TicToc - Karrocë fëmijësh Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TicToc Foppapedretti në format PDF.
| Lloji i produktit | Karrocë |
| Marka | Foppapedretti |
| Modeli | TicToc |
| Përdorimi | Nga lindja deri në 22 kg (rreth 4 vjet) |
| Pesha maksimale e fëmijës | 22 kg |
| Pesha e karrocës | Rreth 8,5 kg |
| Orientimi i sediljes | I kthyeshëm: përballë rrugës ose përballë prindit |
| Rregullimi i mbështetëses | Disa pozicione të pjerrëta deri në horizontale (për më pak se 6 muaj) |
| Doreza e rregullueshme | Po, në lartësi |
| Kapuç | I rregullueshëm në 3 lartësi, mbrojtës nga dielli |
| Rrotat e përparme rrotulluese | Po, me bllokim |
| Frena e parkimit | Po, në nivelin e rrotave të pasme |
| Parzmore sigurie | 5 pika, e rregullueshme në lartësi |
| Shufra mbrojtëse | E lëvizshme, hapje anësore |
| Mbështetëse për këmbë të rregullueshme | Po |
| Shporta e ruajtjes | Po, kapacitet 3 kg |
| Përputhshmëri aksesorësh | Vend për fëmijë dhe sedilje makine TicToc (shiten veçmas) |
| Palosje | Kompakt, mund të transportohet si valixhe trolley |
| Mbrojtës shiu i përfshirë | Po |
| Mirëmbajtja | Pastrim me ujë të ngrohtë dhe detergjent neutral; lubrifikim me WD-40 (përveç rrotave) |
| Garancia | 12 muaj (konvencionale) |
Pyetjet më të shpeshta - TicToc Foppapedretti
Pyetjet e përdoruesve rreth TicToc Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Karrocë fëmijësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TicToc - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TicToc e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT TicToc Foppapedretti
SQ NDENJËSE PËR BEBE - Udhëzime për montim
Ky produkt është i përshtatshëm për bebe nga lindja deri në 22 kg ose 4 vjet, cilado që vjen më përpara.
IT. IMPORTANTE - LEGGERE ATTENTAMENTE E CONSERVARE PER FUTURO RIFERIMENTO.
A. Tenda
B. Rripat
C. Mbështetësja mbrojtëse e krahëve
D. Mbërthecka
E. Shtesa e ndenjës
F. Rrota e përparme e djathtë
G. Rrota e përparme e majtë
H. Levë bllokazhi për lëvizjen rrotulluese të rrotave
- Timoni
J. Butoni i zgjatjes së ndenjëses
K. Leva e mbylljes
L. Rrotat e pasme
M. Shporta
N. Dritarja e kontrollit
O. Leva "Rregullimi i tendës"
P. Frenat për ndalesë
Q. Sistemi i mbylljes (K+R)
R. Leva e rregullimit të timonit
S. Levë e rregullimit të mbështetëses

text_image
K. Q.R.

text_image
S. O.
Shënim i rëndësishëm: imazhet dhe udhëzimet e përfshira në këtë broshurë i referohen një versioni të karrocës; disa komponentë dhe disa veçori të përshkruara këtu mund të ndryshojnë në varësi të versionit që keni blerë.
HAPJA E KARROCËS
KUJDES: kryeni këtë operacion duke u siguruar që fëmija dhe eventualisht çdo fëmijë tjetër të jenë në një distancë të sigurt.
Për asnjë arsye pjesët lëvizëse të karrocës nuk duhet të bien në kontakt me trupin e fëmijës.
HAPJA E TELAJOS (fig. 1, 2, 3, 4)
Shtypni butonin "b" (1) dhe zgjasni timonin derisa të hapet plotësisht (2).
Ngrini timonin derisa telajo të hapet plotësisht. Një klikim do të tregojë mbërthimin e saktë (fig. 2).
Rrotulloni mbështetësin e ndenjëses në pozicionin horizontal, siç tregohet në figurën. Një klikim do të tregojë mbërthimin e saktë (fig. 4).
KUJDES: para përdorimit, sigurohuni që të gjithë mekanizmat e mbylljes të jenë të mbërthyera në mënyrë korrekte.
MONTIMI I RROTAVE TË PËRPARME (fig. 5)
Rrota e djathtë (R): fusni shufrën e rrotës në strukturën mbajtëse të rrotave, me levën e bllokazhit të kthyer nga ana e jashtme. Një klikim do të njoftojë mbërthimin e saktë.
Rrota e majtë (L): fusni shufrën e rrotës në strukturën mbajtëse të rrotave, me levën e bllokazhit të kthyer nga ana e jashtme. Një klikim do të njoftojë mbërthimin e saktë.
Kontrolloni që të dyja rrotat të jenë të kapur saktë; nëse i tërhiqni nga poshtë ato nuk duhet të shkëputen.
Çmontimi i rrotave të përparme (fig. 6): shtypni butonin "b", nga brenda, për të hequr rrotat.
MONTIMI I RROTAVE TË PASME
Montimi i rrotave të pasme (fig. 7): fusni shufrën e rrotës në vrimë; do të dëgjoni një klik që ju njofton për mbërthimin e saktë. Sigurohuni që rrotat të jetë kapur saktë; duke e tërhequr nga jashtë ato nuk duhet të shkëputen.
Çmontimi i rrotave të pasme (fig. 8): tërhiqni levën metalike “a” në boshtin e rrotës dhe në të njëjtën kohë hiqni rrotën.
VENDOSJA E NDENJËSES (përdorim si karrocë)
Montimi i ndenjëses (fig. 9, 10): për të fiksuar ndenjësen duhet ta vendosni ndenjësen ashtu sç tregohet në figurë.
Rreshtoni dhe futni lidhësit plastike të ndenjëses në vendet e tyre në telajon e karrocës.
Shtypni derisa të dëgjoni një klik; kjo do t'ju njoftojë lidhjen e saktë.
PARALAJMËRIM: përpara përdorimit, sigurohuni gjithmonë që të dy mbështetëset e ndenjëses të jenë të lidhura saktë në telajo; duke e ngritur ndenjësen lart ajo nuk duhet të shkëputet.
Çmontimi i ndenjëses (fig. 11): shtypni butonat “a” nga të dyja anët dhe hiqni ndenjësen duke e ngritur lart.
NDENJËSE E KTHYESHME (fig. 12)
Hiqeni ndenjësen duke e ngritur; shihni paragrafin "Vendosja e ndenjëses".
Orientoni ndenjësen përballë rrugës ose përballë prindit.
Rivendosni ndenjësen në telajon e karrocës; shihni paragrafin “vendosja e ndenjëses” për ta montuar saktë.
MONTIMI I MBËSHTETËSES MBROJTËSE
Montimi (fig. 13, 14, 15): ngrini dy bazat dhe një KLIK do t'ju njoftojë lidhjen e saktë (fig. 13). Rregulloni mbështetësin në bazat e tij dhe shtypni në të dyja anët; një klik do t'ju njoftojë lidhjen e saktë.
Çmontimi (fig. 16): shtypni butonin “a” nga të dyja anët e mbështetësit dhe njëkohësisht tërhiqeni për ta hequr.
Hapja vetëm nga njëra anë (fig. 17): shtypni butonin A nga njëra anë e mbështetëses dhe tërhiqeni për ta hapur në formë porte.
E RËNDËSISHME: kur karroca është në përdorim, bllokuesi duhet të përdoret gjithmonë dhe të kyçet në pozicionin e tij; nëse bllokuesi është hequr, kontrolloni që suportet e bllokuesit të jenë ngritur dhe të jenë kyçur saktë në pozicion vertikal.
MONTIMI I TENDËS
Montimi (fig. 18, 19): fiksoni në telaio suportin e tendës nga të dyja anët.
MONTIMI
Çmontimi (fig. 20): tërhiqeni dhe lëshoheni suportin e tendës nga telajo, në të dyja anët.
MONTIMI I MBULESËS SË SHIUT TË KARROCËS (fig. 21)
Poziciononi mbulesën e shiut mbi tendë.
Ngjitni cepat me velcro-n në pjesën e pasme të mbulesës të shiut.
Mbërtheni cepat me butonat shtypës, në strukturën e karrocës, në pjesën e përparme të mbulesës së shiut.
SHPORTA MBAJTËSE (fig. 22)
Çmontimi: shporta është e fiksuar në pjesën e poshtme të telajos me një zinxhir; për ta hequr atë, hapni zinxhirët nga të dy anët. Këshillohet që të zbrazni shportën përpara se të palosni karrocën.
Montimi: përsëritni veprimet në të kundërt.
PËRDORIMI
Shtypni butonin "b" (1) dhe zgjasni timonin derisa të hapet plotësisht (2).
Ngrini timonin derisa telajo të hapet plotësisht. Një klikim do të tregojë mbërthimin e saktë (fig. 24).
KUJDES: para përdorimit, sigurohuni që të gjithë mekanizmat e mbylljes të jenë të mbërthyera në mënyrë korrekte.
Ngrini levën “1” dhe në të njëjtën kohë tërhiqni mbështetësen lart derisa të dëgjoni KLIK (1) e (2), kjo do të tregojë lidhjen e saktë.
Ngrini bllokuesin mbrojtës. Një klikim do të tregojë mbërthimin e saktë (fig. 25).
PARALAJMËRIM: përpara përdorimit, sigurohuni gjithmonë që të dy mbështetëset e ndenjëses të jenë të lidhura saktë në telajo; duke e ngritur ndenjësen lart ajo nuk duhet të shkëputet.
Para përdorimit, kontrolloni që karroca të jetë e shpalosur në mënyrë korrekte dhe mekanizmat të jenë të kyçur saktë (fig. 28).
E RËNDËSISHME kur karroca është në përdorim, bllokuesi duhet të përdoret gjithmonë dhe të kyçet në pozicionin e tij; nëse bllokuesi është hequr, kontrolloni që suportet e bllokuesit të jenë ngritur dhe të jenë kyçur saktë në pozicion vertikal (fig. 29).
REGULLIMI I TIMONIT (fig. 30)
Shtypni levën “b” dhe shtrini timonin në pozicionin e dëshiruar. Sigurohuni që timoni të jetë i kyçur siç duhet në pozicionin e ri.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES (fig. 31)
Ngrini levën rregulluese “a”, të vendosur në pjesën e pasme të mbështetëses dhe mbështeteni në pozicionin e dëshiruar, lëshojeni levën dhe sigurohuni që të jetë bblokuar saktë.
E RËNDËSISHME (fig. 32): për fëmijët nën 6 muaj, mbështetësja duhet të përdoret gjithmonë dhe vetëm në pozicionin më të shtrirë, horizontal.
BLLOKONI LËVIZJEN RROTULLOESE TË RROTAVE TË PËRPARME (fig. 33)
Shtyjeni karrocën përpara për të rrotulluar rrotat e përparme për së drejti.
Lëvizni levën "a" poshtë për të aktivizuar lëvizjen rrotulluese ndërsa lart për të bblokuar lëvizjen rrotulluese.
FRENAT E NDALIMIT (fig. 34)
Aktivizimi i frenimit: shtypni levën e frenave, shtyjeni karrocën pak përpara për të kontrolluar nëse frena është aktivizuar saktë.
Çaktivizimi i frenimin: ngrini levën.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËVE (fig. 35)
Shtypni butonat “a” dhe rregulloni mbështetësen e këmbëve në pozicionin e zgjedhur.
RREGULLIMI I TENDËS (fig. 36, 37, 38, 39)
Tenda mund të rregullohet në 3 lartësi të ndryshme.
Shtypni butonin “a” në anën e pasme të tendës (fig. 36), da ambo i lati, dhe ngrini ose ulni tendën për ta vendosur atë në lartësinë e dëshiruar.
Sigurohuni që tenda të jetë e kyçur siç duhet në pozicionin e ri.
Shpalosni tendën sipas nevojave tuaja për të mbrojtur fëmijën tuaj nga rrezet e diellit.
KUJDES: fëmija juaj ka lëkurë të ndjeshme, MOS e lini kurrë fëmijën tuaj direkt nën rrezet e diellit; gjithmonë sigurohuni që ta keni rregulluar siç duhet tendën.
Aktivizoni frenat përpara se ta vendosni fëmijën (fig. 40).
E RËNDËSISHME:
- Nëse fëmija është më pak se 6 muajsh, rripat e kraharorit duhet të futen në synthet e poshtme (fig. 41).
- Nëse fëmija është më i madh se 6 muaj, rripat e kraharorit duhet të futen në synthet e sipërme (fig. 41, fig. 42, fig.43).
- Rripat e gjoksit duhet të futen në vrimat e vendosura në të njëjtën lartësi (fig.44).
Zgjidhja e mbërtheckave (fig. 45): shtypni butonat "1" dhe nxirrni përbërësit.
Vendoseni fëmijën në karrocë dhe rregulloni sistemin e rripave sigurues sipas madhësisë së trupit të fëmijës (fig. 46).
Si të lidhim mbërcheckat (fig. 47): futni komponentin "b1" në komponentin "a1", futni komponentin "b2" në komponentin "a2"; një klik do të tregojë bashkimin e saktë.
Mbivendosni komponentin “a2” në komponentin “a1”, mbivendosni komponentin e shtrëngimit (mbërtheckën) “c” sîç tregohet në figurë në komponentin “a1-a2” një klik do të tregojë bashkimin e saktë.
PARALAJMËRIM: asnjëherë mos përdorni rripin e bigëzimit pa rripin abdominal.
E RËNDËSISHME: për fëmijët nën 6 muaj, mbështetësja duhet të përdoret gjithmonë dhe vetëm në pozicionin më të shtrirë, në horizontal. (fig. 40).
MBYLLJA E KARROCËS
Ndenjësja mund të orientohet nga rruga ose nga prindi.
Ndenjësja e orientuar nga rruga (fig. 48)
Para se të palosni karrocën, sigurohuni që:
- Mbështetja e këmbëve është në pozicionin horizontal (fig.49, fig. 50).
- Tenda të jetë e rregulluar në pozicionin më të ulët;
- Tenda të jetë e mbyllur (fig. 51).
- Doreza të jetë e rregulluar në pozicionin më pak të zgjatur;
- Rrotat e përparme janë në pozicion rrotullues
Shtyjeni karrocën përpara për të rrotulluar rrotat e përparme për së drejti.
Shtypni levën e rregullimit të mbështetëses dhe palosni mbështetësen drejt ndenjëses (fig. 52).
Shtypni butonin "b" dhe rregulloni timonin në pozicionin më pak të shtrirë, lëshoni butonin.
Spostoni butonin “a”, siç tregohet në figurë 53, dhe në të njëjtën kohë shtypni butonin “b”, zgjasni pak timonin dhe duke mbajtur të shtypur butonin “a” dhe butonin “b” në të njëjtën kohë, shtyni fort timoni përpara siç tregohet në figurë për të mbyllur telajon, pastaj lëshoni butonat.
Sigurohuni që të jetë mbyllur saktë (fig. 53).
Ndenjësja e orientuar nga prindi (fig 54)
Mbyllja e karrocës (fig. 55, fig. 56, fig. 57, fig. 58)
Sigurohuni që të jetë mbyllur saktë (fig. 58)
PËRDORIMI
KARROCA MUND TË TRANSPORTOHET SI NJË VALIXHE E VOGEL
Tërhiqeni karrocën prapa për të rrotulluar rrotat e përparme për së drejti.
Rregulloni dorezën në pozicionin e tij më të shtrirë; shihni paragrafin "Rregullimi i timonit".
Palosni karrocën, shikoni paragrafin "Mbyllja e karrocës".
PËRDORIMI ME AKSESORË
Karroca TicToc mund të përdoret me plotësuesit e mëposhtëm: platformë mbajtëse TicToc dhe ndenjëse për bebe TicToc. Si ta heqim ndenjësen nga telajo (shihni paragrafin Vendosja e ndenjëses).
Aktivizoni frenat e ndalesës të karrocës (fig. 34).
PËRDORIMI I AKSESORIT NDENJËSE PËR BEBE OSE PLATFORMË NDENJËSE (fig. 60, 61)
E RËNDËSISHME: aksesorët duhet të fiksohen në telajo vetëm në pozicionin përballë prindit.
PLATFORMA MBAJTESE E BUTË - EN 1466:2014 + AC:2015
MONTIMI I STRUKTURËS
- Ngrini dorezën, një klik do të njoftojë bllokimin në pozicionin vertikal. Sigurohuni që të jetë i kyçur mirë.
- Shtypni poshtë pjesën e poshtme të platformës mbajtëse për të ngritur anët e karrocës.
• Hapni me ngadalë ZINXHIRIN (fig. 62). - Tërhiqni kllapat mbështetëse të strukturës drejt pjesës së jashtme të platformës mbajtëse, duke përdorur rripat, derisa të kyçen me 4 kapëset.
- Sigurohuni që kllapat të jenë të bllokuara me 4 kapëse (fig. 63, 64).
- Palosni pëlhurën anësore drejt pjesës së brendshme të platformës mbajtëse, fiksoni Velcro-n si në figurë, fiksoni anën e sipërme me ZHINXHIR. Sigurohuni që pëlhura të jetë e ngjitur saktë me zinxhirin dhe të mos ketë hapje përgjatë anës (fig. 65).
- Vendoseni dyshekun brenda platformës mbajtëse (fig. 66).
RREGULLIMI I DOREZËS / TENDËS
Shtypni butonat anësor dhe rregulloni dorezën në pozicionin e ri, lëshoni butonat dhe sigurohuni që të jenë të kyçur mirë (fig. 67, 68).
C MBULESA OPERTINA
Fiksoni mbulesën përgjatë anëve dhe ngjisni anët me velcro-n (fig. 69).
Ngrini pëlhurën e përparme të mbulesës për një mbrojtje më të madhe (fig. 70).
MBYLLJA E KARROCËS
• Hiqni mbulesën (fig. 71).
- Mbyllni dorezën në pozicion horizontal (fig. 72).
• Hiqni dyshekun e brendshëm (fig. 50).
- Hapni zinxhirin anash dhe ngrini pëlhurën përgjatë anës nga pjesa e brendshme (fig. 74).
- Kapeni rripin dhe duke e tërhequr drejt pjesës së brendshme të platformës mbajtëse, lironi kllapat mbajtëse të kapëseve dhe mbylleni drejt pjesës së brendshme të platformës mbajtëse. Përsëriteni këtë veprim edhe në kllapën e dytë mbajtëse (fig. 75, 76).
- Palosni bazën e platformës mbajtëse nga lart (fig. 77).
- Vendoseni dyshekun brenda platformës mbajtëse.
- Vendoseni mbulesën në strukturë dhe lidhni cepat me velcro përgjatë anëve (fig. 78).
PLOTËSIMI PLATFORMË MBAJTËSE
Montimi i aksesorit: vini në rresht pajisjen e bashkëngjitjes së aksesorit dhe duke shtypur poshtë, një klik do të tregojë lidhjen e saktë të aksesorit në telajon e karrocës. Sigurohuni që bashkimi të jetë kryer saktë në të dyja anët (fig. 79).
PARALAJMËRIM: para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që aksesori të jetë e lidhur saktë.
Çmontimi i aksesorit: SHTYP butonat “a” nga të dyja anët (fillimisht butonin në të djathtë) dhe hiqeni aksesorin duke e ngritur e duke përdorur dorezën (fig. 81, 82).
AKSESORI NDENJËSE PËR BEBE
Monitorimi i përshtatësit djathtas dhe majtas (fig. 83): Rreshtoni dhe futni përshtatësin e djathtë dhe të majtë në bazat e tyre në telajon e karrocës.
Shtypni derisa të dëgjoni një klik; kjo do t'ju njoftojë lidhjen e saktë.
PARALAJMËRIM: para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që të dy përshtatësit të jenë të lidhur saktë në telajo; po ti ngrish ato nuk duhet të zgjidhen.
Çmontimi i përshtatësit (fig. 87): shtypni butonin “a” për të hequr përshtatësin.
Montimi i aksesorit (fig. 84, 85): vini në rresht pajisjen e bashkëngjitjes së aksesorit me përshtatësit dhe shtypni poshtë; një klik do të tregojë lidhjen e saktë të aksesorit në telajon e karrocës bashkë me përshtatësit. Sigurohuni që bashkimi të jetë kryer saktë në të dyja anët.
PARALAJMËRIM: para përdorimit, sigurohuni gjithmonë që aksesori të jetë e lidhur saktë. Duke e ngritur aksesorin lart, ai nuk duhet të lirohet e të shkëputet nga telajo i karrocës.
Çmontimi i aksesorit (fig. 86): Vendoseni dorezën e ndenjëses për bebe në pozicion vertikal, duke shtypur butonat në anë të dorezës; shihni manualin e dhënë për ndenjësen për bebe.
Me njërën dorë kapni dorezën e ndenjëses për bebe dhe me tjetrën shtypni butonin "A" në të dy anët e sipërme të ndenjëses për bebe dhe hiqni ndenjësen duke e ngritur duke përdorur dorezën.
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
Veshja
- Pjesët e pëlhurës mund të lahen duke ndjekur udhëzimet në etiketën e larjes.
- Pastroni pëlhurën me ujë, me një detergent neutral dhe me një sfungjer.
- Mos përdorni asnjëherë produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues ose hollues.
- Pastrojeni pëlhurën me furçë në vend që ta lani.
- Mos e përdorni produktin nëse është ende i lagësht dhe mos e lini në mjedise të lagështa pasi mund të krijohet myk.
- Ruajeni produktin në një vend pa lagështirë.
- Mbroni produktin nga agjentë atmosferikë, si uji, shiu apo bora; për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm dhe i zgjatur në diell mund të shkaktojë ndryshime ngjyrash në shumë materiale.
- Rekomandojmë larjen e mbulesës veçmas nga sendet e tjera.
- Respektoni udhëzimet për larjen e mbulesës ashtu siç tregohet në etiketat përkatëse.
- Thaheni tërësisht mbulesën përpara se ta përdorni apo ta ruani.
- Për të parandaluar formimin e mykut, këshillohet që të ajrosni krevatin në mënyrë periodike.
MIRËMBAJTJA E PRODUKTIT
- Kjo karrocë fëmijësh kërkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
- Produkti kërkon mirëmbajtje edhe sado të vogël. Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse do të rrisë jetëgjatësinë e karrocës dhe do ta bëjë më të lehtë palosjen dhe shpalosjen e saj.
- Nëse disa nga pjesët e karrocës ngurtësohen ose bëhen të vështira për t'u përdorur, aplikoni një sasi të vogël lubrifikanti në formë spay, si p.sh. WD 40. Mos përdorni vaj apo yndyrë. Produkti WD 40 nuk duhet të përdoret për lubrifikimin e rrotave të lëvizshme. Nëse nevojitet, rrotat duhet të hiqen dhe të pastrohen me një leckë të butë e të thatë.
- Kontrolloni rregullisht pajisjet e kyçjes, frenat, rrotat, rripat, levat, rregulluesit e sediljeve, nyjet dhe mbërthyesit, gjithmonë duke u siguruar që ato të jenë të kyçura siç duhet dhe në gjendje të mirë pune.
- Rrotat janë të konsumueshme dhe duhet të zëvendësohen kur është e nevojshme.
- Kryeni një kontroll të plotë për funksionimin e duhur të karrocës pas 18 muajsh përdorim, pas një periudhe të gjatë mospërdorimi dhe përpara se ta përdorni për një fëmijë të dytë.
- Pastroni pëlhurën me ujë, me një detergjent neutral dhe me një sfungjer.
- Pjesët plastike dhe metalike mund të pastrohen me ujë të ngrohtë, me një detergjent neutral dhe me një sfungjer.
- Mos përdorni asnjëherë produkte pastrimi gërryese ose me bazë amoniak, zbardhues ose hollues.
- Kontrolloni rregullisht platformën mbajtëse dhe verifikoni që të mos ketë pjesë të dëmtuara apo të konsumuara. Zëvendësoni platformën mbajtëse nëse ka pjesë të dëmtuara.
PARALAJMËRIME
• E RËNDËSISHME – LEXOJENI ME VËMENDJE DHE RUAJENI PËR TË ARDHMEN.
- KUJDES: MOS E LINI KURRË FËMIJËN TUAJ PA MBIKËQYRJE.
- KUJDES: PARA PËRDORIMIT, SIGUROHUNI QË TË GJITHË MEKANIZMAT E KYÇJES TË JENË TË MBËRTHYERA NË MËNYRË KORREKTE.
- KUJDES: PËR TË SHMANGUAR LËNDIME APO DËMTIME SIGUROHUNI QË FËMIJA TË NDODHET NË DISTANCË TË KONSIDERUESHME KUR PRODUKTI HAPET DHE MBYLLET.
- KUJDES: MOS E LEJONI FËMIJËN TË LUAJ ME KËTË PRODUKT.
- KUJDES: PËRDORNI GJITHMONË SISTEMIN KUFIZUES.
- KUJDES: PARA PËRDORIMIT, KONTROLLONI QË MEKANIZMAT E MBËRTHIMIT TË BAZËS, TË PLATFORMËS MBAJTËSE APO TË NDENJËSES TË JENË TË MBËRTHYERA NË MENYRË KORREKTE.
- KUJDES: KY PRODUKT NUK ëSHTË I PËRSHTATSHËM PËR VRAPIM APO PËR PATINAZH.
- KUJDES: JU JENI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ.
- KUJDES! Para përdorimit, sigurohuni që të gjithë mekanizmat e kyçjes të jenë të mbërthyera në mënyrë korrekte.
- KUJDES: Mbani gjithmonë fëmijën nën kontroll kur gjendet në karrocë.
- KUJDES: Ky produkt është i përshtatshëm për fëmijët që nga lindja deri në 22 kg peshë ose 4 vjeç; cilado situatë të verifikohet e para.
- Për fëmijët me moshë nën 6 muaj, përdorni gjithmonë dhe vetëm karrocën me mbështetësen plotësisht të shtrirë ose vendoseni ndihmësin duke përdorur përshtatësit e përfshirë.
- KUJDES: Nëse karroca përdoret me ndihmësin, kontrolloni që ajo të jetë instaluar saktë.
- Për të sapolindurit, mos e rregulloni mbështetësen në pozicionin vertikal, ulur (duhet të rregullohet në pozicionin e shtrirë) pasi fëmija në këtë moshë nuk ka aftësinë ta mbajë kokën drejt.
- KUJDES: Përdorni gjithmonë rripat e sigurimit për të parandaluar që fëmija të lëndohet rëndë nga rënia apo rrëshqitja nga karroca.
- Kontrolloni rregullisht që rripat të jenë të lîdhur në mënyrë korrekte dhe të mos dëmtohen apo të shprishen.
- KUJDES: Sigurohuni që fëmija juaj të vendosë gjithmonë rripat e sigurimit në mënyrë korrekte dhe që të jenë të rregulluar mirë.
- KUJDES: Karroca është projektuar për të mbajtur vetëm një fëmijë.
- KUJDES: Sigurohuni që baza të jetë mbërthyer siç duhet në strukturë përpara përdorimit.
- KUJDES: Një ngarkesë e varur tek doreza mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e karrocës.
- KUJDES: Kur vendosni ose hiqni fëmijën nga baza, sigurohuni që frenat të jenë gjithmonë të aktivizuar.
- KUJDES: Përdorni gjithmonë frenat edhe kur ndaloni për një kohë të shkurtër.
PARALAJMËRIME
- KUJDES: Kur parkoni, kontrolloni që frenat të jetë aktivizuar saktësisht duke lëvizur karrocën përpara dhe mbrapa.
- KUJDES: Mos e mbyllni apo ta mbyllni pjesërisht karrocën me fëmijën brenda.
- KUJDES: Karroca juaj plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara nga standardet e sigurisë dhe po ta përdorni në mënyrë korrekte e ta mirëmbani në mënyrë adekuate, ajo do të ruajë performancën e saj të pandryshuar për disa vite.
- Karroca është e pajisur me një shportë për bartjen e 3 kg peshe të cila duhet të shpërndahet në mënyrë të adekuate.
- Montimi duhet kryer nga një i rritur.
- Vetëm një person i rritur mund të rregullojë mekanizmin e funksionimit të mbështetëses.
- Mos e përdorni karrocën nëse ndonjë komponent ose pjesë është e thyer, e dëmtuar ose mungon.
- Mos lejoni që fëmija të kacavirret në karrocë, mund ta bëjë atë të paqëndrueshme.
- Ky produkt kërkon një mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
- Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar apo miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund ta bëjnë të pasigurt karrocën.
- Çdo Iloj ngarkese që mund të aplikohet në dorezë dhe/ose në mbështetëse dhe/ose anash produktit mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e tij.
- Mos e mbingarkoni karrocën me fëmijë, mallra apo aksesorë të tjerë. Çantat apo sendet e tjera nuk duhet të varen në dorezë.
- Sigurohuni që të gjithë përdoruesit të kenë njohuri rreth mënyrës së funksionimit të produktit.
- Hapja dhe mbyllja është e lehtë, nuk kërkon përpjekje të tepërta. Nëse kështu nuk është atëherë mos e sforconi mekanizmin - ndaloni dhe lexoni udhëzimet.
- Mos e përdorni karrocën për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin është projektuar.
- Mos lejoni që fëmija juaj të hipë në karrocë pa qenë i ndihmuar, të luajë me karrocën ose të kacavirret jashtë saj.
- Mbajeni fort karrocën gjithmonë kur jeni pranë automjeteve ose trenave në lëvizje. Edhe me frenat e aktivizuara, rryma e ajrit e shkaktuar nga mjeti në lëvizje mund ta lëvizë karrocën.
- Kini kujdes kur ngjiteni ose zbritni nga një bordurë.
- Hiqni fëmijët dhe palosni karrocën kur ngjiteni ose zbritni shkallët ose shkallët lëvizëse.
- Sigurohuni që karroca e mbyllur të gjendet larg fëmijëve në mënyrë që të mos bjerë e të shkaktojë lëndime.
- Mos përdorni aksesorë ose ndihmëse që nuk përfshihen, si ndenjëse për fëmijë, çanta, grepa, tabaka etj. përveç atyre të miratuara nga prodhuesi, pasi ato mund ta bëjnë karrocën të jetë e pasigurt.
- Mos përdorni platforma shtesë për transportin e një fëmije.
- Skeleti është i fortë, por mund të dëmtohet nëse rrotat e pasme vazhdojnë t'i nënshtrohen goditjeve të forta kur zbriten shkallët ose bordura. Impaktet e vazhdueshme do të shkaktojnë dëme.
- Nëse fëmija juaj vesh këpucë të forta, ato mund ta dëmtojnë pëlhurën e butë.
- Mbajtja e karrocës së lagur mund të shkaktojë myk.
- Nëse karroca është e ekspozuar ndaj lagështirës ose e lagur, thaheni me një leckë të butë, shpaloseni plotësisht karrocën dhe lëreni të thahet përpara se ta ruani.
- Mbajeni karrocën tuaj në një vend të thatë dhe të sigurt.
- Mos e lini karrocën në diell për periudha të gjata - disa pëlhura mund të zbehen.
- Përdorimi i ndenjëses për bebe me me telajo nuk zëvendëson djepin apo shtratin. Kur fëmija juaj ka nevojë të flejë, është më e përshtatshme ta vendosni në një djep apo në krevat; ndenjësja e makinës nuk është projektuar për periudha të gjata gjumi.
PLATFORMA MBAJTËSE
- KUJDES: KY PRODUKT ÊSHTË I PËRSHTATSHËM PËR NJË FËMIJË QË NUK ÊSHTË NË GJËNDJE TË QËNDROJË I ULUR VETË.
- KUJDES: TË PËRDORET VETËM NË SIPËRFAQË TË QËNDRUESHME, HORIZONTALE, TË RRAFSHTA DHE TË THATA.
- KUJDES: MOS LEJONI FËMIJËT E TJERË TË LUAJNË TË PAMBIKËQYRUR PRANË PLATFORMËS MBAJTËSE TË KARROCËS.
- KUJDES: MOS E PËRDORNI NËSE NDONJË PJESË ëSHTË THYER, SHQYER APO MUNGON.
- KUJDES: JU JENI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ.
- KUJDES: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje. Mbani gjithmonë fëmijën nën kontroll kur gjendet në platformën mbajtëse të karrocës.
- KUJDES: Ky produkt është i përshtatshëm vetëm për një fëmijë që nuk është në gjendje të ulet pa ndihmë, të kthehet dhe të ngrihet lart duke u mbështetur në duar dhe në gjunjë. Pesha maksimale e fëmijës: 9 kg.
- KUJDES: I përshtatshëm për fëmijët me moshë nën 6 muajsh.
- KUJDES: Para përdorimit, sigurohuni që të gjitha pajisjet e bllokimit të jenë të kyçura si duhet.
- Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar apo miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund ta bëjnë të pasigurt karrocën.
- Sigurohuni që të gjithë përdoruesit të kenë njohuri rreth mënyrës së funksionimit të produktit.
- KUJDES - Āshtë e rrezikshme: ta afroni produktin pranë burimeve të nxehtësisë (gaz ose pajisje elektrike), të cilat mund të krijojnë rrezik zjarri.
- Përpara se ta ngrini ose ta transportoni ndenjësen, kontrolloni që doreza mbajtëse për transportim të jetë në pozicionin vertikal dhe të jetë fiksuar saktë nga të dyja anët.
- Përpara përdorimit, sigurohuni që djepi të jetë montuar saktë, kllapat e brendshme mbështetëse duhet të lidhen me 4 kapëse.
- Përpara përdorimit, sigurohuni që mbulesa të jetë montuar saktë në strukturë, që kllapat e brendshme mbështetëse të jenë të lidhura saktë me kapëset në fund të ndenjëses.
- Për të shmangur lëndime, sigurohuni që fëmija të jetë larg kur hapni dhe mbyllni karrocën.
- Dorezat dhe fundi i djepit duhet të inspektohen rregullisht për shenja konsumimi dhe dëmtimi.
- Kur foshnja është në ndenjëse, koka e saj nuk duhet të jetë kurrë më e ulët se trupi i saj.
- Mos shtoni dyshekë të tjerë përveç atyre që keni marrë bashkë me karrocën ose që janë të miratuara nga Prodhuesi.
- RREZIK PËR MBYTJE: karroca mund të përmbyset në sipërfaqe të buta dhe ta mbysë fëmijën.
- KURRË mos e vendosni ndenjësen mbi krevat, divan apo sipërfaqe të tjera të buta.
- Kontrolloni rregullisht integritetin e djepit; mos e përdorni nëse ndonjë pjesë është dëmtuar, konsumuar ose mungon.
- Përdorni vetëm pjesë këmbimi të miratuara nga prodhuesi.
MBULESA E SHIUT
KUJDES!
- Të përdoret nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Kur është në përdorim, sigurohuni që mbulesa e shiut të mos bjerë në kontakt me fytyrën e fëmijës pasi mund të shkaktojë mbytje.
PARALAJMËRIME
- Mos e përdorni mbulesën e shiut në karrocë pa kapotën që e mban atë.
- Asnjëherë mos e lini mbulesën e shiut të mbërthyer me karrocën kur jeni në shtëpi, në një mjedis të nxehtë ose pranë një burimi nxehtësie pasi fëmija mund të vuajë nga nxehtësia e tepërt.
- Mos e përdorni në produkte të tjera përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
- Larje me dorë në 30°C.
Mbulesa e këmbëve opsonale "TicToc", shitet veçmas.
Komponentet e ndenjëses për bebe PAG 120
Përdorimi - paralajmërime PAG 121
Kontrolli para përdorimit PAG 126
Instalimi në automjetet PAG 127
Rregullimi i dorezës PAG 129
Rregullimi i tendës së diellit PAG 129
Përdorimi i përshtatësit në muajt e parë PAG 129
Vendosja e fëmijës në ndenjësen për bebe PAG 129
Si të rregulloni mbështetësen e kokës dhe rripat e shpatullave PAG 130
Përdorimi i ndenjëses për bebe në automjet PAG 131
Mirëmbajtja - pastrimi PAG 133
- Mbështetësja e kokës
- Mbrojtës për rripin e gjoksit
- Lidhëse shpatullash
- Mbrojtës për rripin rrëzë kofshëve
- Leva "Rregullimi i mbështetëses së kokës"
- Lak udhëzues për rripin e sigurimit abdominal
- Jastëk reduktues
- Mbërcheckat e parzmores
-
Butoni i rregullimit të rripave të shpatullave
-
Rrip i rregullimit të rripave të shpatullave
- Tenda
- Lak udhëzues për rripin e sigurimit të gjoksit
- Butoni i rregullimit të duarve
- Doreza
- Veshja
- R-elf
- Pjesa e udhëzimeve
- Butoni për të hequr përshtatësit
- Përshtatës djathtas dhe majtas (*)
ALAJMËRIME
KATEGORITË E PËRDORIMIT

| NDENJËSE PËR BEBE"Car seat TicToc i-Size" | Ndenjëse për bebe"Car seat TicToc i-Size" me bazë "Tech i-Size" |
| Ndenjësja për bebe "Car seat TicToc i-Size" fiksohet në makinë me rripin e sigurimit në 3 pika. | Ndenjësa për bebe "Car seat TicToc i-Size" mbërthehet me bazën "Tech i-Size" dhe fiksohet në sediljen e makinës me lidhjet ISOFIX.Për instalimin e saktë në makinë, konsultohuni me manualin e udhëzimeve të bazës "Tech i-Size". |
Paralajmërim
-
Ky është një sistem mbajtës fëmijësh "i-Size" i miratuar sipas Rregullores Nr. 129 për t'u përdorur në vendet ndenjëse të automjeteve "të përputhshme me i-Size", siç tregohet nga vetë prodhuesit e automjeteve në manualin e përdorimit të automjetit.
-
Në rast dyshimesh, këshillohuni me prodhuesin e sistemit të mbajtjes ose me shitësin.

E RËNDËSISHME: Ndenjësja për bebe "Car seat TicToc i-Size" së bashku me bazën "Tech i-Size" është një sistem frenues i-Size i miratuar në përputhje me Rregulloren ECE R129 për fëmijët ndërmjet 40 dhe 87 cm të gjatë dhe me peshë maksimale 13 kg.
VËRETJE
E RËNDËSISHME
Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet në këtë manual dhe ato të automjetit në lidhje me pajisjet e mbajtjes së fëmijëve. Sigurohuni që janë të qarta dhe i keni kuptuar. Instaloni dhe përdorni ndenjësen për bebe siç përshkruhet në manualin e udhëzimeve. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve mund të rrezikojë sigurinë ose të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje për fëmijën tuaj. Gjatë periudhës së përdorimit të ndenjëses për bebe mbajeni këtë udhëzues në vendin e posaçëm të pajisjes për referenca në të ardhmen.
E RËNDËSISHME
- Për çdo problem shëndetësor në lidhje me të porsalindurit me peshë të ulët dhe foshnjat e lindura para kohe, konsultohuni gjithmonë me mjekët ose personelin e specializuar të spitalit për përshtatshmërinë e përdorimit të ndenjëses për bebe përpara se të dilni nga spitali ose të përdorni sistemin mbajtës.
- KUJDES! Instaloni ndenjësen për bebe "Car seat TicToc i-Size" VETËM në DREJTIM TË KUNDËRTË TË ECJES SË AUTOMJETIT.
- "Car seat TicToc i-Size" mund të instalohet në bazën "Tech i-Size" në sediljet e përputhshme i-Size siç tregohet nga prodhuesi në manualin e automjetit.
- Nëse automjeti i përdorur nuk ka ndenjëse i-Size, instalimi miratohet në sediljet ISOFIX të automjeteve të treguara në listën e bashkangjitur të automjeteve ose mund të konsultohen në faqen e internetit www.foppapedretti.it.
- Ndenjësja për bebe "Car seat TicToc i-Size" mund të instalohet gjithashtu vetëm me rripin e sigurimit në 3 pikat statike të automjetit ose me bobinë, të miratuar sipas Rregullores UN/ECE Nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente.
- Përpara se ta blini, kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është e përshtatshme me automjetin tuaj. Nëse keni dyshime, konsultohuni me prodhuesin e ndenjëseve të bebeve ose me shitësin.
VĚRETJE
- Instaloni ndenjësen për bebe vetëm në sedilje të orientuara në drejtim të ecjes së automjetit. Sipas statistikave, sediljet e pasme të automjetit janë më të sigurta për fëmijët sesa sediljet e përparme.
- Pas një aksidenti, ndenjësja për bebe mund të humbasë karakteristikat e saj të sigurisë për shkak të dëmtimit që ka pësuar, edhe nëse nuk duket menjëherë. Prandaj rekomandohet të zëvendësohet. Prodhuesi mund të garantojë konformizmin me kërkesat e sigurisë vetëm për pajisjen origjinale.
- Sigurohuni që bagazhet ose objektet e tjera brenda automjetit të jenë të palëvizshme për të zvogëluar kështu rrezikun e lëndimeve të mundshëm në rast aksidenti.
- Komponentët e ngurtë dhe plastikë të sistemit të mbajtjes së fëmijëve duhet të vendosen dhe të sigurohen në mënyrë që të mos futen midis sediljeve ose të ngecin në derë gjatë përdorimit të përditshëm të produktit.
- MOS i hiqni etiketat e pranishme në sistemin e mbajtjes. Etiketat përmbajnë informacione të rëndësishme.
- MOS përdorni një sistem mbajtës me pjesë të dëmtuara ose që mungojnë.
- MOS përdorni parzmoren ose rripat e sigurimit nëse janë të dëmtuara ose tregojnë shenja konsumimi.
- MOS modifikoni sistemin mbajtës dhe mos u përpiquni të bëni në asnjë mënyrë.
- MOS e çmontoni sistemin mbajtës dhe mos u përpiquni të bëni përveç mënyrës siç përshkruhet në këtë manual.
- MOS përdorni ndenjësen për bebe që i është nënshtruar stresit të dhunshëm të shkaktuar nga një aksident. Një aksident mund të ketë shkaktuar një thyerje të brendshme të padukshme.
- Mos e zëvendësoni mbulesën apo parzmoren me një tjetër që nuk është këshilluar nga prodhuesi, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e duhur të sistemit mbajtës.
- KURRË mos blini një ndenjëse për bebe të dorës së dytë, historia e së cilës nuk njihet.
- Sigurohuni që ndenjësja për bebe të mos ngecë në një sedilje të palosshme ose të lëvizshme apo në derën e makinës.
- MOS përdorni asnjë konfigurim që nuk është i listuar në manualin e përdorimit.
VËRETJE
- KURRË mos përdorni një rrip sigurie për ta fiksuar këtë ndenjëse të kapur në vetëm 2 pika.
- Mos përdorni një sistem kalimi të rripit të ndryshëm nga ai i treguar në manual.
- MOS lejoni fëmijët të luajnë ose të rregullojë sistemin mbajtës për fëmijë.
- Kontrolloni gjithmonë që sistemi mbajtës dhe parzmorja të jenë të lidhura saktë përpara çdo përdorimi.
- MOS përdorni ndenjësen për bebe të vendosur në një sedilje pasagjeri të pajisur me AIRBAG aktiv, nëse prodhuesi i automjetit nuk njofton se është i sigurt.
- Ndenjësja për bebe duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në sedilje edhe nëse nuk përdoret. Në rast aksidenti ose frenimi të papritur, një ndenjëse për bebe e pasiguruar mund të dëmtojë pasagjerët e tjërë.
- Kontrolloni që objektet e lëvizshme, bagazhet ose librat, brenda automjetit të jenë të siguruara siç duhet. Në rast aksidenti mund të shkaktojnë lëndime.
- KURRË mos e lini fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në automjet, qoftë edhe për një moment të shkurtër.
- Mos e hiqni KURRË fëmijën nga sedilja ndërsa automjeti është në lëvizje.
- Mos e përdorni sistemin mbartës për fëmijë pa astar.
- NXEHTË! Mbuloni ndenjësen për bebe kur ekspozohet direkt rrezeve të diellit. Pjesët e ndenjëses për bebe mund të nxehen tepër dhe të djegin lëkurën e fëmijës. Kontrolloni gjithmonë sipërfaqet përpara se ta vendosni fëmijën në ndenjëse.
- MOS përdorni pika kontakti, që i nënshtrohen ngarkesës, përveç atyre të përshkruara në udhëzime dhe të shënuara në pajisjen e sigurisë.
- Elementet e forta dhe pjesët plastike të pajisjes mbajtëse për bebet duhet të vendosen dhe instalohen në mënyrë të tillë që, në kushte normale përdorimi, të mos ngecin nën një sedilje të lëvizshme apo në derën e automjetit.
- Mbajini të tendosur të gjithë rripat që përdoren për të siguruar pajisjen e sigurisë në automjet dhe rregulloni rripat që mbajnë fëmijën. Êshtë e rëndësishme rripat e sigurimit të mos përddridhen.
- E RËNDËSISHME Sigurohuni që rripi i barkut të parzmores duhet të jetë në pozicionin më të ultë të mundshëm, për të mbajtur në mënyrën e duhur legenin e fëmijës.
- KURRË mos e përdorni sistemin mbajtës me një bazë të ndryshme nga ajo e specifikuar nga prodhuesi.
VËRETJE
- Sigurohuni GJITHMONË që rripi i sigurimit të automjetit dhe rripat e mbajtjes së fëmijëve dhe të parzmores së ndenjëses së makinës, të mos jenë të të përdredhura.
- Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse me parzmore jo të fiksuar siç duhet.
- MOS e lini fëmijën tuaj në sistemin mbajtës për një periudhë të gjatë kohe.
- Vendoseni GJITHMONË ndenjësen për bebe në drejtim të kundërt të lëvizjes së makinës.
- Mos e vendosni KURRË ndenjësen për bebe në drejtim të lëvizjes së makinës.
- MOS përdorni lidhje alternative të rripave ndryshe nga ato të treguara në këtë manual.
- SIGUROHUNI që të gjitha sediljet e palosshme/sendet të jenë të fiksuara siç duhet.
- Të gjithë pasagjerët në automjet duhet të jenë të lidhur siç duhet me rripat e sigurimit. Pasagjerët pa rrip sigurimi mund të lëndojnë pasagjerë të tjerë në rast aksidenti.
- SIGURONI GJITHMONË që doreza e ndenjëses për bebe të jetë e rregulluar dhe e kyçur në pozicionin e vertikal përpara se ta vendosni fëmijën tuaj në ndenjësen për bebe.
- MOS e vendosni KURRË ndenjësen për bebe ose sistemin mbajtës për fëmijë pranë skajeve të një kuverte të ngritur ose në një sipërfaqe të butë si jastëk apo dyshek. Ndenjësja për bebe mund të bjerë dhe të shkaktojë lëndime serioze ose vdekje.
- MOS e përdorni KURRË ndenjësen për bebe me një karrocë supermerkatesh.
- Për më shumë informacion rreth instalimit dhe përdorimit të duhur të ndenjëses për bebe, kontaktoni prodhuesin e pajisjes së sigurisë së fëmijëve.
- Zgjidhni gjithmonë instalimin në sediljet e pasme, edhe nëse kodi i autostradës e lejon në sediljen e përparme.
- Kontrolloni gjithmonë që të mos ketë mbetje ushqimore ose materiale të tjera të ngjashme në mbërcheckat.
- Në dimër, mos e lidhni fëmijën duke i lënë veshur rroba shumë të rënda.
KONTROLLI PARA PËRDORIMIT
Kontrolloni:
- që parzmorja të jetë e padëmtuar dhe pa shenja konsumimi.
Verifikoni që fëmija bën pjesë në grupin e përdorimit:
• që pesha të jetë ndërmjet 0-13 kg.
Instaloni sistemin mbajtës për bebe të orjentuar në drejtim të kundërt të ecjes së automjetit në një vend të sigurt në automjet:
- vetëm në rast sediljesh të orientuara në drejtim të ecjes së automjetit.
- me dorezë të kyçur në pozicionin e treguar në këtë manual.
- ndenjësja për bebe duhet të jetë e orientuar në drejtim të kundërt të ecjes së automjetit.
- nëse mjeti është i pajisur me airbag, selektori duhet të jetë në pozicionin PA airbag të aktivizuar.
- përdorni vetëm rripat e sigurimit në 3 pika për të fiksuar sediljen për bebe me rripa të pa përdredhur.
- kalimi i rripave duhet të kryhet në mënyrë të saktë.
- i fiksuar në sedilje.
Sigurimi i saktë i fëmijës në ndenjësen për bebe:
- rripat e shpatullave duhen rregulluar në lartësinë e duhur.
- rripat nuk duhet të jenë të përdredhur.
- rripi i barkut duhet të jetë në një pozicion të ulët, mbi legenin e fëmijës.
- parzmorja duhet të jetë e fiksuar siç duhet.
PËRDORIMI NË MAKINE

text_image
AIRBAGMOS E VENDOSNI NDENJËSEN PËR BEBE TË POZICIONUAR NË SEDILJEN E PASAGJERIT TË PAJISUR ME AIRBAG.
Rrezik! Nëse airbag-u shpërthen mund të godasë ndenjësen për bebe dhe t'i shkaktojë lëndime serioze fëmijës, madje edhe vdekjen.
Ndiqni udhëzimet në manualin e automjetit për përdorimin e ndenjëseve për bebe.

Mos përdorni KURRË një rrip sigurie të kapur në vetëm 2 pika për ta fiksuar këtë ndenjëse. Përdorni vetëm rripat e sigurimit me 3 pika.
Respektoni rregulloret që janë në fuqi në shtetin tuaj.
Mos përdorni KURRË një rrip sigurie për ta fiksuar këtë ndenjëse të kapur në vetëm 2 pika.
Eështë e përshtatshme të përdoret vetëm në automjete me rripin e sigurimit të fiksuar në 3 pikat statike të automjetit ose me bobinë, të miratuar sipas Rregullores UN/ECE Nr. 16 ose standardeve të tjera ekuivalente.
Mos e përdorni kurrë këtë ndenjëse për bebe në një sedilje pasagjeri të përparmë të pajisur me airbag aktiv frontal.
INSTALIMI NË AUTOMJETET
RRIPI I SIGURISË SË MJETEVE ME KAPËSE NË 3 PIKA

Mund ta instaloni ndenjësen e bebeve si më poshtë:
| në drejtim të ecjes së makinës jo | |
| në drejtim të kundërt ecjes së makinës | po |
| me rripa sigurie të kapur në 2 pika | jo 1) |
| me rripa sigurie të kapur në 3 pika | po 2) |
| në sediljen e pasagjerit të përparmë | po 3) |
| në sediljen anësore të pasme | po |
| në sediljen anësore në qëndër | jo 4) |

1) Përdorimi i një rripi të kapur në 2 pika rrit rrezikun e lëndimit të fëmijës
në rast aksidenti.
2) Rripi i sigurimit duhet të jetë i miratuar nga ECE R 16 ose standarde të tjera ekuivalente.
3) Mos e përdorni këtë ndenjëse për bebe në një sedilje pasagjeri të përparmë të pajisur me airbag aktiv frontal. 4) Mund të përdoret nëse sedilja qendrore e automjetit është e pajisur me një rrip me kapëse në 3 pika.
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE
RREGULLIMI I DOREZËS (fig. 1.1, fig. 1.2)
A. Për transport, për përdorim në makinë.
B. Për ta vendosur fëmijën në ndenjëse.
C. Pozicionimi e përdorimi i shtrirëses për fëmijë.
Për të rregulluar dorezën në pozicione të ndryshme, shtypni të dy butonat anësor në të njëjtën kohë dhe rrotulloni dorezën, më pas lëshoni butonat dhe vazhdoni ta rrotulloni derisa të bllokohet në pozicionin e ri.
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që doreza e ndenjëses për bebe të jetë e kyçur në pozicionin vertikal të transportit përpara se ta ngrini ndenjësen.
Një klik do t'ju njoftojë kur doreza të jetë kyçur saktë në pozicionin vertikal të transportit.
RREGULLIMI I TENDËS SË DIELLIT (fig. 2)
Tenda e diellit është lehtësisht e rregullueshme.
Shërben që fëmija të pushojë i qetë dhe ta mbrojë atë nga rrezet e diellit.
Hapja: tërhiqni skajin plastik të tendës.
Mbyllja: shtyjeni skajin përsëri në pozicionin fillestar.
PËRDORIMI I PËRSHTATËSIT NË MUAJT E PARË (fig. 3)
Përshtatësi i siguron fëmijës suaj mbështetje më të madhe gjatë muajve të parë.
Përshtatësi përdoret për t'i siguruar rehati sa më të madhe fëmijëve të vegjël.
Reduktuesi i plotë duhet të përdoret derisa fëmija të arrijë në 75 cm gjatësi.
VENDOSJA E FËMIJËS NË NDENJËSEN PËR BEBE
Lironi rripat e shpatullave (fig. 4.1): Shtypni butonin rregullues që ndodhet në pjesën e përparme të ndenjëses për bebe dhe tërhiqni të dy rripat e shpatullave në të njëjtën kohë për të liruar parzmoren.
Zgjidhja e mbërtheckave (fig. 4.2): Shtypni butonin e kuq në mbërthyesin qendror për të liruar rripat e shpatullave dhe për t'i vendosur ato në anë të ndenjëses.
Vendoseni fëmijën në ndenjësen për bebe, duke u siguruar që pjesa e poshtme e shpinës të mbështetet saktë në ndenjësen dhe pjesa e pasme të mbështetet saktë në mbështetësen.
Kështu fëmija do të qëndrojë më rehatshëm dhe parzmorja do ta sigurojë atë më mirë. Rrëshqitni rripat e shpatullave mbi supet e fëmijës suaj.
Sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë në të njëjtën lartësi dhe të vendosura pak mbi supet e fëmijës.
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE
Lidhja e mbërtheckave (fig. 4.3): Bashkoni dy skajet/kapëset e rripave të shpatullave duke formuar kështu një lidhës të vetëm.
Futeni lidhësin në shtrënguesin qendror derisa të dëgjoni një klik.
Sigurohuni që rripat e shpatullave të mos jenë të përdredhura.
Rregulloni mbrojtëset e gjoksit në qendër të shpatullave të fëmijës.
Si të rregulloni mbështetësen e kokës dhe rripat e shpatullave (fig. 4.4):
Tërhiqeni levën lart dhe në të njëjtën kohë rrëshqitni mbështetësen e kokës lart ose poshtë derisa rripat e gjoksit të jenë në lartësinë e duhur.
Lëshoni levën e rregullimit për të kyçur mbështetësen e kokës në pozicionin e ri.
Sigurohuni që rripat e gjoksit të jenë të kyçur saktë dhe në pozicionin e duhur.
Sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë të pozicionuara pak mbi shpatullat e fëmijës dhe që të ketë një boshllëk prej 1 gishti (1 cm) (fig. 4.5).
Një mbështetëse koke e rregulluar siç duhet garanton pozicionin optimal për fëmijën e ulur në ndenjëse.
Shtrëngimi i parzmores (fig. 4.6): Shtrëngoni rripat e parzmores në mënyrë që ta tendosni saktë në trupit e fëmijës. Tendimi i duhur është kur hapësira midis parzmores dhe fëmijës nuk tejkalon trashësinë e gishtit.
E RËNDËSISHME! Tërhiqeni skajin e rripit të rregullimit nga jashtë, jo lart apo poshtë.
Gjatë transportit (veçanërisht kur nuk jeni në makinë), rripi i rregullimit duhet të vendoset në vendin e vet të posaçëm.

Kontrolloni që fëmija të jetë i siguruar në mënyrë korrekte në parzmore.
Për të garantuar sigurinë e fëmijës suaj, kontrolloni që...
- Rripat e shpatullave janë rregulluar saktë në shpatullat e fëmijës.
- Rripat e shpatullave nuk janë të përdredhura.
- Kapëset janë futur në mënyrë korrekte në mbërcheckat e parzmores.
- Rripat e shpatullave janë të tensionuara saktësisht midis parzmores dhe fëmijës e nuk tejkalon trashësinë e gishtit.
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE NË AUTOMJET
Kjo ndenjëse për bebe mund të fiksohet vetëm në sediljet e pasagjerëve të pajisura me rrip sigurie me 3 pika kapje (në bark dhe gjoks) dhe pa AIRBAG.
Për të siguruar ndenjësen për bebe me rripin e sigurimit me 3 pika të automjetit, veproni si më poshtë:
- Ndenjësja për bebe duhet të vendoset gjithmonë në drejtim të kundërt të ecjes së mjetit, pra me fëmijën e kthyer nga pjesa e pasme e automjetit (fig. 5.1).
- Kaloni rripin e sigurimit horizontal (barkut) të makinës nëpër të dy kalimet e rripit (a), (b) dhe lidhni mbërtheckën (fig. 5.2, fig. 5.3).
- Kaloni rripin e sigurisë diagonale (gjoksore) të makinës, rreth mbështetëses së ndenjëses për bebe, përmes kanaleve të kalimit të rripit diagonal (c) (fig. 5.4).
- Nëse rripi i sigurimit të automjetit është shumë i shkurtër, rregulloni lartësinë e tij në pozicionin më të ulët. Nëse është ende shumë i shkurtër, provoni një sedilje tjetër.
- Sigurohuni që rripi të jetë futur saktë në kanalet e kalimit, si në pjesën e rripit të barkut (kanalet e kalimit në të dy anët) ashtu edhe në pjesën e rripit të kraharorit, kanali i kalimit gjendet në anën e pasme (fig. 5.4).
- Sigurohuni që rripi të mos jetë i përdredhur ose i bllokuar dhe shtrëngoheni atë (fig. 5.5).
PARALAJMËRIME:
- MOS përdorni rrugë të ndryshme për të lidhur rripat e sigurimit. Për ndihmë, kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit.
- MOS e përdorni rripin e sigurimit me 2 pika kapëse për të siguruar këtë sistem mbajtës për fëmijë.
- Kjo ndenjëse për bebe duhet të instalohet gjithmonë dhe vetëm e pozicionuar në drejtim të kundërt të ecjes së makinës në një sedilje në të cilën orientimi i saj është përpara. Sigurohuni që fëmija të jetë i fiksuar siç duhet në parzmoren mbajtëse dhe që sedilja e makinës të jetë e fiksuar mirë në automjet.
Kontrolloni që ndenjësja për bebe të jetë instaluar saktë në automjet.
Siguroni gjithmonë fëmijën me rrip kur të jetë i vendosur në ndenjëse. Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në ndenjëse kur mbështetet në sipërfaqe të ngritura (p.sh. tavolina, etj.).
Shmangni që skajit i rripit të futet mes pjesësh të lëvizshme (p.sh. dyer automatike, shkallë lëvizëse, etj.).
PËRDORIMI I NDENJËSES PËR BEBE
Kujdes! Pjesët plastike të ndenjëses për bebe mund të nxehen në diell, duke i shkaktuar djegie fëmijës. Mbroni ndenjësen për bebe nga burime nxehtësie të larta, për shembull, duke e mbuluar atë me një mbështjellëse të lehtë.
Ndenjësja për bebe ka vetëm një pozicion instalimi në makinë, duke e lënë fëmijën gjithmonë në pozicion gjysmë të shtrirë.
Nëse kryeni udhëtime të gjata, bëni ndalesa të shpeshta. Fëmija lodhet shumë shpejt. Mos e lini fëmijën tuaj në ndenjësen për bebe për një kohë shumë të gjatë.
Opsionale Base Tech i-Size, shitet veçmas

Veshja dhe rripat e sigurimit mund të pastrohen duke përdorur një leckë të pastër, ujë të ngrohtë e sapun.
Pjesët plastike mund të pastrohen me një detergjent delikat dhe ujë të ngrohtë.
Mos përdorni detergjente të fortë (si tretësit).

Ndenjësja nuk duhet të përdoret pa veshje.
SI TË HIQET VESHJA (fig. 6.1, 6..2, 6.3, 6.4)
Shtypni butonin qendror të kuq të mbërtheckave dhe shkëputni lidhësit nga mbërhecka. Hiqni të dy rripat e kraharorit bashkë me lidhëset nga vrimat e kopsave dhe nga telajo.
Nuk është e nevojshme të hiqni rripin e gjoksit nga unaza e tensionit të rripit.
Hiqni rripin duke ndjekur udhëzimet në paragrafin “Si të hiqni mbërcheckat nga parzmorja” dhe hiqni mbërcheckat nga veshja.
Hiqeni mbulesën nga telajo.
Për të rivendosur veshjen ndiqni procedurën në të kundërt
KUJDES! Rivendosni rripat në mënyrë korrekte, duke shmangur përdredhjet.
Si të hiqni mbërcheckat nga parzmorja (fig. 7.1, 7.2)
- Shkëputni mbërcheckat (shtypni butonin e kuq të zbërthimit).
- Gjeni unazën metalike të ngjitur në rrip nën veshjen.
- Rrotulloni unazën metalike dhe hiqeni atë përmes telaios dhe mbushjes
Si të rivendosni mbërtheckat në parzmore
- Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve përmes mbushjes dhe telaios (a). Unaza metalike, e fiksuar në rrip, duhet të dalë nga telaio (fig. 8.1).
- Fusni unazën metalike dhe rripin e rrëzës së kofshëve nëpërmjet telaios (a). Sigurohuni që të jetë futur dhe kyçur saktë (fig. 8.2).
- Tërhiqeni mbërtheckën qendrore për të kontrolluar që rripi i rrëzës së kofshëve të jetë i siguruar siç duhet.
HIQNI TENDËN (fig. 9.1, 9.2, 9.3, 9.4).
GARANCIA KONVENCIONALE
Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqinga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A.
GARANCI KONVENCIONALE
Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.
Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit. Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit
Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.
Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorim që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rreżimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike, mjedisore apo ndryshime të papritura në kushte gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të këmbimit të paautorizuara, përdorim jo të duhur, keqtrajtim ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksidente, dëme që rrjedhin nga ushqimi ose pijet, veprime kimike, forca madhore.
Sidoqoftë, Foppa Pedretti S.p.A. Refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime personash ose sendesh, përveç Produktit, kur dëme të tilla vijnë si rrjedhojë e neglizhencës së dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, në mënyrë alternative, në "Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit" që shoqëron çdo produkt të synuar për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit Krevat Fëmijësh: "Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...").
Foppa Pedretti S.p.A. Gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime njerëzish ose sendesh kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit që janë subjekt konsumimi. Të gjitha pjesët e përbëra nga material plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.
Importato da: