ZHRN641K - Furre ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas ZHRN641K ZANUSSI në format PDF.
| Lloji i produktit | Pllakë gatimi e ngulitur |
| Marka | Zanussi |
| Modeli | ZHRN641K |
| Numri i zonave të gatimit | 4 |
| Teknologjia e ngrohjes | Ngrohje me rrezatim |
| Diametrat e zonave të gatimit | Përpara majtas : 21,0 cm Mbrapa majtas : 14,5 cm Përpara djathtas : 14,5 cm Mbrapa djathtas : 18,0 cm |
| Fuqia nominale e zonave | Përpara majtas : 2300 W Mbrapa majtas : 1200 W Përpara djathtas : 1200 W Mbrapa djathtas : 1800 W |
| Furnizimi me energji elektrike | 220-240 V / 400 V 2N, 50-60 Hz |
| Fuqia totale | 6,5 kW |
| Lloji i kontrollit | Butona me prekje |
| Ekrani | Niveli i gatimit, tregues i nxehtësisë së mbetur |
| Funksionet kryesore | Ndezje/Fikje, përzgjedhja e zonës, rregullimi i nivelit të gatimit, ndalje automatike |
| Siguria | Ndalje automatike, tregues i nxehtësisë së mbetur, pajisje sigurie për fëmijët (rekomanduar) |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastrim me kruese speciale për xham, detergjent jo gërryes |
| Pajtueshmëria e enëve | Baza të sheshta dhe të trasha, diametri i përshtatur me zonën |
| Konsumi i energjisë | 191,9 Wh/kg (pllakë gatimi) |
| Kodi i produktit (PNC) | 949 492 416 00 |
| Prodhimi | Rumania |
| Shërbimi pas shitjes | www.zanussi.com/support |
| Kabllo e furnizimit të përfshirë | Po, tipi H05V2V2-F (temperatura minimale 90 °C) |
Pyetjet më të shpeshta - ZHRN641K ZANUSSI
Pyetjet e përdoruesve rreth ZHRN641K ZANUSSI
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Furre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHRN641K - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHRN641K e markës ZANUSSI.
MANUAL I PËRDORUESIT ZHRN641K ZANUSSI
SQ Udhëzimet për përdorim 2
Të marrë këshilla mbi përdorimin, broshura, informacion rreth zgjidhjes së problemeve, shërbimit dhe riparimit www.zanussi.com/support
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
- INFORMACIONI I SIGURISË....2
- UDHËZIMET PËR SIGURINË......4
- INSTALIMI....6
- PËRSHKRIM I PRODUKTIT 8
- PËRDORIMI I PËRDITSHËM....9
- UDHËZIME DHE KËSHILLA....10
- KUJDESI DHE PASTRIMI....10
- ZGJIDHJA E PROBLEMEVE....11
- TË DHËNAT TEKNIKE....12
- EFIKASITETI ENERGJETIK.... 13
- ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN....13
1. ⚠INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.
- Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë siç kërkohet.
• PARALAJMËRIM: Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme nxehen gjatë përdorimit. - Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
- Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• PARALAJMËRIM: Gatimi i pamonitoruar me yndyrë ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë zjarr.
- Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit.
- KUJDES: Pajisja nuk duhet të furnizohet përmes një pajisjeje të jashtme ndezëse, si p.sh. kohëmatës, apo të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga një mjet.
- KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
• PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi sipërfaqet e gatimit.
- Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund të nxehen.
- Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën inkaso.
- Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
- Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen për dhe shkëputeni nga rryma elektrike. Në rast se pajisja është e lidhur me rrymën elektrike direkt duke përdorur kuti lidhëse, hiqeni siguresën për të shkëputur pajisjen nga furnizimi me rrymë. Në çdo rast, kontaktoni me Qendrën e Autorizuar të Shërbimit.
- Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
• PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë aksidente.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose dëmtim i pajisjes.
- Hiqni të gjithë paketimin.
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
-
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të mbyllura.
-
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues për të mos lejuar që lagështira të shkaktojë fryrje.
- Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga avulli dhe lagështira.
- Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose nën dritare. Duke vepruar kështu do të parandaloni rënien e enëve të nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet dera ose dritarja.
- Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë sigurohuni që hapësira mes pjesës së poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm, të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.
- Pjesa e poshtme e pajisjes mund të nxehet. Sigurohuni që të instaloni një panel të veçantë prej kompensate, material për bango kuzhine ose materiale të tjera që nuk digjen poshtë pajisjes për të parandaluar që të prekë poshtë.
- Paneli i ndarjes duhet të mbulojë plotësisht zonën nën pianurë.
2.2 Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar. - Përpara se të kryeni ndonjë veprim, sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga rryma.
- Sigurohuni që parametrat në pllakën e specifikimeve të përkojnë me vlerat elektrike të rrjetit elektrik.
- Sigurohuni që pajisja të instalohet në rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta nxehë shumë terminalin.
- Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
- Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
- Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj goditjeve elektrike.
- Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit të kabllos.
- Sigurohuni që kabilloja ose spina elektrike (nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni pajisjen me prizat që gjenden pranë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabillo zgjatuese.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit ose me një elektricist për ndërimin e kabllos elektrike të dëmtuar.
- Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur nga spina.
- Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe kontaktorët.
- Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi

PARALAJMĚRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje elektrike.
- Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara përdorimit për herë të parë.
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
- Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
- Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos bblokohen.
- Mos e lini pajisjen të pamonitoruar gjatë punës.
- Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
- Mos vendosni takëme dhe kapakë tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund të nxehen shumë.
- Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
- Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune ose për të mbajtur sende.
- Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset, shkëputeni menjëherë pajisjen nga rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të parandaluar goditjet elektrike.
- Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë, ai mund të spërkasë.

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
- Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën ose objektet e nxehura larg nga yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
- Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund të shkaktojnë ndezje spontane.
- Vaji i përdorur që përmban mbetje ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në temperaturë më të ulët sesa vaji që përdoret për herë të parë.
- Mos vendosni produkte të ndezshme ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.

PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
- Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e kontrollit.
- Mos vendosni kapak të nxehtë tigani në një sipërfaqen e xhamit të pianurës.
- Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
- Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund të dëmtohet.
- Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
- Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
- Enët e gatimit prej gize ose alumini të derdhur ose enët me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin xhamin/qeramikën prej xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e gatimit.
- Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim. Ajo nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, për shembull për ngrohje dhome.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
- Pastrojeni pajisjen rregullisht për të parandaluar dëmtimin e materialit të sipërfaqes.
- Fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet para se ta pastroni.
- Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën të autorizuar të shërbimit. Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
- Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me energji.
- Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Përpara instalimit
Përpara se të instaloni pianurën, shkruani informacionin e mëposhtëm nga pllaka e specifikimeve. Pllaka e specifikimeve gjendet në pjesën e poshtme të pianurës.
Numri i serisë ....
3.2 Planurat inkaso
Pianurat inkaso përdorini vetëm pasi ta keni montuar pianurën siç duhet në njësitë inkaso dhe në planin e punës, sipas standardeve në fuqi.
3.3 Kablloja e lidhjes
- Pianura është e pajisur me një kabllo lidhjeje.
- Për të zëvendësuar kabllon e dëmtuar elektrike, përdorni llojin e kabllos: H05V2V2-F që i reziston një temperature
prej 90°C ose më të lartë. Flisni me Qendrën lokale të Shërbimit.
3.4 Montimi
Nëse e instaloni pianurën nën një aspirator, shikoni udhëzimet e instalimit të aspiratorit për distancën minimale mes pajisjeve.

Nëse përdorni kuti mbrojtëse (aksesor shtesë), dyshemeja mbrojtëse menjëherë poshtë vatrës nuk është e nevojshme. Aksesori i kutisë mbrojtëse mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende. Ju lutemi kontaktoni shitësin lokal.

Nëse e instaloni vatrën mbi një furrë, nuk mund të përdorni kutinë mbrojtëse.
4.1 Skema e sipërfaqes së gatimit

1 Zona e gatimit
2 Paneli i kontrollit
4.2 Struktura e panelit të kontrollit

Përdorni fushat me sensor për të përdorur pajisjen. Ekranet, treguesit dhe sinjalet akustike tregojnë se cilat funksione përdoren.
Fusha Funksioni Komenti
e
sensori
t
1 NDEZUR / FIKUR Për të aktivizuar dhe çaktivizuar pianurën.
2 - Për të zgjedhur zonën e gatimit.
3 - Ekrani i cilësimit të nxehtësisë Për të treguar cilësimin e nxehtësisë.
4 +/— - Për të vendosur cilësimin e nxehtësisë.
4.3 Ekranet e cilësimit të nxehtësisë
Ekrani Përshkrimi

Zona e gatimit éshtë e çaktivizuar.

Zona e gatimit është në punë.
| Ekrani Përshkrimi | |
| + numri | Ka një keqfunksionim. |
| Një zonë gatimi është ende e nxehtë (ka nxehtësi të mbetur). | |
| - | Fikja automatike është aktive. |
4.4 Treguesi i nxehtësisë së mbetur

PARALAJMËRIM!
H Rrezik djegieje nga nxehtësia e mbetur.
Treguesit tregojnë nivelin e nxehtësisë së mbetur për zonat e gatimit që po përdorni aktualisht. Treguesit gjithashtu mund të ndizen për zonat e gatimit pranë edhe nëse nuk po i përdorni ato.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
Prekni Ⓤ per 1 sekondë për ta aktivizuar ose për ta çaktivizuar vatrën e gatimit.
5.2 Fikja automatike
Funksioni e çaktivizon pianurën automatikisht nëse:
- të gjitha zonat e gatimit janë të çaktivizuara,
- nuk cilësoni nxehtësinë pasi aktivizoni pianurën,
- derdhni ose futni diçka në panelin e kontrollit për më shumë se 10 sekonda, (tavë, leckë, etj.). Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Hiqni objektin ose pastroni panelin e kontrollit.
- nuk e çaktivizoni një zonë gatimi ose ndryshoni cilësimin e nxehtësisë. Pas pak kohe shfaqet - dhe pianura çaktivizohet.
Lidhja ndërmjet cilësimit të nxehtësisë dhe kohës pas së cilës çaktivizohet pianura:
Cilësimi i nxehtësisë Pianura çaktivizohet pas
| 1 - 2 6 orësh |
| 3 - 4 5 orësh |
| 5 4 orësh |
| 6 - 9 1,5 orë |
5.3 Zgjedhja e zonës së gatimit
Për të zgjedhur një zonë gatimi prekni fushën me sensor që i korrespondon kësaj zone. Në ekran shfaqet cilësimi i nxehtësisë ( ).
5.4 Cilësimi i nxehtësisë
Vendosni zonën e gatimit.
Prekni pēr të ngritur cilësimin e nxehtësisë. Prekni pēr të ulur cilësimin e nxehtësisë. Prekni dhe njëkohësisht pēr ta çaktivizuar zonën e gatimit.
Referojuni kapitujve për sigurinë.
6.1 Enët e gatimit

Fundi i enëve të gatimit duhet të jetë sa më i trashë dhe më i rrafshët që të jetë e mundur. Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.

Enët prej çeliku të emaluar dhe me bazamente alumini ose bakri mund të shkaktojnë çngjyrosje mbi sipërfaqen prej qeramike xhami.
6.2 Shembuj të përdorimeve për gatim

Të dhënat në tabelë janë vetëm udhëzuese.
| Cilësimi i nxehtësisë | Përdoreni për: Koha | Këshilla (minuta) | |
| 1 Mbajeni të ngrohtë ushqimin e gatuar. sipas | nevojës | Mbulojeni enën e gatimit me kapak. | |
| 1 - 2 Salcë Hollandaise, shkrirje: gjalpë,çokollatë, xhelatinë. | 5 - 25 Trazojeni herë pas here. | ||
| 1 - 2 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të pjekura. | 10 - 40 Gatuani me kapak. | ||
| 2 - 3 Zierje orizi dhe gatesa me bazëqumështi; ngrohje ushqimesh tëgatshme. | 25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,trazojini gatimet me qumësht ne mes të kohës së gatimit. | ||
| 3 - 4 Gatim me avull i perimeve, peshkut,mishit. | 20 - 45 Shtoni disa lugë gjelle lëng. | ||
| 4 - 5 Gatim i patateve me avull. 20 - 60 Përdorni maksimumi 1⁄4 l ujë për 750 g patate. | |||
| 4 - 5 Gatim sasish më të mëdha ushqimi,mishi me lëng dhe supash. | 60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit. | ||
| 6 - 7 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishime djathë e proshutë, kotëleta, qofte,salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,petulla, petulla të ëmbla. | sipas nevojës | Kthejini në gjysmën e kohës. | |
| 7 - 8 Skuqje e fortë, të thekura, fileto mishi,biftekë. | 5 - 15 Kthejini në gjysmën e kohës. | ||
| 9 Zierje uji, zierje makaronash, kaurdisje mishi (gulash, mish rosto), patate të skuqura. | |||
Referojuni kapitujve për sigurinë.
7.1 Informacione të përgjithshme
• Pastroni pianurën pas çdo përdorimi.
- Përdorni gjithmonë enë me bazament të pastër.
- Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e pianurës.
- Përdorni një pastrues të veçantë të përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
- Përdorni kruajtëse të posaçme për xhamin.
7.2 Pastrimi i pianurës
- Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer, ndryshe pianura mund të dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të shmangni
djegiet. Përdorni kruajtësen speciale të pianurës mbi sipërfaqen e xhamit në një kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
- Hiqeni kur pianura të jetë ftohur mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën me një leckë të njomë dhe me detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën me një leckë të butë.
- Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme metalike: përdorni një solucion me ujë dhe uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një leckë.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
| Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini në punë pianurën. | Pianura nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. | Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. |
| Èshtë djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i keqfunksionimit | është siguresa. Nëse siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni një elektricist të kualifikuar. | |
| Mos e caktoni cilësimin e nxehtësisë për 10 sekonda. | Aktivizojeni pianurën sërish dhe caktojeni cilësimin e nxehtësisë në më pak se 10 sekonda. | |
| Keni prekur njëkohësisht 2 ose më shumë fusha me sensor. | Prekni vetëm një fushë me sensor. | |
| Mbi panelin e kontrollit ka njolla uji ose njolla yndyre. | Pastroni panelin e kontrollit. | |
| Bie një sinjal akustik dhe pianura çaktivizohet. Bie një sinjal akustik kur pianura çaktivizohet. | Keni vendosur diçka mbi një ose më shumë fusha me sensor. | Hiqni objektin nga fushat me sensor. |
| Pianura çaktivizohet. Vendosët diçka mbi fushën me sensor Ⓐ | Hiqni objektin nga fusha me sensor. | |
| Treguesi i nxehtësisë së mbetur nuk ndizet. | Zona nuk është e nxehtë, sepse ka punuar vetëm për pak kohë ose sensori është i dëmtuar. | Nëse zona ka qëndruar ndezur mjaftueshëm për të qenë e nxehtë, flisni me një qendër të autorizuar shërbimi. |
| Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja | ||
| Fushat me sensor nxehen. Ena e gatimit është tepër e madhe ose e keni vendosur shumë afër butonave komandues. | Nëse është e mundur, vendosini enët e mëdha në zonat e pasme të gatimit. | |
| E dhe një numër afishohet. | Ka një gabim në pianurë. Çaktivizojeni pianurën dhe aktivizojeni sërish pas 30 sekondash. Nëse ndizet sërish, shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Pas 30 sekondave, lidheni sërish pianurën. Nëse problemi vazhdon, flisni me qendrën e autorizuar të shërbimit. | |
| Dëgjohet një sinjal konstant bip. Lidhja elektrike nuk është e saktë. Shkëputeni pianurën nga energjia elektrike. Kërkojini një elektricisti të kualifikuar të kontrollojë instalimin. | ||
| E6 ndizet. | Mungon faza e dytë e furnizimit me rrymë. | Kontrolloni nëse pianura është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Hiqni siguresën, prisni një minutë dhe futeni sërish siguresën. |
8.2 Nëse nuk mund të gjeni zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje, kontaktoni shitësin tuaj ose me një qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të dhënat nga pllaka e specifikimeve. Jepni gjithashtu kodin me tre shifra për xhamin qeramik (ndodhet në qoshe të sipërfaqes prej qelqi) dhe
mesazhin e defektit që ndizet. Sigurohuni që pianurën ta keni përdorur saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas, edhe gjatë periudhës së garancisë. Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit dhe kushtet e garancisë janë në broshurën e garancisë.
9.1 Pllakëza e specifikimeve
Modeli ZHRN641K PNC 949 492 416 00
Lloji 60 HAD 54 AO 220 - 240 V / 400 V 2N 50 - 60 Hz
Prodhuar në Rumani
Nr. i serisë .... 6.5 kW
ZANUSSI

9.2 Specifikimi i zonave të gatimit
| Zona e gatimit | Fuqia nominale (Cilësimi i nxehtësisë maksimale) [W] | Diametri i zonës së gatimit [mm] |
| Majtas, përpara 2300 210 | ||
| Majtas, e pasme 1200 145 | ||
| Djathtas, përpara 1200 145 | ||
| Djathtas, e pasme 1800 180 |
Për rezultate optimale gatimi, përdorni enë gatimi me diametër jo më të madh se ai i zonës së gatimit.
10. EFIKASITETI ENERGJETIK
10.1 Informacioni i produktit sipas EU 66/2014 i vlefshëm vetëm për tregun e BE-së
Identifikimi i modelit ZHRN641K
| Lloji i pianurës Pianurë inkaso | ||
| Numri i zonave të gatimit 4 | ||
| Teknologjia e nxehjes Radiatori | ||
| Diametri i zonave rrethore të gatimit (∅) Majtas, përpara | 21,0 cm | |
| Majtas, e pasme | 14,5 cm | |
| Djathtas, përpara | 14,5 cm | |
| Djathtas, e pasme | 18,0 cm | |
| Konsumi i energjisë për zonë gatimi (EC electric cooking) | Majtas, përpara | 200,1 Wh/kg |
| Majtas, e pasme | 188,0 Wh/kg | |
| Djathtas, përpara | 188,0 Wh/kg | |
| Djathtas, e pasme | 191,6 Wh/kg | |
Konsumi i energjisë i pianurës (EC electric hob) 191,9 Wh/kg
EN 60350-2 - Pajisje shtëpiake gatimi me energji elektrike - Pjesa 2: Pianurat - Metodat e matjes së performancës
10.2 Kursimi i energjisë
Mund të kurseni energji gjatë gatimit të përditshëm nëse ndiqni këshillat në vijim.
- Kur ngrohni ujë, përdorni vetëm sasinë që ju nevojitet.
-
Nëse është e mundur, vendosni gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
-
Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni.
- Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të njëjtin diametër me zonën e gatimit.
- Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit.
- Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit.
- Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë.
11. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin 📄 mbeturinave
shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.