X79464MI1 - Frigorifer AEG - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas X79464MI1 AEG në format PDF.
| Lloji i produktit | Aspirues (version nxjerrje ose riciklim) |
| Marka | AEG |
| Modeli | X79464MI1 |
| Furnizimi elektrik | 230 V ~ 50 Hz (sipas pllakës sinjalizuese) |
| Fuqia e instaluar | Rreth 200 W (vlerësim) |
| Ndriçimi | Teknologji LED, jetëgjatë, kursim energjie |
| Numri i shpejtësive | 3 shpejtësi plus funksion intensiv i kohëzuar (5 min) |
| Filtri i yndyrës | Lahet në pjatalarës, pastrim mujor |
| Filtri i karbonit | Tipi 20 LONG LIFE (i laheshëm) ose Tipi 15 (jo i laheshëm, zëvendësim çdo 4 muaj maksimum) |
| Distanca minimale e gatimit | 50 cm (elektrik) / 65 cm (gaz ose i përzier) |
| Funksioni ndalim motor (stand by) | Po, butoni OFF |
| Alarmi i filtrave | Tregues për filtrim yndyre (40 h) dhe karbon (160 h) |
| Siguria | Shkëputni para mirëmbajtjes; mos përdorni pa grilë; mos bëni flakë nën aspirues |
| Mirëmbajtje e rregullt | Pastrim i jashtëm dhe i brendshëm të paktën një herë në muaj |
| Pjesë këmbimi | Përdorni ekskluzivisht pjesë origjinale AEG |
| Shërbimi pas shitjes | Kontaktoni me modelin, PNC dhe numrin serial |
| Riciklimi | Mos hidhni me mbetjet shtëpiake; depozitoni në qendër riciklimi |
Pyetjet më të shpeshta - X79464MI1 AEG
Pyetjet e përdoruesve rreth X79464MI1 AEG
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj X79464MI1 - AEG dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. X79464MI1 e markës AEG.
MANUAL I PËRDORUESIT X79464MI1 AEG
Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:
www.aeg.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë:
Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj:
www.aeg.com/shop
PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN
Ricikloni materialet me simbolin. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka.
Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve
të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbolin
mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
1! UDHËZIME PËR SIGURINË
⚠️Kujdes! Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.
⚠️ Paralajmërim! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin. Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.
Gjatë të gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune. Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen. Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet! Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. është e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.
!Kujdes! Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen. Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me
përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.
Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual) Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.
⚠️ Kujdes! Mungesa e instalimit të vidave dhe të pajisjeve të fiksimit sipas këtyre udhëzimeve mund të sjellë rreziqe të natyrës elektrike.
2. PËRDORIMI
Oxhaku shërben për të thithur tymrat dhe avujt që vijnë nga gatimi.
Në manualin e instalimit bashkëngjitur tregohet se cili është versioni i mundshëm që mund të përdoret për modelin që keni në dispozicion, mes variantit thithës me nxjerrje
jashtë të tymrave, ose filtrues me riciklim të brendshëm.
3. MONTIMI
Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë, atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.
Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.
Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të enëve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50 cm në rastin e kuzhinave elektrike dhe jo më pak se 65 cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.
4. MIRËMBAJTJA
⚠ Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresën e përgjithshme të banesës.
Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryhet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!
⚠ Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motori, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.
4.1 Filtri antiyndyrë
Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose në makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

4.2 Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse, përdorni ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100°C për ta tharë përfundimisht.
Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.
Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet
Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë, është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

5. KOMANDIMET
Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.
Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqendrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.
Komandat gjenden në panelin ballor të pajisjes:

Shtypni me shpejtësi për fikjen e motorit.
EKSKLUZIM ELEKTRONIK
Shtypni butonin për 3 sekonda. Komandimi elektronik i aspiratorit do të ekskluzohet.
Ky tip funzionimi mund të jet i nevojshëm për të bërë pastrimin e produktit. Përsërite procedurën për riaktivizimin elektronik.
Kujdes! Që në përdorimin e parë të pajisjes, duhet vënë elektronika, që rezulton e përjashtuar nga predefinicioni.
2 Butoni me Shpejtësi të Ulët (Kapacitet thithje)
3 Butoni me Shpejtësi mesatare (Kapacitet thithje);
4 Butoni me Shpejtësi të Lartë (Kapacitet thithje);
shtypeni përsëri për të aktivizuar funksionimin intensiv për një kohëzgjatje prej 5 minutash.
(aspiratori kthehet automatikisht me një kapacitet thithje mesatare).
5 SINJALI NDALIM FILTRI
- në funksionin ON:
shtypni butonin kur aspiratori është i fikur; sinjali ndizet për 3 sekonda për të konfirmuar që është në funksionim;
- në funksionin OFF : shtypni butonin kur aspiratori është i ndezur; sinjali ndizet dhe fiket për 3 sekonda për të konfirmuar që nuk është në funksionim;
Mbas 40 orësh përdorimi, sinjali ndizet, tregon që filtri që thith pluhurat dhe vajrat duhet të pastrohet;
Mbas 160 orësh përdorimi sinjali ndizet dhe fiket, tregon që filtri i karbonit aktiv duhet të zëvendësohet.
Në të dyja rastet sinjali zgjat 60 sekonda nga momenti i fikjes; për të riprogramuar treguesin dhe aktivizimin, shtypni butonin kur aspiratori është i fikur
6 Butoni ON/OFF I Ndezur
Kujdes! Në qoftë se aspiratori nuk do të punojë në mënyrë korrekte, shkëputeni nga rrjeti elektrik për të paktën 5 sekonda, duke e shkëputur nga priza. Pastaj lidheni përsëri në prizë vetëm një herë para se të kontaktoni Shërbimin e Asistencës Teknike.
6. NDRIÇIMI
Aspiratori ka një sistem ndriçimi që bazohet në teknologjinë LED.
LED garantojnë një ndriçim optimal, që zgjat deri 10 herë më shumë se të llambave tradicionale dhe japin mundësinë të kursehet 90% i energjisë elektrike.
Kujdes: Mos shiko drejt në sy dritën LED.
Për ndërrimin e llambave, kontaktoni qendrën e autorizuar për pjesë ndërrimi.