SAECO XELSIS SM8780 - Makinë kafeje automatike

XELSIS SM8780 - Makinë kafeje automatike SAECO - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas XELSIS SM8780 SAECO në format PDF.

📄 242 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SAECO XELSIS SM8780 - page 153
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth XELSIS SM8780 SAECO

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinë kafeje automatike në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj XELSIS SM8780 - SAECO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. XELSIS SM8780 e markës SAECO.

MANUAL I PËRDORUESIT XELSIS SM8780 SAECO

Përmbedhje e makinës (fig. A) 153

Hyrje 154

Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis SUPREMA" (vetëm SM8885, SM8889) 154

Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis DELUXE" (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) 154

Lidhja me Wi-Fi 155

Funksione të veçanta 155

Mbështetje për parametrat e pijeve 156

Përgatitja e pijeve 156

Pastrimi dhe mirëmbajtja 157

Diagnostikimi 159

Specifikimet teknike 160

Deklarata e konformitetit 160

Përmbledhje e makinës (fig. A)

A1 Kapaku i enës së kokrrave të kafesë

A2 Kapaku i folesë së kafesë së bluar paraprakisht

A3 Vasketa mbajtëse e filxhanit

A4 Paneli i kontrollit

A5 Priza për kordonin

A6 Çelësi kryesor

A7 Vasketa e pikimit

A8 Kllapa për lëshimin e vasketës së pikimit

A9 HygieSteam enë

A10 Kapaku i HygieSteam me mbajtësin e tubit të qumështit

A11 Grykë me lartësi të rregullueshme për nxjerrjen e kafesë dhe të qumështit

A12 Shtojca e brendshme për kapuçino

A13 Kordoni elektrik me spinë

A14 Çelësi për cilësimin e bluarjes (për të mësuar më shumë, vizitoni

www.saeco.com/care)

A15 Ena e kokrrave të kafesë

A16 Dera e servisit

A17 Hinka e kafesë

A18 Sirtari i mbetjeve të kafesë

A19 Grupi i përgatitjes (për të mësuar më shumë, vizitoni www.saeco.com/care)

A20 Ena e mbetjeve të kafesë

A21 Depozita e ujit

A22 Treguesi "Vasketa e pikimit plot"

A23 Kapaku i vasketës së pikimit

Aksesorët

A24 Ena e qumështit

A25 Tubi i qumështit

A26 Furça e pastrimit

A27 Tubetë me graso

A28 Filtri "AquaClean"

A29 Luga matëse

A30 Shirit për testimonin e fortësisë së ujit

Paneli i kontrollit

Kjo makinë ekspresi disponohet në dy versione. Panelet e tyre të kontrollit duken ndryshe, por të gjitha ikonat kryejnë të njëjtin funksion. Për një përmbledhje të të gjitha ikonave, referojuni figurave B dhe C. Më poshtë do të gjeni përshkrimet.

B1 Off icon (Ikona e fikjes)

Ju përgëzojmë për blerjen e makinës së kafesë plotësisht automatike "Saeco"! Ky manual përdorimi kompakt do t'ju ndihmojë të filloni shpejt me aparatin tuaj të ri të kafesë. Për të përfituar plotësisht nga mbështetja në internet që ofron "Saeco", mund të përdorni panelin e kontrollit për ta regjistruar aparatin tuaj nëpërmjet lidhjes së integruar Wi-Fi ose shkoni te www.saeco.com/MyCoffeeMachine dhe regjistrojeni produktin tuaj atje. Atje mund të gjeni pyetjet më të shpeshta dhe versionin e zgjeruar të manualit të përdorimit.

Lexoni me kujdes broshurën e veçantë të sigurisë para se të përdorni makinën për herë të parë dhe ruajeni atë për referencë në të ardhmen.

Aparati plotësisht automatik i kafesë ju lejon të lidheni me rrjetin Wi-Fi për të përmirësuar përvojën e kafesë.

Duke lidhur aparatin me rrjetin Wi-Fi, do të jeni në gjendje të:

  • merrni rekomandime të personalizuara bazuar në mësimit automatik
  • shijoni përditësime të rregullta të softuerit për të përmirësuar përvojën e përdorimit
  • përdorni funksionalitetin e dyqanit, nëse disponohet në shtetin tuaj
  • mund ta lidhni aparatin me llogarinë në "Amazon" për t'u furnizuar me aksesorë, nëse ky opson disponohet në shtetin tuaj
  • lidheni me pajisjen e shtëpisë "Alexa" për të përdorur kontrollin zanor, nëse disponohet në shtetin tuaj

Shënim: Kjo makineri është testuar me kafe. Ndonëse është pastruar me kujdes, mund të ketë mbetje kafeje. Megjithatë, ju garantojmë se makina është absolutisht e re.

Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis SUPREMA" (vetëm SM8885, SM8889)

Ndizni aparatin duke shtypur çelësin kryesor në pjesën e pasme të tij. Prekni në qendër të panelit të kontrollit për të shfaqur ikonën "on (ndezur)" në ekran. Trokitni ikonën "on (ndezur)" dhe ndiqni udhëzimet hap pas hapi në panelin e kontrollit.

SAECO XELSIS SM8780 - Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis SUPREMA" (vetëm SM8885, SM8889) - 1

Ndizni aparatin duke shtypur çelësin kryesor në pjesën e pasme të tij. Trokitni ikonën "on (ndezur)" dhe ndiqni udhëzimet hap pas hapi në panelin e kontrollit.

SAECO XELSIS SM8780 - Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis SUPREMA" (vetëm SM8885, SM8889) - 2

Për një përvojë të lidhur, ndiqni udhëzimet në panelin e kontrollit për ta lidhur aparatin tuaj të kafesë me rrjetin Wi-Fi.

SAECO XELSIS SM8780 - Ndezja e aparatit kur keni një "Xelsis SUPREMA" (vetëm SM8885, SM8889) - 3

text_image Device Appliance Page 258-709 Software Up Updates Full Automatic Version 9873x439 Wi-Fi Connected Ziggo-784372 Current Network Ziggo -ap- Ruigstaal laan 34 WiFi A Z E R T Y U I O P Q D F G H J K L M A Min W X C V B N . Min #123 English >- ✓

Aparati do të kryejë ciklin automatik të shpëlarjes kur aktivizohet dhe çaktivizohet nëpërmjet kontrollit zanor, si dhe kur ka qenë joaktiv për pak kohë dhe fiket. Sigurohuni që mjedisi ku do të qëndrojë aparati të jetë i sigurt.

Funksione të veçanta

Funksioni i veçantë Qëllimi

SAECO XELSIS SM8780 - Funksioni i veçantë Qëllimi - 1

text_image Bean Maestro

Me BeanMaestro, mund të zgjidhni llojin dhe pjekjen e kokrrave të kafesë. Më pas, ajo optimizon automatikisht cilësimet e përgatitjes për të marrë maksimumin nga kokrrat e kafesë.

SAECO XELSIS SM8780 - Funksioni i veçantë Qëllimi - 2

Funksioni HygieSteam pastron automatikisht sistemin e qumështit, duke hequr mikroorganizmat: përdoreni atë pasi të keni përgatitur kapuçino ose pije të tjera me bazë qumështi.

SAECO XELSIS SM8780 - Funksioni i veçantë Qëllimi - 3

Bluesi ynë rezistent është i përbërë nga 100% qeramikë për të qenë jashtëzakonisht i fortë dhe preciz. Ai mund të rregullohet sipas shijes suaj me nivelet me 12 hapa.

SAECO XELSIS SM8780 - Funksioni i veçantë Qëllimi - 4

Paneli i mirëmbajtjes ju jep një përmbledhje të dobishme dhe ju njofton përmes informacionit mbi statusin e gjërave, si niveli i ujit ose ju thotë se niveli i "AquaClean" është i ulët.

Mbështetje për parametrat e pijeve

Për të marrë informacione shtesë në lidhje me një parametër specifik pijeje, shtypni dhe mbani shtypur shiritin e rregullueshëm për 3 sekonda.

SAECO XELSIS SM8780 - Mbështetje për parametrat e pijeve - 1

Përgatitja e kafesë me kokrra kafeje

Për të përgatitur një kafe, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

SAECO XELSIS SM8780 - Përgatitja e kafesë me kokrra kafeje - 1

flowchart
graph LR
    A["Select"] --> B["Express"]
    B --> C["Red Chip"]
    C --> D["Mid 30ml High"]
    D --> E["Snacks"]
    E --> F["Take to Snacks"]
    F --> G["Drinkers & Fun"]

Mos përdorni kokrra kafeje të karamelizuara apo aromatike.

i Kthejeni çelësin për cilësimin e bluarjes në hapa të vegjël dhe përgatisni 5 filxhanë për ta ndjerë plotësisht diferencën.

Përgatitja e pijeve me bazë qumështi

Për të përgatitur pije me bazë qumështi, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

SAECO XELSIS SM8780 - Përgatitja e pijeve me bazë qumështi - 1

Menjëherë pas nxjerrjes së qumështit, kryhet "HygieSteam Shot (Doza me avull për higjienizim)". Makina nxjerr avull përmes sistemit të brendshëm të qumështit për ta shpëlarë shpejt. Pjesa metalike e tubit të qumështit mund të nxhet. Për të shmangur rrezikun nga djegia, fillimisht lëreni të ftohet.

Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht

Për të përgatitur kafe me kafe të bluar paraprakisht, duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

SAECO XELSIS SM8780 - Përgatitja e kafesë me kafe të bluar paraprakisht - 1

i Nëse zgjidhni kafe të bluar paraprakisht, nuk mund ta përshtatni fortësinë e kafesë ose të përgatisni njëherësh më shumë se një pije.

Nxjerrja e ujit të nxehtë

1 Sigurohuni që shtojca e brendshme për kapuçino të jetë vendosur siç duhet në aparat (Fig. 1).
2 Vendosni një filxhan nën grykën.
3 Trokisni "Hot Water (Ujë i nxehtë)" (Fig. 2).
4 Rrëshqisni shiritat e rregullueshëm lart dhe poshtë për ta rregulluar sasinë ose temperaturën e ujit të nxehtë sipas preferencës (Fig. 3).
5 Shtypni ikonën e ndezjes/fikjes ▶■.
6 Për të ndaluar nxjerrjen e ujit të nxehtë para se makina të ketë përfunduar, shtypni përsëri ikonën "Start/Stop" (Ndiz/Fik) ▶ (vetëm SM8780, SM8782, SM8785) ose shtypni përsëri ikonën "Stop" (Fik) (vetëm SM8885, SM8889).

Pastrimi dhe mirëmbajtja

ArtikulliKur ta pastroniSi të gjeni panelin e kontrollit/Çfarë duhet të bëni
Filtri "AquaClean"Kur jua kërkon aparati ose një herë në tre muaj.STATUS (STATUSI)-->CLEANING (PASTRIMI)->AQUACLEAN. Ndiqni hapat për të aktivizuar filtrin "AquaClean".

i Makina nuk e dikton automatikisht që në depozitën e ujit është vendosur një filtër. Prandaj, duhet të aktivizoni çdo filtrër të ri uji "AquaClean" që instaloni në menynë "Statusi".
i Aparati duhet të jetë plotësisht pa gëlqere përpara se të filloni të përdorni filtrin e ujit "AquaClean".
i Ndërroni filtrin e ujit "AquaClean" të paktën çdo 3 muaj, edhe nëse aparati nuk tregon ende se duhet ndërruar.

158 Shqip

ArtikulliKur ta pastroniSi të gjeni panelin e kontrollit/Çfarë duhet të bëni
Grupi i përgatitjesÇdo javëSTATUS (STATUSI) -> PERFORMANCE (PERFORMANCE) ->BREW GROUP CLEAN (PASTRIMI I GRUPIT TË PËRGATITJES). Ndiqni hapat për të hequr dhe pastruar grupin e përgatitjes.
i Sigurohuni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur para se ta vendosni sërish në aparat. Shigjeta e cilindrit të verdhë në anë të grupit të përgatitjes duhet të jetë në vijë të drejtë me shigjetën e zezë dhe "N" (Fig. 4).
Çdo muajSTATUS (STATUSI) -> PERFORMANCE (PERFORMANCE) ->COFFEE OIL REMOVAL (HEQJA E VAJIT TË KAFESË). Ndiqni hapat e procesit të vetëpastrimit për të hequr automatikisht mbetjet e vajit të kafesë nga grupi i përgatitjes.
Sistemi i qumështit/shtojca e brendshme për kapuçinoPas çdo përdorimi ditorSTATUS (STATUSI) -> HYGIESTEAM. Ndiqni hapat e procesit të vetëpastrimit për të pastruar sistemin e qumështit. Fshini me një leckë të njomë pjesën e jashtme të tubit metalik të qumështit përpara se ta vendosni te mbajtësi i tubit të qumështit.
Çdo javëHiqni dhe çmontoni shtojcën e brendshme për kapuçino. Shpëlani të gjitha pjesët me ujë rubineti me pak detergjent enësh.
Çdo muajSTATUS (STATUSI) -> HYGIESTEAM -> DEEP MILK CLEAN (PASTRIMI I THELLË I QUMËSHTIT). Ndiqni hapat e procesit të vetëpastrimit për të pastruar sistemin e qumështit.
Ena e qumështitÇdo javëÇmontoni enën (Fig. 5) e qumështit dhe nxirrni rruzullin duket përdorur gjilpërën e tubit (Fig. 6) të qumështit. Pastroni të gjitha pjesët e enës së qumështit me ujë rubineti ose në enëlarëse.
Ena e "HygieSteam" (mbajtës i tubit të qumështit)Çdo javë ose kur ju rikujton makinaHiqni enën e "HygieSteam" nga makina (Fig. 7) dhe hiqni kapakun (Fig. 8) e "HygieSteam". Pastroni kapakun dhe enën "HygieSteam" me ujë të rrjedhshëm.
Foleja e kafesë së bluar paraprakishtKontrolloni çdo javë folenë e kafesë së bluar paraprakisht për të parë nëse është e bllokuarHiqni makinën nga priza dhe hiqni grupin e përgatitjes. Hapni kapakun e enës së kafesë së bluar paraprakisht dhe futni bishtin e lugës në të. Lëvizni bishtin lart e poshtë derisa kafeja e bluar që është bllokuar të bjerë poshtë (Fig. 9). Shkoni te www.saeco.com/care për udhëzime të detajuara me video.
Ena e mbetjeve të kafesëBoshatisni enën e mbetjeve të kafesë kur të udhëzoheni nga makina. Pastrojeni çdo javëHiqeni enën e mbetjeve të kafesë kur makina është e ndezur. Shpëlajeni me ujë rubineti me pak detergjent enësh.
Vasketa e pikimitBoshatisni çdo ditë vasketën e pikimit ose sapo treguesi "Vasketa e pikimit plot" me ngjyrë të kuqe të shfaqet përmes vasketës së pikimit (Fig. 10). Pastroni vasketën e pikimit çdo javëHiqni vasketën (Fig. 11) e pikimit dhe shpëlajeni atë me ujë rubineti e me pak detergjent enësh.
Lubrifikimi i grupit të përgatitjesÇdo 2 muajLubrifikoni grupin e përgatitjes me grason e paketuar. Shkoni te www.saeco.com/care për udhëzime të detajuara me video.
Depozita e ujitÇdo javëShpëlani depozitën e ujit me ujë rubineti.
Pjesa e përparme e makinësÇdo javëPastrojeni me leckë të butë.
Pastrimi i çmërsit nga aparatiKur aparati ju kërkon të pastroni çmërsinSTATUS (STATUSI) -> DESCALING (PASTRIMI I ÇMËRSIT). Ndiqni hapat për të pastruar çmërsin nga aparati. Kur nevojitet, aparati ju kërkon ta pastroni çmërsin. Shtypni ikonën "OK" për të filluar dhe ndiqni hapat.

Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit

Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur ikonën "On/Off" (Ndiz/Fik) në panelin e kontrollit. Nëse procedura e pastrimit të çmërsit ndërpritet përpara se të përfundojë plotësisht, në depozitën ose qarkun e ujit mund të mbetet pak lëng nga pastrimi i çmërsit. Në këtë rast, veproni si më poshtë:

1 Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2 Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)" dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes automatike.
3 Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e shpëlarjes manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.

Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë një tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.

Diagnostikimi

Për t'ju ndihmuar të zgjidhni problemet më të zakonshme që mund të hasni kur përdorni aparatin, "Saeco" ofron mbështetje në disa mënyra:

  • mund të gjeni video hap pas hapi në panelin e kontrollit të aparatit
  • video mbështetëse dhe një listë e plotë e pyetjeve të shpeshta gjenden në adresën www.saeco.com/care

- në www.saeco.com/care, mund të gjeni gjithashtu versionin e zgjeruar të manualit të përdorimit Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin, kontaktoni me qendrën e kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Detajet e kontaktit mund të gjenden në fletëpalosjen e garancisë dhe në panelin e kontrollit të aparatit.

Specifikimet teknike

Prodhuesi ka të drejtë të përmirësojë specifikat teknike të produktit. Të gjitha sasitë e paracaktuara janë të përafërta.

PërshkrimiVlera
Përmasa (gj x l x th)287 x 396 x 487 mm
Pesha11 - 12,4 kg
Gjatësia e kordonit elektrik1200 mm
Depozita e ujit1,7 litra, e heqshme
Kapaciteti i enës së kokrrave të kafesë450 g
Kapaciteti i enës së mbetjeve të kafesë15 mbetje kafeje
Kapaciteti i enës së qumështit600 ml
Gjatësia e grykës me gjatësi të rregullueshme75 - 148 mm
Tensioni nominal - Specifikimet elektrike - Ushqyesi elektrikShihni pllakën e të dhënave në pjesën e brendshme të derës së servisit
Brezi i frekuencës së Wi-Fi2,4 GHz 802.11 b/g/n

Deklarata e konformitetit

Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se aparatet plotësisht automatike të ekspresit SM8780, SM8782, SM8785, SM8885 dhe SM8889 janë në përputhje me Direktivën 2014/53/BE.

Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së jepet në adresën e mëposhtme të internetit: https://www.saeco.com.

Makinat plotësisht automatike të ekspresit SM8780, SM8782, SM8785, SM8885 dhe SM8889 janë të pajisura me një modul Wi-Fi, 2,4 GHz 802,11 b/g/n (kanalet 1..11). Fuqia maksimale e transmetimit <100 mW (20 dBm).

Kazalo

Predstavitev aparata (sl. A) 161

Uvod 162

Vklop aparata Xelsis SUPREMA (samo SM8885 in SM8889) 162

Vklop aparata Xelsis DELUXE (samo SM8780, SM8782 in SM8785) 162

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SAECO

Modeli : XELSIS SM8780

Kategori : Makinë kafeje automatike