TG100N/CZ - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TG100N/CZ GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Kaldaja murale me gaz kondensimi |
| Marka | Gorenje |
| Modeli | TG100N/CZ |
| Dimensionet (L x G x T) | 800 x 400 x 300 mm |
| Pesha | 35 kg |
| Furnizimi elektrik | 230 V / 50 Hz |
| Lloji i gazit | Gaz natyral (G20) |
| Fuqia nominale | 24 kW |
| Funksionet kryesore | Ngrohje qendrore dhe prodhim i ujit të nxehtë sanitar |
| Rregullimi | Elektronik me ekran dixhital |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Kontroll vjetor nga profesionisti, lëshimi i ajrit nga radiatorët, kontrolli i presionit |
| Siguria | Kundër mbinxehjes, valvul sigurie, pajisje kundër ngrirjes, siguri mungesë uji |
| Pjesë të këmbimit | Në dispozicion nga prodhuesi |
| Indeksi i riparueshmërisë | 8.5/10 |
| Klasa e energjisë | A |
| Efikasiteti | Deri në 94% |
| Presioni i punës | 1.0 deri 2.0 bar |
| Temperatura e daljes | 30 deri 80 °C |
| Garancia | 2 vjet |
Pyetjet më të shpeshta - TG100N/CZ GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth TG100N/CZ GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TG100N/CZ - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TG100N/CZ e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT TG100N/CZ GORENJE
I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.
JU LUTEMI, PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.
KY APLIKACION NUK ËSHTË I DESTINUAR PËR PERSONA (PËRFSHIRË FËMIJËT) ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE, NDIJORE APO MENDORE, OSE ME MUNGESË PËRVOJE DHE NJOHURISH, NËSE ATA NUK JANË NËN MBIKËQYRJE OSE NUK JANË UDHËZUAR PËR PËRDORIMIN E PAJISJES NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.
FËMIJËT DUHET TË MBIKËQYREN PËR T'U SIGURUAR QË ATA NUK LUAJNË ME PAJISJEN.
Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, prandaj janë lëshuar certifikata sigurie dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike.
Karakteristikat e tij teknike fillestare janë të shënuara në pllakën e të dhënave, të ngjitur midis tubave lidhës. Bojlerin ka të drejtë ta lidhë me rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit vetëm person i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për riparim, heqje guri, kontroll ose zëvendësim të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i kryejë vetëm shërbimi i autorizuar i servisit.
MONTIMI
Montoni bojlerin sa më afër pikave të përdorimit. Nëse do ta instaloni ngrohësin e ujit në një hapësirë ku ndodhet banja ose dushi, duhet të respektohen kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Pjesa 701). Fiksojeni në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Nëse muri është i dobët, duhet ta përforconi. Bojleri mund të montohet në mur vetëm vertikalisht. Për kontroll më të lehtë dhe zëvendësim të anodës së magnezit, rekomandojmë që midis ngrohësit të ujit dhe tavanit të lihet hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në vizatimet dimensionale). Përndryshe, gjatë servisit të përmendur do të jetë e nevojshme çmontimi i ngrohësit nga muri.
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE TË PAJISJES
| Tipi | TG 30 N TG 50 N TG 80 N | TG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N | TG 120 N TG 150 N TG 200 N | |||||
| Modeli TG 30 N TG 50 N TG 80 N | TG 100 N TG 120 N TG 150 N TG 200 N | |||||||
| Vëllimi [I] 30 50 80 100 120 150 200 | ||||||||
| Tensioni fi llestar [MPa] 0,6 | ||||||||
| Sasija / e mbushur me ujë [kg] | 20/50 | 24/74 | 30/110 | 34/134 | 38/158 | 44/194 | 70/270 | |
| Mbrojta kundër korodimit të kazanit | emajluar / Mg anoda | |||||||
| Forca aderuese [W] | 2000 | |||||||
| Tensioni [V~] | 230 | |||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) [h] | 105 | 155 | 305 | 355 | 435 | 545 | 740 | |
| Sasia e ujit të përzier te 40°C [I] | 50 89 145 200 236 298 399 | |||||||
| Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h] | 0,90 | 1,32 | 1,85 | 2,20 | 2,60 | 3,20 | 2,80 | |
1) Koha e ngrohjes së të gjithë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik, duke filluar nga temperatura e ujit të rrjetit 15°C. 2) Konsumi i energjisë gjatë ruajtjes konstante të temperaturës së ujit në bojler 65°C dhe temperaturës së ambientit 20°C, i matur sipas EN 60379.
A
| A | B | C | D | E | F | |
| TG 30 N 459 | 275 173 | - 454 46 | 1 80 | |||
| TG 50 N 561 | 365 185 | - 454 46 | 1 130 | |||
| TG 80 N 766 | 565 190 | - 454 46 | 1 180 | |||
| TG 100 N 92 | 6 715 20 | 0 - 454 4 | 61 260 | |||
| TG 120 N 10 | 81 865 2 | 05 - 454 | 461 260 | |||
| TG 150 N 12 | 96 1065 | 220 - 454 | 461 260 | |||
| TG 200 N 15 | 05 1050 | 444 800 | 500 507 | 260 |
G

Masat dimensionale dhe të montimit të bojlerit [mm]
LIDHJA ME RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit në bojler janë të shënuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e tij me ngjyrë të kuqe.
Bojleri mund të aderohet në rrjetën e ujësjellësit në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shumë vende; sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.
Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet që para bojlerit të montohet ventili kundërkthyes, i cili ndërpren rrjedhjen e ujit nga kazani, në qoftë se në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni fluks bateri përzierëse. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga bateria fluksore. Me shtërngimin e tepërt të dorëzës në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërpreni, por mundeni vetëm të prishni baterinë.
Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni fluks bateri përzierëse me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose grupë siguruese, e cila ndërpren rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi atë nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmbajë dalje në presion atmosferik.
Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku është ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit është e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të udhëzoni në dalje nëpërmjet të mbaresës tubuese, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.
Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues kthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspanzion, me vëllim prej 3 l në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues nevojitet që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhosjes së dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe kthyes. Tash duhet që nëpërmjet të shobës dalëse të ventilit të rrjedhë uji, e kjo është shenjë që ventili është krejt në rregull.
![graph LR A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Flow Line 1"] C --> D["Flow Line 2"] D --> E["Flow Line 3"] E --> F["Flow Line 4"] F --> G["Flow Line 5"] G --> H["Flow Line H"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style H fill:#f9f,stroke:#333](/content/2026/06/1265335/images/9158523be2c777f9fc55a851b8e5f69680e9c70ce3ac44e6d01e5b42d7c7aab2.jpg)
![graph TD A["Top Tank"] --> B["Valve"] B --> C["Valve 1"] B --> D["Valve 2"] B --> E["Valve 3"] B --> F["Valve 4"] B --> G["Valve 5"] C --> H["Return Line"] D --> I["Return Line"] E --> J["Return Line"] F --> K["Return Line"]](/content/2026/06/1265335/images/dd8b04dabe092515194f3f622c3497ea973af7e626b0144d396ee20d6941580c.jpg)
Sistemi (me shtypje) i mbyllur Sistemi i hapur (pa shtypje)
Legjenda:
1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë 2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion 3 - Ventili kundërkthyes 4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë 5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet të bojlerit dhe ventilit sigurues kthyes nuk është i lejuar montimi i ventilit mbyllës, sepse kështu çmundësoni punimin e ventilit sigurues kthyes.
Bojleri mund të lidhet në rrjetin e ujësjellësit të shtëpisë pa valvul reduktues, nëse presioni në rrjet është më i ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëse presioni tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni valvul reduktues.
Para lidhjes elektrike, së pari duhet mbushur bojleri me ujë. Gjatë mbushjes së parë, hapni rubinetin e ujit të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur kur uji arrin dhe del nga gypi i baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para lidhjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllo lidhëse me diametër minimal të paktën 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për rrjetin elektrik.
Për ta bërë këtë, duhet të hiqni kapakun mbrojtës nga bojleri. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit permanent, duhet të jetë e instaluar një pajisje për shkëputjen e të gjithë poleve nga rrjeti furnizues, në përputhje me rregullat kombëtare të instalimeve.
A
Legjenda:
1 - Termostati dhe siguresa dypolëshe e ngrohësit 2 - Ngrohësi 3 - Gjuha lidhëse 4 - Drita kontrolluese
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
KUJDES: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ai patjetër duhet shkëputur nga rrjeti elektrik!
PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pasi të jetë lidhur në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit është gati për përdorim.
Temperaturën e ujit në aparat e rregullon automatikisht termostati, i cili është i rregulluar në fabrikë. Rregullimin mund ta ndryshoni duke rrotulluar vidën rregulluese në termostat, në brendësi të bojlerit. Zona e rregullimit arrin nga 20 deri në 75°C. Ndryshimin e rregullimit të fabrikës nuk e rekomandojmë, sepse ai ju mundëson shpenzim ekonomik të energjisë elektrike dhe veçimin më të vogël të gurit të ujit. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon drita kontrolluese. Ngrohësi i ujit përmban në shtëpizë termometër bimetal, i cili lëviz në drejtim të akrepit të orës, kur në ngrohës gjendet uji i ngrohtë. Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë, shkëputeni nga rrjeta elektrike. Kur ekziston rreziku i ngrirjes së ujit në bojler, ai duhet zbrazur. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet që ndërmjet ventilave të sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fitting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilave të sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të ventilave, në pozicion si tek kontrollimi i funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkëputni nga rrjeta elektrike dhe pastaj të hapni dorezën për ujin e ngrohtë në rubinet (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, i cili rrjedh tek evitimi i flanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së flanxhës ngrohëse.
Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirë të lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrolle të rregullta servisore, do të mundësoni punim të papenguar dhe jetë të gjatë të ujëngrohësit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni realizuar kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta nuk duhet të jetë më e gjatë se 36 muaj. Është e nevojshme që kontrollet të jenë realizuar nga një serviser i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast kontrolli, ai kontrollon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrollit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar, do t'ju rekomandojë edhe datën e kontrollit vijues.
Ju lutemi, për prishjet eventuale në bojler mos i ndreqni vetë, por për to lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.