PHILIPS HD9411 - Kettle

HD9411 - Kettle PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HD9411 PHILIPS në format PDF.

📄 213 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice PHILIPS HD9411 - page 115
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Kazan elektrik pa tel
Marka Philips
Modeli HD9411
Kapaciteti nominal 1,7 L (vlerësim)
Fuqia 2200 W (vlerësim)
Furnizimi me energji 220-240 V, 50/60 Hz
Materiali Çelik inox (trupi)
Lloji i bazës Baza e furnizimit me vend për kabllon
Funksionet kryesore Ngroh dhe zë ujin, ndalje automatike, mbrojtje nga puna pa ujë
Treguesi i nivelit të ujit Po, tregues transparent
Filtri Filtër i lëvizshëm për mbajtjen e gëlqeres
Hapja e kapakut Buton shtypës
Rrotullimi 360° në bazë
Mirëmbajtja dhe pastrimi Pastroni pjesën e jashtme me leckë të lagur, hiqni gëlqeren rregullisht me uthull ose limon
Siguria Ndalje automatike në rast zierjeje ose punimi pa ujë; mos e zhytni
Garancia 2 vjet (Versuni)
Vendi i origjinës Kinë (vlerësim)

Pyetjet më të shpeshta - HD9411 PHILIPS

Si të pastrojmë kazanin Philips HD9411?
Shkëputni pajisjen dhe lëreni të ftohet. Pastroni pjesën e jashtme me një leckë të lagur dhe detergjent të butë. Mos e zhytni kurrë kazanin ose bazën në ujë. Shpëlajeni filtrin nën rubinet.
Si të hiqni gëlqeren nga kazani?
Hidhni uthull të bardhë ose feta limoni në kazan, mbushni me ujë deri në nivelin maksimal, zieni, lëreni të veprojë 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, më pas shpëlajeni. Zieni ujë të pastër dy herë para përdorimit.
Çfarë duhet bërë nëse kazani nuk ndizet?
Kontrolloni që kazani është vendosur siç duhet në bazë dhe që kablloja është e lidhur. Nëse nuk ka ujë të mjaftueshëm, mbrojtja nga puna pa ujë e pengon ndezjen. Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe mbusheni me ujë.
A mund të ziej diçka tjetër përveç ujit?
Jo, kazani është projektuar vetëm për të ngrohur dhe zier ujë. Mos e përdorni për të gatuar petë ose për të ngrohur qumësht, pasi kjo mund të dëmtojë pajisjen.
Si të përdorim kazanin për herë të parë?
Pastroni pjesën e brendshme me ujë të nxehtë dhe detergjent të butë, më pas zieni një kazan të plotë me ujë dhe hidheni para përdorimit të parë.
Kazani fiket para se uji të vlojë, pse?
Kjo mund të jetë për shkak të akumulimit të gëlqeres. Hiqni gëlqeren nga kazani siç tregohet në manual. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin e Philips.
A mund ta ruaj kabllon nën bazë?
Po, baza ka një ndarje për ruajtjen e kabllos për të shmangur përfshirjen e tij.
Cila është garancia e kazanit Philips HD9411?
Versuni ofron një garanci prej 2 vjetësh nga data e blerjes. Ajo nuk mbulon dëmet e shkaktuara nga përdorimi i gabuar ose mungesa e mirëmbajtjes.
Kapaku hapet me vështirësi, çfarë duhet bërë?
Shtypni butonin e kapakut për ta hapur. Nëse kapaku mbetet i bllokuar, sigurohuni që nuk është i mbërthyer nga depozitat e gëlqeres. Pastroni me një leckë të lagur.
A mund ta përdor kazanin pa bazë?
Jo, kazani duhet të përdoret gjithmonë me bazën origjinale të dhënë. Mos e përdorni kurrë pa bazë ose me një bazë të një modeli tjetër.

Pyetjet e përdoruesve rreth HD9411 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kettle në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HD9411 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HD9411 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT HD9411 PHILIPS

Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!

Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.

Përshkrim i përgjithshëm
PHILIPS HD9411 - 1

2 Dritarja e nivelit të ujit

3 Bazament korrenti me mbajtëse kordoni

4 Çelësi i ndezjes

5 Çelësi i kapakut

6 Filtri

E rëndësishme

  • Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për reference në të ardhmen.
  • Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë apo në lëngje të tjera.

Paralajmërim

  • Evitoni derdhjen mbi bashkues.
  • Mos e përdorni këtë ibrik për qëllime të tjera përveç përdorimit të parashikuar të tij, për të evituar lëndimin e mundshëm.
  • Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik, bazamenti ose vetë ibriku është i dëmtuar. Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë servisi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët nën 8 vjeç.
  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
  • Mbani kordonin elektrik, bazamentin dhe ibrikun larg nga sipërfaqet e nxehta.
  • Mos e vendosni pajisjen mbi një sipërfaqe të rrethuar (p.sh. tabaka për servirje), sepse kjo mund të bëjë që nën pajisje të grumbullohet ujë duke çuar në një situatë të rrezikshme.
  • Hiqni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet përpara se ta pastroni. Mos e zhytni ibrikun ose bazamentin e tij në ujë apo në lëngje të tjera. Pastrojeni pajisjen vetëm me një leckë të lagësht dhe me agjent pastrues të butë.
  • Ibriku nuk duhet përdorur për gatimin e makaronave, sepse vaji mund të bëjë që treguesi i nivelit të ujit të çahet.

Kujdes

  • Mos lejoni që lecka e lagur të bjerë në kontakt me kordonin, spinën dhe lidhësin e bazës.
  • Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.
  • Përdoreni ibrikun vetëm në kombinim me bazamentin origjinal.

  • Ibriku është parashikuar vetëm për nxehjen dhe zierjen e ujit.

  • Asnjëherë mos e mbushni ibrikun përtej treguesit të nivelit maksimal. Nëse ibriku mbushet më shumë, uji gë vlon mund të derdhet nga gryka e zbrazjes dhe të shkaktojë djegie.
  • Bëni kujdes: pjesa e jashtme e ibrikut dhe uji brenda tij janë të nxehta gjatë përdorimit dhe për pak kohë pas përdorimit. Ngrijeni ibrikun vetëm duke e kapur nga doreza. Gjithashtu, bëni kujdes për avullin e nxehtë që del nga ibriku.
  • Pajisja është menduar për përdorim familjar dhe përdorime të ngjashme, si p.sh. në shtëpitë në fshat, në ambiente të llojit bujtina, në ambientet e kuzhinës së stafit në dyqane, në zyra dhe ambiente të tjera pune, si dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
  • Mos e përdorni ibrikun mbi një plan të pjerrët.
  • Mos e përdorni ibrikun nëse elementi nuk është zhytur plotësisht.
  • Mos e lëvizni ndërkohë gë ibriku është i ndezur.
  • Në sipërfaqen e rezistencës mbetet akoma nxehtësi pas përdorimit.
  • Mos e vendosni pajisjen në një sipërfaqe të nxehtë dhe mos lejoni që kordoni të bie në kontakt me sipërfaqet e nxehta.

Mbrojtja ndaj zierjes pa ujë

Ky ibrik është i pajisur me mbrojtja ndaj zierjes pa ujë: ai fiket nëse e ndizni aksidentalisht pa ujë brenda ose me nivel uji të pamjaftueshëm. Lëreni ibrikun të ftohet për 10 minuta dhe më pas ngrijeni ibrikun nga bazamenti. Pas kësaj, ibriku është përsëri gati për përdorim.

Fushat elektromagnetike (EMF)

Kjo pajisje është në përputhje me standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

Riciklimi

PHILIPS HD9411 - Riciklimi - 1

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).

Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prej letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.

Garancia dhe mbështetja

Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.

118 Shqip

Përpara përdorimit të parë

Pastroni pjesën e brendshme të ibrikut me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë përpara përdorimit të parë.

Për të siguruar pastërtinë e ibrikut dhe për të hequr çdo mbetje të mundshme të prodhimit, rekomandohet të zieni ujë përpara përdorimit të parë.

Ndiqni hapat në seksionin "Përdorimi i pajisjes", zbrazeni ibrikun dhe do ta keni gati për përdorim.

Përdorimi i pajisjes

PHILIPS HD9411 - Përdorimi i pajisjes - 1

1 Lidheni në platformë.

PHILIPS HD9411 - Përdorimi i pajisjes - 2

3 Mbusheni ibrikun me sasinë e dëshiruar të ujit.

Mos e tejkaloni nivelin maksimal të përcaktuar.

PHILIPS HD9411 - Përdorimi i pajisjes - 3

4 Mbylleni mirë kapakun.

PHILIPS HD9411 - Përdorimi i pajisjes - 4

5 Vendoseni ibrikun mbi platformë.

PHILIPS HD9411 - Përdorimi i pajisjes - 5

6 Shtypni çelësin e ndezjes për ta ndezur pajisjen.

Ibriku do të fillojë të ngrohë ujin.

Sapo uji të arrijë pikën e vlimit, ibriku do të fiket automatikisht.

7 Kur uji të jetë gati, hiqni me kujdes ibrikun nga platforma.

8 Anojeni ibrikun dhe derdhni ujin e nxehtë nga gryka në filxhan ose enë.

Bëni kujdes me avullin dhe sipërfaqet e nxehta.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Hiqeni gjithmonë platformën dhe lëreni të ftohet përpara se ta pastroni.

Zhgëlqerojeni rregullisht ibrikun sipas udhëzimeve të prodhuesit për të hequr depozitimet minerale.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 1

1 Hiqeni dhe shpëlani filtrin.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 2

2 Shpëlajeni filtrin nën rubinet.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 3

3 Pastrojeni ibrikun me një leckë të njomë.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 4

Mos e pastroni kurrë ibrikun në lavaman të mbushur me ujë.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 5

Shmangni shpëlarjen e ibrikut nën ujë të rrjedhshëm.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 6

Mos e shpëlani fundin e ibrikut nën ujë të rrjedhshëm ose mos përdorni leckë të lagur.

PHILIPS HD9411 - Pastrimi dhe mirëmbajtja - 7

Shmangni shpëlarjen e platformës elektrike nën ujë të rrjedhshëm apo me leckë të lagur.

Zhgëlqerëzimi i ibrikut

Në varësi të fortësisë së ujit në zonën tuaj, me kalimin e kohës ibriku mund të zërë bigorr nga brenda dhe kjo gjë ndikon në performancën e tij. Pastrimi i rregullt i bigorrit bën që ibriku të jetojë më gjatë, garanton funksionimin e duhur të tij dhe kursen energji.

Kur në brendësi të ibrikut fillon të formohet bigorr, ndiqni hapat më poshtë për të pastruar ibrikun nga bigorri:

  1. Hidhni brenda në ibrik uthull të bardhë ose disa feta limoni të freskët.
  2. Mbusheni ibrikun me ujë deri nivelin maksimal të ujit.
  3. Vëreni përzierjen të ziejë.
  4. Lëreni për 1,5 deri në 2 orë (në varësi të nivelit të bigorrit) përpara se ta shpëlani ibrikun.
  5. Përdorni furçë ose leckë pastrimi për të hequr njollat mundshme.
  6. Mbusheni përsëri ibrikun me ujë dhe vëreni dy herë në zierje përpara se ta përdorni sërish.

122 Slovenščina

Uvod

Čestitamo vam za nakup in dobrodošli pri Philipsu!

Da bi izkoristili vse prednosti Philipsove podpore, izdelek registrirajte na www.philips.com/welcome.

Splošni opis
PHILIPS HD9411 - Uvod - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : HD9411

Kategori : Kettle