RDSA290M30WN - Frigorifer-ngrirës BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas RDSA290M30WN BEKO në format PDF.
| Marka | Beko |
| Modeli | RDSA290M30WN |
| Lloji i produktit | Frigorifer-ngrirës |
| Kapaciteti i përgjithshëm (vlerësim) | 290 L |
| Kapaciteti i frigoriferit (vlerësim) | 200 L |
| Kapaciteti i ngrirësit (vlerësim) | 90 L |
| Dimensionet (Lartësi x Gjerësi x Thellësi) (vlerësim) | 172 x 60 x 65 cm |
| Pesha (vlerësim) | 58 kg |
| Furnizimi me energji | 220-240 V, 50 Hz |
| Klasa klimatike | N-ST (+10°C deri +38°C) |
| Gaz ftohës | R600a (i ndezshëm) |
| Lloji i shkrirjes së frigoriferit | Automatik |
| Lloji i shkrirjes së ngrirësit | Manual |
| Ndriçimi i brendshëm | LED, klasa energjetike G |
| Funksione të veçanta | Prodhimi i kubave të akullit, rafte të rregullueshme, sirtar për perime |
| Autonomi në rast ndërprerjeje (ngrirësi) | Deri në 19 orë |
| Pastrimi dhe mirëmbajtja | Pastrimi i brendshëm me sodë buke; pluhuri i kondenserit një herë në vit |
| Disponueshmëria e pjesëve të këmbimit | 10 vjet pas blerjes |
| Siguria | Përdorimi i gazit të ndezshëm; shmangni burimet e flakës; riparime nga teknik i kualifikuar |
Pyetjet më të shpeshta - RDSA290M30WN BEKO
Pyetjet e përdoruesve rreth RDSA290M30WN BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer-ngrirës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj RDSA290M30WN - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. RDSA290M30WN e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT RDSA290M30WN BEKO
Per të siguruar një përdorim normal të frigoriferit tuaj, që përdor një mjet ftohës plotësisht ekologjik, R600a (i ndezshëm vetëm në kushte të veçanta), duhet të ndiqni rregullat vijuese:
- Mos pengoni qarkullimin e lirë të ajrit rreth aparatit.
- Mos përdorni sende mekanike që nuk janë rekomanduar nga prodhuesi, për ta përshpejtuar shkrirjen e akullit.
- Mos e prishni qarkun ftohës.
- Mos përdorni aparate elektrike të parekomanduara nga prodhuesi brenda dhomëzës për mbajtjen e ushqimeve.
Për të siguruar funksionimin normal të pajisjes, kur përdorni agjentë ftohës të ndezshëm (freon) R600a (në varësi të kushteve të caktuara), duhet të respektoni rregullat e mëposhtme:
- Hemoshte të japin mundësinë e qarkullimit të ajrit rreth pajisjes.
- Mos përdorni objekte mekanike për të përshpejtuar procesin e shkrirjes. Përdorni vetëm ato që rekomandohen nga prodhuesi. Mos e dëmtoni qarkun ftohës. Mos përdorni pajisje elektrike brenda aparatit. Përdorni vetëm ato që rekomandohen nga prodhuesi.
KUJDES
Për të siguruar funksionimin normal të frigoriferit tuaj, në të cilin përdoret agjenti ftohës R600a, plotësisht i padëmshëm për mjedisin (i ndezshëm vetëm në kushte të caktuara), duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme.
Mos krijoni pengesa për qarkullimin e lirë të ajrit rreth frigoriferit. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike ose instrument për shkrirjen e frigoriferit, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi. Mos lejoni dëmtimin e qarkut ftohës. Mos instaloni brenda ndarjes së frigoriferit, ku ruhen produktet, asnjë pajisje elektrike, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
KUJDES!
Për të siguruar funksionimin e duhur të frigoriferit tuaj, i cili përdor një agjent ftohës miqësor ndaj mjedisit, R600a (i ndezshëm vetëm në kushte të caktuara), duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme:
Mos pengoni qarkullimin e lirë të ajrit rreth aparatit. Mos përdorni pajisje mekanike për të përshpejtuar shkrirjen, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Mos shkaktoni dëme në qarkun ftohës. Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjes së ruajtjes së ushqimeve, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
Paralajmërim: Përdorni vetëm ftohësin R600a (të dhënat sipas kushteve të përcaktuara) që është gaz natyror, i pajtueshëm me mjedisin. Për të siguruar funksionimin normal të pajisjes, ndiqni rregullat e mëposhtme:
Siguroni ventilim normal të pajisjes. Mos përdorni pajisje mekanike për të shpejtuar shkrirjen, përveç rekomandimeve të prodhuesit. Mos dëmtoni qarkun ftohës. Mos përdorni pajisje elektrike brenda aparatit.
KUJDES!
Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve në pajisje /17
Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës /17
Para se ta vini në punë /18
Vendosja e ushqimeve të ngrira /18
Ngrirja e ushqimeve të freskëta /18
Bërja e kubave të akullit /18
Shkrirja /19
Zëvendësimi i llambës së brendshme /19
Pastrimi dhe kujdesi /19
Ripozicionimi i derës /20
Bëj dhe mos bëj /20
Zgjidhja e problemeve /21
B36eHocTa Ha npBO MeTo / 22
EneKtpnHNo npNKnyuBaHbe /23
Mos e lidhni pajisjen tuaj me energjinë derisa të gjitha paketimet dhe mbrojtëset e transportit të jenë hequr.
- Lëreni të rrijë në rrjetë të paktën 4 orë para se ta ndizni për të lejuar që kompresori të rregullohet, nëse transportohet horizontalisht.
- Nëse po hidhni një pajisje të vjetër me kyç ose shul të montuar në derë, sigurohuni që të lihet në një gjendje të sigurt për të mos lejuar që fëmijët të bllokohen brenda.
- Kjo pajisje mund të përdoret vetëm për qëllimin e synuar.
- Mos e hidhni pajisjen në zjarr. Pajisja juaj përmban substanca jo CFC në izolim të cilat janë të djegshme.
Sugjerojmë që të kontaktoni me autoritetin lokal për informacione mbi hedhjen e duhur dhe vendet e përshtatshme.
- Nuk rekomandojmë që ta përdorni pajisjen në një ambient pa ngrohje, të ftohtë (p.sh. garazh, depo, aneks, hangar, jashtë, etj.).
Për të arritur performancën më të mirë dhe punimin pa probleme të pajisjes tuaj, është shumë e rëndësishme që të lexoni këto udhëzime me kujdes. Mos zbatimi i këtyre udhëzimeve mund ta bëjë të pavlefshme të drejtën tuaj për riparime falas gjatë periudhës së garancisë.
Ju lutem mbajini këto udhëzime në një vend të sigurt për t'u referuar me lehtësi.
Pjesët origjinale të ndërrimit do të ofrohen për 10 vjet, pas datës së blerjes së produktit

INFORMACIONE

ENERG

EMRI I FURNIZUESIT
IDENTIFIKUESI I MODELIT

Informacionet e modelit të ruajtura në bazën e të dhënave të produktit mund të arrihen duke hyrë në faqen e mëposhtme të internetit dhe duke kërkuar për identifikuesin e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.
Ky aparat nuk parashikohet për përdorim nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose mungesë përvoje dhe njohurie, përveç nëse mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e aparatit nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me aparatin.
Kërkesat elektrike
Para se ta vendosni spinën në prizën në mur, sigurohuni që tensioni dhe frekuenca e treguar në etiketën e vlerave të përkasë me atë të rrjetit tuaj elektrik.
Rekomandojmë që kjo pajisje të lidhet me energjinë elektrike me një prizë të përshtatshme me çelës dhe siguresë në një pozicion që arrihet me lehtësi.
Paralajmërim! Kjo pajisje duhet të jetë e tokëzuar.
Riparimet në pajisjen elektrike duhet të bëhen vetëm nga një teknik i kualifikuar. Riparimet e gabuara të bëra nga një person i pa kualifikuar mbartin rreziqe që mund të kenë pasoja kritike për përdoruesin e pajisjes.
KUJDES!
Kjo pajisje punon me R600a i cili është një gaz i padëmshëm për mjedisin por i djegshëm. Gjatë transportit dhe fiksimit të produktit, duhet të tregohet kujdes që të mos dëmtohet sistemi i ftohjes. Nëse sistemi i ftohjes është dëmtuar dhe ka rrjedhje gazi nga sistemi, mbajeni produktin larg nga burimet e flakëve dhe ajroseni dhomën për një farë kohe.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
PARALAJMËRIM - Mos përdorni aparate elektrike brenda vendeve të pajisjes për mbajtjen e ushqimeve, të parekomanduara nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM - Nëse kablli i energjisë është i dëmtuar, ai duhet të ndërrohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona të ngjashëm të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Udhëzime transporti
- Pajisja duhet të transportohet vetëm në pozicion vertikal në këmbë. Ambalazhi duhet të jetë i paprekur gjatë transportit.
- Nëse gjatë transportit pajisja është pozicionuar horizontalisht, nuk duhet të vihet në punë për të paktën 4 orë që ta lini sistemin të rregullohet.
- Mosndjekja e udhëzimeve të mësipërme mund të çojë në dëmtime të pajisjes, për të cilat prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës.
- Pajisja duhet të jetë e mbrojtur nga shiu, lagështia dhe ndikimet e tjera atmosferike.
E rëndësishme!
- Duhet të tregohet kujdes kur pastroni/transportoni pajisjen që të mos prekni fundin e lidhjeve metalike të kondensatorit në pjesën e pasme të pajisjes pasi kjo mund të shkaktojë lëndime në gishta dhe duar.
- Mos u mundoni të uleni ose hipni sipër pajisjes pasi nuk është bërë për përdorim të tillë. Mund të lëndoni veten ose të dëmtoni pajisjen.
- Sigurohuni që kablli i energjisë të mos bllokohet poshtë pajisjes gjatë dhe pas lëvizjes pasi kjo mund të dëmtojë kabllon.
- Mos lejoni që fëmijë të luajnë me pajisjen ose të ngacmojnë kontrollet.
Udhëzime instalimi
- Mos e mbani pajisjen në një dhomë ku temperatura ka mundësi të bjerë nën 10 gradë C (50 gradë F) natën dhe/ose veçanërisht në dimër pasi është bërë që të punojë në temperatura ambiendi midis +10 dhe +38 gradë C (50 dhe 100 gradë F). Në temperatura më të ulëta pajisja mund të mos punojë duke çuar në ulje të jetëgjatësisë së ruajtjes së ushqimit.
- Mos e vendosni pajisjen pranë sobave ose radiatoreve ose në dritën direkte të diellit, pasi kjo do të shkaktojë një sforcim shtesë në funksionet e pajisjes. Nëse instalohet pranë një burimi nxehtësie ose ngriresi tjetër, ruani hapësirat minimale të mëposhtme:
Nga sobat 30 mm
Nga radiatoret 300 mm
Nga ngriresit 25 mm
- Sigurohuni që të ketë hapësirë të mjaftueshme rrotull pajisjes për të garantuar qarkullim të lirë të ajrit (Artikulli 2).
- Vendoseni kapakun e pasmë të ajrimit prapa frigoriferit tuaj për të vendosur distancën midis frigoriferit dhe murit (Artikulli 3).
- Pajisja duhet të mbahet mbi një sipërfaqe të sheshtë. Dy këmbët e para mund të rregullohen sipas nevojës.
Për të garantuar që pajisja juaj të qëndrojë drejt në këmbë, rregulloni dy këmbët e para duke i rrotulluar në drejtim orar ose anti-orar, derisa produkti të jetë pa lëvizur në kontakt me dyshemenë. Rregullimi i mirë i këmbëve shmang dridhjet dhe zhurmën (Artikulli 4). 5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Njihuni me pajisjen tuaj
(Artikulli 1)
1 - Rafti i ngrirësit 2 - Termostati dhe kutia e llambës 3 - Raftet e rregullueshme të kabinetit 4 - Mbeshtetje për shishet e verës 5 - Kanali për mbledhjen e ujit të shkrirë - Tubi i shkarkimit 6 - Kapaku i krisperit 7 - Krisper 8 - Këmbët e para të rregullueshme 9 - Ndarja e Baxhos 10 - Rafti i vazove 11 - Rafti i shisheve
Rregullimi i sugjeruar i ushqimeve në pajisje
Udhëzime për të arritur vendosje dhe higjienë optimale:
- Ndarja e frigoriferit është për ruajtjen afat-shkurtër të ushqimeve dhe pijeve të freskëta.
- Pjesa e ngrirësit është e përshtatshme për të ngrirë dhe për të mbajtur ushqime tashmë të ngrira. Rekomandimet për ruajtjen që tregohen në paketimet e ushqimeve duhet të zbatohen gjithmonë.
- Produktet e qumështit duhet të mbahen në ndarjen e veçantë të vendosur në vizuesin e derës. Për të ngrirë ushqimet e freskëta rekomandohet që t'i paketoni produktet në fletë alumini ose plastike, t'i ftohni në ndarjen e ushqimeve të freskëta dhe t'i mbani në raftet e pjesës së ngrirësit.
Preferohet që rafti të fiksohet në pjesën e sipërme të pjesës së ngrirësit. 4. Ushqimet e gatuara duhet të mbahen në enë të mbyllura fort.
- Ushqimet e freskëta të mbështjella mund të mbahen mbi raft. Frutat dhe perimet e freskëta duhet të pastrohen dhe të mbahen në krisper.
- Shishet mund të mbahen në pjesën e derës.
- Për të mbajtur mishin e pagatuar, mbështilleni në qese polietileni dhe vendoseni në raftin më të poshtëm. Mos e lini të bjerë në kontakt me ushqimet e gatuara, për të shmangur ndotjen. Për siguri, mishin e pagatuar mbajeni vetëm dy deri në tre ditë.
- Për efikasitet maksimal, raftet që hiqen nuk duhet të mbulohen me letër apo me materiale të tjera për të lejuar qarkullimin e lirë të ajrit të ftohtë.
- Mos mbani vaj vegjetal në raftet e derës. Mbajini ushqimet të paketuara, të mbështjella ose të mbuluara. Lërini ushqimet dhe pijet e nxehta të ftohen para se të vendosen në frigorifer. Ushqimet e mbetura nga kanaçet nuk duhet të mbahen në kanaçe.
- Nuk duhet të mbahen pije me gaz dhe produktet si kubat e akullit me ujë aromatik nuk duhet të konsumohen shumë të ftohta.
- Disa fruta dhe perime pësojnë dëmtime, nëse mbahen në temperatura nën 0°C. Prandaj mbështillini ananaset, pjeprat, kastravecet, domatet dhe produkte të ngjashme në qese polietileni.
- Alkooli me përqindje të lartë duhet të mbahet në këmbë në enë të mbyllura fort. Asnjëherë mos mbani produkte që përmbajnë gaz shtytës të djegshëm (p.sh. dispenser akulloresh, kanaçe spërkatëse, etj.) ose substanca shpërthyese. Këto janë rrezik shpërthimi.
Kontrolli dhe rregullimi i temperaturës
Temperaturat e punimit kontrollohen nga rrotulla e termostatit dhe mund të vendosen në çdo pozicion midis 1 dhe 5 (pozicioni më i ftohtë).
Nëse çelësi i termostatit është në pozicionin "0" pajisja është e fikur. Në këtë rast llamba për ndriçimin e brendshëm do të ndizet.
Temperatura mesatare brenda frigoriferit duhet të jetë afërsisht +5°C (+41°F)
Prandaj rregulloni termostatin për të arritur temperaturën e dëshiruar. Disa pjesë të frigoriferit mund të jenë më të ftohta ose më të ngrohta (si për shembull krisperi i sallatës dhe pjesa e sipërme e kabinetit) e cila është krejt normale. Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën rregullisht me një termometër për t'u siguruar që kabineti të mbahet në këtë temperaturë. Hapjet e shpeshta të derës bëjnë që temperaturat e brendshme të rriten, prandaj rekomandohet që ta mbyllni derën menjëherë pas përdorimit.
- Kembet te jene rregulluar per nivelim perfekt.
- Pjesa e brendshme te jete e thate dhe ajri te qarkulloje lirshem prapa.
- Pjesa e brendshme te jete e paster siç rekomandohet ne "Pastrimi dhe Kujdesi".
- Spina eshte futur ne prizen ne mur dhe energia elektrike eshte e ndezur. Kur hapet dera, drita e brendshme do te ndizet.
Dhe vini re se:
- Do te degjoni nje zhurme ndersa kompresori ndizet. Lengu dhe gazrat e izoluar brenda sistemit te ftohjes mund te krijojne zhurma, edhe nese kompresori eshte ne pune ose jo. Kjo eshte krejt normale.
- Nje dallgëzim i lehte i pjeses se siperme te kabinetit eshte krejt normal per shkak te procesit te prodhimit te perdorur; nuk eshte defekt.
- Rekomandojme qe ta vendosni celesin ne mes dhe te kontrolloni temperaturen per t'u siguruar qe pajisja te ruaje temperaturen e deshiruar (Shiko pjesen Kontrolli dhe rregullimi i temperatures).
- Mos e ngarkoni pajisjen menjehere pasi ta keni ndezur. Prisni derisa te arrihet temperatura e deshiruar e ruajtjes. Rekomandojme qe te kontrolloni temperaturen me nje termometer te sakte (shiko; Kontrolli dhe Rregullimi i Temperatures).
Vendosja e ushqimeve te ngrira
Ngriresi juaj eshte i pershtatshem per te ruajtur per kohe te gjate ushqimet qe shiten te ngrira dhe mund te perdoret per te mbajtur ushqime te fresketa.
Nese ka nje nderprerje energjie, mos e hapni deren. Ushqimet e ngrira nuk duhet te preken nese defekti zgjat me pak se 19 ore. Nese nderprerja eshte e gjate, atehere ushqimet duhet te kontrollohen dhe te hahen menjehere ose te gatuhen dhe te ngrihen perseri.
Ngrirja e ushqimeve te fresketa
Ju lutem ndiqni udhezimet e meposhtme per te arritur rezultatet me te mira.
Mos ngrini sasi shume te medha ushqimi njeheresh. Cilesia e ushqimit ruhet me mire kur ngrihet deri ne qender te tij sa me shpejt te jete e mundur.
Mos e tejkaloni kapacitetin e ngrirjes së pajisjes tuaj në 24 orë.
Vendosja e ushqimeve të ngrohta në pjesën e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të ngrijë plotësisht. Kjo mund të shkaktojë ftohje të tepërt të pjesës së frigoriferit.
Kur ngrini ushqime të freskëta, mbajeni rrotullën e termostatit në pozicion mesatar. Sasi të vogla ushqimi deri në 1/2 kg (1 lb) mund të ngrihen pa rregulluar rrotullën e kontrollit të temperaturës.
Bëni kujdes të veçantë që të mos përzieni ushqimet tashmë të ngrira me ushqimet e freskëta.
Bërja e kubave të akullit
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me ujë dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e ngrira me një dorezë luge ose mjet të ngjashëm; asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë.
Shkrirja
A) Ndarja e frigoriferit
Ndarja e frigoriferit shkrihet automatikisht. Uji i shkrirjes kalon në tubin e shkarkimit përmes një grumbullimi në pjesën e pasme të pajisjes (Artikulli 5).
Gjatë shkrirjes mund të formohen pika uji në pjesën e pasme të frigoriferit ku ndodhet avulluesi i mbyllur. Disa pika uji mund të mbeten në vizore dhe të ngrijnë përsëri kur mbaron shkrirja. Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si thika ose pirunë për të hequr pikat që kanë ngrirë.
Nëse, në çfarëdo momenti, uji i shkrirjes nuk zbrazet nga kanali i grumbullimit, kontrolloni që tubi i shkarkimit të mos jetë bllokuar me grimca ushqimi. Tubi i shkarkimit mund të pastrohet me një pastrues tubi ose mjet të ngjashëm.
Kontrolloni që tubi të jetë vendosur mirë me fundin e tij në tabakanë e grumbullimit mbi kompresor për të mos lejuar spërkatjet e ujit mbi instalimet elektrike ose në dysheme (Artikulli 6).
B) Ndarja e ngrirësit
Shkrirja është shumë e drejtpërdrejtë dhe pa bërë pis, falë vaskës speciale të grumbullimit të shkrirjes.
Bëni shkrirjen dy herë në vit ose kur është formuar një shtresë ngrice prej 7 (1/4") mm. Për të filluar procedurën e shkrirjes, fikeni pajisjen në prizë dhe tërhiqni spinën.
Të gjitha ushqimet duhet të mbështillen në disa shtresa gazete dhe të ruhen në një vend të ftohtë (p.sh. frigorifer ose depo ushqimesh).
Mund të vendosen enë me ujë të ngrohtë me kujdes në ngrirës për të shpejtuar procesin e shkrirjes.
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si për shembull thika ose pirunë për të hequr akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh, ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për shkrirje.
Fshijeni me sfungjer ujin e shkrirjes të grumbulluar në fund të ndarjes së ngrirësit. Pas shkrirjes, thajeni plotësisht pjesën e brendshme. Futni spinën në prizën në mur dhe ndizni energjinë.
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që përdoret për ndriçimin e frigoriferit, telefononi Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk është e përshtatshme për ndriçimin e dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë përdoruesin të vendosë ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si temperaturë nën -20°C.
Pastrimi dhe kujdesi
- Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta pastroni.
- Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta ose substanca gërryese, sapun, pastrues shtëpie, detergjentë ose dyll lustrues për pastrim.
- Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
- Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në një tretësirë me një lugë çaji bikarbonat sode në një pintë uji për të pastruar pjesën e brendshme dhe thajeni me leckë.
- Sigurohuni që të mos hyjë ujë në kutinë e kontrollit të temperaturës.
- Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet, pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
- Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues makine) për të mbrojtur lustrën e bojës së jashtme me cilësi të lartë.
- Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, duhet të pastrohet një herë në vit me fshesë me korrent.
- Kontrolloni gominat e dyerve për t'u siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca ushqimesh.
- Asnjëherë:
- Mos e pastroni pajisjen me materiale të papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë vaji.
- Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në asnjë mënyrë.
- Mos e kruani, fërkoni, etj. me materiale gërryese.
- Heqja e kapakut të baxhos dhe tabakasë së derës:
- Për të hequr ndarjen e baxhos, fillimisht ngrijeni kapakun lart rreth një inç dhe tërhiqeni nga ana ku ka një hapësirë mbi kapak.
- Për të hequr një tabaka të derës, hiqni të gjitha gjërat në të dhe thjesht shtyjeni tabakanë e derës lart nga baza.
- Sigurohuni që ena në pjesën e pasme të pajisjes që grumbullon ujin e shkrirjes të jetë gjithmonë e pastër. Nëse doni ta hiqni tabakanë për ta pastruar, ndiqni udhëzimet më poshtë:
- Fikeni prizën dhe hiqeni spinën nga rryma. Rrotulloni lehtë kunjin e kompresorit me një palë pinca në mënyrë që tabakaja të hiqet.
- Ngrijeni lart.
- Ngrijeni enën, pastrojeni dhe fshijeni.
- Montoni përsëri, duke i bërë veprimet në radhë të kundërt.
- Grumbullimi i madh i akullit do të pengojë performancën e ngrirësit.
Ripozitimi i derës
Veproni në rend numerik, (Artikulli 7).
Bëj dhe mos bëj
Bëj- Pastrojeni dhe shkrijeni pajisjen rregullisht (Shiko "Shkrirja"). Bëj- Mbajeni mishin e pagatuar dhe shpendët poshtë ushqimeve të gatuara dhe produkteve të qumështit. Bëj- Hiqini të gjitha gjethet e papërdorshme nga perimet dhe pastroni dheun. Bëj- Lërini marulet, lakrat, majdanozin dhe lulelakrat me rrënjë. Bëj- Mbështilleni djathin në letër kundër yndyrës dhe pastaj në qese polietileni, duke nxjerrë jashtë sa më shumë ajër të jetë e mundur. Për rezultate më të mira, nxirrini nga frigoriferi një orë para se t'i konsumoni. Bëj- Mbështilleni mishin e pagatuar dhe shpendët lirshëm në qese polietileni ose fletë alumini. Kjo parandalon tharjen. Bëj- Mbështilleni peshkun dhe të brendshmet në qese polietileni. Bëj- Mbështillini ushqimet me erë të fortë ose që mund të thahen në qese polietileni, ose fletë alumini ose vendosini në enë të izoluara. Bëj- Mbështilleni bukën mirë për ta mbajtur të freskët. Bëj- Ftoheni verën e bardhë, birrën dhe ujin mineral para se ta shërbeni. Bëj- Kontrolloni përmbajtjet e ngrirësit herë pas here. Bëj- Mbani ushqimet për kohë sa më të shkurtër dhe përmbajuni datave "Më së miri para" dhe "Përdoreni deri" etj. Bëj- Mbani ushqimet e ngrira nga dyqani sipas udhëzimeve të dhëna në paketim. Bëj- Gjithmonë zgjidhni ushqime të freskëta me cilësi të lartë dhe sigurohuni që të jenë të pastra para se t'i grini. Bëj- Përgatitini ushqimet e freskëta për ngrirje në racione të vogla për të garantuar ngrirje të shpejtë. Bëj- Mbështilleni të gjithë ushqimin në fletë alumini ose qese polietileni për ngrirje dhe sigurohuni që të nxirret ajri. Bëj- Mbështillini ushqimet e ngrira menjëherë pas blerjes dhe vendosini në ngrirës sa më shpejt të jetë e mundur. Bëj- Shkrini ushqimet në pjesën e frigoriferit.
Mos i mbani banane në ndarjen e frigoriferit. Mos i mbani pjepër në frigorifer. Mund të ftohen për periudha të shkurtra për sa kohë janë të mbështjellë për të mos lejuar kalimin e shijes në ushqimet e tjera. Mos i mbuloni raftet me materiale mbrojtëse që mund të pengojnë qarkullimin e ajrit. Mos mbani substanca helmuese ose të rrezikshme në pajisjen tuaj. Është bërë vetëm për mbajtjen e ushqimeve të ngrënshme. Mos konsumoni ushqime që janë ftohur për një periudhë kohe shumë të gjatë. Mos mbani ushqime të gatuara dhe të freskëta së bashku në të njëjtën enë. Ato duhet të paketohen dhe të mbahen veç. Mos i lini ushqimet ose pijet që shkrijnë të derdhen mbi ushqime. Mos e lini derën të hapur për periudha të gjata, pasi kjo do ta bëjë pajisjen më të kushtueshme në punim dhe mund të shkaktojë formim të tepërt të akullit. Mos përdorni objekte të mprehta si thika ose pirunë për të hequr akullin. Mos vendosni ushqime të nxehta në pajisje. Lërini të ftohen më parë. Mos vendosni shishe të mbushura ose kanaçe të mbyllura që përmbajnë lëngje të karbonuara brenda ngrirësit pasi mund të shpërthejnë. Mos e tejkaloni ngarkesën maksimale të ngrirjes kur ngrini ushqime të freskëta. Mos u jepni fëmijëve akullore dhe kuba akulli direkt nga ngrirësi. Temperatura e ulët mund të shkaktojë djegie ngrice në buzë. Mos i ngrini pijet me gaz. Mos u mundoni t'i mbani ushqimet e ngrira që janë shkrirë; duhet të hahen brenda 24 orësh ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri. Mos i hiqni gjërat nga ngrirësi me duar të lagura.
Zgjidhja e problemeve
Pajisja nuk punon kur ndizet, kontrolloni:
- Që spina është futur mirë në prizë dhe që ka energji. (Për të kontrolluar energjinë në prizë, vendosni një pajisje tjetër)
- Nëse ka rënë siguresa/automati ose çelësi i shpërndarjes së rrymës është fikur.
- Që kontrolli i temperaturës është vendosur mirë. Që spina e re të jetë lidhur mirë, nëse e keni ndryshuar atë origjinale.
Nëse pajisja përsëri nuk punon pas kontrolleve të mësipërme, kontaktoni shitësin nga ku e keni blerë njësinë.
Ju lutem sigurohuni që të jenë bërë kontrollet e mësipërme pasi do të ketë një tarifë nëse nuk gjendet asnjë defekt.

Simboli mbi produktin ose mbi ambalazhin tregon që ky produkt nuk duhet të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Në vend të kësaj duhet të dorëzohet në pikën e përshtatshme mbledhëse për riciklimin e aparateve elektrike dhe elektronike. Duke siguruar që ky produkt të hidhet siç duhet, ndihmoni të parandalohen pasoja të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen ndryshe nga hedhja e papërshtatshme e këtij produkti. Për informacione më të hollësishme për riciklimin e këtij produkti, ju lutem kontaktoni zyrën lokale të qytetit tuaj, shërbimin tuaj të menjanimit të mbeturinave shtëpiake ose dyqanin në të cilin e keni blerë produktin.
- Ako го пред тоа транспортирате во хоризонтална положба, оставете го уредот на место најмалку 4 часа пред да го вклучите, за да може компресорското масло да се стабилизира.
- Ако го демонтирате стариот апарат со брава или рачка на вратата, внимавајте да го сторите на сигурно место за да не може дете да влезе во него.
- Овој апарат мора да се користи само за намената за која е произведен.
- Немојте да го изложувате апаратот на дожд. Вашиот апарат содржи некои супстанци во изолацијата кои се запаливи. Ви сугерираме да ги контактирате локалните служби за информации каде може да го демонтирате стариот уред.
Не се препорачува употреба на овој апарат во ладна, не загреана просторија (пр. гаража, надвор од куќата, прозорец, визба...итн.)
За да се обезбеди оптимално и сигурно работење на апаратот, потребно е внимателно да го прочитате ова упатство.
Доколку не се придржувате на упатствата може да го изгубите правото на сервис за време на гарантниот период.
Зачувајте го упатството за подоцнежна употреба.
Оригиналните резервни делови ќе ги добивате 10 години по датумот кога е набавен производот.

ИНФОРМАЦИЈА

ЕНЕРГИЈА

ИМЕ НА ДОБАВУВАЧОТ
ИДЕНТИФИКАТОР НА МОДЕЛОТ
Hapësira e modelit tuaj mund të plotësohet në bazën e të dhënave dhe ju mund të shkarkoni nëse ndiqni lidhjen speciale të internetit dhe ta përditësoni firmware-in e modelit tuaj (*) që gjendet në etiketën e energjisë.

