HA70BI 52 X - Frigorifer HOTPOINT - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas HA70BI 52 X HOTPOINT në format PDF.
| Marka | Hotpoint |
| Modeli | HA70BI 52 X |
| Lloji i produktit | Frigorifer i kombinuar me ngrirës |
| Lartësia | 185 cm (vlerësim) |
| Gjerësia | 60 cm (vlerësim) |
| Thellësia | 66 cm (vlerësim) |
| Pesha neto | 75 kg (vlerësim) |
| Furnizimi elektrik | 220-240 V ~ 50 Hz |
| Klasa klimatike | SN-ST (e butë deri subtropikale) |
| Kapaciteti neto i frigoriferit | Rreth 250 L (vlerësim) |
| Kapaciteti neto i ngrirësit | Rreth 100 L (vlerësim) |
| Paneli i kontrollit | Ekran me prekje me taste dhe tregues LED |
| Funksioni Super Ngrirje | Aktivizon ngrirjen e shpejtë për 48 orë |
| Funksioni Ftohje e përshpejtuar | Ftoh shpejt frigoriferin për 6 orë |
| Funksioni Ekran Inteligjent | Modalitet ekonomik që fik ekranin |
| Alarmet | Derë e hapur dhe temperaturë e tepërt |
| Ndriçimi i brendshëm | Llambë LED e zëvendësueshme vetëm nga shërbimi pas shitjes |
| Raftet | Të lëvizshme dhe të rregullueshme në lartësi |
| Sirtari i frutave dhe perimeve | Me rregullator lagështie |
| Zona e freskët 0°C | Për mish, peshk dhe shkrirje të ngadaltë |
| Mbajtësi i shisheve | I përfshirë |
| Lloji i shkrirjes së frigoriferit | Automatik (jo i specifikuar, vlerësim) |
| Lloji i shkrirjes së ngrirësit | Manual (jo i specifikuar, vlerësim) |
| Mirëmbajtja e rregullt | Pastroni me një leckë të butë dhe ujë me sapun |
| Shërbimi pas shitjes | Kontaktoni shërbimin ndaj klientit për riparime |
Pyetjet më të shpeshta - HA70BI 52 X HOTPOINT
Pyetjet e përdoruesve rreth HA70BI 52 X HOTPOINT
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj HA70BI 52 X - HOTPOINT dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. HA70BI 52 X e markës HOTPOINT.
MANUAL I PËRDORUESIT HA70BI 52 X HOTPOINT
Përdorimi i këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të madhe ushqimi për ngrirje në dhomëzën e ngrirësit. Shtypni butonin SUPER NGRIRJE për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin. Kur aktivizohet funksioni i super ngrirjes, drita blu ndizet në ekranin e ngrirjes. Pas 24 orësh, vendoseni ushqimin të ngrijë në pjesën e sipërme të koshit ose të dhomëzës së ngrirësit. Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 48 orësh, ose mund të çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin ° C të super ngrirjes.

TEMPERATURA E FRIGORIFERIT
Për të rregulluar temperaturën e frigoriferit, shtypni butonin ° C të funksionimit të frigoriferit. Temperatura e frigoriferit mund të rregullohet midis +2°C dhe +8°C, siç tregohet nga dritat LED të temperaturës së frigoriferit.
FTOHJA E SHPEJTË
Me anë të përdorimit të funksionit të ftohjes së shpejtë, është e mundur të rrisni ftohjen në dhomëzën e frigoriferit. Përdorimi i këtij funksioni këshillohet kur vendosni një sasi të madhe ushqimi në dhomëzën e frigoriferit. Shtypni butonin e ftohjes së shpejtë për të aktivizuar funksionin e ftohjes së shpejtë. Kur aktivizohet funksioni i ftohjes së shpejtë,
Shihni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesit për hollësi të mëtejshme për funksionet / shihni faqen e fundit për t'u informuar se si të merrni Udhëzuesin e përdorimit dhe kujdesit
drita blu ndizet në ekranin e ngrirjes. Funksioni çaktivizohet automatikisht pas 6 orësh, ose mund të çaktivizohet manualisht duke shtypur butonin e ftohjes së shpejtë.

DRITA E FRIGORIFERIT
Sistemi i ndriçimit brenda dhomëzës së frigoriferit përdor drita LED, duke mundësuar një ndriçim më të mirë si dhe një konsum shumë të ulët të energjisë. Nëse sistemi i dritës LED nuk punon, ju lutemi të kontaktoni shërbimin për ta zëvendësuar.
EKRANI INTELIGJENT
Ky funksion opsional mund të përdoret për të kursyer energji. Për të aktivizuar ekranin inteligjent, shtypni butonat e frigoriferit ° C dhe të ngrirësit ° C njëkohësisht për 3 sekonda, derisa të tingëllojë një sinjal akustik. Për të çaktivizuar këtë funksion, përsëritni të njëjtën procedurë. Mbani mend që funksioni nuk e shkëput pajisjen nga ushqimi me energji, por vetëm redukton energjinë e konsumuar nga ekrani i jashtëm.
TREGUESI I TEMPERATURËS
Treguesi i temperaturës ju informon nëse temperatura në këtë zgavër është mjaftueshëm e ftohtë për të ruajtur ushqime me fjalën "OK".
- Kontrolloni që OK të shfaqet qartë në dritën treguese (shihni figurën poshtë).

- Nëse fjala "OK" nuk shfaqet, do të thotë se temperatura është shumë e lartë: vendosni një temperaturë më të ulët
dhe prisni rreth 10 orë derisa temperatura të stabilizohet.
- Kontrolloni sërish dritën treguese: Nëse është e nevojshme, rregullojeni sërish sipas procesit fillestar. Nëse është shtuar një sasi e madhe ushqimi ose nëse dera e frigoriferit është hapur shpesh, është normale që treguesi të mos shfaqë OK. Prisni të paktën 10 orë përpara se të vendosni çelësin e FUNKSIONIMIT TË FRIGORIFERIT në një rregullim më të lartë.
ZONA E KUJDESIT TË USHQIMIT 0°C / SHKRIRJA E SIGURT
Një dhomëz e projektuar për t'i mbajtur ushqimet delikate, si mishin dhe peshkun, të freskëta. Temperatura e ulët në dhomëz mundëson ruajtjen e ushqimit për rreth një javë - testimet janë kryer në produktet e mishit - pa ndryshuar lëndët ushqyese, pamjen dhe shijen. Dhoma është gjithashtu shumë e përshtatshme për shkrirjen e shëndetshme të ushqimeve, si shkrirja në temperaturë të ulët, e cila parandalon përhapjen e mikroorganizmave, ndërkohë që ruan shijen dhe vlerat organoleptike. Nuk është e përshtatshme për frutat, perimet dhe sallatën jeshile. Por mund të përdoret për makaronat e freskëta me mbushje si dhe për ushqimet e gatuara.
KOSHI I FRUTAVE DHE PERIMEVE*
Sirtari i sallatave të freskëta që është vendosur brenda në frigorifer, është projektuar posaçërisht me qëllim ruajtjen e frutave dhe perimeve të freskëta.
Hapni rregullatorin e lagështisë (pozicioni B) nëse dëshironi të ruani ushqimin në një mjedis më pak të lagësht, si frutat, ose mbylleni atë (pozicioni A) për të ruajtur ushqimin në një mjedis më të lagësht, si perimet.

RAFTET*
Falë shinave të posaçme, raftet janë të lëvizshëm dhe lartësia është e rregullueshme, duke mundësuar vendosjen e enëve dhe ushqimeve të mëdha lehtësisht.
ETIKETA E ALARMIT
| TIPI I ALARMIT SINJALI SHKAKU ZGJDHJA | |||
| Alarmi i hapjes SSEderës. | Drita e frigoriferit pulson.Treguesi i alarmit pulson. | Dera ka qëndruar e hapur përme shumë se 2 minuta. | Mbyllni derën ose shtypni butonin Stop Alarm për të heshtur alarmin akustik. |
| Alarmi i temperaturës. | Drita e frigoriferit OFF (fikur). Dera ka qëndruar e hapur përme shumë se 4 minuta. | Mbyllni derën. | |
| Keqfunksionim. Çdo tregues temperature pulson. | Keqfunksionim iproduktit. Kontaktoni Shërbimin e pas shitjes. | ||
DISA NGA TINGUJT FUNKSIONALË QË MUND TË DËGJONI
Një tingull fërshëllyes kur ndizni pajisjen për herë të parë ose pas një pauze të gjatë.

Sugjerohet për ruajtjen e pijeve, qumështit dhe ushqimeve, si bulmete, ushqime delikate, kos, vezë, gjalpë, salca, turshi, ëmbëlsira.

SIRTARI I FRUTAVE & PERIMEVE

ZONA E FTOHJES: ZONA E KUJDESIT TË USHQIMIT 0°C / SHKRIRJA E SIGURT*
Sugjerohet për ruajtjen e mishit, peshkut, sallameve, makaronave të freskëta me mbushje, ushqimeve të gatuara, ushqimeve të mbetura. Kjo zonë sugjerohet gjithashtu edhe për shkrirjen e ushqimeve.

SIRTARI I ZONËS SË NGRIRËSIT TË SHPEJTË
Zona e ftohjes maks. sugjerohet për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe të gatuara.

SIRTARET NORMALE TË NGRIRËSIT
Sugjerohet për ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe akullores.
Shënim: Tonaliteti gri i legjendës nuk përkon me ngjyrën e sirtarëve
DHOMA E FRIGORIFERIT
Përdorni enë plastike, metalike, alumini dhe qelqi si dhe letër plastike për të mbështjellë ushqimet.
Përdorni gjithmonë enë të mbyllura për lëngjet dhe për ushqimet që mund të lëshojnë ose thithin erë ose shije, ose mbulojini ato.
Nëse keni sasi të vogla ushqimi për të ruajtur në frigorifer, ju rekomandojmë të përdorni raftet e sipërme të pjesës për frutat dhe perimet, pasi është zona më e ftohtë e dhomës.
Ushqimet që lëshojnë një sasi të madhe gazi etilen dhe ato që janë të ndjeshme ndaj këtij gazi, siç janë frutat, perimet dhe sallata, duhet të jenë gjithmonë të veçuara ose të mbështjella në mënyrë që të mos reduktojnë kohën e ruajtjes; për shembull, mos i vendosni domatet bashkë me frutat kivi ose lakrën.
Për të shmangur rënien e shisheve, mund të përdorni mbajtësen e shisheve (e disponueshme në disa modele).
Mos i vendosni ushqimet shumë afër, për të mundësuar një qarkullim ajri të mjaftueshëm.
DHOMA E NGRIRËSIT
Ngrirësi është vendi ideal për ruajtjen e ushqimeve të ngrira, formimin e kubeve të akullit dhe ngrirjen e ushqimeve të freskëta në dhomën e ngrirësit. Numri maksimal i kilogramëve të ushqimeve të freskëta që mund të ngrihen brenda një periudhe 24-orëshe, tregohet në pllakëzën e të dhënave (... kg/24h).
Nëse keni nevojë për të futur ndonjë gjë, ju lutemi të ndiqni udhëzimet e dhëna në manualin e përdorimit.

Politikat, dokumentacionin standard dhe të dhëna të tjera për produktin, i gjeni:
Duke vizituar faqen tonë të internetit docs.hotpoint.eu - Duke përdorur kodin QR - Ose kontaktoni shërbimin tonë të Pas-shitjes (Shihni numrin e telefonit në broshurën e garancisë). Kur kontaktoni shërbimin e pas-shitjes, specifikoni kodet që janë dhënë në etiketat e identifikimit të produktit.
Të dhënat për modelin mund t'i gjeni përmes kodit QR të raportuar në etiketën e energjisë. Etiketa përfshin gjithashtu identifikuesin e modelit që mund të përdoret për t'u referuar portalit të regjistrit në https://eprel.ec.europa.eu

