GRUNDIG HBA 81762 BX - Blender

HBA 81762 BX - Blender GRUNDIG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas HBA 81762 BX GRUNDIG në format PDF.

📄 179 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GRUNDIG HBA 81762 BX - page 112

Pyetjet e përdoruesve rreth HBA 81762 BX GRUNDIG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Blender në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HBA 81762 BX - GRUNDIG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HBA 81762 BX e markës GRUNDIG.

MANUAL I PËRDORUESIT HBA 81762 BX GRUNDIG

Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!

I dashur klient,

Faleminderit që keni zgjedhur një produkt BEKO. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.

Simbolet dhe kuptimi i tyre

Gjatë gjithë këtij udhëzuesi janë përdorur këto simbole:

GRUNDIG HBA 81762 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 1

Informacione të rëndësishme dhe rekomandime për përdorimin e pajisjes.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 2

PARALAJMËRIM: Paralajmërime për lëndime personale ose dëme ndaj pronës.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 3

Mos e zhytni në ujë.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 4

Klasifikimi i mbrojtjes për goditjet elektrike

GRUNDIG HBA 81762 BX - Simbolet dhe kuptimi i tyre - 5

Ky produkt është prodhuar në struktura moderne që respektojnë mjedisin pa e dëmtuar natyrën.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

Kjo pjesë përmban udhëzime për sigurinë për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë.

Çdo garanci bëhet e pavlefshme nëse nuk ndiqen këto udhëzime.

1.1 Siguria e përgjithshme

•Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

•Pajisja mund të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose persona me mungesë eksperience dhe njohurish nëse janë nën mbikëqyrje ose u janë dhënë udhëzime për përdorimin e pajisjes dhe për çdo rrezik përkatës që mund të ndeshin. Fëmijët nuk duhet ta ngacmojnë pajisjen.

•Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët.

•Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj elektrik larg fëmijëve.

- Mos e përdorni pajisjen nëse kablli, pajisja ose thika e pajisjes janë dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

  • Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomanduara nga prodhuesi.
    •Mos e çmontoni pajisjen.
    •Furnizimi me energji elektrike duhet të jetë në përputhje me informacionin e specifikuar në etiketën përkatëse.
    •Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
  • Mos e hiqni pajisjen nga priza duke tërhequr kabllin.
  • Kur lihet pa mbikëqyrje, para se të vendosni/hiqni aksesorët ose para se të pastroni, prisni derisa pjesët e lëvizshme të ndalojnë dhe hiqni nga priza kabllin e pajisjes.
  • Mos e prekni spinën e pajisjes nëse i keni duart të njoma ose të lagura.
  • Mos e përdorni pajisjen për vakte të nxehta.
    •Përdoreni pajisjen vetëm me bazën prej gome dhe enën prej qelqi që ju janë siguruar.
  • Mos e përdorni pajisjen kur ena e saj është bosh.
    •Për të shmangur dëmtimin e thikave dhe të pajisjes, hiqni nga ushqimet kockat dhe farat.
    •Pajisja nuk është e përshtatshme për ushqime të

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

thata ose të forta që mund t'i çmprehin thikat në një kohë të shkurtër.

  • Ndiqni të gjitha paralajmërimet për të shmangur dëmtimet nga keqpërdorimi.
    •Nga keqpërdorimi mund të shkaktohen lëndime serioze kur zbrazni enën, gjatë pastrimit dhe kur prekni thikën grirëse me duar të zhveshura. Përdoreni me kujdes thikën grirëse, duke u përpjekur ta mbani atë vetëm nga pjesa plastike.
    •Pas pastrimit, thajeni pajisjen dhe të gjithë përbërësit e saj para se ta lidhni me korrentin dhe të montoni përbërësit.
  • Mos e zhytni pajisjen, kabllin elektrik ose spinën në ujë a në ndonjë lëng tjetër.
  • Mos e përdorni pajisjen ose përbërësit e saj mbi ose pranë sipërfaqeve të nxehta ose mos e vendosni mbi sipërfaqe të tilla.
  • Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.

1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin

1.2 Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit

Ky produkt i përmbahet Direktivës WEEE të BE (2012/19/EU). Ky produkt mbart një simbol klasifikimi për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike (WEEE).

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përputhja me rregulloret WEEE dhe asgjësimi i produktit - 1

Ky produkt është prodhuar me pjesë dhe materiale me cilësi të lartë të cilat mund të ripërdoren dhe janë të përshtatshme për riciklim. Mos e hidhni produktin bashkë me mbeturinat shtëpiake ose mbeturinat e tjera në fund të jetës së tij. Çojeni në një qendër grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ju lutem konsultohuni me autoritetet lokale për të mësuar më shumë rreth këtyre qendrave të grumbullimit.

1.3 Informacione për paketimin

GRUNDIG HBA 81762 BX - Informacione për paketimin - 1

Paketimi i produktit është bërë me materiale të riciklueshme në përputhje me Legjislacionin kombëtar. Mos i hidhni mbeturinat e paketimit me mbeturinat shtëpiake ose me mbeturina të tjera, por hidhini në zonat e grumbullimit të paketimit të specifikuara nga autoritetet lokale.

1.4 Çfarë të bëni për kursimin e energjisë

Gjatë përdorimit, ndiqni kohët e rekomanduara në manual. Hiqni nga priza kabllin e pajisjes pas përdorimit.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Çfarë të bëni për kursimin e energjisë - 1

2 Blenderi juaj i dorës

2.1 Pamje e përgjithshme

  1. Butoni i rregullimit të shpejtësisë
  2. Butoni i ndezjes/fikjes
  3. Butoni turbo
  4. Njësia e motorit
  5. Rrahësja
  6. Kapaku i grirëses
  7. Mbajtësi i rrahëses
  8. Ena grirëse
  9. Thika grirëse
  10. Gota matëse
  11. Baza jorrëshqitëse e gotës matëse
  12. Thika grirëse
  13. Baza jorrëshqitëse e enës

Të dhënat teknike

Voltazhi: 220-240 V\~, 50-60 Hz

Fuqia: 750 W

Të drejtat për të bërë ndryshime teknike dhe të dizajnit janë të rezervuara.

3 Përdorimi

3.1 Përdorimi i synuar

Pajisja është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi dhe nuk është e përshtatshme për përdorim profesional.

Pajisja është projektuar vetëm për të copëtuar dhe për të përzier sasi të vogla ushqimi të ngurtë.

3.2 Sasitë maksimale dhe koha e përpunimit

- Referojuni tabelës për kohët e përpunimit dhe sasitë maksimale

Shtojcat Përbërësit Koha e përdorimit
Aksesori i përzierësit150 g karota (të prera në kube prej 1,5 cm) dhe 300 ml ujë
Mini-grirësja 200 g mish 20 sekonda
Aksesori i rrahëses4 të bardha veze 180 s.

3.3 Përdorimi për herë të parë

  • Pastrojini pjesët e pajisjes para se ta përdorni për herë të parë (shihni 3.1).
  • Përdoreni pajisjen në një pozicion vertikal në një sipërfaqe të qëndrueshme, të sheshtë, të pastër, të thatë dhe jorrëshqitëse.

3 Përdorimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 1

- Mund ta përdorni derisa të përfundojë procesi duke pritur disa sekonda për përdorime të vazhdueshme më të shkurtra se 10 sekonda.

3.3 Përzierja dhe grirja me thikën grirëse

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 1

text_image 2 1

Bashkojeni thikën grirëse (12) me njësinë e motorit (4) duke e rrotulluar skajin e njësisë së motorit (4) "në krah të kundërt me akrepat e orës.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 2

Vendosini përbërësit (në copa të vogla) që të përpunohen në tasin matës (10) ose në tasin që do të përdorni dhe zhyteni thikën grirëse (12) në tas.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 3

Vëreni pajisjen në prizë. Shtypni butonin e energjisë (2) dhe vëreni në përdorim. Pastaj rregulloni shpejtësinë duke rrotulluar butonin e rregullimit të shpejtësisë (1).

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 4

Kur procesi të ketë përfunduar, lëshoni butonin e energjisë (2). Hiqeni pajisjen nga priza.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 5

Pritni derisa të ndalojë plotësisht.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përzierja dhe grirja me thikën grirëse - 6

text_image 1 2

Rrotullojeni thikën grirëse (12) në drejtim të akrepave të orës “ 📋për ta shkëputur nga njësia e motorit (4).

3 Përdorimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 1

- Mund ta rritni shpejtësinë duke rrotulluar butonin e rregullimit të shpejtësisë (1) hap pas hapi.

- Filloni t'i përzieni përbërësit me një shpejtësi të ulët në fillim. Po të filloni me shpejtësi të lartë, ushqimi mund të shkapërdahet.

- Bërja e lëvizjeve të lehta rrotulluese me pajisjen gjatë procesit do të sjellë një rezultat më të mirë.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 2

Mos i prekni thikat me duar të zhveshura.

3.4 Grirja

GRUNDIG HBA 81762 BX - Grirja - 1

text_image 酒 酒 酒

GRUNDIG HBA 81762 BX - Grirja - 2

GRUNDIG HBA 81762 BX - Grirja - 3

Vendoseni enën grirëse (8) dhe bazën jorrëshqitëse (11) mbi një sipërfaqe të sheshtë.

Vendoseni thikën grirëse (9) te boshti i fiksuar në enën grirëse.

Vendosni përbërësit në enën grirëse (8).

GRUNDIG HBA 81762 BX - Grirja - 4

Mos e përdorni pajisjen nëse kapaku i grirëses (6) nuk është mbyllur plotësisht.

3 Përdorimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 1

  • Mos copëtoni përbërës jashtëzakonisht të fortë si kokrra kafeje, akull, kokos, drithëra ose kocka. Hiqni kërcellin e bimëve, lëvozhgat e arrave dhe kockën, nervin dhe kërcin e mishit.
  • Priteni ushqimin në copa të vogla.
  • Gjithmonë mbajeni enën grirëse me një dorë për të parandaluar përmbysjen e saj gjatë procesit.
  • Mos e përdorni pajisjen më shumë se 10 sekonda në vazhdimësi.
  • Shtypeni butonin e nisjes (2) me ndërprerje për të pasur rezultate sa më të mira.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 2

Vendoseni kapakun e girëses (6) mbi enën girëse (8).

- Sigurohuni që gjuhëzat në kapakun e grirëses (6) të jenë mbërthyer mirë në enë.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 3

Vendoseni njësinë e motorit (4) mbi kapakun e grirëses (6).

- Sigurohuni që njësia e motorit (4) të jetë mbërthyer mirë në kapakun e girëses.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 4

Vëreni pajisjen në prizë. Shtypni butonin e energjisë (2) dhe vëreni në përdorim. Pastaj rregulloni shpejtësinë duke rrotulluar butonat e rregullimit të shpejtësisë (1).

3 Përdorimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 1

PARALAJMËRIM:

- Kini kujdes kur bashkoni thikën grirëse (9) pasi është shumë e mprehtë. - Mos e prekni thikën grirëse (9) me duar të zhveshura.

3.5 Rrahësja

GRUNDIG HBA 81762 BX - Rrahësja - 1

Mund ta përdorni aksesorin e rrahëses (5) për të rrahur ajkën dhe vezët.

GRUNDIG HBA 81762 BX - Rrahësja - 2

Vendosini me kujdes majat e aksesorit të rrahëses (5) në mbajtësin e rrahëses (7).

GRUNDIG HBA 81762 BX - Rrahësja - 3

Bashkojeni mbajtësin e rrahëses (7) me njësinë e motorit (4) duke e rrotulluar në drejtim të kundërt me akrepat e orës “

GRUNDIG HBA 81762 BX - Rrahësja - 4

Vendosni përbërësit që dëshironi të përpunoni në kupën matëse (10) ose në një enë të ngjashme dhe vëreni në prizë.

3 Përdorimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Përdorimi - 1

Shtypni butonin e energjisë (2) dhe vëreni në përdorim. Pastaj rregulloni shpejtësinë duke rrotulluar butonin e rregullimit të shpejtësisë (1). Nisni rrahjen.

Pasi të ketë mbaruar, hiqeni nga priza. Shkëputni njësinë e motorit,

nga mbajtësi i rrahëses (7) duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës “3.

Nxirrni me kujdes majat e aksesorit të rrahëses (5) nga mbajtësi i rrahëses (7).

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.1 Pastrimi

GRUNDIG HBA 81762 BX - Pastrimi - 1

PARALAJMËRIM:

  • Mos përdorni benzen, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.
  • Mos i prekni thikat grirëse (9) me duar të zhveshura. Thikat janë shumë të mprehta. Përdorni një furçë!
  • Mos e zhytni njësinë e motorit (4) ose kabllin elektrik në ujë ose lëngje të tjera dhe mos e mbani kurrë nën ujë të rrjedhshëm.
  • Mos e lani thikën grirëse dhe mbajtësin e rrahëses në lavastovilje.
  • Mos e zhytni pjesën e brendshme të thikës grirëse, njësinë motorike (4) ose kabllin elektrik në ujë ose lëngje të tjera.

GRUNDIG HBA 81762 BX - PARALAJMËRIM: - 1

Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit. Sigurohuni që të gjitha pjesët e pajisjes të kenë ndaluar plotësisht. Fshijeni njësinë e motorit (4) të pajisjes me një leckë të njomë.

GRUNDIG HBA 81762 BX - PARALAJMËRIM: - 2

GRUNDIG HBA 81762 BX - PARALAJMËRIM: - 3

Menjëherë pas përdorimit të pajisjes, pastroni tasin matës (10), kapakun e grirëses (6), enën grirëse (8), rrahësen (5), mbajtësin e rrahëses (7) me ujë të ngrohtë me sapun.

GRUNDIG HBA 81762 BX - PARALAJMËRIM: - 4

GRUNDIG HBA 81762 BX - PARALAJMËRIM: - 5

Thajini mirë aksesorët.

4 Pastrimi dhe mirëmbajtja

4.2 Ruajtja

  • Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
  • Hiqeni pajisjen nga priza para se ta ruani.
  • Ruajeni pajisjen në një vend të freskët dhe të thatë.
  • Ruajeni pajisjen dhe kabllin e saj larg fëmijëve.

4.3 Transporti dhe dërgesa

  • Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
  • Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
  • Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GRUNDIG

Modeli : HBA 81762 BX

Kategori : Blender