PHILIPS Sonicare AirFloss Ultra HX8438 - Furçë ndërdhëmbore

Sonicare AirFloss Ultra HX8438 - Furçë ndërdhëmbore PHILIPS - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Sonicare AirFloss Ultra HX8438 PHILIPS në format PDF.

📄 168 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice PHILIPS Sonicare AirFloss Ultra HX8438 - page 98
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Furçë ndërdhëmbore
Marka Philips Sonicare
Modeli AirFloss Ultra HX8438
Përmasat (gjat. x gjër. x lart.) 25 x 3 x 3 cm
Pesha 200 g
Furnizimi me energji Bateri litium-jon, karikim induktiv
Kohëzgjatja e baterisë Deri në 3 javë me përdorim ditor
Mënyrat e punës Mënyra normale, e butë dhe masazh i mishrave të dhëmbëve
Presioni i ujit I rregullueshëm, deri në 10 bar
Kapaciteti i rezervuarit të ujit 100 ml
Pastrimi Pastroni kutinë me një leckë të lagur, shpëlani rezervuarin me ujë
Siguria E papërshkueshme nga uji (IPX7), fikje automatike pas 2 minutash
Pjesë rezervë Majat AirFloss (modeli HX838), rezervuari, karikuesi
Mundësia e riparimit Maja të zëvendësueshme, shërbim në pika të autorizuara
Garancia 2 vjet
Vendi i origjinës Kina

Pyetjet më të shpeshta - Sonicare AirFloss Ultra HX8438 PHILIPS

Sa shpesh duhet të ndërrohen majat AirFloss?
Majat duhet të ndërrohen çdo 3 muaj për të siguruar pastrim efektiv dhe higjienë.
A është pajisja e papërshkueshme nga uji?
Po, ka shkallë mbrojtjeje IPX7, që do të thotë se është rezistente ndaj zhytjes në ujë deri në 1 metër për 30 minuta.
Sa kohë zgjat karikimi?
Karikimi i plotë zgjat rreth 24 orë, dhe me përdorim ditor bateria zgjat rreth 3 javë.
A mund të përdor lëng për shpëlarje të gojës në vend të ujit?
Po, mund të përdoret lëng për shpëlarje të gojës, por rekomandohet të hollohet me ujë për të shmangur dëmtimin e pajisjes.
Cilat janë mënyrat e punës në dispozicion?
Pajisja ofron tre mënyra: normale, të butë dhe masazh të mishrave të dhëmbëve, të përshtatura për nevoja të ndryshme.
Si të pastrohet rezervuari i ujit?
Rezervuari duhet të shpëlahet rregullisht me ujë dhe të lihet të thahet. Një herë në javë mund të lahet në pjatalarëse (rafti i sipërm).
A janë majat universale me modelet e tjera Sonicare?
Jo, majat AirFloss Ultra janë të dedikuara vetëm për modelet e serisë AirFloss. Nuk përshtaten me furçat Sonicare.
Ku mund të gjendet skema e pajisjes?
Skema dhe udhëzimi i shërbimit janë të disponueshme në faqen e prodhuesit ose në shërbimin e autorizuar.
Çfarë të bëj kur pajisja nuk karikohet?
Kontrolloni nëse kontakti i karikimit është i pastër, fshijeni me një leckë të thatë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin.
A mund të përdoret pajisja me aparat ortodontik?
Po, AirFloss Ultra është i sigurt për aparatet ortodontike, implantet dhe urat. Rregulloni presionin e ujit në mënyrën e butë.

Pyetjet e përdoruesve rreth Sonicare AirFloss Ultra HX8438 PHILIPS

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Furçë ndërdhëmbore në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Sonicare AirFloss Ultra HX8438 - PHILIPS dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Sonicare AirFloss Ultra HX8438 e markës PHILIPS.

MANUAL I PËRDORUESIT Sonicare AirFloss Ultra HX8438 PHILIPS

Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron "Philips", regjistrojeni produktin në www.philips.com/welcome.

Përdoreni "AirFloss" me shpëlarësin tuaj të preferuar të gojës si pjesë e rutinës së kujdesit oral. Përveç larjes së dhëmbëve, "AirFloss" ndihmon në reduktimin e pllakave mes dhëmbëve për të përmirësuar shëndetin e mishrave të dhëmbëve.

Informacion i rëndësishëm sigurie

Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.

Rrezik

- Mbajeni ngarkuesin larg ujit. Mos e vendosni dhe mos e ruani mbi apo në afërsi të ujit në vaskë, legen, lavaman etj. Mos e zhytni ngarkuesin në ujë apo lëngje të tjera. Pas pastrimit, sigurohuni që ngarkuesi të jetë plotësisht i thatë përpara ta lidhni në prizë.

Paralajmërim

- Kordoni elektrik nuk mund të ndërrohet. Nëse kordoni elektrik dëmtohet, hidheni ngarkuesin.

- Për të shmangur rrezikun, ndërrojeni gjithmonë ngarkuesin me një ngarkues tjetër original.

- Për të ringarkuar baterinë, përdorni vetëm ushqyesin e llojit HX6100 që vjen me "AirFloss Ultra".

- Nëse ndonjë pjesë e pajisjes është e dëmtuar (grykëza, doreza dhe/ose ngarkuesi i "AirFloss Ultra"), ndaloni përdorimin e saj.

- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servisim. Nëse pajisja dëmtohet, kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin në shtetin tuaj (shihni kapitullin "Garancia dhe mbështetja").

- Mos e përdorni ngarkuesin në ambiente të jashtme ose pranë sipërfaqeve të nxehta.

- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë nga 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët.

  • Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
  • Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm me ujë të ftohtë ose të ngrohtë, ose me solucione specifie sic përcaktohet në manualin e përdorimit.

Kujdes

- Para se të përdorni pajisjen, konsultoni me dentistin nëse së fundmi keni kryer kirurgji orale ose për mishrat e dhëmbëve, vuani nga probleme të vazhdueshme dentare, keni kryer punime të shumta dentare në 2 muajt e kaluar ose nëse keni probleme të dyshimta me punimet dentare (mbushie, kurora eti.).

- Konsultoni me dentistin nëse pas përdorimit të pajisjes keni gjakosje të tepërt ose nëse gjakosja vazhdon edhe pas 4 javësh përdorimi.

- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara përdorimit të pajisjes.

- Kjo pajisje "Philips" është në përputhje me standardet e sigurisë për pajisjet elektromagnetike. Nëse keni stimuluses kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni mjekun ose prodhuesin e pajisies së implantuar përpara përdorimit.

- Mos përdorni aksesorë të ndryshëm nga ato që rekomandohen nga prodhuesi.

- Mos ushtroni presion të tepërt në maiën e grykëzës.

- Për të shmangur lëndimin fizik, mos e mbushni rezervuarin me ujë të nxehtë. Mos vendosni objekte të huaia në rezervuar.

- Përdoreni pajisjen "AirFloss Ultra" vetëm për qëllimin e synuar, siç përshkruhet në manualin e përdorimit.

- Për të shmangur lëndimin fizik, mos e drejtoni spërkatësin nën giuhë ose në vesh, hundë, sv apo në piesë të tiera delikate.

- Mos e pastroni grykëzën, dorezën, ngarkuesin, kapakun e rezervuarit dhe rezervuarin e ujit të "AirFloss Ultra" në enëlarëse ose mikrovalë.

- Për të shmangur rrezikun në gëlltitje, mos hidhni alkool izopropili ose lëngie të tiera pastruese në rezervuar.

- "AirFloss Ultra" është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet të përdoret nga pacientë të shumtë në klinika apo institucione dentare

Fushat elektromagnetike (EMF)

Pajisja "Philips" pajtohet me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.

"AirFloss Ultra" e "Philips" (Fig. 1.)

1 Maja e grykëzës
2 Grykëzën e "AirFloss Ultra"
3 Butoni i aktivizimit
4 Rezervuari dhe dera e rezervuarit
5 Doreza
6 Treguesit e modalitetit të ngarkimit dhe të fuqisë

  • Fuqi minimale: 1 llambë
  • Fuqi mesatare: 2 llama
  • Fuqi maksimale: 3 llama
    7 Butoni i ndezjes/modalitetit
    8 Mbajtës i heqshëm i grykëzës (zgjidhni modelet)
    9 Ngarkuesi

Shënim: Përmbajtjet e kutive mund të ndryshojnë në varësi të modelit të blerë.

Ngarkimi

Ngarkojeni "AirFloss Ultra" për 24 orë para përdorimit të parë.

1 Vendoseni spinën e ngarkuesit në prizën elektrike.
2 Vendosni dorezën në ngarkues (Fig. 2).

Procesi i ngarkimit: (Fig. 3)

  • 1 llambë e gjelbër: 33% e ngarkuar.
  • 2 llama të gjelbra: 66% e ngarkuar.
  • 3 llama të gjelbra: 100% e ngarkuar.

Shënim: Kur ngarkohet plotësisht, koha e përdorimit të "AirFloss Ultra" është deri në 11 ditë nëse përdoret në modalitetin e fuqisë maksimale dhe deri në 33 ditë nëse përdoret në modalitetin e fuqisë minimale.

Shënim: Nëse treguesit e ngarkimit pulsojnë në të verdhë, bateria është shkarkuar dhe duhet të ringarkohet (më pak se 3 përdorime të mbetura).

Përgatitja për përdorim

1 Drejtoni grykëzën dhe shtyjeni poshtë drejt dorezës ("klik") (Fig. 4).

Shënim: Ju këshillojmë ta vendosni majën përballë pjesë së përparme të dorezës siç tregohet në ilustrim, ndërsa grykëza mund të vendoset në dorezë edhe në drejtim të kundërt pa cenuar funksionin. Gjatë rutinës së kujdesit oral mund t'i provoni të dyja opsonet dhe ta përdorni në mënyrën më të përshtatshme për ju.

Shënim: Zëvendësoni grykëzën (HX8032, HX8033) çdo 6 muaj për rezultate optimale. Zëvendësoni gjithmonë grykëzën edhe në rast se zgjerohet ose nëse nuk "puthitet" më me dorezën.

Shënim: "AirFloss Ultra" mbështet vetëm grykëzat nga "AirFloss Ultra". Mos u përpiqni të përdorni grykëza që nuk janë "AirFloss Ultra" me dorezën "AirFloss Ultra".

2 Hapni kapakun e rezervuarit ("klik") (Fig. 5).
3 Mbusheni rezervuarin me shpëlarës goje ose me ujë. (Fig. 6)

Këshillë: Për rezultatin më të mirë dhe përvojë më të freskët, ju këshillojmë të përdorni shpëlarës goje me "AirFloss Ultra".

Shënim: Mos përdorni shpëlarës goje me përmbajtje miristat izoproili (p.sh. "Dentyl Active") ose me përqendrim të lartë vajrash esenciale, pasi kështu pajisja mund të dëmtohet. Këtu përfshihen të gjithë shpëlarësit e gojës që shiten me paketime qelqi dhe qeramike.

4 Mbyllni kapakun e rezervuarit duke shtypur ("klik") (Fig. 7).
5 Shtypni butonin e ndezjes/modalitetit për të ndezur pajisjen. (Fig. 8)

Llambat ndizen.

6 Shtypni dhe mbani butonin e aktivizimit derisa spërkatësi të dalë nga maja e grykëzës. (Fig. 9)

Përdorimi i pajisjes

1 Sigurohuni që "AirFloss Ultra" të jetë ndezur. Nëse është fikur, shtypni dhe lëshoni butonin e ndezjes/modalitetit për të ndezur pajisjen. (Fig. 8)

Mund të ndryshoni modalitetet që të arrini fuqinë që dëshironi sa herë që shtypni butonin (Fig. 9) e aktivizimit. Për rezultate

102 Shqip

optimale, përdorni modalitetin e fuqisë maksimale (cilësimi i paracaktuar) në anën e jashtme dhe të brendshme të dhëmbëve.

Për të ndryshuar modalitetet, shtypni butonin e ndezjes/modalitetit për të qarkulluar mes modaliteteve derisa të arrini atë që dëshironi. Llambat tregojnë modalitetin e zgjedhur:

  • Fuqi minimale: 1 llambë (Fig. 10)
  • Fuqi mesatare: 2 llama (Fig. 11)
  • Fuqi maksimale: 3 llama (Fig. 12)

Shënim: "AirFloss Ultra" ruan modalitetin e zgjedhur herën e fundit dhe ajo është gati për përdorimin e radhës. Nëse shkarkohet plotësisht, "AirFloss Ultra" do të kthehet sërish në modalitetin e paracaktuar të fuqisë maksimale sapo të jetë ringarkuar.

2 Vendoseni majën e grykëzës mes dy dhëmbëve në vijën e mishit të dhëmbëve. Mbyllini buzët lehtësisht rreth grykëzës kur është në përdorim, për të shmangur spërkatjen. (Fig. 13)
3 Shtypni butonin e aktivizimit për të arritur 1-3 fuqi shpërthimi (në varësi të modalitetit të zgjedhur) të ajrit dhe mikropiklave të shpëlarësit të gojës ose ujit mes dhëmbëve. (Fig. 14)
4 Rrëshqisni majën e grykëzës përgjatë vijës së mishit të dhëmbëve derisa të ndjeni se është vendosur mes dy dhëmbëve vijues.
5 Vazhdoni me këtë procedurë për të gjitha hapësirat mes dhëmbëve, duke përshirë pjesën e pasme të dhëmbëve. (Fig. 15)

Shënim: Mbushni rezervuarin sipas nevojës.

Funksioni i fuqisë automatike

Mbani shtypur butonin e aktivizimit për ndërimin e fuqive pa ndërprerje, me përafërsisht një sekondë mes ndërrimeve nga fuqia në fuqi.

Funksioni i fikjes automatike

Nëse nuk përdoret për një minutë, "AirFloss" fiket automatikisht.

Pastrimi

Nëse "AirFloss Ultra" bllokohet ose për të pastruar pjesën e brendshme të "AirFloss", mbushni rezervuarin me ujë të ngrohtë dhe shtypni butonin e aktivizimit derisa rezervuari të jetë boshatisur.

Mos pastroni grykëzën, dorezën apo ngarkuesin në enëlarëse.

Mos përdorni agjentë pastrues për të pastruar pajisjen. Përbërja ose fuqia e disa agjentëve mund të dëmtojë pajisjen.

Doreza dhe grykëza

1 Hiqni grykëzën e "AirFloss Ultra" nga doreza. Shpëlani grykëzën pas çdo përdorimi për të hequr mbetjet brenda saj. (Fig. 16)
2 Hapni rezervuarin dhe shpëlajeni nën rubinet për të hequr mbetjet. (Fig. 17)

Këshillë: Gjithashtu, për të fshirë rezervuarin dhe për të hequr mbetjet, mund të përdorni tampon pambuku.

Shënim: Mos e zhysni dorezën në ujë.

Shënim: Mospastrimi i mbetjeve nga grykëza ose rezervuari mund të shkaktojë gjendje johigjienike.

3 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të njomë. (Fig. 18)

Ngarkuesi

1 Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2 Fshijeni të gjithë sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë. (Fig. 19)

Ruajtja

Nëse nuk do ta përdorni "AirFloss Ultra" për një periudhë të zgjatur kohe, ndiqni hapat e mëposhtëm.

1 Hapni kapakun e rezervuarit dhe zbrazeni.
2 Shtypni dhe mbani butonin e aktivizimit derisa të mos dalë më spërkatës nga grykëza.
3 Hiqeni ngarkuesin nga priza.
4 Pastroni grykëzën, dorezën dhe ngarkuesin e "AirFloss Ultra". Referojuni kapitullit "Pastrimi".
5 Mbajeni "AirFloss Ultra" në një vend të freskët dhe të thatë larg rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor.

Riciklimi

  • Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 28).
  • Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të ringarkueshme të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 29) (2006/66/KE). Dërgojeni produktin në një pikë zyrare grumbullimi ose në një qendër shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja e baterisë së ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
  • Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të rikarikueshme. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për mjedisin dhe shëndetin njerëzor.

Heqja e baterisë së ringarkueshme

Vini re se ky proces është i pakthyeshëm.

1 Për të shkarkuar baterinë, shtypni vazhdimisht butonin e aktivizimit derisa "AirFloss" të mos prodhojë më fuqi shpërthimi të ajrit. (Fig. 20)
2 Hiqni grykëzën e "AirFloss Ultra" nga doreza. (Fig. 21)
3 Kapeni fort dorezën me një dorë në pjesën e sipërme dhe me dorën tjetër në pjesën e poshtme. (Fig. 22)
4 Ndajeni dorezën në dy pjesë. (Fig. 23)

Shënim: Ky hap kërkon forcë të madhe fizike. Gjysma e pjesës së sipërme dhe së poshtme të dorezës duhet të veçohen sapo të doreza të ndahet.

5 Hiqni gjysmën e pjesës së poshtme të dorezës. (Fig. 24)
6 Pritini të 6 telat në pjesën e brendshme me gërshërë. (Fig. 25)
7 Tërhiqeni plotësisht pjesën e brendshme nga pjesa e sipërme e dorezës. (Fig. 26)
8 Bateria ndodhet brenda gjysmës së sipërme të dorezës. Hiqeni baterinë dhe hidheni në vendin e duhur (jo te mbeturinat e shtëpisë). (Fig. 27)

Garancia dhe mbështetja

Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.

Kufizimet e garancisë

Kushtet e garancisë ndërkombëtare nuk mbulojnë sa më poshtë:

  • Grykëzën e "AirFloss Ultra"
  • Dëmtimin e shkaktuar nga përdorimi i pjesëve të paautorizuara të ndërrimit.
  • Dëmtimin e shkaktuar nga keqpërdorimi, abuzimi, pakujdesia, modifikimi ose riparimi i paautorizuar.
  • Konsumimin e zakonshëm, duke përfshirë ciflosjet, gërvishtjet, gërryerjet, çngjyrimin ose zbehjen.

Uvod

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PHILIPS

Modeli : Sonicare AirFloss Ultra HX8438

Kategori : Furçë ndërdhëmbore