TEFAL Easy Fry & Grill XL EY501A - Fryer

Easy Fry & Grill XL EY501A - Fryer TEFAL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Easy Fry & Grill XL EY501A TEFAL në format PDF.

📄 117 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice TEFAL Easy Fry & Grill XL EY501A - page 75
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth Easy Fry & Grill XL EY501A TEFAL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fryer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Easy Fry & Grill XL EY501A - TEFAL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Easy Fry & Grill XL EY501A e markës TEFAL.

MANUAL I PËRDORUESIT Easy Fry & Grill XL EY501A TEFAL

B. Doreza e enës
C. Rrjetë e heqshme e grillës me skarë
D. Buton për kontroll të temperaturës (80 - 200°C)

E. Buton për fikje/ndezje( on/off) dhe kohëmatës (0-60 min) me fikje automatike
F. Dritë sinjalizuese
G. Dritë sinjalizuese për ngrohje

PARA PËRDORIMIT TË PARË

Lexoni fillimisht udhëzimet dhe manualin e sigurisë dhe mbajini në një vend të sigurt.

  1. Hiqni të gjithë materialin e paketimit dhe çdo ngjitëse nga pajisja.
  2. Mos hiqni jastëkët e silikonit nga rrjeta.
  3. Pastrojeni tērēsisht tasin dhe rrjetēn e heqshme të zgarēs me ujë të nxehtë, pak lēng larēs dhe një sfungjer jo gërryes.
    Shënim: tasi dhe rrjeta janë të përshtatshme për larje në pjatalarëse.
  4. Fshijeni pjesën e brendshme dhe të jashtme të pajisjes me një leckë të lagur. Pajisja punon duke prodhuar ajër të nxehtë. Mos e mbushni tasin (A) me vaj ose yndyrë për skuaje.

PËRGATITJE PËR PËRDORIM

  1. Vendoseni pajisjen në një sipërfaqe pune të sheshtë, të qëndrueshme dhe rezistente ndaj nxehtësisë, larg nga spërkatjet e ujit.
  2. Fusni rrjetën në fund të taslt, deri në fund.
  3. Mos e mbushni tasin me vaj ose leng tjetër.

Mos vendosni asgjë mbi pajisje. Kjo pengon qarkullimin e ajrit dhe ndikon në rezultatet e gatimit me ajër të nxehtë.

E RËNDÉSISHMEPër të parandaluar mbinxehjen e pajisjes, mos e vendosni në një cep ose poshtë dollapit të murit. Një boshllëk prej të paktën 15 cm duhet të lihet rreth pajisjes për të lejuar qarkullimin e ajrit.

PËRDORIMI I PAJISJES

Pajisja mund të gatuajë një gamë të madhe recetash. Kohët e gatimit për llojet kryesore të ushqimeve janë dhënë në seksionin "Udhëzues gatimi". Recetat në internet ju ndihmojnë të njihni pajisjen.

  1. Lidheni kabllon e furnizimit me energji elektrike me prizën.
  2. Vendoseni ushqimin në tas.

Shënim: Asnjëherë mos e mbushni tasin përtej nivelit MAX ose mos e tejkaloni sasinë maksimale të treguar në tabelë (shihni në seksionin 'Udhëzuesi i gatimit'), pasi kjo mund të ndikojë në cilësinë e rezultatit përfundimtar.

  1. Vendoseni tasin përsëri në pajisje.

137

  1. Lévizni çelësin e kontrollit të temperaturës në temperaturën e kërkuar. Shihni seksionin "Udhëzuesi i gatimit" për të zgjedhur temperaturën e duhur. Termostati ndryshon nga 80-200°C.
  2. Për të ndezur pajisjen, rrotulloni çelësin e kohëmatësit në kohën e kërkuar të gatimit (shih pjesën “Udhëzuesi i gatimit”). Kohëmatësi mund të vendoset nga 0 deri në 60 minuta.
    Shtoni 3 minuta në kohën e gatimit të treguar në tabelat në faqet 6 dhe 7 kur e përdorni pajisjen nga i ftohti.
    Për të vendosur një kohë të shkurtër, rrotulloni çelësin e kohëmatësit deri në 10 minuta dhe më pas kthehuni në kohën e dëshiruar.
    Shénim: Nëse dëshlroni, mund ta lini gjithashtu pajisjen të ngrohet paraprakisht pa ushqim brenda. Në këtë rast, kthejeni çelësin e kohëmatësit në më shumë se 3 minuta dhe prisni derisa drita e ngrohjes të fiket (pas përafërsisht 3 minutash). Më pas mbushni tasin dhe rotulloni çelësin e kohëmatësit në kohën e kërkuar të gatimit (shih Udhezuesin e Gatimit për oraret).
  3. Kohëmatësi fillon të numëroj kohën e caktuar të gatimit.
    • Drita e nxehjes ndizet.
  4. Gjatë procesit të skuqjes me ajër të nxehtë, drita e ngrohjes ndizet dhe fiket herë pas here. Kjo tregon që elementi ngrohës është i ndezur dhe fikur për të ruajtur termostatikisht temperaturën e caktuar.
  5. Vaji i tepërt nga ushqimi mblidhet në fund të enës.
  6. Disa ushqime do të kërkojnë tundje në gjysmën e kohës së gatimit (shih seksionin "Udhëzuesi i gatimit"). Për të tundur ushqimin, nxirreni enën nga pajisja duke e mbajtur nga doreza dhe tundeni. Më pas rëshqitni tasin përsëri në pajisje, pajisja ndizet automatikisht.
  7. Kur dëgjoni zërin e kohëmatësit, koha e caktuar e gatimit ka përfunduar. Nxirreni tasin nga pajlsja dhe vendoseni në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
  8. Kontrolloni nëse ushqimi është gati.
    Nëse ushqimi nuk është gati ende, thjesht rëshqiteni në pajisje tasin dhe vendoseni kohëmatësin për ca minuta shtesë.
  9. Kur ushqimi të jetë gatuar, nxirreni tasin. Për të larguar ushqimin, përdorni kapëse për të ngritur ushqimin nga tasi.
    Kujdes: Tasi nuk duhet asnjëherë të rrotullohet së prapthi me rrjetën.
    Kujdes: Pasi të skuqni me ajër të nxehtë, rrjeta dhe ushqimi janë shumë të nxehta. Mos e prekni tasin gjatë përdorimit dhe ca kohë pas përdorimit sepse nxhet. Mbajeni tasin nga doreza.
  10. Kur ushqimi të jetë gati, pajisja është menjëherë e gatshme për gatim të një ushqimi tjeter.

PËRDORIMI I PJATËS PËR ZGARRË

  1. Vendoseni rrjetin e zgarrës në tasin e pajisjes.
  2. Lëvizeni butonin për kontroll të temperaturës në 200°C.
  3. Rrotullojeni butonin e kohëmatësit në 15 minuta. Kjo do të aktivizojë fazën e parangrohjes.
  4. Kur të dëgjoni zërin e kohëmatësit, faza e parangrohjes ka mbaruar dhe temperatura ka arritur 200°C.

  5. Nxirreni tasin nga pajisja dhe vendoseni në sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë.
    Kujdes : tasi dhe rrjeti i zgarrës janë shumë të nxehta. Përdorni kapëse për të vendosur ushqimin në rrjetin e zgarrës.

  6. Vendoseni ushqimin në rrjetin e zgarrës dhe vendoseni tasin në pajisje.
  7. Rrotullojeni butonin e kohëmatësit në kohën e nevojshme për gatim (shihni pjesën "udhëzim për gatim".) Gatimi fillon.
    Shënim : copëzat e mishit duhet të rrotullohen në gjysmën e kohës së gatimit.
    Vaji i tepërt nga ushqimi mblidhet në fund të pajisjes.
  8. Kur të dëgjoni sinjalin e kohëmatësit, gatimi ka mbaruar. Nxirreni tasin nga pajisja dhe vendoseni në sipërfage rezistente ndaj nxehtësisë.
  9. Kontrolloni nëse ushqimi është gati. Nëse ushqimi nuk është ende gati, vendoseni në pajisje dhe vendoseni kohëmatësin për disa minuta shtesë në 200°C.
  10. Kur ushqimi të jetë gatuar, nxirreni tasin. Për të hequr ushqimin, përdorni kapëse për të ngritur ushqimin nga tasi.
    Kujdes : tasi nuk duhet të rrotullohet nga poshtë me rrjetin në të.
    Kujdes: Pas gatimit me ajër të nxehtë, tasi, rrjeti dhe ushqimi janë shumë të nxehtë.
    Mos e prekni tasin gjatë përdorimit dhe ca kohë pas përdorimit, sepse nxehet shumë.
    Mbajeni tasin nga doreza.

UDHËZUES GATIMI

Tabela e mëposhtme ju ndihmon të zgjidhni cilësimet bazike për ushqimin që dëshironi të përgatitni.

Shēnim: Kohët e mëposhtme të gatimit janë vetëm udhëzues dhe mund të varirojnë varësisht nga lloji i ushqimit ose patateve që përdoren. Për ushqimet tjera madhësia, forma dhe brendi mund të kenë efekt mbi rezultatet. Prandaj, mund të ju nevojitet të përshtatni kohën e gatimit.

i
Patate & patate të skuqura
Patate të skuqura të ngrira (10 mm x 10 mm trashësi standarde)300 - 800 g15 - 25 min180°C
Homemade Fries (8 x 8 mm)300 - 800 g22 - 27 min180°CShtoni 1 lugë vaj oil
Copa patatesh të ngrira300 - 800 g22 - 27 min180°CShtoni 1 lugë vaj
Mish & Pulë
Fileto 100 - 500 g6 - 10 min180°C
Fileto pule (pa asht)100 - 500 g12 - 19 min180°C
Pulë (e plotë)1000 g 60 min200°C
Peshk
Fileto salmoni 350 g15 - 17 min140°C
Karkaleca12 copë4 min170°C
Meze
Copa pule të ngrira 100 - 600 g7 - 15 min200°C
Krahë pule të ngrira300 g 1620 min200°C
Shkopinj djathi të ngrirë125 g(5 copë)7 - 9 min180°C
Rrathë qepe të ngrirë200 g(10 copë)8 - 10 min200°C
Pizza400 g 7 min190°C
Perime 300 - 700 g16 - 20 min200°C
Brumëra
Muffins7 copë15 - 18 min180°C Përidorni tavë/pjatë gatimln**
Tortë300 g30 min160°C

• Tundeni në gjysmën e kohës së gatimit.
"vendosni tavēn/pjatēn e gatimit në tas.

i
Grill
15 min
Mish 250 gParangtohje: 15 minGozim: 6-8 min200°CMund te shtoni voj, erēso oromotike dhe kripé për shiye mě tě miñë. Ně mes ké gatimit, mund te rotouloni ushqimin.
Salciçe400 gParangtohje: 15 minGozim: 10-12 min200°CMund te shtoni voj, erēso cromotike dhe kripé për shiye mě tě miñë.Ně mes ké gatimit, mund te rotouloni Ushqimin.
Perime300 gParangtohje: 15 minGozim: 10 min200°C
Fileto peshku200 gParangtohje: 15 minGozim: 3-5 min170°C

E RËNDËSISHME: Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, asnjëherë mos e tejkaloni sasinë maksimale të përbërësve dhe lëngjeve të caktuar në udhëzimet mbi përdorim dhe në receta. Kur përdorni përzierje që bymehen (si ëmbëlsira, quiche ose mafins) ena e furrës nuk duhet të mbushet më shumë se gjysma.

TIPS

  • Ushqimi më i vogël zakonisht kërkon një kohë pak më të shkurtër gatimi sesa ushqimet me përmasa më të mëdha. Nëse nuk jeni të slgurt, mund ta hapni tasin në çdo moment të gatimit për të kontrolluar përparimin.
  • Tundja e ushqimit në gjysmë të kohës së gatimit përmirëson rezultatin përfundimtar dhe mund të ndihmojë në parandalimin e gatimit të pabarabartë.
  • Për t'i bëre patatet tuaja të freskëta ekstra krokante, provoni të shtoni një sasi të vogël vaji përpara se t'i gatuani dhe tundeni që të mbulohen në mënyrë të barabartë. Ne rekomandojmë 14 ml vaj. Mos shtoni vaj në patatet e ngira.
  • Mezet që mund të gatuhen në furrë mund të gatuhen edhe në pajisje.
  • Sasia optimale e rekomanduar për gatimin e patateve të skuqura është 700 gram.
  • Përdorni petë të gatshme dhe pasta të shkurtra për të bërë ushqime të mbushura shpejt dhe lehtë.
  • Vendosni një enë furre në tasin e pajisjes nëse dëshironi të piqni një kek ose quiche ose nëse dëshironi të skuqni përbërës delikate ose përbërës të mbushur. Ju mund të përdorni një enë furre në silikon, çellk inox, alumin, terrakote.
  • Gjithashtu mund ta përdorni pajisjen për të ringrohur ushqimin. Për të ringrohur ushqimin, vendosni temperaturën në 160°C deri në 10 minuta. Koha e gatimit mund të rregullohet në varësi të sasisë së ushqimit në mënyrë që të ringrohet plotësisht ushqimi.

PËRGATITJA E PATATINAVE SI NË SHTËPI

Nëse dëshironi të bëni patatina të bëra në shtëpi, ndiqni hapat e mëposhtëm.

  1. Zgjidhni një shumëllojshmëri patate të rekomanduara për të bërë patatina. Qëroni patatet dhe i prisni në patate të skuqura me trashësi të barabartë.

  2. Zhytini patatet e skuqura në ujë të ftohtë për të paktën 30 minuta, kullojini dhe thani me një peshqir çaji të pastër dhe shumë absorbues. Më pas fshijini me letër kuzhine. Patate të skuqura duhet të thahen plotësisht përpara se të gatuhen.

  3. Shtoni 1 lugë ushqimi me Vaj (luledielli, ulliri ose bimor) në tas të thatë, vendosini patatet dhe përzieni deri sa ato të mbulohen nga vaji.
  4. Hiqini patatet nga tasi me gishtat tuaja ose mjet kuzhine ashtu që çdo tepricë vaji të mbetet në tas. Vendosini patatet e skuqura në një tas.

Shënim: Mos e hidhni enën e patatinave të mbuluar me vaj direkt në tas me një lëvizje, përndryshe vaji i tepërt do të përfundojë në fund të tasit.

  1. Skuqini patatet e skuqura sipas udhëzimeve në seksionin Udhëzues gatimi.

PASTRIMI

Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi.

Tasi dhe rrjeta kanë një shtresë që nuk ngjit. Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale pastrimi gërryes për t'i pastruar ato, pasi kjo mund të dëmtojë mbulesën jo ngjitëse.

  1. Hiqeni spinën nga priza në mur dhe lëreni pajisjen të ftohet.

Shënim: Hiqeni tasin që pajisja të ftohet më shpejt.

  1. Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të lagur.
  2. Pastroni tasin dhe rrjetën me ujë të nxehtë, pak lëng larës dhe një sfungjer jo gërryes. Ju mund të përdorni një lëng për heqjen e yndyrës për të hequr çdo papastërti të mbetur.

Shënim: tasi dhe rrjeta janë të përshtatshme për larje në pjatalarëse.

Këshillë: Nëse mbetjet/mbetje ushqimore janë ngecur në fund të tasit dhe rrjetës, mbushini me ujë të nxehtë dhe pak lëng larës. Lëreni tasin dhe rrjetën të zhyten për rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni të pastër dhe thajeni.

  1. Fshijeni brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe një leckë të lagur.
  2. Pastroni elementin ngrohës me një furçë të thatë pastrimi për të hequr çdo mbetje ushqimore.
  3. Mos e zhytni pajisjen në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.

RUAJTJA

  1. Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.
  2. Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata.

Nëse keni nevojë për shërbim ose informacion ose nëse keni një problem, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të markës ose kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Konsumatorin e markës në vendin tuaj. Numrin e telefonit e gjeni në fletëpalosjen e garancisë mbarëbotërore. Nëse nuk ka Qendër të Kujdesit për Konsumatorin në vendin tuaj, shkoni te tregtari juaj lokal.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Nëse hasni probleme me pajisjen, vizitoni faqen e internetit të markës (shih faqen e kopertinës në këtë dokument) për një listë të pyetjeve të bëra shpesh ose kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Konsumatorin në vendin tuaj.

TEFAL Easy Fry & Grill XL EY501A - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

ОПИСАНИЕ

A. Чаша

В. Ручка чаши

С. Съемная решетка

D. Регулятор температуры (80–200 °C)

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : TEFAL

Modeli : Easy Fry & Grill XL EY501A

Kategori : Fryer