ZANUSSI ZHC92341XA - Kapaku i kuzhinës

ZHC92341XA - Kapaku i kuzhinës ZANUSSI - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ZHC92341XA ZANUSSI në format PDF.

📄 104 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ZANUSSI ZHC92341XA - page 74
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ZHC92341XA ZANUSSI

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Kapaku i kuzhinës në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ZHC92341XA - ZANUSSI dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ZHC92341XA e markës ZANUSSI.

MANUAL I PËRDORUESIT ZHC92341XA ZANUSSI

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.

Kujdes! Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht instalimin.

Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka pune.

Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me pajisjen.

Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç duhet!

Oxhaku nuk duhet të përdoret KURREë si mbështetëse për të vendosur sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht.

Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme.

Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Éshtë e ndaluar rreptësisht të gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës.

Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, prandaj duhet të mënjanohet patjetër.

Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit.

Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen.

Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve lokale kompetente.

Oxhaku duhet të pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në këtë manual)

Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e pastrimit të filtrave të

yndyrës përbën rrezik zjarri.

Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike.

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual.

PROBLEME QË LIDHEN ME MJE-DISIN

Ricikloni materialet me simbolin 📁. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike. Mos hidhni pajisjet e

shënuara me simbolin e mbeturinës shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.

PËRDORIMI

Oxhaku është realizuar për t'u përdorur në variantin

thithës me shkarkim të jashtë ose filtrues me

qarkullim të brendshëm

MONTIMI

Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

Kujdes! Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të jetë montuar si duhet.

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë jo më pak se 50cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të mbahet gjithnjë parasysh.

MIRËMBAJTJA

Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të banesës.

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç larës të lëngët jogërryes.

Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. MOS PËRDORNI ALKOL!

Kujdes! Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni udhëzimet e dhëna. Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të mësipërme.

Filtri antiyndyrë - Filtri antiyndyrë metalik duhet të pastrohet një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër. Kur lahet në makinë larëse, filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit nuk ndryshojnë aspak.

ZANUSSI ZHC92341XA - MIRËMBAJTJA - 1

Type 20 LONG LIFE – Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet

Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 65°C (në rastin kur lahet në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë brenda).

Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 minuta në 100 °C për ta tharë përfundimisht.

Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë dëmtuar.

Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj.

NUK mund të lahet dhe të rivendoset.

ZANUSSI ZHC92341XA - Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 1

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e pllakës së gatimit.

ZANUSSI ZHC92341XA - Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 2

ZANUSSI ZHC92341XA - Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 3

ZANUSSI ZHC92341XA - Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 4

ZANUSSI ZHC92341XA - Type 15 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet - 5

  1. ON/OFF dritat
  2. OFF motorët
          1. Fuqia thithëse minimale (3.), e mesme(4.), maksimale (5.).

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit.

NDRIÇIMI

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike.

Kujdes! Përpara se t'i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur.

Përdorni vetëm llama alogjene 20W maks. (G4), duke pasur kujdes që të mos i prekni me duar.

ZANUSSI ZHC92341XA - NDRIÇIMI - 1

Tabela e përmbajtjes Klikoni një titull për ta aksesuar atë
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ZANUSSI

Modeli : ZHC92341XA

Kategori : Kapaku i kuzhinës