SKIL 0795 AA - Fryrëse

0795 AA - Fryrëse SKIL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas 0795 AA SKIL në format PDF.

📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice SKIL 0795 AA - page 84

Pyetjet e përdoruesve rreth 0795 AA SKIL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fryrëse në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0795 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0795 AA e markës SKIL.

MANUAL I PËRDORUESIT 0795 AA SKIL

Aspirator për gjethe/me thithje 0791/0795

HYRJE

  • Kjo pajisje është projektuar për shpërndarjen/mbledhjen si dhe thithjen/grirjen e gjetheve të thata dhe mbeturinave të tjera të thata në kopsht, si barëra dhe degët e vogla
  • Kjo pajisje është e projektuar vetëm për përdorim familjar dhe nuk është projektuar për t'u përdorur në kushte me lagështi
  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë të ilustruara në skicë ②
  • Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
  • Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen ③
  • Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëntime të rënda

TË DHËNAT TEKNIKE ①

ELEMENTET E PAJISJES ②

A Tubi i poshtëm i fryrjes/thithjes
B Tubi i sipërm i fryrjes/thithjes
C Qesja mbledhëse
D Doreza drejtuese
E Rripi i krahut
F Bblokuesi i kordonit
G Çelësi i aktivizimit
H Çelësi për zgjedhjen e mënyrës së funksionimit
J Rrota për kontrollin e shpejtësisë maksimale (0795)
K Rrotat mbështetëse
L Të çarat e ajrosjes
M Doreza kryesore
N Vidat shtrënguese (3)
P Vrima e thithjes
Q Vrima e fryrjes
R Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)

SIGURIA

TË PËRGJITHSHME

  • Përdoreni veglën vetëm në dritë gjatë ditës ose me dritë të përshtatshme artificiale
  • Përdoreni pajisjen vetëm pasi të jetë e montuar plotësisht
  • Mos e përdorni pajisjen në kopshte të lagështa dhe kur materialet për fryrje/thithje janë të lagura
  • Mos fryni materiale të nxehta, të djegshme ose shpërthyese
  • Mos thithni materiale të nxehta, të djegshme ose shpërthyese
  • Mos e përdorni kurrë veglën në afërsi të personave të tjerë (veçanërisht fëmijëve) dhe kafshëve
  • Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose rreziqet ndaj personave të tjera ose pronës së tyre

- Hiqeni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë

  • sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
  • para pastrimit të materialeve të bblokuara
  • para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
  • sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale

- Magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët

SIGURIA PERSONALE

  • Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
  • Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
  • Mos lejoni kurrë fëijët të përdorin pajisjen
  • Mos i fryni kurrë copat në drejtim të personave përreth
  • Mbani gjithmonë pantallona të gjata, mëngë të gjata dhe këpucë të forta kur përdorni pajisjen
  • Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
  • Mbani një maskë për pluhurat kur punoni në një mjedis me pluhura

SIGURIA ELEKTRIKE

  • Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një burim 220 V)
  • Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI) me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi
  • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
  • Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit dhe prizë bashkuese
  • Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20 metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)
  • Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin para se të hiqni spinën)
  • Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët e mprehta
  • Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës
  • Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
  • Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
  • Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk e ndez dhe fik; kërkoni gjithmonë që çelësi i dëmtuar të riparohet nga një person i kualifikuar

PARA PËRDORIMIT

  • Familjarizohuni me komandat dhe përdorimin e saktë të veglës
  • Kontrolloni funksionimin e pajisjes para çdo përdorimi dhe, në rast defekti, riparojeni nga një person i kualifikuar; mos e hapni kurrë vetë pajisjen
  • Para përdorimit, kontrolloni plotësisht zonën ku do të përdorni plajisjen dhe hiqni të gjitha objektet e

forta që mund të dëmtojnë mekanizmin e grirjes gjatë thithjes (si gurë, copa xhami, pjesë metalike)

  • Gjatë thithjes, mos e përdorni kurrë pajisjen pa vendosur gesen mbledhëse
  • Kontrolloni rregullisht qesen mbledhese për konsum ose dëmtime
  • Zëvendësoni pjesët e konsumuara ose të dëmtuara
  • Shikoni që të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të jenë të shtrënguara për të qenë të sigurt që pajisja është në kushte të sigurta pune

GJATË PËRDORIMIT

  • Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla
  • Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
  • Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta
  • Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të pastra nga copërat e mbetura
  • Mbani një qëndrim të sigurt gjatë punës (mos u zgjasni shumë, veçanërisht kur përdorni ose jeni mbi shkallë)

SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL

③ Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
④ Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
⑤ Mos e ekspozoni veglën në shi
⑥ Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në një distancë të sigurt nga zona e punës)
⑦ Fikeni dhe hiqeni spinën para pastrimit/mirëmbajtjes ose nëse kordoni (zgjatues) është i dëmtuar ose i ngatërruar
⑧ Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)

PËRDORIMI

- Udhëzimet për montimin ⑨

- sigurohuni që tubat A dhe B, qesja mbledhëse C dhe doreza drejtuese D të jenë montuar si duhet dhe që rripi i krahut E të jetë i rregulluar si duhet para përdorimit të pajisjes

! shtrëngoni mirë të gjitha vidat, bulonat dhe dadot

• Bblokuesi i kordonit ⑩

  • kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues F si në ilustrim
  • tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues

- Ndezje/Fikje ⑪

  • ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit G
  • fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit G

! para se ta ndizni pajisjen, sigurohuni që të mos jetë në kontakt me ndonjë objekt

! pas fikjes së pajisjes, motori vazhdon të punojë për disa sekonda

- Fryrja ⑫

  • zgjidhni modalitetin e fryrjes me çelësin H si në ilustrim (vetëm kur vegla të jetë e fikur)
  • me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0795)

- Thithja/grirja ⑬

  • sigurohuni që quesja e mbledhjes C ② të jetë e lidhur me pajisjen (për montimin, shikoni ②)
  • zgjidhni modalitetin e thithjes me çelësin H si në ilustrim (vetëm kur vegla të jetë e fikur)
  • me anë të rrotës J shpejtësia maksimale mund të ndryshohet nga e ulët në e lartë (1-7) (0795)

! mos thithni objekte të forta si gurë, copa xhami, pjesë metalike

- mos thithni lëngje

- mos thithni sasi të mëdha gjethesh në të njëjtën kohë për të shmangur kështu bllokimin e vrimës së thithjes dhe të helikës së grirësit

- fuqia e grirjes varet nga madhësia e gjetheve dhe lëgashtia e mbetur te to

! kur pajisja ndalon papritur, fikeni menjëherë, hiqeni spinën nga rrjeti elektrik dhe hiqni çdo material të bllokuar mes helikës së grirësit dhe kasës

- boshatisni rregullisht qesen e mbledhjes C ② (kapaciteti i thithjes ulet shumë kur qesja mbledhëse është plot)

• Mbajtja dhe drejtimi i veglës 14

! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri

- përdorni rrotat mbështetëse K për lehtësi në drejtimin e tubit nëpër tokë

- për rezultate optimale, ruani një distancë prej 5-10 cm nga toka

- Boshatisja e qeses mbledhëse 15

! fikni pajisjen dhe hiqni spinën

- prisni deri sa helika të ndalojë plotësisht para se të hiqni qesen mbledhëse nga pajisja

- hapni zinxhirin e qeses mbledhëse dhe boshatiseni plotësisht

- materiali i dekompozuar nuk ka lidhje me mbetjet familjare

MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI

  • Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
  • Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes L ②)

- pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi me një furçë të butë ose një copë (mos përdorni produkte pastrimi ose tretës)

- hiqni qesen mbledhëse pas çdo përdorimi, kthejeni mbrapsht dhe pastrojeni plotësisht me furçë

- pas heqjes së qeses mbledhëse, sigurohuni që papastërtitë e mbetura të jenë hequr nga zona e daljes së ajrit

- Magazinimi ⑯

  • montoni mirë në mur shinën e magazinimit R me 4 vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
  • magazinojeni pajisjen në ambiente të brendshme në një vend të thatë dhe të mbyllur, larg nga fëmijët
  • mos e mbuloni pajisjen me plastmas (plastika mund të shkaktojë lagshti dhe rrjedhimisht ndryshk/gërryerje)

- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL

- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

- Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin,

kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)

! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të shqyrtoni problemin

★ Vegla nuk funksionon

  • nuk ka furnizim me energji -> kontrolloni furnizimin me energji (kablloja elektrike, automatet, siguresat)
  • spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
  • kordoni zgjatues i dëmtuar -> ndërroni kordonin zgjatues
  • çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
  • furçat e karbonit të konsumuara -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
  • motori me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
  • tubi i fryrjes/thithjes jo plotësisht i montuar -> montoni tubin e fryrjes/thithjes me dy pjesë
    ★ Vegla punon me ndërprerje
  • çelësi i ndezjes/fikjes me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
  • lidhjet e brendshme me defekt -> kontaktoni me shitësin/pikën e shërbimit
  • helika e bllokuar nga një objekt i huaj -> hiqni bllokimin
    ★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në fryrje
  • çelësi i zgjedhjes në modalitetin e thithjes -> vendoseni çelësin e zgjedhjes në modalitetin e fryrjes
    ★ Nuk ka fuqi/fuqi i ulët në thithje
  • çelësi i zgjedhjes në modalitetin e fryrjes -> vendoseni çelësin e zgjedhjes në modalitetin e thithjes
  • qesja mbledhëse është plot/e pisët -> boshatisni/pastroni qesen mbledhëse
  • vrima e thithjes e mbushur ose e bllokuar nga një objekt i huaj -> hiqni pengesën

MJEDISI

- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)

  • në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
  • simboli ⑰ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur

DEKLARATA E KONFORMITETIT C€

  • Aspirator për gjethe/me thithje 0791/0795 Të dhënat teknike ①
  • Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhënat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
  • Matur në përputhje me 2000/14/EC niveli i garantuar i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 103 dB(A) (procedura e vlerësimit të konformitetit në përputhje me Shtojcën V) Kategori produkti: 34, 35

- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë

  • E matur në përputhje me EN 60335, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 83 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 101 dB(A) (shmangia standarde: 2 dB) dhe vibrimi 2,8 m/s ^2 (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s ^2 )
  • Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60335; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura

  • përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit

  • kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
    ! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës

★ ان مكش

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : SKIL

Modeli : 0795 AA

Kategori : Fryrëse