Convenient Series Plastic VC1401 - Aspirator TEFAL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Convenient Series Plastic VC1401 TEFAL në format PDF.
| Lloji i produktit | Fshesë me korrent me qese |
| Modeli | Convenient Series Plastic VC1401 |
| Marka | Tefal |
| Fuqia e motorit | 700 W |
| Kapaciteti i qeses | 2,5 l |
| Lloji i filtrit | Filtër letre i zëvendësueshëm |
| Rregullimi i fuqisë | Po, elektronike |
| Gjatësia e kabllit të rrymës | 6 m |
| Rrezja e veprimit | 9 m |
| Niveli i zhurmës | 76 dB |
| Dimensionet (gjatësi x gjerësi x lartësi) | 400 x 280 x 230 mm |
| Pesha neto | 4,2 kg |
| Tensioni i furnizimit | 220–240 V, 50/60 Hz |
| Funksioni i mbështjelljes automatike të kabllit | Po |
| Treguesi i mbushjes së qeses | Po |
| Pajisjet standarde | Furçë qilimi, furçë dyshemeje, grykë për çarje, furçë për tapiceri |
| Materiali i kutisë | Plastik |
| Pjesë këmbimi të disponueshme | Qese, filtra, aksesorë |
| Klasa energjetike | A |
| Konsumi vjetor i energjisë | 30 kWh |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - Convenient Series Plastic VC1401 TEFAL
Pyetjet e përdoruesve rreth Convenient Series Plastic VC1401 TEFAL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Aspirator në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Convenient Series Plastic VC1401 - TEFAL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Convenient Series Plastic VC1401 e markës TEFAL.
MANUAL I PËRDORUESIT Convenient Series Plastic VC1401 TEFAL
- Kapaku
- Koshi i avullit Nr.2
- Rrjeta e lëvizshme Nr.2 (në varësi të modelit)
- Koshi i avullit Nr.1
- Rrjeta e lëvizshme Nr.1 dhe mbajtësja e inkorporuar e vezëve (në varësi të modelit)
- Grumbulluesi i lëngut
-
Sirtari i rimbushjes me ujë
-
Elementi nxehës
- Rezervuari i ujit
10.Baza
11.Niveli i dukshëm i ujit
12.Niveli maksimal i ujit
13.Kohëmatësi - Drita treguese portokalli e aktivizimit
15.Spina
Përgatitja
Before use
- Fshini me një sfungjer të njomë jo gërvishtës për të pastruar rezervuarin e ujit - Fig. 1.
- Lani të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë dhe detergjent të lëngshëm, shpëlajini dhe thajini.
Mos e zhytni një- sinë e bazës elek- trike - Fig. 2.
Përgatitja e enës së gatimit me avull
- Vendosni njësinë e bazës në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Mbushja e rezervuarit të ujit
- Ekzistojnë dy mënyra për të mbushur rezervuarin e ujit:
A. Derdhni ujin direkt në rezervuarin e ujit deri në nivelin maksimal - Fig. 3-A.
B. Hapni sirtarin e mbushjes së ujit dhe derdhni ujë deri në nivelin maksimal - Fig. 3-B.
- Vendosni grumbulluesin e lëngut në rezervuar duke u siguruar që të vendoset mirë në vend.
- Përdorni ujë të freskët gjatë çdo përdorimi.
Largoni çdo gjë që mund të dëmtohet nga avulli.
Në rezervuar mos përdorni erëza apo lëngje të tjera për- veç ujit.
Sigurohuni që në re- zervuar të ketë ujë përpara se të ndizni pajisjen.
Pozicionimi i rrjetave dhe koshave \_\_\_\_ të lëvizshëm (në varësi të modelit)
Ju mund ta përdorni pajisjen me 1 kosh ose me 2, në varësi të nevojave tuaja.
Vendosini koshat në rendin e duhur.
Për rezultate më të mira, mos vendosni shumë ushqim në kosha.
- Koshat kanë rrjeta që mund të hiqen për të përfituar hapësirë më të madhe gatimi ose për të gatuar artikuj më të mëdhenj ushqimorë.
- Gjithmonë vendoseni rrjetën Nr.1 mbi grumbulluesin e lëngut
- Më pas vendosni koshin Nr.1
- Pas kësaj vendosni rrjetën Nr.2.
- Më pas koshin Nr.2
- Vendosni kapakun (kapaku puthitet në të gjithë koshat).
Për gatimin e copave të mëdha të ushqimit:
- Hiqni rrjetën Nr.2
- Vendosni koshin Nr.2 direkt mbi koshin Nr.1
- Vendosni ushqimin brenda - Fig. 5.
- Vendosni kapakun.
Gatimi me avull
Zgjedhja e kohës së gatimit
- Futni pajisjen në prizë.
- Vendoseni kohëmatësin në kohën e rekomanduar - Fig. 6 (shihni tabelën e kohëve të gatimit).
- Ndizet drita treguese portokalli.
• Gatimi me avull ka filluar.
Për kohët e gatimit prej më pak se 15 min., vendoseni kohëmatësin në 30 min. dhe më pas rrotullojeni prapa te koha e kërkuar.
Në mënyrë që të vendoset kohëma- tësi, pajisja duhet të jetë e futur në prizë.
Për të gatuar oriz:
- Vendosni ujin dhe orizin në tasin e orizit.
- Vendosni tasin e orizit në koshin e avullit - Fig. 7.
- Vendoseni kohëmatësin te koha e rekomanduar (shihni tabelën e kohëve të gatimit).
Për të gatuar vezë:
- Vendosni vezët në mbajtëset e inkorporuara të vezëve - Fig. 8.
- Vendoseni kohëmatësin te koha e rekomanduar (shihni tabelën e kohëve të gatimit).
Gjatë gatimit
Nëse nuk ka më ujë, pajisja nuk do të prodhojë më avull dhe nuk do të vazhdojë më të gatuajë ushqimin.
- Kontrolloni nivelin e ujit duke parë përmes nivelit të dukshëm të ujit.
- Nëse është e nevojshme, shtoni ujë përmes pjesës së mbushjes me ujë sirtari - Fig.9.
Gjatë gatimit, sigurohuni të mos hapni kapakun - Fig. 10. Gjithashtu sigurohuni të mos bllokoni vrimën dalëse të avullit mbi kapak - Fig. 11.
Mos e vendosni kapakun vertikalisht për të shmangur deformimin - Fig. 12.
Në përfundim të gatimit
- Pajisja fiket automatikisht.
- Kohëmatësi lëshon një tingull dhe fiket drita e treguesit.
- Për të ndaluar pajisjen përpara përfundimit të kohës së vendosur të gatimit, rrotullojeni kohëmatësin në pozicionin Off (Fikur).
Ringrohja
- Ushqimin mund ta ringrohni.
- Hiqni kapakun duke e kapur nga doreza - Fig. 13.
- Hiqni koshin e avullit Nr.2, rrjetën Nr.2 dhe koshin e avullit Nr.1 - Fig. 14.
- Hiqni ushqimin duke përdorur doreza kuzhine - Fig. 15.
Përdorni doreza kuzhine për të prekur koshat, dorezën, bazën dhe kapakun - Fig. 15.
Nuk rekomandohet përdorimi i aksesoreve metalikë për ngritjen e ushqimit.
Kontrolloni që grumbulluesi i lën-gut të jetë ftohur mjaftueshëm për-para se ta hiqni.
- Hiqni spinën nga priza.
- Lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta pastroni.
Tabela e kohëve të gatimit
Kohët e gatimit jepen si udhëzim për gatim duke përdorur koshin e poshtëm. Ato mund të ndryshojnë në varësi të përmasave të ushqimit, hapësirave mes ushqimit, sasisë së ushqimit, përdorimit të nivelit të ndryshëm të koshit dhe preferencave individuale. Rregulloni kohët e gatimit sipas sasisë së ushqimit që përdoret. Kohët e gatimit duhet gjithashtu të rriten kur përdoret më shumë se një kosh për të gatuar ushqimin me avull.
Për ushqime me kohë të ndryshme gatimi: vendoseni ushqimin që kërkon kohën më të gjatë të gatimit në koshin e poshtëm. Gjatë gatimit shtoni koshin e dytë me ushqimin që kërkon kohë më të shkurtër gatimi.
Përdorni doreza kuzhine për të prekur koshat dhe do-rezën gjatë gatimit.
Kohët e gatimit duke përdorur koshin Nr.1
| Perime | |||
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | |||
| Karçofë i freskët 1 45-55 | |||
| Asparag i freskët 550gr 30-35 | |||
| Brokoli | i freskët 500gr 30-35 | ||
| i ngrirë 400gr 25-31 | |||
| Karota (të prera hollë 3 mm) i freskët 300gr 20-25 | |||
| Kërpudha i freskët 500gr 20-25 | |||
| Lakra (kubikë 80 g) i freskët 600gr 25-30 | |||
| Lulelakër i freskët | 1 masë mesatare | 30-35 | |
| Spinaq | i freskët 300gr 15-20 | ||
| i ngrirë 300gr 15-20 | |||
| Fasule i freskët 400gr 15-21 | |||
| Fasule pllaqi | i freskët 450gr 35-40 | ||
| i ngrirë 400gr 30-35 | |||
| Presh | i freskët 500gr 35-40 | ||
| Speca | i freskët 250gr 20-25 | ||
| Bizele në tas orizi | i freskët 300gr 50-55 | ||
| i ngrirë 300gr 50-55 | |||
| Qepujka të bardha | i freskët 250gr 15-20 | ||
| Patatet | i freskët 600gr 40-45 | ||
| Kungulleshka | i freskët 600gr 30-35 | ||
| Misër i ëmbël | ifreskët - i plotë 500gr 35-40 | ||
| Patëllxhanë | i freskët 600gr 20-25 | ||
Fruta
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | |||
| Dardhë | i freskët 4 30-35 | ||
| Banane i freskët 4 15-20 | |||
| Pjeshkë | i freskët 4 15-20 | ||
| Mollë | i freskët 4 15-20 | ||
Peshk - Midhje
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | ||
| Fileto peshku | i freskët 350gr 10-15 | |
| i ngrirë 400gr 15-20 | ||
| Peshk i plotë i freskët 600gr 30-35 | ||
| Midhje i freskët 1kg 20-25 | ||
| Fetë peshku të zi i freskët 300gr 15-20 | ||
| Karkaleca deti i freskët 200gr 20-25 | ||
| guaska i freskët 100gr 20-25 | ||
| Salmon | i freskët 550gr 15-20 | |
Mish- Shpezë
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | |||
| Kofshë pule | i freskët - i plotë | 4 | 35-40 |
| Eskallop pule | i freskët 450gr 20-25 | ||
| Eskallop gjeli deti | - | 400gr 20-25 | |
| Fileto derri | - | 600gr 35-40 | |
| Salsiçe | - | 6 | 20-25 |
| Byreçka me mish lope | i ngrirë | 8 | 20-25 |
| i freskët | 8 | 15-20 | |
Vezë
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | |||
| Vezë të ziera fort | - | 6 | 20-25 |
Oriz - Makarona- Drithëra
| Ushqimi Lloji Sasia Koha e gatimit (min.) | |||
| Oriz i bardhë kokërrgjatë | 125g | 200ml | 30-35 |
| Grurë bullguri | 125g | 200ml | 15-20 |
| Drithëra | 125g | 300ml | 40-45 |
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i pajisjes
- Shkëputeni pajisjen nga rryma përpara përdorimit.
- Lëreni të ftohet plotësisht përpara se ta pastroni.
- Kontrolloni që pajisja të jetë ftohur mjaftueshëm përpara se të zbrazni grumbulluesin e lëngut dhe rezervuarin e ujit.
- Lani të gjitha pjesët me ujë të ngrohtë dhe detergjent të lëngshëm, shpëlajini dhe thajini.
- Mund të vendosen në lavastovilje të gjitha pjesët, përveç njësisë së bazës elektrike.
Për të shmangur shfaqjen e njollave, pastrojini këto pjesë shpesh dhe menjëherë pas përdorimit.
Mos e zhytni njësinë e bazës elektrike në ujë.
Mos përdorni produkte pastruese gërryese.
Heqja e depozitimeve të smërçit nga pajisja
Për funksionim optimal të pajisjes suaj, hiqni depozitimet e smërçit pas çdo 8 përdorimeve. Veproni si më poshtë:
- Hiqni grumbulluesin e lëngut.
- Derdhni 1 litër ujë në rezervuarin e ujit.
- Shtoni 2 gota (rreth 300 ml) uthull të bardhë.
- Lëreni të veprojë në të ftohtë gjatë gjithë natës.
- Shpëlajeni pjesën e brendshme të rezervuarit të ujit disa herë me ujë të ngrohtë
Ruajtja e rrjetave të lëvizshme dhe koshave
(në varësi të modelit)
- Pas pastrimit të të gjitha pjesëve, ruajeni pajisjen si më poshtë:
- Vendosni grumbulluesin e lëngut në rezervuarin e ujit. Tasi i orizit mund të vendoset përmbys mbi grumbulluesin e lëngut - Fig. 16.
-
Vendoseni koshin e avullit Nr.1 brenda koshit të avullit Nr.2 - Fig. 17 (në varësi të modelit).
-
Kthejini dy koshat mbi njësinë e bazës - Fig. 18 (në varësi të modelit).
- Vendosni rrjetën Nr.1, rrjetën Nr.2. Vendosini rrjetat mbi njësinë e bazës - Fig. 19 (në varësi të modelit).
• Vendosni kapakun sipër - Fig. 20.
Udhëzues teknik për zgjidhjen e problemeve
- Mos e çmontoni pajisjen. Nëse pajisja nuk punon, dërgojeni për riparim te një nga qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
| Defekti Arsyeja Zgjidhja | ||
| Drita treguese portokalli nuk ndizet. | Nuk është vendosur kohëmatësi. | Futni pajisjen në prizë dhe rrotulloni kohëmatësin. |
| Gatimi ka përfunduar. | Në përfundim të kohës së ga-timit, drita fiket automatikisht. | |
| Pjesët janë dëmtuar. | Kontaktoni me shërbimin tonë të klientit. | |
| Drita treguese portokalli ndizet, por pajisja nuk nxehet. | Defekt në elementin nxehës. | Kontaktoni me shërbimin tonë të klientit. |
| Kohëmatësi ngec. | Kohëmatësi është vendosur në një vlerë të ulët. | Për kohë gatimi më të ulëta se 15 minuta, rrotulloni buto-nin derisa të shkojë të paktën 30 minuta dhe kthejeni te koha e nevojshme e gatimit. |
| Rrjedh ujë nga baza. | Rrjedh ujë nga elementi nxehës. | Kontaktoni me shërbimin tonë të klientit. |
| Ushqimi do më shumë kohë për t'u gatuar se zakonisht. | Elementi nxehës ka depozitime smërçi. | Hiqni depozitimet e smërçit nga elementi nxehës. |
| Del avull nga anët e pajisjes. | Koshat/rrjetat nuk janë puthitur mirë bashkë. | Kontrolloni që koshat/rrjetat të jenë puthitur mirë bashkë dhe të jenë në rendin e duhur. |
| Është hapur sirtari për mbush-jen e ujit nën grumbulluesin e lëngut. | Kontrolloni pozicionin e tij. |
Opis
- Poklopac
- Parna košara br. 2
- Odvojiva rešetka br. 2 (ovisno o modelu)
- Parna košara br. 1
- Odvojiva rešetka br. 1 i ugrađeni držač za jaja (ovisno o modelu)
- Posuda za sakupljanje soka
- Ladica za punjenje vodom
-
Grijač
-
Spremnik za vodu