FT5410 - Fritore VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas FT5410 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Fërgues |
| Marka | VOX |
| Modeli | FT5410 |
| Kapaciteti i vajit | 2.5 - 3.5 litra |
| Ngarkesa maksimale e ushqimit | 250 g |
| Gama e temperaturës | 130°C - 190°C |
| Furnizimi me energji | 2000 W (vlerësuar) |
| Dimensionet (afërsisht) | 33 x 25 x 30 cm |
| Pesha (afërsisht) | 3.5 kg |
| Paneli i kontrollit | I shkëputshëm me çelës të kontrollit të temperaturës, dritat e ndezjes dhe gatishmërisë |
| Karakteristikat e sigurisë | Çelës automatik i sigurisë, buton i rivendosjes, ftohje e nevojshme para pastrimit |
| Dritare shikimi | Po, në kapak |
| Shporta e skuqjes | E lëvizshme me dorezë, e larë në makinë larëse enësh |
| Rezervuari i vajit | I shkëputshëm, i larë në makinë larëse enësh |
| Filtri i përhershëm | I lëvizshëm dhe i larë (jo i larë në makinë larëse enësh) |
| Pastrimi | Fshijeni panelin e kontrollit me leckë të lagësht; rezervuari i vajit, shporta dhe kapaku lahen në ujë të ngrohtë me sapun ose në makinë larëse enësh sipas shënimeve |
| Riparueshmëria | Nuk specifikohet; kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit |
Pyetjet më të shpeshta - FT5410 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth FT5410 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fritore në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj FT5410 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. FT5410 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT FT5410 VOX
Lexoni këtë udhëzim me kujdes para përdorimit dhe ruane për përdorim të mëtejmë.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Gjatë përdorimit të pajisjeve elektrike, është domosdoshme që të ndiqni masat themelore të sigurisë, duke përfshirë si në vazhdim:
- Lexoni të gjitha udhëzimet.
- Mos e prekni sipërfaqen e nxehtë. Përdorni mbajtëset.
- Për t'u mbrojtur nga goditja elektrike, mos e futni prizën ose shtëpizën në ujë ose në ndonjë lëng tjetër:
- Nevojitet mbikëqyrje e vazhdueshme nëse pajisjen e përdorin fëmijët ose nëse përgatitet në afërsi të fëmijëve.
- Nëse nuk jeni duke e përdorur pajisjen, para pastrimit hiqeni kabllin nga rryma. Para çdo heqje ose montimi të pjesëve, duhet ta lini pajisjen që të ftohet.
- Mos e lini pajisjen në sipërfaqe të butë të punës ose mbi tavolinë të mbuluar me mbulesë, bëni kujdes që pajisjen ta përdorni në sipërfaqe të fortë pune.
- Nuk lejohet përdorimi i pajisjes nëse është dëmtuar kablli ose priza ose nëse pajisja është çrregulluar, ose është dëmtuar në çfarëdo mënyre. Pajisjen dërgone në servisin më të afërt për verifikim, riparim ose montim.
- Përdorimi i shtojcave të cilat nuk i ka rekomanduar prodhuesi mund të shkaktojnë lëndime.
- K abllin për furnizim nuk guxoni ta lini që të varet nga tehu i tavolinës ose sipërfaqja e punës, ose të prekë sipërfaqet e ngrohta.
- Mos e përdorni këtë pajisje nëse i mungon rezervoari i vajit ose çfarëdo materiali tjetër, ose kur nuk ka vaj të mjaftueshëm
- Mos e lini pajisjen në ose afër stufës elektrike ose me gaz ose në furrë të ngrohur.
- Nevojitet kujdes maksimal nëse e lëvizni fritezën e cila përmban vaj të ngrohur.
- Bën i kujdes që dorezat të jenë të përforcuara në mënyrë adekuate për shportën dhe të mbyllura. Lexoni udhëzimet e detajuara për montimin e pajisjes
- Par a përdorimit, gjithmonë bëni kujdes që rezervoari për vaj të jetë i vendosur në mënyrë të drejtë.
- Asnjëherë mos e lidhni fritezën me burim të energjisë elektrike, para se të vendosni
vajin në rezervuarin e vajit.
-
Vaji në rezervuar është ende i ngrohtë kur të shkyqet pajisja. Asnjëherë mos e lëvizni fritezën deri sa të ftohet tërësisht, ngriteni rezervuarin për vaj duke e përdorur dorezën.
-
Edhe pse rezervuari i ndashëm për vaj mund të futet komplet në ujë dhe të pastrohet, para përdorimit të radhës duhet të jetë komplet i thatë për të parandaluar goditjen e rrymës.
-
Asnjëherë mos e stërmbushni fritezën me vaj. Mbusheni vetëm nivelin maksimal dhe minimal siç është shënuar brenda rezervuarit me vaj.
-
Mos e shtoni ushqimin me kristale të akullit ose të ushqimit që është i lagur në vaj të nxehtë.
-
Kjo pajisje nuk është e dedikuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të zvogëluara fizike, shqisore ose mendore, si dhe nga ana e personave me njohuri dhe përvoja të pamjaftueshme, përveç nëse kanë mbikëqyrje ose instruksione të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e pajisjes nga ana e personave përgjegjës për sigurinë e tyre.
-
Fëmijët duhet të jenë nën mbikëqyrje që të mos luajnë me pajisjen.
-
Pas përdorimit të fërgimit, gjithmonë hiqeni kapakun dhe pritni disa sekonda që të zvogëlohet presioni i avullit.
-
Mos e përdorni pajisjen për çarëdo lloji të përdorimit përveç për atë që është e dedikuar.
-
Mos e përdorni pajisjen në ambient të jashtëm.
-
Ruane pajisjen brenda për të parandaluar prishjen e pjesëve elektrike.
-
VËREJTJE: Mund të shkaktohen djegie serioze nga vaji kur friteza tërhiqet nga sipërfaqja e punës. Bëni kujdes që kablli për furnizim të mos lëvaret nga tehu i sipërfaqes së punës ku mund ta arrijnë fëmijët ose ku mund ta tërheqin përdoruesit.
-
Pajisja nuk është e dedikuar për përdorim nëpërmjet tajmerit nga largë ose sistemit të ndarë të përdorimit nga largë.
-
Kjo pajisje është e dedikuar për përdorim në amvisëri, respektivisht për përdorim personal siç janë:
- Ambientet e kuzhinave në shitore, zyra dhe në ambiente të tjera të punës; - Amvisëri fshatare;
– Nga ana e mysafirëve në hotele, motele dhe objekte të ngjashme akomodimi;
– Në objekte për akomodim në bazë të buajtjes me mëngjes.
- Ruane këtë udhëzim.
PËRSHRKIMI I PAJISJES

TABELA E KONTROLLIT
Rregullatori i temperaturës
Rregullatori i temperaturës përfshin fritezën dhe rregullon temperaturën e dëshiruar për fërgim.
Indikatori i furnizimit me rrymë
Llamba e indikatorit të furnizimit me rrymë ndriçon kur friteza është e kycur.
Indikatori i gatishmërisë
Llamba e indikatorit të gatishmërisë do të kycet dhe shkyqet disa herë gjatë fërgimit. Kjo
tregon se temperatura mbahet në mënyrë termostatike.
PËRDORIMI I PARË I PAJISJES
- Hiqni komplet paketimin, etiketën dhe/ose ngjitëset nga friteza.
VËREJTJE: Mos e kyqni fritezën kur tabela e kontrollit nuk është e instaluar në shtëpizën e fritezës. Kyqeni fritezën vetëm kur pajisja është e montuar tërësisht, kurse elementi i ngrohjes të jetë i futur në ujë.
VËREJTJE: Mos e lagni tabelën e kontrollit, kabllin ose prizën në ujë.
VËREJTJE: Kjo pajisje nuk guxon të përdoret për ngrohjen e ujit.
- Ngritni tabelën e kontrollit me elementin ngrohës nga shtrati duke e ngritur me një dorë deri sa me dorën tjetër e mbani shtëpizën e fritezës.
- Hiqeni rezervuarin me vaj nga trupi i fritezës.
- Lani rezervuarin me vaj dhe shportën për fërgim me ujë të ngrohtë, me sfungjer joabraziv dhe mjete për pastrim ose ndonjë detergjent tjetër johelmues. Thane mirë para përdorimit.
VËREJTJE: Rezervoari për vaj, shporta për fërgim, doreza e shportës për fërgim, filteri i përhershëm dhe kapaku mund të lahen me ujë të ngrohtë me sapun.
VÈREJTJE: Mos e futni tabelën e kontrollit, kabllin për furnizim me rrymë ose prizat në asnjë lloj lëngu.
MONTIMI I FRITEZËS
- Vendosni enën me vaj në shtëpizën e fritezës.
- Vendosni tehet e mbajtëses në tabelën e kontrollit në mbajtëset e montuara në shtëpizën e metalit (Sl.1).

- Shtyni skajet e mbajtëses deri në fund.
VËREJTJE: Friteza ka ndërprerës automatik të sigurisë për t'u siguruar që pajisja nuk do të punojë nëse pllaka e kontrollit nuk është futur fortë në mbajtëset në shtëpizën e fritezës.
- Përforconi mbajtësen e fritezës në shportën e fritezës ashtu që do të shtypni dorezat e mbajtëses njëkohësisht dhe i vendosni në mbajtësin e metalit në shportë. Sigurohuni që fundi i shkopinjvem të futet në vrimat për mbajtëse. Ngriteni mbajtësen lartë që të jetë në pozicion të mbyllur (Sl. 2).

VËREJTJE: Asnjëherë mos e kyqni fritezën në rrymë para mbushjes së enës me vaj. Gjithmonë sigurohuni që tabela e kontrollit të jetë e përforcuar në shtëpizën e fritezës dhe që elementi ngrohës brenda vajit në rezervuarin për vaj para kyqjes.
- Hidhni vajin për zierje në rezervuarin për vaj, duke u përkujdesur që të gjendet në mes të linjave "Min" dhe "Max" për mbushje në rezervuarin për vaj.
- Mos e mbushni pak ose tepër. Niveli i vajit duhet të mbahet në mes të minimumit (2.5 litra) dhe maksimumit (3.5 litra) të shënuara brenda rezervuarit për vaj.
- Mund të përdorni vajin e përzier të bimor, vaj misri ose vaj rrepe.
-
Mos përdorni vaj ulliri, margarinë, dhjam ose lëng nga pjekja. Asnjëherë mos e përzieni vajin e vjetruar dhe vajin e ri ose Vajra të tjera dhe dhjam.
-
Nëse dëshironi të përdorni dhjam të fortë, së pari duhet të shkrihet, detajet gjenden në pjesën "KËSHILLA PËR PËRDORIMIN E YNDYRËRAVE TË FORTA".
-
Vendosni kapakun në fritezë.
-
Vendosni kabllin në prizën elektrike në mur. Indikatori i rrymës elektrike do të ndriçojë.
KUJDES: Asnjëherë mos e kyqni tabelën e kontrollit nëse nuk është e montuar në trupin e fritezës. Mos e futni tabelën e kontrollit, kabllin për furnizim ose prizën në ujë ose ndonjë lëng tjetër.
-
Rrgulloni rregullatorin e temperaturës në temperaturën e dëshiruar.
-
Indikatori gatishmërisë do të ndizet kur të arrihet temperatura e dëshiruar.
-
Mos e mbushni shportën për fërgim kur të jetë e futur në vaj të nxehtë. Vendosni ushqimin në shportën për fërgim. Mos e lëshoni ushqimn në vaj të nxehtë për zierje. Mos e stërmbushniNe punite korpu za prženje kada je uronjena u vrelo ulje. Mos e stërmbushni, ngarkesa maksimale është 250g. Për rezultate optimale dhe kohëzgjatje më të shkurtër të fërgimit, fërgoni sasi më të vogla.
VËREJTJE: Kur të fërgoni ushimin e ngrirë, largoni shportën për fërgim nga friteza para mbushjes sepse vaji do të spërkatë në të gjitha anët dhe do të shkaktojë djegie.
VËREJTJE: Kur të fërgoni ushqimin e ngrirë sic është pomfriti, nuk duhet të tejkalohet linja "max" në shportën për fërgim. Pastroni akullin nga ushqimi i ngrirë para fërgimit. Nëse nuk e bëni këtë, mund të vijë deri tek derdhja kur të vendoset ushqimi në vaj.
-
Shportën për fërgim vendoseni me kujdes në rezervuarin me vaj në mënyrë që vaji të mos spërkatë në të gjitha anët.
-
Ndryshoni kapakun e fritezës në fritezë gjatë fërgimit.
-
Kur të përfundojë koha e përgatitjes, ktheni rregullatorin e temperaturës në pozicionin "OFF" dhe hiqeni kabllin nga priza elektrike në mur.
-
Me kujdes hiqeni kapakun e fritezës duke e ngritur sa më largë nga ju në mënyrë që ti mundësoni avullit të dalë para se të hiqni kabllin plotësisht. Mbani fytyrën sa më larg pajisja për të shmangur djegiet nga avulli i cili del nga ajo.
-
Ngritni shportën për fërgim duke e mbajtur për doreze dhe vendoseni mbi enën për vaj për t'u kulluar.
-
Kur të kullohet vaji nga shporta për fërgim, shportën mund ta ngritni dhe të shërbeni
ushqimin në të ose ta shërbeni në enë.
VËREJTJE: Gjithmonë lini që friteza të ftohet tërësisht (rreth 2 orë) para pastrimit ose deponimit. Asnjëherë mos e bartni ose mos e lëvizni pajisjen deri sa vaji i nxehtë është në të.
VËREJTJE: Sipërfaqet e metalit të fritezës bëhen të nxehta gjatë përdorimit. Mos i prekni anët e pajisjes deri sa është në përdorim.
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN E FRITEZËS
- Gjithmonë përdorni shportën për fërgim për të fërguar ushqimin.
- Gjithmonë mbyllni kapakun gjatë fërgimit. Hiqeni kapakun me kujdes.
- Kur të ngrohet vaji paraprakisht, llamba e indikatorit të gatishmërisë do të kyqet që tregon se temperatura e dëshiruar është arritur.
-
Lëshoni shportën për fërgim ngadalë në vaj të ngrohtë. Nëse e lëshoni shportën për fërgim shumë shpejtë, vaji mund të derdhet ose të spërkatë.
-
Ešhtë normale që avulli të dalë nga ana e kapakut gjatë fërgimit.
-
Mos qëndroni shumë afër fritezës deri sa është duke punuar.
-
Mos e përzieni vajrat e reja dhe të vjetra.
-
Ndërroni vajin rregullisht. Në përgjithësi, vaji do të digjet shpejtë kur fërgoni ushqim i cili përmban mjaft proteina (mish pule, gjedhi dhe peshku). Kur të përdoret vaji për fërgimin e patateve dhe filtrohet pas çdo përdorimi, mund të përdoret 8 deri 10 herë, por mos e përdorni vajin e njëjtë më gjatë se 6 muaj.
-
Gjithmonë ndërroni vajin posa të fillojë të krijohet shkumë gjatë ngrohjes, ose kur ngjyra të bëhet më e errët, ose kur ngjyra bëhet më e errët, ose kur ka erë ose shije të djegies dhe bëhet si shurup.
-
Përkujdesuni që ushqimi që e përgatitni të jetë i thatë. Largoni akullin nga ushqimi i ngrirë para fërgimit.
-
Për ti fërguar në mënyrë të barabartë, pjesët e ushqimit duhet të jenë të trashësisë dhe madhësisë së njëjtë. Për pjesët më të trasha të ushqimit nevojitet më shumë kohë.
-
Kohët e dhëna të zierjes i referohen vetëm kohës së përafërt të nevjshme për fërgimin e një shporte të mbushur deri në gjysmë. Koha e saktë mund të dallohet varësisht nga
sasia konkrete, preferncat personale të përgatitjes së ushqimit, madhësisë dhe trashësisë së copave, etj.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS
Në përgjithësi, përdorni temperatura më të ulëta për ushqim delikat si (perime, peshk) dhe temperatura më të larta për ushqim të ngrirë, pomfrit dhe mish pule.
| USHQIMI | KOHA E PËRGATITJES | TEMPERATURA |
| Pomfrit | 6-9 minuta | 190°C |
| File peshku | 3-5 minuta | 150°C |
| Gishtërinj pule | 6-8 minuta | 170°C |
| Copa mishi të pulës | 13-20 minuta | 170°C |
| Kungulleshka të fërguara | 3 minuta | 150°C |
| Kërpudha të fërguara | 3 minuta | 150°C |
| Rrathë qepe | 3 minuta | 150°C |
| Krafne | 3-5 minuta | 170°C |
| Mollë të pjekura | 4 minuta | 170°C |
| Karkaleca | 4-6 minuta | 150°C |
KËSHILLA PËR PËRDORIMIN E YNDYRËS SË NGURTË
VËREJTJE: Mos e vendosni yndyrën e fortë në rezervoarin me vaj ose në shportën për fërgim.
- Nëse përdorni yndyrë të ngurtë bimore, së pari duhet ta shkrini në enë të ndarë, pastaj me shumë kujdes hidheni yndyrën e shkrirë në rezervuarin e vajit.
- Yndyrën e ngurtë bimore të përdorur paraprakisht, e cila është ngurtësuar dhe forcuar në rezervuarin e vajit, duhet ta hiqni nga rezervuari dhe ta shkrini në fultere ose në tenxhere para përdorimit të ri.
VËREJTJE: Nëse provoni ta shkrini yndyrën e ngurtësuar në rezervuarin e vajit,
ekziston rreziku që yndyra e shkrirë shpejtë të shpërthejë nga lartë nnëpërmjet shtresës së forcuar të yndyrës.
Përdorni vetëm këtë procedurë
Kur të shkrini yndyrën e forcuar në fritezë:
- Kontrolloni nëse yndyra është ngrohur në temperaturë dhome. Nëse yndyra ëshë e ftohur, ekziston rrezik më i madh nga spërkatja.
- Duke përdorur piru, me kujdes bëni vrima në yndyrë.
- Kontrolloni nëse kapaku është gjithmonë i mbyllur fortë deri sa të shkrihet yndyra.
- Vendosni rregullatorin e temperaturës në 150°C.
ME RËNDËSI: Indikatori i energjisë elektrike do të ndriçojë kur kablli të futet në prizë. Indikatori i gatishmërisë do të ndriçojë kur yndyra ose vaji në rezervuar të arrijë temperaturën e dhomës.
FILTRIMI & NDËRRIMI I VAJIT
VËREJTJE: Përkujdesuni që friteza të jetë e hequr nga priza e rrymës dhe që vaji të jetë i ftohur (rreth 2 orë) para ndërrimit të vajit, ose pastrimit dhe largimit të fritezës.
VÈREJTJE: Vaji nuk duhet të ndërrohet pas çdo përdorimi. Në përgjithësi, vaji shpejtë do të bëhet i papërdorshëm kur të fërgohet ushqimi i cili përmban mjaftë proteina (mishi i pulës, gjedhit dhe peshkut). Kur të përdoret për fërgimin e patateve dhe filtrohet pas çdo përdorimi, mund të përdoret 8 deri 10 herë. Por, vajin e njëjtë mos e përdorni më gjatë se 6 muaj.
Filtrimi i vajit:
- Përkujdesuni që vaji i ftohur (afërsisht 2 orë) dhe pastaj zbrazeni vajin nga rezervuari për vaj në enë ose shishe tjetër (fot.3).
- Lani dhe thani rezervuarin për vaj dhe shportën për fërgim.
- Mbushni rezervuarin për vaj ashtu që të hidhni vajin nëpërmjet kullonjëses me tela ose nëpërmjet filterit të letrës. (fot. 4)

Për të përdorur pajisjen tuaj për shumë vjet, pastrone fritezën pas çdo përdorimi.
VËREJTJE: Gjithmonë hiqeni kabllin nga priza e rrymës para pastrimit. Lini që friteza dhe vaji të ftohen tërësisht (rreth 2 orë) para pastrimit.
- Asnjëherë mos e futni tabelën e kontrollit, kabllin ose prizën në ujë ose në ndonjë lëng tjetër.
- Mos e lini tabelën e kontrollit, kabllin ose prizën në enëlarëse.
- Tabelën e kontrollit pastrone vetëm me leckë të lagur.
- Rezervuari për vaj dhe shporta për fërgim mund të lahen në sirtarin e epërm të enëlarëses.
- Kapaku i fritezës mund të lahet në ujë të ngrohtë me sapun. Mos e lini trupin e fritezës në lëng ose në enëlarëse.
- Për të pastruar filterin e përhershëm, hiqeni nga kapaku dhe lane me ujë të nxehtë dhe me sapun. Lane dhe thane mirë para se ta përdorni përsëri në kapakun e fritezës. Ndërroni kapakun e fritezës.
KUJDES: Mos e lani filterin e përhershëm në enëlarëse.
FUNKSIONI I RIVENDOSJES
Friteza juaj ka funksionin e rivendosjes. Nëse për ndonjë asrye friteza nuk ngroeht, arsyeja e mundshme është se butoni për rivendosje ka ngecur.
Rivendosja e fritezës:
- Shkyqni aparatin nga priza elektrike e murit.
-
Leni pajisjen dhe vajin në rezrvuar që të ftohet tërësisht.
-
Pasi që pajisja të jetë ftohur tërësisht, ngritni tabelën e kontrollit dhe duke përdorur majën e lapsit, shtyni butonin për rivendosjen e termostatit që gjendet brenda tabelës së kontrollit (fot. 5)
- Përsëri përforconi tabelën e kontrollit në shtëpizën e fritezës dhe vazhdoni fërgimin.
Butoni për rivendosje

| PROBLEMET | SHKAKTARËT E MUNDSHËM | ZGJIDHJA |
| Friteza nuk punon | 1. Tabela e kontrollit nuk është e instaluar në mënyrë të drejtë.2. Kablli nuk është i lidhur në prizën e murit.3. Priza nuk ka energji elektrike.4. Ndërprerësi për rivendosje ka ngecur. | 1. Përsëri forconi tabelën e kontrollit.2. Futni kabllin në prizën e murit.3. Rivendosni ndërprerësin e sigurisë ose ndërroni siguresën.4. Shkyqeni pajisjen dhe leni që të ftohet tërësisht. Largoni tabelën e kontrollit dhe shtypni butonin për rivendosjen e termostatit. |
| Vaji derdhet nga friteza | 1. Shumë vaj në fritezë.2. Shporta për ushqim është e stërmbushur.3. Vaji është përdorur shumë shpesh dhe shkumohet. | 1. Shkyqeni fritezën. Le të ftohet vaji tërësisht. Largoni tepricën e vajit.2. Largoni tepricën e ushqimit nga shporta për ushqim.3. Shkyqeni fritezën. Le të ftohet vaji tërësisht. Mbusheni rezervuarin me vaj të ri. |
| Ushqimi ështëi butë ose i yndyrshëm | 1. Vaji nuk është ngrohur mjaftueshëm.2. Shporta për ushqim është e stërmbushur. | 1. Vendosni butonin për kontrollimin e temperaturës në temperaturën e duhur në mënyrë që ushqimi të fërgohet2. Largoni tepricën e ushqimit nga shporta për ushqim. |
| Ushqimi nuk është bërë tërësisht | 1. Copat e ushqimit shumë të mëdha.2. Koha e përgatitjes shumë e shkurtër.3. Temperatura e vajit shumë e lartë. | 1. Ndani ushqimin në copa më të vogla.2. Vazhdoni fërgimin dhe në kontinuitet kontrolloni procesin e përgatitjes së ushqimit.3. Zvogëloni temperaturën e vajit në mënyrë që ushqimi të jetë i përgatitur tërësisht. |
| Vaji për zierje lëshon shkumë ose tym. | 1. Vaji është përdorur shumë shpesh. | 1. Leni vajin që të ftohet tërësisht dhe zëvendësone me vaj të ri. |
DEPONIMI EKOLOGJIK

Jepni kontributin tuaj për ruajtjen e ambientit jetësor!
Respektoni rregullat lokale: dërgoni pajisjet elektrike të cilat më nuk i përdorni në qendrën e duhur për pranimin e mbeturinave elektrike.
