PANASONIC ER2061 - Prerës mjekrre

ER2061 - Prerës mjekrre PANASONIC - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ER2061 PANASONIC në format PDF.

📄 84 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice PANASONIC ER2061 - page 1
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Makinë prerëse mjekre
Marka Panasonic
Modeli ER2061
Përmasat (trupi kryesor) 4,8 cm × 16,1 cm × 4,7 cm
Pesha (trupi kryesor) 130 g
Furnizimi me energji Adaptor rrjeti RE9-36, tension automatike
Tensioni i motorit 1,2 V DC
Kohëzgjatja e karikimit 8 orë
Autonomia (karikim i plotë) Rreth 50 minuta
Lloji i baterisë Nikel-metal-hidrid (Ni-MH) i integruar
Gjatësia e prerjes e rregullueshme 2 mm deri 18 mm (12 pozicione)
Përdorimi në rrjet Po, edhe me bateri të dobët
Pastrimi Furçë pastrimi, teh i lëvizshëm për shpëlarje
Lubrifikimi Vaj i dhënë, para çdo përdorimi ose pas pastrimit
Jetëgjatësia e teheve Rreth 3 vjet (përdorim 10 min çdo 3 ditë)
Jetëgjatësia e baterisë Rreth 6 vjet (karikim 3 herë në muaj)
Niveli i zërit 54 dB(A)
Siguria Mos e zhytni, mos përdorni me duar të lagura, fikeni para ndryshimit të krehrit
Përdorimi i parashikuar Shtëpiak, mjekër dhe mustaqe
Aksesorët e dhënë Adaptor RE9-36, krehër (12 pozicione), vaj, furçë pastrimi
Riparueshmëria Bateria dhe tehet të zëvendësueshme nga një qendër e autorizuar

Pyetjet më të shpeshta - ER2061 PANASONIC

Si të karikoni makinën prerëse Panasonic ER2061?
Lidheni prizën e pajisjes në makinën prerëse, pastaj adaptorin RE9-36 në një prizë rrjeti. Treguesi i karikimit ndizet. Karikimi i plotë zgjat 8 orë dhe ofron rreth 50 minuta autonomi.
A mund ta përdor makinën prerëse gjatë karikimit?
Po, ju mund ta përdorni makinën prerëse të lidhur në rrjet edhe nëse bateria është e dobët. Nëse nuk funksionon, karikojeni për rreth 1 minutë para përdorimit.
Si të rregulloni gjatësinë e prerjes?
Rrotulloni çelësin e vendosur në trupin kryesor për të lëvizur krehërin. Pozicionet shkojnë nga 2 mm (pozicioni 1)18 mm (pozicioni 12). Shikoni tabelën e treguesve në manual për vlerat e sakta.
Si të pastroni makinën prerëse?
Hiqeni krehërin, furçoni qimet e trupit dhe të tehut. Shtyni tehun nga jashtë për ta hequr, pastaj furçoni midis tehut fiks dhe tehut të lëvizshëm duke shtypur levën e pastrimit. Mund ta shpëlani edhe tehun nën ujë.
A duhet të vajosen tehet?
Po, rekomandohet të aplikoni një pikë vaji të dhënë në tehe para çdo përdorimi ose pas pastrimit. Kjo siguron një prerje optimale dhe zgjat jetëgjatësinë.
Cila është jetëgjatësia e teheve dhe baterisë?
Tehet zgjasin rreth 3 vjet për një përdorim prej 10 minutash çdo 3 ditë. Bateria Ni-MH zgjat rreth 6 vjet nëse karikohet 3 herë në muaj. Zëvendësoni tehet nëse prerja bëhet joefikase.
A mund ta zëvendësoj baterinë vetë?
Bateria nuk është projektuar për t'u zëvendësuar nga përdoruesi. Çojeni pajisjen në një qendër shërbimi të autorizuar. Nëse duhet ta hiqni për ta hedhur, ndiqni procedurën e përshkruar në manual (shkarkim i plotë, heqje e vidhave, etj.).
A është makina prerëse e papërshkueshme nga uji?
Jo, pajisja nuk duhet të zhytet në ujë as të përdoret pranë një legeni të mbushur me ujë. Pastroni strehën me një leckë të butë pak të lagur, kurrë me tretës.
Çfarë të bëni nëse pajisja nxehet?
Është normale që makina prerëse të ngrohet pak gjatë përdorimit ose karikimit. Nëse temperatura bëhet e tepërt, shkëputeni dhe lëreni të ftohet. Mos e mbuloni pajisjen gjatë karikimit.
Si të dini nëse bateria është e dobët?
Shpejtësia e prerjes zvogëlohet. Karikojeni plotësisht për 8 orë. Treguesi i karikimit ndizet kur adaptori është i lidhur dhe mbetet i ndezur sa kohë është i lidhur.

Pyetjet e përdoruesve rreth ER2061 PANASONIC

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Prerës mjekrre në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ER2061 - PANASONIC dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ER2061 e markës PANASONIC.

MANUAL I PËRDORUESIT ER2061 PANASONIC

Udhëzime për përdorim Makinë qethëse për mjekrën/flokët me adaptor AC/e Rikarikueshme

Shqip 2Dansk 26Česky5
Deutsch 6Português 30Slovensky54
Français 10Norsk 34Magyar58
Italiano 14Svenska 38Română62
Nederlands 18Suomi 42Türkçe66
Español 22Polski 46

PANASONIC ER2061 - 1

Përpara se të përdorni këtë njësi, ju lutemi lexoni këto udhëzime plotësisht.

E rëndësishme

▶ Udhëzime për karikimin

  • Përdorni makinën qethëse ER2061 për mjekrën/flokët vetëm me adaptorin RE9-36.
  • Karikoni pajisjen në temperatura midis 5 °C dhe 35 °C ku nuk do të ekspozohet në dritën direkte të diellit apo burimeve të tjera të nxehtësisë.
  • Karikimi nuk duhet të vazhdojë për më shumë se 48 orë pasi mund të dëmtojë baterinë.
  • Pajisja mund të ngrohet gjatë përdorimit dhe karikimit. Kjo është normale.
  • Kabulli nuk mund të zëvëndësohet. Nëse kabulli është dëmtuar, pajisja duhet të hidhet.

▶ Udhëzime për përdorimin dhe ruajtjen

  • Paralajmërim- Mbajeni pajisjen të thatë.
    • Pajisja nuk duhet të zhytet në ujë.
  • Pajisja nuk duhet të përdoret pranë ose mbi lavamanët e mbushur me ujë.
    • Pajisja nuk duhet të përdoret me duar të lagura.
  • Fikeni pajisjen përpara se të ndryshoni gjatësinë e prerjes apo të hiqni aksesorin e krehërit.
    • Kjo pajisje nuk mund të përdoret nga fëmijët mbi 8 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuar fizike, sensore apo mendore apo mungesë eksperience dhe njohurish nëse nuk mbikëqyren apo nuk janë udhëzuar rreth përdorimit të duhur e të sigurt të pajisjes dhe nuk kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
    • Nuk duhet të ndërhyni tek pjesët e lëvizshme.
  • Mos e tërhiqni pajisjen nga kabulli. Mund të shqitet, duke shkaktuar dëmtime ose lëndime.
  • Pajisja nuk duhet të përdoret tek kafshët.
  • Pajisja nuk duhet të çmontohet. Dërgojeni tek një teknik i autorizuar servisi kur kanevojë për servis ose riparim.

- Pajisja duhet të ruhet në një vend që nuk është ekspozuar në dritë direkte të diellit ose pranë një burimi nxehtësie

▶ Udhëzime për pastrimin

- Pastroni pjesën e jashtme vetëm me një leckë të butë të lagur pak me ujë rubineti ose ujë me sapun. Pastruesit gërryes si benzina ose zbardhuesit nuk duhet të përdoren.

Specifikimet

Burimi i energjisë: Shihni pllakën e emrit në produkt.

(Konvertim automatik i voltazhit)

Voltazhi i motorit: 1.2 V DC

Koha e karikimit: 8 orë

Ky produkt është dizenjuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Zhurma akustike e shpërndarë në ajër: 54 (dB (A) re 1 pW)

Identifikimi i pjesëve
PANASONIC ER2061 - Specifikimet - 1

A Trupi kryesor
① Çelësi
② Butoni
③Llampa treguese e karikimit
BBIlokuesi i tehut
④ Leva pastruese
⑤ Tehu lëvizës
⑥Tehu i palëvizshëm
© Aksesori i krehërit
D Adaptori (RE9-36)
⑦ Kabulli i fuqisë
⑧ Spina e pajisjes
E Vaji
Furça e pastrimit

Karikimi K

Karikimi i makinës qethëse

Ju mund ta karikoni plotësisht makinën qethëse në 8 orë nëse po humbet shpejtësinë.

Një karikim i plotë mundëson mjaftueshëm fuqi për 50 minuta përdorim.

  1. Vendosni spinën e pajisjes në makinën qethëse.
  2. Vendosni adaptorin në prizë.

Drita treguese e karikimit ndizet dhe mbetet e ndezur derisa adaptori të hiqet nga priza.

PANASONIC ER2061 - Karikimi i makinës qethëse - 1

Nëse vendosni spinën në makinën qethëse dhe adpatorin në prizë, ju mund ta përdorni makinën edhe nëse kapaciteti i baterisë është i ulët.

Nëse makina qethëse nuk punon, vazhdoni ta karikoni për afërsisht për 1 minutë.

Pérdorini

Përdorimi i makinës qethëse

▶ Qethja e mjekrës dhe mustaqeve

  1. Hidhni disa pika vaj në tehe. (Shihni fq. 4.)
  2. Rrotulloni butonin për të vendosur aksesorin krehërit në gjatësinë e dëshiruar (midis 2 mm dhe 18 mm).
IndikatoriGjatësia e prerjesIndikatoriGjatësia e prerjes
1 2.0mm 7 10.5 mm
2 3.0mm 812.0 mm
3 4.5mm 913.5 mm
4 6.0mm 10 15.0 mm
5 7.5mm 11 16.5 mm
6 9.0mm 12 18.0 mm

PANASONIC ER2061 - Përdorimi i makinës qethëse - 1

  1. Rrëshkisni celësin në trupin kryesor lart për të ndezur makinën gethëse.
  2. Vendosni pjesën e përparme të krehërit të anuar kundrejt lëkurës dhe prisni mjekrën duke e lëvizur makinën qethëse në të gjitha drejtimet për të marrë një qethje uniforme.

Me qimet e gjata të fytyrës, aksesori i krehërit mund të mos presë të gjithë qimet. Në këtë rast, hiqni aksesorin e krehërit dhe përdorni një krehër tradicional për të zgjatur qimet e mbetura të paprera.

PANASONIC ER2061 - Përdorimi i makinës qethëse - 2

▶ Modelim i mustaqeve
1. Hiqni aksesorin e krehërit.
2. Vendosni cepin e anuar kundrejt lëkurës dhe modeloni anët e mjekrës në mënyrë të njëtrajtshme.

PANASONIC ER2061 - Përdorimi i makinës qethëse - 3

Pastrimi i makinës qethëse

  1. Hiqni aksesorin e krehërit.
  2. Fshini me furcë qimet e prera nga trupi kryesor dhe përreth tehut.

  3. Mbani trupin kryesor, vendosni gishtin emadh kundrejt teheve dhe më pas shtyjini jashtë trupit kryesor.

  4. Fshini me furcë qimet e prera nga tehu i lëvizshëm dhe i palëvizshëm ndërkohë që shtyni poshtë levën e pastrimit për të ngritur levën lëvizëse.

PANASONIC ER2061 - Pastrimi i makinës qethëse - 1

PANASONIC ER2061 - Pastrimi i makinës qethëse - 2

  1. Aplikoni një pikë vaj në pikat e treguara nga shig-jetat.

PANASONIC ER2061 - Pastrimi i makinës qethëse - 3

Puthisni kokën e montimit të tehut në makinën qethëse dhe shtyjeni derisa të dëgjohet tingulli klik.

▶ Jetëgjatësia e tehut

Jetëgjatësia e tehut varion sipas frekuencës dhe jetëgjatësisë së përdorimit të makinës qethëse.

Për shembull, jetëgjatësia e tehut është afërsisht 3 vjet kur përdorni makinën qethëse për 10 minuta çdo 3 ditë. Zëvëndësoni tehet nëse efikasiteti i prerjes reduktohet në mënyrë të dukshme pavarësisht mirëmbajtjes së duhur.

▶ Jetëgjatësia e baterisë

Jetëgjatësia e baterisë varion sipas frekuencës dhe jetëgjatësisë së përdorimit të makinës qethëse.

Për shembull, jetëgjatësia e baterisë është afërsisht 6 vjet kur bateria është karikuar 3 herë në muaj.

Pajisja nuk duhet lënë për më shumë se 6 muaj pa u karikuar. Karikimi shkarkohet nga bateria dhe jetëgjatësia e baterisë mund të shkurtohet.

Heqja e baterisë së karikueshme në trup të pajisjes

Bateria në këtë makinë qethëse nuk është dizenjuar për tu zëvëndësuar nga konsumatorët. Sidoqoftë, bateria mund të zëvëndësohet në një gëndër servisi të autorizuar.

Procedura e përshkruar më poshtë është menduar vetëm për heqjen e baterisë së rikarikueshme për qëllimin e hedhjes së duhur.

  1. Shkëpusni kabullin nga makina qethëse.

  2. Hiqni tehun nga makina gethëse. Hiqni 4 vidat (a).

  3. Hiqni kapakun e trupit kryesor (pjesën e jashtme).

  4. Hiqeni baterinë nga kasa.

Shkarkojeni baterinë plotësisht përpara se ta hiqni.

Tregoni kujdes mos të dëmtoni terminalet + dhe – pasi të keni hequr baterinë.

PANASONIC ER2061 - Heqja e baterisë së karikueshme në trup të pajisjes - 1

Për mbrojtjen e ambjentit dhe riciklimin e materialeve

Kjo makinë rroje përmban bateri Nikel-Metal Hidride.

Ju lutemi sigurohuni që baterite të hidhen një vendodhje të krijuar posaçër- isht për hedhjen e tyre (nëse ka).

Ju lutemi lexoni "Informacion për Përdoruesit mbi Grumbullimin dhe Hedhjen e Pajisjeve të vjetra dhe Baterive" në fq. 70.

Wichtig

Ky simbol në produktet dhe/ose dokumentat shoqëruese nënkupton që produktet e përdorura elektrike dhe elektronike nuk duhet të përzihen me mbetjet e përgjithshme shtëpiake.

Në disa shtete ju mund të ktheni produktet tek shitësi lokal mbi blerjen e një produkti të ri ekuivalent. Hedhja e këtij produkti në mënyrën e duhur, do tiu ndihmojë të ruani burimet e vlefshme dhe të parandalojë efektet e mundshme negative mbi shëndetin njerëzor dhe ambjentin, që mund të vinin si pasojë e hedhjes së papërshtatshme të mbetjeve. Ju lutemi kontaktoni me autoritetet lokale për detaje të mëtejshme mbi pikën e autorizuar të grumbullimit të mbetjeve. Gjobëvënie mund të aplikohen nga hedhja e gabuar e këtyre mbetjeve, në përputhje me legjislacionin kombëtar.

Për përdoruesit e biznesit në Bashkimin European Nëse dëshironi të hidhni mbetjet elektrike dhe elektronike, ju lutemi kontaktoni shitësin apo furnitorin për informacione të mëtejshme.

Informacion mbi Hedhjen në vende jashtë Bashkimit European

Ky simbol është i vlefshëm vetëm në BE. Nëse dëshironi të hidhni mbetjet elektrike dhe elektronike, ju lutemi kontaktoni shitësin apo autoritetet lokale për informacione rreth hedhjes së duhur të mbetjeve.

PANASONIC ER2061 - Informacion mbi Hedhjen në vende jashtë Bashkimit European - 1

Shänim për simbolin e baterisë (shembulli i simbolit në fund):

Ky simbol mund të përdoret në kombinim me një simbol kimik. Në këtë rast përputhet me kërkesat e hartuara nga Direktiva për kimikatin e përdorur.

Deutsch

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : PANASONIC

Modeli : ER2061

Kategori : Prerës mjekrre