TR8500 - Chauffe-eau instantané et chaudière BOSCH - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas TR8500 BOSCH në format PDF.
| Marka | Bosch |
| Modeli | TR8500 |
| Lloji i produktit | Ngrohës uji i menjëhershëm dhe kaldajë |
| Furnizimi | Elektrik (rrjet) |
| Rregullimi | Elektronike |
| Ekrani | Paraqitje numerike me ndriçim prapa (blu në të kuqe) |
| Komandat | Selektues rrotullues dhe butona Komforti (3 butona të programueshëm) |
| Gama e temperaturës | Nga 35 °C në 60 °C (e rregullueshme) |
| Siguria për fëmijët | Kufizimi i temperaturës në 42 °C (aktivizimi me butona të njëkohshëm) |
| Mënyra diellore | E pajtueshme me ujë të para-ngrohur (shfaqja e një simboli) |
| Kursim energjie | Simboli eco shfaqet gjatë funksionimit ekonomik |
| Shfaqja e konsumit | Energjia (kWh), uji (m³), kostot (€) për periudhë (vit, muaj, përdorimi i fundit) |
| Mbrojtja nga ngrirja | Përshtatje automatike në dimër (zvogëlimi i rrjedhës nëse nevojitet) |
| Pastrimi | Leckë e lagësht, pa produkte agresive dhe pa pastrues avulli |
| Heqja e gëlqeres | Vetëm nga një specialist |
| Shërbimi pas shitjes | Kontakti me numrat E dhe FD në pllakën e identifikimit |
| Garancia | Sipas kushteve të distributorit; garanci AquaStop për dëmet nga uji |
| Vendi i origjinës | Gjermani (Bosch) |
Pyetjet më të shpeshta - TR8500 BOSCH
Pyetjet e përdoruesve rreth TR8500 BOSCH
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Chauffe-eau instantané et chaudière në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TR8500 - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TR8500 e markës BOSCH.
MANUAL I PËRDORUESIT TR8500 BOSCH
[sq] Udhëzimi për përdorim 21
48
55
Përmbajtja 1 Informacione të sigurisë
1 Informacione të sigurisë ....55
2 Udhëzimi për përdorim ....55
2.1 Njohja me pajisjen ....56
2.1.1 Elementet e punës dhe ekranet ....56
2.1.2 Ekrani ....56
2.1.3 Butonat për komoditet ....56
2.1.4 Ndërprerësi rrotullues për përzgjedhje....56
3 Përdorimi i pajisjes....55
3.1 Kyqja dhe fikja e pajisjes ....56
3.2 Rregullimi i temperaturës së ujit ....56
3.3 Përdorimi i menysë....57
3.4 Pika e menysë Einstellung [setting]....57
3.5 Pika e menysë Verbrauch [shpenzimi] .....58
3.6 Simbolet e leximit të paraqitura në ekran ..... .59
4 Fillimi pas ndërprerjes së energjisë elektrike ....59
5 Përdorimi i pajisjes pas shkyqjes së furnizimit me ujë. ....59
6 Kursimi i energjisë ....59
7 Puna në kushte dimërore....59
8 Pastrimi....59
9 Servisi për konsumatorë ....60
10 Mbrojtja e mjedisit jetësor/ deponimi....60
11 Garancia....60
12 Ēshtë paraqitur problem, çfarë duhet të bëj? .....61
12.1 Gabimet të cilat mund t'i zgjidhë vet konsumatori ...61
12.2 Gabimet të cilat duhet t'i zgjidhë servisi ..... 61
12.3 Gabimet të cilat zgjidhen automatikisht ..... 61
Kjo pajisje është e destinuar vetëm për përdorim shtëpiak në amvisëri.
Lexoni me kujdes këtë udhëzim për montim dhe veproni sipas instruksioneve! Udhëzimin ruani për përdorim të mëvonshëm. Këto udhëzime duhet t’iu dorëzohen pronarit të ri bashkë me pajisjen.

PARALAJMËRIM:
Rrezik nga goditja elektrike!
Shkyqni furnizimin qendror posa të paraqitet ndonjë gabim. Menjëherë shkyqni furnizimin e pajisjes me ujë të ftohtë posa të vëreni ndonjë rrjedhje.
Ky udhëzim për montim është i destinuar për hidroinstalues, montues të ngrohjes dhe elektricistë. Të gjitha udhëzimet duhet të respektohen.
Mosrespektimi i udhëzimeve mund të shkaktojë dëme dhe lëndime materiale, duke përfshirë edhe mundësinë e fatalitetit.
- Lexoni udhëzimet për montim (burimi i nxehtësisë, kontrolluesi i ngrohjes, etj.).
▶ Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe vërejtjet.
▶ Respektoni rregullat nacionale dhe regionale, rregullat teknike dhe udhëzimet.
- Montimin dhe vënien e parë në funskion duhe ta bëjë eksperti i cili respekton udhëzimet e bashkangjitura për montim. Informacionet e sigurisë në udhëzimin për montim duhet të respektohen. Nuk mbajmë përgjegjësi për dëmin i cili është shkaktuar për shkak të mosrespektimit të këtyre udhëzimeve dhe udhëzimeve për montim.
- Nëse temperatura dalëse e ujit në dalje nga rubineti është më e lartë se sa temperatura e duhur, kjo do të thotë se temperatura e ujit që vjen nga sistemi në amvisëri është shumë e lartw, për shembull për shkak të ngrohjes në njësinë për energji solare.
- Përzierësi dhe gypi për ujë të ngrohtë mund të jenë të nxehtë.
- Mos përdorni mjete agressive ose abrazive për pastrim!
- Mos përdorni pastrues me avull.
- Heqjen e gurëve nga pajisja mund ta bëjë vetëm eksperti i kualifikuar.
- Riparimet duhet ti bëjnë vetëm teknikët e kualifikuaar. Riparimet joadekuate mund të shkaktojnë rrezik nga lëndimet serioze të konsumatorit.
Siguria e pajisjeve elektrike për përdorim në amvisëri dhe qëllime të ngjashme
Udhëzimet në vazhdim vlejnë në përputhje me EN 60335-2-35 për të parandaluar nga rreziqet gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike:
„Këtë pajisje mund ta përdorin fëmijët e moshës prej 3 vjet dhe më të mëdhenj, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe njohurive nëse janë nën mbikëqyrje dhe nëse kanë marrë udhëzime lidhur me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurtë dhe nëse kuptojnë rreziqet. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me pajisjen. Pastrimin dhe mirëmbajtjen të cilën e bën konsumatori nuk guxojnë ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.“
„Nëse kablli për furnizim është i dëmtuar, atë duhet ta zëvendësojë prodhuesi, servisi i tij ose personat me kualifikim të ngjashëm, për të parandaluar rreziqet.“
Ju përgëzojmë për blerjen e kësaj pajisje BOSCH. Keni blerë një produkt me kualitet të lartë që do të ju ofrojë kënaqësi të shumëta.
2 Udhëzimi për përdorim
Kjo pajisje është ngrohës i rrjedhjes së pandërprerë nën presion me rregullim elektronik për furnizim të decentralizuar me ujë të ngrohtë.
Ngrohësi elektronik i rrjedhjes së pandërprerë ngroh ujin i cili rrjedh nëpër pajisje. Mund të përdoret për furnizim të një ose më shumë rubineteve me ujë të ngrohtë.
2.1.1 Elementet e punës dhe ekranet

1 Ekrani
2 Butonat për komoditet
3 Ndërprerësi rrotullues për përzgjedhje
2.1.2 Ekrani

Ekrani tregon statusin aktual të punës dhe mundëson kryerjen e rregullimeve të ndryshme dhe shqyrtimin e vlerave të shpenzimit me anë të menysë.
Ekrani është i projektuar që të kursejë energji dhe errësohet kur pajisja nuk përdoret.
Ndriçimi i prapavijës dhe leximi i ekranit (psh. 42 °C) fillojnë të ndriçojnë nëse rubineti hapet,
nëse sillet ndërprerësi rrotullues për përzgjedhje ose nëse shtypet butoni për komoditet.
Ngjyra e ndriçimit të sfondit ndryshon varësisht nga temperatura e dhënë- ngjyra ndryshon nga e kaltra (e ftohtë) në të kuqe (e nxehtë). Ndriçimi i sfondit fiket pas rreth 10 sekondave nga aktiviteti i fundit. Paraqitja në ekran (psh. 42 °C) errësohet pas rreth 2 minutave.
2.1.3 Butonat për komoditet

Presioni i shkurtër në butona , ̣, ̣ ju mündëson që të përzgjidhni në mënyrë të drejtpërdrejtë rregullimin e duhur të temperaturës (shihni kapitullin r “ Rregullimi i temperaturës së ujit ”).
2.1.4 Ndërprerësi rrotullues për përzgjedhje

Rrotullimi dhe shtypja e ndërprerësit rrotullues për përzgjedhje ju mundëson që të rregulloni temperaturën e dëshiruar të ujit dhe të përdorni menynë (shihni kapitullin “Përdorimi i menysë”).
3 Përdorimi i pajisjes
3.1 Kyqja dhe fikja e pajisjes
Ngrohësi i rrjedhjes së pandërprerë kyqet dhe ngroh ujin kur të jetë i hapur rubineti për ujë të ngrohtë. Ai fiket përsëri nëse rubineti i ujit është i mbyllur.
3.2 Rregullimi i temperaturës së ujit
Temperatura e ujit rregullohet me sjelljen e ndërprerësit rrotullues për përzgjedhje.
Presioni i shkurtër, i butonjt për komoditet ju mundëson që drejtpërsëdrejti të përzgjidhni temperaturën e cila është e programuar për çdo buton. Ekrani tregon temperaturën e dhënë si dhe tekstin dhe simbolin e përshtatshëm.


Dushi rreth
38^
Larjarreth
40°C


Larja e duarve
rreth 35 °C
Shpëlarja rreth
48°C
Temperatura e përzgjedhur më parë e ruajtur për çdo buton mund të ndryshojë.
Shembull: Si të ndryshojë temperatura për „Larjen e duarve“.
- Shtypni shkurtë butonin.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje në temperaturën e dëshiruar.
- Shtypni dhe mbani bbutonin. Rregullimi i ri i temperaturës është ruajtur kur ekrani tregon simbolin dhe tekstin „Larja e duarve“, si dhe leximin e temperaturës së re.
i
Vërejtje: Butonat për komoditet mund t'i përdorin më shumë konsumatorë të ndryshëm si „butona për temperaturë“ të posaçme. Përzgjidhni cilindo buton dhe ruani „velnes temperaturën“ tuaj specifike.
i
Vërejtje: Rregullimet fabrike për temperaturën e ujit gjatë kyqjes së parë ose pas ndërprerjes së furnizimit janë më tëulëta se 35 °C.
3.3 Përdorimi i menysë
Pajisja shpenzon më pak energji për ngrohjen e ujit dhe për këtë arsye zvogëlon shpenzimet tuaja. Ešhtë e mundur që të tregohen vlerat e shpenzimit të energjisë elektrike, ujit dhe shpenzimet e ndërlidhura. Për të fituar vlerat e shpenzimit, duhet të bëhen disa rregullime të caktuara me anë të menysë.
Hapja e menysë
- Shtypni dhe mbani ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje për më së paku 5 sekonda.
Përzgjedhja e linjave të menysë
Mund të përzgjidhen këto linja:
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje: për kalim nëpër linjat e menysë në nivelin aktual të menysë.
- Shtypni shkurtë ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje: për navigacion në nivelin e radhës së menysë ose për vërtetimin e përzgjedhjes.
i
Värejtje: Pas futjes së suksesshme të të dhënave, vlera e përzgjedhur paraqitet gjatë 10 sekondave.
Dalja nga menyja
- Përzgjidhni Zurück [mbrapa] në.
meny, ose - Shtypni cilindo buton për komoditet.
i
Värejtje: Nëse futja e të dhënave nuk bëhet gjatë 30 sekondave, pajisja automatikisht del nga menyja.
3.4 Pika e menysë Einstellung [setting]
E rëndësishme: Futja e të dhënave për Datum / Uhrzeit [data / koha] dhe Kosten [shpenzimi] janë të rëndësishme në mënyrë që më vonë të mund të paraqiten vlerat e shpenzimit nga Verbrauch [shpenzimi]. Nëse nuk bëhet futja e të dhënave, pajisja tregon vetëm vlerat e pjesshme.
Shembull i rregullimit të menysë
Në këtë shembull, gjuha është e rregulluar në Englisch [anglisht].
Sipas rregullimeve fabrike, gjuha e nënkuptuar e menysë është Deutsch [gjermanisht]. Për ndryshimin e gjuhës në Englisch [anglisht]:
- Shtypni dhe mbani ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje gjatë më së paku 5 sekondave.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhni Einstellung [rregullimi]. Press the rotary selector switch.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhni Sprache [language]. Shtypni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhni Englisch [anglisht]. Shtypni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje. Gjuha tani është rregulluar në gjuhën angleze.
- Pritni një çast ose shtypni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje. Përzgjidhni pikat tjera në meny dhe futni rregullimet.
ose
- Shtypni cilindo buton për komoditet për dalje nga menyja.
Mund të përzgjidhen rregullimet si në vazhdim

flowchart
graph TD
A["Verbrauch [consumption"]] --> B["Shtypni dhe mbani për 5 sekonda"]
A --> C["Paraqitja e vlerave të shpenzimit, shihni kapitullin „Pika e menysë Verbrauch [shpenzimi"]”]
D["Einstellung [setting"]] --> E["Futja e rregullimeve"]
F["Sprache [language"]] --> G["Rregulloni gjuhën në gjermanisht ose në anglisht"]
H["Datum / Uhrzeit [date / time"]] --> I["Futni datën dhe kohën aktuale (në mënyrë që më vonë të tregoni vlerën e shpenzimit)"]
J["Kosten [cost"]] --> K["Futni shpenzimin për Energie [energji"] për_kWh_dhe_Wasser["ujë"] per m³ (në mënyrë që më vonë të thirrni vlerat e shpenzimit)]
L["Reset [reset"]] --> M["Fshini të gjitha futjet e veçanta dhe përsëri lexoni rregullimet e nënkuptuara fabrike"]
N["Anzeige prüfen [display test"]] --> O["Trego të gjitha simbolet"]
P["Zurück [back"]] --> Q["Një nivel i menysë nga mbrapa"]
R["Zurück [back"]] --> S["Dalja nga menyja"]
3.5 Pika e menysë Verbrauch [shpenzimi]
i
Värejtje: Nëse nuk është bërë futja e të dhënave ose nëse futja nuk është e plotë në pjesën Einstellung [rregullimi], atëherë paraqiten vetëm vlerat e shpenzimit nga fillimi i parë (ose resetimi i fundit): Gesamtlaufzeit [kohëzgjatja e përgjithshme].
Shembull i leximit të shpenzimit
Për tregimin e shpenzimit të energjisë:
- Shtypni dhe mbani ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje gjatë më së paku 5 sekondave.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzjidhni Verbrauch [shpenzimi].
Shtypni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje. - Sillni ndërprerësin rrotullues për përgjedhje dhe përzgjidhni Energie [energjia].
Shtypni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje. -
Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhni Jahr [viti]. Paraqitet shpenzimi i energjisë për vitin e përzgjedhur në kWh.
-
Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhnì Monat [muajin]. Tregohet shpenzimi i energjisë për muajin e përzgjedhur në kWh.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje dhe përzgjidhni letztes letztes Zapfen [e fundit e përdorur]. Paraqitet shpenzimi i energjisë në kWh gjatë përdorimit të fundit.
- Për të fituar vlera të tjera të shpenzimit, kthehuni mbrapa për një nivel duke shtypur ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje ose përzgjidhni Zurück [mbrapa].
ose
- Shtypni cilndo buton për komoditet për dalje nga menyja.
Mund të përzgjidhen informacionet në vazhdim rreth shpenzimit

flowchart
graph TD
A["Shtypni dhe mbani për rreth 5 sekonda"] --> B["Verbrauch [consumption"]]
A --> C["Ekrani Vlerat e shpenzimit"]
B --> D["Energie [energy"]]
D --> E["Wasser [water"]]
E --> F["Kosten [cost"]]
F --> G["Zurück [back"]]
G --> H["Einstellung [setting"]]
H --> I["Zurück [back"]]
C --> J["Shpenzimi mesatar i energjisë në kWh për vnjë vit Jahr [viti"], Monat["muajin"] ose_letztes_Zapfen["e fundit e përdorur"]]
J --> K["Shpenzimi mesatar i ujit në m³ për Jahr [viti"], Monat["muajin"] ose_letztes_Zapfen["e fundit e përdorur"]]
K --> L["Shpenzimi mesatar i ujit për m³ në euro për Jahr [viti"], Monat["muajin"] ose_letztes_Zapfen["e fundit e përdorur"]]
L --> M["Kthehen mbrapa për një nivel të menysë"]
M --> N["Futja e rregullimit, shihni kapitullin „Pika e menysë Einstellung [rregul-limi"]”]
N --> O["Dalja nga menyja"]
3.6 Simbolet e leximit të paraqitura në ekran
Simbolet dhe karakteret në vazhdim mund të paraqiten në ekran.
| < Përzgjedhja e | menysë në të majtë, sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje në drejtim të kundërt nga akrepat e orës. |
| > Përzgjedhja e | menysë në të djathtë, sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje në drejtim të akrepave të orës. |
![]() | Temperatura në shkallë Celsius. |
![]() | Shpenzime në euro. |
![]() | Puna ekonomike. |
![]() | Shpenzimi i energjisë elektrike në kilovat orë. |
![]() | Norma e rrjedhjes së ujit në litra në minutë. |
| [###] | Shpenzimi në litra. |
| [T###] | Shpenzimi i ujit në metër kub. |
| [###] | Kontrolli aktiv prindëror (shihni kapitullin “ Kontrolli prindëror”). |
![]() | Ngrohja solare aktive (shihni “ Ngrohja solare”). |
| [###] | Limiti i arritur i fuqisë (shihni kapitullin “ Limiti i fuqisë”). |
| [###] | Temperatura aktive e ujit për „shpëlarje“. |
![]() | Temperatura aktive e ujit për „dush“. |
![]() | Temperatura aktive e ujit për „larjen e duarve“. |
| Temperatura aktive e ujit për „larje“. |

Kontrolli prindëror
Keni opsionin që të kufizoni temperaturën në 42 °C, për të parandaluar që fëmijët të mos digjen rastësisht.
Për aktivizimin e kontrollit prindëror:
- Njëkohësisht shtypni dhe mbani pë r disa sekonda.
Teksti Kindersicherung deaktiviert [kontrolli prindëror i çaktivizuar] paraqitet në ekran për disa sekonda.
Simboli fillon të ndriçojë. Kontrolli prindëror éshtë i aktivizuar.
Për çaktivizim të kontrollit prindëror:
- Njëkohësisht shtypni dhe mbani r për disa sekonda.
Teksti Kindersicherung deaktiviert [kontrolli prindëror i çaktivizuar] paraqitet në ekran për disa sekonda.
Simboli shkyqet. Kontrolli prindëror éshtë i çaktivizuar.

Limiti i fuqisë
Nëse temperatura e dhënë nuk është arritur sepse norma e rrjedhjes së ujit është shumë e lartë, atëherë fillon të ndriçojë.

Ngrohja solare
Pajisja mund të përdoret me ujë të ngrohur paraprakisht (për shembull, furnizimi nga njësia për energji solare). Nëse temperatura e ujit hyrës është më e lartë se 30 °C, atëherë simboli përlisplej fillon të ndriçojë.

PARALAJMËRIM:
Kujdes!
Rrezik nga djegia!
Nëse temperatura dalëse e ujit në dalje nga rubineti është më e lartë se sa temperatura e dhënë, kjo do të thotë se temperatura hyrëse e ujit nga sistemi në amvisëri është shumë e nxehtë, psh. Për shkak të ngrohjes në njësinë për energji solare.
- Parapërzierësi termostatik në sistemin e furnizimit në amvisëri duhet të jetë i caktuar në temperaturë më të ulët.
Kursimi i energjisë eco
Simboli fēlton tē ndriçojë nëse pajisja përdoret në mënyrë ekonomike.
- Sillni ndërprerësin rrotullues për përzgjedhje detisa ndërprerësi rrotullues të fillojë të ndriçojë.
4 Fillimi pas ndërprerjes së energjisë elektrike
- Hapni rubinetin e ujit të ngrohtë deri në fund dhe lini që të rrjedhë deri sa të bëhet i ngrohtë.

Vërejtje: Gjatë kyqjes së parë, duket në ekran.
5 Përdorimi i pajisjes pas shkyqjes së furnizimit me ujë
- Shkyqni pajisjen (sillni siguresën në kuti me siguresat).
- Hapni rubinetin për ujë të ngrohtë dhe mbajeni të hapur deri sa ajri të dalë nga tubi i ujit.
- Kyqni siguresën përsëri. Pajisja tani është e gatshme për përdorim.
6 Kursimi i energjisë
- Rregulloni temperaturën e dëshiruar të ujit direkt në pajisje.

Vërejtje: Përzierja e ujit të ftohtë në rubinet/pajisje shpenzon ujin dhe energjinë pa nevojë. Ajo gjithashtu përshpejton kalcifikimin (krijimi i gurëve) në pajisje. Prandaj, gjithmonë rregulloni temperaturën e dëshiruar direkt në ngrohësin e rrjedhjes së pandërprerë.
7 Puna në kushte dimërore

Vërejtje: Mund të ndodhë që gjatë periudhës së dimrit temperatura hyrëse e ujit të jetë e zvogëluar dhe që temperatura e dëshiruar dalëse nuk mund të arrihet më.
- Zvogëloni rrjedhën e ujit në rubinet deri sa të arrihet temperatura e dëshiruar e ujit.
8 P a s t r i m i
- Fshini pajisjen vetëm me leckë të lagur.
- Mos përdorni acide ose mjete abrazive për pastrim.
- Mos përdorni pastrues me avull.
9 Servisi për konsumatorë
Gjithmonë do të kërkojmë që të paraqitni E-br. dhe FD-br. të pajisjes tuaj kur të thirrni servisin. Numrat mund ti gjeni në pllakë në anën e brendshme të kllapës së përparme.
10 Mbrojtja e mjedisit jetësor/ deponimi
Mbrojtja e mjedisit jetësor paraqet një strategji shumë të rëndësishme korporative të Grupit Bosch.
Kualiteti i produkteve tona, ekonomiciteti i tyre dhe siguria për mjedisin jetësor janë shumë të rëndësishme për ne, si dhe respektimi i të gjitha ligjeve dhe rregullave për mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Ne përdorim teknologjitë më të mira të mundshme dhe materiet për mbrojtjen e mjedisit jetësor duke marrë parasysh aspektet ekonomike.
Ambalazhi
Kur bëhet fjalë për ambalazhin, marrim pjesë në proceset e riciklimit të cilat janë specifice për çdo shtet veç e veç, për të siguruar riciklim optimal.
Të gjitha materialet tona të ambalazhit janë ekologjike dhe mund të riciklohen.
Pajisjet e përdorura
Pajisjet e përdorura përmbajnë materiale të vlefshme të cilat mund të riciklohen.
Pjesët e ndryshme mund të çmontohen lehtë. Materialet sintetike janë shënuar në mënyrë adekuate. Prandaj, pjesët mund të klasifikohen sipas përbërjes dhe të dërgohen në riciklim ose në deponi.
Aparatet elektrike dhe elektronike të përdorura

Pajisjet elektrike dhe elektronike të cilat nuk mund të riparohen më, duhet të deponohen ndaras dhe të dërgohen në riciklim ekologjik (në përputhje me Direktivën Evropiane për mbeturinat elektrike dhe elektronike).
Gjatë deponimit të pajisjeve elektrike ose elektronike
duhet të përdorni sisteme për marrjen dhe kthimin e mbeturinave të cilat ekzistojnë në vendin tuaj. Bateritë nuk guxojnë të deponohen bashkë me mbeturinat shtëpiake.
Bateritë e shfrytëzuara duhet të deponohen nëpërmjet sistemeve lokale për marrjen e mbeturinave të tilla.
11 Garancia
Kushtet e garancisë për këtë pajisje i definon përfaqësuesi ynë në shtetin në të cilin shitet pajisja.
Detajet rreth këtyre kushteve mund t'i merrni nga shitësi te i cili e keni blerë pajisjen. Në rast të kërkesës për intervenim të përfshirë në garanci, duhet të bashkangjiten edhe llogaria ose të bëhet vërtetimi i blerjes.
Përveç kërkesës për intervenim të përfshirë në garanci të cilën e ofron shitësi në bazë të kontratës për shitje dhe përveç garancisë tonë të produktit, gjithashtu ju ofrojmë kompenzim në përputhje me kushtet në vazhdim:
- Nëse është bërë dëm nga uji për shkak të prishjes së sistemit tonë AquaStop, do t'ia kompenzojmë dëmin konsumatorëve privat.
- Garancia për përgjegjësi vlen gjatë tërë kohëzgjatjes së pajisjes.
- Parakusht për realizimin e garancisë është që pajisja të jetë e montuar dhe e lidhur sipas rregullave dhe e lidhur në AquaStop në përputhje me instruksionet tona. Garancia jonë nuk përfshin gypat e prishur të ujësjellësit ose rubinetin e prishur që çojnë deri te lidhja AquaStop.
- Në përgjithësi, nuk ka nevojë që të mbikëqyrni punën e pajisjes e cila ka AquaStop dhe nuk ka nevojë që më vonë të shkyqni furnizimin me ujë ashtu që do të mbyllni valvulën e ujit. Valvula e ujit duhet të mbyllet
vetëm gjatë mungesës afatgjate nga shtëpia, psh. gjatë pushimeve me kohëzgjatje prej disa javëve.
lu nënshtrohet ndryshimeve pa paralajmërim.
12 Ešhtë paraqitur problem, çfarë duhet të bëj?

PARALAJMËRIM:
Kujdes!
Riparimet duhet t'i bëjnë vetëm teknikët e autorizuar. Riparimet joadekuate mund të shkaktojnë rrezik nga lëndimet serioze të konsumatorëve.
Nëse pajisja juaj nuk punon ashtu siç duhet, shpesh bëhet fjalë për ndonjë problem të vogël. Kontrolloni nëse vetë mund të zgjidhni problemin duke aplikuar udhëzimet në vazhdim. Do të kurseni veten nga shpenzimet e shumëta dhe vizitat e panevojshme te servisit.
12.1 Gabimet të cilat mund t'i zgjidhë vet konsumatori
| Problemi Shkaktari Zgjidhja | ||
| Presioni i rrjedhjes së ujit është shumë i ulët. | Èshtë zënë filteri në rubinet ose në kokën e dushit. | Hiqni filterin dhe pastroni gurët nga filteri. |
| Èshtë caktuar temperaturë e lartë e ujit por nuk është arritur. | Ngrohësi i rrjedhjes së pandërprerë është i lidhur në rubinet të ujit të kontrolluar në mënyrë termostatike. | Rregulloni temperaturën në ngrohësin e rrjedhjes së pandërprerë në “60 °C”. |
| Ekrani është i zbrazët. | Siguresa në kutinë e siguresave nuk është . | Kontrolloni siguresën në kutinë e siguresave. |
| Uji nuk është i ngrohtë. | Temperatura e ujit është e zvogëluar. | Zvogëloni rrjedhën e ujit në rubinet deri sa të arrihet temperatura e dëshiruar e ujit. |
| Temperatura e ujit që del nga rubineti është më e lartë se sa temperatura e caktuar. | Temperatura e ujit që hyn në ngrohësin e rrjedhës së pandërprerë është më e lartë se sa temperatura e caktuar (psh. për shkak të ujit të ngrohur paraprakisht që vjen nga ngrohësi solar i ujit). | Parapërzierësi termostatik në sistemin e furnizimit në amvisëri duhet të caktohet në temperaturë më të ulët në përputhje me këtë. |
| (○-ΗΕΟ) Drita në displej fillon të ndriçojë. | Limiti i fuqisë është arritur. | Zvogëloni rrjedhën e ujit në rubinet ose zvogëloni rregullimin e temperaturës në pajisje. |
Nëse nuk arrini të zgjidhni problemin, thirrni shërbimin e urgjencës për mbështetjen e konsumatorëve.
12.2 Gabimet të cilat duhet t'i zgjidhë servisi
| Problemi Shkaktari Zgjidhja | ||
| Presioni i rrjedhës së ujit është shumë i ulët përkundër pastrimit të filterit në rubinetin e ujit ose kokën e dushit. | Filteri i pajisjes është zënë. Thirrni servisin që të pastrojë pajisjen. | |
| Ekrani është i zbrazët përkundër punës pa gabim të siguresave për furnizim me energji elektrike. | Ekziston prishje në pajisje. Thirrni servisin që të kontrollojë pajisjen. | |
| Ekrani tregon shifrën e gabimit “E..”. | Ekziston prishje në pajisje. | Thirrni servisin që të kontrollojë pajisjen. |
12.3 Gabimet të cilat zgjidhen automatikisht
| Problemi Shkaktari Zgjidhja | ||
| Ekrani tregon “00,0°C”. | Senzori i ajrit në pajisje detekton ajrin në ujë dhe momentalisht shkyq elementin ngrohës. | Pas disa sekondave, ngrohësi i rrjedhjes së pandërprerë automatikisht kthehet përsëri në funksion. |









