MDRB521MGB02 - Frigorifer MIDEA - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas MDRB521MGB02 MIDEA në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth MDRB521MGB02 MIDEA
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MDRB521MGB02 - MIDEA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MDRB521MGB02 e markës MIDEA.
MANUAL I PËRDORUESIT MDRB521MGB02 MIDEA
Paralajmërim: Ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual para se të përdorni këtë produkt dhe mbajeni atë për referencë në të ardhmen. Për përmirësimin e produktit, dizajni dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Ju lutemi këshillohu- ni me shitësin ose prodhuesin tuaj për më shumë detaje.
Manual Perdorimi

1 Paralajmërimet e Sigurisë .... 1
1.1 Paralajmërim....1
1.2 Kuptimi i simboleve të paralajmërimeve të sigurisë....3
1.3 Paralajmërimet e lidhura me elektricitetin....3
1.4 Paralajmërime për përdorimin ....4
1.5 Paralajmërime për vendosje artikujsh....4
1.6 Paralajmërime për energjinë....5
1.7 Paralajmërime për asgjësimin ....5
2 Përdorimi i duhur i frigoriferëve....6
2.1 Vendorsja....6
2.2 Këmbët e nivelimit ....7
2.3 Ndryshimi i derës djathtas-majtas....7
2.4 Ndërrimi i dritës....10
2.5 Përdorimi për herë të parë....11
2.6 Këshilla për kursimin e energjisë 11
3 Struktura dhe funksionet.... 12
3.1 Pjesët kryesore 12
3.2 Funksionet 13
4 Mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj pajisjes 15
4.1 Pastrimi i përgjithshëm 15
4.2 Pastrimi i raftit prej xhami 15
4.3 Shkrirja e akullit 15
4.4 Kur nuk përdoret....15
5 Zgjidhja e problemeve 16
1 Paralajmërimet e Sigurisë
1.1 Paralajmërim

Paralajmërim: rrezik zjarri / materiale që marrin flakë
KJO pajisje është synuar për përdorim shtëpiak ose të ngjashëm, si p.sh. zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; në ferma ose nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi, ambiente fjetjeje me kuzhinë, përdorime kateringu dhe të ngjashme që nuk shërbejnë për shitje.
KJO pajisje nuk është synuar për përdorim nga personat (duke përfshirë fëmijët) me kapacitet të reduktuar fizik, sensor ose mendor ose nga mungesa e përvojës dhe njohurisë, përveç rasteve kur mbikëqyren ose kur u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
FËMIJËT duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
MOS i ruani substancat shpërthyese, të tilla si kanoçet e aerosolit me lëndë të ndezshme në këtë pajisje.
PAJISJA duhet të hiqet nga priza pas përdorimit dhe përpara se të kryhet mirëmbajtje.
PARALAJMËRIM: Mos pengoni hapësirat e ajrimit në hapësirën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje mekanike ose mënyra të tjera për të shpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato që rekomandohen nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
PARALAJMËRIM: Mos përdorni pajisje elektrike brenda hapësirave të ruajtjes së ushqimit në pajisje, përveç rasteve kur janë të një lloji që rekomandohet nga prodhuesi.
PARALAJMËRIM: Ju lutemi që ta asgjësoni frigoriferin në përputhje me rregulloret lokale, për shkak se përmban gaz fryrjeje dhe gaz ftohës të ndezshëm.
PARALAJMËRIM: Kur ta poziciononi pajisjen, sigurohuni që kordoni elektrik të mos ketë ngecur e të mos jetë dëmtuar.
PARALAJMËRIM: Mos vendosni priza portative me shumë hyrje ose burime energjie portative pas pajisjes.
MOS përdorni kordonë zgjatues ose përshtatës pa tokëzim (me dy kunja).
PARALAJMËRIM: Rrezik bllokimi të fëmijëve. Përpara se ta asgjësoni frigoriferin ose ngrirësin e vjetër: - Hiqni dyert.
- Lërini raftet në vend, në mënyrë që fëmijët të mos ngjiten brenda me lehtësi.
FRIGORIFERI duhet të shkëputet nga burimi elektrik përpara se të përpiqni të instaloni aksesorin.
GAZI FTOHËS dhe materiali prej ciklopetani i shkumës që përdoren për pajisjen janë të ndezshme. Si rrjedhojë, kur pajisja shkon për skrap, ajo duhet të mbahet larg burimeve të zjarrit dhe të merret nga një kompani speciale për marrje, me kualifikimin përkatës dhe të mos asgjësohet duke u djegur, duke parandaluar kështu dëmtimin e mjedisit ose ndonjë dëmtim tjetër.
SIPAS standardit EU: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës nga 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi mendore dhe ndjeshmërie fizike të reduktuar ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose u janë dhënë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje. Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç lejohen që të ngarkojnë dhe shkarkojnë pajisjet e frigoriferit.
ËSHTË e nevojshme që për dyert ose kapakët me çelës, çelësat të mbahen larg fëmijëve dhe jo pranë frigoriferit, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i fëmijëve brenda.
PËR të shmangur prishjen e ushqimit, zbatoni udhëzimet e mëposhtme:
- Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës në hapësirat e pajisjes.
- Pastrojini rregullisht sipërfaqet që kanë kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të zbrazjes.
- Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlani sistemin e ujit që lidhet me një burim uji, nëse nuk është marrë ujë prej 5 ditësh. (shënimi 1)
- Mbajeni mishin dhe peshkun e pagatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos bjerë në kontakt ose të mos pikojë mbi ushqime të tjera.
- Hapësirat me dy yje për ushqimin e ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të ngrirë paraprakisht, ruajtjen ose prodhimin e akullores dhe kubave të akullit. (shënimi 2)
- Hapësirat me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët. (shënimi 3)
- Për pajisjet që nuk kanë ndarje me 4 yje: kjo pajisje ftohëse nuk është e përshtatshme për të ngrirë ushqime. (shënimi 4)
- Nëse pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën hapur për të parandaluar formimin e mykut brenda pajisjes.
Shënim 1,2,3,4: ju lutemi të konfirmoni nëse kjo vlen për llojin e hapësirës në produktin tuaj.
PËR pajisjet e lira: kjo pajisje frigoriferike nuk synohet të përdoret si pajisje inkaso.
PËR pajisje me ndarje ftohësi disa lloje perimesh dhe frutash të freskëta janë të ndjeshme ndaj të ftohtit dhe prandaj ato nuk janë të përshtatshme për ruajtje në këtë lloj ndarje.
ÇDO ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
Ky produkt përmban një burim drite të kategorisë me kursim energjie (G).
1.2 Kuptimi i simboleve të paralajmërimeve të sigurisë
![]() | Ky është një simbol ndalimi.Çdo papajtueshmëri me udhëzimet që shënohen me këtë simbol mund të shkaktojnë dëmtim të produktit ose të rrezikojnë sigurinë personale të përdoruesit. |
| Simboli i ndalimit | |
![]() | Ky është një simbol paralajmërimi.Kërkohet që të përdoret duke zbatuar rreptësisht udhëzimet e shënuara me këtë simbol, përndryshe mund të shkaktohet dëmtim i produktit ose plagosje e personave. |
| Simboli i paralajmërimit | |
![]() | Ky është një simbol kujdesi.Udhëzimet e shënuara me këtë simbol kërkojnë kujdes të veçantë. Kujdesi i pamjaftueshëm mund të sjellë plagosje të lehtë ose mesatare ose dëmtim të produktit. |
| Simboli i shënimit |
Ky manual përmban shumë informacione të rëndësishme rreth sigurisë, të cilat duhet të zbatohen nga përdoruesit.
1.3 Paralajmërimet e lidhura me elektricitetin

- Mos e tërhiqni kordonin e rrymës kur tërhiqni spinën e frigoriferit. Ju lutemi kapeni fort spinën dhe nxirreni nga priza direkt.
- Për të garantuar përdorim të sigurt, mos e dëmtoni kordonin elektrik ose mos e përdorni kur është i dëmtuar ose i konsumuar.
- Përdorni një prizë elektrike të dedikuar dhe kjo prizë elektrike nuk duhet të përdoret bashkë me pajisje elektrike të tjera. Spina duhet të jetë plotësisht e futur në prizë, në të kundërt mund të marrë flakë.
- Ju lutemi sigurohuni që tokëzuesi i prizës të jetë i pajisur me një linjë të sigurtë tokëzuesi.
- Mbyllni valvulën e gazit që rrjedh dhe më pas hapni dyert dhe dritaret në rast rrjedhjeje gazi ose gazesh të tjera të ndezshme. Mos e hiqni frigoriferin nga priza dhe as pajisjet e tjera, sepse ndonjë shkëndijë mund të shkaktojë zjarr.
- Mos përdorni pajisje elektrike në pjesën e sipërme të pajisjes, përveç rasteve kur ato janë të një lloji që rekomandohet nga prodhuesi.
1.4 Paralajmërime për përdorimin

- Mos e çmontoni ose mos u mundoni ta rindërtoni frigoriferin, mos e dëmtoni qarkun e ftohjes; shërbimet e mirëmbajtjes së pajisjes duhet të bëhen nga një specialist.
- Kordoni elektrik i dëmtuar duhet të ndërrohet nga prodhuesi, departamenti i mirëmbajtjes ose profesionistë të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rrezige.

- Hapësirat ndërmjet dyerve të frigoriferit dhe trupit të frigoriferit janë të vogla, mos e vendosni dorën në ato zona, për të parandaluar shtypjen e gishtave. Bëni kujdes kur të mbyllni derën e frigoriferit, që të shmangni rënien e objekteve.
- Mos kapni ushqime ose enë me duar të lagura në hapësirën e ngrirjes kur frigoriferi është në punë, veçanërisht enë metalike, për të shmangur ngrirjen.

- Mos lejoni që fëmijët të hyjnë ose të ngjiten mbi frigorifer, përndryshe mund të shkaktohet lëndim nga mbytja ose rënia e fëmijës.

- Mos vendosni objekte të rëndë mbi frigorifer, duke marrë në konsideratë që ato mund të bien kur hapet ose mbyllet dera dhe mund të ndodhin lëndime aksidentale.
- Nëse ka ndërprerje energjie ose kur e pastroni, hiqeni spinën nga priza. Mos e lidhni frigoriferin me energjinë elektrike për pesë minuta për të parandaluar dëmtime të kompresorit për shkak të ndezjeve të njëpasnjëshme.
1.5 Paralajmërime për vendosje artikujsh

- Mos vendosni artikuj të ndezshëm, shpërthyes, të avullueshëm dhe shumë korrodues brenda frigoriferit, në mënyrë që të parandaloni dëmtimin e produktit ose aksidente nga ziarri.
- Mos vendosni artikuj të ndezshëm pranë frigoriferit, në mënyrë që të shmangni zjarrin.

- Frigoriferi synohet për përdorim shtëpiak, si ruajtja e ushqimeve; ai nuk duhet të përdoret për qëllime të tjera, si ruajtja e gjakut, barnave ose produkteve biologjike etj.

text_image
Dhoma e ngrirjes Beer- Mos ruani birrë, pije ose lëngje të tjera në shishe ose enë të mbyllura në dhomën e ngrirjes së frigoriferit; përndryshe shishet ose enët e mbyllura mund të çahen nga ngrirja dhe të shkaktojnë dëmtime.
1.6 Paralajmërime për energjinë
Paralajmërime për energjinë
1) Pajisjet frigoriferike mund të mos funksionojnë në mënyrë të njëtrajtshme (ekziston mundësia e shkrirjes së artikujve ose rritjes së tepërt të temperaturës në hapësirën e ngrirjes) kur e mbani për një periudhë të gjatë kohe në vlerat e ulëta të diapazonit të temperaturës për të cilën është ndërtuar pajisja frigoriferike.
2) Pijet me gaz nuk duhet të ruhen në hapësirën ose në raftet e ngrirjes ose në hapësira ose rafte me temperaturë të ulët dhe disa produkte të tilla si uji, i cili ngrin dhe nuk duhet të konsumohet shumë i ftohtë;
3) Nevojitet që të mos e kaloni kohën e ruajtjes në ngrirje dhe në hapësirat ose raftet e ngrirjes, e cila rekomandohet nga prodhuesit e ushqimit për çdo lloj ushqimi dhe veçanërisht për ushqimet komerciale që ngrijnë lehtësisht;
4) Duhet të merrni masa të nevojshme për parandalimin e rritjes së papritur të temperaturës së ushqimit të ngrirë kur shkrini pajisjen frigoriferike, si p.sh. mbështjellja e ushqimit të ngrirë me disa shtresa gazete.
5) Rritja e temperaturës së ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes normale, si p.sh. nga mirëmbajtja ose pastrimi, mund të shkurtojë jetëgjatësinë e ruajtjes.
1.7 Paralajmërime për asgjësimin
Gazi ftohës dhe materiali prej ciklopetani i shkumës që përdoren për frigoriferin janë të ndezshme. Si rrjedhojë, kur pajisja shkon për skrap, ajo duhet të mbahet larg burimeve të zjarrit dhe të merret nga një kompani speciale për marrje, me kualifikimin përkatës dhe të mos asgjësohet duke u djegur, duke parandaluar kështu dëmtimin e mjedisit ose ndonjë dëmtim tjetër.


Kur ta çoni pajisjen për skrap, çmontoni dyert dhe hiqni gominat nga dera dhe raftet; vendosni dyert dhe raftet në një vend të përshtatshëm, që të parandaloni bllokimin e fëmijëve.

Asgjësimi i duhur i këtij produkti:
Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të asgjësohet me mbeturina të tjera shtëpiake. Pë të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të personave nga asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve, riciklojeni në mënyrë të përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për ta kthyer pajisjen e përdorur, përdorni sistemet e kthimit dhe grumbullimit ose kontaktoni me shitësin ku keni blerë produktin. Ata mund t'ua marrin produktin për ta ricikluar në mënyrën e duhur për mjedisin.
2 Përdorimi i duhur i frigoriferëve
2.1 Vendosja

- Përpara përdorimit, hiqni të gjitha materialet e paketimit, duke përfshirë jastëkët e poshtëm, format prej shkume dhe ngjitëset brenda frigoriferit; hiqni shtresën mbrojtëse nga dyert dhe nga trupi i frigoriferit.

- Mbajeni larg nxehtësisë dhe shmangni dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Mos e vendosni ngrirësin në vende me lagështi ose ujë, për të parandaluar ndryshkjen ose uljen e efektit izolues.
- Mos e spärkatni ose mos e lani frigoriferin; mos e vendosni frigoriferin në vende me lagështi ku mund të spärkatet lehtë me ujë, në mënyrë që të mos dëmtoni izolimin elektrik të frigoriferit.

- Frigoriferi vendoset në një ambient të brendshëm me ajrosje të mirë; dyshemeja duhet të jetë e rrafshët dhe e fortë (nëse është e paqëndrueshme, kthejeni majtas ose djathtas për të rregulluar për të niveluar rrotat).

text_image
30cm 10cm 70cm- Hapësira e sipërme e frigoriferit duhet të jetë më shumë se 30 cm dhe frigoriferi duhet të vendoset ngjitur me murin, me një hapësirë të lirë prej më shumë se 10 cm për të lehtësuar përhapjen e nxehtësisë.
Masa paraprake përpara instalimit:
Përpara instalimit ose rregullimit të aksesorëve, duhet të siguroheni që frigoriferi të jetë i shkëputur nga energjia elektrike. Masa paraprake duhet të merren për të parandaluar rënien e dorezës e cila mund të shkaktojë plagosje të personave.
2.2 Këmbët e nivelimit
Diagrami i skemës së këmbëve të nivelimit

text_image
L H(Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit)
Procedurat e rregullimit:
a. Kthejini këmbët në drejtimin e akrepave të orës për të ngritur frigoriferin;
b. Kthejini këmbët në drejtimin e kundërt të akrepave të orës për të ulur frigoriferin;
c. Rregulloni këmbët djathtas dhe majtas, bazuar në procedurat e rëndësishme për të arritur një nivel horizontal.
2.3 Ndryshimi i derës djathtas-majtas
| Lista e veglave që duhet të ketë përdoruesi | |||
![]() | Kaçavidë kryq | ![]() | Thikë stukoKaçavidë me teh të hollë |
![]() | Fole 5/16 " dhe arpion | Shirit maskues | |
- Ju lutemi fikeni pajisjen para se të kryeni këtë veprim. Hiqni të gjitha ushqimet nga raftet e derës.
- Hiqeni mbulesën dekorative të kapakut të sipërm majtas të menteshës, kapakun e sipërm djathtas të menteshës dhe menteshën e sipërme djathtas dhe shkëputni linjën e sinjalit të djathtë (terminali i linjës së sinjalit 1, 2) në krye të trupit të kutisë.

text_image
mbulesa e sipërme e menteshës mentesha e sipërme mbulesë dekorativeAL-7
- Hiqni trupin e derës së frigoriferit (kini kujdes që të mos humbisni pjesë të vogla siç është mbajtësja e boshtit dhe ndalesës mbi derë);
Hiqni menteshën e mesme dhe mbulesën dekorative të vrimës së menteshës në anën tjetër.

text_image
mbulesë dekorative menteshë e mesme- Hiqeni trupin e derës së ngrirjes (kini kujdes që të mos humbni pjesë të vogla si mbajtësen e boshtit dhe ndalesën mbi derë);
Hiqeni menteshën dhe rregulloni këndin. Hiqeni dhe instaloni boshtin e menteshës së poshtme në anën tjetër të menteshës dhe instaloni menteshën e poshtme të modifikuar në anën tjetër të kutisë.

1) Hiqeni pllakën e mbulesës të kapakut të sipërm fundor të derës së frigoriferit dhe mbulesën dekorative të majtë. Instaloni mbajtësen e sipërme të boshtit dhe linjën e sinjalit të trupit të derës në anën tjetër dhe mbuloni pllakën e mbulesës së sipërme fundore. Nxirrni mbulesën e djathtë dekorative nga çanta e aksesorëve dhe instaloheni atë në anën tjetër të kapakut të sipërm fundor.
2) Hiqeni derën e vet-kyçjes, ndalesën e derës dhe mbajtësen e boshit të derës së frigoriferit, nxirreni derën e majtë të vetë-kyçjes nga çanta e aksesorëve, instaloheni në anën e majtë të kapakut të poshtëm të derës së frigoriferit, ndryshoni ndalesën e derës dhe mbajtësen e boshtit në anën e majtë të kapakut të poshtëm të derës së frigoriferit.

- Ndryshoni derën e ngrirjes:
1) Hiqni mbajtësen e boshtit dhe kapakun e mbulesës së sipërme të derës së ngrirjes dhe instalojini ato në pozicionet shkëmbyese majtas dhe djathtas.
2) Hiqni derën e vet-kyçjes, ndalesën e derës dhe mbajtësen e boshtit të derës së ngrirjes, nxirrni derën e majtë të vet-kyçjes nga çanta e aksesorëve, instaloheni në anën e majtë të mbulesës të poshtme të derës së ngrirjes, ndryshoni ndalesën e derës dhe mbajtësen e boshtit në anën e majtë të kapakut të poshtëm të derës së ngrirjes.

- Instaloni derën e ngrirjes së zëvendësuar mbi menteshën e poshtme, pastaj instaloni menteshën e mesme dhe mbuloni vrimën e menteshës me mbulesën dekorative.

text_image
mbulesë dekorative menteshë e mesme- Hiqeni mbulesën e sipërme të menteshës dhe menteshën e sipërme të majtë nga çanta e aksesorëve. Vendoseni trupin e derës së frigoriferit mbi menteshën e mesme dhe instaloni menteshën e sipërme majtas. Lidhni linjën 4 të sinjalit të sipërm të frigoriferit me linjën 1 të sinjalit të trupit të derës dhe lidhni linjën 2 të sinjalit me linjën 3 të sinjalit. Së fundmi, zëvendësoni mbulesën dekorative të menteshës në anën e djathtë të trupit të kutisë (shënim: kur zëvendësoni mbulesën dekorative të menteshës në anën e djathtë të trupit të kutisë, dy vrimat në kapakun dekorativ të menteshës (siç tregohet në figurë) duhet të jenë).

text_image
mbulesa e sipërme e menteshës mbulesë dekorative vrimat mentesha e sipërme(Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata nga distributori.)
2.4 Ndërrimi i dritës

flowchart
graph LR
A["Person Icon"] --> B["LED"]
B <--> C["LED"]
- Çdo ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.
Burimi i dritës në këtë produkt zëvendësohet vetëm nga inxhinierë të kualifikuar.
![]() | 1. Ju lutemi hiqni spinën para se të hiqni burimin e dritës. | 2![]() | 2. Hiqeni abazhurin me një kaçavidë. |
![]() | 3. Hiqni panelin e llambës. 4. | Hiqni terminalin e lidhjes.![]() |
2.5 Përdorimi për herë të parë

- Përpara përdorimit për herë të parë, lëreni frigoriferin të qëndrojë për dy orë, përpara se ta lidhni me energjinë elektrike.
- Përpara se të vendosni ushqime të freskëta ose të ngrira, frigoriferi duhet të punojë për 2-3 orë ose për mbi 4 orë në verë, kur temperatura e ambientit është e lartë.

text_image
595 590 1150 920- Sigurohuni që të keni hapësirë të mjaftueshme që dyert dhe raftet të hapen lehtësisht nga shpërndarësi.
2.6 Këshilla për kursimin e energjisë
- Pajisja duhet të vendoset në zonën më të freskët të dhomës, larg pajisjeve që prodhojnë nxehtësi ose tubave të ngrohjes dhe larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
- Lërini ushqimet e nxehta të arrijnë temperaturën e ambientit përpara se t'i vendosni në pajisje. Mbingarkimi i pajisjes e detyron kompresorin që të punojë më shumë. Ushqimet që ngrijnë shumë ngadalë mund të humbasin cilësinë ose të prishen.
- Sigurohuni që t'i mbështillni ushqimet mirë dhe që t'i thani enët përpara se t'i vendosni në pajisje. Kjo redukton krijimin e brymës brenda pajisjes.
- Koshi i ruajtjes së pajisjes nuk duhet veshur me letër alumini, letër dylli ose letra kuzhine. Shtresat pengojnë qarkullimin e ajrit të ftohtë, duke e bërë pajisjen më pak efikase.
- Organizoni dhe etiketoni ushqimin për të reduktuar hapjen e derës dhe kërkimet e gjata. Hiqni sa më shumë artikuj që ju nevojiten në një kohë dhe mbylleni derën sa më shpejt që të jetë e mundur.
3 Struktura dhe funksionet
3.1 Pjesët kryesore

text_image
Çelësi i derës Ndriçimi LED Raft Ndriçimi LED (për disa modele) Tabakaja e derës Kutia e frutave dhe perimeve Kutia e mishit dhe peshkut Sirtari(Figura e mësipërme është vetëm për referencë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata nga distributori.)
Hapësira e ftohjes
- Hapësira e ftohjes është e përshtatshme për ruajtjen e frutave, perimeve, pijeve dhe ushqimeve të tjera që konsumohen brenda një afati të shkurtër, koha e sugjeruar e ruajtjes është nga 3 ditë në 5 ditë.
- Ushqimet e gatuara nuk duhet të vendosen në hapësirën e ftohjes derisa të jenë ftohur në temperaturë ambienti.
- Përpara vendosjes në frigorifer, rekomandohet që ushqimet të izolohen.
- Raftet prej xhami mund të ngrihen lart ose poshtë për të rregulluar hapësirën e ruajtjes me një përmasë të arsyeshme dhe për lehtësi përdorimi.
Dhoma e ngrirjes
- Hapësira e ngrirjes me temperaturë të ulët mund ta mbajë ushqimin të freskët për një kohë të gjatë dhe përdoret kryesisht për të ruajtur ushqime të ngirä dhe për të prodhuar akull.
- Dhoma e ngrirjes është e përshtatshme për ruajtjen e mishit, peshkut, qofteve të orizit dhe ushqimeve të tjera që nuk do të konsumohen në një kohë të shkurtër.
- Thelat e mishit preferohen që të ndahen në copa të vogla për ta pasur më të lehtë për t'i marrë. Mbani parasysh që ushqimi duhet të konsumohet brenda periudhës së ruajtjes.
Sirtarët, kutitë e ushqimeve, raftet etj. që janë vendosur sipas pozicionit në figurën e mësipërme kursejnë më shumë energji.
3.2 Funksionet

text_image
Fridge 8°C Freezer 88°C Fridge Power Cool (3 sec) A Freezer Power Freeze (3 sec) B Vacation Unlock (3 sec) C(Figura e mësipërme është vetëm për referenceë. Konfigurimi aktual do të varet nga produkti fizik ose deklarata e distributorit)
Fusha e ekranit
① Zona e paraqitjes së temperaturës në dhomën e ftohësit ② Zona e paraqitjes së temperaturës në dhomën e Ngrirjes ③ Ikona e ftohjes së së shpejtë ④ Ikona e ngrirjes së shpejtë ⑤ Ikona e Pushimeve ⑥ ikona e kyçjes
Butoni i funksionit
A. Butoni i vendosjes së temperaturës së dhomës së ftohjes B. Butoni i vendosjes së temperaturës së dhomës së ngrirjes C. Butoni i pushimeve/kyçjes
Ekrani
Kur ndizni frigoriferin për herë të parë, i gjithë paneli i ekranit do të shndrisë për 3 sekonda. Pastaj paneli i ekranit hyn në ekranin normal. Në herën e parë të përdorimit të frigoriferit, temperaturat e paracaktuara të vendosura të dhomës së ftohjes, dhomës së ngrirjes janë përkatësisht 5 °C/-18 °C.
Kur ndodh ndonjë error, në panelin e ekranit shfaqet kodi i errorit (shihni faqen tjetër); gjatë fuksionimit normal, paneli i ekranit shfaq temperaturën e vendosur të dhomës së fthohjes ose dhomës së ngrirjes.
Nën funksionimin normal, nëse nuk ka funksionim ose hapje të derës brenda 30 sekondave, paneli i ekranit do të kyçet, drita e panelit të ekranit do të fiket pas kalimit në gjendjen e kyçur ⚙ do të vazhdojë për 30 sekonda.
Kyçje/hapje
Në gjendjen e shkyçur, shtypni gjatë butonin e kyçjes Vacation , për 3 sekonda, vendosni gjendjen e kyçur, ikona ndizet dhe tingëllon alarmi, kjo do të thotë që paneli i ekranit është i kyçur, në këtë kohë, funksioni i butonit nuk mund të zbatohet;
Në gjendjen e kyçjes, shtypni gjatë butonin e kyçjes Vocation për 3 sekonda, vendoseni në gjendjen e shkyçjes, ikona del dhe alarmi bie, kjo do të thotë që paneli i ekranit është i hapur, në këtë kohë, funksioni i butonit mund të zbatohet.
Caktimi i temperaturës së hapësirës së ftohjes
Klikoni butonin Fridge për të ndryshuar temperaturën e vendosur të dhomës së ftohjes, çdo klikim i butonit të rregullimit të temperaturës së dhomës së ftohjes, temperatura e caktuar do të zvogëlohet 1 ° C. Gama e vendosjes së temperaturës së dhomës së ftohjes është 2 \~ 8 ° C. Kur temperatura e caktuar është 2 ° C, klikoni përsëri butonin, temperatura e caktuar e dhomës së ftohjes do të kalojë në 8 ° C.
Caktimi i temperaturës së hapësirës së ngrirjes
Klikoni butonin Freezer për të ndryshuar temperaturën e vendosur të dhomës së ngrirjes, çdo klikim i butonit të rregullimit të temperaturës së dhomës së ngrirjes, temperatura e caktuar do të zvogëlohet 1 ° C. Gama e vendosjes së temperaturës për dhomën e ngrirjes është -24 \~ -16 ° C. Kur temperatura është -24 ° C, klikoni përsëri butonin, temperatura e caktuar e dhomës së ngrirjes do të kalojë në -16 ° C.
Vendosja e modalitetit
Modaliteti i ftohjes së shpejtë
Mbani gjatë të shtypur butonin Fridge Power Coat (1980) për 3 sek për të vendosur modalitetin e e ftohjes së Shpejtë, Ikona ndizet. Temperatura e dhomës së ftohjes tregon 2 ° C, ajo hyn në modalitetin e ftohjes së shpejtë.
Nën modalitetin e ftohjes së Shpejtë, shtypni dhe mbani Fridge Power Cool (3 sec) butonin për 3 sekonda ose shtypni Fridge Power Cool (3 sec) shpejt, ikona ✕ fiket, ajo del nga modaliteti i ftohjes së Shpejtë. Temperatura e caktuar e dhomës së ftohjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e caktuar më parë.
Në modalitetin e ftohjes së shpejtë. Kur vendosni modalitetin e pushimeve, ai del nga modaliteti i ftohjes së shpejtë.
Mënyra e ftohjes së shpejtë çaktivizohet automatikisht për 6H.
Modaliteti i ngrirjes së shpejtë
Mbani gjatë shtypur Freezer Power Ponsen (2 sec) për 3 sek për të vendosur modalitetin e ngrirjes së Shpejtë, ikona ndizet.
Temperatura e dhomës së ngrirjes tregon -24 ° C, ajo hyn në modalitetin e ngrirjes së Shpejtë.
Nën modalitetin e ngrirjes së Shpejtë, shtypni dhe mbani Freezer Power Kreas (3 m€) butonin për 3 sekonda ose shtypni Freezer Power Kreas (3 m€) shpejt,
ikona ✿ fiket, ajo del nga modaliteti i ngrirjes së shpejtë. Temperatura e caktuar e dhomës së ngrirjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e caktuar më parë.
Në modalitetin e ngrirjes së shpejtë. Kur vendosni modalitetin e pushimeve, ai del nga modaliteti i ngrirjes së shpejtë.
Modaliteti i ngrirjes së shpejtë çaktivizohet automatikisht për 24 orë.
Shënim: Funksioni i ngrirjes së shpejtë është krijuar për të ruajtur vlerën ushqyese të ushqimit në frigorifer. Ai mund të ngrijë ushqimin në kohën më të shkurtër. Nëse një sasi e madhe ushqimi vendoset në ngrirje njëherësh, rekomandohet që përdoruesi të aktivizojë funksionin e ngrirjes së shpejtë dhe ta fusë ushqimin brenda. Në këtë kohë, shpejtësia e ngrirjes së ndarësit të ngrirësit rritet, e cila mund të ngrijë shpejt ushqimin, të bllokojë në mënyrë efektive vlerat ushqyese të ushqimit dhe të lehtësojë ruajtjen.
Regjimi i pushimeve
Klikoni butonin per të vendosur modalitetin e pushimeve, ikona ndizej. Ekrani i temperaturës së dhomës së ftohjes fiket, temperatura e dhomës së ngrirjes tregon -18 ° C. Nën modalitetin e pushimeve, klikoni përsëri butonin Vacation , ikona fiket, ajo del nga modaliteti i pushimeve. Temperatura e caktuar e dhomës së ftohjes dhe dhomës së ngrirjes do të kthehet automatikisht në temperaturën e caktuar para modalitetit të pushimit. Kur vendosni modalitetin e ftohjes së Shpejtë dhe modalitetin e ngrirjes së Shpejtë, ai del nga modaliteti i pushimeve.
Konfigurimi i rekomanduar: dhoma e ftohjes 4°C, dhoma e ngrirjes -18°C.
Paralajmërimi i derës hapur dhe kontrolli i alarmit
Kur dera e frigoriferit të hapet, me hapjen e derës do të luhet muzikë. Nëse dera nuk myllet për dy minuta, alarmi do të bjerë derisa dera të mbyllet. Shtypni cilindo buton për të ndaluar alarmin e ziles.
Tregues defekti
Paralajmërimet e mëposhtme që afishohen në ekran tregojnë defektet përkatëse të frigoriferit. Ndonëse frigoriferi mund të vazhdojë të funksionojë dhe të jetë i ftohtë kur shfaqen defektet e mëposhtme, përdoruesi duhet të kontaktojë një specialist mirëmbajtjeje për mirëmbajtje, në mënyrë që të sigurojë përdorimin optimal të pajisjes.
| Kodi i defektit | Përshkrimi i defektit |
| E1 Defekt | i sensorit të temperaturës së hapësirës së ftohjes |
| E2 Defekt | i sensorit të temperaturës së hapësirës së ngrirjes |
| E3 | Dështim i sensorit të temperaturës në zonën e mishit dhe peshkut |
| E5 | Gabim i qarkut të zbulimit të sensorit të shkrirjes te ngrirësi |
| E6 Gabim | komunikimi |
| E7 Gabim | i sensorit të temperaturës së ambientit |
4 Mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj pajisjes
4.1 Pastrimi i përgjithshëm
- Pluhuri pas frigoriferit dhe në tokë duhet të pastrohet në kohë për të përmirësuar funksionin e ftohjes dhe për të kursyer energji.
- Kontrolloni rregullisht gominën e derës për t'u siguruar që nuk ka papastërti. Pastroni gominën e derës me një leckë të butë, të njomur me ujë me sapun ose detergjent të holluar.
- Pjesa e brendshme e frigoriferit duhet të pastrohet rregullisht për të shmangur aromat e këqija.
- Përpara se të pastroni pjesën e brendshme, shkëputni energjinë, hiqni të gjitha ushqimet, pijet, raftet, sirtarët etj.
- Përdorni një leckë të butë ose sfungjer për ta pastruar frigoriferin nga brenda, me dy lugë kafeje sodë buke dhe një litër ujë të ngrohtë. Pastaj shpëlajeni me ujë dhe fshijeni mirë. Pas pastrimit, hapni derën dhe lëreni të thahet vetë përpara se ta rindizni.
- Për zonat e vështira për t'u pastruar në frigorifer (si bashkimet e ngushta, hapësirat e ngushta ose cepat), rekomandohet që t'i fshini rregullisht me një leckë të butë, furçë të butë etj. dhe kur të jetë e nevojshme, ta kombinoni me disa mjete shtesë (si p.sh. shkopinj të hollë) për t'u siguruar që në ato zona të mos grumbullohen ndotës ose baktere.
- Mos përdorni sapun, detergjent, pluhur për ta fërkuar, pastrues me spërkatje etj. sepse këto mund të krijojnë aroma të këqija në frigorifer ose të ndotin ushqimin.
- Pastroni vendin e shisheve, raftet dhe sirtarët me një leckë të butë, të njomur me ujë me sapun ose detergjent të holluar. Thajeni me një leckë të butë ose lëreni të thahet vetë.
- Fshini sipërfaqen e jashtme të frigoriferit me një leckë të butë të njomur me ujë me sapun, detergjent etj. dhe pastaj fshijeni.
- Mos përdorni furça të forta, tela pastrimi, furça me tel, gërryes (si pastë dhëmbësh), tretës organikë (si alkool, aceton, vaj bananeje etj.), ujë të vluar, artikuj me acid ose alkale, të cilat mund të dëmtojnë sipërfaqen e frigoriferit dhe pjesën e brendshme. Uji i vluar dhe tretësit organikë si benzeni mund të deformojë ose të dëmtojë pjesët plastike.
- Mos e shpëlani drejtpërdrejt me ujë ose lëngje të tjera gjatë pastrimit për të shmangur qarkun e shkurtër ose dëmtimin e izolimit elektrik pas zhytjes në ujë.

Ju lutemi ta shkëputni frigoriferin kur ta shkrini dhe ta pastroni.
4.2 Pastrimi i raftit prej xhami
• Hiqeni sirtarin mbi raftin e xhamit;
- Ngrini pjesën e përparme të raftit të xhamit (rreth 60 °). dhe pastaj tërhiqeni;
- Hiqeni raftin e xhamit dhe pastrojeni sipas nevojës;
- Kryeni veprimin e kundërt për instalimin e raftit të xhamit.

- Frigoriferi është prodhuar me parimin e ftohjes së ajrit dhe si rrjedhojë, ka funksion shkrirjeje automatike. Bryma që formohet për shkak të stinës ose temperaturës mund të hiqet gjithashtu manualisht duke e shkëputur pajisjen nga furnizimi me energji ose duke e fshirë me një peshqir të thatë.
4.4 Kur nuk përdoret
- Ndërprerje energjie: Në rast ndërprerjeje energjie, edhe kur është verë, ushqimet brenda pajisjes mund të ruhen për disa orë; gjatë ndërprerjes së energjisë dyert nuk duhet të hapen shumë herë dhe të mos vendosen ushqime të tjera të freskëta në pajisje.
- Kur nuk përdoret për një kohë të gjatë: Pajisja duhet të shkëputet dhe të pastrohet, pastaj dyert të mbahen hapur për të parandaluar aromat e këqija.
- Kur transferoheni: Përpara se të transferoni frigoriferin, hiqni të gjitha artikujt jashtë, fiksoni pjesët prej xhami, mbajtësin e perimeve, sirtarët e hapësirës së ngrirjes etj. me ngjitëse dhe shtrëngoni këmbët e nivelimit, mbyllni dyert dhe fiksojini me ngjitëse. Gjatë transportimit, pajisja nuk duhet të vendoset me kokë poshtë ose horizontalisht ose të dridhet; këndi gjatë transportimit nuk duhet të jetë më i madh se 45°.

Pas ndezjes, pajisja duhet të mbahet në punë vazhdimisht. Përgjithësisht, përdorimi i pajisjes nuk duhet të ndërpritet; pëmdryshe mund të shkurtohet jetëgjatësia e shërbimit.
5 Zgjidhja e problemeve
Disa probleme të thjeshta mund të provoni t'i zgjidhni vetë. Nëse nuk mund t'i zgjidhni, ju lutemi të kontaktoni departamentin e shërbimeve pas shitjes.
| Pajisja nuk punon | Kontrolloni nëse pajisja është lidhur në rrymë ose nëse spina është vendosur mirë.Kontrolloni nëse tensioni është shumë i ulët.Kontrolloni nëse ka ndërprerje energjie ose ka rënë ndonjë siguresë. |
| Aromë e keqe | Mbështillni mirë ushqimet me erë të fortë.Kontrolloni nëse ka ushqime të prishura.Pastroni pjesën e brendshme të frigoriferit. |
| Përdorimi i kompresorit për një kohë të gjatë. | Përdorimi i frigoriferit për një kohë të gjatë është normal gjatë verës kur temperatura e ambientit është e lartë.Nuk sugjerohet që të mbani shumë ushqim në pajisje në të njëjtën kohë.Përpara se të vendosen në pajisje, ushqimet duhet të ftohen.Dyert hapen shumë shpesh. |
| Drita nuk ndizet | Kontrolloni nëse frigoriferi është lidhur me furnizimin me energji dhe nëse drita është e dëmtuar. |
| Dyert nuk mund të mbyllen mirë | Dera ka ngecur nga paketimet e ushqimit.Frigoriferi është i anuar. |
| Zhurmë e lartë | Kontrolloni nëse dyshemeja është në nivel dhe nëse frigoriferi është vendosur që të mos lëvizë.Kontrolloni nëse pjesët janë vendosur në vendet e duhura. |
| Gomina e derës nuk mbyllet mirë | Hiqni materialet e huaja nga gomina e derës.Ngroheni gominën e derës dhe pastaj ftoheni që të rikthehet forma (për ta ngrohur përdorni një tharëse flokësh ose një peshqir të nxehtë). |
| Tabakaja e mbledhjes së ujit derdhet | Nuk ka shumë ushqim në dhomë ose ushqimi që ndodhet përmban tepër ujë, dhe kjo shkakton shkrirje të tepruar.Dyert nuk janë mbyllur saktë, duke krijuar brymë kur hyn ajri dhe rritje të nivelit të ujit për shkak të shkrirjes. |
| Fole e nxehtë | Ka shpërndarje të nxehtësisë së kondensatorit të integruar nga foleja, gjë që është normale.Kur foleja nxhet për shkak të temperaturës së lartë të ambientit, ruajtjes së një sasie të madhe ushqimi rekomandohet të sigurohet një ajrim i mirë për të lehtësuar shpërndarjen e nxehtësisë. |
| Kondensim i sipërfaqes | Kondensimi i sipërfaqes së jashtme dhe gominave të dyerve të frigoriferit është normal kur lagështia e ambientit është shumë e lartë. Thjesht fshijeni kondensimin me një peshqir të pastër. |
| Zhurmë anormale | Zukatje: Kompresori mund të prodhojë zhurmë zukatjeje gjatë përdorimit dhe kjo zukatje është e lartë veçanërisht gjatë ndezjes ose ndalimit. Kjo është normale.Gërvimë: Gazi ftohës që rrjedh brenda pajisjes mund të krijojë një zhurmë gërvime, e cila është normale. |
Tabela 1 Kategoritë e klimës
| Kategoria Simboli | Diapazoni i temperaturës së ambientit në °C | |
| Temperaturë mesatare e zgjeruar SN | + 10 deri në + 32 | |
| Temperaturë mesatare N + 16 deri në | + 32 | |
| Nëntropikale ST + 16 deri në + 38 | ||
| Tropikale T + 16 deri në + 43 |
Temperaturë mesatare e zgjeruar: Kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në temperatura ambienti ndërmjet 10°C deri në 32°C;
Temperaturë mesatare: Kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në temperatura ambienti ndërmjet 16°C deri në 32°C;
Nëntropikale: Kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në temperatura ambienti ndërmjet 16°C deri në 38°C;
Tropikale: Kjo pajisje frigoriferike synohet të përdoret në temperatura ambienti ndërmjet 16°C deri në 43°C;
Veçanërisht për standardin e ri evropian:
Pjesët e porositura në tabelën e mëposhtme mund të blihen nëpërmjet kanalit_:
| Pjesa e porositur Ofrohet nga Koha minimale që kërkohet për sjelljen | ||
| termostate Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit | |
| sensorë temperature Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit | |
| panel qarku të stampuar Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit | |
| burime drite | Personali profesionist i mirëmbajtjes | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| doreza dyersh | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| mentesha dyersh | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| tabaka | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| kosha | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 7 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
| gomina dere | Riparuesit profesionistë dhe përdoruesit përfundimtarë | Të paktën 10 vjet pas nxjerrjes në treg të modelit të fundit |
- Periudha më e shkurtër për sigurimin e pjesëve rezervë pas shitjes është 15 ditë pune.
Informacioni i modelit në bazën e të dhënave të produktit, si dhe identifikuesi i modelit, mund të merret përmes një lidhjeje në internet të skanuar nga një kod QR në etiketën e efikasitetit të energjisë të produktit.
I nderuar klient,
- Nëse dëshironi që ta ktheni ose ta zëvendësoni produktin, ju lutemi të kontaktoni dyqanin ku e bletë. (Mos harroni të merrni me vete faturën e blerjes)
- Nëse produkti prishet dhe ka nevojë për riparim, ju lutemi të kontaktoni kompaninë e shërbimeve pas shitjes.
хладилник
ДОЛЕН ФРИЗЕР










