GRUNDIG CHG 81442 BX - Robot kuzhine

CHG 81442 BX - Robot kuzhine GRUNDIG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas CHG 81442 BX GRUNDIG në format PDF.

📄 162 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GRUNDIG CHG 81442 BX - page 103
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth CHG 81442 BX GRUNDIG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Robot kuzhine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj CHG 81442 BX - GRUNDIG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. CHG 81442 BX e markës GRUNDIG.

MANUAL I PËRDORUESIT CHG 81442 BX GRUNDIG

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

E përshtatshme për kontaktin me ushqimin.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike

GRUNDIG CHG 81442 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 6

Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.

Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

• Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

•Pajisja mund të përdoret nga persona me aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore ose nga persona me mungesë të përvojës dhe njohurisë, nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes dhe për ndonjë rrezik të mundshëm që mund të hasin. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen.

•Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.

- Mos e përdorni pajisjen nëse kablli i saj, pajisja ose thika e pajisjes janë të dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

•Hiqeni pajisjen nga priza kur e lini pa mbikëqyrje, kur vendosni/hiqni aksesorët ose para se ta pastroni.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

•Përdorni vetëm pjesë originale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
•Mos e çmontoni pajisjen.
•Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
•Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin.
•Hiqeni pajisjen nga priza para se ta pastroni, ta çmontoni, të vendosni aksesorët dhe prisni derisa të ndalojë plotësisht.
- Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
- Mos e përdorni pajisjen për ushqime të nxehta.
•Përdoreni pajisjen vetëm me bazën prej gome ose me tasin prej qelqi që ju është siguruar.
•Mos e përdorni pajisjen me tasin bosh.
•Për të shmangur dëmtimin e thikave dhe të pajisjes, hiqni nga ushqimet kockat dhe farat.
•Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të thata ose të forta që mund të bëjnë që thikat të

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

çmprehen shumë shpejt.

•Për të parandaluar mbinxehjen, mos e përdorni pajisjen vazhdimisht për më shumë se 20 sekonda.
Çdo 20 sekonda përdorimi, lëreni pajisjen të ftohet për 2 minuta.
- Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të parandaluar lëndimet e shkaktuara nga keqpërdorimi.
•Nga keqpërdorimi gjatë zbrazjes së tasit, pastrimit ose prekjes së thikave grirëse me duar të zhveshura, mund të shkaktohen lëndime serioze.
Tregoni kujdes duke u përpjekur ta mbani thikën grirëse vetëm nga ana e saj plastike
•Pas pastrimit, para se ta vini në prizë ose të montoni pjesët, thajeni pajisjen dhe të gjitha pjesët e saj.
- Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose prizën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
- Mos e përdorni pajisjen ose pjesët e saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni mbi sipërfaqe të tilla.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj elektrik larg fëmijëve.
    •Gjithmonë përdoreni këtë pajisje në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër dhe të thatë.
    •Kjo pajisje është projektuar për përdorim në shtëpi ose përdorime të ngjashme, si p.sh.:
  • zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune,
  • shtëpi në ferma, nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi,
  • ambiente të tipit të hoteleve me mëngjes
  • Mos e shtypni ose lakoni kabllin e korrentit dhe mos e färkoni në skaje të mprehta, për të parandaluar ndonjë dëmtim. Mbajeni kabllin larg sipërfaqeve të nxehta dhe flakëve të zjarrit.
  • Para se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni me kujdes të gjitha pjesët që janë në kontakt me ushqimin. Ju lutemi shihni detajet e plota që jepen në pjesën “Pastrimi”.
  • Mos prekni ndonjë pjesë të pajisjes në lëvizje. Mos i montoni ose hiqni pjesët derisa pajisja të kenë ndaluar plotësisht.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Informacione për paketimin

GRUNDIG CHG 81442 BX - Informacione për paketimin - 1

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.

2 Grirësja juaj

2.1 Pamje e përgjithshme

GRUNDIG CHG 81442 BX - Pamje e përgjithshme - 1

Vlerat e siguruara me pajisjen ose dokumentet shoqëruese të saj janë të dhëna laboratorike në përputhje me standardet përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit dhe kushteve të ambientit.

2 Grirësja juaj

  1. Tasi prej qelqi
  2. Boshti i fiksuar
  3. Kapaku ndarës
  4. Njësia e motorit
  5. Butoni i funksionimit (shpejtësia I dhe II)
  6. Thika grirëse
  7. Baza anti-rrëshqitëse

2.2 Të dhëna teknike

Furnizimi me energji:

220-240 V\~, 50-60 Hz

Fuqia: 400 W

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Pajisja është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

Pajisja është projektuar për të grirë sasi të vogla ushqimi të ngurtë.

3.2 Përdorimi për herë të parë

Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë (shihni 4.1).

3.3 Fillimi

GRUNDIG CHG 81442 BX - Fillimi - 1

Vendoseni pajisjen mbi një sipërfaqe të fiksuar dhe të sheshtë, mbi bazën anti-rrëshqitëse.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Fillimi - 2

Hiqni njësinë e motorit (4) dhe kapakun ndarës (3) nga tasi prej qelqi.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Fillimi - 3

Vendosni thikën grirëse (6) mbi boshtin e fiksuar (2) duke e mbajtur thikën nga pjesa plastike.

3 Përdorimi

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 1

Vendosini përbërësit që doni të përgatitni në tasin prej qelqi (3).

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 2

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 3

Pasi të vendosni kapakun ndarës (3) (me guarnicionin prej silikoni në anën e poshtme) mbi tasin prej qelqi (1), vendosni njësinë e motorit (4) mbi pjesët e montuara.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 4

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 5

Vini në prizë pajisjen. Vëreni në punë pajisjen me shpejtësinë e dëshiruar duke shtypur butonin e funksionimit (5).

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 6

- Vendoseni kapakun ndarës (3) drejt e mbi tasin prej qelqi. Përndryshe, njësia e motorit (4) nuk do të vendoset siç duhet dhe pajisja nuk do të funksionojë.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 7

- Gjatë përdorimit të vazhdueshëm nën 10 sekonda, mund të vazhdoni përdorimin me intervale prej disa sekondash derisa procesi të përfundojë.

- Për ushqime më të buta si majdanoz ose qepë, mund të përdoren intervale prej një sekonde.

3 Përdorimi

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 1

Kur operacioni të ketë përfunduar, mos e shtypni më butonin e funksionimit. Hiqni pajisjen nga priza dhe prisni derisa thika të ketë ndaluar plotësisht.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 2

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 3

Në fillim tërhiqni dhe shkëputni njësinë e motorit (4), pastaj kapakun ndarës (3).

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 4

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 5

Kapeni thikën grirëse (6) nga ana plastike dhe hiqeni nga tasi prej qelqi (1). Hiqni ushqimin e përpunuar nga tasi prej qelqi (1).

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 6

  • Pjesa e brendshme e thikës ka një sustë. Mund të ndieni veprimin e sustës kur vendosni thikën mbi boshtin e fiksuar. Nëse e rrotulloni thikën një çerek rrotullimi djathtas ose majtas, thika do të fiksohet.
  • Për të hequr thikën nga boshti, rrotullojeni thikën një çerek rrotullimi djathtas ose majtas; pastaj thika do të lëshohet.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Përdorimi - 7

PARALAJMËRIM: Mos i prekni thikat me duar të zhveshura.

3 Përdorimi

3.4 Sasitë maksimale dhe koha e përpunimit

Tabela më poshtë jep një pamje të përgjithshme për ushqime të ndryshme në lidhje me sasitë maksimale dhe periudhat mesatare për procesin e përshtatshëm të grirjes. Kohët dhe sasitë e rekomanduara duhen marrë si referim.

MaterialiSasia maks.Koha e përpunimitShpejtësia
Mish pa dhjamë (në kube të vogla)300 g. 20 sek maks. II
Qepë / Hudhër (në copa të vogla)300 g. 20 sek maks. II
Arra 300 g. 20 sek maks. II
Domate 300 g. 15-20 sek maks. II
Djathë (në kube të vogla)150 g. 5-10 sek maks. II
Fruta (të prera)300 g. 15-20 sek maks. II
Majdanoz 100 g. 10 sek maks. II
Hurma Arabie 500 g. 5 sek maks. II

3.5 Çfarë të bëni për të kursyer energjinë

Gjatë përdorimit zbatoni periudhat e rekomanduara të specifikuara në manual. Hiqni pajisjen nga priza pas çdo përdorimi.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.1 Pastrimi

GRUNDIG CHG 81442 BX - Pastrimi - 1

  • Para pastrimit, hiqeni pajisjen nga priza dhe sigurohuni që thikat të kenë ndaluar plotësisht.
  • Kurrë mos përdorni benzinë, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
  • Tregoni kujdes kur pastroni thikën grirëse (6); ajo është e mprehtë.
  • Mos e zhytni njësinë e motorit ose kabllin elektrik në ujë a në ndonjë lloj tjetër lëngu.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Pastrimi - 2

Tasi prej qelqi, thika grirëse dhe kapaku ndarës mund të lahen në koshin e sipërm të lavastoviljes.

GRUNDIG CHG 81442 BX - Pastrimi - 3

Hiqeni pajisjen nga priza. Hiqni njësinë e motorit (4), kapakun ndarës (3) dhe pastaj thikat (6).

Përdorni një leckë pak të njomë për të pastruar pjesën e jashtme të njësisë së motorit (4).

Mund ta lani tasin prej qelqi, thikën grirëse dhe kapakun ndarës me detergjent dhe ujë të ngrohtë.

Pas pastrimit, thajini mirë të gjitha pjesët e pajisjes.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
  • Hiqeni pajisjen nga priza para se ta ruani.
  • Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
  • Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.

4.3 Transporti dhe dërgesa

  • Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj original. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GRUNDIG

Modeli : CHG 81442 BX

Kategori : Robot kuzhine