IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - Hekurosje

ZeroCalc Z3 3500 - Hekurosje IMETEC - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZeroCalc Z3 3500 IMETEC në format PDF.

📄 114 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - page 104

Pyetjet e përdoruesve rreth ZeroCalc Z3 3500 IMETEC

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZeroCalc Z3 3500 - IMETEC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZeroCalc Z3 3500 e markës IMETEC.

MANUAL I PËRDORUESIT ZeroCalc Z3 3500 IMETEC

PARALAJMËRIM: LLOJI I UJIT QË DUHET TË PËRDORNI Përdorni vetëm ujë pa minerale për hekur.

IT

INTRODUZIONE

I nderuar Klient, Ju falënderojmë që keni zgjedhur produktin tonë. Jemi të sigurt se do ta vlerësoni cilësinë dhe besueshmërinë e saj, pasi është projektuar dhe prodhuar duke vënë në plan të parë për kënaqësinë e klientit. Këto udhëzime për përdorim janë në përputhje me normat evropiane EN 82079.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - INTRODUZIONE - 1

PARALAJMËRIM! Udhëzime dhe paralajmërime për një përdorim të sigurt të pajisjes.

Përpara se ta përdorni këtë pajisje, lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit dhe veçanërisht shënimet për sigurinë dhe paralajmërimet, të cilat duhet të respektohen. Ruajeni këtë manual së bashku me udhëzuesin e saj ilustrues, me qëllim konsultimin e ardhshëm. Në rast transferimi të pajisjes te një person tjetër, sigurohuni që t'i dorëzoni edhe këto dokumente.

①SHËNIM: nëse në leximin e këtij manuali, disa pjesë rezultojnë të vështira për t'u kuptuar ose ju lindin dyshime, përpara se të përdorni pajisjen, kontaktoni kompaninë në adresën e dhënë në faqen e fundit.
① SHËNIM: personat me probleme në shikim mund të konsultojnë versionin dixhital të këtyre udhëzimeve për përdorim në faqen www.tenactagroup.com

INDEKSI

Parathëniefaqe 101Fundi i përdorimitfaqe 107
Paralajmërime për sigurinëfaqe 101Mirëmbajtjafaqe 107
Çelësi i simboleve të përdorurafaqe 104Zgjidhja e problemevefaqe 108
Përshkrimi i pajisjes dhe aksesoreëvefaqe 104Eliminimi në fund të jetëgjatësisëfaqe 109
Asistenca e klientit dhe garanciafaqe 109
Përgatitjafaqe 104Udhëzuesi ilustruesfaqe I-II
Përdorimifaqe 105Të dhënat teknikefaqe I

PARALAJMËRIME PËR SIGURINË

- Mbas shpaketimit, sigurohuni që ky produkt të jetë i padëmtuar, i plotë në të gjitha pjesët e tij, siç tregohet në udhëzuesin ilustrues dhe pa shenja dëmtimi. Nëse keni dyshime, mos e përdorni pajisjen dhe kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIME PËR SIGURINË - 1

PARALAJMËRIM! Përpara përdorimit, hiqni nga pajisja materiale të mundshme komunikimi si etiketa, kartela, etj.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIME PËR SIGURINË - 2

SQ

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIME PËR SIGURINË - 3

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIME PËR SIGURINË - 4

PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me pakon. Mbani qeskën plastike larg nga fëmijët.

  • Ky aparat duhet përdorur vetëm për qëllimin, për të cilin është projektuar, përkatësisht si hekur për hekurosje me avull me shkarkim të lirë për përdorim shtëpiak. Çdo përdorim tjetër konsiderohet jo në përputhje me përdorimin e parashikuar, pra i rrezikshëm.
  • Përpara se të lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, kontrolloni nëse tensioni dhe frekuencat e specifikuara tek të dhënat teknike të pajisjes të jenë në përputhje me ato të rrjetit elektrik. Të dhënat teknike gjenden mbi pajisje dhe mbi ushqyes nëse i pranishëm (shiko udhëzuesin ilustrues).
  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse këta persona mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt si dhe duke kuptuar rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 1

PARALAJMËRIM! Mbani aparatin dhe kordonin elektrik larg nga fëmijët e moshës nën 8 vjeç, kur aparati është i ndezur ose po ftohet.

  • ✉ MOS e përdorni pajisjen me duar të lagura ose këmbë të njoma apo zbathur.
  • MOS tërhiqni kordonin elektrik ose vetë pajisjen për të hequr spinën nga priza elektrike.
  • MOS e tërhiqni dhe mos e ngrini pajisjen nga kordoni elektrik.
  • MOS e ekspozoni pajisjen në lagështi ose në ndikimin e kushteve të motit (shi, diell etj.) apo në temperatura ekstreme.
  • Pajisja nuk duhet të lihet pa mbikëqyrje kur është lidhur me rrjetin elektrik.
  • Hiqni gjithmonë spinën nga ushqimi elektrik përpara pastrimit ose mirëmbajtjes dhe në rast mospërdorimi të pajisjes.

  • Në rast defekti ose keqfunksionimesh, fikeni dhe mos e ngacmoni. Për riparime të mundshme duhet kontaktuar vetëm një qendër e asistencës teknike të autorizuar.

  • Nëse kordoni elektrik është dëmtuar, duhet ndërruar nga një qendër asistence teknike e autorizuar, në mënyrë që të parandalohen rreziqet.
  • Siguria elektrike e kësaj pajisjeje garantohet vetëm kur lidhet si duhet me një sistem të tokëzuar, siç parashikohet nga standardet e sigurisë elektrike në fuqi. Êshtë e nevojshme ta kontrolloni këtë kusht të rëndësishëm të sigurisë përpara se ta lidhni pajisjen me rrjetin elektrik. Në rast dyshimesh, kërkoni një kontroll të kujdesshëm të sistemit nga një teknik kompetent.
  • MOS e fusni këtë aparat në ujë apo lëngje të tjerë. Për proceset e pastrimit dhe mirëmbajtjes, referojuni vetëm paragrafit përkatës të këtij manuali.
  • MOS e lini këtë pajisje në kontakt me ose afër materialeve ose mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme ose që mund të dëmtohen nga nxehtësia.
  • Gjithmonë vendoseni pajisjen me bazamentin, nëse ka, mbi një sipërfaqe të drejtë e të qëndrueshme, rezistente ndaj nxehtësisë.
  • Kur hekuri vendoset mbi mbështetësin e tij, sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën vendoset mbështetësi të jetë e qëndrueshme.
  • MOS përdorni aditivë kimikë, substanca me aroma ose substanca zhgëlqerëzuese.
  • MOS shtoni në ujë aditivë kimikë ose substanca me aromë.
  • Spina duhet hequr nga priza përpara se të mbushni depozitën.
  • Për karakteristikat e pajisjes, referojuni ambalazhit të jashtëm.
  • Përdoreni pajisjen vetëm me aksesoret e furnizuar që janë pjesë thelbësore e pajisjes.
  • MOS përdorni zgjatues kordoni ose përshtatës.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 2

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 3

ÇELËSI I SIMBOLEVE TË PËRDORURA

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 4Kujdes/Paralajmërim/RrezikE ndaluar
IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 5Paralajmërim! Sipërfaqja që djegInformacione
IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 6Pozicioni 1 Pika. I përshtatshëm për hekurosjen e teshave sintetike si për shembull: materiale viskoze, poliestërPozicioni 2 pika. I përshtatshëm për hekurosjen e teshave të tilla si mëndafshi dhe leshi
IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 7IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 8[PXTC]Pozicioni 3 pika. I përshtatshëm për hekurosjen e teshave të tilla si pambuku dhe linojaMAX
0Pozicioni me avull të mbyllurEco
IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje. - 9Pozicioni me avull maksimalShfryrje avulli
(EZTH)Spërkatje Niveli maksimal i mbushjes
CALC-CLEANButoni calc clean

CALC-CLEAN

PËRSHKRIMI I PAJISJES DHE AKSESORËVE

Referojuni udhëzuesit ilustrues në faqen I për të kontrolluar që pajisja është e kompletuar me të gjithë aksesorët.

  1. Drita e kontrollit të temperaturës së pllakës
  2. Kablli i ushqimit me spinë
  3. Çelësi rregullues i temperaturës
  4. Butoni calc clean
  5. Të dhënat teknike
  6. Depozita
  7. PARALAJMĚRIM e hekurit

  8. Pipëza spërkatëse

  9. Kapaku për mbushjen e ujit
  10. Përzgjedhësi i avullit
  11. Butoni spray
  12. Butoni super-avull
  13. Enë matëse për ujin

PËRGATITJA

Klasifikojini rrobat sipas simboleve ndërkombëtare mbi etiketë; nëse etiketa mungon, klasifikojini sipas Ilojit të materialit.

Filloni të hekurosni rrobat që kërkojnë një temperaturë më të ulët për të shkurtuar kohët e pritjes (hekuri do më pak kohë të ngrohet se sa të ftohet) dhe eliminoni rrezikun e djegies së pëlhurave.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PËRGATITJA - 1

PËRDORIMI

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PËRDORIMI - 1

PARALAJMËRIM! Hekuri nuk duhet përdorur nëse është rrëzuar, ose nëse ka shenja dëmesh të dukshme ose nëse humbet ujë.

Përdorni vetëm ujë pa minerale për hekur.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PËRDORIMI - 2

PARALAJMËRIM! MOS hidhni në depozitë substanca holluese, lëngje me aromë ose substanca zhgëlqerëzuese, sepse përdorimi i këtyre substancave mund të dëmtojë produktin.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PËRDORIMI - 3

PARALAJMËRIM! Mos përdorni ujë nga tharëset, kondicionerët ose tharëset e rrobave, ujë të filtruar me zbutës uji ose ujë shiu.

Depozita mund të përmbajë ujë, sepse çdo produkt testohet përpara se të nxirret në treg.

Verifikoni nëse kordoni elektrik me spinën (2) është shkëputur nga priza e korrentit.

Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e mbyllur të avullit [Fig. C].

Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).

Vendoseni hekurin në një pozicion që e lehtëson mbushjen e depozitës me ujë pa e derdhur.

Hidhni me ngadalë ujin në depozitë (6) duke përdorur enën matëse (13) [Fig. B].

Mos e tejkaloni nivelin maksimal të dhënë mbi depozitë (6).

Mbyllni kapakun për mbushjen e ujit (9).

ZGJEDHJA E TEMPERATURËS

Vendoseni hekurin në pozicion vertikal.

Futeni kordonin elektrik bashkë me spinën (2) në prizën e korrentit.

Vendoseni temperaturën sipas Ilojit të materialit në përputhje me simbolet ndërkombëtare mbi etiketë; duke përdorur çelësin rregullues (2) [Fig. D].

Drita LED (1) e temperaturës së pllakës tregon se hekuri po ngrohet.

Prisni që drita e kontrollit të temperaturës së pllakës (1) të fiket përpara se të filloni hekurosjen.

Për hekurosjen e parë është e këshillueshme të vendosni një mbulesë midis hekurit dhe pëlhurës që duhet hekurosur.

Përpara se të filloni hekurosjen, lëshoni një spërkatje avulli mbi mbulesën, duke e mbajtur hekurin të ngritur për të lejuar daljen e ujit të kondensuar të mbetur.

Materialet me këto simbole nuk mund të hekurosen:

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ZGJEDHJA E TEMPERATURËS - 1

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ZGJEDHJA E TEMPERATURËS - 2

SQ

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ZGJEDHJA E TEMPERATURËS - 3

FUNKSIONI ECO

Pajisja ka një teknologji të re që optimalizon prodhimin e avullit duke reduktuar kështu konsumin e energjisë elektrike.

Për të aktivizuar funksionin Eco, vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin me avull ECO.

HEKUROSJE PA AVULL (NË TË THATË)

Për të hekurosur pa avull, ndiqni udhëzimet e seksionit "hekurosje me avull" duke e lënë përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.

HEKUROSJE ME AVULL

Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) diku midis pozicionit të mbyllur dhe atij maksimal të avullit, në bazë të sasisë së dëshiruar të këtij të fundit.

Nxjerrja e avullit në vazhdimësi ndodh vetëm duke lëvizur hekurin në pozicion horizontal.

Pezullimi i avullit në vazhdimësi mund të arrihet duke e mbështetur hekurin në pozicionin vertikal ose duke e vendosur përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e avullit të mbyllur.

① SHËNIM: Përdorimi i avullit është i mundur vetëm me temperaturat më të larta, midis pozicionit me 3 pikë dhe pozicionit të temperaturës maksimale, siç jepet nga simboli në çelësin rregullues të temperaturës (3).

Nëse temperatura e përzgjedhur është shumë e ulët, mund të bien nga pllaka pika uji.

Gjatë hekurosjes, drita e kontrollit të temperaturës së pllakës do të ndizet me intervale, duke treguar se temperatura e përzgjedhur do të ruhet.

Shtypni butonin për super-avull (12) për të gjeneruar një spërkatje të fuqishme me avull.

Prisni disa sekonda nga një shtypje e hekurit në tjetrën [Fig. E].

Shtypni me intervale butonin e super-avullit (12) për hekurosjen vertikalisht (tenda, rroba të varura, etj.).

① SHËNIM: Funksioni i super-avullit mund të përdoret vetëm me temperaturat e larta. Ndaloni përdorimin e tij kur treguesi LED i temperaturës së pllakës ndizet dhe filloni sërish hekurosjen kur ai të fiket.

FUNKSIONI SPRAY

Sigurohuni që të ketë ujë në depozitë (6).

Shtypni butonin spray (11) me ngadalë (për të arritur një spërkatje të dendur) ose shpejt (për të arritur një spërkatje të rrallë) [Fig. F].

Njomni pëlhurat delikate përpara se të hekurosni duke përdorur funksionin spray ose përndryshe, vendosni midis hekurit dhe pëlhurës një mbulesë të njomë. Mos e përdorni funksionin spray për pëlhura mëndafshi ose sintetike.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - FUNKSIONI SPRAY - 1

FUNDI I PËRDORIMIT

BOSHATISJA

Hiqni kordonin elektrik bashkë me spinën (2) nga priza e korrentit.

Hapni kapakun për mbushjen e ujit (9).

Boshatisni depozitën (6) duke e kthyer hekurin kokëposhtë dhe duke e shkundur lehtësisht.

Lëreni hekurin të ftohet plotësisht.

Vendoseni hekurin gjithmonë në pozicion vertikal.

①SHËNIM: Nëse parashikohet të mos përdoret aparati për shumë javë, prisni që aparati të jetë plotësisht i ftohtë përpara se ta boshatisni plotësisht depozitën e ujit duke ndjekur udhëzimet në paragrafin e posaçëm.

Pasi e rindizni, mbushni përsëri depozitën e ujit, siç tregohet në paragrafin e saj.

MIRËMBAJTJA

SISTEMI KUNDËR GËLQERËZIMIT ZEROCALC

Një filtër i veçantë në rrëshirë, i vendosur brenda depozitës së ujit, ul ngurtësinë e ujit dhe kufizon formimin e kalkarit në pllakë. Filtri në rrëshirë është i përhershëm dhe nuk zëvendësohet.

SISTEMI CALC CLEAN

Ky funksion përdoret për pastrimin e pjesës së brendshme të pllakës së hekurit (7) nga çmërsi apo papastërti të tjera.

Këshillohet të kryhet pas çdo 5 - 10 përdorimesh.

Mbusheni depozitën (6) deri në nivelin maksimal të mbushjes [Fig. B].

Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e mbyllur të avullit [Fig. C].

Rregulloni çelësin rregullues të temperaturës (3) në temperaturën maksimale dhe prisni që drita e kontrollit të temperaturës së pllakës (1) të fiket.

Hiqni kordonin elektrik me spinë (2) nga priza e korrentit dhe vendoseni hekurin në pozicion horizontal mbi një lavaman.

Shtypni butonin Calc-Clean (4) dhe mbajeni shtypur derisa nga pllaka e hekurit (7) të dalin ujë i nxehtë, avull dhe papastërti të mundshme apo çmërs.

Pasi të jetë ftohur, pastroni pllakën e hekurit (7) me një leckë të njomë.

PASTRIMI

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PASTRIMI - 1

PARALAJMËRIM! Sigurohuni që përpara se të pastroni hekurin, të jetë hequr spina dhe pllaka e hekurit të jetë ftohur plotësisht.

Kore të mundshme ose mbetje niseshteje ose produkti të pranishme mbi sipërfaqen e pllakës, mund të hiqen me një leckë të njomë dhe me një detergjent të lëngshëm jogërryes.

Shmangni gërvishtjen e pllakës me gërryes ose me objekte metalike.

Pjesët plastike mund të pastrohen me një leckë të njomë, dhe pastaj të kalohen me një leckë të thatë.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PASTRIMI - 2

PARALAJMËRIM! Rrezik zjarri. Lëreni pajisjen të ftohet plotësisht para se ta vini mënjanë.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PASTRIMI - 3

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - PASTRIMI - 4

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

Në këtë kapitull do të jepen problemet më të shpeshta të lidhura me përdorimin e aparatit. Nëse nuk arrini t'i zgjidhni problemet me informacionet e mëposhtme, ju lutemi të kontaktoni Qendrën e Asistencës Teknike.

Problem Shkaku i mundshëm Zgjidhje
pllaka e hekurit (7) mbetet e ftohtë dhe nuk ngrohet.Nuk ka ushqim me korrent.Kontrolloni nëse spina e kabllit të ushqimit (2) është e futur siç duhet në prizë ose provoni ta fusni në një prizë tjetër.
Sigurohuni që çelësi rregullues i temperaturës (3) të mos jetë pozicionuar në temperaturën minimale (Fig. D).
Drita e kontrollit të pllakës (1) do të ndizet dhe do të fiket.Procedurë normale.Ndezja dhe fikja e dritës LED tregojnë fazën e ngrohjes së hekurit. Sa arrihet temperatura e vendosur, drita do të fiket.
Avulli del vetëm me sasi të reduktuar ose nuk del tërësisht.Përzgjedhësi i avullit (10) është në pozicionin e avullit të mbyllur.Vendoseni përzgjedhësin e avullit (10) në pozicionin e dëshiruar (Fig. C).
Nuk ka ujë të mjaftueshëm në depozitë (6).Mbushni depozitën (6).
Papastërtitë që dalin nga vrimat e avullit njollosin veshjet.Mbetje të mundshme në pjesën e brendshme të pllakës së hekurit (7).Kryeni vetëpastrimin (shihni paragrafin e Sistemit Calc Clean).
Po përdorni aditive kimik, lëngje me aromë ose substanca zhgëlqerëzuesePërdorimi i këtyre substancave dëmtojnë produktin: mos shtoni aditivë në ujin e depozitës.
Po përdorni niseshte.Spërkatni niseshte gjithmonë në pjesën e prapme të pëlhurës.
Nga pllaka del ujë.Temperatura e pllakës së hekurit (7) shumë e ulët për shkak të përdorimit tepër të shpeshtë të butonit super-avull (12).Shtoni lehtësisht intervalin midis spërkatjeve te avullit.
Çelësi rregullues i temperaturës (3) është vendosur në një nivel shumë të ulët.Rrotulloni çelësin rregullues të temperaturës (3) në një pozicion midis pozicionit me 3 pikë dhe temperaturës maksimale (Fig D).

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ZGJIDHJA E PROBLEMEVE - 1

ELIMINIMI NË FUND TË JETËGJATËSISË

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ELIMINIMI NË FUND TË JETËGJATËSISË - 1

Paketimi i pajisjes është prodhuar nga materiale të riciklueshme. Hidheni paketimin në përputhje me rregulloret në fuqi për mbrojtjen e mjedisit.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ELIMINIMI NË FUND TË JETËGJATËSISË - 2

Në bazë të direktivës 2012/19/BE për mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE), simboli i kutisë së shënuar mbi pajisje ose mbi kutinë e saj tregon që produkti në fund të jetëgjatësisë së tij duhet të asgjësohet veçmas nga mbeturinat e tjera.

Veç kësaj, përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen që do asgjësojë, pranë qendrave të grumbullimit të diferencuar të mbeturinave elektrike dhe elektronike. Si alternativë, në vend të kujdeset vetë për asgjësimin e pajisjes. përdoruesi mund ta dorëzojë atë tek shitësi, në momentin e blerjes së

një pajisjeje të re të njëjtit tip. Përdoruesi mund t'i dorëzojë gjithashtu produktet elektronike me madhësi më të vogël se 25 cm pa pagesë dhe pa detyrim blerjeje tek shitësit e produkteve elektronike që kanë një sipërfaqe të vendit të shitjeve prej të paktën 400 m². Mbledhja e duhur e diferencuar për rindezjen e mëtejshme te aparatit që do të riciklohet, trajtohet dhe eliminohet në respektim të ambientit, kontribuon në shmangien e efekteve të mundshme negative për ambientin dhe mbi shëndetin dhe ripërdorimin ose riciklimin e materialeve me të cilat përbëhet aparati.

ASISTENCA E KLIENTIT DHE GARANCIA

Pajisja ka një garanci për një periudhë dy vjeçare nga data e dorëzimit. Kjo datë merret nga data e kuponit/faturës (kur është qartësisht e lexueshme), përveç rastit kur blerësi mund të dëshmojë se lëvrimi është bërë në një datë të mëvonshme.

Në rastin e një produkti me të meta të pranishme në kohën e dërgimit, atëherë garantohet riparimi falas ose zëvendësimi i pajisjes, përveç rastit kur një nga zgjidhjet e ofruara nuk është në proporcion me tjetrën. Blerësi ka përgjegjësinë të informojë Qendrën e Autorizuar të Asistencës për defektin në përputhje, brenda dy muajsh nga konstatimi i defektit.

Garancia nuk mbulon pjesët gë mund të jenë me defekt për shkak të:

a. dëme nga transporti ose rënia aksidentale e produktit përtokë,
b. instalimi i gabuar ose papërshtatshmëria e sistemit elektrik,
c. riparimet ose ndryshimet e kryera nga persona të paautorizuar,
d. mirëmbajtja dhe pastrimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë,
e. produkte dhe/ose pjesë të produkteve të konsumuara dhe/ose të konsumueshme, duke përfshirë edhe kohën e reduktuar të punës së baterive (nëse janë instaluar), për shkak të përdorimit ose vjetërsisë,
f. mosrespektimit të udhëzimeve për funksionimin e aparatit, neglizhencës ose mosmirëmbajtje në përdorim,
g. përdorimit të ujit ndryshe nga ç'përshkruhet në manual,
h. përdorimit të hollueseve kimikë, lëngjeve me aromë ose substancave zhgëlqerëzuese,
i. dëmtimit të pillakës, shkaktuar nga hekurosja e pëlhurave jo të përshtatshme ose me temperatura jo të përputhshme me pëlhurën.

Lista e mësipërme është thjesht një shembull ilustrues; ajo nuk është gjithëpërfshirëse, pasi kjo garanci në asnjë rast nuk mbulon rrethanat që nuk mund të gjurmohen si defekte në prodhim.

Përveç kësaj, kjo garanci nuk konsiderohet e vlefshme në rastet e përdorimit të gabuar të pajisjes ose të përdorimit profesional të saj.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ASISTENCA E KLIENTIT DHE GARANCIA - 1

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - ASISTENCA E KLIENTIT DHE GARANCIA - 2

Nuk merret përsipër asnjë përgjegjësi për asnjë lëndim ose dëmtim që u shkaktohet drejtpërdrejt apo tërthorazi njerëzve, kafshëve shtëpiake ose pronës si rezultat i mosndjekjes së të gjitha udhëzimeve që jepen te "Broshura e udhëzimeve dhe paralajmërimeve" lidhur me instalimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes.

Kjo nuk vlen për veprimet e garancisë kontraktuale në lidhje me shitësin.

Asistenca

Riparimi i pajisjes duhet të kryhet pranë një qendre asistence të autorizuar. Nëse pajisja me defekt është brenda garancisë, ajo duhet dërguar te Qendra e Asistencës së bashku me dokumentin e blerjes që tregon datën e blerjes ose të dorëzimit.

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - Asistenca - 1

IMETEC ZeroCalc Z3 3500 - Asistenca - 2

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : IMETEC

Modeli : ZeroCalc Z3 3500

Kategori : Hekurosje