Foppapedretti Clock iSize - Ulëse makine

Clock iSize - Ulëse makine Foppapedretti - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Clock iSize Foppapedretti në format PDF.

📄 172 faqe Shqip SQ 💬 Pyetje AI
Notice Foppapedretti Clock iSize - page 127

Pyetjet e përdoruesve rreth Clock iSize Foppapedretti

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

L'email reste privé : il sert seulement à vous prévenir si quelqu'un répond à votre question.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ulëse makine në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Clock iSize - Foppapedretti dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Clock iSize e markës Foppapedretti.

MANUAL I PËRDORUESIT Clock iSize Foppapedretti

ГАРАНТИЙНЫЕ ОБЯЗАТЕЛЬСТВА pag 128 pag 132 pag 134 pag 135 pag 135 pag 136 pag 137 pag 137 pag 137 pag 138 pag 138 pag 139 pag 139 pag 140 pag 140 pag 140 pag 140 pag 141 pag 142 Vëretje Kuzimet dhe kushtet e përdorimit të pajisjes dhe s diljes së automjetit Komponentët Rrotullimi i ndenjëses 360° Instalimi në drejtim të kundërt me lëvizjen e automjetit (40-105 cm) Instalimi në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit (76-105 cm) Heqja e ndenjëses nga automjeti Instalimi në të njëjtin drejtim me drejtimin e lëvizjes (100-150 cm) Përdorimi i miratit (40-105 cm) Rregullimi i mbështetëses së kokës Heqja e parzmores Përdorimi me rrip sigurimi i automjetit me 3 pika (100-150 cm) Instalimi i KID PAD Si të ulim bazën e ndenjëses për femijë Hiqni mbrojtëset e gjoksit Përdorni përshtatës në muajt e parë Heqja dhe vënia e mbulesës Pastrimi dhe mirëmbajtja Garanci konvencionale

  • Para përdorimit, rekomandohet të lexoni me vëmendje udhëzimet e përdorimit, të cilave do t’u duhet t’i përmbaheni rreptësisht për të patur nivelet më të larta të sigurisë së pajisjes.
  • Ruajeni me kujdes udhëzuesin për përdorim në të ardhmen. Gjatë periudhës së përdorimit të ndenjëses për fëmijë mbajeni këtë udhëzues në vendin e posaçëm të pajisjes.
  • Mosrespektimi i duhur i udhëzimeve për instalimin e ndenjëses mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës
  • Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë në sediljen e përparme të pasagjerit me airbag të aktivizuar, sepse mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj. Ky rrezik nuk ka të bëjë me të ashtuquajturit airbag anësorë.
  • KUJDES! Ç’aktivizoni airbag-un e pasagjerit kur fëmija ndodhet në sediljen e përparme në drejtim të kundërt me lëvizjen e automjetit.
  • Kjo ndenjëse automjeti për fëmijë është e normuar në përputhje me rregulloren ECE R129 / 03 për transportin e fëmijëve me gjatësi trupore nga 40 cm deri në 150 cm, mund të instalohet:
  • Në drejtim të kundërt me lëvizjen e automjetit (fëmijë me gjatësi nga 40 deri në 105 cm), me ankorim ISOFIX + Top Tether.
  • Në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit (fëmijë me gjatësi nga 76 deri në 105 cm), me ankorim ISOFIX + Top Tether.
  • Në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit (fëmijë me gjatësi nga 100 deri në 150 cm), me ankorim ISOFIX + rrip sigurimi i automjetit me 3 pika ose vetëm rrip sigurimi i automjetit me 3 pika.
  • E RËNDËSISHME: Mos e instaloni ndenjësen në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit derisa fëmija të jetë mbi moshën 15 muaj. Ndenjësja mund të instalohet në drejtimin e lëvizjes së automjetit kur fëmija të jetë mbi 76 cm.
  • VËREJTJE: Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë “i-Size”. Është i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129, për përdorim brenda automjeteve në sedilje “të përshtatshme me sistemin i-Size”, siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Për më shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me shitësin.
  • VËREJTJE: MOS e lini asnjëherë fëmijën tuaj pa mbikëqyrje në ndenjëse - siguria e fëmijës është përgjegjësia juaj.
  • VËREJTJE: Instalimi duhet të kryhet nga një i rritur.
  • VËREJTJE: Ndenjësja garanton sigurinë e fëmijës vetëm nëse është instaluar siç duhet. Instalimi i gabuar mund të rrezikojë sigurinë e fëmijës suaj.
  • VËREJTJE: Sigurohuni gjithmonë që personat që përdorin pajisjen, madje edhe rastësisht (për shembull gjyshërit), të kenë lexuar udhëzimet e përdorimit, ose që t’u jetë shpjeguar montimi dhe përdorimi i duhur i pajisjes nga një person i cili ka lexuar udhëzimet.
  • VËREJTJE: Mbani këtë udhëzues gjithmonë në dispozicion, duke e ruajtur me pajisjen.
  • VËREJTJE: Për më shumë informacion për instalimin dhe përdorimin e duhur të ndenjëses, kontaktoni prodhuesin e pajisjes bartëse për fëmijë.
  • VËREJTJE: Mos e instaloni ndenjësen për fëmijë në sediljet e drejtuara në pjesën e prapme të automjetit ose në sediljet e drejtuara anash.
  • VËREJTJE: Para se të instaloni ndenjësen për fëmijë, sigurohuni që sedilja e pasagjerit që përdorni të ketë mbështetësen të bllokuar në pozicion vertikal.
  • VËREJTJE: Mos e përdorni ndenjësen për fëmijë në shtëpi si ulëse. Është projektuar posaçërisht për t’u përdoror në automjet.
  • VËREJTJE: Sigurohuni që bagazhet ose objektet e tjera, të cilat në rast përplasje mund të shkaktojnë lëndime të rënda tek fëmija, të jenë të fiksuara siç duhet. PËRDORIMI
  • VËREJTJE: Elementet e forta dhe pjesët plastike të pajisjes bartëse për fëmijë duhet të vendosen dhe instalohen në mënyrë të tillë që, në kushte normale përdorimi, të mos ngecin nën një sedilje të lëvizshme ose në derën e automjetit.
  • VËREJTJE: Kur ta vendosni ndenjësen në automjet, aktivizoni mekanizmin bllokim dyersh nga brenda, për të parandaluar fëmijën të hapë derën.
  • VËREJTJE: Gjatë një udhëtimi të gjatë bëni ndonjë pushim të shkurtër, që fëmija juaj të relaksohet dhe të marrë pak ajër.
  • VËREJTJE: Mos e lini kurrë fëmijën tuaj në ndenjëse pa mbikëqyrje.
  • VËREJTJE: Ndenjësja për fëmijë duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në sedilje edhe nëse nuk përdoret.
  • VËREJTJE: Pas montimit, sigurohuni që ndenjësja të jetë e fiskuar mirë në sedilje.
  • VËREJTJE: Mos e përdorni pajisjen bartës për fëmijë pa mbulesë.
  • VËREJTJE: Mos e zëvendësoni mbulesën e këshilluar nga prodhuesi, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në funksionimin e duhur të pajisjes bartëse.
  • E RËNDËSISHME: Gjatë udhëtimeve të gjata, bëni ndalesa të shpeshta dhe kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është instaluar si duhet dhe se rripat e sigurimit nuk janë liruar.
  • VËREJTJE: Në raste emergjente, është e rëndësishme të zbërtheni shpejt shtrënguesin për të liruar fëmijën tuaj. Shtrënguesi hapet lehtë dhe nuk duhet të mbulohet. Mësojini fëmijës suaj të mos luajë me shtrënguesin.
  • VËREJTJE: Mos vendosni beze/pëlhura (për shembull një peshqir ose një jastëk) poshtë ndenjëses, apo midis ndenjëses dhe sediljes, pasi në rast aksidenti, mund të ndikojë në sigurinë e pajisjes.
  • VËREJTJE: Në dimër, mos e vini fëmijën të veshur trashë në ndenjëse. Palltot dhe rrobat dimërore mund çrregullojnë rripat e shpatullave dhe, në rast aksidenti, mund të zvogëlojnë efektin mbrojtës të tyre. Për të ngrohur fëmijën, nëse është e nevojshme, ngrohni ambjentin e automjetit ose përdorni një batanije, duke e vendosur atë mbi parzmore.
  • VËREJTJE: Pjesët metalike dhe plastike të pajisjes nxehen kur i nënshtrohen temperaturave të larta. Këshillohet që ta mbuloni ndenjësen, nëse e lini automjetin të parkuar në diell.
  • VËREJTJE: Kontrolloni që objektet e lëvizshme, bagazhet ose librat, brenda automjetit të jenë të siguruara si duhet. Në rast aksidenti mund të shkaktojnë lëndime.
  • VËREJTJE: Mos vendosni bagazhe në hapësirën mbi sediljet e pasme pa i siguruar mirë ato: bagazhi i pasiguruar mund të shkaktojë dëme serioze tek fëmijët dhe të rriturit në rast aksidenti.
  • VËREJTJE: Para përdorimit, sigurohuni që të gjitha pajisjet e bllokimit të jenë të kyçura si duhet.
  • VËREJTJE: Mos përdorni pjesë këmbimi ose aksesorë që nuk janë furnizuar ose miratuar nga prodhuesi, pasi ato mund ta shkaktojnë pasiguri të pajisjes. Pas një aksidenti, ndenjësja rekomandohet të ndërrohet. Edhe pse mund të duket e padëmtuar, ndenjësja nuk siguron mbrojtjen e fëmijës suaj. Prodhuesi mund të garantojë konformitetin me kërkesat e sigurisë vetëm për pajisjen origjinale.
  • Mos e modifikoni pajisjen në mënyrë që të shmangni rrezikimin e sigurisë së përgjithshme.
  • Rekomandohet të mos hiqni logot/etiketat e pajisjes për të mos dëmtuar veshjen e ndenjëses.
  • Përdorni ndenjësen për fëmijë edhe në udhëtime të shkurtra, pasi pikërisht në këto raste ndodhin më shumë aksidente.
  • Përpara se ta blini, kontrolloni nëse ndenjësja për fëmijë është e përshtatshme me automjetin tuaj.
  • Gjatë udhëtimeve të gjata këshillohet të bëni pushim, në mënyrë që fëmija të relaksohet.
  • Jepni shembullin tuaj dhe vendosni gjithmonë rripin e sigurisë.
  • Këshillojeni fëmijën që të mos luajë kurrë me shtrënguesin e parzmores.
  • VËREJTJE: MOS përdorni KURRË pika ankorimi të ndryshme nga ato të përshkruara në udhëzime.
  • VËREJTJE: Sigurohuni që parzmorja e ndenjëses të jetë rregulluar siç duhet për fëmijën tuaj. Parzmorja duhet të jetë mjaftushëm ngjitur në trupin e fëmijës, hapësira midis rripave të shpatullave dhe gjoksit të fëmijës nuk duhet të jetë më shumë se dy gishta. Rripi i barkut i parzmores duhet të jetë në pozicionin më të ultë të mundshëm, për të mbajtur në mënyrën e duhur legenin e fëmijës.
  • VËREJTJE: : Sigurohuni që të gjithë pasagjerët të vendosin rripat e sigurisë, sepse në rast aksidenti, për shkak të përplasjes, një person pa rrip sigurie mund të godasë ndenjësen për fëmijë.
  • VËREJTJE: Mos përdorni një sistem kalimi të rripit të ndryshëm nga ai i treguar në manual.
  • VËREJTJE: Fëmija duhet të jetë gjithmonë i siguruar kur vendoset në ndenjëse, edhe për udhëtime të shkurtra. EKSPOZIMI NDAJ DRITËS SË DIELLIT/TË NXEHTIT
  • VËREJTJE: Mos e lini KURRË fëmijën në ndenjëse kur automjeti është i parkuar, veçanërisht nëse është i ekspozuar direkt ndaj rrezeve të diellit ose në një ditë të nxehtë.
  • VËREJTJE: Mos e lini KURRË ndenjësen për fëmijë të ekspozuar në diell për orë të tëra, sepse pjesët metalike dhe plastike mund të nxehen dhe kjo mund të jetë e rrezikshme për fëmijën tuaj. Pëlhura mund të zbehet. Mbuloni sediljen me një beze, nëse automjeti është i parkuar në diell. NDENJËSE PËR FËMIJË TË DORËS SË DYTË OSE NDENJËSE TË DËMTUARA
  • VËREJTJE: Mos blini KURRË një ndenjëse të përdorur për fëmijë (të dorës së dytë). Mund të ketë dëmtime ose çarje të brendshme edhe pse të padukshme.
  • E RËNDËSISHME: Garancia e prodhuesit është ekskluzivisht për përdorimin e parë të pajisjes dhe e lidhur me blerësin e parë.
  • VËREJTJE: Nëse ndenjësja për fëmijë dhe rripat e sigurisë të automjetit janë të dëmtuara, apo të konsumuar nga përdorimi, ato duhen ndërruat.
  • VËREJTJE: Ndenjësja duhet të ndërrohet pas një aksidenti të rëndë, sepse mund të ketë pësuar thyerje të brendshme edhe pse të padukshme, ose në rast se rezulton e konsumuar.
  • Kompania FOPPAPEDRETTI nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin jo të duhur të pajisjes dhe për çdo përdorim që është ndryshe nga këto udhëzime.

INFORMACION I RËNDËSISHËM

Nga 40 deri në 105 cm (i-Size ISOFIX Universale).

1. Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë “i-Size”. Është i normuar

në përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda automjeteve në sedilje “të përshtatshme me sistemin i-Size”, siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Clock i-Size mund të instalohet në të gjitha sediljet e makinave të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e makinave të normuara ISOFIX. Për më shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me shitësin.

2. Nga 40 deri në 105 cm instalimi duhet të bëhet në sedilje të pajisura me Sistem

Isofix dhe Top Tether. Nga 100 deri në 150 cm (i-Size booster seat).

3. Ky është një sistem i përparuar bartës për fëmijë i klasifikuar si përforcues

“i-Size”. Është i normuar në përputhje me rregulloren Nr. 129/03 për përdorim brenda automjeteve në sedilje “të përshtatshme me sistemin i-Size”, siç tregohet nga prodhuesi i automjetit në manualin e përdorimit. Clock i-Size mund të instalohet në të gjitha sediljet e automjeteve të normuara i-Size dhe në të gjitha sediljet e automjeteve të normuara UNIVERSALE, me kusht që të mos ndërveprojë me elementët e brendshëm të automjetit. KUJDES! MOS përdor Top Tether nga 100 deri në 150 cm.

4. Nëse autovetura nuk është e pajisur me ankorim Isofix, Clock i-Size (në

konfigurimin 100-150 cm) mund të instalohet në drejtim të lëvizjes me rrip sigurimi automjeti me 3 pika, i miratuar sipas rregullores UN/ECE NR. 16 ose ekuivalente.

5. KUJDES! Kur përdorni rripin me tre pika të automjetit, sigurohuni që pjesa e

barkut të mbështetet si duhet në legenin e fëmijës. KUFIZIMET DHE KUSHTET E PËRDORIMIT TË PAJISJES DHE SEDILJES SË AUTOMJETIT KUJDES! Kur përdoret në automjete të pajisura me rripa sigurie të pasme, me airbag të integruar (rripa të fryrë), ndërveprimi ndërmjet pjesës së fryrë të rripit të

automjetit me këtë sistem bartës për fëmijë mund të shkaktojë lëndime të rënda ose vdekje. 40-105 cm: gjatë instalimit me sistemin Isofix, rripi i sigurisë së automjetit nuk duhet të jetë i lidhur pas ndenjëses për fëmijë, sepse kjo do të pengojë pjesën e fryrë të rripit. 100-150 cm: ndiqni manualin e udhëzimeve të prodhuesit të automjetit për përdorimin e ndenjëses për fëmijë në automjete të pajisura me rripa sigurie të pasme me airbag të integruar (rripa të fryrë).

  • Sedilja e automjetit duhet të jetë e pajisur me rrip sigurie me 3 pika, të palëvizshëm ose me bobinë, e normuar në bazë të Rregullores UN/ECE N° 16 ose standardeve të tjera ekuivalente).
  • Mos e instaloni asnjëherë ndenjësen për fëmijë me rripin e sigurisë së automjetit me dy pika ankorimi.
  • Ndenjësja për fëmijë mund të instalohet në sediljen e përparmë të pasagjerit, ose në ndonjë nga sediljet e pasme. Mos e vendosni kurrë këtë ndenjëse për fëmijë në sediljet drejtuar anash apo në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes.
  • Sigurohuni që shtrënguesi i rripit me tre pika i automjetit të mos jetë shumë i lartë. Në rast të kundërt, provoni ta instaloni ndenjësen në një sedilje tjetër të automjetit.

1. Mbështetëse e kokës

2. Sistem i mbrojtjes anësore

6. Dorezë e rregullimit të

mbështetëses së kokës

7. Laku i rripit të gjoksit

8. Rrip sigurie me 5 pika

9. Buton i rregullimit të rripave të

10. Rrip i rregullimit të rripave të

11. Levë e uljes së ndenjëses

12. Levë e rrotullimit të ndenjëses

14. Laku për rripin e barkut

1a. Rrotullimi 360° thjeshton orientimin e ndenjëses në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetti ose në drejtimin të kundërt me drejtimin e lëvizjes, lehtëson funksionimin e vendosjes ose heqjes së fëmijës nga ndenjësja. Shtypni butonin e rrotullimit (12) dhe rrotulloheni ndenjësen drejt derës për ta vendosur me lehtësi fëmijën në ndenjëse. Për të siguruar fëmijën, shihni seksionin “rregullimi i parzmores”. Rrotulloni ndenjësen në drejtim të lëvizjes ose në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes, një klikim do të tregojë bllokimin e duhur të ndenjëses. KUJDES: Para se të udhëtoni, sigurohuni që ndenjësja të jetë e bllokuar në drejtim të lëvizjes (76-150 cm) ose në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes (40-105 cm) duke rrotulluar ndenjësen pa shtypur butonin e zhbllokimit të rrotullimit. Mos përdorni pozicione të tjera të ndenjëses. INSTALIMI NË DREJTIM TË KUNDËRT ME LËVIZJEN E AUTOMJETIT (Fëmijë midis 40 dhe 105 cm, ISOFIX + Top Tether + parzmore) KUJDES! Instalimi në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes është i detyrueshëm derisa fëmija të jetë në moshën mbi 15 muaj. Instalimi në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes mbetet më i sigurti, edhe pasi të jetë tejkaluar ky kufi (i moshës), për këtë arsye rekomandohet përdorimi i ndenjëses në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes sa më gjatë të jetë e mundur. MOS e instaloni ndenjësen për fëmijë në sediljen e pasagjerit me airbag të aktivizuar: kjo mund të shkaktojë LËNDIME SERIOZE QË MUND TË JENË EDHE VDEKJEPRURËSE. Ndenjësja duhet të jetë plotësisht e mbështetur para se të rrotullohet në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes. Nëse automjeti juaj nuk ka kllapa për lidhës ISOFIX standard, përdorni kllapat që ju kanë dhënë me ndenjësen me brazdë të drejtuar lart në dy pikat e ankorimit ISOFIX të automjetit (fig. 1b). KËSHILLË: Pikat e ankorimit ISOFIX janë të vendosura midis pjesës së poshtme dhe mbështetëses së sediljes të automjetit. 1a. Shtypni levën e rrotullimit (12) dhe drejtoni bazën e ndenjëses në drejtim të kundërt me atë të lëvizjes së automjetit. Sigurohuni që leva të jetë e bllokuar.• SHQIPTAR • • SHQIPTAR •

KUJDES: Para se të vini në lëvizje automjetin, rrotulloheni bazën e ndenjëses në të dyja drejtimet për t’u siguruar që mekanizmi i rrotullimit të jetë i bllokuar. 1b. Tërhiqni levën “A” (16) dhe, duke e mbajtur të tërhequr, tendoseni plotësisht lidhësin ISOFIX “B” (5) deri në fund. Lëshojeni levën dhe sigurohuni që lidhësi ISOFIX të jetë i bllokuar në pozicionin e zgjatur. Përsëriteni veprimin në të dy lidhësit e ndenjëses për fëmijë. Hapeni kapakun e vendit (19) në anën e prapmë dhe nxirreni rripin Top Tether plotësisht. Mbylleni kapakun e vendit. Futni dy lidhësit ISOFIX në kllapat e duhura: një “klik” karakteristike do të sinjalizojë futjen dhe fiksimin me sukses të lidhësve ISOFIX në të dyja anët. KUJDES! Lidhësit ISOFIX janë ankoruar si duhet kur butonat përkatës janë të gjelbër. Shtyjeni ndenjësen deri te mbështetësja e sediljes së automjetit duke ushtruar të njëjtin presion në të dyja anët. Sigurohuni që ndenjësja të jetë lidhur si duhet si dhe butonat e sigurisë ISOFIX të jenë të gjelbër. 1c. Kapni rripin Top Tether dhe, nëse është e nevojshme, zgjateni duke shtypur butonin e posaçëm të kyçjes, tendoseni rripin në gjatësinë e dëshiruar. Futni rripin Top Tether në një nga çarjet (13) në lartësinë e shpatullave. Fiksojeni Top Tether në pikën e duhur të ankorimit të automjetit të shënuar me simbolin: Tendoseni rripin e pajisjes Top Tether derisa treguesi të bëhet i gjelbër. Rripi Top Tether duhet të kalojë mbi mbështetësen e sediljes së automjetit, ai kurrë nuk duhet të kalojë mbi mbështetësen e kokës së ndenjëses për fëmijë. Nëse është e nevojshme, ngrini ose hiqni mbështetësen e kokës nga sedilja. Shënime: para përdorimit, sigurohuni që lidhësit ISOFIX të jenë të ksuar si duhet nga të dyja anët, nëse tërhiqni ndenjësen, ata nuk duhet të shkëputen. INSTALIMI NË TË NJËJTIN DREJTIM ME LËVIZJEN E AUTOMJETIT (Fëmijë midis 76 dhe 105 cm, ISOFIX + Top Tether + parzmore) KUJDES! Përdorimi i ndenjëses në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit lejohet për fëmijë mbi 15 muaj dhe të gjatë mbi 76 cm. Për të siguruar nivelin më të lartë të mbrojtjes, ju rekomandojmë, gjithsesi që ta përdorni ndenjësen në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes sa më gjatë të jetë e mundur, me kusht që në automjet të ketë vend të mjaftueshëm për këmbët e fëmijës. 2a. Shtypni levën e rrotullimit dhe drejtoni bazën e ndenjëses në drejtimin e lëvizjes së automjetit. Sigurohuni që leva të jetë e bllokuar.

KUJDES: Para se të vini në lëvizje automjetin, rrotulloheni bazën e ndenjëses në të dyja drejtimet për t’u siguruar që mekanizmi i rrotullimit të jetë i bllokuar. Ndiqni të njëjtën procedurë (1b) për të fiksuar lidhësit ISOFIX. Fiksoni Top Tether në pikën e duhur të ankorimit të automjetit të shënuar me simbolin: 2b. Tendoseni rripin e pajisjes Top Tether derisa treguesi të bëhet i gjelbër. Rripi Top Tether duhet të kalojë mbi mbështetësen e sediljes së automjetit, ai kurrë nuk duhet të kalojë mbi mbështetësen e kokës së ndenjëses për fëmijë. Nëse është e nevojshme, ngrini ose hiqni mbështetësen e kokës nga sedilja. SHËNIME: para përdorimit, sigurohuni që lidhësit ISOFIX të jenë të fiksuar si duhet nga të dyja anët, nëse tërhiqni ndenjësen, ata nuk duhet të shkëputen.

HEQJA E NDENJËSES NGA AUTOMJETI

2c. Lironi rripin Top Tether me qëllim që të ulni tendosjen e ksimit. Hapni karabinën e ankorimit të rripit Top Tether. Rrëshqitni butonin (15) për të shkëputur lidhësit nga pajisja e ankorimit ISOFIX e automjetit. Hiqeni ndenjësen nga automjeti. INSTALIMI NË TË NJËJTIN DREJTIM ME DREJTIMIN E LËVIZJES (Fëmijë midis 100 dhe 150 cm, rrip sigurie me 3 pika ose ISOFIX + rrip sigurie me 3 pika) Instalimi me ankorim ISOFIX + rrip sigurie 3 PIKA - ndiqni instalimin “1b” për sistemin e ankorimit ISOFIX pa përdorur rripin Top Tether. Shtypni levën e rrotullimit dhe drejtoni bazën e ndenjëses në drejtimin e lëvizjes së automjetit. Sigurohuni që leva të jetë e bllokuar. Këshillohet përdorimi i rripit me 5 pika sa më gjatë të jetë e mundur. Kur fëmija arrin gjatësinë 100 cm, ndenjësa duhet të transformohet për përdorim për fëmijë ndërmjet 100 dhe 150 cm të gjatë. Në këtë kongurim është e nevojshme të hiqni rripin (parzmoren) me 5 pika që ju është dhënë me ndenjësen. PËRDORIMI I MIRATIT, rripi sigurie me 5 pika (40-105 cm) 4a. Lironi parzmoren: shtypni butonin e rregullimit 9 dhe kapni njëkohësisht rripat e parzmores (rripat e gjoksit “A”) në pjesën e poshtme, poshtë mbushjes së mbrojtësve të gjoksit dhe tërhiqini përpara për t’i liruar. E RËNDËSISHME: Mos i tërhiqni rripat e parzmores duke kapur mbushjet mbrojtës të gjoksit.

Shtypni butonin e kuq (B) në shtrënguesin qëndror (4) për të liruar rripat e parzmores dhe për t’i vendosur ato në anë të ndenjëses. 4b. Vendoseni fëmijën në ndenjëse. Rrëshqitni rripat e parzmores mbi shpatullat e fëmijës dhe bashkoni dy skajet /gjuhëzat e parzmores (XX) për të formuar një lidhës të vetëm. Futeni lidhësin në shtrënguesinn qendror derisa të dëgjoni një klikim. Sigurohuni që rripat e parzmores të mos jenë të përdredhura. Sigurohuni që rripat e parzmores të vendosen pak mbi supet e fëmijës dhe të ketë një hapësirë prej 1 cm (shih “Rregullimi i mbështetëses së kokës” për më shumë detaje). Si të shtrëngojmë parzmoren: Tërhiqeni rripin e rregullimit të parzmores në mënyrë që ta tendosni saktë në trupit e fëmijës. Tendimi i duhur është kur hapësira midis parzmores dhe fëmijës nuk tejkalon trashësinë e gishtit. E RËNDËSISHME! Tërhiqeni skajin e rripit të rregullimit nga jashtë, jo lart ose poshtë. RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS 4a. Mbështetja e kokës lejon rregullimin e lartësive të ndryshme. Tërhiqeni unazën e rripit të rregullimit (6) dhe ngrijeni ose uleni mbështetësen e kokës në pozicionin e duhur. Rregullimi i mbështetëses së kokës rregullon gjithashtu lartësinë e rripave të shpatullave. Sigurohuni që rripat e shpatullave të jenë të vendosura pak mbi shpatullat e fëmijës dhe që të ketë një boshllëk prej 1 gishti (1 cm). KUJDES: Lironi parzmoren përpara se të vazhdoni me rregullimin e mbështetëses së kokës (për më shumë detaje shihni “PËRDORIMI I MIRATIT, rripi sigurie me 5 pika (40- 105 cm)”).

5a. Lironi plotësisht rripat e shpatullave, shih paragran “PËRDORIMI I MIRATIT, rripi sigurie me 5 pika (40-105 cm)”. Tërhiqni levën që ndodhet në mbështetësen e kokës dhe, duke e mbajtur të tërhequr, ngrini ose uleni mbështetësen e kokës, duke e rregulluar atë sipas gjatësisë së fëmijës. Shtypni butonin e kuq në shtrënguesin qëndror për të liruar rripat e shpatullave. Lironi butonat automatikë që ndodhen anash mbulesës së mbështetëses, vendosini rripat e shpatullave në pjesën e prapme të mbulesës. Vendoseni shtrënguesin me majë në anët e sediljes, në pjesën e poshtme. Vendoseni mbulesën e mbështetëses siç duhet dhe lidhni butonat automatikë. Hiqni mbushjen mbrojtëse të shtrënguesit dhe ruajeni në një vend të sigurtë ose vendoseni pas mbulesës së mbështetëses bashkë me rripat e gjoksit. Ngrini mbulesën e ndenjëses, duke e hequr nga pajisja e rregullimit të parzmores, ngrini mbushjen e brendshme duke e hequr nga pajisja e rregullimit të parzmores,

tërhiqeni me kujdes. Hiqni shtrënguesit nga foleza e mbulesës dhe foleza e mbushjes, hapni kapakun e vendit dhe vini bënda shtrënguesin. Mbyllni vendin. Vendosni sërish mbushjen e brendshme siç duhet mbi ndenjëse. Vendosni sërish mbulesën e ndenjëses siç duhet duke e vënë përreth rregulluesit të parzmores. Vendosni sërish mbulesën siç duhet përgjatë skajit të jashtëm të ndenjëses. PËRDORIMI ME RRIP SIGURIMI I AUTOMJETIT ME 3 PIKA (100-150 cm) 5b. Vendosni ndenjësen mbi sediljen e automjetit në të njëjtin drejtim me lëvizjen e automjetit. Kaloni pjesën e gjoksit të rripit të sigurimit me 3 pika prapa mbështetëses së kokës së ndenjëses dhe përmes lakut të rripit të kraharorit jeshile “A” që ndodhet në pjesën e poshtme të mbështetëses së kokës, në anën e bobinës. Vendoseni fëmijën në ndenjëse. Rregulloni mbështetësen e kokës në lartësinë e duhur (shih. Par. “Rregullimi i mbështetëses së kokës”) Tërhiqeni rripin e sigurisë së automjetit dhe, duke e rrëshqitur përpara fëmijës, kapeni shtrënguesin e rripit të sigurisë së automjetit, futeni majën tek shtrënguesi (B). Një klikim do të tregojë bashkimin e saktë. KUJDES! Shtrënguesi i rripit të sigurisë së automjetit nuk duhet të vendoset në pjesën e poshtme të kalimit të rripit të barkut. Futeni rripin e kraharorit dhe rripin e barkut në kaluesin e poshtëm pranë shtrënguesit të rripit të sigurisë të automjetit (C). Futeni rripin e barkut në anën e kundërt të ndenjëses në kaluesin e rripit të barkut (D). KUJDES! Rripi i sigurisë i barkut duhet të kalojë sa më poshtë është e mundur sipër legenit të fëmijës tuaj. Futeni rripin e gjoksit në lakun e duhur të rripit, duke u siguruar që të mos jetë i përdredhur (A).

6a. KID PAD është një pajisje që duhet të instalohet GJITHMONË në rripin e sigurimit diagonal të automjetit për të siguruar mbrojtjen e duhur në rast përplasjeje. Fiksoni KID PAD duke bashkangjitur shiritin elastik në unazën udhëzuese të rripit (fig. 6a-1/6a-2). Vendosni rripin diagonal siç tregohet në figurën (6a-3) mbylleni KID PAD në vetvete (fig. 6a-4) PARALAJMËRIM! KID PAD duhet të përdoret GJITHMONË.

SI TË ULIM BAZËN E NDENJËSES PËR FEMIJË 7a. Në rast të përdorimit të ndenjëses në drejtim të kundërt me lëvizjen, për fëmijët nga 40 deri në 105 cm. Ndenjësja duhet të jetë plotësisht e mbështetur para se të rrotullohet në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes. Kur ndenjësja përdoret në drejtim të kundërt me drejtimin e lëvizjes, lejohet përdorimi i ndenjëses vetëm në pozicionin shtrirë 4. 7b. Në rast të përdorimit të ndenjëses në drejtimin e lëvizjes së mjetit, për fëmijë nga 76 deri në 150 cm. 7c. Pasi fëmija të jetë i lidhur me pajisjen, është e mundur të shtrijmë bazën e ndenjëses duke shtypur butonin (7) derisa të arrijmë pozicionin e dëshiruar. Kur ndenjësja përdoret në drejtim të njëjtë me drejtimin e lëvizjes, lejohet përdorimi i ndenjëses në pozicionin 4.

HIQNI MBROJTËSET E GJOKSIT

8a. Lëshojeni rripin e kyçjes së mbrojtësit të gjoksit nga unaza metalike brenda rripit të shpatullave, më pas përsërisni këtë proces edhe në mbrojtësin e dytë të gjoksit. Hiqni mbrojtëset e gjoksit. PËRDORNI PËRSHTATËS NË MUAJT E PARË Reduktuesi i sediljes (19) është projektuar për përdorim me të sapolindurit, për t’u siguruar atyre rehati dhe stabilitet dhe për t’u lejuar një pozicion sa më të qetë, duke parandaluar rënien e kokës përpara. 9a. Reduktuesi i plotë duhet të përdoret derisa fëmija të arrijë 60 cm. HEQJA DHE VËNIA E MBULESËS Heqja e mbulesës së ndenjëses për fëmijë është shumë e thjeshtë. Ka 2 pika lidhëse në pjesën e përparme: thjesht i lironi ato dhe tërhiqni lehtë pjesën e përparme të mbulesës. Mbulesa është e lidhur anash me komponentë plastikë: tërhiqni ata me kujdes për të hequr mbulesën. Për të rivendosur mbulesën, ndiqni procedurën e kundërt, duke i lidhur komponentët në folezat anësore.

Rekomandohet të përdorni vetëm mbulesa origjinale, pasi janë komponentë me rëndësi themelore për funksionimin e duhur të pajisjes. Asnjëherë mos e përdorni ndenjësen për fëmijë pa mbulesë. PASTRIMI Mbulesa mund të hiqet dhe të lahet në makinë larëse me një detergjent larës të butë duke përdorur programin për veshje delikate (30 ° C). Ndiqni udhëzimet e larjes në etiketën përkatëse. Nëse e lani në temperatura mbi 30 °C ngjyrat e mbulesës mund të zbehen. Mos përdorni makinë tharëse (pasi bezja/pëlhura mund të shkëputet nga mbushja). Pjesët plastike mund të pastrohen me ujë dhe sapun. Mos përdorni detergjentë të fortë (si tretës). Parzmorja mund të hiqet dhe të lahet me ujë të vakët dhe sapun. Kujdes! Mos i hiqni kurrë gjuhëzët nga shtrënguesi i rripave të shpatullave.

PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

E RËNDËSISHME: Mbulesa është një veçori themelore për sigurinë e fëmijës tuaj. Mos e përdorni kurrë ndenjësen për fëmijë pa mbulesë dhe mos e zëvendësoni asnjëherë me mbulesa të tjera të panormuara, për të mos rrezikuar sigurimë e fëmijës ose për të mos dëmtuar funksionimin e duhur të pajisjes. Udhëzime për larjen: Mbulesa mund të hiqet, të lahet në 30 ° C dhe të vihet për t’u tharë. Të lahet me makinë larëse me ujë të ftohtë Mos përdorni zbardhues Mos përdorni pastrim kimik Mos e hekurosniMos përdorni makinë tharëse

GARANCI KONVENCIONALE Përmbajtja e treguar më poshtë hyn në fuqi nga data 01.01.2005 dhe zëvendëson në çdo kapacitet dhe plotësisht çdo mesazh të mëparshëm që i referohet garancisë së dhënë nga Foppa Pedretti S.p.A. GARANCI KONVENCIONALE Foppa Pedretti S.p.A. me seli në Grumello del Monte (Itali) Via Volta 11, garanton drejtpërdrejt Konsumatorin se ky Produkt, krejt i ri, nuk ka defekte në materiale, dizajn dhe prodhim dhe është në përputhje me karakteristikat e deklaruara nga i njëjti. Kjo garanci konvencionale është e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e Konsumatorit në përputhje me dispozitat detyruese të ligjit kundër Shitësit të Produktit. Për të përfituar nga kjo garanci konvencionale, Konsumatori duhet t’i kthejë Shitësit Produktin me defekt, duke paraqitur dëshminë e blerjes së Produktit që tregon adresën e shitësit në mënyrë të lexueshme, datën e blerjes së produktit me vulën dhe nënshkrimin e shitësit dhe treguesin. të vetë Produktit ose, përndryshe, fatura, e pandryshuar, e cila tregon qartë të njëjtin informacion. Garancia konvencionale e Prodhuesit është e vlefshme për Dymbëdhjetë (12) muaj nga data e blerjes së Produktit. Në këtë periudhë Foppa Pedretti S.p.A. do të riparojë ose zëvendësojë, sipas dëshirës së tij, Produktin me defekt. Garancia konvencionale i jepet blerësit përfundimtar të produktit (Konsumatorit) dhe nuk përjashton ose kufizon të drejtat e detyrueshme të njëjtit Konsumator, siç parashikohet me ligj dhe/ose të drejtat që Konsumatori mund të pretendojë kundër Shitësit/Rishitësit të produktin.

PËRJASHTIMET E GARANCISË

KONVENCIONALE. Garancia konvencionale përjashtohet për dëmet e shkaktuara në Produkt nga shkaqet e mëposhtme: përdorimi që nuk përputhet me dispozitat e përmbajtura në udhëzimet e përdorimit dhe montimit, goditjet dhe rrëzimet, ekspozimi i produktit ndaj lagështirës ose kushteve ekstreme termike ose mjedisore ose ndryshime të papritura në këto kushte, gërryerje, oksidim, modifikime ose riparime të paautorizuara të produktit, riparime me përdorimin e pjesëve të paautorizuara të këmbimit, përdorim jo të duhur, keq ose mungesë mirëmbajtjeje, mirëmbajtje jo e duhur në lidhje me atë që tregohet në fletën e udhëzimeve për përdorim dhe montim, montim i gabuar, aksident, veprim ushqimor ose pije, veprim kimik, forcë madhore. Në çdo rast Foppa Pedretti S.p.A. refuzon të gjithë përgjegjësinë për dëmtimin e personave ose sendeve, përveç produktit, kur një dëm i tillë është shkaktuar nga neglizhenca e dispozitave / rekomandimeve / paralajmërimeve të përfshira në manual ose, si alternativë, në “Fletën e udhëzimeve të përdorimit dhe montimit” që shoqëron çdo produkt të synuar. për pronarin/përdoruesin. (si një shembull i thjeshtë, në rastin e produktit për krevat fëmijësh: “Mbikëqyrni vazhdimisht fëmijën. Kontrolloni që çarçafët dhe batanijet të mos e mbulojnë kokën e fëmijës...”). Foppa Pedretti S.p.A. për më tepër, ai refuzon çdo përgjegjësi për dëmtimet e personave ose sendeve kur thyerja e produkteve të saj është shkaktuar nga përkeqësimi i përbërësve të Produktit, subjekt i konsumimit. Të gjithë përbërësit në materialin plastik konsiderohen përbërës të produktit që i nënshtrohen konsumit.Importato da: Foppa Pedretti S.p.A. Via A. Volta, 11 - 24064 Grumello del Monte, Bergamo - Italy tel +39 035.830497 fax 39 035.831283 www.foppapedretti.it Clock i-Size R2LISTA AUTOVETTUREVEHICLE LIST LISTE DES VOITURESLISTA AUTOMÓVILESLISTA DE VEÍCULOS ΚΑΤΑΛΟΓΟΣ ΑΥΤΟΚΙΝΗΤΩΝ

  • SHQIPTAR • Automjete të normuara për ndenjësen për fëmijë Clock i-Size, me kusht që automjeti të jetë i pajisur me ISOFIX.
  • Clock i-Size është një pajisje universale bartëse për fëmijë. Është e normuar sipas rregullores R129 për përdorim në të gjitha pozicionet e automjeteve të shënuara me logon i-Size. Ndenjësja për fëmijë Clock i-Size është e përshtatshme edhe për t’u ksuar në pozicionet e sediljeve të automjeteve të listuara më poshtë, me kusht që pikat e normuara ISOFIX të jenë të pranishme dhe të disponueshme. Pozicionet e sediljeve të automjeteve të tjera mund të jenë gjithashtu të përshtatshme për këtë pajisje bartëse për fëmijë, megjithatë këto automjete nuk i kemi testuar ende në kombinim me Clock i-Size. Për më shumë informacion, këshillohuni me prodhuesin e sistemit bartës për fëmijë ose me shitësin.
  • Pikat e ankorimit ISOFIX në sediljen e pasagjerit (pozicioni 1) zakonisht ofrohen si opsione, kështu që, në varësi të modelit, ky pozicion mund të jetë i disponueshëm ose jo. Instalimi në sediljen e pasme të automjetit mund të kuzojë hapësirën për pasagjerin në sediljen e përparme.
  • Sigurohuni gjithmonë që ndenjësja për fëmijë “Clock i-Size” të jetë e përputhshme me automjetin tuaj për të verikuar që hapësira e disponueshme të jetë e përshtatshme.
  • Lista është subjekt i rishikimit të vazhdueshëm me ndryshime dhe shtesa të modeleve të makinave.
  • L’elenco aggiornato è consultabile nel nostro sito internet: www.foppapedretti.it Vërejtje: MOS e përdorni ndenjësen në sediljen e pasagjerit me airbag të parme të aktivizuar. INFORMACION Konsultohuni me manualin e prodhuesit dhe/ose të automjetit në lidhje me pikat e ankorimit ISOFIX. KUJDES: përpara se të bëni blerjen, kontrolloni në manualin e përdorimit dhe mirëmbajtjes së makinës suaj që bashkimi ISOFIX është i pranishëm sepse mund të jetë opsional.11
Asistenti i manualit
Powered by Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Foppapedretti

Modeli : Clock iSize

Kategori : Ulëse makine