MDRU229FZE01 - Ngrirës MIDEA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MDRU229FZE01 MIDEA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth MDRU229FZE01 MIDEA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MDRU229FZE01 - MIDEA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MDRU229FZE01 e markës MIDEA.
MANUAL I PËRDORUESIT MDRU229FZE01 MIDEA
Ju faleminderit që zgjodhët Midea! Përpara përdorimit të produktit tuaj Midea, ju lutemi që ta lexoni plotësisht këtë manual, për t'u siguruar që të dini të përdorni me siguri veçoritë dhe funksionet që ofron pajisja juaj e re.
PËRMBAJTJA
LETRA E FALËNDERIMIT 01
SPECIFIKIMET----02
PAMJE E PËRGJITHSHME E PRODUKTIT----03
INSTALIMI I PRODUKTIT 04
UDHËZIMET E PËRDORIMIT 11
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA 13
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE 15
SHTOJCË 17
AL
SPECIFIKIMET
| Modeli i produktit MDRU229FZE01 | |
| Vëllimi i ruajtjes së ushqimeve të ngrira 160 L | |
| Lloji i shkrirjes Shkrirje manuale | |
| Koha e rritjes së temperaturës 9 h | |
| Kapaciteti i ngrirjes 7,2 kg/24h | |
| Tensioni nominal 220-240 V~ | |
| Frekuenca 50 Hz | |
| Rryma nominale 0,5 A | |
| Përmasat e përgjithshme (La x Gje x Tra) 1420 x 550 x 550 mm | |
AL
PAMJE E PËRGJITHSHME E PRODUKTIT
Emrat e përbërësve

1 Termostati
2 Sirtar
3 Këmbë nivelimi
MBANI PARASYSH
Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit.
AL
Udhëzimet e instalimit
Për pajisjet ftohëse me kategori klimaterike
- Në varësi të kategorisë së klimës, kjo pajisje frigoriferike synohet që të përdoret në diapazonet e temperaturës së ambientit, si në tabelën e specifikuar më poshtë.
- Kategoria klimaterike mund të gjendet në etiketën e të dhënave. Produkti mund të mos punojë mirë në temperatura jashtë diapazonit specifik.
- Kategorinë klimatike mund ta gjeni në etiketën e produktit.
Rrezja e temperaturës së efektshme
- Produkti bërë që të punojë normalisht në gamën e temperaturave të specifikuar në klasifikim.
| Kategoria Simboli | Diapazoni i temperaturës së ambientit në °C | ||
| IEC 62552 (ISO 15502) ISO 8561 | |||
| Temperaturë mesatare e zgjeruar | SN + 10 deri në + 32 + 10 deri në + 32 | ||
| Temperaturë mesatare N | + 16 deri në + 32 + 16 deri në + 32 | ||
| Nëntropikale ST + 16 deri | në + 38 + 18 deri në + 38 | ||
| Tropikale T + 16 deri në + | 43 + 18 deri në + 43 | ||
Përmasat dhe hapësirat
- Distanca shumë e vogël nga sendet e afërta mund të rezultojë në përkeqësim të aftësisë ngrirëse dhe në rritje të kostove të energjisë elektrike. Lejoni më shumë se 100 mm hapësirë nga çdo mur në afërsi kur të instaloni pajisjen.

text_image
>100 mm >100 mm >100 mm
text_image
Hapësira e kërkuar për qarkullimin e ajrit >100 mm Pamja sipër >100 mm >100 mm
MBANI PARASYSH
Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit.
Diagrami i kërkesës së hapësirës (kur dera është e hapur dhe kur dera është e mbyllur)

| Gjerësia | Lartësia e përgjithshme | Thellësia | Gjerësia me dyer të hapura 135° | Thellësia me dyer të hapura 135° |
| A B C D E | ||||
| 550 1420 | 550 930 910 |
Njoftim: Të gjitha përmasat në mm
AL
Ndryshimi i derës djathtas-majtas (opsional)
Bazuar në vendndodhjen ku planifikoni që ta përdorni frigoriferin, mund t'ju duket më komode që të ndërroni pozicionin e derës.

KUJDES
KUJDES: Për të shmangur lëndimin për vete ose pronën tuaj, ju rekomandojmë që t'ju ndihmojë dikush gjatë procesit të ndërrimit të derës.
Lista e veglave që duhet të ketë përdoruesi
| Kaçavidë kryq | |
| Kaçavidë me teh të hollë | |
| Shirit maskues |
SHKALLË
- Hiqni të gjitha ushqimet nga raftet e derës. Fiksojeni derën me shirita.
- Hiqeni kapakun e menteshës së sipërme, vidat dhe menteshën e sipërme, dhe hiqni tapën plastike të vrimës së vidës nga ana tjetër.
Kapaku i vrimës


- Hiqeni derën dhe grupin e menteshës së poshtme dhe këmbën e rregullueshme, më pas montoni grupin e menteshës së poshtme dhe këmbën e rregullueshme në anën tjetër. Çmontoni tapën nga ana e poshtme e djathtë e derës, dhe montojeni në anën tjetër të derës.

text_image
Këmba e rregullueshme Mentesha e poshtme Tako- Vendoseni derën mbi menteshën e poshtme, vendosni boshtin e menteshs së sipërme si në figurën e mëposhtme dhe montoni menteshën e sipërme, kapakun e menteshës së sipërme dhe tapat plastike të vrimave të vidave me radhë.

text_image
Mentesha e sipërme Boshti Kapaku i menteshës së sipërme Kapaku i vrimësAL
Instalimi i dorezës së derës (Opsionale)

KUJDES
KUJDES: Figurat në manualin e përdorimit janë vetëm për referenceë. Produkti i vërtetë mund të ndryshojë paksa.
Frigoriferi duhet të shkëputet nga burimi elektrik përpara se të përpiqni të instaloni aksesorin.
SHKALLË
- Hiqni dy kunjat me dhëmbë nga dera (ana e derës e hapur).
- Vendosni dorezën e derës te dera dhe shtrëngojeni me vida.
- Mbuloni vrimat e vidave të dorezës me kapakët e vidave.

Këmbët e nivelimit
Për të shmangur dridhjet, njësia duhet që të nivelohet.
Nëse nevojitet, rregulloni vidat e nivelimit për të kompensuar nivelin e dyshemesë.
Pjesa e përparme duhet të jetë pak më lart sesa e pasmja, për të ndihmuar mbylljen e derës.
Vidat e nivelimit mund të rrotullohen lehtësisht, duke e ngritur pak kabinetin.
Rrotullojini vidat e nivelimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta ngritur njësinë dhe në drejtimin e akrepave të orës për ta ulur atë.
Lëvizja e pajisjes
- Hiqni të gjitha ushqimet nga brenda pajisjes.
- Hiqni spinën e korrentit, vendoseni dhe fiksojeni te kapësja e spinës së korrentit, në pjesën e pasme ose mbi pajisje.
- Vendosni ngjitëse te raftet dhe doreza e derës, për të parandaluar rënien gjatë lëvizjes së pajisjes.
- Lëvizeni pajisjen me kujdes me më shumë se dy persona. Kur ta transportoni pajisjen në distancë të gjatë, mbajeni vertikalisht.
- Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza, për të ndezur pajisjen.

MBANI PARASYSH
Masa paraprake përpara përdorimit:
Para se të bëni ndryshime, frigoriferi duhet të shkëputet nga energjia.
Për të parandaluar plagosje të personave, duhet të merren masa paraprake.
Lidhja e pajisjes
Pas instalimit të pajisjes, lidhni spinën e korrentit te priza.

MBANI PARASYSH
Pas lidhjes së kordonit të furnizimit me energji (ose spinës) me prizën, prisni 2 ose 3 orë përpara se të vendosni ushqime te pajisja. Nëse vendosni ushqime përpara se pajisja të jetë ftohur plotësisht, ushqimet mund të prishen.
Vendosja
- Përpara përdorimit, hiqni të gjitha materialet e paketimit, duke përfshirë jastëkët e poshtëm, format prej shkume dhe ngjitëset brenda frigoriferit; hiqni shtresën mbrojtëse nga dyert dhe nga trupi i frigoriferit.
- Mbajeni larg nxehtësisë dhe shmangni dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Mos e vendosni ngrirësin në vende me lagështi ose ujë, për të parandaluar ndryshkjen ose uljen e efektit izolues.
- Mos e spërkatni ose mos e lani frigoriferin; mos e vendosni frigoriferin në vende me lagështi ku mund të spërkatet lehtë me ujë, në mënyrë që të mos dëmtoni izolimin elektrik të frigoriferit.
- Frigoriferi vendoset në një ambient të brendshëm me ajrosje të mirë; dyshemeja duhet të jetë e rrafshët dhe e fortë (nëse është e paqëndrueshme, kthejeni majtas ose djathtas për të rregulluar për të niveluar rrotat).
Këshilla për kursimin e energjisë
- Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, radiatorëve ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më shpesh dhe për kohë më të gjatë, duke shkaktuar rritje të konsumit të energjisë.
- Sigurohuni që në bazament, anash dhe mbrapa pajisjes të ketë ajrim të mjaftueshëm. Asnjëherë mos u mbuloni hapësirat e ajrimit.
- Zbatoni gjithashtu përmasat e hapësirave në kapitullin "Instalimi".
- Organizimi i sirtarëve, rafteve dhe shinave, siç tregohet në ilustrim, bën të mundur përdorimin më të efektshëm të energjisë dhe prandaj duhet të ruhet sa më shumë të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda pajisjes për ta mbajtur temperaturën stabël dhe për të kursyer energji.
- Për të pasur hapësirë më të madhe (p.sh. për ushqimet e mëdha të ftohta/të ngrira), sirtarët e mesit mund të hiqen. Sirtarët e sipërm dhe të poshtëm duhet të hiqen të fundit nëse është e nevojshme.
- Nëse frigoriferi/ngrirësi mbushen në mënyrë të njëtrajtshme, kjo bën që përdorimi i energjisë të jetë optimal. Prandaj shmangni sektorët bosh ose gjysmë bosh.
- Lërini ushqimet e ngrohta të ftohen para se t'i futni në frigorifer/ngrirës. Ushqimet që janë ftohur tashmë rritin efikasitetin e energjisë.
- Lërini ushqimet e ngrira të shkrijnë në frigorifer. Ftohtësia e ushqimeve të ngrira ul konsumin e energjisë në sektorin e frigoriferit dhe kështu rrit efikasitetin e energjisë.
- Për të pakësuar humbjen e temperaturës së ftohtë, hapeni derën vetëm për aq sa ju nevojitet. Hapja e derës për kohë të shkurtër dhe mbyllja siç duhet ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.
- Gominat e derës së pajisjes duhet të jenë në gjendje perfekte në mënyrë që dyert të mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në mënyrë të panevojshme.
UDHËZIMET E PËRDORIMIT
Paneli i kontrollit

- Nëse temperatura e ambientit është tepër e lartë, ose në periudhën e verës, sipas nevojave, termostati duhet të çohet në MAX.
- Nëse temperatura e ambientit është shumë e ulët, ose në dimër, sipas nevojave, termostati duhet të çohet në MIN.

SHËNIM
përdorni dhe bëni rregullimin midis MIN dhe MAX.

MBANI PARASYSH
Paneli i vërtetë i kontrollit mund të ndryshojë në varësi të modelit.
Këshilla për ruajtjen e ushqimit
- Temperatura e ulët e ngrirësit vertikal mund ta mbajë ushqimin të freskët për një kohë të gjatë dhe përdoret kryesisht për të ruajtur ushqime të ngrira dhe për të prodhuar akull.
- Ngrirësi vertikal është i përshtatshëm për të ruajtur mish, peshk, kallamarë, peta, qofte orizi dhe ushqime të tjera që nuk do të konsumohen menjëherë.
- Thelat e mishit preferohen që të ndahen në copa të vogla për ta pasur më të lehtë për t'i marrë. Mbani parasysh që ushqimi duhet të konsumohet brenda periudhës së ruajtjes.
AL
| Rendi | LLOJI i hapësirës | Temperatura e synuar e ruajtjes [°C] | Ushqimi i përshtatshëm |
| 1 Frigoriferi +2 ~ +8 | Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e bulmetit, kekët, pijet dhe ushqimet e tjera nuk janë të përshtatshme për ngrirje. | ||
| 2 (****)*-Ngrirësi | ≤ -18 | Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ämbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta. | |
| 3 ****-Ngrirësi | ≤ -18 | Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ämbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vler at ushqyese), e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta. | |
| 4 **-Ngrirësi | ≤ -12 | Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ämbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtatShme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta. | |
| 5 *-Ngrirësi | ≤ -6 | Produktet e detit (peshqit, karkalecat e detit, midhjet), produktet e ujit të ämbël dhe produktet e mishit (rekomandohet për 3 muaj; sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më e keqe është shija dhe vlerat ushqyese), e përshtatSHme për ngrirjen e ushqimeve të freskëta. | |
| 6 0-yje -6 ~ 0 | Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, disa ushqime të përpunuara të paketuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë). | ||
| 7 Ftohje -2 ~ +3 | Ushqime të përpunuara të paketuara pjesërisht (ushqime që nuk duhet të ngrijnë). | ||
| Mish derri i freskët/i ngrirë, mish lope, mish pule, produkte uji të ämbël etj. (7 ditë nën 0°C dhe mbi 0°C rekomandohet për konsum brenda asaj dite, mundësisht jo më shumë se 2 ditë). Produktet e detit (jo më pak se 0 për 15 ditë, nuk rekomandohet të ruhet mbi 0°C.) | |||
| 8 | Ushqim i freskët | 0 ~ +4 | Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, ushqime të gatuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë) |
| 9 Verë +5 ~ +20 Verë e kuqe, verë e bardhë, verë me gaz etj. | |||

MBANI PARASYSH
Ju lutemi t'i ruani ushqimet e ndryshme në përputhje me hapësirat ose temperaturat e synuara të ruajtjes që janë blerë.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pastrimi i përgjithshëm
- Pluhuri pas frigoriferit dhe në tokë duhet të pastrohet në kohë për të përmirësuar funksionin e ftohjes dhe për të kursyer energji.
- Kontrolloni rregullisht gominën e derës për t'u siguruar që nuk ka papastërti. Pastroni gominën e derës me një leckë të butë, të njomur me ujë me sapun ose detergjent të holluar.
- Pjesa e brendshme e frigoriferit duhet të pastrohet rregullisht për të shmangur aromat e këqija.
- Përpara se të pastroni pjesën e brendshme, shkëputni energjinë, hiqni të gjitha ushqimet, pijet, raftet, sirtarët etj.
- Përdorni një leckë të butë ose sfungjer për ta pastruar frigoriferin nga brenda, me dy lugë kafeje sodë buke dhe një litër ujë të ngrohtë. Pastaj shpëlajeni me ujë dhe fshijeni mirë. Pas pastrimit, hapni derën dhe lëreni të thahet vetë përpara se ta rindizni.
- Për zonat e vështira për t'u pastruar në frigorifer (si bashkimet e ngushta, hapësirat e ngushta ose cepat), rekomandohet që t'i fshini rregullisht me një leckë të butë, furçë të butë etj. dhe kur të jetë e nevojshme, ta kombinoni me disa mjete shtesë (si p.sh. shkopinj të hollë) për t'u siguruar që në ato zona të mos grumbullohen ndotës ose baktere.
- Mos përdorni sapun, detergjent, pluhur për ta fërkuar, pastrues me spërkatje etj. sepse këto mund të krijojnë aroma të këqija në frigorifer ose të ndotin ushqimin.
- Pastroni vendin e shisheve, raftet dhe sirtarët me një leckë të butë, të njomur me ujë me sapun ose detergjent të holluar. Thajeni me një leckë të butë ose lëreni të thahet vetë.
- Fshini sipërfaqen e jashtme të frigoriferit me një leckë të butë të njomur me ujë me sapun, detergjent etj. dhe pastaj fshijeni.
- Mos përdorni furça të forta, tela pastrimi, furça me tel, gërryes (si pastë dhëmbësh), tretës organikë (si alkool, aceton, vaj bananeje etj.), ujë të vluar, artikuj me acid ose alkale, të cilat mund të dëmtojnë sipërfaqen e frigoriferit dhe pjesën e brendshme. Uji i vluar dhe tretësit organikë si benzeni mund të deformojë ose të dëmtojë pjesët plastike.
- Mos e shpëlani drejtpërdrejt me ujë ose lëngje të tjera gjatë pastrimit për të shmangur qarkun e shkurtër ose dëmtimin e izolimit elektrik pas zhytjes në ujë.

MBANI PARASYSH
Ju lutemi ta shkëputni frigoriferin kur ta shkrini dhe ta pastroni.
Shkrirja e akullit
- Fikeni frigoriferin.
-
Hiqni ushqimin nga frigoriferi dhe vendoseni atë siç duhet, për të parandaluar shkrirjen e ushqimit.
-
Pastroni tubin e kullimit (përdorni materiale të buta për të mos e dëmtuar shtresën). Përgatitni enët e ujit për shkrirje (pastroni tabakanë e kullimit të ujit të kompresorit, duke mos lejuar të derdhet përtokë).
- Mund të përdorni gjithashtu një sasi të duhur me ujë të nxehtë për të shpejtuar shkrirjen, me një peshqir të thatë për të tharë ujin pas shkrirjes.
- Mund të përdorni gjithashtu një sasi të duhur me ujë të nxehtë për të shpejtuar shkrirjen, me një peshqir të thatë për të tharë ujin pas shkrirjes.
- Pas shkrirjes, vendosini ushqimet përsëri në kabinet dhe ndizeni frigoriferin.
Ndalimi i përdorimit
Ndërprerje energjie:
Në rast ndërprerjeje energjie, edhe kur është verë, ushqimet brenda pajisjes mund të ruhen për disa orë; gjatë ndërprerjes së energjisë dyert nuk duhet të hapen shumë herë dhe të mos vendosen ushqime të tjera të freskëta në pajisje.
Kur nuk përdoret për një kohë të gjatë:
Pajisja duhet të shkëputet dhe të pastrohet, pastaj dyert të mbahen hapur për të parandaluar aromat e këqija.
Kur transferoheni:
Përpara se të transferoni frigoriferin, hiqni të gjitha artikujt jashtë, fiksoni pjesët prej xhami, mbajtësin e perimeve, sirtarët e hapësirës së ngrirjes etj. me ngjitëse dhe shtrëngoni këmbët e nivelimit, mbyllni dyert dhe fiksojini me ngjitëse. Gjatë transportimit, pajisja nuk duhet të vendoset me kokë poshtë ose horizontalisht ose të dridhet; këndi gjatë transportimit nuk duhet të jetë më i madh se 45°.

MBANI PARASYSH
Pas ndezjes, pajisja duhet të mbahet në punë vazhdimisht. Përgjithësisht, përdorimi i pajisjes nuk duhet të ndërpritet; përndryshe mund të shkurtohet jetëgjatësia e shërbimit. Ushqimet mund të ruhen për disa orë edhe në verë në rast ndërprerjeje energjie; rekomandohet që të mos e hapni derën shpesh.
Pastrimi i raftit
- Hiqni artikujt nga rafti. Kapni dorezën e raftit dhe tërhiqeni plotësisht derisa të ndalojë.
- Ngrijeni raftin dhe hiqeni duke e tërhequr.

Pas ndezjes, pajisja duhet të mbahet në punë vazhdimisht. Përgjithësisht, përdorimi i pajisjes nuk duhet të ndërpritet; përndryshe mund të shkurtohet jetëgjatësia e shërbimit.
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemet e thjeshta të mëposhtme mund të zgjidhen nga përdoruesi. Ju lutem të telefononi servisin nëse problemet nuk zgjidhen.
| Problemi Arsyeja e mundshme | |
| Pajisja nuk punon | Kontrolloni nëse pajisja është lidhur në rrymë ose nëse spina është vendosur mirë. |
| Kontrolloni nëse tensioni është shumë i ulët. | |
| Kontrolloni nëse ka ndërprerje energjie ose ka rënë ndonjë siguresë. | |
| Aromë e keqe | Mbështillni mirë ushqimet me erë të fortë. |
| Kontrolloni nëse ka ushqime të prishura. | |
| Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit. | |
| Përdorimi i kompresorit për një kohë të gjatë. | Punimi i frigoriferit për kohë të gjatë në verë është normal. |
| Kur temperatura e ambientit është e lartë, ndaj nuk këshillohet që të mbani njëkohësisht tepër ushqime në pajisje. | |
| Përpara se të vendosen në pajisje, ushqimet duhet të ftohen. | |
| Dyert hapen shumë shpesh. | |
| Drita nuk ndizet | Kontrolloni nëse frigoriferi është lidhur me furnizimin me energji dhe nëse drita është e dëmtuar. |
| Ndërrojeni dritën me një specialist. | |
| Dera nuk mund të mbyllet siç duhet | Dera ka ngecur nga paketat e ushqimit, është vendosur shumë ushqim. |
| Frigoriferi është i anuar. | |
| Zhurmë e lartë | Kontrolloni nëse dyshemeja është në nivel dhe nëse frigoriferi është vendosur që të mos lëvizë. |
| Kontrolloni nëse pjesët janë vendosur në vendet e duhura. | |
AL
| Problemi Arsyeja e mundshme | |
| Gomina e derës nuk mbyllet mirë | • Hiqni materialet e huaja nga gomina e derës. |
| • Ngroheni gominën e derës dhe pastaj ftoheni që të rikthehet forma (për ta ngrohur përdorni një tharëse flokësh ose një peshqir të nxehtë). | |
| Tabakaja e mbledhjes së ujit derdhet | • Ka shumë ushqim brenda hapësirës ose ushqimi i ruajtur ka shumë ujë, që sjell shkrirje të madhe. |
| • Dyert nuk janë mbyllur saktë, duke krijuar brymë kur hyn ajri dhe rritje të nivelit të ujit për shkak të shkrirjes. | |
| Fole e nxehtë | • Shpërndarja e nxehtësisë së kondensatorit të integruar përmes folesë, e cila është normale kur foleja nxhet për shkak të temperaturës së lartë të ambientit, ruajtjes së një sasie shumë të madhe të ushqimit ose fikjes së kompresorit. Siguroni ajrim të mirë për të lehtësuar shpërndarjen e nxehtësisë. |
| Kondensim i sipërfaqes | • Kondensimi i sipërfaqes së jashtme dhe gominave të dyerve të frigoriferit është normal kur lagështia e ambientit është shumë e lartë. Thjesht thajeni kondensimin me një peshqir të pastër. |
| Zhurmë anormale | • Zukatje: Kompresori mund të prodhojë zhurmë zukatjeje gjatë përdorimit dhe kjo zukatje është e lartë veçanërisht gjatë ndezjes ose ndalimit. Kjo është normale. |
| • Gërvimë: Gazi ftohës që rrjedh brenda pajisjes mund të krijojë një zhurmë gërvime, e cila është normale. | |
SHTOJCË
Veçanërisht për standardin e ri evropian
Pjesët e porositura në tabelën e mëposhtme mund të blihen nëpërmjet kanalit të ofruesit të shërbimeve
| Pjesa e porositur | Ofrohet nga | Koha minimale që kërkohet për sigurimin |
| Termostate | Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Sensorë temperature | Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Panele qarku të stampuar | Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Burimet e dritës | Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Doreza dyersh | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Menteshat e derës | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Tabakatë | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Shportat | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| Gomina dere | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 10 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
I nderuar klient,
- Nëse dëshironi që ta ktheni ose ta zëvendësoni produktin, ju lutemi të kontaktoni dyganin ku e bletë.
(Mos harroni të merrni me vete faturën e blerjes)
- Nëse produkti prishet dhe ka nevojë për riparim, ju lutemi të kontaktoni kompaninë e shërbimeve pas shitjes.

MBANI PARASYSH
Informacioni i modelit në bazën e të dhënave të produktit, si dhe identifikuesi i modelit mund të gjenden nëpërmjet lidhjes së internetit, duke skanuar kodin QR nëse ka, mbi etiketën e efikasitetit të energjisë së produktit.
Për më shumë informacion rreth efikasitetit energjetik të pajisjes, vizitoni https://ec.europa.eu dhe kërkoni duke përdorur emrin e modelit.
Emri i modelit mund të gjendet në etiketën e klasifikimit të pajisjes.
