HA70BE 31 X - Frigorifer HOTPOINT - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HA70BE 31 X HOTPOINT në format PDF.
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HA70BE 31 X - HOTPOINT dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HA70BE 31 X e markës HOTPOINT.
MANUAL I PËRDORUESIT HA70BE 31 X HOTPOINT
1. Treguesi dhe butoni NDIZ/
2. Treguesi i temperaturës së
3. Butoni i temperaturës së frigoriferit/
Fast Cool (Ftohja e Shpejtë)
4. Treguesi i temperaturës së ngrirësit
5. Butoni i temperaturës së ngrirësit/
7. Butoni i ndalimit të alarmit
(shih tabelën e mëposhtme të alarmeve)
8. Treguesi i alarmit të ikjes së
korrentit dhe i alarmit të ikjes së gjatë të korrentit (shih Udhëzimet e përdorimit)
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
1. Koshi i frutave dhe perimeve *
2. Zona e kujdesit të ushqimit 0 °C /
4. Dhomëza e ngrirësit dhe ruajtjes
5. Rafti i bulmetrave *
6. Raftet e lëvizshëm *
7. Treguesi i temperaturës *
- Ndryshojnë në varësi të numrit dhe/ose pozicionit, të disponueshme vetëm në disa modele.
JU FALËNDEROJMË QË BLETË NJË PRODUKT HOTPOINT ARISTONPër të përtuar një asistencë më të plotë, ju lutemi të regjistroni pajisjen tuaj në www . hotpoint .eu/register Para se të përdorni pajisjen lexoni me kujdes udhëzimet e sigurisë. AKSESORËT SKARA E SHISHEVEPËRDORIMI PËR HERË TË PARË
SI TË STARTONI PAJISJEN
Pasi të keni futur pajisjen në prizë, puna llon automatikisht. Pas ndezjes së pajisjes, prisni të paktën 4-6 orë para se të vendosni ushqimet në frigorifer dhe në dhomëzën e ngrirësit. Kur pajisja është e lidhur me korrentin, ekrani ndizet dhe ikonat shfaqen në ekran për rreth 1 sekondë. Vlerat standarde (të fabrikës) të cilësimeve të frigoriferit dhe të dhomëzës së ngrirësit ndizen.
Për ta vendosur produktin në modalitet gatishmërie, shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda. Të gjitha ikonat ken përveç treguesit Ndiz/Standby. Për të riaktivizuar pajisjen, shtypeni këtë buton (shkurt) një herë.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS SË FRIGORIFERIT
Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, shtypni butonin e frigoriferit °C. Temperatura e frigoriferit mund të rregullohet midis +2°C dhe + 8°C, siç tregohet në dritat LED të Temperaturës së Frigoriferit. FAST COOL (FTOHJA E SHPEJTË) Me anë të përdorimit të funksionit Fast Cool (Ftohja e Shpejtë), është e mundur të rrisni ftohjen në dhomëzën e frigoriferit. Përdorimi i këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të madhe ushqimi në dhomëzën e frigoriferit. Shtypeni dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda butonin e frigoriferit °C për të aktivizuar funksionin Fast Cool (Ftohja e Shpejtë). Kur funksioni Fast Cool (Ftohja e Shpejtë) aktivizohet, do të shfaqet treguesi përkatës nga dritat LED të temperaturës së frigoriferit, siç tregohet në sekuencën bashkëngjitur. Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 6 orësh, ose mund të çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin e frigoriferit °C. CILËSIMI I TEMPERATURËS SË NGRIRËSIT Normalisht, pajisja është konguruar në cilësimet e fabrikës për të punuar me një temperaturë prej -18°C. Për të rregulluar temperaturën e ngrirësit, shtypni butonin e ngrirësit °C. Temperatura e ngrirësit mund të rregullohet midis -16°C dhe -24°C, siç tregohet në dritat LED të temperaturës së ngrirësit. FAST FREEZE (NGRIRJA E SHPEJTË) Përdorimi i këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të madhe ushqimi për ngrirje në dhomëzën e ngrirësit. 24 orë përpara se të ngrini ushqime të freskëta, shtypni butonin e ngrirësit dhe mbajeni shtypur për 3 sekonda, për të aktivizuar funksionin Fast Freeze (Ngrirja e Shpejtë). Kur funksioni Fast Freeze (Ngrirja e Shpejtë) aktivizohet, do të shfaqet treguesi përkatës nga dritat LED të temperaturës së ngrirësit, siç tregohet në sekuencën bashkëngjitur. Pas 24 orësh, vendoseni ushqimin të ngrijë në pjesën e sipërme të koshit ose të dhomëzës së ngrirësit. Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 48 orësh, ose mund të çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin e ngrirësit °C.
DRITA E FRIGORIFERIT
Sistemi i ndriçimit brenda dhomëzës së frigoriferit përdor dritë LED, duke mundësuar një ndriçim më të mirë si dhe një konsum shumë të ulët të energjisë. Nëse sistemi i dritës LED nuk punon, ju lutemi kontaktoni Shërbimin për ta zëvendësuar. PARTY MODE (MODALITETI I FESTËS) Përdoreni këtë funksion për të ftohur pijet brenda dhomëzës së ngrirësit. Shtypni butonin Party Mode (Modaliteti i Festës) për ta aktivizuar/çaktivizuar këtë funksion. Pasi aktivizohet funksioni Party Mode (Modaliteti i Fstës) pas 30 minutash do të tingëllojë një alarm akustik për t'ju kujtuar të hiqni pijen/shishen nga dhomëza e ngrirësit. Për të heshtur alarmin, shtypni butonin e ndalimit të alarmit ose çaktivizoni funksionin duke shtypur butonin Party mode (Modaliteti i Festës). E rëndësishme: mos e lini shishen brenda dhomëzës së ngrirësit më gjatë se koha gjatë së cilës funksioni është aktiv (30 minuta).
ALARMI I ERRËSIMIT TË PLOTË
Në rastin e një shkëputjeje energjie, produkti juaj është i projektuar të monitorojë automatikisht temperaturën në ngrirës kur energjia elektrike rikthehet. Nëse temperatura në ngrirës rritet mbi nivelin e ngrirjes, ikona e ikjes së korrentit do të ndizet dhe ikona e alarmit pulson dhe alarmi akustik do të tingëllojë kur të rikthehet energjia elektrike të rikthehet. Për të rivendosur alarmin, shtypni vetëm një herë butonin e rivendosjes
EKRANI INTELIGJENT Ky funksion opsional mund të përdoret për të kursyer energji. Për të aktivizuar ekranin inteligjent, shtypni butonat e frigoriferit °C dhe të ngrirësit °C njëkohësisht për 3 sekonda, derisa të tingëllojë një sinjal akustik. Për të çaktivizuar këtë funksion, përsëritni të njëjtën procedurë. Mbani mend që ky funksion nuk e shkëput pajisjen nga ushqimi me energji, por vetëm redukton energjinë e konsumuar nga ekrani i jashtëm.
TREGUESI I TEMPERATURËS *
Treguesi i temperaturës ju informon nëse temperatura në këtë zgavër është mjaftueshëm e ftohtë për të ruajtur ushqime me alën “OK”.
1. Kontrolloni që OK të shfaqet qartë në dritën treguese
(shihni gurën poshtë). Shihni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesit për hollësi të mëtejshme për funksionet / shihni faqen e fundit për t'u informuar se si të merrni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesitSQ
2. Nëse ala “OK” nuk shfaqet, do të thotë se temperatura
është shumë e lartë: vendosni një temperaturë më të ulët dhe prisni rreth 10 orë derisa temperatura të jetë stabilizuar.
3. Kontrolloni sërish dritën treguese: Nëse është nevoja,
rregullojeni sërish sipas procesit llestar. Nëse është shtuar një sasi e madhe ushqimi ose nëse dera e frigoriferit është hapur shpesh, është normale që treguesi të mos shfaqë OK. Prisni të paktën 10 orë përpara se të vendosni çelësin e FUNKSIONIMIT TË FRIGORIFERIT në një rregullim më të lartë. ZONA E KUJDESIT TË USHQIMIT 0 °C / SHKRIRJA E SIGURT
Një dhomëz e projektuar për t'i mbajtur ushqimet delikate, si mishin dhe peshkun, të freskëta. Temperatura e ulët në dhomëz mundëson ruajtjen e ushqimit për rreth një javë - testimet janë kryer në produktet e mishit- pa ndryshuar lëndët ushqyese, pamjen dhe shijen. Dhomëza është gjithashtu shumë e përshtatshme për shkrirjen e shëndetshme të ushqimeve, si shkrirja me temperaturë të ulët, e cila parandalon përhapjen e mikroorganizmave, ndërkohë që ruan shijen dhe vlerat organoleptike. Nuk është e përshtatshme për frutat, perimet dhe sallatën jeshile. Por mund të përdoret për makaronat e freskëta me mbushje si dhe për ushqimet e mbetura të gatuara.
KOSHI I FRUTAVE DHE PERIMEVE *
Sirtari i sallatave të freskëta që është vendosur brenda në frigorifer, është projektuar posaçërisht me qëllim ruajtjen e frutave dhe perimeve të freskëta. Hapni rregullatorin e lagështisë (pozicioni B) nëse dëshironi të ruani ushqimin në një mjedis më pak të lagësht, si frutat, ose mbylleni atë (pozicioniA) për të ruajtur ushqimin në një mjedis më të lagësht, si perimet.
RAFTET* Falë shinave të posaçme, raftet janë të lëvizshëm dhe lartësia është e rregullueshme, duke mundësuar vendosjen e enëve dhe ushqimeve të mëdha lehtësisht.
Alarmi i hapjes së derës Alarmi akustik aktivizohet dhe Treguesi i Alarmit pulson. Dera ka qëndruar e hapur për më shumë se 2 minuta. Mbyllni derën ose shtypni butonin Stop Alarm për të heshtur alarmin akustik. Alarmi i temperaturës Ekrani i temperaturës pulson (°C) dhe treguesi i alarmit qëndron i ndezur. Temperatura e brendshme nuk është e përshtatshme. Shtypni butonin Stop Alarm ; alarmi akustik ndalon, ekrani i temperaturës (°C) pulson dhe treguesi i alarmit qëndron i ndezur derisa arrihet një temperaturë < -10°C. Alarmi i Party mode (Modaliteti i Festës) Treguesi i Party Mode (Modaliteti i Festës) pulson dhe alarmi akustik është aktivizuar. 30 minutat kanë kaluar nga momenti kur funksioni Party Mode (Modaliteti i Festës) është aktivizuar. Është momenti të nxirrni shishen nga frigoriferi (për më shumë detaje, shihni udhëzimet e përdorimit). Shtypni butonin e ndalimit të alarmit dhe nxirreni shishen nga ngrirësi. Alarmi i ikjes së gjatë të korrentit Ikona e alarmit të ikjes së korrentit qëndron e ndezur, treguesi i alarmit pulson dhe ekrani i temperaturës (°C) pulson. Defekt energjetik për kohë të gjatë, që mund të shkaktojë rritjen e temperaturës së brendshme në 0°C. Shtypni butonin Stop Alarm ; alarmi akustik ndalon, ekrani i temperaturës (°C) pulson dhe treguesi i alarmit qëndron i ndezur derisa arrihet një temperaturë < -10°C.
Një tingull fërshëllyes kur ndizni pajisjen për herë të parë ose pas një pauze të gjatë. Një tingull gurgullues kur lëngu ftohës hyn në tuba. Një tingull BRRR vjen nga puna e kompresorit. Tingull gumëzhitës kur valvuli i ujit ose ventilatori llojnë të punojnë. Një tingull kërcitës kur kompresori starton punën. KLIKU është nga termostati, i cili rregullon shpeshtësinë e punës së kompresorit.SI TË RUANI USHQIMET DHE PIJET Legjenda
Sugjerohet për ruajtjen e pijeve, qumështit dhe ushqimeve, si bulmete, ushqime delikate, kos, vezë, gjalpë, salca, turshi, ëmbëlsira
SIRTARI I FRUTAVE & PERIMEVE
ZONA E FTOHJES: ZONA E KUJDESIT TË USHQIMIT 0 °C / SHKRIRJA E SIGURT * Sugjerohet për ruajtjen e mishit, peshkut, sallameve, makaronave të freskëta me mbushje, ushqimeve të gatuara, ushqimeve të mbetura. Kjo zonë sugjerohet gjithashtu edhe për shkrirjen e ushqimeve. SIRTARI I ZONËS SË NGRIRËSIT TË SHPEJTË Zona e ftohjes maks. sugjerohet për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe të gatuara.
SIRTARËT NORMALË TË NGRIRËSIT
Sugjerohet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe akullores. Shënim: Tonaliteti gri i legjendës nuk përkon me ngjyrën e sirtarëve
DHOMËZA E FRIGORIFERIT
Përdorni enë plastike, metalike, alumini dhe qelqi si dhe letër plastike për të mbështjellë ushqimet. Përdorni gjithmonë enë të mbyllura për lëngjet dhe për ushqimet që mund të lëshojnë ose përthithin erë ose shije, ose mbulojini ato. Nëse keni sasi të vogla ushqimi për të ruajtur në frigorifer, ju rekomandojmë të përdorni raftet e sipërme të freskisë për frutat dhe perimet, pasi është zona më e ftohtë e dhomëzës › Ushqimet që lëshojnë një sasi të madhe gazi etilen dhe ato që janë të ndjeshme ndaj këtij gazi, siç janë frutat, perimet dhe sallata, duhet të jenë gjithmonë të veçuara ose të mbështjella në mënyrë që të mos reduktojnë kohën e ruajtjes; për shembull, mos i vendosni domatet bashkë me frutat kiwi ose lakrën. Për të shmangur rënien e shisheve, mund të përdorni mbajtësen e shisheve (e disponueshme në disa modele). Mos i vendosni ushqimet shumë afër, për të mundësuar një qarkullim ajri të mjaftueshëm.
Ngrirësi është vendi ideal për ruajtjen e ushqimeve të ngrira, formimin e kubeve të akullit dhe ngrirjen e ushqimeve të freskëta në dhomëzën e ngrirësit. Numri maksimal i kilogramëve të ushqimeve të freskëta që mund të ngrihen brenda një periudhe 24-orëshe, tregohet në pllakëzën e të dhënave (… kg/24h). Nëse keni një sasi të vogël ushqimi për të futur në ngrirës, ju këshillojmë të përdorni zonën më të ftohtë të dhomëzës së ngrirësit, që ndodhet në zonën e mesit. Politikat, dokumentacionin standard dhe të dhëna të tjera për produktin, i gjeni:
- Duke vizituar faqen tonë të internetit docs .hotpoint . eu
- Duke përdorur kodin QR
- Ose kontaktoni shërbimin tonv të Pas-shitjes (Shihni numrin e telefonit në broshurën e garancisë). Kur kontaktoni shërbimin e pas-shitjes, specikoni kodet që janë dhënë në etiketat e identikimit të produktit. Të dhënat për modelin mund t'i gjeni përmes kodit-QR që specikohet në etiketën e energjisë. Etiketa përfshin gjithashtu identikuesin e modelit që mund të përdoret për t'iu referuar portalit të bazës së të dhënave në https://eprel.ec.europa.eu.МК Краток прирачник
Notice-Facile