EAL6142BOX - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas EAL6142BOX ELECTROLUX në format PDF.
| Lloji i produktit | Frigorifer i pavarur |
| Marka | Electrolux |
| Modeli | EAL6142BOX |
| Klasa e efikasitetit energjetik | A+ |
| Kapaciteti total bruto | 200 L |
| Kapaciteti neto i frigoriferit | 180 L |
| Niveli i zhurmës | 38 dB |
| Klasa klimatike | N-ST |
| Raftet e rregullueshme | Po, 3 rafte xhami |
| Kthyeshmëria e derës | Po |
| Sistemi i shkrirjes | Shkrirje automatike |
| Ndriçim LED | Po |
| Lloji i kontrollit | Termostat mekanik |
| Konsumi i energjisë | 0.6 kWh/24h |
| Tensioni | 220-240 V |
| Frekuenca | 50 Hz |
| Dimensionet (L x G x T) | 144.5 x 59.5 x 63.5 cm |
| Pesha | 55 kg |
| Doreza | E futur |
| Ftohësi | R600a |
| Karakteristikat e veçanta | Termostat i rregullueshëm, derë e kthyeshme, ndriçim LED |
Pyetjet më të shpeshta - EAL6142BOX ELECTROLUX
Pyetjet e përdoruesve rreth EAL6142BOX ELECTROLUX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj EAL6142BOX - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. EAL6142BOX e markës ELECTROLUX.
MANUAL I PËRDORUESIT EAL6142BOX ELECTROLUX
Faleminderit që bletë një produkt Electrolux. Ju keni zgjedhur një produkt i cili sjell me vete dekada të tëra me përvojë dhe risi nga profesionistë. Gjenial dhe elegant, ky produkt është projektuar duke ju pasur ju në mendje. Pra, sa herë që ta përdorni mund të ndjeheni të sigurt se çdo herë do të merrni prej tij rezultate të shkëlqyera. Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit në adresën:

Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacion për ndreqjen e problemeve si dhe për shërbimin:
www.electrolux.com

Regjistroni produktin tuaj për shërbim më të mirë: www.electrolux.com/productregistration

Blini aksesorë, pjesë konsumi, pjesë këmbimi origjinale për pajisjen tuaj: www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Rekomandojmë përdorimin e pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni që të dispononi të dhënat e mëposhtme.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve. Modeli, PNC, Numri i serisë.

Paralajmërim / Të dhëna për sigurinë dhe kujdesin.

Të dhëna të përgjithshme dhe këshilla

Të dhëna për ambientin.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyr-je ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
- Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
— Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
— Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
- Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
- Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera për të përsh-pejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prod-huesi.
- Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
- Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të rekomanduara nga prodhuesi.
- Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar pajisjen.
- Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagsësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose objekte metalike.
- Mos ruani në pajisje substanca që shpërthejnë, si p.sh. kuti aerosoli me lëndë të ndezshme.
- Për të shmangur rreziqet, nëse kablloja e furnizimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar nga prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm.
- Nëse pajisja është e pajisur me prodhues akulli ose rubinet uji, mbushini vetëm me ujë të pijshëm.
- Nëse pajisja kërkon lidhje me rrjetin e ujit, lidheni atë vetëm me rrjetin e ujit të pijshëm.
- Presioni i ujit në hyrje (minimumi dhe maksimumi) duhet të jetë ndërmjet 1 bar (0,1 MPa) dhe 10 bar (1 MPa)
UDHËZIMET PËR SIGURINË
Instalimi

PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin
- Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar.
- Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen.
- Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
- Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë përreth pajisjes.
- Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te kompresori.
- Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve, sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
- Pjesa e pasme e pajisjes duhet të mbështetet pas murit.
- Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të drejtpërdrejtë dielli.
- Mos e instaloni pajisjen në zona me shumë lagështi ose shumë të ftohta, si shtesa ndërtimi, garazhe ose qilarë vere.
- Kur lëvizni pajisjen, ngrijeni nga cepi i përparmë për të shmangur gërvishtjen e dyshemesë.
Lidhja elektrike

PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
- Pajisja duhet tokëzuar.
- Të gjitha lidhjet elektrike duhet të kry-
hen nga një elektricist i kualifikuar.
- Sigurohuni që të dhënat elektrike në pllakën e specifikimeve të përkojnë me karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
- Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të instaluar mirë.
- Mos përdorni përshtatës me shumë spina dhe kabëll zgjatues.
- Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët elektrike (p.sh. spinën elektrike, kabllon elektrike, kompresorin). Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit ose një elektricist për të ndërruar pjesët elektrike.
- Kablloja elektrike duhet të qëndrojë nën nivelin e spinës elektrike.
- Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
- Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh, goditjeje elektrike ose zjarri.
- Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje.
- Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur është shënuar nga prodhuesi se mund të vendosen.
-
Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te qarku i agjentit ftohës. Ai përmban izobutan (R600a), një gaz natyror me nivel të lartë pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr flakë.
-
Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje në dhomë. Ajrosni dhomën.
- Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët plastike të pajisjes.
- Mos ruani gaz dhe lëngje që marrin flakë në pajisje.
- Mos vendosni produkte që mar- rin flakë ose sende të lagura me produkte të ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
- Mos e prekni kompresorin ose kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
Drita e brendshme
- Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas: Këto llama janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t'u përdorur në aplikacione të tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.
Kujdesi dhe pastrimi

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i pajisjes.
- Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni nga priza.
- Kjo pajisje përmban hidrokarbure në njësinë ftohëse. Vetëm një person i kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe rimbushjen e njësisë.
- Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit të pajisjes dhe nëse është e nevojshme pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Shërbimi
- Ju lutemi vini re se vetëriparimi ose riparimi joprofesional mund të ketë pasoja sigurie dhe mund të zhvlerësojë garancinë.
- Pjesët e mëposhtme të këmbimit do të jenë të disponueshme për 7 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit: termostatet, sensorët e temperaturës, qarqet, burimet e dritës, dorezat e dyerve, menteshat e dyerve, vasketat dhe koshat. Ju lutemi vini re se disa nga këto pjesë këmbimi janë të disponueshme vetëm për riparuesit profesionistë, dhe se jo të gjitha pjesët e këmbimit u përshtaten të gjitha modeleve.
- Guarnicionet e dyerve do të jenë të disponueshme për 10 vjet pas daljes nga qarkullimi të modelit.
- Për të riparuar pajisjen kontaktoni me një qendër të autorizuar shërbimi.
- Përdorni vetëm pjesë këmbimi originale.
Hedhja e mbeturinave

PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
- Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit elektrik.
- Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni atë.
- Hiqni kapësen e derës për të parandaluar blokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake.
- Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të kësaj pajisjeje nuk ndikojnë tek ozoni.
- Shkuma izoluese përmban gaz të ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën e duhur të hedhjes së pajisjes.
- Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë së ftohjes që është afër shkëmbyesit të nxehtësisë.
INSTALIMI

PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve të sigurisë
VENDNDODHJA
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret si pajisje inkaso.
- Nëse, për shkak të instalimit të ndryshëm, nuk respektohen kërkesat për ventilimin, pajisja do të funksionojë mirë, por konsumi i energjisë mund të rritet pak.
- Për të garantuar funksionimin optimal të pajisjes, ju nuk duhet ta instaloni pajisjen pranë burimeve të nxehtësisë (furra, soba, radiatorë, furnela ose pianura) ose në një vend ku bie direkt dielli. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit.
- Kjo pajisje duhet të instalohet në ambient të brendshëm në një vend të thatë dhe të ajrosur mirë.
- Për të siguruar performancë optimale, nëse pajisja vendoset poshtë një njësie të varur në mur, duhet të ruhet largësia minimale midis pjesës së sipërme të kabinetit. Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk duhet të vendoset poshtë njësive të varura në mur. Një ose më shumë këmbëza të rregullueshme në bazën e pajisjes sigurojnë që pajisja të qëndrojë e niveluar.

PARALAJMËRIM!
Nëse e poziciononi pajisjen kundrejt murit, përdorni distancatorët e pasmë të dhënë ose mbani distancën minimale të treguar në udhëzimet e instalimit.

PARALAJMËRIM!
Nëse e instaloni pajisjen pranë murit, shikoni udhëzimet e instalimit për të kuptuar distancën minimale mes murit dhe anës së pajisjes ku janë menteshat e derës për të ofruar hapësirë të mjaftueshme për të hapur derën kur hiqen pajisjet e brendshme (p.sh. gjatë pastrimit).
- Kjo pajisje është prodhuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti që varion nga 10°C në 43°C.

Funksionimi i saktë i pajisjes mund të garantohet vetëm brenda diapazonit të specifikuar të temperaturës.
- Nëse keni dyshime rreth vendit të instalimit të pajisjes, kontaktoni me shitësin, shërbimin për klientin ose Qendrën më të afërt të Autorizuar të Shërbimit.
- Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti. Për këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.
DIMENSIONET


| Dimensionet e përgjithshme1 |
| H1 mm 1750 |
| W1 mm 595 |
| D1 mm 647 |
1 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes pa dorezën dhe këmbët
| Hapësira e kërkuar në përdorim2 |
| H2 mm 1800 |
| W2 mm 600 |
| D2 mm 666 |
2 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësira e nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes
| Hapësira e përgjithshme e kërkuar në përdorim3 |
| H2 mm 1800 |
| W3 mm 605 |
| D3 mm 1189 |
3 lartësia, gjerësia dhe thellësia e pajisjes duke përfshirë dorezën, plus hapësira e nevojshme për qarkullimin e lirshëm të ajrit të ftohjes, plus hapësira e nevojshme për të lejuar hapjen e derës në këndin minimal që lejon heqjen e të gjitha pajisjeve të brendshme
1 Prodhuesi i akullit akullit dhe ruajtja
2 Ftohësi Xpress i kanoçeve (ndarja e ftohjes së shpejtë) Për té ruajtur pije.
3 Zona Multi Plus
Për të ruajtur medikamente të përgjithshme ose produkte kozmetike. Ruajtja e sigurt nuk garantohet për produkte të tilla si kampione akademike ose medikamente që kërkojnë një gamë temperature specifieke.
4 Mbajtësja e vezëve
Mos e përdorni këtë mbajtëse për të ruajturkubaakullidheasmose vendosni në ndarjen e ngrirësit.
5 Rafti i frigoriferit (xham i kalitur) Për ruajtjen e ushqimeve të zakonshme.
6 Ndarja e freskimit
(vetëm në modele të caktuara)
Për artikuj që përdoren shpesh,
kanoçe, ujë i pijshëm, pije.
7 Xhepi i freskimit
Për ruajtjen e ushqimeve për ftohje,
qumësht, lëngje, shishe birre, etj.
8 Kutia e zarzavateve
9 Kutia e frutave
10 Zona ekstra e ftohjes (vetëm në modele të caktuara)
11 Kutiaengrirjes
Pörtëruajturmishosepeshktëthatë për periudhë më të gjatë kohe.
12 Ndarjaederëspërruajtje (ndarje me 2 yje) Për ruajtjen afatshkurtër të ushqimit dhe akulloreve.
13 Ndarjaederëspërruajtje
Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.
14 Raftiingrirësit (xhamikalitur)
Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
siç është mishi, peshku, akulloret.
MODELI PA SHPËRNDARËS

1 Tabakaja e kubave të akullit
2 Ftohësi Xpress i kanoçeve (ndarja e ftohjes së shpejtë) Për të ruajtur pije.
3 Zona Multi Plus
Për të ruajtur medikamente të përgjithshme ose produkte kozmetike. Ruajtja e sigurt nuk garantohet për produkte të tilla si kampione akademike ose medikamente që kërkojnë një gamë temperature specifike.
4 Mbajtësja e vezëve
Mos e përdorni këtë mbajtëse për të ruajtur kuba akulli dhe as mos e vendosni në ndarjen e ngrirësit.
5 Rafti i frigoriferit (xham i kalitur)
Për ruajtjen e ushqimeve
të zakonshme.
6 Xhepi i freskimit
Për ruajtjen e ushqimeve për ftohje, qumësht, lëngje, shishe birre, etj.
7 Kutia e zarzavateve
8 Kutia e frutave
9 Kutia e ngrirjes
Për të ruajtur mish ose peshk të thatë për periudhë më të gjatë kohe.
10 Ndarja e derës për ruajtje (ndarje me 2 yje) Për ruajtjen afatshkurtër të ushqimit dhe akulloreve.
11 Ndarja e derës për ruajtje Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira.
12 Rafti i ngrirësit (xhamikalitur)
Për ruajtjen e ushqimeve të ngrira
siç është mishi, peshku, akulloret.
PANELI I KONTROLLIT
MODELI ME SHPËRNDARËS
![graph TD A["1"] --> B["FRZ. SET"] B --> C["Light (FILTER: Hold 3 sec)"] C --> D["6"] E["2"] --> F["REF. SET"] F --> G["5"] H["3"] --> I["LOCK (Hold 3 sec)"] I --> J["4"] K["4"] --> L["WATER"] L --> M["1"] N["5"] --> O["H"] P["6"] --> Q["G"] R["7"] --> S["F"] T["8"] --> U["E"] V["9"] --> W["I"] X["10…](/content/2026/06/1315898/images/20578dce87732948802d728ca6b3643fc7dff8d10bb688ab28a91a74b03cc313.jpg)

FRZ.SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së ngrirësit.

REF.SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së frigoriferit.

LOCK
(Hold 3 sec)
Shtypni këtë buton për të paradaluar që cilësimet të ndryshohen aksidentalisht. Për ta lëshuar butonin, shtypeni për më shumë se 3 sekonda. Ekrani do të fiket.
4 Butoni i përzgjedhjes për shpërndarësin e akullit 📁 dhe Bllokimi për prodhuesin e akullit 📁
5 Butoni i përzgjedhjes për shpërndarjen e ujit

LIGHT
(FILTER: Hold 3 sec.)
Butoni i DRITËS/FILTRIT:
-
Butoni për të ndezur një dritë të shpërndarësit.
-
Butoni për zëvendësimin ose rivendosjen filtrit. Pas zëvendësimit të filtrit ose për ta rivendosur, shtypni këtë buton për 3 sekonda.
| Treguesit (A-H) | Përshkrimi |
A. Super | Treguesi i temperaturës së ngrirësit |
![]() | Ekrani i alarmit (pa tingull) Klientët mund të informohen për gjendjen e temperaturës kur ngrihet normalisht për shkak të aksidenteve (p.sh. ndërpre-rjeve të energjisë)1. Ikona e alarmit pulson duke treguar temperaturën më të lartë të brend-shme2. Alarmi ndalon kur butoni shtypet dhe ekrani shfaq vlerën e kontrollit të temperaturës |
| Treguesit (A-H) Përshkrimi | ||
| C. | Treguesi i bllokimit | |
| D. | Super | Treguesi i temperaturës së frigoriferit |
| E. | ![]() | Bllokimi për treguesin e prodhuesit të akullit |
| F. | ![]() | Treguesi i shpërndarësit të akullit |
| G. | ![]() | Treguesi i daljes së ujit |
| H. | ![]() | Ekrani i zëvendësimit të filtritPas 6 muajsh nga kontakti i parë me energjinë, ikona do të pulsojë. |
MODELI PA SHPËRNDARËS

1 FRZ. SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së ngrirësit
2 REF. SET
Butoni i përzgjedhjes për temperaturën e ndarjes së frigoriferit
3 LOCK (Hold 3 Sec.)
Butoni i bllokimit Shtypni këtë buton për të parandaluar që cilësimet të ndryshohen aksidentalisht. Për ta lëshuar butonin, shtypeni për më shumë se 3 sekonda.
| Treguesit (A-E) Përshkrimi | ||
| A. | ![]() | Treguesi i temperaturës së ngrirësit |
| B. | ![]() | Treguesi “super” për ngrirësin |
| C. | ![]() | Treguesi i bllokimit |
| D. | ![]() | Treguesi “super” për frigoriferin |
| E. | ![]() | Treguesi i temperaturës së frigoriferit |
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
INSTALIMI I LINJËS SË UJIT
1. Për modelet me prodhuesin automatik të akullit
– Presioni i ujit duhet të jetë 2.0\~12.5 kgf/cm2 ose më shumë që prodhuesi automatik i akullit të funksionojë.
– Kontrolloni presionin e ujit të rubinetit. Nëse një gotë prej 180 cc mbushet për 10 sekonda, presioni është i përshtatshëm.
– Nëse presioni i ujit nuk është aq i lartë sa për të vënë në punë prodhuesin automatik të akul-lit, telefononi hidraulikun për të vendosur një pompë shtesë për presionin e ujit.
- Kur instaloni tubat e ujit, sigurohuni që ato të mos jenë pranë sipër-faqeve të nxehta.
- Filtri i ujit "filtron" vetëm ujë. Ai nuk eliminon bakteret ose mikrobet.
- Jetëgjatësia e filtrit varet nga koha e përdorimit. Ne ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin të paktën çdo 6 muaj. Kur vendosni filtrin, vendoseni në mënyrë që të keni akses të lehtë tek ai (për heqje dhe zëvendësim).

Shënim: Ikona pulson 6 muaj pas furnizimit me energji për herë të parë. Për të eliminon pulsimin e ikonës, shtypni butonin e dritës për 3 sekonda pas ndërrimit të filtrit të ujit.
- Pas instalimit të frigoriferit dhe sistemit të linjës së ujit, zgjidhni WATER në panelin e kontrollit dhe shtypeni për 2 - 3 minuta për të mbushur me ujë rezervuarin e ujit dhe për të shpërndarë ujë.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Kur pajisja është vendosur në prizë për herë të parë, modaliteti i temperaturës është vendosur në Mes.
MODELI ME SHPËRNDARËS Ndarja e ngrirësit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin derisa të shfaqet vlera e dëshiruar.
Për funksionin e ngrirjes së shpejtë mbani shtypur butonin derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.
Ndarja e frigoriferit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin derisa të shfaqet vlera e dëshiruar.
Për funksionin e ftohjes më të shpejtë mbani shtypur butonin derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.

Funksioni i konvertimit të treguesit të temperaturës
(Fahrenajt - Celsius) Cilësimi i fabrikës është Celsius. Shtypni butonin e bllokimit për të hyrë në modalitetin e bllokimit. Te modaliteti i bllokimit, shtypni butonin dhe WATER në të njëjtën kohë për 10 sekonda për të ndryshuar shkallën e temperaturës.
MODELI PA SHPËRNDARËS Ndarja e ngrirësit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin, serisa, ë shfaqet temperatura e dëshiruar.
Për funksionin e ngrirjes së shpejtë mbani shtypur butonin FRZ. SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.
Ndarja e frigoriferit

Për cilësimin e temperaturës shtypni butonin, derisa të shfaqet temperatura e dëshiruar. Për funksionin e ftohjes më të shpejtë mbani shtypur butonin REF. SET derisa të ndizet drita LED super. Për ta ndaluar këtë funksion, thjesht shtypeni butonin sërish.

KUJDES
Ushqimet në frigorifer mund të ngrijnë nëse temperatura e frigoriferit është nën 5°.
MODALITETI I TEMPERA- TURËS SË LARTË
MODELI ME SHPËRNDARËS
Një rritje në temperaturën e ndarjes së ngrirësit ose frigoriferit tregohet me:
- pulsimin e ikonës së alarmit (huk bie zilja)
- sistemi elektronik tregon temperaturën maksimale të arritur brenda ndarjeve

Edhe pse është rikuperuar funksionimi normal i pajisjes dhe temperatura e brendshme arrin nivelin normal, ikona e alarmit përsëri pulson dhe ekrani shfaq temperaturën më të lartë të arritur.

Kur shtypni butonin e bllokimit,
modaliteti i alarmit ndërpritet dhe ikona e alarmit
Në ekran shfaqet vlera e vendosur e rregulluar.
MODELI PA SHPËRNDARËS
Një rritje në temperaturën e ndarjes së ngrirësit ose frigoriferit tregohet me:
- pulsimin e një treguesit të ndarjes së ngrirësit ose / dhe frigoriferit
- sistemi elektronik tregon temperaturën maksimale të arritur brenda ndarjeve

Edhe pse është rikuperuar funksionimi normal i pajisjes dhe temperatura e brendshme arrin nivelin normal, treguesi përsëri pulson dhe tregohet temperatura më e lartë e arritur.

Kur shtypni butonin e bllokimit LOCK (Hold 3 Sec.), modaliteti i temperaturës së lartë ndalohet dhe treguesi shfaq vlerën e rregulluar të temperaturës.
NDEZJA
- Futni spinën në prizën e murit.
FUNKSIONET E "FIKJES"
- Dritat e brendshme të pajisje fiken kur dera hapet për më shumë se 10 minuta
- Funksioni i fikjes së ekranit:
- 5 minuta pasi butonat dhe dyert nuk janë hapur, të gjitha dritat LED të ekranit fiken përveç ikonës WATER, ICE dhe 📄
- Pas modalitetit të dritës LED të fikur, pajisja kthehet në modalitetin e ekranit normal kur shtypni çdo buton ose hapni derën.
- Funksioni i fikjes së sistemit (Funk- sioni i energjisë së fikur):
- ju mund ta ndaloni funksionimin e pajisjes pa e hequr nga priza, veçanërisht gjatë pushimeve
- duke shtypur butonin FRZ. SET dhe rëte tjejten kohë për 5 sekonda pajisja fiket
- gjatë modalitetit "FIKUR" tempera- tura e ngrirësit dhe e frigoriferit tregon " — — ". Dritat e tjera LED fiken dhe i gjithë funksionimi i pajisjes suaj ndalon.
- në të kundërt, mbani shty- pur butonin FRZ. SET REF. SET së bashku për 5 sekonda për të larguar funksionin "FIKUR"
ALARMI I HAPJES SË DERËS
Një alarm akustik do të tingëllojë nëse dera e frigoriferit ose ngrirësit lihet hapur për 1 minutë. Alarmi do të ndalojë pas 5 minutash. Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet normale (dera të jetë mbyllur), alarmi ndalon.
OPSIONET
ZONA EKSTRA E FTOHJES

Kur e vini në prizë për herë të parë pa-jisjen drita LED FRESH është e ndezur. Për të ndryshuar cilësimet hap pas hapi përdorni butonin SELECT.
| Step Display Target Temperature |
| 1. FRESH +5°C deri +6°C. |
| 2. VEGETABLE +3°C deri +4°C. |
| 3. FISH -1°C deri +0°C. |
| 4. MEAT -3°C deri -2°C. |
SHPËRNDARËSI
Zgjidhni butonin WATER ose ICE dhe shtyni lehtë levën me gotën tuaj, pas 2 sekondash:
- Nëse shtypni butoninWATER, ikona 🌐 do të ndizet

- Nëse shtypni butonin ICE, ikona do të ndizet.


Kur pastroni folenë e kutisë së kubave të akullit ose kur nuk e përdorni për një kohë të gjatë, hiqini kubat e akullit nga kutia e ruajtjes së akullit dhe bllokoni prodhuesin e akullit duke shtypur butonin ICE për 3 sekonda. do të ndizet.

KUJDES
Shmangni përdorimin e kupave të holla të brishta ose gotave të kristalit gjatë marrjes së kubave të akullit.

KUJDES
Nëse akulli është i çngjyro-sur, ndërprisni përdorimin e shpërndarësit dhe telefononi një agjent shërbimi.

Nga kjo pajisje përdorni vetëm akullin.
PRODHUESI AUTOMATIK I AKULLIT
- Prodhohen rreth 10 kuba akulli në një herë, 14-15 herë në ditë. Nëse kutia e ruajtjes është plot, prodhimi i akullit ndërpritet.
- Êshtë normale që prodhuesi i akullit të bëjë zhurma përplasjeje kur kubat e akullit bien në kutinë e ruajtjes së akullit.
- Për të parandaluar aromat ose erërat e këqija, pastrojeni rregullisht kutinë e ruajtjes së kubave të akullit.
- Nëse sasia e akullit në kutinë e ruajtjes nuk mjafton, akulli nuk mund të shpërndahet. Prisni një ose dy ditë për të prodhuar më shumë akull.
- Nëse akulli nuk shpërndahet lehtë, sigurohuni që të mos jetë e bllokuar dalja e shpërndarësit.
- Nëse kubat e akullit ngecin dhe nuk dalin, tërhiqni jashtë kutinë e ruajtjes së akullit dhe ndani kubat e akullit që mund të jenë ngjitur bashkë.

KUJDES
Nëse duhet përshtatur sasia e ujit që ka shkuar te prodhuesi i akul-lit, thërrisni një agjent shërbimit.

KUJDES
Në rast të ndërprerjes së energjisë, kubat e akullit mund të shkrijnë dhe uji mund të rrëshqasë
poshtë në dysheme. Nëse prisni që kjo situatë të zgjasë për orë të tëra, tërhiqni kutinë jashtë dhe hiqni kubat e akullit, pastaj vendoseni përsëri.
- Ngrirës: Konfigurimi i brendshëm i pajisjes është ai që siguron përdorimin më efikas të energjisë.
- Frigoriferi: Sigurohet përdorimi më efikas i energjisë në konfigurimin me sirtarët në pjesën e poshtme të pajisjes dhe raftet të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme. Pozicioni i koshave të dyerve nuk ndikon në konsumin e energjisë.
- Mos e hapni shpesh derën ose mos e lini hapur për një kohë më të gjatë sesa nevojitet.
- Ngrirës: Sa më i ftohtë cilësimi i temperaturës, aq më i lartë konsumi i energjisë.
- Frigoriferi: Mos e vendosni temperaturën shumë të lartë për të kursyer energji, përveçse kur këtë e kërkojnë karakteristikat e ushqimit.
- Nëse temperatura e ambientit është e lartë, rregullatori i temperaturës është caktuar në temperaturë të ulët dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa ndërprerje duke shkaktuar formimin e brymës ose akullit në aparatin e avullimit. Në këtë rast, vendoseni rregullatorin e temperaturës në një temperaturë më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe për të kursyer energjinë në këtë mënyrë.
- Sigurohuni që të ketë ventilim të mirë. Mos i mbuloni rrjetën ose vrimat e ventilimit.
KËSHILLA PËR NGRIRJEN
- Aktivizoni funksionin FastFreeze të paktën 3 orë përpara se të vendosni ushqimin brenda ndarjes së ngrirjes.
- Përpara ngrirjes, mbështilleni dhe izolojeni ushqimin në: letër alumini, letër ose qese plastike, kuti hermetike me kapak.
- Për ngrirje dhe shkrirje më efikase ndajini ushqimet në porcione të vogla.
- Rekomandohet që të gjitha ushqimeve të ngrira t'u vendosni etiketa dhe data. Me këtë do të mund të identifikoni ushqimet dhe do të dini se kur duhet të përdoren përpara se të prishen.
- Ushqimet duhet të jenë të freskëta përpara se të ngrijnë për të ruajtur cilësinë e mirë të ushqimit. Veçanërisht, frutat dhe zarzavatet duhet të ngrihen pasi të mblidhen për të ruajtur të gjitha vlerat e tyre ushqyese.
- Mos i ngrini shishet ose kënaçet me lengje, veçanërisht pijet që përmbajnë dyoksid karboni - ato mund të shpërthejnë gjatë ngrirjes.
- Mos vendosni ushqim të nxehtë në ndarjen e ngrirësit. Ftoheni në temperaturë dhome përpara se ta fusni brenda ndarjes.
- Për të shmangur rritjen në temperaturë të ushqimeve të ngrira tashmë, mos vendosni ushqime të freskëta të pa ngrira direkt pranë tyre. Vendoseni ushqimin në temperaturë dhome në pjesën e ndarjes së ngrirësit ku nuk ka ushqime të ngrira.
- Mos hani kuba akulli, akull ose lëpirëse akulli menjëherë pasi i nxirrni nga ngrirësi. Rrezik atrofizimi.
- Mos e ngrini përsëri ushqimin e shkrirë. Nëse ushqimi është shkrirë, gatuajeni, ftoheni dhe më pas ngrijeni.
KËSHILLA PËR RUAJTJEN E USHQIMEVE TË NGRIRA
- Cilësimi i mirë i temperaturës që garanton ruajtjen e produkteve të ngrira është temperatura më pak ose e barabartë me -18°C. Cilësimi më i lartë i temperaturës brenda pajisjes mund të sjellë shkurtimin e jetëgjatësisë së ushqimit.
- E gjithë ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për ruajtjen e produkteve të ngrira ushqimore.
- Lini hapësirë të mjaftueshme rrotull ushqimit për të lejuar qarkullimin e lirshëm të ajrit.
- Për magazinim të mjaftueshëm referojuni etiketës së paketimit të ushqimit për të parë jetëgjatësinë e ushqimit.
- Āshtë e rëndësishme që ta mbështillni ushqimin në mënyrë të tillë që të parandalojë hyrjen e ujit, lagështirës ose kondensimit.
KËSHILLA PËR BLERJET
Pas blerjes së ushqimeve:
- Sigurohuni që paketimi të mos jetë dëmtuar, sepse ushqimi mund të jetë prishur. Nëse paketimi është i fryrë ose i lagur, mund të mos jetë ruajtur në kushte optimale dhe mund të ketë filluar shkrirja.
- Për të kufizuar procesin e shkrirjes blijini mallrat e ngrira në fund të blerjes së ushqimeve dhe transportojini ato brenda një çante termike dhe të izoluar.
- Futini ushqimet e ngrira menjëherë në ngrirës pasi të ktheheni nga dyqani.
- Nëse ushqimi është shkrirë qoftë edhe pjesërisht, mos e ngrini përsëri. Konsumojeni sa më shpejt të mundeni.
- Respektoni datën e skadencës dhe informacionin mbi ruajtjen në paketim.
JETËGJATËSIA NË RAFT PËR NDARJEN E NGRIRËSIT
| Lloji i ushqimit Jetëgjatësia në raft | (muaj) |
| Bukë 3 | |
| Frutat (përveç agrumeve) 6 - 12 | |
| Zarzavate 8 - 10 | |
| Ushqimet e mbetura, pa mish 1 - 2 | |
| Bulmeti: | |
| Gjalpë | 6 - 9 |
| Djathi i butë (p.sh. mozzarella) | 3 - 4 |
| Djathi i fortë (p.sh. parmixhano, çedar) | 6 |
| Fruta deti: | |
| Peshku me yndyrë (p.sh. salmon, skumbri) | 2 - 3 |
| Peshk pa yndyrë (p.sh. merluc, gjuhëz) | 4 - 6 |
| Karkaleca deti | 12 |
| Guaska dhe molusqe | 3 - 4 |
| Peshk i gatuar | 1 - 2 |
| Mish: | |
| Pulë | 9 - 12 |
| Mish lope | 6 - 12 |
| Mish Derri | 4 - 6 |
| Mish qengji | 6 - 9 |
| Salsiçe | 1 - 2 |
| Proshutë | 1 - 2 |
| Ushqimet e mbetura, me mish | 2 - 3 |
KËSHILLA PËR FTOHJEN E USHQIMEVE TË FRESKËTA
- Cilësimi i mirë i temperaturës që garanton ruajtjen e ushqimit të freskët është temperatura më pak ose e barabartë me +4°C. Cilësimi më i lartë i temperaturës brenda pajisjes mund të sjellë shkurtimin e jetëgjatësisë së ushqimit.
- Mbulojeni ushqimin me paketim për të ruajtur freskinë dhe aromën e tij.
- Gjithmonë përdorni enë të mbyllura për lëngjet dhe ushqimin, për të shmangur daljen e aromave ose shijeve në ndarje.
- Për të shmangur kontaminimin mes ushqimit të gatuar dhe të pagatuar, mbulojini ushqimet e gatuara dhe ndajini ato nga ato të pagatuarat.
- Rekomandohet që ta shkrini ushqimin brenda frigoriferit.
- Mos vendosni ushqim të nxehtë brenda në pajisje. Sigurohuni që të jetë ftohur në temperaturë dhome përpara se ta fusni.
- Për të mos lejuar vajtjen dëm të ushqimeve, ushqimet e reja duhet të vendosen prapa të vjetrave.
KËSHILLA PËR FTOHJEN E USHQIMEVE
- Mish (të gjitha llojet): mbështilleni në ambalazh të përshtatshëm dhe vendoseni mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Ruajeni mishin për maksimumi 1-2 ditë.
- Frutat dhe zarzavatet: pastrojini plotësisht (eliminoni dheun) dhe vendosini në një sirtar të veçantë (sirtari i zarzavateve).
- Këshillohet që të mos mbani fruta ekzotike si bananet, mangot, papajat etj. në frigorifer.
- Zarzavatet si domatet, patatet, qepët dhe hudhrat nuk duhet të mbahen në frigorifer.
- Gjalpi dhe djathi: vendosini në një mbajtëse hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.
- Shishet: mbyllini me kapak dhe vendosini në raftin e shisheve në derën e pajisjes ose (nëse ka) në mbajtësen e shisheve.
- Gjithmonë referojuni datës së skadencës së produkteve për të ditur sa gjatë t'i mbani.
Për të pastruar përdorni një pëlhurë me ujë dhe lëndë larëse të butë (neutrale).
1. Rafti i shpërndarësit të ujit
Hiqni grilën e rrjedhjeve dhe pastroni rregullisht raftin e ujit (rafti i rrjedhjeve nuk shkarkohet vetë).

2. Kutia e ruajtjes së kubave të akullit
– Heqja: ngrini përpara folenë e kutisë për ta hequr.
– Rivendosja: vendosni në vend ulluqet anësore dhe futini deri në fund. Nëse është e vështirë të fusni kutinë, hiqeni, rrotulloni bobinën në kuti ose mekanizmin rrotullues një çerek rrotullimi dhe futeni sërish.
– Mos i ruani kubat e akullit për një kohë tepër të gjatë.

3. Xhepat e ngrirësit dhe të frigor- iferit
Kapni të dy fundet dhe tërhiqini lart.

4. Raftet e ngrirësit dhe të frigoriferit Hapni plotësisht dyert, më pas tërhiqni përpara raftet për t'i hequr.

5. Mbajtësja e zarzavateve dhe e frutave
Tërhiqeni përpara dhe ngrijeni pak për ta hequr.

Përdorni një pëlhurë me lëndë larëse të butë (neutrale).
PASTRIMI I PJESËS MBRAPA TË PAJISJES (PJESA E MAKINERISË)
Hiqni pluhurin në grilë me fshesë me korrent të paktën një herë në vit.

Llamba LED duhet të zëvendësohet vetëm nga një agjent i shërbimit ose një person me kualifikim të ngjashëm.

KUJDES
Sigurohuni që ta hiqni nga priza pajisjen në fillim!
Ndërrimi i dritës LED të ngrirësit dhe frigoriferit
- Hiqni një anë të pasme të mbulesës së dritës LED duke përdorur një kaçavidë.

- Hiqni kapakun e dritës LED dhe lironi 2 vidat shtrënguese për një fletë drite LED.

- Shkëpusni një rrip të fletës së dritës LED dhe ndërroni dritën LED.

i Metoda e montimit është e kundërta e sekuencës së çmon-timit.
SI TË VEPROJMË NËSE...

Ju lutemi kontrolloni këshillat e mëposhtme për zgjidhjen e problemeve përpara se të telefononi shërbimin!
| Problemi Pika e kontrollit Zgjidhja | ||
| Nuk ftohet asn-jëherë brenda.Ngrirja dhe ftohjanuk është emjaftueshme. | A është pajisja eshkëputur nga priza?A është vendosur tem-peratura në modalitetine ULËT?A është pajisja nënrezet e drejtpërdrejtatë diellit ose a ështëvendosur pranësaj ndonjë pajisjengrohëse?A është tepër e vogëlhapësira ndërmjetpjesës së pasme tëpajisjes dhe murit? | Vendoseni pajisjen nëprizë.Vendoseni modalitetine temperaturës në TËMESME ose TË ULËT.Lëvizeni në një vend kunuk ka as rreze të drejtpërdrejta dielli dhe aspajisje ngrohëse pranë.Ruani hapësirë tëmjaftueshme (më shumëse 10 cm) ndërmjet pjesëssë pasme të pajisjes dhemurit. |
| Ushqimet në pajisjengrijnë. | A është vendosur tem-peratura në modalitetine FORTË?A është temperatura emjedisit tepër e ulët?A është ruajtur ushqimime shumë lagështirëpranë daljes së ajrit tëftohtë? | Vendoseni temperaturën në modalitetin e MESËMose të ULËT.Ushqimet mund të ngri-jnë nëse temperatura eambientit është nën 5 °C.Lëvizeni në një vend kutemperatura është mbi 5°C.Vendosni ushqimet melagështirë në raftet pranëdyerve. |
| Pajisja bën njëzhurmë të çudit-shme. | A është e paniveluardyshemeja poshtëpajisjes?A është tepër e vogëlhapësira ndërmjetpjesës së pasme tëpajisjes dhe murit?A prek ndonjë objektose diçka tjetër pajisja? | Lëvizeni pajisjen në dys-heme të niveluar.Ruani hapësirë tëmjaftueshme.Largoni çdo objekt që prekpajisjen. |
| Zhurma të çudit-shme: kërcitje,klikime, ujë qërrjedh, zukatje osegumëzhimë. | Është normale (nëse pajisjanuk është e niveluar, zhurmamund të jetë më e madhe). | |
| Problem Possible cause Solution | ||
| Nga brenda dalin aroma ose erëra të këqija. | A është ruajtur ushqimi i pambuluar dhe i pam-bështjellë?A janë raftet dhe xhepat të ndotura me mbetje ushqimesh?A është ruajtur ushqimi për një kohë tepër të gjatë? | Sigurohuni që t'i mbuloni dhe mbështillni ushqimet.Pastroni pjesët e brend-shme të pajisjes rregullisht.Kur aromat depërtojnë në ato pjesë, nuk është e lehtë të hiqen.Mos i ruani ushqimet për një kohë tepër të gjatë.Pajisja nuk është as ruajtës i përkryer dhe as i përher-shëm ushqimi. |
| Dera nuk hapet lehtë. | A është mbyllur dhe hapur sërish dera menjëherë? | Në këtë rast, prisni për një minutë, më pas dera do të hapet me lehtësi. |
| Brymë dhe vesë brenda pajisjes dhe te sipërfaqja e karkasës. | A ka qenë dera hapur për një kohë tepër të gjatë?A janë ruajtur ushqimet me shumë lagështirë pa u mbuluar ose mbështjellë?A është e lartë temperatura dhe/ose lagështirë e lartë rreth pajisjes? | Mos e lini derën hapur për një kohë të gjatë.Sigurohuni që t'i mbuloni dhe mbështillni ushqimet.Instaloni pajisjen në një vend më të thatë dhe më të freskët. |
| Pjesa e përparmedhe anësore e pajisjes është engrohtë ose enxehtë. | Është normale. | |
TEMPERATURA E AMBIENTIT
Kjo pajisje është krijuar për të funksionuar në temperaturën e mjedisit të specifikuar nga kategoria e saj e shënuar në etiketën e klasifikimit.
Kjo pajisje është prodhuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti që varion nga 10°C në 43°C.

Temperatura e brendshme mund të ndikohet nga faktorë të tillë si vendndodhja e pajisjes, temperatura e ambientit ose shpeshtësia e hapjes së derës.
AKSESORËT
- Kutia e filtrit
- Seti i furnizimit me ujë
- Manuali i përdorimit
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin 📊. Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike.
Mos hidhni pajisjet e shënuara me simbo-
lin e mbeturinave shtëpiake. Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit ose kontaktoni me zyrën komunale.
TË DHËNA TEKNIKE
Të dhënat teknike ndodhen në pllakën e specifikimeve që gjendet në anën e brendshme të pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Kodi QR në etiketën e energjisë të dhënë me pajisjen jep një lidhje uebi te informacioni që lidhet me performancën e pajisjes në databazën e EU EPREL. Ruajeni etiketën e energjisë për referencë së bashku me manualin e përdorimit dhe
të gjitha dokumentet e tjera që ofrohen me këtë pajisje.
Të njëjtin informacion mund ta gjeni gjithashtu në EPREL duke përdorur lidhjen https://eprel.ec.europa.eu dhe emrin e modelit dhe numrin e produktit që gjeni në pllakëzën e specifikimeve të pajisjes. Shikoni lidhjen www.theenergylabel.eu për informacion të detajuar rreth etiketës së energjisë.
INFORMACION PËR INSTITUTET E TESTIMIT
Instalimi dhe përgatitja e pajisjeve për çdo verifikim EcoDesign duhet të jetë në përputhje me EN 62552.
Kërkesat për ventilimin, dimensionet e zgavrës dhe hapësirat minimale të pasme duhet të jenë siç përcaktohet
në këtë “Manual përdorimi” në Kapitullin 3. Ju lutemi kontaktoni me prodhuesin për çdo informacion të mëtejshëm, duke përfshirë edhe planet e ngarkimit.
ZHURMAT

A. Super
Super







