Sonicare 6800 Series HX3792 - Furçë dhëmbësh PHILIPS - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Sonicare 6800 Series HX3792 PHILIPS në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Sonicare 6800 Series HX3792 PHILIPS
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furçë dhëmbësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sonicare 6800 Series HX3792 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sonicare 6800 Series HX3792 e markës PHILIPS.
MANUAL I PËRDORUESIT Sonicare 6800 Series HX3792 PHILIPS
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për gëllimin e synuar.
Lexojeni me kujdes këtë informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik ose lëndime të rënda.
Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të ndryshme.
Paralajmërimet
- Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Nëse ofrohet, përdorni vetëm kabllon dhe ushqyesin elektrik USB original.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi. Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj (shih «Garancia dhe mbështetja»).
- Nëse kabilloja USB ose ushqyesi elektrik USB është dëmtuar, ndaloni së përdoruri atë.
- Mbajeni karikuesin larg ujit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me produktin.
- Mos i përdorni ushqyesit dhe karikuesit në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
-
Pas pastrimit, sigurohuni që karikuesi të jetë plotësisht i thatë përpara se ta vendosni.
-
Shpëlajeni dorezën, veçanërisht lidhjen e kokës së furçës. Pastroni butësisht rreth gominës.
- Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja konsumimi. Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera.
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të dhëmbëve dhe gjuhës.
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që përmbajnë vajra esenciale ose vaj kokosi. Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të furçës.
- Lartësia maksimale e përdorimit është 4500 metra.
- Informacione mbi substancat REACH, që përmbajnë produktet Philips mund të gjenden te www.philips.com/REACH
Paralajmërime mjekësore
- Kjo pajisje është një mjet për kujdesin personal dhe nuk është e destinuar për t'u ndarë midis përdoruesve të shumtë.
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me dentistin/mjekun tuaj nëse pas përdorimit ndodh gjakderdhje e tepërt ose e zgjatur, ose nëse përjetoni shqetësim ose dhimbje gjatë përdorimit.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
Udhëzimet e sigurisë për baterinë
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm nga persona të kualifikuar.
- Mbajini produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni drejtpërdrejt në dritën e diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në vatra induksioni.
-
Mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin apo baterinë për të parandaluar nxehjen e baterive apo çlirimin e substancave toksike ose të rrezikshme. Mos u krijoni lidhje të shkurtër, mos i mbikarikoni dhe mos i karikoni në pole të kundërta bateritë.
- Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund të jetëgjatësisë së saj, pajisja do të asgjësohet në mënyrën e duhur, shihni seksionin "Riciklimi".
- Karikoni vetëm me Philips WAA1001, WAA2001, adaptorë IPX4 të aprovuar për siguri me specifikimet e hyrjes (100-240 V\~; 50/60 Hz; 3.5 W) dhe specifikimet e daljes (5 V dc; 2.5 W). Për listën e adaptorëve, ju lutemi shihni www.philips.com/support.
- Karikojeni dhe përdoreni produktin në temperaturë nga 0 °C deri në 40 °C.
- Konsumimi i energjisë:
- Modaliteti fikur: Nuk aplikohet
- Modaliteti në pritje: < 0.1 W (arrihet automatikisht brenda 1 minute)
Kushtet e ruajtjes dhe të transportit
Temperatura -10°C deri në +60°C (14 °F deri në 140 °F).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Direktiva për radiopajisjet
Nëpërmjet kësaj deklarate, "Philips" deklaron se furçat elektrike të dhëmbëve me radiopajisjen (Bluetooth, NFC) janë në pajtim me Direktivën 2014/53/BE.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "Bluetooth" në produktet përkatëse funksionon në 2,4 GHz.
- Fuqia maksimale në dalje e pajisjes Bluetooth është 3 dBm.
- Ndërfaqja e radiofrekuencës "NFC" në produktet përkatëse funksionon në 13,56 MHz.
- Fuqia maksimale e radiofrekuencave të transmetuara nga pajisja është 30,16 dBm.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet në adresën e mëposhtme të internetit:
Shänim: Funksionet e mund të ndryshojnë për modele të ndryshme. Disa modele mund të mos jenë të pajisura me "Bluetooth" ose "NFC".
LISTA E SIMBOLEVE TË PËRDORUR

Në produkt mund të shfaqen simbolet e mëposhtme: Ky simbol do të thotë "përpara përdorimit të pajisjes, lexoni udhëzimet e përdorimit".

Ky simbol do të thotë të përdorni ushqyesin elektrik të treguar.
Përdorimi i synuar
Kjo furçë elektrike Sonicare ka për qëllim të heqë pllakën e ngjitur dhe mbeturinat e ushqimit nga dhëmbët për të minimizuar prishjen e dhëmbëve dhe për të përmirësuar dhe mbajtur shëndetin oral. Kjo furçë dhëmbësh elektrike Sonicare është e destinuar për përdorim në shtëpi nga konsumatori. Përdorimi nga fëmijët duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e të rriturve.
"Philips Sonicare" juaj (Fig. 1.)
1 Kapaku i kokës së furçës
2 Koka e furçës inteligjente
3 Simboli "BrushSync"
4 Doreza
5 Ekran inteligjent
6 Butoni i ndezjes/modalitetit
7 Treguesi i sensorit të presionit
8 Karikuesi USB (ushqyesi nuk përfshihet)
Shënim: Aksesorët e përfshirë mund të ndryshojnë në bazë të modelit të blerë.
Hapat e parë
Vendosja e kokës së furçës

1 Drejtvijoni kokën e furçës që fijet e furçës të jenë në një drejtim me pjesën e përparme të dorezës.
2 Shtyjeni kokën e furçës fort mbi boshtin metalik derisa të ndalojë.
Shënim: Āshtė diçka normale të shikoni një hapësirë të vogël ndërmjet kohës së furçës dhe dorezës. Kjo lejon që koka e furçës të dridhet siç duhet.
Përdorimi i furçës "Philips Sonicare"
Nëse është hera e parë që përdorni furçën tuaj të dhëmbëve "Sonicare", është normale të ndjeni më shumë dridhje sesa kur përdorni një furçë joelekstrike. Zakonisht, përdoruesit për herë të parë ushtrojnë shumë presion. Ushtroni vetëm presion të lehtë dhe lëreni furçën t'jua lajë dhëmbët. Për përvojën më të mirë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për larjen e dhëmbëve.
Për t'ju ndihmuar të kaloni në furçën e re elektrike të dhëmbëve "Sonicare", ajo ofrohet me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Kjo veçori rrit gradualisht fuqinë gjatë 14 seancave të para të pastrimit për t'ju ndihmuar të mësoheni me pastrimin me furçën tuaj Sonicare.
Udhëzime për larjen e dhëmbëve

1 Njomni fijet e furçës dhe vendosni një sasi të vogël paste dhëmbësh.

2 Shtypni butonin e energjisë për të ndezur furçën tuaj Philips Sonicare. Më pas zgjidhni një modalitet pastrimi.
Shënim: 3 sekondat e para të të gjitha modeleve fillojnë me një vibrim të butë. Kjo parandalon shpërndarjen e pastës së dhëmbëve dhe ju lejon të kaloni mes modaliteteve për të zgjedhur modalitetin tuaj të preferuar të pastrimit.

text_image
45°3 Vendosni fije të furçës kundrejt dhëmbëve në një kënd të lehtë (45 gradë), duke shtypur lehtësisht që fijet të arrijnë vijën e mishrave të dhëmbëve ose pak nën vijën e mishrave.
Shënim: Mbajeni qendrën e furçës gjithmonë në kontakt me dhëmbët.

text_image
45°4 Prekni lehtë dhëmbët dhe vijën e mishrave të dhëmbëve me fijet e furçës. Lajini dhëmbët me lëvizje të vogla prapa dhe para në mënyrë që fijet e furçës të futen midis dhëmbëve. Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit të larjes së dhëmbëve.
Shënim: Fijet e furçës duhet të hapen pak nga jashtë. Nuk rekomandohet t'i fërkoni fort siç do të bënit me një furçë dhëmbësh manuale.

5 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë, anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmëvertikal dhe kryeni disa lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb.

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> E["④"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333

6 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni në seksionin 2 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni larjen e dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda para se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e brendshme e dhëmbëve të poshtëm).
Shänim: Koha shtesë shtohet kur përdorni modalitetet Deep Clean, Gum Pro, ose White.
7 Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani për pak kohë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe zonat me njolla. Mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve ndezur ose fikur, sipas dëshirës. Furça juaj e dhëmbëve Philips Sonicare duhet të jetë e sigurt për t'u përdorur në breza dentarë (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur përdoren në breza) dhe restaurime dentare (mbushje, kurora, veneers [fasetat]) nëse ato janë ngjitur siç duhet dhe nuk janë të dëmtuara. Nëse ndodh ndonjë problem, këshillohuni me një dentist profesionist.
Shënim: Kur furça e dhëmbëve Philips Sonicare përdoret në studime klinike, ajo duhet të përdoret në modalitetin Clean me dorezën e karikuar plotësisht dhe veçorinë EasyStart të çaktivizuar.
Modalitetet
Furça juaj elektrike e dhëmbëve është e pajisur me pesë modalitete të ndryshme: Clean (Pastrim), Deep Clean (Pastrim i thellë), Guma Pro (Pro gingivave), Sensitive (I ndjeshëm) dhe White (I bardhë).
Bazuar në kokën inteligjente të furçës që përdorni, modaliteti optimal do të zgjidhet automatikisht nga teknologjia BrushSync.

Për të ndryshuar modalitetin manualisht, shtypni butonin e ndezjes kur furça e dhëmbëve është e ndezur. Të gjitha kokat e furçave Philips Sonicare funksionojnë me çdo modalitet.
Modalite- ti
Clean Pastrimi i thellë
Gum Pro (Pro gingivave)
"Sensitiv- White e"
Imazhi i modalitet- it





Përfitimi Heqja e cipës
Heqje superiore e pllakës bakteriale
Heqja e cipës dhe masazhimi i mishrave
Modalitet ekstra delikat për dhëmbë dhe mishra të ndjeshëm.
Heqja e cipës dhe njollave në sipërfaqe
Koha totale e larjes
2 minuta 3 minuta 3 minuta 2 minuta 2 minuta e
30 sekonda
| Modalite-ti | Clean Pastrimi i thellë | Gum Pro (Pro gingivave) | "Sensitiv-e" | White | |
| Si t'i lani dhëmbët | Lani secilin segment për 30 sekonda | Lani secilin segment për 45 sekonda | Lani secilin segment për 30 sekonda, | Lani secilin segment për 30 sekonda | Lani secilin segment për 30 sekonda, |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | |
| më pas, pastroni përgjatë vijës së mishrave të dhëmbëve për çdo segment për nga 15 sekonda secilin. | më pas, pastroni dhëmbët e përparmë të sipërm dhe të poshtëm për nga 15 sekonda secilin. | ||||
Teknologjia "BrushSync"

Teknologjia "BrushSync" mundëson që koka e furçës të komunikojë me dorezën duke përdorur një mikroçip.
Simboli ʃë pjesën e poshtme të kokës së furçës tregon se koka e furçës është e pajisur me këtë teknologji.
Teknologjia "BrushSync" mundëson:
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
"Philips Sonicare" ofron një gamë të gjerë të kokave të furçës inteligjente, të pajisura me teknologjinë
"BrushSync". Për të zbuluar gamën e plotë të kokave të furçës së dhëmbëve dhe për të gjetur kokën e furçës që është më e përshtatshme për ju, shkoni te
www.philips.com/toothbrush-heads për më shumë informacion.
Funksionet
- Sensori i presionit
- SmarTimer
- Raportet e pastrimit
- QuadPacer
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrim të kokës së furçës
- Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Sensori i presionit

"Philips Sonicare" është i pajisur me një sensor të avancuar që mat presionin që ushtroni gjatë larjes së dhëmbëve. Nëse aplikoni shumë presion, furça e dhëmbëve ofron një reagim të menjëhershëm për t'ju treguar se duhet të rregulloni presionin. Kur aplikoni shumë presion gjatë pastrimit, do të ndieni një ndryshim në vibrim dhe pjesa e poshtme e dorezës do të ndizet me ngjyrë portokalli.
Raportet e pastrimit

Philips Sonicare ju ofron rregullisht një raport mbi sjelljen tuaj gjatë pastrimit.
Pas pastrimit, ekrani tregon një raport me kohën e pastrimit.
- Koha e fërkimit prej 2 minutash ose më shumë

- Koha e förkimit prej 2 minutash ose më pak

- Gjatë pastrimit, ekrani tregon modalitetin aktual të pastrimit dhe kohën e pastrimit
SmarTimer
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni nisur ciklin e larjes, furça e dhëmbëve do të ndalojë. Pas një ndalese prej 15 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
QuadPacer

flowchart
graph TD
A["①"] --> B["②"]
B --> C["③"]
C --> D["④"]
D --> E["④"]
style A fill:#f9f,stroke:#333
style B fill:#ccf,stroke:#333
style C fill:#cfc,stroke:#333
style D fill:#fcc,stroke:#333
style E fill:#ffc,stroke:#333
"QuadPacer" është një kohëmatës me intervale që lëshon një tingull të shkurtër dhe një ndalim për t'ju rikujtuar t'i lani të 4 seksionet e gojës në mënyrë të njëtrajtshme dhe plotësisht. Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" vjen me funksionin "QuadPacer" të aktivizuar.
Shënim: Koha shtesë shtohet kur përdorni modalitetet Deep Clean, Gum Pro, ose White.
EasyStart
Ky model i "Philips Sonicare" ofrohet me funksionin "EasyStart" të aktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit ngadalë energjinë gjatë 14 pastrimeve të para me furçë për t'ju ndihmuar të mësoheni me pastrimin me furçë me "Philips Sonicare".
Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në studime klinike, ajo duhet të përdoret në intensitet të lartë dhe me dorezën të karikuar plotësisht dhe funksionin "EasyStart" të çaktivizuar.
Për të çaktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve»).
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë "BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës suaj. Ky funksion ju garanton për pastrimin dhe kujdesin optimal për dhëmbët tuaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë "BrushSync".

1 Kur një kokë e re inteligjente e furçës së dhëmbëve vendoset për herë të parë, doreza e njeh që po përdoret një kokë furçe Philips me teknologjinë BrushSync dhe ekrani shfaq simbolin e kokës së furçës.

2 Me kalimin e kohës, bazuar në presionin që ushtroni dhe kohëzgjatjen e përdorimit të kokës së furçës, doreza do të monitorojë konsumimin e saj për të përcaktuar kohën optimale për ta ndërruar. Kur jeta e kokës së furçës përfundon, ekrani shfaq simbolin e kujtesës për ndërrimin e kokës së furçës dhe ju tregon se duhet ta zëvendësoni sa më shpejt të jetë e mundur.
Shënim: Për të arritur rezultate optimale, ndërrojini kokat e furçës "Philips Sonicare" çdo 3 muaj. Përdorni vetëm koka zëvendësuese furçe "Philips Sonicare".
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të pajisura me një mikroçip, i cili komunikon me dorezën dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe intensitetin e rekomanduar. Shumica e kokave të furçës me teknologjinë "BrushSync" do të çiftohen automatikisht me modalitetin "Clean". Kokat e furçës me përfitime specifie çiftohen me modalitetin përkatës (kur disponohet); disa shembuj janë:
G3 Premium Gum Care: Modaliteti Gum Pro (Pro Gingivave)
S2 Sensitive: Modaliteti Sensitive (I ndjeshëm) W Optimal White (E bardhë optimale): Modaliteti "White"
Shënim: Nëse zgjidhni të ndryshoni modalitetin nga cilësimi i rekomanduar, koka e furçës do të mbajë mend cilësimin e zgjedhur për seancat e ardhshme të pastrimit.
Karikimi dhe statusi i baterisë
Karikimi i "Philips Sonicare"

1 Për lidhjen e karikuesit USB, bashkojeni atë me një adaptues muri dhe lidhni adapterin në një prizë elektrike.
2 Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
- Ikona e baterisë me simbolin e ndriçimit shfaqet
në ekran dhe dëgjoni dy sinjale të shkurtër. Drita e
indikatorit të sensorit të presionit do të ndizet
gjithashtu me ngjyrë të bardhë për 5 sekonda.
Shënim: Mund të duhen deri në 16 orë që bateria të karikohet plotësisht, por ju mund ta përdorni furçën e dhëmbëve "Philips Sonicare" përpara se ajo të jetë karikuar plotësisht.
Shënim: Furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" është projektuar për të ofruar të paktën 28 seanca larje dhëmbësh, ku secila prej tyre zgjat 2 minuta (14 ditë nëse përdoret dy herë në ditë).
Statusi i baterisë
Ekrani LCD do të shfaqë nivelin e baterisë pas çdo seance pastrimi, kur vendosni dorezën në karikues dhe kur e hiqni atë nga karikuesi. Ndërsa po karikohet, shtypni butonin e energjisë për të kontrolluar nivelin e baterisë. Ikona e baterisë ndryshon ngjyrë me nivele të ndryshme të baterisë: Ajo bëhet e verdhë nëse niveli i baterisë është nën 40%; ndërsa bateria e ulët shënohet nga një ikonë e kuqe që ndrit dhe dy sinjale të shkurtër.
Statusi i baterisë Ngjyra e ikonës së baterisë
Përqindja e baterisë
E ulët E kuqe 0% - 20%
Mesatare E verdhë 21% - 40%
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e mëposhtme të furçës suaj të dhëmbëve:
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërimin e kokës së furçës Për të aktivizuar apo çaktivizuar këto funksione, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:
EasyStart

1 Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2 Mbani shtypur butonin e ndezjes deri sa të dëgjoni një sinjal të shkurtër zanor (pas 3 sekondash).
3 Lëshoni butonin e ndezjes.
- Tingulli i trefishtë me ton të ulët-mesatar-të lartë do të thotë që funksioni EasyStart është aktivizuar. Ikona në ekran tregon se funksioni EasyStart është aktivizuar.

- Tingulli i trefishtë me ton të lartë-mesatar-të ulët do të thotë që funksioni EasyStart është çaktivizuar. Ikona në ekran tregon se funksioni EasyStart është çaktivizuar.
Shënim: Për të arritur efikasitet klinik, "EasyStart" duhet të çaktivizohet.
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
Shënim: Rikujtesën për ndërimin e kokës së furçës mund ta aktivizoni ose çaktivizoni vetëm kur në dorezë është vendosur një kokë furçe inteligjente.
1 Vendoseni dorezën në karikuesin e futur në prizë.
2 Mbani shtypur butonin e ndezjes ndärkohë që doreza mbetet në karikues.


3 Mbani shtypur butonin e ndezjes deri sa të dëgjoni dy sinjale të shkurtër zanorë (pas 6 sekondash).
4 Lëshoni butonin e ndezjes.
- Tingulli i trefishtë me ton të ulët-mesatar-të lartë do të thotë që funksioni i kujtesës për zëvendësimin e kokës së furçës është aktivizuar. Ikona në ekran tregon se funksioni i kujtesës për zëvendësimin e kokës së furçës është aktivizuar.
- Tingulli i trefishtë me ton të lartë-mesatar-të ulët do të thotë që funksioni i kujtesës për zëvendësimin e kokës së furçës është çaktivizuar. Ikona në ekran tregon se funksioni i kujtesës për zëvendësimin e kokës së furçës është çaktivizuar.
Pastrimi
Ju duhet të pastroni furçën tuaj të dhëmbëve "Philips Sonicare" rregullisht për të hequr pastën e dhëmbëve dhe mbetjet e tjera. Mospastrimi i furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" mund ta bëjë atë një produkt johigjienik dhe mund të shkaktojë dëmtime të tij.
Paralajmërim: Mos e pastroni produktin ose aksesorët me objekte të mprehta, në lavastovilje, mikrovalë, me kimikate ose në ujë të valuar.
Doreza e furçës së dhëmbëve

1 Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e boshtit metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të hiqni çdo mbetje të pastës së dhëmbëve nga doreza dhe rreth butonave të paktën një herë në javë, por preferohet pas çdo përdorimi.
Kujdes: Mos e shtypni vulën e gomës në boshtin metalik ose rreth butonave me objekte të mprehta, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtime.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë.
Kujdes: Mos e goditni dorezën në lavaman ose tavolinë për të hequr ujin e tepërt.
Koka e furçës

3 Thajeni dorezën me një pecetë të butë ose peshqir.
1 Pastrojeni kokën e furçës dhe fijet pas çdo përdorimi dhe lëreni të thahet në ajër.
2 Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të paktën një herë në javë.
1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Ruajtja
Nëse nuk do ta përdorni produktin për një kohë të gjatë, shkëputeni nga rrjeti dhe pastroni atë (shih kapitullin 'Pastrimi'). Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Karikoni furçën e dhëmbëve rregullisht për të parandaluar shkarkimin e plotë të baterisë. Një bateri e shkarkuar plotësisht mund të mos karikohet më.
Gjetja e numrit të modelit
Shikoni në pjesën e poshtme të dorezës së furçës Philips Sonicare për numrin e modelit (e.g. HX123A).
Zgjidhja e problemeve (për pjesën tjetër të botës)
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse mund ta zgjidhni problemin me informacionet më poshtë, vizitoni www.philips.com/support dhe futni numrin e modelit tuaj për një listë të pyetjeve më të shpeshta ose kontaktoni me Qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin ku ndodheni.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Nuk mund ta lidh plotësisht kokën e furçës. Ka një hapësirë mes kokës së furçës dhe dorezës. | Kjo hapësirë është normale dhe nevojitet që koka e furçës të dridhet siç duhet. Koka e furçës duhet të arrijë që të lëvizë për të krijuar nivelin e duhur të dridhjeve. | |
| Dridhja e furçës së dhëmbëve "Philips Sonicare" është më pak e fuqishme se më parë. | Koka e furçës është shumë afër trupit të furçës së dhëmbëve ose furça e dhëmbëve ka nevojë të karikohet. | Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe vendoseni përsëri në boshtit metalik duke lënë një hapësirë të vogël. (1-2 mm). Kur karikoni, sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur me furnizimin me energji dhe të jetë vendosur në një sipërfaqe të sheshtë përpara se ta vendosni furçën e dhëmbëve në karikues. Lejoni që furça e dhëmbëve të karikohet për 24 orë. |
| E kam karikuar furçën e dhëmbëve, por punon vetëm për një kohë të shkurtër. | Baza e furçës së dhëmbëve nuk është vendosur sheshtë në karikues kur tentoni ta karikoni. | Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur me furnizimin me energji dhe të jetë vendosur në një sipërfaqe të sheshtë përpara se ta vendosni furçën e dhëmbëve në karikues. Lejoni që furça e dhëmbëve të karikohet për 24 orë. |
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.
Kufizimet e garancisë
Kushtet e garancisë ndërkombëtare nuk mbulojnë sa më poshtë:
- Kokat e furçës.
- Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të paautorizuara të ndërrimit.
- Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
- Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen.
Riciklimi

- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
Heqja e baterisë së karikueshme të integruar
PËRMBAN BATERI LITIUM-ION TË KARIKUESHME. DUHET TË ASGJËSOHET NË MËNYRËN E DUHUR.
Merrni masat e nevojshme paraprake kur përdorni veglat për të hapur pajisjen dhe kur hidhni baterinë e rikarikueshme.
Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha, karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara se t'i hidhni.
Para se të hiqni baterinë, sigurohuni që ajo të jetë shkarkuar plotësisht.
Për të hequr baterinë e karikueshme, ju nevojitet një kaçavidë e sheshtë-me kokë (standarde).
1 Për të shkarkuar ngarkesat nga bateria e ringarkueshme, hiqni dorezën nga ngarkuesi, ndizni "Philips Sonicare" dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë. Përsëriteni këtë hap derisa "Philips Sonicare" të mos ndizet më.
2 Hiqni filmin në fund të dorezës, pastaj lëroni vidën.

3 Hiqni kapakun fundor nga doreza e furçës së dhëmbëve.
4 Shtyni boshtin për poshtë mbi një sipërfaqe të fortë duke e mbajtur dorezën përmbys.
Shqip

5 Futni kaçavidën midis baterisë dhe skeletit të bardhë në pjesën e poshtme të komponentëve të brendshëm. Më pas, shkëputni kaçavidën nga bateria për të thyer pjesën e poshtme të skeletit të bardhë.

6 Futni kaçavidën midis pjesës së poshtme të baterisë dhe skeletit të bardhë për të thyer gjuhëzën metalike që lidh baterinë me qarkun elektrik. Kjo do të shkëpusë pjesën e fundore të baterisë nga skeleti.

7 Kapni baterinë dhe shkëputeni nga pjesët e brendshme për të thyer gjuhëzën e dytë metalike të baterisë.
Kujdes: Ruhuni nga skajet e mprehta të gjuhëzave të baterisë për të mos lënduar gishtat.
8 Mbuloni me shirit ngjitës kontaktet e baterisë për të shmangur qarqet e shkurtra elektrike nga ngarkesa e mbetur e baterisë. Tani bateria e karikueshme mund të riciklohet dhe pjesa e mbetur e produktit mund të asgjësohet në mënyrën e duhur.




