Olimpic - Karrocë fëmijësh Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Olimpic Foppapedretti në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth Olimpic Foppapedretti
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Karrocë fëmijësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Olimpic - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Olimpic e markës Foppapedretti.
MANUAL I PËRDORUESIT Olimpic Foppapedretti
Lexojini udhëzimet për ta përdorur siç duhet karrocën dhe njihni procedurën e duhur të montimit për të shmangur përdorimin e papërshtatshëm që mund t'i shkaktojë lëndime fëmijës.
A.B.

A. Struktura
B. Rrotat e përparme
C. Rrotat e pasme
D. Streha
E. Mbështetësja brojtëse e krahëve
F. Mbulesa e këmbëve
Shënim i rëndësishëm: imazhet dhe udhëzimet e përfshira në këtë broshurë i referohen një versioni të karrocës; disa komponentë dhe disa veçori të përshkruara këtu mund të ndryshojnë në varësi të versionit që keni blerë.
UPOZORENJE
- E RËNDËSISHME – LEXOJENI ME KUJDES DHE RUAJENI PËR T'IU REFERUAR NË TË ARDHMEN.
- KUJDES: KURRË MOS E LINI FËMIJËN PA MBIKËQYRJE.
- KUJDES: PARA PËRDORIMIT, SIGUROHUNI QË TË GJITHË MEKANIZMAT E BLLOKIMIT TË JENË MBËRTHYER SIÇ DUHET.
- KUJDES: PËR TË SHMANGUAR LËNDIMET OSE PLAGOSJET, SIGUROHUNI QË FËMIJA TË JETË NE DISTANCËN E DUHUR KUR TË HAPET DHE TË MBYLLET PRODUKTI.
- KUJDES: MOS E LINI FËMIJËN TË LUAJË ME KËTË PRODUKT.
- KUJDES: PËRDORNI GJITHMONË SISTEMIN E SIGURISË.
- KUJDES: PARA PËRDORIMIT, KONTROLLONI QË MEKANIZMAT E MBËRTHIMIT TË NDENJËSES, TË DJEPIT APO TË NDENJËSES SË MAKINËS PËR FËMIJË TË JENË TË MBËRTHYER SIÇ DUHET.
- KUJDES: KY PRODUKT NUK EŠHTË I PËRSHTATSHËM PËR VRAPIM OSE PATINAZH.
- KUJDES: JENI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ.
- KUJDES: Para përdorimit, sigurohuni që të gjithë mekanizmat e mbërthimit të jenë fiksuar siç duhet.
- KUJDES: Mbajeni gjithmonë nën kontroll fëmijën kur e vendosni në karrocë.
- KUJDES: Ky produkt është i përshtatshëm për bebe nga lindja deri në 22kg ose 4 vjet, cilado që vjen më përpara.
- Për fëmijët nën 6 muaj, përdorni gjithmonë dhe vetëm karrocën me mbështetësen e shpinës plotësisht të përkulur.
- Për të sapolindurit, mos e rregulloni mbështetësen e shpinës në pozicionin vertikal, ulur (duhet të rregullohet në pozicionin plotësisht të shtrirë) pasi fëmija në këtë moshë nuk e ka aftësinë ta mbajë kokën drejt.
- KUJDES: Përdorni gjithmonë rripat e sigurimit për të shmangur plagosjen e rëndë të fëmijës nga rënia ose rrëshqitja nga karroca.
- Kontrolloni rregullisht që rripat të jenë mbërthyer siç duhet dhe të mos jenë të dëmtuar ose të ngrënë.
- KUJDES: Sigurohuni që fëmijës t'i vendosen gjithmonë rripat e sigurimit në mënyrën e duhur dhe që ata të rregullohen mirë.
- KUJDES: Karroca është projektuar për të transportuar vetëm një fëmijë.
- KUJDES: Sigurohuni që përpara përdorimit, ndenjësja të jetë mbërthyer siç duhet në strukturë.
- KUJDES: Një ngarkesë e varur te doreza mund të ndikojë në qëndrueshmërinë e karrocës.
- KUJDES Kur e vendosni ose e hiqni fëmijën nga ndenjësja, sigurohuni që gjithmonë të jetë vendosur freni.
- KUJDES: Përdoreni gjithmonë frenin edhe kur ndaloni për një kohë të shkurtër.
- KUJDES: Kur parkoni, kontrolloni që freni të jetë vendosur saktë, duke e lëvizur karrocën para dhe mbrapa.
- KUJDES: Mos e rimbyllni ose mos e mbyllni pjesërisht karrocën me fëmijën brenda.
- Karroca është e pajisur me një shportë për të transportuar mallra deri në 4 kg, të cilat duhen shpërndarë në mënyrë uniforme.
UPOZORENJE
- Montimi duhet të kryhet nga një i rritur.
- Vetëm një person i rritur mund të rregullojë mekanizmin e rregullimit të mbështetëses së shpinës.
- Mos e përdorni karrocën nëse ndonjë komponent ose pjesë është e thyer, e dëmtuar ose mungon.
- Mos e lejoni fëmijën të ngjitet në karrocë, kjo mund ta bëjë atë të paqëndrueshme.
- Ky produkt kärkon mirëmbajtje të rregullt nga përdoruesi.
- Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar ose miratuar nga prodhuesi, pasi ato cenojnë sigurinë e karrocës.
- Çdo ngarkesë në dorezë dhe/ose në mbështetësen e shpinës dhe/ose anash produktit mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e produktit.
- Mos e mbingarkoni karrocën me fëmijë, mallra ose aksesorë të tjerë. Çantat dhe sende të tjera nuk duhet të varen në dorezë.
- Sigurohuni që të gjithë përdoruesit ta njohin mirë funksionimin e produktit.
- Hapja dhe mbyllja bëhet lehtë, nuk kërkon përpjekje të mëdha. Në të kundërt, mos e sforconi mekanizmin - ndaloni dhe lexoni udhëzimet.
- Mos e përdorni karrocën për ndonjë qëllim tjetër përveç atij për të cilin është projektuar.
- Mos lejoni që fëmija të ngjitet pa ndihmë në karrocë, të luajë me karrocën ose të varet te karroca.
- Mbajeni gjithmonë karrocën kur jeni pranë automjeteve ose trenave në lëvizje. Edhe me frenat e aktivizuar, rryma e ajrit e shkaktuar nga mjeti në lëvizje mund ta zhvendosë karrocën.
- Kini kujdes kur ngjitni ose zbritni nga një bordurë.
- Hiqini fëmijët dhe mbylleni karrocën kur ngjitni ose zbritni shkallët ose shkallët lëvizëse.
- Sigurohuni që karroca e mbyllur të mbahet larg fëmijëve në mënyrë që të mos bjerë dhe të shkaktojë lëndime.
- Mos përdorni aksesorë ose elemente shtesë që nuk janë të përfshira, si sedilje për fëmijë, çanta, grepa, tabaka etj., përveç atyre të miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund ta bëjnë karrocën të pasigurt.
- Mos përdorni platformë shtesë për transportin e një fëmije.
- KUJDES: Karroca juaj i plotëson kërkesat e përcaktuara nga normat e sigurisë dhe me një përdorim korrekt dhe mirëmbajtje të përshtatshme, ajo do ta ruajë performancën të pandryshuar për disa vite.
- Struktura është e fortë, por mund të dëmtohet nëse rrotat e pasme u nënshtrohen vazhdimisht përplasjeve të forta kur zbritni shkallët ose bordurat. Përplasjet e vazhdueshme do të shkaktojnë dëme.
- Nëse fëmija juaj vesh këpucë të forta, këto mund të dëmtojnë pëlhurën e butë.
- Nëse e vini mënjanë karrocën në gjendje të lagur, mund të krijohet myk.
- Nëse karroca është e ekspozuar ndaj lagështirës ose është lagur, thajeni me një leckë të butë, hapeni plotësisht karrocën dhe lëreni të thahet përpara se ta vini mënjanë.
- Mbajeni karrocën në një vend të thatë dhe të sigurt.
- Mos e lini karrocën në diell për periudha të gjata – disa pëlhura mund të zbehen.
- Përdoreni nën mbikëqyrjen e një të rrituri.
- Kur e përdorni, sigurohuni që mbulesa e shiut të mos bjerë në kontakt me fytyrën e fëmijës pasi kjo mund t'i zërë frymën.
- Mos e përdorni mbulesën e shiut mbi produkt pa strehën që e mban
- Mos e lini asnjëherë mbulesën e shiut të fiksuar te karroca brenda në shtëpi, në një mjedis të nxehtë ose afër një burimi nxehtësie, pasi fëmija mund të vuajë nga nxehtësia e tepërt.
- Mos e përdorni në produkte të tjera përveç atyre të rekomanduara nga
- Prodhuesi.
• Të lahet me dorë në 30° C.
KUJDES: kryejeni këtë operacion duke pasur kujdes që fëmija juaj dhe çdo fëmijë tjetër të jenë në distancën e duhur.
Për asnjë arsye pjesët lëvizëse të karrocës nuk duhet të bien në kontakt me trupin e fëmijës.
Shkëputni levën e mbylljes "a", siç tregohet në figurë (fig. 1).
Ngrijeni dorezën derisa skeleti të jetë plotësisht i hapur. Një kërcitje do të tregojë se mbërthimi është bërë siç duhet (fig. 2).
Para përdorimit, kontrolloni që karroca të jetë hapur siç duhet dhe mekanizmat të jenë bllokuar në mënyrën e duhur.
MONTIMI I RROTAVE TË PËRPARME
Montimi i rrotave të përparme (fig. 3): Vendoseni kunjin e rrotës në folenë në qendër të mbajtësit të rrotave. Një kërcitje do të tregojë se bashkimi është bërë siç duhet.
Kontrolloni që të dyja rrotat të jenë të mbërthyera siç duhet; të mos shkëputen kur tërhiqen me drejtim nga poshtë.
Lëvizni levën "a" me drejtim nga poshtë për të bllokuar lëvizjen rrotulluese dhe lart për të aktivizuar lëvizjen rrotulluese (fig. 4).
Çmontimi i rrotave të përparme (fig.5): Shtypni butonin "b", në anën e jashtme, për të hequr rrotat.
MONTIMI I RROTAVE TË PASME
Fusni kunjin e rrotës në vrimë; do të dëgjoni një kërcitje kur të bashkohet. Sigurohuni që rrota të jetë mbërthyer siç duhet; nuk duhet të dalë kur tërhiqet me drejtim nga jashtë (fig. 6).
Çmontimi i rrotave të pasme (fig. 7): Shtypni levën metalike "a" mbi bucelën e rrotës dhe në të njëjtën kohë hiqni rrotën.
MONTIMI I MBËSHTETËSES SË KRAHËVE
Montimi (fig. 9, 10): Afrojeni mbështetësen e krahëve në vendet e veta dhe shtypeni në të dyja anët; një kërcitje do të tregojë se mbërthimi është bërë siç duhet.
Çmontimi (fig. 11): shtypni butonin "a" në të të dy anët e mbështetëses së krahëve dhe tërhiqeni në të njëjtën kohë për ta hequr.
Hapja vetëm nga njëra anë (fig. 12): shtypni butonin A në njërën anë të mbështetëses së krahëve dhe tërhiqeni për ta hapur si derë.
MONTIMI I MBULESËS SË KËMBËVE (fig. 13, 14)
Fusni mbulesën e këmbëve në skeletin e ndenjëses, në pjesën e poshtme.
Palosni pjesën e sipërme të mbulesës së këmbëve rreth mbështetëses së krahëve.
Mbërthejeni mbulesën e këmbëve në strukturën e karrocës. Mbërthejini sustat automatike në të dy anët.
PËRKULJA E MBËSHTETËSES SË SHPINËS
Siç ilustrohet në figurën 15, tërhiqni rripin me njërën dorë dhe me tjetrën kapni pajisjen rregulluese.
Rrëshqiteni mbi rrip pajisjen drejt anës së përparme për ta ngritur mbështetësen e shpinës ose drejt anës së pasme për ta përkulur mbështetësen.
Lëshojeni pajisjen rregulluese për ta bllokuar mbështetësen e shpinës në pozicionin e zgjedhur.
Rekomandojmë ta rregulloni mbështetësen e shpinës pa e vendosur fëmijën brenda.
E RËNDËSISHME: Për fëmijët nën 6 muaj mbështetësja e shpinës duhet të rregullohet gjithmonë dhe vetëm në pozicionin më të përkulur, horizontal (fig. 16).
Aktivizoni frenin: Shtypni levën e frenit, shtyjeni karrocën pak përpara për të kontrolluar që freni të jetë aktivizuar siç duhet.
Për të çaktivizuar frenin: ngrini levën.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KËMBËVE (fig. 18)
Shtypni levën "a", nën mbështetësen e këmbëve; rregullojeni mbështetësen e këmbëve në pozicionin e zgjedhur.
RREGULLIMI I STREHËS (fig. 19-20)
Hapeni strehën duke e zbërthyer zinxhirin sipas nevojave për mbrojtjen e fëmijës nga rrezet e diellit.
KUJDES: Foshnja ka lëkurë të ndjeshme, KURRË mos e lini fëmijën që t'i bien drejtpërdrejt rrezet e diellit, gjithmonë sigurohuni që ta keni rregulluar siç duhet strehën.
RRIPAT E SIGURISË
Aktivizoni frenin përpara se të vendosni fëmijën.
Zbërtheni tokëzën (fig. 21): Shtypni butonin "a" dhe nxirrni komponentët.
Vendoseni fëmijën në karrocë dhe rregullojini rripat sipas trupit të fëmijës.
Mbërthejeni tokëzën (fig. 22): futni pjesën "a" në pjesën "b", një kërcitje do të tregojë se mbërthimi është bërë siç duhet.
PARALAJMËRIM: Asnjëherë mos përdorni rripin në mes të këmbëve pa rripin e barkut.
E RËNDËSISHME: Mbështetësja e shpinës për fëmijët nën 6 muaj duhet të rregullohet gjithmonë dhe vetëm në pozicionin më të përkulur, horizontal (fig. 16).
E RËNDËSISHME: Nëse fëmija është më i vogël se 6 muaj, rripat e gjoksit duhet të futen në iliqet e poshtme (fig. 23, 24).
MBYLLJA E KARROCËS
KUJDES: kryejeni këtë operacion duke pasur kujdes që fëmija juaj dhe çdo fëmijë tjetër të jenë në distancën e duhur.
Për asnjë arsye pjesët lëvizëse të karrocës nuk duhet të bien në kontakt me trupin e fëmijës.
- Zhvendosni butonin "a" majtas, siç tregohet në figurë, dhe shtypni në të njëjtën kohë butonin "B" (fig. 25).
- Karroca do të mbyllet automatikisht (fig. 26).
- Sigurohuni që të jetë mbyllur sïç duhet (fig. 27).
- Sigurohuni që lëvizja rrotulluese e rrotave të përparme të jetë bllokuar (fig. 28).
- Karroca mund të transportohet si një valixhe me rrota (fig. 29).
- Pasi të mbyllet, mbërthyesja anash e bllokon automatikisht karrocën në pozicionin mbyllur, duke shmangur hapjen pa dashje (fig. 1).
ÇMONTIMI I STREHËS
Zbërtheni cepat prej grifshe, zbërtheni pjesën e pasme anësore të strehës nga pajisja e mbërthimit në dorezë për ta hequr strehën (fig. 30, 31).
Me një mjet me majë të sheshtë, përdoreni si levë dhe ngrijeni pak gjuhëzën "1" mbi mbajtësin e përparmë të strehës dhe njëkohësisht hiqni harkun e përparmë (fig. 32). Përsëriteni këtë veprim nga të
Me një mjet me majë të sheshtë, përdoreni si levë dhe ngrijeni pak gjuhëzën "1" mbi mbajtësin e pasmë të strehës dhe njëkohësisht hiqni harkun e pasmë (fig. 32). Përsëriteni këtë veprim nga të dyja anët.
KOSHI PËR MBAJTJEN E GJËRAVE
Çmontimi: zbërtheni 3 sustat e pasme automatike siç tregohet në fig. 34.
Hiqni rripat e pasmë nga tokëzat siç tregohet në fig. 35
Zhvidhosni vidat në pjesën e poshtme të mbështetëses së këmbëve, fig. 36
Montimi: përsëritini veprimet në rend të kundërt.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Përdoruesi duhet ta pastrojë dhe ta mirëmbajë rregullisht produktin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e karrocës duhet të kryhet vetëm nga një person i rritur.
PASTRIMI
- Pastrojini pjesët prej pëlhure me një sfungjer të lagur me detergjent neutral.
- Ndiqni udhëzimet në etiketën e larjes së produktit.
- Pastrojini rregullisht pjesët plastike me një leckë të njomë.
- Thajini pjesët metalike për të parandaluar shfaqjen e ndryshkut nëse karroca ka qenë në kontakt me ujin..
MIRËMBAJTJA
- Lubrifikojini pjesët lëvizëse vetëm kur është e nevojshme, duke përdorur një lubrifikant me bazë silikoni.
- Kontrollojeni rregullisht gjendjen e rrotave dhe të pjesëve lëvizëse.
- Shmangni depërtimin e pluhurit, papastërtive dhe rërës te rrotat dhe pjesët lëvizëse.
- Nëse e vini mënjanë karrocën në gjendje të lagur, mund të krijohet myk.
- Nëse karroca është e ekspozuar ndaj lagështirës ose është lagur, thajeni me një leckë të butë, hapeni plotësisht karrocën dhe lëreni të thahet përpara se ta vini mënjanë.
- Mbajeni karrocën në një vend të thatë dhe të sigurt.
Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqì nga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A. GARANCI KONVENCIONALE
Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti.
Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit.
Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t'i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion.
Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.
Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorim që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rrëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike, mjedisore apo ndryshime të papritura në kushte gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të këmbimit të paautorizuara, përdorim jo të duhur, keqtrajtim ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksidente, dëme që rrjedhin nga ushqimi ose pijet, veprime kimike, forca madhore.
Sidoqoftë, Foppa Pedretti S.p.A. Refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime personash ose sendesh, përveç Produktit, kur dëme të tilla vijnë si rrjedhojë e neglizhencës së dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, në mënyrë alternative, në "Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit" që shoqëron çdo produkt të synuar për pronarin/përdoruesin.
(si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit Krevat Fëmijësh: "Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...").
Foppa Pedretti S.p.A. Gjithashtu refuzon çdo përgjegjësi për dëmtime njerëzish ose sendesh kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit që janë subjekt konsumimi. Të gjitha pjesët e përbëra nga material plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.