MANUAL I PËRDORUESIT HD7888 PHILIPS
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni
produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Përshkrim i përgjithshëm

1 Kapaku i enës së kokrrave
2 Ena e kokrrave
3 Koshi i filtrit
4 Mbajtësja e koshit të filtrit
5 Kana e ujit
6 Furça e pastrimit të grykës së kokrrave
7 Paneli i kontrollit me ekran
8 Depozita
9 Kapaku i depozitës
10 Çelësi i trashësisë
11 Çelësi i kycjes së enës
424 Shqip
Paneli i kontrollit
| Butoni i energjisë |
| Butoni i kohëmatësit dhe butoni i shigjetës për rregullimin e kohës |
| Butoni i nisjes/pauzës |
| Butoni i pastrimit |
| Butoni i të parabluarave dhe i fortësisë së kafesë |
| Butoni i zgjedhjes së filxhanit |
Ikona në ekran
 | Numri i filxhanëve |
 | Modaliteti i mbajtjes ngrohtë |
 | Kafe e bluar paraprakisht |
 | Fortësia e kafes |
 | Deskorjezimi |
 | Sinjali për pastrimin manual |
 | Rezervë e ulët uji |
 | Kohëmatësi |
| 88:88 | Ekrani i orësDy shifrat e para tregojnë orën dhe dy shifrat e fundit tregojnë minutat. |
| Kthejeni çelësin në pozicionin e shkycjes dhe më pas mund të hiqni kontejnerin e kokrrave të kafesë nga pajisja. |
| Ky çelës zgjedh trashësinë e grimcave të kafesë, ku madhësia më e madhe tregon përpunim më të trashë. |
| Modaliteti i ibrikutModaliteti i ibrikut ka funksionin për ndalimin e pikimit.Shënim: Procesi i zierjes nuk ndalet kur hiqni ibrikun.Nëse nuk e vendosni ibrikun sërish në pajisje brenda 20 sekondash, koshi i filtrave mbushet. |
| Modaliteti i filxhanitKalojeni manualisht çelësin nga modaliteti e filxhanit në modalitetin e ibrikut për të hapur ndaluesin e pikimit, për të parandaluar pikimin pasi të ketë përfunduar cikli i zierjesShënim: Filxhani i ftohtë prej qeramike do të marrë nxehtësi nga kafeja ndërkohë që nxehet. Ngroheni filxhanin paraprakisht me ujë të nxehtë. |
E rëndësishme
Paralajmërim
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Lidheni pajisjen në prizë të tokëzuar.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç dhe nën mbikëqyrje. Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët nën 8 vjeç.
- Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
- Mos lejoni që kordoni elektrik të varet jashtë cepit të tryezës apo syprinës së banakut mbi të cilin ndodhet pajisja.
Kujdes
- Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar për të shmangur rrezikun ose lëndimin e mundshëm.
- Gjithmonë shpëlajeni pajisjen me ujë të freskët përpara përdorimit të parë.
- Mos e vendosni pajisjen në një sipërfaqe të nxehtë dhe mos lejoni që kordoni të bie në kontakt me sipërfaqet e nxehta.
- Mos e vendosni pajisjen në dollap kur është në përdorim.
- Hiqeni pajisjen nga priza përpara se ta pastroni dhe nëse shfaqen probleme gjatë zierjes.
- Pastrojeni gjithmonë pajisjen pasi pajisja të ftohet.
- Gjatë zierjes dhe mbajtjes ngrohtë, depozita, mbajtësja e filtrit, pllaka e ngrohjes, pjesa e poshtme e pajisjes dhe kana e mbushur me kafe janë të nxehta edhe kohë më pas.
- Mos e vendosni kanën në sobë apo në mikrovalë për të ringrohur kafenë.
- Pajisja është menduar për përdorim familjar dhe përdorime të ngjashme, si p.sh. në shtëpitë në fshat, në ambiente të llojit bujtina, në ambientet e kuzhinës së stafit në dyqane, në zyra dhe ambiente të tjera pune, si dhe nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen te qendër shërbimi e autorizuar nga "Philips" për kontroll ose riparim. Mos e hapni pajisjen dhe mos u përpiqni ta riparoni vetë pajisjen.
- Sipërfaqja e elementit ngrohës, mbajtësja e filtrit, pjesa e poshtme e pajisjes, pllaka e ngrohjes dhe ena e mbushur me kafe i nënshtrohen nxehtësisë së mbetur për ca kohë pas përdorimit.
- Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prej letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.
Deskorjezimi
- Zhgëlqerojeni aparatin e kafesë kur vini re se në ekran shfaqet një alarm zhgëlqerimi. Përdorni vetëm uthull të bardhë për të kryer deskorjezimin, pasi produktet e tjera mund ta dëmtojnë pajisjen.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" pajtohet me standardet në lidhje me fushat elektromagnetike (EMF).
Riciklimi

Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
Përveç nëse përcaktohet ndryshe, i gjithë materiali i paketimit në kuti është prej letre të ricikluar; shikoni markimin PAP në kuti.
Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë, vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.
Përpara përdorimit të parë
Sigurohuni që ta pastroni mbajtësen e filtrit pas çdo përdorimi.
Fshijeni mirë mbajtësen e filtrit me një leckë të thatë pas çdo përdorimi. Sigurohuni që ta pastroni nga çdo grumbullim kondensati.
Caktimi i orës

1 Futeni pajisjen në prizë.
- Ekrani i orës do të fillojë të pulsojë.

text_image
08:00
2 Përdorni butonin e shigjetës për të rregulluar orën.

text_image
08:
I
3 Pasi të jetë caktuar ora, shtypni butonin e kohëmatësit për ta konfirmuar.
428
Shqip

text_image
08:06
08:06
08:06
4 Treguesi i minutave do të fillojë të pulsojë. Përdorni butonin e shigjetës për të rregulluar minutat.
5 Shtypni butonin e kohëmatësit për të konfirmuar minutat.
- Ora aktuale tani është caktuar dhe ruajtur.
6 Për të rregulluar kohëmatësin në modalitetin e pritjes, mund të zgjidhni midis dy qasjeve më poshtë:
- Hiqeni pajisjen nga priza dhe rifuteni në prizë.
- Shtypni e mbani butonin e kohëmatësit derisa shifrat e orës të fillojnë të pulsojnë.
Shënim
Pajisja ruan gjithmonë cilësimin e fundit.
Ora e mbajtjes ngrohtë
Mund të zgjidhni sa kohë dëshironi që kafeja të qëndrojë e ngrohtë pas zierjes duke rregulluar kohën e fikjes automatike të pajisjes. Koha e paracaktuar e fikjes automatike është 30 minuta. Koha maksimale e fikjes automatike është 300 minuta.
Për të rregulluar kohën e fikjes automatike, ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Fikeni pajisjen dhe mbajeni në prizë.
2 Shtypni e mbani butonin e pastrimit derisa të shfaqet ikona për të mbajtur ngrohtë dhe të pulsojë ora e nisjes.
3 Përdorni butonin e shigjetës për të rregulluar orën.
4 Pasi të jetë caktuar ora, shtypni butonin e pastrimit për të ruajtur cilësimin e orës.
5 Treguesi i minutave do të fillojë të pulsojë. Përdorni butonin e shigjetës për të rregulluar minutat.
6 Shtypni butonin e pastrimit për të ruajtur cilësimin e minutave.
Funksioni për mbajtjen ngrohtë nuk aktivizohet kur përgatisni një ose 2 filxhanë.
Pajisja do ta mbajë pijen të ngrohtë derisa të kalojë automatikisht në modalitet pritjeje. Nëse nuk doni që pija juaj të vazhdojë të qëndrojë e ngrohtë, shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të fikur pajisjen.
Shpëlarja e pajisjes
Shpëlajeni gjithmonë aparatin e kafesë një herë përpara përdorimit të parë duke ndjekur hapat e mëposhtëm.
Paralajmërim: Asnjëherë mos hidhni ujë në enën e kokrrave, pasi kjo dëmton aparatin.

1 Hapni kapakun e depozitës.
Kujdes: Mos vendosni kokrra kafeje apo kafe të parabluar në depozitë
2 Mund ta mbushni depozitën me ujë në dy mënyrat e mëposhtme:

- Ngrini depozitën nga pajisja dhe vendoseni nën rubinet për ta mbushur me ujë.

- Sigurohuni që grepi të jetë vendosur siç duhet kur e rivendosni.
- Kapni veshin e kapakut për të tërhequr kapakun e kanës. Vendoseni kanën e kafesë nën rubinet për ta mbushur ujë. Mbushni depozitën me kanën e kafesë.
- Sigurohuni që uji të mos e kalojë nivelin maksimal.
3 Mbyllni kapakun e depozitës.

4 Vendoseni kanën e kafesë në pajisje.

5 Rrotulloni dorezën qendrore në cilësimin e kanës.

7 Shtypni butonin e fortësisë së kafesë dhe zgjidhni kafenë e parabluar.
8 Shtypni butonin e filxhanit dhe zgjidhni 10 të tillë.

9 Shtypni butonin e nisjes.

11 Lëreni pajisjen të punojë derisa të përfundojë procesi i shpëlarjes.

12 Zbrazni kanën e qelqit.
432 Shqip
Përdorimi i pajisjes
Përdorimi i kokrrave të kafesë
Vini re: aparati i kafesë do të përdorë sasinë e nevojshme të ujit duke u bazuar në numrin e filxhanëve të kafesë që duhen përgatitur
Për ta përdorur ndigni hapat e mëposhtëm:
1 Hapni kapakun e rezervuarit të ujit dhe hiqeni enën nga pajisja.

2 Mbusheni enën me ujë nga çezma.
- Sigurohuni që niveli i ujit të mos e kalojë nivelin maksimal.

3 Vendoseni enën sërish në pajisje.
- Sigurohuni që grepi të vendoset siç duhet.

4 Mbyllni kapakun e enës të ujit.

5 Ngrini kapakun e kontejnerit të kokrrave të kafesë.

6 Hidhni kokrrat e preferuara të kafesë në kontejner.
Shënim: Sigurohuni gjithmonë që ena e kokrrave të kafesë së freskët të jetë të paktën e mbushur deri në gjysmë.
Paralajmërim: Për të parandaluar bblokimin e grirësit, mos përdorni kokrra kafeje të papjekur apo të karamelizuara. Përdorni kokrra kafeje dhe jo kokrra ekspresi, pasi kokrrat e ekspresit mund të dëmtojnë grirësin.

7 Mbyllni kapakun e kontejnerit të kokrrave të kafesë.

8 Kthejeni çelësin e kyçjes së enës në pozicionin e kyçjes.
Shënim: Pastrojeni hinkën e mullirit pasi të kaloni në lloj të ri kokrrash kafeje

9 Zgjidhni nivelin e dëshiruar të trashësisë duke përdorur çelësin.
434 Shqip

10 Tërhiqni gjuhëzën për të hapur mbajtësin e filtrit.

text_image
1x4
11 Vendosni një filter letre (Iloji 1x4 ose nr. 4) në koshine filtrit.

12 Mbyllni mbajtësen e filtrit.

13 Vendoseni ibrikun ose filxhanin tuaj nën grykën nga ku derdhet kafeja.

14 Përdorni çelësin për të zgjedhur modalitetin e filxhanit/kanës.
Modaliteti "Cup" është për zierjen e sasive më të vogla të kafesë dhe modaliteti "Jug" është për zierjen e sasive më të medha duke përdorur kanë.
Kur përdorni funksionin e zierjes në enë, mund të përdorni filxhanë xhami ose qeramike, gjithashtu edhe gota. Sigurohuni që të përdorni enë me gjatësi maksimale 10 cm.

text_image
10 3
1 3
1 2
5 7
5 6
5 7
5 8
16 Zgjidhni numrin e filxhanëve që doni përgatisni duke shtypur butonin me simbolin e filxhanit.
17 Shtypni butonin për fortësinë e kafesë për të zgjedhur fortësinë e preferuar.
- 1: kokrra për kafe të lehtë
- 2: kokrra për kafe me fortësi mesatare
- 3: kokrra për kafe të fortë
18 Filloni procesin duke shtypur butonin e nisjes/pushimit.
19 Pajisja fillon përpunimin.
- Pajisja do të lëshojë një tingull sinjalizues kur procesi të përfundojë.

Funksioni i ndalimit të pikimit ju mundëson të hiqni ibrikun nga aparati i kafesë përpara se të përfundojë procesi i zierjes. Kur hiqni ibrikun, ndalue si i pikimit ndalon rrjedhjen e kafesë në ibrik.
Procesi i zierjes nuk ndalet kur hiqni ibrikun. Nëse nuk e vendosni ibrikun sërish në pajisje brenda 20 sekondash, koshi i filtrave mbushet.

21 Shijoni kafenë tuaj të sapo përgatitur.

text_image
3 secs
22 Për të fikur pajisjen, shtypni e mbani për tri sekonda butonin e ndezjes.

23 Hapni mbajtësin e filtrit.

Përdorimi i kafesë së parabluar
Për ta përdorur ndiqni hapat e mëposhtëm:

1 Kontrolloni që pajisja të ketë ujë të mjaftueshëm për të bërë sasinë e dëshiruar të kafesë.

2 Tërhiqni gjuhëzën për të hapur mbajtësin e filtrit.

text_image
1x4
3 Vendosni filtrin e letrës (Iloji 1x4 ose nr. 4) në koshin e filtrit.

4 Shtoni sasinë e kafesë së parabluar në filtrin e letrës që përdorni, sipas preferencës personale.
- Për një filxhan kafeje standarde, përdorni 6 gramë kafe të bluar ose 1 lugë gjelle.

5 Mbyllni mbajtësen e filtrit.
438
Shqip

6 Vendoseni ibrikun ose filxhanin tuaj nën grykën nga ku derdhet kafeja.

7 Përdorni çelësin për të zgjedhur modalitetin e filxhanit/kanës.
- Modaliteti "Cup" është për zierjen e sasive më të vogla të kafesë dhe modaliteti "Jug" është për zierjen e sasive më të mëdha duke përdorur kanë.

text_image
10 3
哦
%
+
-
1
8 Fuqia e pajisjes.

text_image
10
6
→
10
①
②
③
④
9 Zgjidhni të përdorni kafen e parabluar duke shtypur butonin e zgjedhjes së modalitetit.

text_image
10
3
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
10 Zgjidhni numrin e filxhanëve që doni përgatisni duke shtypur butonin me simbolin e filxhanit.

11 Filloni procesin duke shtypur butonin e nisjes/pushimit.

12 Pajisja fillon përpunimin.
- Pajisja do të lëshojë një tingull sinjalizues kur procesi të përfundojë.

- Bëni kujdes kur përdorni kanën e kafesë pas zierjes. Pllaka e ngrohjes arrin temperatura të larta dhe mund të shkaktojë djegie. Bëni kujdes të veçantë për të shmangur djegiet.

14 Shijoni kafenë tuaj të sapo përgatitur.

text_image
3 secs
15 Për të fikur pajisjen, shtypni e mbani për tri sekonda butonin e ndezjes.
440 Shqip

16 Hapni mbajtësin e filtrit.

Vendosja e kohëmatësit
Për të aktivizuar kohëmatësin në pajisje, ndiqni këto hapa:
1 Ndizni aparatin e kafesë.
2 Shtypni butonin e kohëmatësit dhe ikona e kohëmatësit do të shfaqet në ekran. Shifrat e orës pulsojnë për të treguar përcaktimin e orës.
3 Përdorni butonin e shigjetës për të ndryshuar orën. Nëse ju duhet të bëni ndryshim të shpejtë, mbani shtypur butonin e shigjetës.

text_image
08:
08:06
08:06
4 Shtypni butonin e kohëmatësit për të konfirmuar caktimin e orës. Shifrat e minutave tregojnë përcaktimin e minutës.
5 Sërish përdorni butonin e shigjetës për të ndryshuar minutat. Nëse ju duhet të bëni ndryshim të shpejtë, mbani shtypur butonin e shigjetës.
6 Shtypni butonin e kohëmatësit për të konfirmuar caktimin e minutave.
Për të anuluar kohëmatësin, thjesht shtypni butonin e kohëmatësit dhe ikona e kohëmatësit do të zhduket nga ekrani.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi pas çdo përdorimi
Mos e zhytni kurrë aparatin e kafesë në ujë apo në ndonjë lëng tjetër, as mos e shpëlani në rubinet.
1 Hiqni spinën nga priza.

2 Fshijeni pjesën e jashtme të aparatit të kafesë me një leckë të njomë.
3 Pastroni koshin e filtrit me ujë të nxehtë dhe pak lëng larës ose pastrojini në enëlarëse.
4 Pastroni kanën dhe kapakun e kafesë për t'i shpëlarë nën rubinet. Ose lajini në enëlarëse.
| | | |
 | | √ | √ | √ |
| √ | √ | √ |
 | | √ | × | √ |
Pastrimi i hinkës së mullirit
Me rëndësi:
Pastroni hinkën e mullirit çdo 1–2 javë për të parandaluar bllokimin me kafe të bluar. Kjo bëhet lehtësisht dhe shpejt duke ndjekur hapat e mëposhtëm.
Pastroni hinkën e mullirit kur vini re se në ekran shfaqet një alarm furçe.
Shënim: Sigurohuni që ena e kokrrave të kafesë të jetë bosh përpara se të filloni procedurën e pastrimit.

1 Futeni pajisjen në prizë.

2 Hapni mbajtësen e filtrit për të arritur te gryka e hinkës së kafesë së bluar.

3 Ndizni aparatin e kafesë.

4 Shtypni butonin e pastrimit në panelin e kontrollit të makinës.
5 Zgjidhni cilësimin e furçës në ekran.

6 Shtypni butonin e nisjes. Kjo do të bëjë që kapaku i grykës së hinkës së kafesë së bluar të hapet, duke ju lejuar ta pastroni grykën me furçë.
444 Shqip

7 Përdorni një furçë për të hequr çdo mbetje kafeje ose tjetër që mund të jetë grumbulluar në grykë.
8 Pas pastrimit të grykës, shtypni përsëri butonin e ndezjes për të mbyllur kapakun.
Zhgëlqerimi i aparatit të kafesë
Zhgëlqerojeni aparatin e kafesë kur vini re se në ekran shfaqet një alarm zhgëlqerimi. Përdorni vetëm uthull të bardhë për zhgëlqerimin, pasi produktet e tjera mund ta dëmtojnë aparatin.
Paralajmërim: Asnjëherë mos përdorni uthull me përmbajtje acidi acetik prej 8% e lart, uthull natyrale, zhgëlqerues pluhur apo tabletë për pastrimin e aparatit, pasi mund të shkaktojnë dëme.
1 Hapni kapakun e depozitës.

2 Mbushni depozitën e ujit me uthull të bardhë (acid acetik 4%) deri në treguesin 10 filxhanë.

3 Mbyllni kapakun e enës të ujit.

4 Tërhiqni gjuhëzën për të hapur mbajtësin e filtrit.

text_image
1x4
5 Vendoseni filtrin e letrës (Iloji 1x4 ose nr.4) në koshin e filtrit dhe mbyllni mbajtësen e koshit të filtrit.

6 Vendoseni kanën bosh në aparatin e kafesë.
7 Futni spinën në prizë.
446
Shqip


8 Shtypni butonin e ndezjs për të ndezur aparatin e kafesë. Ekrani ndizet.
9 Shtypni butonin e pastrimit në aparatin e kafesë.
10 Zgjidhni cilësimin e zhgëlqerimit.
11 Shtypni butonin e ndezjes për të konfirmuar zgjedhjen.
- Aparati i kafesë do të fillojë automatikisht procesin e zhgëlqerimit.

12 Prisni që aparati të përfundojë zierjen e solucionit zhgëlqerues.
13 Pasi të përfundojë procesi i zhgëlqerimit, shpëlajeni aparatin dy herë me sasinë maksimale të ujit për të hequr plotësisht çdo depozitim.
14 Zbrazni kanën dhe hiqni filtrin e letrës me mbetjet e çmërsit.
15 Mbusheni depozitën me ujë të ri të pijshëm dhe shtypni butonin e ndezjes për të filluar një proces tjetër zierjeje.
Lëreni aparatin e kafesë të përfundojë të gjithë procesin e zierjes dhe zbrazeni kanën.
Shënim: Nëse është e nevojshme, përsërisni hapin 14 derisa uji që del nga aparati i kafesë të mos ketë më shije apo era uthull.
16 Pastroni koshin e filtrit dhe kanën me ujë të nxehtë dhe pak lëng larës.
17 Shtypni butonin e ndezjes për të fikur pajisjen.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me aparaturën. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.

Gjithashtu mund të skanoni kodin QR për më shumë mbështetje online.
Problemi Zgjidhja
| Aparati i kafesë nuk punon. Futeni spinën në prizë dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për ta ndezur aparatin. |
| Sigurohuni që tensioni i treguar në aparatin e kafesë të përputhet me tensionin e rrjetit lokal. |
| Mbusheni depozitën me ujë. |
| Mbyllni kapakun e hinkës së mullirit. |
| Mulliri nuk punon, ose nuk punon siç duhet. | Sigurohuni që të mos keni zgjedhur kafen e parabluar. Nëse simboli për kafen e parabluar shfaqet në ekran, keni zgjedhur kafen e parabluar. |
| Pastroni hinkën e mullirit duke ndjekur udhëzimet. |
| Kur përdor mullirin, kafeja është shumë e dobët. | Rrotulloni çelësin e trashësisë për të zgjedhur llojin e dëshiruar të bluarjes nga imët në trashë. |
| Përdorni butonin e zgjedhjes së fortësisë për të caktuar fortësinë e kafesë nga 1 në 3, shifra më e madhe do të thotë më e fortë. |
| Përdorni kokrra kafeje me përzierje ose shije më të fortë. |
| Kur përdor kafe të parabluar, kafeja është shumë e dobët. | Sigurohuni që sasia e kafesë së parabluar në filtër të jetë e mjaftueshme, rrisni mjaftushëm sasisë së kafesë së parabluar për të rritur fortësinë e kafesë. |
| Përdorni kafe të bluar me një përzierje ose shije më të fortë. |
| Filtri derdhet kur heq kanën nga aparati i kafesë gjatë kohës që është duke përgatitur kafe. | Nëse e hiqni kazanin për më shumë se 20 sekonda gjatë procesit të zierjes, ndalimi i pikimit shkakton derdhjen e koshit të filtrit. Gjithashtu vini re se kafeja nuk e arrin shijen e plotë përpara përfundimit të procesit të zierjes. Prandaj ju këshillojmë të mos e hiqni kanën dhe ta derdhni kafenë përpara përfundimit të procesit të zierjes. |
| Aparati i kafesë vazhdon të pikojë shumë kohë pasi procesi i zierjes të ketë përfunduar. | Pikimi shkaktohet nga kondensimi i avullit. Œshtë krejtësisht normale që aparati i kafesë të pikojë për ca kohë. |
| Nuk më pritet për pikat e fundit. | Kalojeni çelësin nga modaliteti i filxhanit në modalitetin e kanës për të hapur funksionin e ndalimit të pikimit, i cili ndalon pikimin nga koshi i filtrit. |
| Nëse pikimi nuk ndalet, ndaluesi përkatës mund të jetë i bllokuar. Për të pastruar ndaluesin e pikimit, hapni mbajtësin e koshit të filtrit dhe nxirrni koshin. Shpëlajeni koshin e filtrit dhe ndaluesin e pikimit nën rubinet. |
| Kafeja nuk ështëmjaftueshëm e ngrohtë. | Kafeja në kanë ftohet më shpejt nëse përgatisni vetëm pak filxhanë. Kafejaqëndron më e ngrohtë nëse përgatisni 10 filxhanë, d.m.th. kanën plot. |
| Zhgëlqeroni aparatin e kafesë. |
| Kokrrat e kafesë duket sekonsumohen shpejt. | Për të zier një filxhan optimal kafeje, aparati i kafesë ka nevojë për sasi tëcaktuar kafeje të bluar. Sasia e kokrrave të kafesë që përdor aparati i kafesëpër të marrë sasinë optimale të kafesë së bluar për filxhan është normal. |
| Kohëmatësi nuk punon. Sigurohuni të keni kryer të gjithë hapat për zierjen e kafesë me kokrra ose tëparabluar përpara se të vendosni kohëmatësin. |
Kodi i gabimit
Kodi i Përshkrimi Zgjidhja Shënim gabimit
| E1 Mungesa e ujit | Shtypni cilindo buton për ta vënë pajisjen në modalitetin e pritjes. Rimbushni depozitën dhe rindizeni pajisjen. | Nëse problemi vazhdon, ndiqni këta hapa:Shtypni e mbani butonin e pastrimit dhe të ndezjes njëherësh për tri sekonda, derisa pajisja të fillojë automatikisht të pompojë ujë për një minutë. Përsëriteni këtë proces 3 herë.Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
| E2 Nuk ka enë kokrrash | Shtypni cilindo buton për ta vënë pajisjen në modalitetin e pritjes. Vendoseni mirë enën e kokrrave dhe rindizni pajisjen | Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
| E3 Mosfunksio-nim i tubit të ngrohjes | Hiqeni pajisje nga priza.Futeni në prizë dhe rindizeni pajisjen derisa të ftohet plotësisht. | Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
| E4 Bllokim i rrotës së mullirit | Hiqeni pajisje nga priza.Futeni në prizë dhe rindizni pajisjen. Ndiqni hapat te "Pastrimi i hinkës së mullirit" për të pastruar rrotën e mullirit dhe grykën e hinkës së kafesë së bluar. | Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
| E5 Bllokim i grykës së hinkës së kafesë së bluar | Hiqeni pajisje nga priza.Futeni në prizë dhe rindizni pajisjen. Ndiqni hapat te "Pastrimi i hinkës së mullirit" për të pastruar grykën e hinkës së mullirit. | Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
| E6/E7/ E8 Gabim programi | Hiqeni pajisje nga priza.Futeni në prizë dhe rindizni pajisjen. | Kontaktoni me shërbimin e klientit nëse problemi vazhdon. |
Uvod
Čestitamo vam za nakup in dobrodošli pri Philipsu!