BOSCH PXY875DE4E - Tigan

PXY875DE4E - Tigan BOSCH - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas PXY875DE4E BOSCH në format PDF.

📄 146 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice BOSCH PXY875DE4E - page 127
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Sobë gatimi me gaz
Marka Bosch
Modeli PXY875DE4E
Dimensionet (G x Th x L) 90 cm x 52 cm x 4.5 cm
Pesha 18 kg
Numri i vatrave 5 djegës gaz
Fuqia totale 12,7 kW
Lloji i energjisë Gaz (G20/G25)
Ndezja Ndezja e integruar automatike
Siguria Pajisje sigurie termoçift
Materiali Qelq qeramik
Funksionet kryesore Djegës me rendiment të lartë, flakë e dyfishtë
Pastrimi Grila të lëvizshme dhe të përputhshme me pjatalarëse
Klasa e efikasitetit energjetik Klasa A
Konsumi i gazit për djegës Nga 1,0 deri në 4,0 kW sipas djegësit
Riparueshmëria Pjesë të disponueshme përmes shërbimit pas shitjes Bosch
Garancia 2 vjet (zgjatje e mundshme)
Indeksi i riparueshmërisë 8,5/10
Vendi i prodhimit Gjermania
Ngjyra E zezë
Lloji i instalimit E integruar
Aksesorë të përfshirë Lidhës gazi, mbështetës rregullimi

Pyetjet më të shpeshta - PXY875DE4E BOSCH

Si të ndizni djegësin në sobën e gatimit Bosch PXY875DE4E ?
Shtypni butonin e djegësit të dëshiruar dhe kthejeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës deri në pozicionin 'Ndezja'. Mbajeni të shtypur për 3 deri në 5 sekonda derisa flaka të ndizet. Lëshoni butonin dhe rregulloni flakën.
Çfarë të bëni nëse një flakë fiket gjatë gatimit?
Termoçifti i sigurisë ndërpret automatikisht furnizimin me gaz nëse flaka fiket. Prisni 1 minutë para se të përpiqeni të ndizni përsëri djegësin. Kontrolloni që djegësi të jetë i thatë dhe i pastër.
Si të pastroni grilat e sobës?
Grillat janë të lëvizshme dhe mund të vendosen në pjatalarëse. Për pastrim manual, përdorni një sfungjer të butë me ujë me sapun. Shmangni produktet gërryese që mund të gërvishtin sipërfaqen.
Cilin lloj gazi të përdorni për modelin PXY875DE4E?
Pajisja është rregulluar në fabrikë për gaz natyral (G20) në 20 mbar. Për gaz butan/propan (G30/G31), kërkohet një konvertim nga një profesionist. Konsultoni manualin për injektorët e duhur.
Si të rregulloni flakën minimale në një djegës?
Nëse flaka është shumë e lartë në pozicionin minimal, rregulloni vidën e rregullimit të rrjedhës që ndodhet poshtë levës. Përdorni një kaçavidë të hollë për të kthyer vidën në drejtim të akrepave të orës për të reduktuar flakën. Bëjeni këtë për çdo djegës.
Çfarë të bëni nëse ndezja nuk funksionon?
Kontrolloni së pari që pajisja është e lidhur mirë (ndezja kërkon energji elektrike). Pastroni elektrodat e ndezjes me një furçë të butë. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni shërbimin pas shitjes Bosch.
A mund të përdor enë prej gize në këtë sobë gatimi?
Po, giza është e përshtatshme. Megjithatë, kini kujdes që të mos rrëshqitni enët në sipërfaqen qeramike për të shmangur gërvishtjet. Përdorni enë me fund të sheshtë dhe të qëndrueshëm.
Si të mirëmbani djegësit për të shmangur ndotjen?
Pas çdo përdorimi, lërini të ftohen dhe më pas hiqni kapakët dhe kokat e djegësit. Pastroni ato me një furçë metalike të butë për të hequr mbetjet. Sigurohuni që vrimat të mos jenë të bllokuara. Rivendosni ato pas tharjes së plotë.
Ku të gjeni pjesët e këmbimit për Bosch PXY875DE4E?
Pjesët e këmbimit (injektorët, termoçiftet, levat) janë të disponueshme përmes shërbimit pas shitjes Bosch ose në faqet e autorizuara. Përdorni numrin e modelit (PXY875DE4E) për të identifikuar pjesët e duhura.
Cila është garancia e sobës Bosch PXY875DE4E?
Garancia ligjore është 2 vjet. Bosch ofron zgjatje të garancisë deri në 5 vjet në kushte të caktuara. Ruani faturën tuaj të blerjes dhe regjistroni produktin tuaj në faqen e internetit të Bosch për të përfituar nga shërbimet shtesë.

Pyetjet e përdoruesve rreth PXY875DE4E BOSCH

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Tigan në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj PXY875DE4E - BOSCH dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. PXY875DE4E e markës BOSCH.

MANUAL I PËRDORUESIT PXY875DE4E BOSCH

Përdorimi sipas përcaktimit .. 127

BOSCH PXY875DE4E - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie 3

BOSCH PXY875DE4E - 2

Mbrojtja e Mjedisit ..... 128

Hedhja sipas normave ekologjike. . 128

BOSCH PXY875DE4E - 3

Sensor temperature pa kabull 129

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës ..... 129

Pastrimi....131

Deklarata e konformitetit. ..... 131

Informata tjera mbi prodhimet, pajisjet shtesë, pjesët shtesë dhe servisimin i gjeni në internet në:

www.bosch-home.com dhe shitoren

Online: www.bosch-eshop.com

BOSCH PXY875DE4E - 4

Përdorimi sipas përcaktimit

Lexoni me vëmendje udhëzimet. Ruajeni manualin e përdorimit dhe atë të montimit për një përdorim të mëvonshëm ose për personin që mund të blejë pajisjen tuaj në një moment tjetër.

Kontrollojeni pajisjen pas nxjerrjes nga ambalazhi. Nëse pajisja dëmtohet gjatë transportit, nuk duhet të përdoret. Informoni shërbimin teknik të klientit dhe dokumentoni me shkrim dëmtimet, në të kundërt pretendimet për dëmshpërblim nuk do të merren në konsideratë.

Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim privat dhe në ambientet e shtëpisë. Përdoreni pajisjen vetëm për përgatitjen e gatesave dhe pijeve. Procesi i gatimit duhet kontrolluar. Një proces gatimi i shkurtër duhet kontrolluar pa ndërprerje. Përdoreni pajisjen vetëm në ambiente të mbyllura.

Ky aparat mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjet dhe personave me aftësi të reduktuar fizike, sensorike ose mentale apo me mungesë përvoje ose dije, nëse janë të mbikëqyrur nga një person, i

sq

cili është përgjegjës për sigurinë e tyre, ose të cilët janë të udhëzuar për përdorim të sigurt të aparatit dhe të cilët i kanë kuptuar rreziqet që rezultojnë nga kjo.

Fëmijët nuk lejohet të luajnë me aparatin. Pastrimi dhe mirëmbajtja që i takon përdoruesit nuk lejohet të bëhet nga fëmijët, nëse ato, janë 8 vjet dhe më të vjetër dhe janë të mbikëqyrur.

Kur përdorni funksionet e gatimit, vatra e rregulluar duhet të përkojë me vatrën mbi të cilën ndodhet ena me sensorin e temperaturës.

BOSCH PXY875DE4E - sq - 1

Udhëzime të rëndësishme sigurie

⚠️ Paralajmërim Rreziku nga magnetizimi!

Sensori pa kabull i temperaturës është magnetik. Elementët magnetikë mund të dëmtojnë implantet elektronike p.sh stimuluesit kardiak ose pompat e insulinës. Prandaj ata persona që mbajnë implante elektronike nuk duhet ta mbajnë në xhepat e rrobave sensorin e temperaturës dhe të ruajnë një distancë minimale prej 10 cm midis stimuluesve kardiakë apo pajisjeve të njëjta mjekësore dhe këtij sensori.

⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje!

■ Bateria tek sensori pa kabull i temperaturës mund të dëmtohet ose shpërthejë, nëse nxehet shumë. Pas gatimit hiqni sensorin nga vatra dhe mos e vendosni në afërsi të burimeve të nxehtësisë.
■ Sensori i temperaturës mund të jetë shumë i nxehtë, kur e hiqni nga ena e gatimit. Kur ta hiqni nga ena e gatimit përdorni doreza kuzhine ose një pecete kuzhine.

BOSCH PXY875DE4E - ⚠️ Paralajmërim Rrezik plagosjeje! - 1

Mbrojtja e Mjedisit

Hedhja sipas normave ekologjike

Hidheni paketimin sipas normave ekologjike.

BOSCH PXY875DE4E - Hedhja sipas normave ekologjike - 1

Ky aparat përmban shënjën e aparaturave elektrike dhe elektroteknike sipas Udhëzimit 2012/19/EU (waste electrical and electronic equipment - WEEE).

Udhëzimi jep kuadrin ligjor për te drejtën e kthimit mbrapsht të aparaturave të përdorura në të gjithë BE.

Sensori pa kabull i temperaturës është i pajisur me një bateri. Eliminoni bateritë e konsumuara pa ndotur mjedisin.

BOSCH PXY875DE4E - Hedhja sipas normave ekologjike - 2

Sensor temperature pa kabull

Për informacion të detajuar shihni kapitullin "Funksionet e asistencës në gatim" tek manuali i përdorimit të furrës. Lexoni manualin deri në fund.

Përgatitja dhe përkujdesja për sensorit pa kabull të temperaturës

Në këtë paragraf ju do të informoheni si më poshtë:

■ Ngjitja e kapakut të silikonit
- Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës
- Ndërrimi i baterisë

Sensori i temperaturës dhe kapaku i silikonit mund të porositen më pas në dyqanet e specializuara ose përmes shërbimit tonë teknik të klientit. Jepni numrin përkatës të referencës.

00577921 Set me 5 kapakë silikoni

HEZ39050 Sensor temperature dhe set me 5 kapakë silikoni

Ngjitja e kapakut të silikonit

Kapaku i silikonit fikson sensorin e temperaturës tek ena e gatimit.

Nëse ena e gatimit përdoret për herë të parë me funksionet e gatimit, ju duhet të vendosni një kapak silikoni.

Veproni si më poshtë:

  1. Pjesa e tenxheret ku ai do ngjitet nuk duhet të jetë me yndyrë. Pastroni tenxheren, thajeni mirë dhe vendin e ngjitjes p.sh lyejeni me spiritus.

  2. Hiqni qesen mbrojtëse nga kapaku i silikonit. Me anë të shablonëve që keni marrë bashkë me pajisjen ngjitni kapakun e silikonit në lartësinë e duhur në tenxhere.

BOSCH PXY875DE4E - Ngjitja e kapakut të silikonit - 1

Që ngjitësi të thahet mirë duhet ta lini 1 orë. Gjatë kësaj kohe mos e përdorni apo pastroni enën e gatimit.

Udhëzime

Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.
Nëse kapaku i silikonit shkëputet, duhet të përdorni një të ri.

Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës

Lidheni sensorin e temperaturës në shiritin prej silikoni, duke e përputhur saktësisht.

BOSCH PXY875DE4E - Përdorimi i sensorit pa kabull të temperaturës - 1

■ Sigurohuni që shiriti prej silikoni të jetë plotësisht i thatë, para se të vendoset sensori i temperaturës.
Vendosen enën e gatimit në mënyrë të tillë, që sensori i temperaturës të tregojë në drejtim të sipërfaqes së jashtme anësore të vatrës së gatimit.

sq

■ Sensori i temperaturës nuk duhet të vendoset mbi një enë tjetër gatimi të nxehtë, kështu mund të shmangni tejnxehjen.
■ Pas përfundimit të gatimit, hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Ndërrimi i baterisë

Nëse do shtypni simbolin tek sensori pa kabull i temperaturës dhe Ilamba LED nuk do të ndizet, atëherë ka rënë bateria.

Ndërrimi i baterisë:

  1. Hiqni kapakun e silikonit nga pjesa e poshtme e skeletit. Hiqni vidhat duke përdorur një kaçavidë.

BOSCH PXY875DE4E - Ndërrimi i baterisë - 1

  1. Hiqni pjesën e sipërme të skeletit. Hiqni baterinë e vjetër. Vendosni baterinë e re. Bëni kujdes me polarizimin.

BOSCH PXY875DE4E - Ndërrimi i baterisë - 2

Për të hequr baterinë mos përdorni objekte metali. Mos prekni kontaktet.

BOSCH PXY875DE4E - Ndërrimi i baterisë - 3

  1. Vendosni sërish pjesën e sipërme dhe të poshtme të skeletit. Tregoni vëmendje për të vendosur si duhet pjesët e kontaktit.

BOSCH PXY875DE4E - Ndërrimi i baterisë - 4

  1. Vendoni sërish kapakun e silikonit tek pjesa e poshtme e skeletit të sensorit të temperaturës.

BOSCH PXY875DE4E - Ndërrimi i baterisë - 5

Udhëzim: Përdorni vetëm bateri cilësore të tipit CR2032. Ato jetojnë më gjatë.

Pastrimi

Sensori i temperaturës

Pastroni sensorin e temperaturës me një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.

Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin e temperaturë nga ena. Ruajeni në një vend të pastër dhe të sigurt, për shembull brenda në ambalazh dhe jo në afërsi të burimeve të nxehtësisë.

Kapak silikoni

Pastrojeni dhe thajeni para se ta vendosni tek sensori i temperaturës. I përshtatshëm për lavastovilje.

Udhëzim: Enën me kapak silikoni mos e lini gjatë në ujë me detergjent.

Dritarja e sensorit pa kabull të temperaturës

Dritarja e sensorit duhet të jetë gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni si më poshtë:

■ Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat e yndyrës.
- Për pastrim përdorni një pecetë të butë ose tamponë pambuku dhe solucion me spruco për xhamat.

Udhëzime

■ Mos përdorni mjete pastrimi që gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe furça apo qumësht pastrues.
■ Mos e prekni me gishta dritaren e sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo të gërvishtet.

Deklarata e konformitetit

Këtu Robert Bosch Hausgeräte GmbH deklaron se pajisja me funksionin e sensorit pa kabull të temperaturës i përgjigjet kritereve bazë dhe përcaktimeve të tjera të direktivës 1999/5/EG.

Deklaratën e detajuar të konformitetit R&TTe gjeni në internet në www.bosch-home.com tek faqja e produktit të pajisjes suaj në dokumentet shtesë.

Logot dhe marka Bluetooth® janë simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc. dhe çdo përdorim i kësaj marke nga Robert Bosch Hausgeräte GmbH duhet të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat e tjera të markave janë pronë e firmave përkatëse.

Содржина

BOSCH PXY875DE4E - Содржина - 1

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : BOSCH

Modeli : PXY875DE4E

Kategori : Tigan