XL 300 - SKIL - Notice d'utilisation et mode d'emploi gratuit
Retrouvez gratuitement la notice de l'appareil XL 300 SKIL au format PDF.
Téléchargez la notice de votre I përcaktuar au format PDF gratuitement ! Retrouvez votre notice XL 300 - SKIL et reprennez votre appareil électronique en main. Sur cette page sont publiés tous les documents nécessaires à l'utilisation de votre appareil XL 300 de la marque SKIL.
MODE D'EMPLOI XL 300 SKIL
ENG1), 4825 BD Breda, NL J Rrota e zgjedhjes së shpejtësisë së smerilimit (7455) K Të çarat e ajrosjes
SIGURIA Olaf Dijkgraaf Approvals Manager
UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë dhe të gjitha udhëzimet. Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda. Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në të ardhmen. Termi "pajisje elektrike" në paralajmërime i referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo) ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).
БУЧАВА/ВИБРАЦИИ • Мерено во согласност со EN 60745 нивото на звучен притисок е 82 dB(A) а нивото на звучна моќност 93 dB(A) (стандардно отстапување: 3 dB), и вибрација 7,8 м/с² (векторски збир на трите показатели; несигурност К = 1.5 м/с²) • Нивото на емитирање на вибрации кое е наведено на задниот дел на ова упатство е измерено во согласност со стандардизираниот тест даден во EN 60745; може да се користи за да се спореди еден алат со друг, и како првична оценка за изложеноста на вибрации кога се користи алатот за споменатите примени -- користењето на алатот за разни примени, или со различни или неправилно чувани делови, може да доведе до значајно зголемување на нивото на изложеност -- кога алатот е исклучен или кога алатот е вклучен но не врши некаква работа, може да дојде до значително намалување на нивото а изложеност !! заштитете се од ефектите на вибрациите преку одржување на алатот и неговите делови, одржување на топлината во вашите раце, и организирање на вашата работа
Smeriluese me orbitë rastësore
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për aksidente. b) Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve ose pluhurave të djegshëm. Pajisjet elektrike shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose avujt. c) Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë përdorimit të veglës së punës. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë humbjen e kontrollit. 2) SIGURIA ELEKTRIKE a) Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me veglat e punës me tokëzim. Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike. b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë. Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi është i tokëzuar. c) Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte me lagështi. Uji që hyn në veglën e punës do të rritë rrezikun e goditjes elektrike. d) Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin. Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e goditjes elektrike. e) Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme, përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për përdorim në mjedise të jashtme. Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. f) Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një automat qarku me shkarkesë me tokëzim. Përdorimi i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike. 3) SIGURIA PERSONALE a) Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit.
Kjo vegël është e projektuar për smerilimin në të thatë të drurit, plastikës, metalit, mbushësve dhe sipërfaqeve të lyera Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional Lexoni dhe ruani këtë manual të përdorimit 3
TË DHËNAT TEKNIKE 1 ELEMENTET E PAJISJES 2
A Fleta mbështetëse B Vida e fletës C Fletë e smerilimit D Kutia e pluhurave E Çelësi për heqjen e kutisë së pluhurave F Zgjatimi për fshesën me korrent G Treguesi i nivelit të pluhurave H Çelësi i ndezjes/fikjes 89
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të lehta për t’u kontrolluar. g) Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të kryhet. Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe. 5) SHËRBIMI a) Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një person i kualifikuar për riparimet duke përdorur vetëm pjesë ndërrimi identike. Kjo gjë do të sigurojë ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale. Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet personale. Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të merrni ose të transportoni pajisjen. Transportimi i veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një ftesë për aksidente. Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes së veglës së punës. Një çelës i lënë i lidhur me një pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë dëmtime personale. Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment. Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së punës në situata të papritura. Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe dorashkat larg nga pjesët lëvizëse. Veshjet e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët në lëvizje. Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet. Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë rreziqet në lidhje me pluhurat. PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj. Vegla e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e projektuar. Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez apo e fik. Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të riparohet. Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të ruani veglat e punës. Këto masa parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së punës. Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni personat e pamësuar me veglën e punës ose këto udhëzime për përdorimin e pajisjes. Veglat e punës janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar. Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para përdorimit. Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e punës jo të mirëmbajtura si duhet. Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
UDHËZIMET PËR SIGURINË PËR SMERILUESET TË PËRGJITHSHME • Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën moshën 16 vjeç • Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në lagështi • Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar; zëvendësojeni nga një person i kualifikuar • Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest (asbesti konsiderohet kancerogjen) • Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të aksesorëve AKSESORËT • SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë • Mos vazhdoni të përdorni disqe smeriluese të konsumuar, të çarë ose shumë të bllokuar PARA PËRDORIMIT • Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë me voltazhin e treguar në etiketën e veglës • Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat, gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës; hiqni ato para se të filloni punën • Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper • Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A); mbani mbrojtëse për veshët • Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet • Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet • Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për materialet me të cilat dëshironi të punoni • Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë) • Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë më të sigurt se sa me dorë) • Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni kuti pluhurash dhe mbajini personat e tjera dhe materialet e djegshme larg nga zona e punës 90
GJATË PËRDORIMIT • Mbajeni gjithmonë kordonin larg nga pjesët e lëvizshme të veglës; drejtojeni kordonin në anën e pasme, larg nga vegla • Mos e prekni diskun smerilues në lëvizje • Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, fikni menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën • Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën PAS PËRDORIMIT • Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
Mbështetëset -- mos e përdorni kurrë pajisjen pa fletën mbështetëse A !! zëvendësoni menjëherë mbështetëset (lironi/ shtrëngoni 4 vidat e fletës B) !! hiqeni veglën nga spina para se të hiqni/montoni fletat mbështetëse Montomi i fletës së smerilimit 4 -- montoni fletën e smerilimit VELCRO C si në ilustrim -- nëse është e nevojshme, pastroni fillimisht fletën mbështetës !! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen me vrimat në këmbën e smerilimit !! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të smerilimit me vrima !! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në kohën e duhur Thithja e pluhurave 5 -- boshatisni rregullisht kutinë e pluhurave D për një rendiment optimal në mbledhjen e pluhurave Për përdorimin e fshesës me korrent -- hiqni kutinë e pluhurave D duke shtyrë çelësin E në të majtë dhe mbajeni në atë pozicion ndërsa tërhiqni prapa kutinë e pluhurave D -- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit F !! mos përdorni kutinë e pluhurave/fshesën me korrent kur smeriloni metale Treguesi i nivelit të pluhurave 6 -- zbrazni kutinë e pluhurave D kur treguesi G bëhet KUQ -- treguesi G funksionon vetëm kur vegla është e ndezur -- kini parasysh se nuk garantohet funksionimi i treguesit të nivelit të pluhurave kur smeriloni me shpejtësi të ulëta (7455) Çelësi i ndezjes/fikjes -- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin H 2 përpara/prapa !! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen !! kini kujdes për goditje të papritura kur ndizni pajisjen !! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga materiali i punës Kontrolli i shpejtësisë 7 (7455) Për rezultate optimale smerilimi në materiale të ndryshme -- me anë të rrotës J 2 mund të vendosësh shpejtësinë e dëshiruar të smerilimit -- rregulloni gjithmonë shpejtësinë sipas madhësisë së rërës së përdorur
-- para se të filloni punën, gjeni shpejtësinë dhe rërën optimale duke provuar në materiale rezervë Mbajtja dhe drejtimi i veglës 8 !! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri -- rrëshqisni veglën paralel me sipërfaqen e punës dhe lëvizeni në mënyrë rrethore ose kryq -- mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni pajisjen që të punojë për ju -- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të padëshiruara nga smerilimi -- mbajini të çarat e ajrimit K 2 të pambuluara Smerilimi -- sasia e materialit të hequr përcaktohet nga zgjedhja e fletës së smerilimit, shpejtësisë të zgjedhur paraprakisht për smerilimin dhe trysnisë që ushtrohet !! rritja e trysnisë së smerilimit nuk sjell një rritje të kapacitetit të smerilimit, por një rritje në konsumin e pajisjes dhe të fletës së smerilimit !! mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe për metale
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN •
Për të përcaktuar ashpërsinë e duhur (dhe shpejtësinë), tabela 9 mund të përdoret si referencë !! gjithmonë provojeni në fillim në një material të padobishëm Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI • •
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjes K 2) -- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një furçe !! shkëputni spinën para pastrimit Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL -- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së) -- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin. -- simboli q do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETIT •
Smeriluese me orbitë rastësore 7445/7455 Të dhënat teknike 1 Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt i përshkruar në “Të dhënat teknike” është në përputhje me standardet ose dokumentet e standardizimit si më poshtë: EN 60745, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2014/30/ EU, 2006/42/EC, 2011/65/EU Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë
ZHURMA/VIBRIMI • E matur në përputhje me EN 60745, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 82 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 93 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi 7,8 m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K = 1,5 m/s²) • Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN 60745; ajo mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura -- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit -- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit !! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës
Notice Facile