Gio’Style Shiver 26 - Ftohës

Shiver 26 - Ftohës Gio’Style - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas Shiver 26 Gio’Style në format PDF.

📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice Gio’Style Shiver 26 - page 23
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Frigorifer portativ (ftohës elektrik)
Marka Gio’Style
Modeli Shiver 26
Kapaciteti 26 deri 30 litra
Furnizimi me energji 12 V DC (prizë automjeti) ose 230 V AC (220-240 V / 50 Hz)
Konsumi elektrik 55 W max (12 V DC) / 55 W (230 V AC)
Klasa energjetike (në rrjet) A+++
Lloji i ftohjes Sistemi termoelektrik Peltier pa CFC
Mënyrat e funksionimit ECO, COOL, PLUS (përzgjedhje me buton, 5 sekonda)
Përshkrimi i mënyrës ECO Kursim energjie, temperatura e brendshme >14,5°C (jashtë 16-38°C)
Përshkrimi i mënyrës PLUS Fuqia maksimale, mund të ulet deri në 4,5°C
Siguria Mos i lidhni të dy furnizimet në të njëjtën kohë; mos zhytni; riparimi nga personeli i kualifikuar
Pastrimi dhe mirëmbajtja Shkëputeni para pastrimit; leckë e lagur; pa detergjentë gërryes
Garancia 24 muaj nga data e blerjes
Certifikimet LDV 2006/95/CE, EMC 2004/108/CE, RoHS, WEEE
Përdorimi i rekomanduar Shtëpiak, kampe; shmangi shiun; sipërfaqe e sheshtë dhe e qëndrueshme
Aksesorë opsionalë Akumulatorë të ftohtë Gio'Style origjinalë
Pjesë këmbimi dhe riparueshmëri Kontaktoni shërbimin pas shitjes Gio'Style (www.giostyle.com)
Informacione të përgjithshme Udhëzimi i disponueshëm në disa gjuhë në notice-facile.com

Pyetjet më të shpeshta - Shiver 26 Gio’Style

Si e lidh pajisjen në rrjet 230 V?
Përdorni kabllon 230 V AC të dhënë. Lidheni spinën në një prizë të rrymës alternative (220-240 V / 50 Hz). Mos i lidhni kurrë të dy kabllot (12 V dhe 230 V) në të njëjtën kohë për të shmangur dëmtimin e pajisjes.
Pse nuk ftohet frigoriferi im?
Fillimisht kontrolloni furnizimin: priza e automjetit duhet të jetë nën tension (ndizni panelin e kontrollit), siguresa e çakmakës ose e automjetit mund të jetë djegur. Sigurohuni që grilat e ajrosjes të mos jenë të bllokuara. Nëse ventilatori nuk rrotullohet, kontaktoni shërbimin pas shitjes.
Çfarë të bëj nëse formohet ujë brenda frigoriferit?
Është normale: lagështia e ajrit kondensohet gjatë ftohjes. Fshini ujin e tepërt me një leckë të thatë pasi të keni shkëputur pajisjen. Prisni disa orë para se ta ndizni përsëri.
Si të zgjedh mënyrat ECO, COOL dhe PLUS?
Shtypni butonin e funksioneve për rreth 5 sekonda për të kaluar nëpër mënyrat. LED tregon mënyrën aktive: jeshile për ECO, portokalli për COOL, e kuqe për PLUS. Pas 48 orësh funksionimi të vazhdueshëm, frigoriferi kthehet automatikisht në mënyrën ECO.
A mund ta lë frigoriferin ndezur vazhdimisht?
Nuk rekomandohet të kaloni 72 orë funksionim të vazhdueshëm. Pas kësaj periudhe, fikeni pajisjen dhe prisni të paktën 2 orë para se ta ndizni përsëri për të ruajtur sistemin ftohës.
Si të pastroj frigoriferin?
Gjithmonë shkëputeni pajisjen para pastrimit. Përdorni një leckë të lagur për të pastruar brendësinë dhe jashtësinë. Mos përdorni detergjentë gërryes ose objekte të mprehta. Mos e zhytni kurrë frigoriferin në ujë.
A mund të përdoret pajisja në kampe?
Po, është projektuar për kampe. Lidheni në prizën e çakmakës 12 V të automjetit tuaj. Shmangeni ekspozimin ndaj shiut dhe vendoseni në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
Çfarë të bëj në rast prishjeje?
Kontaktoni shërbimin pas shitjes Gio'Style në www.giostyle.com ose shitësin më të afërt. Për të përfituar nga garancia, ruani faturën e blerjes dhe përshkruani defektin.
Sa është kohëzgjatja e garancisë?
Frigoriferi është i garantuar 24 muaj nga data e blerjes kundër defekteve të prodhimit. Garancia nuk mbulon dëmet nga përdorimi i papërshtatshëm.
Si ta asgjësoj pajisjen në fund të jetës?
Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat shtëpiake. Çojeni në një qendër grumbullimi mbeturinash ose te shitësi kur blini një produkt ekuivalent. Simboli i koshit të kryqëzuar në etiketë tregon mbledhjen e veçantë.

Pyetjet e përdoruesve rreth Shiver 26 Gio’Style

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ftohës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Shiver 26 - Gio’Style dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Shiver 26 e markës Gio’Style.

MANUAL I PËRDORUESIT Shiver 26 Gio’Style

Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se të vini në punë produktin. Ky manual duhet të ruhet dhe, nëse pajisja rishitet ose dhurohet, t'i jepet pronarit të ri.

INDEKSI

  1. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET 5-B. BATTERY SAVER
  2. UDHËZIMET E SIGURISË 6. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
  3. LIDHJET ELEKTRIKE 7. PROBLEMET DHE ZGJIDHJET
  4. UDHËZIMET E PËRDORIMIT 8. GARANCIA
  5. FUNKSIONIMI 9. ELIMINIMI

1. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET

MODELIUSHQIMIKLASI I ENERGJISËBUTONAT E FUNKSIONEVE
BRAVO 25 litra12V DC - 50 W maks., 230V AC - 55 W maks. (220 - 240v)/50 HzA++PO
SHIVER / SHIVER COLOR / GS3+26 -30 litra12V DC, 230V AC 55W (220 - 240v) / 50 HzA+++PO
SHIVER 40 litra12V DC, 230V AC 55 W (220 - 240v) / 50 HzAPO
BRAVO 25 litra12V DCNuk aplikohetJO
SHIVER / SHIVER COLOR / GS3+26 -30 litra12V DCNuk aplikohetJO
SHIVER 40 litra12V DCNuk aplikohetJO
CERTIFIKIMETGio’Style Shiver 26 - KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET - 1[26TY][HSSR][XHHR][KSSZ]Gio’Style Shiver 26 - KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET - 2Gio’Style Shiver 26 - KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET - 3 PRODUKTI NË PËRPUTHJE ME DIREKTIVAT LDV 2006/95/BE - EMC 2004/108/CE - RoHS - 2011/65/BE - Weee - 2012/19/BE Rregullorja (KE) nr. 643/2009 - (KE) 1060/2010

Për t'u njohur me të gjitha detajet që u përkasin simboleve, normativave dhe certifikimeve të frigoriferëve elektrikë, vizitoni sajtin www.giostyle.com.

2. UDHËZIMET E SIGURISË

Gio’Style Shiver 26 - UDHËZIMET E SIGURISË - 1

- Nëse pajisja paraqet dëmtime të dukshme, shmangni vënien e saj në punë.

  • Përpara përdorimit pastroni mirë brendësinë e pajisjes.
  • Mos e vendosni frigoriferin pranë flakëve të hapura ose përpara burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë, dhe as mos e zhysni në ujë.
  • Mos mbuloni vrimat e ajrimit.

  • Mos vendosni mbi kapak pesha mbi 3 kg.

  • Pajisja duhet të riparohet vetëm nga personeli i specializuar, riparimet e kryera në mënyrë të gabuar mund t'u shkaktojnë rreziqe serioze persona-ve ose sendeve (shikoni paragrafin "Garancia").
  • Këshillohet që t'i fusni brenda në frigorifer produktet ushqimore brenda ambalazhit origjinal, ose në enë të përshtatshme.
  • Frigoriferi nuk është i përshtatshëm për të mbajtur substanca gërryese ose tretës.

- Pajisjet elektro-shtëpiake nuk janë lodra!

Mbajeni dhe përdoreni pajisjen në një vend ku nuk arrihet nga fëmijët. Mbikëqyrini fëmijët për të shmangur që ata të luajnë me pajisjen.

Gio’Style Shiver 26 - - Pajisjet elektro-shtëpiake nuk janë lodra! - 1

- Lidheni pajisjen vetëm sipas mënyrës së mëp shtme:

  • përmes kordonit 230 V AC me rrjetin elektrik shtëpiak të rrymës së alternuar (nëse ka).
  • Përmes kabllos 12 V DC prizën e shërbimit të automjetit ose, si alternativë, në daljen 12 V DC 5A SELV (tensioni shumë i ulët i sigurisë) të një përshtatësi rryme të certifikuar (opsional).

  • Mos e nxirrni asnjëherë spinën nga priza e shërbimit të automjetit, ose nga priza e shtëpisë, duke tërhequr kordonin.

  • Nëse kordoni është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet me një kordon të të njëjtit lloj dhe me të njëjtat specifikime. Mos i prekni kordonët e zhveshur me duar të zhveshura, sidomos kur përdoret me rrjetin e ushqimit në rrymë të alternuar.

Gio’Style Shiver 26 - - Pajisjet elektro-shtëpiake nuk janë lodra! - 2

Kujdes: mos i lidhni ASNJËHERË të dy kordonët e ushqimit (aty ku ka) njëkohësisht për të shmangur dëmtimet e pajisjes/automjetit/ aksesorëve.

Gio’Style Shiver 26 - - Pajisjet elektro-shtëpiake nuk janë lodra! - 3

Kujdes: Rrezik vdekjeje!

- Shkëputni kordonin e ushqimit përpara pastrimit dhe pas çdo përdorimi.

  • Sigurohuni që të dhënat e tensionit që paraqiten mbi pllakëz të korrespondojnë me ato të prizave dhe lidhjeve të disponueshme.
  • Përpara vënies në punë, sigurohuni që linja e ushqimit dhe priza të jenë të thata dhe në gjendje të mirë.
  • Mos e përdorni në një zonë me shumë pluhur. Pluhuri mund të bllokojë tubat e ajrimit duke dëmtuar frigoriferin.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes: Rrezik vdekjeje! - 1

Kujdes: rrezik mbinxehjeje!

⚠️ • Sigurohuni që nxehtësia e krijuar gjatë funksionimit të dalë jashtë me ventilim në mënyrë të mjaftueshme. Sigurohuni që distanca mes pajisjes dhe mureve ose objekteve të tjera të lejojë qarkullimin e lirë të ajrit (të paktën 30 cm).

  • Mos derdhni asnjë lloj lëngu apo akull në brendësi të pajisjes.
  • Mos e zhysni pajisjen në ujë.
  • Mbrojeni pajisjen dhe kordonët nga i nxehti dhe lagështira.
  • Për të shmangur mbinxehjen ose keqfunksioni-min, sigurohuni që kunji të ketë kontakt të mirë

elektrik në prizën e shërbimit të automjetit ose aksesorëve të tjerë të mundshëm (përshtatësi e rrymës - monitori i baterisë - transformatori i rrymës).

  • Pas përdorimit, mos e prekni majën metalike të oospinës, sepse ajo mund të arrijë temperatura të larta.
  • Nëse automjeti nuk ka prizë shërbimi, lidhni kordonin 12 V DC me prizën e ndezjes së cigareve.

Kujdes: kjo lidhje mund të sjellë mbinxehje të lartë të prizës së automjetit dhe të prizës përkatëse të ndezjes së cigareve në automjet. Verifikoni në mënyrë konstante funksionimin e saktë të pajisjes dhe që temperatura në prizën e automjetit dhe prizën përkatëse të ndezjes së cigareve të mos rritet shumë.

Në rast përdorimi të prizës së ndezjes së cigareve, mos e lini pajisjen të pambikëqyrur.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes: rrezik mbinxehjeje! - 1

Colombo Smart Plastic nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi jo në përputhje me përdorimin e parashikuar ose nga përdorimi i pasaktë.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes: rrezik mbinxehjeje! - 2

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose verojë dhe njohuri, vetëm nëse kjo bëhet nën éqyrjen e duhur dhe nëse njihen udhëzimet hje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe ë ndërgjegjshëm për rreziqet përkatëse.

Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë të pambikëqyrur.

3. LIDHJET ELEKTRIKE

Gio’Style Shiver 26 - LIDHJET ELEKTRIKE - 1

Lidhja me prizën e shërbimit 12 V DC

  • Nxirrni ose lidhni kordonin 12 V DC në kapakun e pajisjes (sipas modelit)
  • Fusni prizën për automjet (fig.1) në prizën e shërbimit

Gio’Style Shiver 26 - Lidhja me prizën e shërbimit 12 V DC - 1

Lidhja me rrjetin e ushqimit të shtëpisë në rrymë të alternuar 230 V AC (në modelet që e kanë)

  • Lidhni kordonin 230 V AC me kapakun e pajisjes
  • Fusni spinën (fig.2) në prizën e rrymës së alternuar

Gio’Style Shiver 26 - Lidhja me prizën e shërbimit 12 V DC - 2

Kujdes!

Lidheni GJITHMONË spinën në anën e duhur

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes! - 1

Kujdes!

Për modelet me ushqim të dyfishtë, mos e lidhni ASNJÉHERË njëkohësisht kordonin e ushqimit 12 V DC dhe kordonin e ushqimit 230 V AC.

4. UDHËZIMET E PËRDORIMITT

  • E përshtatshme për përdorim në kampingje.
  • Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut.
  • Kjo pajisje është parashikuar për t'u përdorur në përdorime shtëpiake dhe të ngjashme.
  • Për arsye higjiene, sa herë që përdoret frigoriferi, pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme me një pëlhurë të njomë.
  • Këshillohet të futen brenda në frigoriferin elektrik ushqime dhe pije të ftohura paraprakisht.
  • Lërini ushqimet e nxehta të ftohen përpara se t'i fusni në pajisje.
  • Vendoseni frigoriferin mbi një fund të sheshtë dhe të qëndrueshëm me kapakun lart (përveç modelit Shiver 40 - 12 V).
  • Frigoriferi duhet të jetë i hapur sa më rrallë të jetë e mundur dhe të mbyllet menjëherë, për të ruajtur brenda një temperaturë konstante.
  • Edhe me frigorifer të fikur, falë izolimit special, ushqimet dhe pijet do të ruhen të freskëta për një kohë të gjatë. Për të shtuar efektin e ftohjes dhe për të zgjatur kohën e tij, këshillohet përdorimi i akumuluesve origjinalë të ftohjes Gio'Style (shikoni tabelën e aksesorëve).

Gio’Style Shiver 26 - UDHËZIMET E PËRDORIMITT - 1

Kujdes!

Pajisja éshtë e përshtatshme për të ruajtur ushqimet dhe pijet e ftohta brenda ambalazhit të tyre original. Mos e përdorni produktin për periudha mbi 72 orë funksionim të vazhdueshëm.

Përdorimi i vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë mund të ulë performancën ose mund të dëmtojë sistemin e ftohjes. Pasi të fikni frigoriferin, prisni të paktën 2 orë përpara se ta vini sërish në punë.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes! - 1

Kujdes!

Pas një periudhe të gjatë funksionimi, brenda në frigorifer mund të depozitohet ujë. Kjo është normale sepse lagështira e ajrit duke u ftohur kondensohet.

Frigoriferi nuk është prishur. Nëse është e nevojshme, eliminoni lagështirën e tepërt me një pëlhurë të thatë.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes! - 1

Vini re!

Ftohja vjen përmes sistemit të ftohjes Peltier i cili nuk ka CFC dhe agjentë ftohës të lëngshëm.

5. FUNKSIONIMI

  • Pasi të lidhet me burimin e energjisë, frigoriferi fillon të funksionojë menjëherë. Frigoriferi elektrik mund të ftohë dhe të mbajë të ftohta ushqimet.
  • Për të fikur frigoriferin, shkëpusni kordonin e ushqimit.

Vini re se për modelet me ushqim të dyfishtë (kursim energjie), të pajisura me taste funksionesh:

nëse lidhet me rrjetin shtëpiak me rrymë të alternuar 230 V AC, mund të zgjidhen tre lloje funksionimi:

  1. FUNKSIONI ECO (drita LED e gjelbër):

pajisja respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009), duke ruajtur klasin e energjisë të caktuar (shikoni paragrafin 1), duke garantuar një temperaturë të brendshme °C > 14,5° C me një temperaturë të jashtme mes 16° C dhe 38° C.

  1. FUNKSIONI COOL (drita LED portokalli):

pajisja NUK respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009) të referuar dhe funksionon në regjimin mesatar.

  1. FUNKSIONI PLUS (drita LED e kuge):

pajisja NUK respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009), por funksionon në mënyrë të vazhdueshme në maksimumin e fuqisë së vet dhe kështu sistemi mund të zbresë deri në 4,5 °C (gjithmonë në varësi të temperaturës së jashtme).

Për të zgjedhur 3 cilësimet mbani shtypur për rreth 5 sekonda ta- stin e funksioneve.

Gio’Style Shiver 26 - FUNKSIONIMI - 1

Kujdes: Pas 48 orësh +/- 3 orë funksionimi të vazhdueshëm, frigoriferi kthehet në funksionimin në regjimin ECO.

Pas ndezjes së parë sistemi ndizet automatikisht në regjimin PLUS.

5 - B. BATTERY SAVER (Aty ku parashikohet)

Gio’Style Shiver 26 - - B. BATTERY SAVER (Aty ku parashikohet) - 1

Vini re!

Modeli SHIVER 40 12V DC është i pajisur me sistemin Battery Saver dhe ekran për leximin e temperaturës së brendshme.

BATTERY SAVER

1) Asnjë mbrojtje për baterinë e makinës (KUJDES: ky cilësim mund të sjellë shkarkimin e plotë të baterisë së makinës)
2) Niveli maksimal i mbrojtjes së baterisë (10,6 V)
3) Niveli mesatar i mbrojtjes së baterisë (10 V)

6. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Gio’Style Shiver 26 - PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA - 1

Kujdes!

Përpara se të kryeni pastrimin e frigoriferit elektrik shkëpusni kordonin nga priza e rrjetit ose nga priza e shër-bimit të automjetit.

Gio’Style Shiver 26 - Kujdes! - 1

Kujdes!

Mos e fusni asnjëherë frigoriferin në ujë të rrjedhshëm.

- Për ta pastruar mos përdorni detergjente gërryese apo objekte që mund të dëmtojnë produktin (tehe, spatula, etj.).

  • Pastrojeni herë pas here pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit me një pëlhurë të njomë.
  • Mbrojeni kapakun e frigoriferit nga depërtimi i lëngjeve, rërës apo pluhurit.
PROBLEMA SHKAKU I MUNDSHËM ZGJIDHJA E MUNDSHME
Frigoriferi nuk funksionon dhe ventilatori nuk rrotullohet (nëse është lidhur me prizën e shërbimit) ose drita LED është e fikur (vetëm për versionin 230 V AC):Priza e shërbimit të automjetit nuk ka tension.Në shumë automjete është nevoja që të ndizet kuadri që të vihet në funksionim priza e shërbimit.
Ešhtë djegur siguresa e prizës së automjetit.Ndëroni siguresën (fig.3) me një të njëjtë me të. Lexoni të dhënat teknike në siguresë.
Ešhtë djegur siguresa e automjetit.Ndëroni siguresën duke zbatuar manualin e përdorimit të automjetit.
Ventilatori i freskimit është prishur.Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia").
Nëse lidhet me rrjetin shtëpiak 230 V, frigoriferi nuk funksionon dhe ventilatori nuk rrotullohet (vetëm për modelet me ushqyes të integruar) ose drita LED është e fikur (vetëm për versionet 230 V AC):Priza nuk funksionon. Kontrolloni që priza funksionon.
Spina nuk është futur mirë.Kontrolloni që spina të jetë futur mirë në prizë duke e nxjerrë dhe duke e futur sërish.
Ventilatori i freskimit është prishur.Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia").
Ushqyesi i integruar është prishur.Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia").
Kordoni i ushqimit të rrymës së alternuar është prishur. Nöëroni kordonin me një kordon të ri origjinal.
Ventilatori rrotullohet, por frigoriferinuk ftoh.Vrimat e ajrimit janë bllokuar plotësisht ose pjesërisht.Kontrolloni vrimat e ajrimit si brenda dhe jashtë. Zhvendoseni frigoriferin në një vend ku mund të ajroset më shumë.
Moduli termo-elektrik (Peltier) është prishur.Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia").
Gjatë funksionimit krijohet ujë në brendësi të frigoriferit.Frigoriferi ka shumë kohë që funksionon dhe ka krijuar kondensim.Hiqeni frigoriferin nga priza dhe thajeni ujin e tepërt me një pëlhurë. Prisni rreth një orë përpara se ta rindizni frigoriferin.

8. GARANCIA

  • Frigoriferi ka garanci për 24 muaj duke filluar nga dita e blerjes kundër defekteve të prodhimit që nuk ndodhin për shkak të përdorimit të gabuar ose hapjeve dhe dëmtimeve që shkaktohen nga përdoruesi ose palë të treta.
  • Në rast se produkti rezulton me defekt, ju lutemi t'i drejtoheni shërbimit për klientët të Gio'style në faqen: www.giostyle.com, www.giostyle.com, ose kontaktoni me distributorin më të afërt (shikoni listën në pjesën e pasme të manualit).
  • Në mënyrë që të jenë të vlefshme kushtet e garancisë, është e nevojshme që të zotëroni dokumentacionin e mëposhtëm:

- një kopje të faturës ose faturën tatimore me datën e blerjes së produktit.

një motiv ku bazohet pretendimi ose përshkrimin e defektit.

9. ELIMINIMI

Gio’Style Shiver 26 - ELIMINIMI - 1

Eliminojini materialet e ambalazhit në kontejnerët përkatës, pa i shpërndarë në ambient.

Kur pajisja vihet përgjithmonë jashtë përdorimit, informohuni pranë qendrës më të afërt të riciklimit, ose pranë rishitësit të specializuar, për udhëzimet e duhura në lidhje me eliminimin.

INFORMACION PËR PËRDORUESIT: sipas Nenit 13 të Dekretit Legjislativ të datës 25 korrik 2005, nr. 151 "Në zbatim të Direktivës 2002/95/KE, 2002/96/KE dhe 2003/108/KE, në lidhje me reduktimin e përdorimit të substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike, si edhe eliminimin e mbetjeve".

Gio’Style Shiver 26 - ELIMINIMI - 2

Simboli i koshit të mbeturinave me vijë në mes që ndodhet mbi pajisje ose mbi ambalazh, tregon se produkti në fund të jetëgjatësisë së tij duhet të grumbullohet më vete nga mbeturinat e tjera. Për këtë arsye, në fund të jetëgjatësisë

së saj përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen pranë qendrave të përshtatshme të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve elektronike dhe elektroteknike, ose t'ia dorëzojë rishitësit në momentin e blerjes së një pajisjeje të re të llojit të njëjtë, në raportin një me një. Grumbullimi i diferencuar i përshtatshëm për nisjen e mëpasshme të pajisjes së dorëzuar për riciklim, për trajtimin dhe eliminimin në përputhje me mjedisin, kontribuon në evitimin e efekteve të mundshme negative në mjedis dhe në shëndet, dhe favorizon ripërdorimin dhe/ose riciklimin e materialeve nga të cilat është e përbërë pajisja. Eliminimi abuziv i produktit nga ana e përdoruesit, i nënshtrohet zbatimit të sanksioneve administrative të parashikuara nga ligjet në fuqi.

Colombo Smart Plastic S.p.A. bën pjesë në Consorzio Remedia për të përmbushur detyrimet operative dhe financiare të Dekretit Legjislativ 151/05 “Transporti, ripërdorimi, trajtimi, rikuperimi, riciklimi dhe eliminimi i mbetjeve të pajisjeve elektronike dhe elektrike shtëpiake”.

EL

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : Gio’Style

Modeli : Shiver 26

Kategori : Ftohës