OTG80SLSIMC6 - Chauffe-eau & chaudière GORENJE - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas OTG80SLSIMC6 GORENJE në format PDF.
| Lloji i produktit | Ngrohës uji elektrik |
| Kapaciteti | 80 litra |
| Dimensionet (L x G x T) | Përafërsisht 1000 x 500 x 500 mm |
| Pesha | Përafërsisht 28 kg |
| Furnizimi me energji | 230 V ~ 50 Hz |
| Fuqia e ngrohjes | 2000 W |
| Temperatura maksimale e ujit | 75°C |
| Lloji i termostatit | Termostat i rregullueshëm me kontroll të temperaturës |
| Karakteristikat e sigurisë | Mbrojtje nga mbinxehja, valvul lehtësimi presioni, ndërprerje sigurie |
| Izolimi | Shkumë poliuretani, humbje e ulët e nxehtësisë |
| Mbrojtja e anodës | Shufër anodë magnezi për mbrojtje nga korrozioni |
| Instalimi | Montimi në mur horizontal ose vertikal |
| Klasa e efikasitetit të energjisë | B (tipike) |
| Konsumi i energjisë në pritje | Humbje e ulët në pritje |
| Mirëmbajtja | Heqje vjetore e gëlqeres dhe inspektim i anodës |
| Pjesët e këmbimit | Element ngrohës, termostat, shufër anodë, valvul sigurie |
| Aksesorët e përfshirë | Valvul sigurie, shabllon instalimi, manual |
| Garancia | 2 vjet |
| Pajtueshmëria | CE, RoHS |
Pyetjet më të shpeshta - OTG80SLSIMC6 GORENJE
Pyetjet e përdoruesve rreth OTG80SLSIMC6 GORENJE
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Chauffe-eau & chaudière në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OTG80SLSIMC6 - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OTG80SLSIMC6 e markës GORENJE.
MANUAL I PËRDORUESIT OTG80SLSIMC6 GORENJE
Udhëzime për përdorim 23

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e prodhimit tonë.
JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME VËMENDJE UDHËZIMET.
APARATI NUK EŠHTË I DESTINUAR PËR TA PËRDORUR PERSONAT (PËRFSHIRË KËTU EDHE FËMIJËT) ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE, NDJENJËSORE APO MENDORE, APO PERSONAT QË U MUNGON PËRVOJA APO DIJA, PËRPOS NËSE JANË NËN MBIKËQYRJEN APO MËSIMIN E PERSONIT PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE. FËMIJËT DUHET TË JENË NËN MBIKËQYRJE, NË MËNYRË QË T'U PARANDALOHET LOJA ME KËTË PAJISJE.
Bojleri ashtë i prodhuar në pajtim me standardet në fuqi dhe është i sprovuar zyrtarisht, ndërsa për të, janë të lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata mbi kompatibilitetin elektromagnetik. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitur ndërmjet gypave hyrës. Bojlerin mund ta lidhë në rrjetin elektrik dhe të ujësjellësit vetëm profesionisti i aftësuar. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të përmirësimit, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund të bëjë vetëm shërbimi i autorizuar servisor.
MONTIMI
Bojlerin montojeni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëse e instaloni bojlerin në hapësirë ku gjendet vaska apo dushi, medoemos duhet t'i respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforconi në mur me vidha muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bartje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet ta forconi. Bojlerin mund të përforconi në mur vetëm vertikalisht.
CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT
| Tipi | OTG 30 SLIM | OTG 50 SLIM | OTG 65 SLIM | OTG 80 SLIM | OTG 100 SLIM | OTG 120 SLIM | |
| Vëllimi | [l] | 30 | 50 | 65 | 80 | 100 | 120 |
| Tensioni nominal | [MPa (bar)] | 0,6 (6) | |||||
| Masa / i mbushur me ujë | [kg] | 19/49 | 24/74 | 28/93 | 31/111 | 36/136 | 41/161 |
| Mbrojtja kundër korrozionit të kazanit | emaluar / anoda Mg | ||||||
| Fuqia kyçëse | [W] | 2000 | |||||
| Tensioni | [V~] | 230 | |||||
| Klasa e mbrojtjes | I | ||||||
| Shkalla e mbrojtjes nga lagshtia | IP24 | ||||||
| Koha e ngrohjes deri në 75 °C1) | [h] | 105 | 155 | 230 | 305 | 355 | 435 |
| Sasia e ujit të përzier te 40 °C | [l] | 50 | 89 | 120 | 145 | 200 | 236 |
| Shpenzimi i energjisë2) | [kWh/24h] | 0,69 | 0,94 | 1,12 | 1,30 | 1,54 | 1,79 |
1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik për temperaturën hyrëse të ujit nga ujësjellësi 10 °C.
2) Shpenzimi i energjisë gjatë ruajtjes së temperaturës konstante e të ujit në bojler 65 °C dhe te temperatura e mjedisit 20 °C, e matur sipas EN 60379.
| A B C | |||
| OTG 30 SLIM | 510 | 310 | 235 |
| OTG 50 SLIM | 690 | 470 | 250 |
| OTG 65 SLIM | 820 | 605 | 245 |
| OTG 80 SLIM | 950 | 735 | 245 |
| OTG 100 SLIM | 1125 | 900 | 255 |
| OTG 120 SLIM | 1300 | 900 | 430 |
Dimensionet e kyçjes dhe montimit të bojlerit [mm]


LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT
Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuar me ngjyra në gypa.. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shënuar me ngjyrë të kaltër, kurse dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.
Bojlerin mund të lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet t'i instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit.
Te sistemi i hapur, nën presion, , para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse, në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.
Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupin sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të drejtoni në derdhje nëpërmjet të mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar në vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.
Në rast se, instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtojmë ujët që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 ë në gypin hyrës të bojlerit.
Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet, (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljen së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë[ rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit të rrjedh uji, kjomë është shenjë, se ventili është në rregull.

6 - Shtojca provuese
7 - Hinka me kyçësin në derdhje
8 - Ena e ekspansionit
H - Uji i ftohtë
T - Uji i ngrohtë
Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse, kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.
Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse është shtypja në rrjet më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.
LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK
Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm ^2 (H05VV-F 3G 1,5 mm ^2 ). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.
Legjenda:
1 - Termostati
2 - Siguresa me nxehje
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - Llamba kontrolluese
5 - Pjesa lidhëse
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
± - Përçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike
VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç'kyçeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!
Pas kyçjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i përgatitur për përdorim.
Me rrotullimin e pullës në termostat, e cila gjendet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidheni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet të 25 °C dhe 75 °C. Preferojmë rregullimin e pullës në pozicionin "eco". Rregullimi i tillë është më kursyesi; temperatura e ujit do të jetë përafërsisht 55 °C, tajitja e gurit të ujit dhe humbjet e ngrohtësisë do të jenë më të ulëta se te rregullimi i temperaturës më të lartë. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llama kontrolluese. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç'kyçni elektrikun, por pullën e termostatit rregullojeni në pozicionin "*". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht në 10 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një fiting i posaçëm (T -pjesë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, respektivisht. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion si gjatë kontrollimit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta ç'kyçim nga rrjeti elektrik dhe pastaj të ćelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përzierëse) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël e ujit, që derdhet nëpër vrimën gjatë largimit të flanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së flanxhës ngrohëse.
Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretjen e butë të detergjentit për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhda.
Me kontrollet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimit të bojlerit. Garancia për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëse i keni bërë rregullisht kontrollet të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet kontrolleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Ešhtë e nevojshme, që kontrollet t'i bëjnë serviseri i autorizuar, i cili evidenton kontrollin në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai kontrollon harxhimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit, sipas nevojës, pastron gurin, i cili grumbullohet, varësisht nga kualiteti, sasia dhe temperatura e ujit të harxhuar, në brendësi të bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrollit vijuese.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.