shenjén MAX dhe shtypni butonin.2. Komponentét e brendshēm tê pajisjes nuk funkSIONojné. Telefononi shërbimin ndaj kclientit tê Gorenje-s.
Tê gjithè treguesit pulsojnédritè.Akulli po parandalon lévizjen e rezervuariit tê ujit.1. Kaloni pajisjen né modalitetin e gatishmérise dhe hiqni kubat e akullit qê bllokojnédrezervuarin e ujit.2. Komponentét e brendshēm tê pajisjes nuk funkSIONojné. Telefononi shërbimin ndaj kclientit tê Gorenje-s.
Megithese koshi me akull éshté plot, treguesi ICE FULL nuk do te ndizet dhe pajisja nuk do te fiketSensorét filojné tí funksonojné vétém pas tre cikleve tí perfunduara. Nuk ka sinjal pér sensorin.1. Shkëputni pajisjen nga rjreti elektrik. Zbražni koshin e akullit dhe rilidhni pajisjen pas 3 minutash. 2. Drita e fuqishme po shqetëson marrjen e sinjalit. Zhvendoseni pajisjen larg burimit të dritës. 3. Komponentët e brendshëm të pajisjes nuk funksonojné. Telefononi shërbimin ndaj klientit të Gorenje- s.

Mjedisi

Pas skadimit të jetës së dobishme, mos e hidhni pajisjen me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Çojeni në një qendër të autorizuar riciklimi. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.

Garancia dhe riparimi:

Për më shumë informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare www.gorenje.com ose kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që gjendet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje-s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve të vogla shtëpiake dhe të kujdesit personal të Gorenje-s.

Vetëm për përdorim personal!

GORENJE

JU URON SHUMË KËNAQËSI NË PËRDORIMIN E PAJISJES SUAJ.

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë çfarëdo lloj ndryshimi.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : IMDW1500B

Kategori : Makinë akulli