POWERbot SR10M703HWG - Pastrues robot SAMSUNG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas POWERbot SR10M703HWG SAMSUNG në format PDF.
| Lloji i produktit | Pastrues robotik |
| Marka | Samsung |
| Modeli | POWERbot SR10M703HWG |
| Përmasat (G x T x L) | 340 x 340 x 90 mm |
| Pesha | 2.8 kg |
| Kapaciteti i koshit të pluhurit | 0.3 L |
| Lloji i baterisë | Litium-jon |
| Tensioni i baterisë | 21.6 V |
| Kapaciteti i baterisë | 2600 mAh |
| Kohëzgjatja | Deri në 90 minuta |
| Koha e karikimit | Përafërsisht 3 orë |
| Lidhshmëria | Wi-Fi (2.4 GHz) |
| Platforma e shtëpisë inteligjente | Samsung SmartThings |
| Sistemi i pastrimit | CycloneForce |
| Fuqia e thithjes | 120 Pa |
| Sensori i navigimit | FullView Sensor™ me Hartografim Vizionar |
| Lloji i motorit | Motor Digital Inverter |
| Lloji i filtrit | Filtri i pluhurit të imët i larë |
| Rikarikim automatik | Po |
| Telekomandë | Përfshirë (telekomandë IR) |
| Niveli i zërit | 60 dB |
| Garancia | 1 vit |
| Aksesorët e përfshirë | Bazë karikimi, përshtatës i rrymës, telekomandë, mjet pastrimi |
Pyetjet më të shpeshta - POWERbot SR10M703HWG SAMSUNG
Pyetjet e përdoruesve rreth POWERbot SR10M703HWG SAMSUNG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues robot në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj POWERbot SR10M703HWG - SAMSUNG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. POWERbot SR10M703HWG e markës SAMSUNG.
MANUAL I PËRDORUESIT POWERbot SR10M703HWG SAMSUNG
Udhëzues referimi të shpejtë
Seritë SR1*M70****, SR2*M70****
- Para se ta vini njësinë në punë, lexoni me kujdes udhëzimet.
- Vetëm për përdorim në ambiente të brendshme.

[Tipi A] [Tipi B] [Tipi C] [Tipi D]
* (Nuk përfshihet në seritë SR1*M701***)


Bateritë
(tipi AAA) (opsion)

Udhëzues referimi
të shpejtë

Filtri rezervë (opsion)


Kordoni elektrik Karikuesi i
baterisë

Mbrojtësi virtual (opsion)
* Aksesorët mund të ndryshojnë në varësi të modeleve.
2-1
Informacione për sigurinë
- Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni tërësisht këtë manual dhe ruajeni për reference.
- Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e fshesës suaj me korrent mund të ndryshojnë disi nga çfarë përshkruhet në këtë manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/paralajmërimit

PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë.

KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose dëmtimi material.
Simbole të tjera të përdorura

SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban informacion të rëndësishëm shtesë.
- Për informacion mbi angazhimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore specifieke për produktin, si p.sh. REACH (WEEE, Batteries) vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni masat paraprake bazë, duke përfshirë sa vijon:
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni fshesën robotike me korrent.
Hiqeni karikuesin/stacionin nga priza kur nuk është në përdorim dhe para kryerjes së mirëmbajtjes.

PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, të goditjeve elektrike ose të lëndimit:
Të përgjithshme
- Përdoreni vetëm siç përshkruhet në këtë manual.
- Mos e përdorni "POWERbot" apo karikuesin / stacionin nëse është dëmtuar në ndonjë mënyrë.
- Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, është rrëzuar, është dëmtuar, është lënë jashtë shtëpisë ose ka rënë në ujë, kthejeni në gendrën e kujdesit ndaj klientit.
- Mos e kapni me duar të lagura karikuesin / stacionin ose "POWERbot".
- Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në ambiente të brendshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet kryer nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet zëvendësuar nga prodhuesi ose agjenti i shërbimit, ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
2-2
Informacione për sigurinë
Karikuesi / stacioni
- Mos e modifikoni spinën e polarizuar për ta përshtatur me një prizë të papolarizuar apo me një kordon zgjatues.
- Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në sipërfaqe të lagura.
- Higeni karikuesin / stacionin nga priza kur nuk është në përdorim dhe përpara kryerjes së mirëmbajtjes.
- Përdorni vetëm karikuesin / stacionin e ofruar nga prodhuesi për karikimin.
- Mos e përdorni me kordon ose spinë të dëmtuar ose me prizë elektrike të lëvizshme.
- Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga kordoni, mos e përdorni kordonin si dorezë, mos e mbyllni derën sipër kordonit ose mos e tërhiqni kordonin duke e prekur te majat ose te buzët e mprehta. Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të nxehta.
- Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza me kapacitet të papërshtatshëm përçimi të korrentit.
- Mos e hiqni nga priza duke tërhequr kordonin. Për ta hequr nga priza, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.
- Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë, pasi mund të shpërthejnë në temperatura të larta.
- Mos u mundoni ta hapni karikuesin / stacionin. Riparimet duhet të kryhen vetëm nga një qendër e kualifikuar e kujdesit ndaj klientit.
- Mos e ekspozoni karikuesin / stacionin ndaj temperaturave të larta ose mos lejoni që karikuesi / stacioni të bjerë në kontakt me lagështi të çfarëdo lloji.
- Mos i karikoni me karikues bateritë e parikarikueshme.
- RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE) 2019/1782 Kërkesat për projektimin ekologjik për pajisjet e energjisë së jashtme: www.samsung.com/global/ecodesign_component
POWERbot
- Mos mblidhni objekte të forta ose të mprehta, si xhama, thonjë, vida, monedha etj.
- Mos e përdorni pa vendosur filter. Kur jeni duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të ndizet aksidentalisht.
- Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e përdorni me vrima të bllokuara; mbajini vrimat të pastra nga pluhuri, fijet, qimet ose nga çdo gjë tjetër që mund të ulë qarkullimin e ajrit.
- Mos mblidhni materiale toksike (zbardhues klori, amoniak, pastrues tubash etj.).
- Mos pastroni asgjë që është duke u djegur ose që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset ose hiri i nxehtë.
- Mos e përdorni për të pastruar lëndë të djegshme ose të ndezshme si benzina ose në sipërfaqe ku mund të jenë të pranishme lëndë të tilla.
Gjithashtu, mos e përdorni në:
- Vende me qirinj ose abazhurë tryeze në dysheme.
- Vende me zjarr të pambikëqyrur (zjarr ose prush).
- Vende me alkool të distiluar, hollues, tavlla me cigare të pafikura etj.
- Mos e përdorni "POWERbot" në një hapësirë të mbyllur me avuj që dalin nga një boja me bazë vajore, hollues boje, substanca kundër molës, pluhura që marrin flakë ose avuj të tjerë shpërthyes ose toksikë.
- Mund të ketë rrjedhje nga pilat e baterisë në kushte ekstreme përdorimi ose temperature. Nëse lëngu ju bie mbi lëkurë, lajeni shpejt me ujë. Nëse lëngu ju bie në sy, shpëlajini shpejt me ujë të pastër për së paku 10 minuta. Kërkoni ndihmë mjekësore.
2-3
Informacione për sigurinë
⚠️ PARALAJMËRIM
Në lidhje me energjinë
- Parandaloni çdo rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
- Mos e dëmtoni kordonin elektrik.
- Mos e tërhiqni kordonin elektrik shumë fort dhe mos e prekni spinën elektrike me duar të lagura.
- Mos përdorni burim energjie me tension të ndryshëm nga 100-240 V\~ dhe gjithashtu mos përdorni prizë të shumëfishtë për të furnizuar me energji disa pajisje në të njëjtën kohë. (Mos e lini kordonin në mënyrë të shkujdesur në dysheme.)
-
Mos përdorni prizë ose kordon elektrik të dëmtuar ose spinë elektrike të lëvizshme.
-
Pastroni pluhurin ose lëndët e huaja te kunji dhe te pjesa e kontaktit e spinës elektrike.
- Ka rrezik goditjeje elektrike ose avarie.
Përpara përdorimit
- Mos e përdorni "POWERbot" pranë ngrohëseve apo materialeve të djegshme.
- Mos e përdorni "POWERbot" pranë zjarrit apo flakëve, si p.sh. ngrohëseve të lëvizshme, qirinjve, llambave të tryezës, vatrave etj. apo në vende ku ka materiale të djegshme si p.sh. benzinë, alkool, diluent etj.
- Sigurohuni që të mos ketë objekte të rrezikshme përreth zonës së pastrimit të "POWERbot", për të parandaluar përplasjen dhe shkëputni ngrohëset elektrike apo ventilatorët.
- "POWERbot" synohet për përdorim shtëpiak, prandaj mos e përdorni në papafingo, bodrum, magazinë, ndërtesa industriale, ambiente të jashtme, vende me lagshtirë (si banjë, lavanderi), mbi tavolina apo rafte.
- "POWERbot"mund të dëmtohet ose të pësojë avari.
- Sigurohuni që "POWERbot" të mos kalojë përmes apo të prekë ndonjë lloj lëngu.
- "POWERbot"mund të dëmtohet rëndë dhe mund të ndotë edhe vende të tjera nëse rrotat kalojnë nëpër lëngje.
- Mos derdhni lëngje mbi stacion.
- Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Mos e përdorni karikuesin/stacionin për qëllime të tjera të ndryshme nga ato për të cilat është synuar.
- Ka rrezik zjarri ose dëmtimi të rëndë të stacionit.
- Për sigurinë tuaj, mbajeni gjithmonë të pastër sensorin e rrëshqitjes.
Gjatë përdorimit
- Nëse nga "POWERbot" dalin tinguj jonormalë, aroma ose tym, fikni menjëherë çelësin e emergjencës në pjesën e poshtme të "POWERbot" dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Kur kordoni elektrik dëmtohet, kontaktoni qendrën e shërbimit për ta ndërruar nga një riparues i kualifikuar.
- Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
- Kur ndërroni bateritë, kontaktoni qendrën e shërbimit të "Samsung Electronics".
- Përdorimi i baterive nga produkte të tjera mund të shkaktojë avari.

KUJDES
Përpara përdorimit
- Vendosni koshin e pluhurit përpara se të përdorni "POWERbot".
- Për rikarikim të saktë automatik, tregohuni të kujdesshëm me veprimet në vazhdim.
- Vendoseni gjithmonë në prizë stacionin.
- Instalojeni stacionin në vende ku "POWERbot" mund ta gjejë lehtësisht.
- Mos lini objekte përpara stacionit.
- Gjatë instalimit të stacionit, mos e lini kordonin të mënyrë të shkujdesur në dysheme sepse "POWERbot" mund të ngatërrohet në të.
- Mos e përdorni "POWERbot" mbi dysheme me ngjyrë të zezë.
- "POWERbot" mund të mos funksionojë normalisht.
- Mos e ngrini "POWERbot" nga mbajtësja e koshit të pluhurit.
- Mos vendosni objekte brenda distancës 0,5 m nga të dyja anët dhe 1 m nga ana e përparme e stacionit.
- Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të karikimit të stacionit të mos jetë e dëmtuar ose të mos ketë lëndë të huaja sipër.
- Mos e instaloni stacionin në zonë me dysheme të errët.
- Nëse dyshemeja përreth stacionit është e errët, pengohet rikarikimi.
- Përpara pastrimit, hiqni pengesat që mund të pengojnë lëvizjen e "POWERbot" (si shilarësi ose rrëshqitëset e fëmijëve për ambiente të brendshme).
- Mos e përdorni "POWERbot" në vende më të ngushta se rrezja e rrotullimit (0,5 m ose më pak).
- Nëse furça ose kapaku i furçës nuk montohen siç duhet, dyshemeja mund të gërvishtet ose mund të shkaktohet keqfunksionim i produktit.
- Përpara se të vini në punë "POWERbot", largoni objektet që mund të thyhen, siç janë kornizat, pasqyrat dhe artikujt e porcelanit në mënyrë që "POWERbot" të funksionojë pa ndërprerje.
Gjatë përdorimit
- Përdorimi i "POWERbot" në tapet të trashë mund të dëmtojë si "POWERbot" ashtu edhe tapetin.
- "POWERbot" nuk mund të kalojë mbi tapete më të trasha se 1 cm.
- Mos e përdorni "POWERbot" mbi tavolina ose sipërfaqe të tjera të larta.
- Ka rrezik dëmtimi nëse ajo rrëzohet.
- "POWERbot" mund të përplaset me karriget dhe këmbët e tavolinës, ndaj zhvendosini për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
- Kur "POWERbot" është në punë, mos e ngrini ose mbani për ta çuar në një vend tjetër.
- Mos e kapni nga rrotat drejtuese të "POWERbot" kur e çoni në një vend tjetër.
- Mos vendosni asnjë objekt sipër "POWERbot" pasi mund të shkaktojë keqfunksionime.
- Hiqni menjëherë çdo letër të madhe ose qese plastike menjëherë kur përdorni "POWERbot", pasi mund të bblokojnë thithjen.
- Mos e drejtoni treguesin e kuq drejtpërdrejt te njerëzit ose kafshët.
- Mos u shtrini pranë "POWERBOT" kur ajo është duke punuar.
- Mund t'ju ngecin flokët në furçën elektrike dhe të lëndoheni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
- Parandaloni dëmtimet e "POWERbot" duke zbatuar udhëzimet e mëposhtme.
- Mos e pastroni "POWERbot" duke spërkatur ujë direkt mbi të ose duke përdorur benzinë, hollues, aceton ose alkool për ta pastruar.
- Mos e çmontoni ose riparoni "POWERbot". Kjo duhet bërë vetëm nga një riparues i kualifikuar.
- Mbajini gjithmonë të pastër sensorin e pengesave dhe sensorin e rrëshqitjes. - Nëse grumbullohet lëndë e huaj, sensorët mund të mos funksionojnë mirë.
3
Karikimi
i
Kur blihet produkti, bateria nuk është e karikuar, ndaj fillimisht duhet kryer karikimi manual.
Ndezja e çelësit të emergjencës

Mbajeni fshesën robotike me korrent dhe ndizeni çelësin e emergjencës pa shtypur butona.


Kontrolloni gjendjen e karikimit.
Për seritë SR1*M701***
Treguesi i baterisë pulson në intervale prej 1 sek. gjatë karikimit dhe
qëndron në gjendjen "NDEZUR" kur bateria të jetë karikuar plotësisht.
Për seritë SR1*M702*** /
SR1*M703*** / SR2*M70****,
" do të shfaqet sipas ecurisë së karikimit dhe "FULL" do të shfaqet kur karikimi të ketë përfunduar.

Instalojeni stacionin në një vend ku dyshemeja është e niveluar dhe muri është i drejtë.


Instalojeni karikuesin aty ku mund të gjendet lehtësisht nga fshesa robotike me korrent.
※ Instalojeni sipas drejtimit të damarëve të dyshemesë.

4-1
Përdorimi i fshesës robotike me korrent

Nisja e modalitetit të pastrimit automatik
"POWERbot" lëviz dhe pastron automatikisht vetëm një herë zonat e përcaktuara.
* Seritë SR1*M701***; pastron vazhdimisht derisa të shkarkohet bateria.

Ndalimi i pastrimit: Shtypni dhe lèshoni butonin
Nisja e modalitetit të pastrimit zonal
Shtypni dhe lèshoni këtë buton. "POWERbot" pastron intensivisht një zone të caktuar.

Rikarikimi
Duke shtypur këtë buton, mund ta komandoni "POWERbot" që të karikohet automatikisht te stacioni ndërkohë që po pastron.

Pastrimi automatik Pastrimi zonal Përsërit pastrimin


Modaliteti i pastrimit manual mund të zgjidhet nga butonat e komandimit të drejtimit të telekomandës.

Përdorimi i fshesës robotike me korrent

[Tipi A] [Tipi B] [Tipi C] [Tipi D]

8. Modaliteti normal
Zgjidheni për të pastruar me fuqi mesatare thithëse
9. Modaliteti i getë
Zgjidheni për të pastruar me zhurmë më të ulët funksionimi
10. Tingulli
Sa herë që shtypni këtë buton, do të zgjidhet sipas radhës në vijim "Efektet zanore" → "Pa zë"
Star wars → Efektet zanore → Pa zë
11. Planifiko / Anulo(3 sek)
Shihni faqen 10
12. Ora
Shihni faqen 10
13. Telekomandimi
Zgjidheni për të ndezur ose për të fikur funksionin "Wi-Fi"
* vetém seria SR10M701**5 : Star wars (Funksioni "Pa zë" nuk ofrohet.)
1. Energjia
Ndizni/fikni "POWERbot"
2. Rikarikimi
Zgjidhni ta karikoni "POWERbot" automatikisht te stacioni
3. Fillo/Ndalo
Zgjidhni fillimin ose ndalimin e procesit të pastrimit
4. Pastrimi automatik
Zgjidheni për të pastruar të gjitha zonat e përcaktuara vetëm një herë dhe pastaj kthehet automatikisht te stacioni.
5. Pastrimi zonal
Zgjidheni për të pastruar intensivisht një zonë të caktuar
6. Përsërit pastrimin
Zgjidheni për të pastruar vazhdimisht derisa niveli i baterisë ulet shumë dhe treguesi pulson
7. Regjimi turbo
Zgjidheni për të pastruar me fuqinë më të lartë thithëse
5-1
Vendosja e orës/programit
Mund të programohet vetëm modaliteti i pastrimit automatik.
Vendosja e orës
Përpara përdorimit të programit "Një herë/Ditor", duhet të caktoni orën aktuale.
[Tipi A, tipi B]

flowchart
graph LR
A["Clock"] --> B["△"]
B --> C["▶"]
C --> D["▶"]
D --> E["△"]
E --> F["▶"]
F --> G["▶"]
Nis cilësimin Zgjidhni "Ora" Zgjidhni "Minutat"

Kaloni në cilësimin e mëparshëm ose atë vijues

Cilësimi përfundoi
Zgjidhni "AM/PM"
[Tipi C, tipi D]

flowchart
graph LR
A["Clock"] --> B["^"]
B --> C[">"]
C --> D["^"]
D --> E[">"]
Nis cilësimin Zgjidhni "Ora" Zgjidhni "Minutat"

Kaloni në cilësimin e mëparshëm ose atë vijues

Cilësimi përfundoi
Zgjidhni "AM/PM"
Vendosja e programit
Cilèsimi/anulimi i programimit mund të bëhet vetëm ndërkohë që "POWERbot" është i vendosur te stacioni.
[Tipi A, tipi B]

flowchart
graph LR
A["Schedule"] --> B((△))
B --> C["△"]
C --> D["△"]
D --> E["△"]
Schedule
Cancel (3sec)
Nis cilësimin
Zgjidhni programin "Një herë" ose "Ditor"
Zgjidhni "Ora"

Cilësimi përfundoi Zgjidhni "AM/PM" Zgjidhni "Minutat"

Kaloni në cilësimin e mëparshëm ose atë vijues
5-2
Vendosja e orës/programit
Mund të programohet vetëm modaliteti i pastrimit automatik.
[Tipi C, tipi D]

flowchart
graph LR
A["Schedule"] --> B["Zgjidhni programin "Një herë" ose "Ditor""]
B --> C["Zgjidhni "Ora""]
D["cilësimin"] --> E["->"]
E --> F["->"]
F --> G["->"]
G --> H["->"]
H --> I["->"]
I --> J["->"]
J --> K["->"]
K --> L["->"]
L --> M["->"]
M --> N["->"]
N --> O["->"]
O --> P["->"]
P --> Q["->"]
Q --> R["->"]
R --> S["->"]
S --> T["->"]
T --> U["->"]
U --> V["->"]
V --> W["->"]
W --> X["->"]
X --> Y["->"]
Y --> Z["->"]
Z --> A
Cilësimi përfundoi Zgjidhni "AM/PM" Zgjidhni "Minutat"

Kaloni në cilësimin e mëparshëm ose atë vijues
Anulimi gjatë konfigurimit

Cilësimi do të anulohet automatikisht kur nuk jepet asnjë komandë për 7 sekonda
Anulimi i programit "Një herë/Ditor"
| Kur caktohen njëherësh programet "Një herë/Ditor" | Cancel(Dised) → ose Schedule Cancel(Dised) → Cancel(Dised) | ||||
![]() | → ![]() | ose Schedule Cancel(Dised) → ![]() | ose ![]() | ||
| Shtypni për 3 sek. Zgjidhni programin Anulimi i krye | |||||
| Kur caktohet programi "Një herë" ose ai "Ditor" | Schedule Cancel(Dised) ose Schedule Cancel(Dised) Shtypni për 3 sek. | ||||
[Seritë SR10M701\*\*\*]
Për modelet që nuk përfshijnë një telekomandë, vendosja e programit kryhet si më poshtë.
Cilësimi/anulimi i programimit mund të bëhet vetëm ndërkohë që "POWERbot" është i vendosur te stacioni.
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR10M701\*\*\*] - 1](/content/2026/05/936311/images/3cf528c6985afd7360a1f181c045d30ff9e83e74df746d43d1e2087f2b7eef25.jpg)
Shtypni për 3 sek.
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR10M701\*\*\*] - 2](/content/2026/05/936311/images/4923e284e2420203381f72979cddf77ea6c74de1fa2a078dca4b306853b2c00d.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR10M701\*\*\*] - 3](/content/2026/05/936311/images/9bf35ac2f17a19542c7c0338c8ef5edc154d88ad61edac8b573b9c7b78c3a9ae.jpg)
Ndezja e LED të programit do të thotë se është vendosur programi "Ditor".
Anulimi i programit ditor
| Kur caktohet programi ditor | Shtypni për 3 sek. |
6-1
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Përpara pastrimit të "POWERbot" duhet të fikni çelësin e emergjencës.
Koshi i pluhurit

1 Shtypni butonin për të hequr koshin e pluhurit

2 Hiqni kapakun e koshit të pluhurit

3 Hiqni pluhurin nga koshi i pluhurit dhe njësia ciklonike

4 Shkëputeni njësinë ciklonike nga kapaku i koshit të pluhurit dhe lani koshin e pluhurit dhe filtrin

6 Rivendoseni koshin e pluhurit në trupin kryesor derisa të puthitet në vend
6-2
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Përpara pastrimit të "POWERbot" duhet të fikni çelësin e emergjencës.
Furça dhe koka automatike shtesë
Dizajni i furçës mund të ndryshojë sipas modelit. Mos e pastroni me ujë furçën.

4 Pastroni kokën automatike shtesë

* Nëse furça ose kapaku i furçës nuk montohen siç duhet pas punës së mirëmbajtjes, dyshemeja mund të gërvishtet ose mund të shkaktohet keqfunksionim i produktit. Për këtë arsye, montojini ato siç duhet duke iu referuar seksionit të pastrimit dhe mirëmbajtjes në manualin e përdorimit.
Kodet e informacionit
[Seritë SR1\*M701\*\*\*]
* Shihni manualin e përdorimit për veprimet sipas kodeve të informacionit në panelin e ekranit.
Figurat e kodeve të informacionit
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 1](/content/2026/05/936311/images/fce3389fcefb318c27893b33f9c5a1618227f476470cc977e5b572109f2ed5d1.jpg)
flowchart
graph LR
A["Input Data"] --> B["Processing"]
B --> C["Kodet e informationit"]
C --> D["Output Data"]
D --> E["Feedback Loop"]
E --> A
* Shihni manualin e përdorimit për veprimet sipas kodeve të informacionit me shenjën! në panelin e ekranit.
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 2](/content/2026/05/936311/images/1dfd895d8c31b6a1adf397f672404ff8f709115ef86bfa69c0cb88de839d98e6.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 3](/content/2026/05/936311/images/b6015fe361be7e4ba4d4c0b432e5effe3142be5c1ad97db0272389c3d8814c46.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 4](/content/2026/05/936311/images/5539dbd2ebb745126b93fbdbfe1f89d4bff751d6b546ae80693d76982bbf2a36.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 5](/content/2026/05/936311/images/abb6db05ebd89302b77a6b72ff84a665134a61a79211538e69c459431a119adc.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 6](/content/2026/05/936311/images/61086f08604751662aca340027c1de222357d089e4ccfc575c53dc1c0a720e88.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 7](/content/2026/05/936311/images/04fb34ad1b3d9d6ca875895cff26e91edc5404991127d2237c59821d358a349e.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 8](/content/2026/05/936311/images/033eeb737c3368eed09c90b48759056f8f5f031187929490cfecab26d22546b1.jpg)
![SAMSUNG POWERbot SR10M703HWG - [Seritë SR1\*M701\*\*\*] - 9](/content/2026/05/936311/images/88a5254858414c575390854b6345c8a74ce790e4c0b070f8678a97134d83ed00.jpg)
7
Aplikacioni "SmartThings"
Aplikacioni "SmartThings" përputhet vetëm me modelet që kanë funksion "Wi-Fi".
Shkarkimi i aplikacionit "SmartThings"
▶ Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin "SmartThings" nga dyqanet ("Google Play Store", "Apple App Store" ose "Samsung Galaxy Apps"). Për të gjetur aplikacionin, përdorni termin "SmartThings".

SHËNIM
▶ "SmartThings" mbështet tabletat dhe disa pajisje celulare.
- Rekomandohet "Android 6.0" e lart (së paku 2 GB RAM).
▶ "iPad" dhe disa pajisje celulare mund të mos mbështeten.
- Mbështetet "iOS 10.0" e lart / "iPhone 6" e lart.
Vizitoni "Play Store" ose "App Store" për të parë nëse pajisja juaj celulare mbështetet nga "SmartThings".
▶ Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Konfigurimi i llogarisë "Samsung"
▶ Përpara se të përdorni aplikacionin "SmartThings" duhet të identifikoheni në llogarinë "Samsung".
▶ Për të konfiguruar llogarinë "Samsung", mund të ndiqni udhëzimet e ofruara nga aplikacioni "SmartThings".
▶ Ose, nëse keni celular inteligjent "Samsung", mund ta shtoni llogarinë "Samsung" në aplikacionin e cilësimeve të celularit. Më pas, do të identifikoheni automatikisht në llogarinë "Samsung".

SHËNIM
▶ Nëse nuk arrini ta përfundoni regjistrimin e produktit, ndiqni hapat e mëposhtëm.
- Provoni sérish procedurën e regjistrimit sipas udhëzimeve në mesazhet që shfaqen.
- Verifikoni që opzioni "UPnP" në rrugëzuesin me valë është aktiv dhe më pas provoni sërish procedurën e regjistrimit.
- Verifikoni që rrugëzuesi me valë po punon në modalitetin me valë dhe më pas provoni sërish procedurën e regjistrimit.
- Nëse keni dy apo më shumë "POWERbot", fikni "POWERbot" e tjere dhe riprovoni regjistrimin e "POWERbot" tuaj.
- Nëse ka ndonjë rrugëzues tjetër me valë me "SSID" të njëjtë si rrugëzuesi juaj me valë, regjistrimi mund të mos kryhet.
▶ Treguesi i telekomandimit dhe i "Wi-Fi"
| Aktiv | Telekomandimi është i bllokuar. (Përdorimi i telekomandës është ende i mundur.) | ![]() | |
| Joaktiv Telekomandimi lejohet. | |||
| Aktiv "POWERbot" është lidhur me rrugëzuesin me valë. | |||
| Joaktiv "POWERbot" po provon të lidhet me rrugëzuesin me valë. | |||
Cancel(Dised) →
ose Schedule Cancel(Dised) →
Cancel(Dised)



Shtypni për 3 sek.
