X65163WV1 - Frigorifer AEG - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas X65163WV1 AEG në format PDF.

AEG X65163WV1 - Frigorifer
📄 128 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice AEG X65163WV1 - page 114
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Aspirator kuzhine
Marka AEG
Model X65163WV1
Furnizimi me energji elektrike Shihni pllakën e të dhënave (tension standard)
Lartësia minimale e instalimit 45 cm për sobë elektrike, 50 cm për gaz ose të përzier
Shpejtësitë e thithjes 3 shpejtësi: minimale, mesatare, maksimale
Ndriçimi Llambë halogjene 12 V, 20 W maks, tipi G4
Filtri kundër yndyrës Mund të pastrohet në pjatalarëse ose me dorë (mujore)
Filtri me karbon aktiv I pa larë, zëvendësojeni çdo 4 muaj
Sistemi i shkarkimit Thithje e jashtme ose riqarkullim i brendshëm
Mirëmbajtja Pastroni rregullisht pjesën e jashtme dhe të brendshme me një leckë të lagur dhe detergjent neutral
Siguria Shkëputeni nga rrjeti para çdo operacioni, mos përdorni pa grilë, respektoni distancat minimale
Pjesë këmbimi Përdorni vetëm pjesë origjinale AEG
Shërbimi pas shitjes Kontaktoni AEG me model, PNC dhe numër serial (në pllakën e të dhënave)

Pyetjet më të shpeshta - X65163WV1 AEG

Cila është lartësia minimale e instalimit të aspiratorit?
Lartësia minimale midis sipërfaqes së gatimit dhe pjesës më të ulët të aspiratorit është 45 cm për soba elektrike dhe 50 cm për soba me gaz ose të përziera. Nëse prodhuesi i sobës specifikon një distancë më të madhe, respektojeni atë.
Si të pastrohet filtri kundër yndyrës?
Filtri kundër yndyrës duhet të pastrohet një herë në muaj. Mund ta lani me dorë me një detergjent jo agresiv ose në pjatalarëse në temperaturë të ulët dhe cikël të shpejtë. Vini re se pjatalarësja mund të shkaktojë zbardhje, por nuk ndikon në performancën e filtrimit.
Kur duhet të zëvendësohet filtri me karbon aktiv?
Filtri me karbon aktiv nuk lahet. Ai duhet të zëvendësohet maksimalisht çdo 4 muaj ose më herët nëse përdorimi është intensiv.
Si të ndërrohet llamba e aspiratorit?
Së pari shkëputeni aspiratorin nga rryma. Sigurohuni që llamba është e ftohtë. Përdorni një llambë halogjene 12V, 20W maks, tipi G4 e përshtatshme për ndriçim të hapur. Shmangni prekjen e llambës me gishta.
A mund ta përdor aspiratorin pa filtër?
Jo, kurrë nuk duhet të përdorni aspiratorin pa grilë dhe filtra të montuar saktë. Kjo rrezikon të dëmtojë pajisjen dhe paraqet rrezik.
Çfarë të bëni nëse aspiratori nuk ndizet?
Kontrolloni fillimisht nëse aspiratori është i lidhur dhe ndërprerësi kryesor është i ndezur. Nëse asgjë nuk ndodh, kontaktoni shërbimin pas shitjes AEG me modelin, PNC-në dhe numrin serial (në pllakën e të dhënave).
A mund të përdoret aspiratori në riqarkullim?
Po, aspiratori mund të funksionojë në version thithje të jashtme ose në version riqarkullim të brendshëm (me filtër karboni). Konsultohuni me manualin e instalimit për të përshtatur modelin tuaj.
Si të mirëmbahet pjesa e jashtme e aspiratorit?
Pastroni rregullisht pjesën e jashtme me leckë të lagur të njomur me detergjent të lëngshëm neutral. Mos përdorni produkte gërryese ose alkool.
Cilën shpejtësi thithjeje të zgjidhni?
Përdorni shpejtësinë minimale për gatim normal, shpejtësinë mesatare për më shumë avull, dhe shpejtësinë maksimale në rast të përqendrimit të lartë të tymit ose avullit. Lëreni aspiratorin të punojë 5 minuta para dhe 15 minuta pas gatimit.
Ku gjendet pllaka e të dhënave?
Pllaka e të dhënave ndodhet brenda aspiratorit. Ajo tregon modelin, PNC (numrin e produktit) dhe numrin serial, të nevojshëm për çdo ndërhyrje të shërbimit pas shitjes.

Pyetjet e përdoruesve rreth X65163WV1 AEG

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X65163WV1 - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X65163WV1 e markës AEG.

MANUAL I PËRDORUESIT X65163WV1 AEG

Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bën jetën tuaj më të thjeshtë - karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.

Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

AEG X65163WV1 - 1

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin: www.aeg.com

AEG X65163WV1 - 2

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.aeg.com/productregistration

AEG X65163WV1 - 3

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj: www.aeg.com/shop

PROBLEME MJEDISORE

Ricikloni materialet me simbolin dhe vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.

Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin me mbeturinat shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

Aparati Projektuar, testuar dhe prodhuar sipas:

. Siguria: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.

. Performanca: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741; EN 50564; IEC 62301.

. EMC EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.

Këshilla për një përdorim korrekt për reduktimin e impaktit ambiental:

Shtypni ON për të ndezur aspiratorin me një shpejtësi minimale kur filloni të gatuani dhe e mbani të ndezur për disa minuta pasi të keni përfunduar gatimin. Shtoni shpejtësinë vetëm në raste të një sasie të madhe tymi dhe avulli dhe përdorni shpejtësinë boost vetëm në raste ekstreme. Zëvendësoni filtrin me karbon nëse është e nevojshme për të arritur reduktimin e erërave me efikasitet. Pastroni filtrin e yndyrave nëse doni të arrini thithjen e yndyrave me efikasitet. Përdorni diametrin maksimal të kanalizimit të paraqitur në manualin e udhëzimeve për të maksimizuar efikasitetin dhe minimizuar zhurmën.

KUJDES DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT

Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.

Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme. Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

! Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

1. UDHËZIME PËR SIGURINË

! Kujdes! Zbatoni me përpikëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. ! Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

Gjatë gjithë veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni doreza pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikëqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambienti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegie gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

Kujdes! Kur supria është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për

Nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTEN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual). Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të shmangur kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

! Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.

2. PËRDORIMI

Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.

Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion mes variantit thithës me

nxjerrje jashtë tymrave se filtrues me riciklim të brendshëm

3. MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 45cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

4. MIRËMBAJTJA

! Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me lëng larës të lëngët jo gërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryes. MOS PËRDORNI ALKOL!

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

4.1 Filtri antiyndrye

Filtri antiyndryre metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndryre metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

AEG X65163WV1 - Filtri antiyndrye - 1

4.2 Filtri prej karboni aktiv që NUK lahet. Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

AEG X65163WV1 - Filtri antiyndrye - 2

5. KOMANDIMET

Oxhaku është pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e PLLAKËS së gatimit. Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

AEG X65163WV1 - KOMANDIMET - 1

6. NDRIÇIMI

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike. Kujdes! Para se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur. Përdorni llamba halogjene 12V - 20W, max. - G4, dhe kini kujdes që të mos i prekni me duar.

AEG X65163WV1 - NDRIÇIMI - 1

1 ON/OFF dritat 2 OFF motorët 3 Fuqia thithëse minimale 4 Fuqia thithëse mesme 5 Fuqia thithëse maksimale

AEG X65163WV1 - NDRIÇIMI - 2

AEG X65163WV1 - NDRIÇIMI - 3

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : AEG

Modeli : X65163WV1

Kategori : Frigorifer