Shiver 30 - Ftohës Gio’Style - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas Shiver 30 Gio’Style në format PDF.
Pyetjet më të shpeshta - Shiver 30 Gio’Style
Pyetjet e përdoruesve rreth Shiver 30 Gio’Style
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Ftohës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj Shiver 30 - Gio’Style dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. Shiver 30 e markës Gio’Style.
MANUAL I PËRDORUESIT Shiver 30 Gio’Style
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se të vini në punë produktin. Ky manual duhet të ruhet dhe, nëse pajisja rishitet ose dhurohet, t'i jepet pronarit të ri.
INDEKSI
- KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET 5-B. BATTERY SAVER
- UDHËZIMET E SIGURISË 6. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
- LIDHJET ELEKTRIKE 7. PROBLEMET DHE ZGJIDHJET
- UDHËZIMET E PËRDORIMIT 8. GARANCIA
- FUNKSIONIMI 9. ELIMINIMI
1. KARAKTERISTIKAT TEKNIKE DHE CERTIFIKIMET
| MODELI | USHQIMI | KLASI I ENERGJISË | BUTONAT E FUNKSIONEVE | ||||
| BRAVO 25 litra | 12V DC - 50 W maks., 230V AC - 55 W maks. (220 - 240v)/50 Hz | A++ | PO | ||||
| SHIVER / SHIVER COLOR / GS3+26 -30 litra | 12V DC, 230V AC 55W (220 - 240v) / 50 Hz | A+++ | PO | ||||
| SHIVER 40 litra | 12V DC, 230V AC 55 W (220 - 240v) / 50 Hz | A | PO | ||||
| BRAVO 25 litra | 12V DC | Nuk aplikohet | JO | ||||
| SHIVER / SHIVER COLOR / GS3+26 -30 litra | 12V DC | Nuk aplikohet | JO | ||||
| SHIVER 40 litra | 12V DC | Nuk aplikohet | JO | ||||
| CERTIFIKIMET | [62-9] [71-9] [84-7] | ![]() | ![]() | PRODUKTI NË PËRPUTHJE ME DIREKTIVAT LDV 2006/95/BE - EMC 2004/108/CE - RoHS - 2011/65/BE - Weee - 2012/19/BE Rregullorja (KE) nr. 643/2009 - (KE) 1060/2010 | |||
Për t'u njohur me të gjitha detajet që u përkasin simboleve, normativave dhe certifikimeve të frigoriferëve elektrikë, vizitoni sajtin www.giostyle.com.
2. UDHËZIMET E SIGURISË

- Nëse pajisja paraqet dëmtime të dukshme, shmangni vënien e saj në punë.
- Përpara përdorimit pastroni mirë brendësinë e pajisjes.
- Mos e vendosni frigoriferin pranë flakëve të hapura ose përpara burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë, dhe as mos e zhysni në ujë.
-
Mos mbuloni vrimat e ajrimit.
-
Mos vendosni mbi kapak pesha mbi 3 kg.
- Pajisja duhet të riparohet vetëm nga personeli i specializuar, riparimet e kryera në mënyrë të gabuar mund t'u shkaktojnë rreziqe serioze persona-ve ose sendeve (shikoni paragrafin "Garancia").
- Këshillohet që t'i fusni brenda në frigorifer produktet ushqimore brenda ambalazhit origjinal, ose në enë të përshtatshme.
- Frigoriferi nuk është i përshtatshëm për të mbajtur substanca gërryese ose tretës.
- Pajisjet elektro-shtëpiake nuk janë lodra!
Mbajeni dhe përdoreni pajisjen në një vend ku nuk arrihet nga fëmijët. Mbikëqyrini fëmijët për të shmangur që ata të luajnë me pajisjen.

- Lidheni pajisjen vetëm sipas mënyrës së mëp shtme:
- përmes kordonit 230 V AC me rrjetin elektrik shtëpiak të rrymës së alternuar (nëse ka).
-
Përmes kabllos 12 V DC prizën e shërbimit të automjetit ose, si alternativë, në daljen 12 V DC 5A SELV (tensioni shumë i ulët i sigurisë) të një përshtatësi rryme të certifikuar (opsional).
-
Mos e nxirrni asnjëherë spinën nga priza e shërbimit të automjetit, ose nga priza e shtëpisë, duke tërhequr kordonin.
- Nëse kordoni është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet me një kordon të të njëjtit lloj dhe me të njëjtat specifikime. Mos i prekni kordonët e zhveshur me duar të zhveshura, sidomos kur përdoret me rrjetin e ushqimit në rrymë të alternuar.

Kujdes: mos i lidhni ASNJËHERË të dy kordonët e ushqimit (aty ku ka) njëkohësisht për të shmangur dëmtimet e pajisjes/automjetit/ aksesorëve.

Kujdes: Rrezik vdekjeje!
- Shkëputni kordonin e ushqimit përpara pastrimit dhe pas çdo përdorimi.
- Sigurohuni që të dhënat e tensionit që paraqiten mbi pllakëz të korrespondojnë me ato të prizave dhe lidhjeve të disponueshme.
- Përpara vënies në punë, sigurohuni që linja e ushqimit dhe priza të jenë të thata dhe në gjendje të mirë.
- Mos e përdorni në një zonë me shumë pluhur. Pluhuri mund të bllokojë tubat e ajrimit duke dëmtuar frigoriferin.

Kujdes: rrezik mbinxehjeje!
⚠️ • Sigurohuni që nxehtësia e krijuar gjatë funksionimit të dalë jashtë me ventilim në mënyrë të mjaftueshme. Sigurohuni që distanca mes pajisjes dhe mureve ose objekteve të tjera të lejojë qarkullimin e lirë të ajrit (të paktën 30 cm).
- Mos derdhni asnjë lloj lëngu apo akull në brendësi të pajisjes.
- Mos e zhysni pajisjen në ujë.
- Mbrojeni pajisjen dhe kordonët nga i nxehti dhe lagështira.
- Për të shmangur mbinxehjen ose keqfunksioni-min, sigurohuni që kunji të ketë kontakt të mirë
elektrik në prizën e shërbimit të automjetit ose aksesorëve të tjerë të mundshëm (përshtatësi e rrymës - monitori i baterisë - transformatori i rrymës).
- Pas përdorimit, mos e prekni majën metalike të oospinës, sepse ajo mund të arrijë temperatura të larta.
- Nëse automjeti nuk ka prizë shërbimi, lidhni kordonin 12 V DC me prizën e ndezjes së cigareve.
Kujdes: kjo lidhje mund të sjellë mbinxehje të lartë të prizës së automjetit dhe të prizës përkatëse të ndezjes së cigareve në automjet. Verifikoni në mënyrë konstante funksionimin e saktë të pajisjes dhe që temperatura në prizën e automjetit dhe prizën përkatëse të ndezjes së cigareve të mos rritet shumë.
Në rast përdorimi të prizës së ndezjes së cigareve, mos e lini pajisjen të pambikëqyrur.

Colombo Smart Plastic nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga përdorimi jo në përputhje me përdorimin e parashikuar ose nga përdorimi i pasaktë.

Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose verojë dhe njohuri, vetëm nëse kjo bëhet nën éqyrjen e duhur dhe nëse njihen udhëzimet hje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe ë ndërgjegjshëm për rreziqet përkatëse.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë të pambikëqyrur.
3. LIDHJET ELEKTRIKE

Lidhja me prizën e shërbimit 12 V DC
- Nxirrni ose lidhni kordonin 12 V DC në kapakun e pajisjes (sipas modelit)
- Fusni prizën për automjet (fig.1) në prizën e shërbimit

Lidhja me rrjetin e ushqimit të shtëpisë në rrymë të alternuar 230 V AC (në modelet që e kanë)
- Lidhni kordonin 230 V AC me kapakun e pajisjes
- Fusni spinën (fig.2) në prizën e rrymës së alternuar

Kujdes!
Lidheni GJITHMONË spinën në anën e duhur

Kujdes!
Për modelet me ushqim të dyfishtë, mos e lidhni ASNJÉHERË njëkohësisht kordonin e ushqimit 12 V DC dhe kordonin e ushqimit 230 V AC.
4. UDHËZIMET E PËRDORIMITT
- E përshtatshme për përdorim në kampingje.
- Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj shiut.
- Kjo pajisje është parashikuar për t'u përdorur në përdorime shtëpiake dhe të ngjashme.
- Për arsye higjiene, sa herë që përdoret frigoriferi, pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme me një pëlhurë të njomë.
- Këshillohet të futen brenda në frigoriferin elektrik ushqime dhe pije të ftohura paraprakisht.
- Lërini ushqimet e nxehta të ftohen përpara se t'i fusni në pajisje.
- Vendoseni frigoriferin mbi një fund të sheshtë dhe të qëndrueshëm me kapakun lart (përveç modelit Shiver 40 - 12 V).
- Frigoriferi duhet të jetë i hapur sa më rrallë të jetë e mundur dhe të mbyllet menjëherë, për të ruajtur brenda një temperaturë konstante.
- Edhe me frigorifer të fikur, falë izolimit special, ushqimet dhe pijet do të ruhen të freskëta për një kohë të gjatë. Për të shtuar efektin e ftohjes dhe për të zgjatur kohën e tij, këshillohet përdorimi i akumuluesve origjinalë të ftohjes Gio'Style (shikoni tabelën e aksesorëve).

Kujdes!
Pajisja éshtë e përshtatshme për të ruajtur ushqimet dhe pijet e ftohta brenda ambalazhit të tyre original. Mos e përdorni produktin për periudha mbi 72 orë funksionim të vazhdueshëm.
Përdorimi i vazhdueshëm dhe për një kohë të gjatë mund të ulë performancën ose mund të dëmtojë sistemin e ftohjes. Pasi të fikni frigoriferin, prisni të paktën 2 orë përpara se ta vini sërish në punë.

Kujdes!
Pas një periudhe të gjatë funksionimi, brenda në frigorifer mund të depozitohet ujë. Kjo është normale sepse lagështira e ajrit duke u ftohur kondensohet.
Frigoriferi nuk është prishur. Nëse është e nevojshme, eliminoni lagështirën e tepërt me një pëlhurë të thatë.

Vini re!
Ftohja vjen përmes sistemit të ftohjes Peltier i cili nuk ka CFC dhe agjentë ftohës të lëngshëm.
5. FUNKSIONIMI
- Pasi të lidhet me burimin e energjisë, frigoriferi fillon të funksionojë menjëherë. Frigoriferi elektrik mund të ftohë dhe të mbajë të ftohta ushqimet.
- Për të fikur frigoriferin, shkëpusni kordonin e ushqimit.
Vini re se për modelet me ushqim të dyfishtë (kursim energjie), të pajisura me taste funksionesh:
nëse lidhet me rrjetin shtëpiak me rrymë të alternuar 230 V AC, mund të zgjidhen tre lloje funksionimi:
- FUNKSIONI ECO (drita LED e gjelbër):
pajisja respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009), duke ruajtur klasin e energjisë të caktuar (shikoni paragrafin 1), duke garantuar një temperaturë të brendshme °C > 14,5° C me një temperaturë të jashtme mes 16° C dhe 38° C.
- FUNKSIONI COOL (drita LED portokalli):
pajisja NUK respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009) të referuar dhe funksionon në regjimin mesatar.
- FUNKSIONI PLUS (drita LED e kuge):
pajisja NUK respekton direktivën në lidhje me kursimin e energjisë (Rregullorja e KE-së nr. 643/2009), por funksionon në mënyrë të vazhdueshme në maksimumin e fuqisë së vet dhe kështu sistemi mund të zbresë deri në 4,5 °C (gjithmonë në varësi të temperaturës së jashtme).
Për të zgjedhur 3 cilësimet mbani shtypur për rreth 5 sekonda ta- stin e funksioneve.

Kujdes: Pas 48 orësh +/- 3 orë funksionimi të vazhdueshëm, frigoriferi kthehet në funksionimin në regjimin ECO.
Pas ndezjes së parë sistemi ndizet automatikisht në regjimin PLUS.
5 - B. BATTERY SAVER (Aty ku parashikohet)

Vini re!
Modeli SHIVER 40 12V DC është i pajisur me sistemin Battery Saver dhe ekran për leximin e temperaturës së brendshme.
BATTERY SAVER
1) Asnjë mbrojtje për baterinë e makinës (KUJDES: ky cilësim mund të sjellë shkarkimin e plotë të baterisë së makinës)
2) Niveli maksimal i mbrojtjes së baterisë (10,6 V)
3) Niveli mesatar i mbrojtjes së baterisë (10 V)
6. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Kujdes!
Përpara se të kryeni pastrimin e frigoriferit elektrik shkëpusni kordonin nga priza e rrjetit ose nga priza e shërautomjetit.

Kujdes!
Mos e fusni asnjëherë frigoriferin në ujë të rrjedhshëm.
- Për ta pastruar mos përdorni detergjente gërryese apo objekte që mund të dëmtojnë produktin (tehe, spatula, etj.).
- Pastrojeni herë pas here pjesën e brendshme dhe të jashtme të frigoriferit me një pëlhurë të njomë.
- Mbrojeni kapakun e frigoriferit nga depërtimi i lëngjeve, rërës apo pluhurit.
| PROBLEMA SHKAKU I MUNDSHËM ZGJIDHJA E MUNDSHME | ||
| Frigoriferi nuk funksionon dhe ventilatori nuk rrotullohet (nëse është lidhur me prizën e shërbimit) ose drita LED është e fikur (vetëm për versionin 230 V AC): | Priza e shërbimit të automjetit nuk ka tension. | Në shumë automjete është nevoja që të ndizet kuadri që të vihet në funksionim priza e shërbimit. |
| Ešhtë djegur siguresa e prizës së automjetit. | Ndëroni siguresën (fig.3) me një të njëjtë me të. Lexoni të dhënat teknike në siguresë. | |
| Ešhtë djegur siguresa e automjetit. | Ndëroni siguresën duke zbatuar manualin e përdorimit të automjetit. | |
| Ventilatori i freskimit është prishur. | Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia"). | |
| Nëse lidhet me rrjetin shtëpiak 230 V, frigoriferi nuk funksionon dhe ventilatori nuk rrotullohet (vetëm për modelet me ushqyes të integruar) ose drita LED është e fikur (vetëm për versionet 230 V AC): | Priza nuk funksionon. Kontrolloni që priza funksionon. | |
| Spina nuk është futur mirë. | Kontrolloni që spina të jetë futur mirë në prizë duke e nxjerrë dhe duke e futur sërish. | |
| Ventilatori i freskimit është prishur. | Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia"). | |
| Ushqyesi i integruar është prishur. | Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia"). | |
| Kordoni i ushqimit të rrymës së alternuar është prishur. Nöëroni kordonin me një kordon të ri origjinal. | ||
| Ventilatori rrotullohet, por frigoriferinuk ftoh. | Vrimat e ajrimit janë bllokuar plotësisht ose pjesërisht. | Kontrolloni vrimat e ajrimit si brenda dhe jashtë. Zhvendoseni frigoriferin në një vend ku mund të ajroset më shumë. |
| Moduli termo-elektrik (Peltier) është prishur. | Kontaktoni me shërbimin për klientët (shikoni paragrafin "Garancia"). | |
| Gjatë funksionimit krijohet ujë në brendësi të frigoriferit. | Frigoriferi ka shumë kohë që funksionon dhe ka krijuar kondensim. | Hiqeni frigoriferin nga priza dhe thajeni ujin e tepërt me një pëlhurë. Prisni rreth një orë përpara se ta rindizni frigoriferin. |
8. GARANCIA
- Frigoriferi ka garanci për 24 muaj duke filluar nga dita e blerjes kundër defekteve të prodhimit që nuk ndodhin për shkak të përdorimit të gabuar ose hapjeve dhe dëntimeve që shkaktohen nga përdoruesi ose palë të treta.
- Në rast se produkti rezulton me defekt, ju lutemi t'i drejtoheni shërbimit për klientët të Gio'style në faqen: www.giostyle.com, www.giostyle.com, ose kontaktoni me distributorin më të afërt (shikoni listën në pjesën e pasme të manualit).
- Në mënyrë që të jenë të vlefshme kushtet e garancisë, është e nevojshme që të zotëroni dokumentacionin e mëposhtëm:
- një kopje të faturës ose faturën tatimore me datën e blerjes së produktit.
një motiv ku bazohet pretendimi ose përshkrimin e defektit.
9. ELIMINIMI

Eliminojini materialet e ambalazhit në kontejnerët përkatës, pa i shpërndarë në ambient.
Kur pajisja vihet përgjithmonë jashtë përdorimit, informohuni pranë qendrës më të afërt të riciklimit, ose pranë rishitësit të specializuar, për udhëzimet e duhura në lidhje me eliminimin.
INFORMACION PËR PËRDORUESIT: sipas Nenit 13 të Dekretit Legjislativ të datës 25 korrik 2005, nr. 151 "Në zbatim të Direktivës 2002/95/KE, 2002/96/KE dhe 2003/108/KE, në lidhje me reduktimin e përdorimit të substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike, si edhe eliminimin e mbetjeve".

Simboli i koshit të mbeturinave me vijë në mes që ndodhet mbi pajisje ose mbi ambalazh, tregon se produkti në fund të jetëgjatësisë së tij duhet të grumbullohet më vete nga mbeturinat e tjera. Për këtë arsye, në fund të jetëgjatësisë së saj përdoruesi duhet ta dorëzojë pajisjen pranë qendrave të përshtatshme të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve elektronike dhe elektroteknike, ose t'ia dorëzojë rishitësit në momentin e blerjes së një pajisjeje të re të llojit të njëjtë, në raportin një me një. Grumbullimi i diferencuar i përshtatshëm për nisjen e mëpasshme të pajisjes së dorëzuar për riciklim, për trajtimin dhe eliminimin në përputhje me mjedisin, kontribuon në evitimin e efekteve të mundshme negative në mjedis dhe në shëndet, dhe favorizon ripërdorimin dhe/ose riciklimin e materialeve nga të cilat është e përbërë pajisja. Eliminimi abuziv i produktit nga ana e përdoruesit, i nënshtrohet zbatimit të sanksioneve administrative të parashikuara nga ligjet në fuqi.
Colombo Smart Plastic S.p.A. bën pjesë në Consorzio Remedia për të përmbushur detyrimet operative dhe financiare të Dekretit Legjislativ 151/05 “Transporti, ripërdorimi, trajtimi, rikuperimi, riciklimi dhe eliminimi i mbetjeve të pajisjeve elektronike dhe elektrike shtëpiake”.
ManualiLehtë
[62-9] [71-9] [84-7]
