IMETEC Titanox K106 - Hekurosje

Titanox K106 - Hekurosje IMETEC - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Titanox K106 IMETEC në format PDF.

📄 30 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice IMETEC Titanox K106 - page 25
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Hekur me avull elektrik
Marka Imetec
Modeli Titanox K106
Fuqia 2400 W
Tensioni 220-240 V, 50-60 Hz
Kapaciteti i rezervuarit të ujit 300 ml
Lloji i tabanit Qeramikë
Prodhimi i avullit Deri në 40 g/min të vazhdueshëm; 150 g/min shpërthim
Funksioni i spërkatjes Po
Sistemi kundër rrjedhjes Po
Funksioni i vetë-pastrimit Po
Shkëputje automatike Po (8 min vertikale, 30 sek horizontale)
Gjatësia e kordonit 2.0 m
Dimensionet (G x Gj x L) 280 x 120 x 150 mm
Pesha 1.2 kg
Karakteristikat e sigurisë Siguresë termike, shkëputje automatike
Mirëmbajtja Zbuchoni rregullisht me tretësirë uthull
Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit Mbështetëse thembra, taban, buton avulli, rezervuar uji
Indeksi i riparueshmërisë I lartë (treg i përbashkët i pjesëve të këmbimit)

Pyetjet më të shpeshta - Titanox K106 IMETEC

Si ta zbuch hekurin?
Mbushni rezervuarin e ujit me një përzierje të pjesëve të barabarta të uthullës së bardhë dhe ujit. Vendoseni hekurin në modalitetin e avullit dhe lëreni të avullojë për 5 minuta, pastaj zbrazni dhe shpëlajeni tërësisht.
Hekuri nuk po prodhon avull. Çfarë duhet të bëj?
Sigurohuni që rezervuari i ujit të jetë i mbushur, temperatura të jetë vendosur në intervalin e avullit dhe hekuri të mbahet horizontalisht. Nëse ende nuk ka avull, kryeni një cikël vetë-pastrimi ose zbuchoni.
A mund të përdor ujë rubineti në hekur?
Po, por për të parandaluar grumbullimin e mineraleve, rekomandohet përdorimi i ujit të distiluar ose të demineralizuar, veçanërisht në zonat me ujë të fortë.
Çfarë bën funksioni i shkëputjes automatike?
Hekuri fiket automatikisht nëse lihet pa mbikëqyrje: pas 8 minutash në pozicion vertikal (në mbështetësen e thembrës) ose 30 sekonda në pozicion horizontal (në taban).
Si ta pastroj tabanin?
Lëreni hekurin të ftohet, pastaj fshijeni tabanin me një leckë të lagur. Për mbetje të vështira, përdorni një pastrues jo gërryes ose funksionin e vetë-pastrimit.
Hekuri po derdh ujë. Pse?
Rrjedhja mund të ndodhë nëse hekuri nuk është mjaft i nxehtë (nën temperaturën e avullit), nëse valvula kundër rrjedhjes është e bllokuar, ose nëse rezervuari i ujit është i mbushur tej mase.
Cila është rregullimi më i mirë i temperaturës për pëlhura delikate?
Vendoseni hekurin në temperaturë të ulët (sintetike/mëndafsh). Përdorni një leckë shtypëse nëse është e nevojshme. Shmangni avullin në pëlhura delikate nëse nuk specifikohet.
A mund ta përdor hekurin vertikalisht për të avulluar rrobat?
Po, mbajeni hekurin vertikalisht dhe shtypni butonin e shpërthimit të avullit. Sigurohuni që hekuri të jetë në temperaturë të lartë dhe mbani një distancë të sigurt nga veshja.
Si ta zëvendësoj rezervuarin e ujit?
Rezervuari i ujit është i integruar dhe nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi. Nëse dëmtohet, kontaktoni qendrën e shërbimit Imetec për riparim.
Pse fiket hekuri ndërsa po e përdor?
Kjo ka të ngjarë të jetë aktivizimi i funksionit të shkëputjes automatike. Nëse hekuri lëviz shumë ngadalë ose lihet i palëvizshëm, mund të fiket. Lëvizeni hekurin rregullisht për ta parandaluar këtë.

Pyetjet e përdoruesve rreth Titanox K106 IMETEC

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Titanox K106 - IMETEC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Titanox K106 e markës IMETEC.

MANUAL I PËRDORUESIT Titanox K106 IMETEC

  1. Ruani me kujdes këtë librezë për konsultime të mëtejshme.
  2. Pasi të keni hequr amballazhin sigurohuni që aparatura të jetë e plotë. Në veçanti që aparatura të paraqitet e plotë dhe pa dëme të dukshme të cilat mund të jenë shkaktuar nga trasporti. Në rast dyshimi, mos e përdorni pajisjen dhe drejtohuni pranë një qendre asistence të autorizuar IMETEC. Elementët e amballazhimit (qeset e plastikës, kutija e kartonit, etj) non duhet të lihen pranë fëmijëve pasi mund të jenë burime rreziku.
  3. Para se të lidhni pajisjen me rrjetin elektrik, verifikoni që të dhënat në targë të përputhen me ato të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Targa është në fund të aparaturës.
  4. Kjo pajisje duhet të përdoret saktësisht vetëm për ato qëllime për të cilat është projektuar, pra si hekur me avull. Çdo lloj përdorimi tjetër duhet të konsiderohet si i papërshtatshëm dhe, si rrjedhojë, i rrezikshëm. Prodhuesi nuk mund të konsiderohet i përgjegjshëm për dëme eventuale që rrjedhin nga përdorimi jo i rregullt dhe i gabuar, jo të drejtë dhe në mënyrë të paarsyeshëm.
  5. Në rast difekti dhe/ose funksionimi jo të rregullt të pajisjes, kjo e fundit duhet fikur dhe nuk duhet hapur. Për riparime eventuale drejtojuni vetëm një asistence teknike të autorizuar nga IMETEC dhe kërkoni të përdoren pjesë ndërrimi originale. Mungesa e zbatimit e lartë cituar mund të kompromentojë sigurimin e aparaturës.
  6. Në rast se vendosni të mos e përdorni më një pajisje të këtij lloji, rekomandohet që të bëhet e papërdorueshme duke prerë kavon e ushqimit, pasi të keni hequr spinën nga priza e korentit. Rekomandohet gjithashtu që të bëhen të padëmshme ato pjesë të pajisjes të cilat lehtësisht mund të përbëjnë rrezik, veçanërisht për fëmijët të cilët mund të përdorin këtë pajisje tashmë jashtë përdorimit për lodrat e tyre.
  7. Për të shmangur mbinxehje të rrezikshme rekomandojmë të çrrotulloni kabllon e ushqimit deri në fund.
  8. Kavoja e ushqimit të kësaj pajisjeje nuk duhet të zëvendësohet nga përdoruesi. Në rast se kabllo dëmtohet, për zëvëndësimin e tij drejtohuni pranë një gendre asistence të autorizuar nga IMETEC.
  9. Hekuri duhet të përdoret dhe vendoset në një sipërfaqe stabël. Kur hekuri vendoset tek mbajtësja e hekurit, sigurohuni që sipërfaqja e hekurit të jetë stabël. Hekuri nuk duhet të përdoret nqs rëzohet dhe nqs ka shenja të dukshme dëmtimi ose rrjedhje uji.
  10. Sigurimi elektrik i kësaj aparature është i siguruar vetem nëse është i lidhur korrektësisht pranë një impjanti me shkarikim në tokë siç parashikohet nga ligjet dhe normativat e sigurimit elektrik. Eshtë i nevojshëm verifikimi i këtij kushti sigurimi dhe nqs keni dyshime kërkoni një kontroll ë impjantit nga një qendër asistence teknike të autorizuar nga IMETEC. Ndërtuesi nuk mund të konsiderohet i përgjegjshëm për dëme të shkaktuara nga mungesa e shkarkimit në tokë të impjantit (prizë me tre pole).

Në mënyrë të veçantë:

kini kujdes fëmijët verifikoni që nuk janë duke luajtur me pajisjen.

MOS lini që pajisja të përdoret pa kujdesin ose udhezimet e duhura të një personi të përgjegjshëm, nga persona (duke përfshirë këtu fëmijët) të cilët, për shkak të aftësive të tyre të kufizuara fizike, ndjehsuese ose mendore ose për shkak të mungesës së eksperiencës apo të injorancës së tyre, nuk janë në gjëndje të përdorin pajisjen në kushte sigurije.

MOS zhytni kurrë hekurin, kavon dhe spinëne në asnjëlloj lëngu.

MOS e lini hekurin e ngrohtë pranë copërave ose sipëfaqeve që marrin flakë lehtësisht.

MOS e lini aparaturën të lidhur nqs nuk e përdorni. Hiqeni spinën nga rrjeti i ushqimit kur nuk e përdorni aparaturën.

MOS e përdorni aparaturën me duar të lagura ose të lagështa.

MOS e përdorni pajisjen kur jeni zbathur.

MOS e tërhiqni kavon e ushqimit ose vetë pajisjen për të hequr spinën nga priza e korrentit.

MOS e lini pajisjen të ekspozuar ndaj vepruesve atmosferikë (shiu, dielli, etj).

MOS e lini hekurin pa kontroll kur është i lidhur tek rrjeti i ushqimit.

MOS e mbushni depozitën para se të hiqni spinën nga rrjeti i korentit.

IMETEC Titanox K106 - Në mënyrë të veçantë: - 1

Në bazë të normës evropjane 2002/96/CE, aparatura që nuk përdoret duhet të tretet në mënyrë besnike me normën. Materjalet e riciklueshëm që aparatura përmban duhet të rimerren për të shmangur degradimin e ambientit. Për informacione të mëtejshme, drejtohuni pranë entit lokal të tretjes ose shitësit të aparaturës.

IMETEC ju falenderon që keni zgjedhur një prodhim të saj. Jemi të sigurt që do të vlerësoni cilësinë, sigurinë dhe rrespektin për përdoruesin me të cilin e kemi projektuar dhe prodhuar.

Hekuri mund të përmbajë ujë sepse produkti kolaudohet para vënies në shitje.

Kujdes: aksesorët dhe karakteristikat ndryshojnë sipas modelit. Identifikoni modelin tuaj duke pare dizenjot që ndodhen në fillim të librezës së udhëzimeve dhe kutisë së shitjes.

① Spraj
② Sporteli për mbushjen me ujë
③ Butoni për superavull
④ Butoni spraj
⑤ Seleksionuesi i avullit
⑥ Spiuni i kontrollit të temperaturës së pjastrës
⑦ Kalimi i i kavos

⑧ Mbështjellësi i kavos
⑨ Leva e termostatit për rregullimin e temperaturës
⑩ Depozita e ujit
⑪ Niveli maksimal i mbushjes
⑫ Pjastra me vrima për daljen avullit
⑬ Matësi për ujin

SISTEM KUNDER GELQERES ZERO-CALC (nqs i pranishëm)

Një filtër plastike që ndodhet brenda depozitës se ujit zvogëlon ngurtësinë e ujit dhe kufizon krijimin e gëlqeres në pjastër. Filtri i pastikës është i përhershëm dhe nuk duhet ndërruar.

Kujdes:

Përdorni vetëm ujë rrubineti. Përdorimi i ujit të distiluar ose pa minerale e bën jo efikas sistemin kundër gëlqeres “Zero-Calc”, duke ndërruar karakteristikat fiziko-kimike. Mos përdorni elementë kimikë, substanca profumuese ose kundër gëlqeror. Mungesa e respektimt të normavate të lart përmendura sjell pavlefshmërinë e garancisë.

SISTEM KUNDER PIKAVE (nqs pranishëm)

Falë sistemit kundër pikave është e mundur të hekurosni në mënyrë perfekte edhe copat më delikate. Këto copa hekurosen me temperatura të ulëta. Ekziston mundësia që pjastra të ftohet derisa të mos dalë më avull por pika uji të nxehta të cilat po të bien mbi copë mund të lenë hije ose njolla. Në këto situata ndërhyn automatikisht Sistemi Kundër pikave duke bblokuar avullin dhe duke lejuar hekurosjen e copave më delikate pa rrezik prishjeje ose njollash.

UDHEZIME TE PERGJITHESHME

Në përdorimin e parë të hekurit mund të shikoni pak tym ose të dëgjoni ndonjë zhurmë e shkaktuar nga zgjerimi i plastikave. Kjo është plotësisht normale dhe pushon pas pak kohe. Këshillojmë gjithashtu të kaloni hekurin fillimisht në copëra të panevojitshme.

PERGATITJA

Ndani rrobat që do të hekurosni sipas simboleve internacionale të dëftuara tek etiketa e rrobave, ose sipas llojit të materialit nëse etiketa nuk është e pranishme.

IMETEC Titanox K106 - PERGATITJA - 1

sintetike, akrilik, nejlon, poljestër: temperatura të ulëta;

lesh, mëndafsh: temperatura të mesme;

pambuk, lino: temperatura të larta;

copë e pahekurosshme.

Filloni hekurosjen nga copat që kërkojnë temperatura të ulëta. Ky veprim zvogëlon kohën e pritjes (hekuri merr më shumë kohë për tu ngrohur sesa për tu ftohur) dhe shmangni rrezikun e djegjes së copave.

HEKUROSJA ME AVULL

Mbushja e depozitës

  • Verifikoni që spina të mos jetë e lidhur tek priza e korentit. Spostoni seleksionuesin e avullit në pozicionin "0" [Fig. A]. Hapni sportelin ②. Ngrini majën e hekurit në mënyrë që të lehtësoni hedhjen e ujit në hapjen e duhur pa derdhje. Hidhni ngadalë ujin në depozitë duke përdorur matësin e posatçëm ⑬ dhe duke patur kujdes të mos kaloni nivelin maksimal që dëftohet në depozitë "MAX" [Fig. B]. Mbylleni sportelin ②.

Seleksionimi i temperaturës

- Vendoseni hekurin vertikalisht. Fusni spinën në prizën e korrentit. Rregulloni termostatin⑨ sipas llojit të materialit të dëftuar tek etiketa internacionale [Fig. C]. Ndezja e spiunit të kontrollit të temperaturës së pjastrës ⑥ dëfton që hekuri është në fazë ngrohjeje. Pritni që spiuni i kontrollit të temperaturës së pjastrës të fiket para se të filloni hekurosjen.

Paralajmërime: gjatë hekurosjes spiuni i kontrollit të temperaturës së pjastrës⑥ ndizet me shkëputje, duke dëftuar që mbahet temperatura e seleksionuar. Nqs pas hekurosjes me temperaturë të lartë lëvizni termostatin në një temperaturë më të ulët, mos filloni të hekurosni derisa spiuni i kontrollit të ndizet sërish.

Seleksionimi i avullit

Sasia e avullit seleksionohet me anë të seleksionuesit⑤. Lëvizni seleksionuesin e avullit në një pozicion të mesëm, ndërmjet minimumit dhe maksimumit sipas sasisë së avullit të dëshiruar dhe të temperaturës së seleksionuar [Fig. A].

Paralajmërime: nxjerrja e avullit të vazhdueshëm bëhet vetëm duke vendosur hekurin në mënyrë horizontale. Ndërprerja e avullit të vazhdueshëm mund të bëhet duke vendosur hekurin në mënyrë vertikale ose duke spostuar seleksionuesin e avulit në pozicionin “0”. Siç dëftohet tek leva e termostatit dhe tek tabela në fillim, përdorimi i avulli është i mundshëm vetëm për temperaturat e larta. Nqs temperatura e seleksionuar është shumë e ulët mund të bien nga pjastra disa pika të vogla uji.

Seleksionimi i Super-avull dhe avull në mënyrë vertikale

Po të shtypni butonin super-avull ③ krijohet një shtellung e fortë avulli e cila depërton copat dhe heq edhe rrudhat më të vështira. Pritni disa seconda nga një presion tek tjetri [Fig. D].

Po të shtypni me ndërprerje butonin super-avull mund të hekurosni edhe në mënyrë vertikale (perde, rroba të varura etj...) [Fig. E].

Paralajmërime: funksioni super-avull mund të përdoret vetëm në temperaturat e larta. Ndërpritni avullin kur ndizet spiuni i kontrollit të temperaturës së pjastrës ⑥ dhe filloni sërish kur spiuni fiket.

HEKUROSJE E THATE

Për të hekurosur pa avull ndiqni udhëzimet e seksionit “hekurosja me avull” duke lënë seleksionuesin e avullit ⑤ në pozicionin “0”.

Funksioni Spraj

Verifikoni që të ketë ujë në depozitë. Shtypni butonin spraj ④ ngadalë (për një spruco të plotë) ose shpejt (për spruco të thjeshtë) [Fig. F].

Paralajmërime: për copa delikate këshillojmë të lagni copën duke përdorur funksionin spraj ④ ose vini një copë të lagësht ndërmjet hekurit dhe copës. Për të shmangur njollat mos përdorni spraj tek copat e mëndafshit ose sintetike.

PASTRIMI

Kujdes: para se të përdorni çdo lloj operacioni pastrimi të hekurit, sigurohuni që spina e aparaturës të jetë e hequr nga priza e korentit dhe pjastra të jetë plotësisht e ftohur.

Mbeturina eventuale niseshteje ose spraj për hekurosje mbi pjastrën e hekurit mund të hiqen me një copë të lagësht dhe detergjent jo gërryes. Mos e gërvishni pjastrën me tel ose metale. Pjesët plastike mund të pastrohen me një copë të lagësht, dhe më pas kaloni një copë të thatë.

SELF-CLEAN/CALC-CLEAN VETE PASTRIM (nqs i pranishëm)

Ky funksion bën të mundshëm pastrimin e mbeturinave te gëlqeres dhe mbeturinave të tjera brenda pjastrës. Këshillojmë ta pastroni çdo 10-15 ditë. Si funksionon:

  • Mbushni depozitën deri në nivelin maksimal të dëftuar, spostoni seleksionuesin e avullit ⑤ në pozicionin "0".
  • Rregulloni termostatin ⑨ në temperaturën maksimale dhe pritni që spiuni ⑥ të fiket.
  • Hiqni spinën nga priza e korentit dhe vini menjëherë hekurin horizontalisht sipër një lavamani.
  • Spostoni dhe mbani seleksionuesin e avullit në pozicionin Self-Clean/Calc-Clean (ose shtypni butonin e posatçëm poshtë dorezës sipas modelit) derisa nga pjastra do të dalë ujë i nxehtë, avull, mbeturina gëlqereje dhe të tjera. Pasi pjastra e hekurit ftohet, mund ta pastroni me një copë të lagësht.

SI TA VENDOSNI

- Hiqni spinën e hekurit nga priza e korentit. Zbrazni depozitën duke përmbysur hekurin dhe duke e tundur nga pak. Lëreni hekurin të ftohet plotësisht. Mbështillni kavon e korentit tek mbështjellesi i posatçëm ⑧[Fig. G]. Vendoseni gjithmonë vertikalish hekurin.

KESHILLA PER TE HEKUROSUR MIRE

Në rast se do të hekurosni copa me (temina, qëndisje dhe mëndafshi) u këshillojme të përdorni temperatura të ulëta.

Nqs copa është mikse (psh. 40% pambuk 60% sintetike) rregulloni termostatin në bazë të fibrës që kërkon temperaturën më të ulët.

Për të vendosur temperaturën e një cope që nuk njihni përbërjen, bëni një provë në një cep të padukshëm të saj, duke filluar nga temperatura më e ulët dhe duke e ngritur pak nga pak derisa të arrini në temperaturën ideale.

Mos hekurosni kurrë pjesët me shenja avulli ose shenja të tjera: i ngrohti i pjastrës i bën të pa heqshme njollat nga copa.

Sprajet e ndryshme për hekurosje janë më të vlefshëm nëse përdoren me hekur të thatë me temeperaturë jo të lartë: ngrohja e tepërt djeg copën dhe krijon rrezik njollash të verdha.

Për të shmangur që rrobat e mëndafshit, leshit ose sintetike të marrin ndriçim, hekurosini mbrapsht.

Për të shmangur që rrobat kadife të marrin ndriçim, hekurosini vetëm në një drejtim (drejt fijes) dhe pa ushtruar forzë tek hekuri.

Sa më e mbushur të jetë lavatriçja aq më të rrudhura do të dalin rrobat. E njëjta gjë ndodh po të përdoret shtrydhja me xhiro të larta.

Shumë copa hekurosen më lehtësisht nqs janë plotësisht të thata. Në rastin e mëndafshit, ai duhet të hekuroset gjithmonë i lagsësht.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : IMETEC

Modeli : Titanox K106

Kategori : Hekurosje