ELECTROLUX ERB 36605 X - Frigorifer

ERB 36605 X - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ERB 36605 X ELECTROLUX në format PDF.

📄 64 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX ERB 36605 X - page 2
Shiko manualin : Български BG Shqip SQ Српски SR
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ERB 36605 X ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ERB 36605 X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ERB 36605 X e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT ERB 36605 X ELECTROLUX

Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në

www.electrolux.com

PËRMBAJTJA

Të dhëna për sigurinë 2

Funksionimi

Përdorimi i parë 5

Përdorimi I përditshëm 5

Si të përdorni enën e ujit me filtrin BRITA

MAXTRA

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 13

Kujdesi dhe pastrimi 14 4

Si të veprojmë nëse... 15

Të dhëna teknike 17

Instalimi

7

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

ELECTROLUX ERB 36605 X - PËRMBAJTJA - 1

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

- Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

- Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.

- Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.

- Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

ELECTROLUX ERB 36605 X - Siguria e përgjithshme - 1

Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit.

- Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.

- Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.

- Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.

- Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.

- Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.

Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.

Nëse qarku ftohtës dëmtohet:

- shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse

- ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja

- Ešhtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet.

  1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
  2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
  3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
  5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
  6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës ^1) për ndriçimin e brendshëm.

- Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.

- Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

- Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

- Llambushkat ^2) në këtë pajisje përdoren llama të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektroshtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
  • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
  • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit gë ndodhet në murin e pasmë. 3)
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
  • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
  • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
  • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
  • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

Kujdesi dhe pastrimi

  • Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
  • Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.
  • Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.

- Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në

vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.

  • Ešhtë e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
  • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
  • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme.
  • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
  • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 4)

Shërbimi

- Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer

FUNKSIONIMI

Ndezja

Futni spinën në prizën e murit. Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.

Fikja

Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O".

Rregullimi i temperaturës

Temperatura rregullohet automatikisht. Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:

  • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar minimumin e ftohtësisë.
  • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.

Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.

nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.

- Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi originale.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin 🏠 janë të riciklueshme.

Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga:

  • temperatura e dhomës
  • shpeshtësia e hapjes së derës
  • sasia e ushqimit të depozituar
  • vendndodhja e pajisjes.

E rëndësishme Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë.

PËRDORIMI I PARË

Pastrimi i brendësisë së pajisjes

Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Ngrirja e ushqimeve të freskëta

Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.

Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare.

Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.

E rëndësishme Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.

Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në dhomëzën e sipërme.

Depozitimi i ushqimeve të ngrira

Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.

E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).

Shkrirja e akullit

Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose

në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.

Raftet e lëvizshme

Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Raftet e lëvizshme - 1

Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e para-vendosur.

E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm shishet e mbyllura.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Raftet e lëvizshme - 2

Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Raftet e lëvizshme - 3

Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtimin e shigjetave derisa të lirohet, e më pas vendosni në vend sërish siç duhet.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Vendosja e rafteve të derës - 1

Rafti FreshZoneështë i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku, mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu është më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Vendosja e rafteve të derës - 2

Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi

Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni t'i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe në momentin që arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart.

Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi - 1

Njësia e filtrit të ujit BRITA Elementët e brendshëm:
ELECTROLUX ERB 36605 X - Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi - 2

6 BRITA Memo - treguesi elektronik për ndërrimin e filtrit

Elementët e jashtëm:
ELECTROLUX ERB 36605 X - Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi - 3

1 Ena
2 Leva e ujit
3 Platforma pritëse e ujit

Hapat e parë për përdorimin e enës së ujit

  1. Hiqni çdo ngjitës dhe material mbrojtës nga ena e ujit

  2. lani elementët, siç përshkruhet në paragrafin "Procedura e larjes të enës së ujit", për të hequr mbeturina të mundshme.

Procedura e larjes së enës së ujit

  1. Zhbllokoni dy elementët mbërthyes në anësore të enës së ujit, siç tregohet nëpër figura:

  2. nxirrni filtrin BRITA MAXTRA nga njësia e filtrimit të ujit

  3. shtypni elementët mbërthyes në mes dhe ngrijeni atë lart
    – lëvizeni mbërthyesen në drejtim të enës kryesore.

  4. Shtyjeni enën përgjatë drejtimit të valvulit.

  5. Hiqni kapakun dhe hinkën.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Procedura e larjes së enës së ujit - 1

  1. Zhvidhosni valvulin në drejtim kundër- orar (bëni shumë kujdes që të mos humbni Rondelën e Valvulit pasi është e nevojshme për funksionimin korrekt të elementëve).
  2. Lani kapakun e enës, valvulin dhe hinkën me një solucion me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral. Shpëlajeni dhe vendoseni brenda zgavrës tek dera e frigoriferit, ndërsa lani elementët e tjere (për të shmangur daljen e ajrit të ftohtë nga frigoriferi.
  3. Lani enën dhe hinkën në enëlarëse ose me një solucion me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral dhe shpëlajini ato.
  4. Pas larjes së elementëve të enës së ujit, merrni valvulin nga dera e frigoriferit dhe montojeni enën në rendin e kundërt (4;3;2;1) të çmontimit (bëni kujdes në vendosjen e rondelës së valvulit).
  5. Vendoseni enën tek dera e frigoriferit përgjatë drejtimit të valvulit.
  6. Bblokojini elementët mbërthyes në rendin e kundërt të zhblllokimit.
  7. Vendosni sërish filtrin BRITA MAXTRA në hinkë .

Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA

Hapi 1: Përgatitja e filtrit

Për të përgatitur filtrin BRITA, ju lutemi hiqni mbështjellën mbrojtëse (shënim: filtri dhe mbështjella e brendshme mund të duken të lagështa, kjo nuk është gjë tjetër veçse kondensim).

Zhyteni filtrin në ujë të ftohtë dhe tundeni atë lehtë për të hequr flluska uji. Filtri tani është gati për t'u përdorur.

Sikurse është e nevojshme edhe për filtrat e tjerë të ujit, nuk është nevoja ta zhytni paraprakisht filtrin e ri Maxtra.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Hapi 1: Përgatitja e filtrit - 1

Hapi 2: Futeni në serbatorin e ujit

Hiqni kapakun e enës. Përpara se të futni filtrin, hiqni hinkën dhe lajeni atë mirë, shpëlajeni e më pas thajeni mirë.

Më pas, lajeni mirë enën e ujit nga brenda me një copë të njomë dhe thajeni atë më pas mirë.

Vendosni filtrin në zonën e filtrit dhe shtyjeni poshtë derisa në "mbërthehet" mirë në vend.

Filtri duhet të qëndrojë në vend, nëse e ktheni hinkën përmbys.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Hapi 1: Përgatitja e filtrit - 2

Nxirreni hinkën nga njësia e filtrit të ujit BRITA, mbusheni nën rubinet me ujë të ftohtë rubineti dhe lëreni ujin të rrjedhë.

Derdhini dy mbushjet e para në lavapjatë.

Këto dy mbushje të para përdoren për të shpëlarë filtrin.

Më pas, vendoseni hinkën sërish në njësinë e filtrit të ujit BRITA.

Vendosni kapakun sërish në enë dhe shtypeni atë me kujdes për poshtë, duke u siguruar që të mbërthehet mirë në vend.

Hapi 4: Rimbushni serbatorin e ujit

Për ta mbushur enën me ujë të ftohtë, mjafton të hapni kapakun e sipërm, të merrni një kanë të mbushur me ujë rubineti dhe ta derdhni atë brenda enës siç tregohet në figurë (përdorni kapakun sa herë doni të mbushnin enën me ujë).

E rëndësishme Për të shmangur rrezikun e derdhjes së ujit gjatë mbylljes dhe hapjes së derës së frigoriferit, ju këshillojmë të mos e mbushni plot enën e ujit por të lini pak hapësirë ajri.

Nëse nuk e keni përdorur gjithë ujin e filtruar në enën e ujit brenda 1-2 ditëve, ju lutemi ta derdhni ujin e mbetur brenda njësisë së filtrit të ujit BRITA, përpara se ta rimbushni atë.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Hapi 1: Përgatitja e filtrit - 3

Lëreni ujin të filtrohet dhe përsëritni "Hapin 4" sa herë të doni, derisa njësia e filtrit të ujit BRITA të mbushet.

Nxirreni filtrin duke tërhequr dorezën unazore
ELECTROLUX ERB 36605 X - Hapi 1: Përgatitja e filtrit - 4

Për të ndryshuar filtrin pas katër javësh, përdorni vetëm dorezën e harkuar mbi filtër, për ta hequr atë nga hinka, dhe përsëritni hapat e mësipërm 1 - 3.

BRITA Memo

Për një performancë maksimale dhe shije optimale, është e rëndësishme ta ndryshoni filtrin BRITA rregullisht. BRITA ju këshillon ta zëvendësoni filtrin në njësinë BRITA të frigoriferit tuaj çdo katër javë.

i BRITA Memo ju kujton automatikisht kur të ndryshoni filtrin.

START % 100 75 50 25 BRITA®

Sistemi unik BRITA Memo mat kohën e këshilluar të përdorimit të filtrit tuaj. Memo është i thjeshtë për t'u përdorur dhe ju kujton automatikisht se kur duhet të ndryshoni filtrin. BRITA Memo ndodhet mbi kapakun e enës së ujit. Përdorimi është vërtet i thjeshtë.

Ndizni ekranin Memo

Për të aktivizuar sistemin Memo, shtypni dhe mbani shtypur butonin start që ndodhet mbi kapak, derisa katër fushat të shfaqen në ekran e të pulsojnë dy herë. Tani Memo është aktiv.

START % 100 75 50 25 BRITA®

Kontrolli i funksionimit

Pika që pulson në qoshen e djathtë poshtë të ekranit Memo, tregon se Memo po punon.

START % 100 75 50 25 BRITA

Ndryshimi i ekranit

START % 100 75 50 25 BRITA®

Çdo javë do të zhduket nga një fushë për të treguar jetën e mbetur të filtrit. Pas katër javësh të katër fushat do të zhduken. Kjo, si dhe një shigjetë që pulson, tregon se filtri duhet ndërruar.

Vendosni një filter të ri sipas udhëzimeve dhe riaktivizoni sistemin Memo siç përshkruhet më sipër.

START % 100 75 50 25 BRITA®

Kur ka mbetur vetëm një fushë, duhet të kontrolloni nëse keni ose jo një filtrër të ri BRITA MAXTRA në dispozicion.

E rëndësishme Sistemi Memo është projektuar të përdoret bashkë me filtrin BRITA.

Sistemi BRITA Memo: treguesi elektronik i ndërrimit të filtri ka një jetëgjatësi përafërsisht 5 vjeçare. Në përfundim të jetëgjatësisë së sistemit Memo, ju lutemi mbani parasysh se është një mekanizëm elektronik dhe duhet mënjanuar sipas gjithë masave dhe rregullave të fuqi.

Për të hequr sistemin Memo të skaduar, përdorni një kaçavidë në vrimën ngjitur me sistemin Memo dhe nxirreni atë jashtë. Ju lutemi mbani parasysh se sistemi Memo nuk duhet hequr për asnjë arsye tjetër veç mënjanimit të tij.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Kontrolli i funksionimit - 4

Të dhëna të rëndësishme:

  • Vrima e valvulit të derës së frigoriferit duhet mbyllur me Valvulin e Ujit gjatë funksionimit të rregullt të pajisjes.
  • Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Përdorimi i çdo lloj pijeje tjetër mund të lërë mbeturina, shije ose aromë në rezervuar dhe rubinet.
  • Ka mundësi të dëgjoni zhurma të shkaktuara nga hyrja e ajrit kur uji del nga rezervuari.
  • Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni levën që lëshon ujin edhe njëherë. Mbajeni gotën nën rubinet për disa çaste, që të siguroheni që uji të bjerë në gotë.
  • Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh. pije të buta. Pija mund të rrjedhë jashtë si pasojë e presionit të gazit.
  • Mbani parasysh që uji është artikull ushqimor. Ju lutemi konsumojeni ujin e filtruar brenda një ose dy ditësh.
  • Nëse njësia e filtrit të ujit BRITA nuk përdoret për një kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), ju këshillojmë të derdhni jashtë ujin e mbetur brenda sistemit dhe ta lini filtrin brenda.
    Përpara se ta përdorni sistemin sërish, nxirrni jashtë filtrin dhe përsëritni hapat 1 deri 4 të paragrafit "Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA".
  • Njësia e filtrit të ujit BRITA është projektuar për t'u përdorur vetëm ujë rubineti të trajtuar nga bashkia (shënim: ky ujë kontrollohet vazhdimisht dhe sipas rregulloreve ligjore i sigurt për t'u pirë) ose me ujë nga ujësjellës privatë, uji i të cilëve është provuar si i sigurt për t'u pirë. Nëse udhëzoheni nga autoritetet se uji i rubinetit duhet zier, atëherë edhe uji i filtruar nga filtri BRITA duhet zier gjithashtu. Kur udhëzimi për të zier ujin nuk është më në fuqi, i gjithë sistemi filtrues duhet pastruar dhe duhet vendosur një filtër i ri.

Mund të gjeni më shumë të dhëna për përdorimin e filtrit BRITA dhe sistemit Memo në udhëzuesin e sistemit BRITA.

Ju mund të blini filtra të rinj BRITA dhe sistem Memo në rrjetin e shërbimeve të klientit të Electrolux ose BRITA.

  • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. Eështë normale.
  • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Õshtë normale.
  • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Ešhtë një fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Ešhtë normale.
  • Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës. Eşhtë normale.

Këshilla për kursimin e energjisë

  • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet.
  • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.

Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

Për të arritur një funksionim më të mirë:

  • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
  • mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
  • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.

Këshilla për ftohjen

Këshilla të nevojshme:

Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit gë ndodhet mbi sirtarin e perimeve.

Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.

Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj.: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft.

Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.

Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.

Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera.

Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës.

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:

  • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave;
  • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe;
  • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
  • përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;
  • mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik;
  • mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të

shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;

  • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
  • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
  • është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:

Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira - 1

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

Pajisja duhet pastruar rregullisht:

  • Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
  • Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.
  • Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.

Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë.

  • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
  • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;
  • të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet;
  • pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
  • mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.

Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.

Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon. Êshtë e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Shkrirja e frigoriferit - 1

Shkrirja e ngrirësit

Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës së sipërme.

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
  • hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët
  • hiqni sirtarët e ngrirësit
  • vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh. shtroja ose gazeta.

Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier) brenda në ngrirës.

- Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij, shtyjeni në vend sipas figurës dhe

SI TË VEPROJMË NËSE...

ELECTROLUX ERB 36605 X - SI TË VEPROJMË NËSE... - 1

Kujdes Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.

Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.

vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet ujë

- kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose plastike

- kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe thajeni ngrirësin, më pas vendoseni gypin e kullimit sërish në vend.

ELECTROLUX ERB 36605 X - SI TË VEPROJMË NËSE... - 2

- ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e ngrira.

Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me termostatin çuar në maksimum për disa orë, në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur temperaturën e mjaftueshme të ruajtjes.

E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruajtur brymën nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.

E rëndësishme Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).

Problemi Shkaku imundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur mirë në dysheme.Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa ndërprerje.Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumëshpesh.Mos e lini derën të hapur më gjatë se ç'duhet.
Temperatura e produktit ështëshumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e ambientit ështëshumë e lartë.Ulni temperaturën e ambientit.
Në pllakëzën e pasme të frigoriferit rrjedh ujë.Gjatë procesit automatik të shkrirjes, bryma shkrin në pllakëzën e pasme.Është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh ujë.Tubi i daljes së ujit është bllokuar.Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin të rrjedhë në kolektorin e ujit.Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji ishkrirë që del jashtë nuk shkon në depozitën avulluese që ndodhet mbi kompresor.Bashkoni tubin e daljes së ujit të shkrirë me depozitën avulluese.
Ka shumë brymë dhe akull.Produktet nuk janë mbështjellë siç duhet.Mbështillini ushqimet më mirë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Temperatura në pajisje është shumë e ulët.Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Temperatura në pajisje është shumë e lartë.Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të ulët.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit ështëshumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Keni futur shumë produktenjëkohësisht në pajisje.Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer është shumë e lartë.Në pajisje nuk qarkullon ajër i ftohtë.Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës është shumë e lartë.Produktet janë shumë afër me njëri-tjetrin.Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë.
Pajisja nuk punon.Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë nëprizë.Futeni spinën mirë në prizë.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk ka korrent. Në prizën kryesore nuk kalon tension.Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizë. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Llambushka nuk punon.Llambushka është në modalitetin stand-by.Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i llambushkës".

Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë pasi keni kryer kontrollet e mësipërme, kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Klientit.

Zëvendësimi i Ilambushkës

  1. Shkëputni pajisjen.
  2. Shtyni pjesën e lëvizshme për të hequr kapakun e llambës (1).
  3. Hiqeni kapakun e llambushkës (2).
  4. Zëvendësojeni llambushkën me një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas vetëm për pajisjet elektroshtëpiake.
  5. Montoni kapakun e Ilambushkës.
  6. Lidhni pajisjen.
  7. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Zëvendësimi i Ilambushkës - 1

  1. Pastroni guarnicionin e derës.
  2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
  3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.

TË DHËNA TEKNIKE

ERB36605X ERB40605X
Përmasat
Lartësia 1850 mm 2010 mm
Gjerësia 595 mm 595 mm
Thellësia658 mm658 mm
Koha e rritjes20 h20 h
Tensioni 230 V230 V
Frekuenca50 Hz50 Hz

Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.

INSTALIMI

ELECTROLUX ERB 36605 X - INSTALIMI - 1

Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.

klasën e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:

Pozicionimi

Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me

Klasa e klimësTemperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C

Vendosja

Pajisja duhet të montohet larg burimeve të nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji, drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Për të siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një njësie të varur në mur, largësia minimale midis pjesës së sipërme të dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën njësive që varen në mur. Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Vendosja - 1

Paralajmërim Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.

100 mm min A 20 mm

ELECTROLUX ERB 36605 X - Vendosja - 3

Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.

Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabillos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.

Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme.

Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat

Ndarëset e pasme

Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës së dokumenteve.

Ndigni këto hapa për të montuar ndarëset:

  1. Lironi vidhën.
  2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
  3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e duhur.
  4. Shtrëngoni vidhat sërish.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Ndarëset e pasme - 1

Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Ndarëset e pasme - 2

Heqja e mbajtësbe të rafteve

Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë transportimit.

Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:

  1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të shigjetës (A).
  2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara derisa të lirohen (B).
  3. Hiqni skarat mbajtëse (C).

ELECTROLUX ERB 36605 X - Heqja e mbajtësbe të rafteve - 1

Ndryshimi i drejtimit të derës

ELECTROLUX ERB 36605 X - Ndryshimi i drejtimit të derës - 1

Paralajmërim Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.

E rëndësishme Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person tjetër që do të mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.

Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës, ndigni këta hapa:

  1. Hapni derën. Zhvidhosni menteshën e mesit (m2). Hiqni ndarësen plastike (m1).

ELECTROLUX ERB 36605 X - Ndryshimi i drejtimit të derës - 2

  1. Çmontoni dyert.
  2. Hiqni ndarësen (m6) dhe zhvendoseni në anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
  3. Hiqni pjesëzën (b1) duke përdorur një vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të menteshës (b2) dhe ndarësen (b3) dhe vendosini ato në anën e kundërt.

  4. Rivendosni mbulojën (b1) në anë të kundërt.

b1 b2 b3

  1. Hiqni tapat (1) dhe zhvendosini në anën tjetër të dyerve.

1

  1. Zhvidhosni aksin e sipërm të menteshës (t1) dhe vidhoseni atë në anën e kundërt.

ELECTROLUX ERB 36605 X - Ndryshimi i drejtimit të derës - 5

  1. Hiqni kunjin e majtë të mbulojës së menteshës së mesit (m3, m4) dhe zhvendoseni në anën tjetër.

  2. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5) në vrimën e majtë të derës së poshtme.

  3. Futeni sërish derën e poshtme në aksin e menteshës së poshtme (b2).

  4. Futeni derën e sipërme në aksin e menteshës së sipërme (t1).

  5. Futeni derën e sipërme në aksin e menteshës së mesit (m5) duke anuar nga pak të dy dyert.

  6. Vidhosni sërish menteshën e mesit (m2). Mos harroni ndarësen plastike (m1) që duhet futur nën menteshën e mesit. Sigurohuni që skajet e derës të jenë paralel me skajin anësor të pajisjes.

  7. Rivendoseni, niveli pajisjen, prisni për të paktën katër orë dhe më pas lidheni atë në prizë.

Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar që:

• Të gjitha vidhat janë shtrënguar.

- Guarnicioni magnetik ngjitet në kasën e pajisjes.

- Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të saktë.

Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë (p.sh. në Dimër), rondela mund të mos futet mirë në dollap. Në atë rast, prisni që rondela të hyjë natyrshëm.

Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë ndryshimin e drejtimit të derës, me shpenzimet tuaja.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : ERB 36605 X

Kategori : Frigorifer