ELECTROLUX ERA 40633 X - Frigorifer

ERA 40633 X - Frigorifer ELECTROLUX - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas ERA 40633 X ELECTROLUX në format PDF.

📄 72 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice ELECTROLUX ERA 40633 X - page 2
Shiko manualin : Български BG Қазақша KK Македонски MK Shqip SQ
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth ERA 40633 X ELECTROLUX

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj ERA 40633 X - ELECTROLUX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. ERA 40633 X e markës ELECTROLUX.

MANUAL I PËRDORUESIT ERA 40633 X ELECTROLUX

Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në

www.electrolux.com

PËRMBAJTJA

Të dhëna për sigurinë 2

Paneli I kontrollit 4

Përdorimi i parë 7

Përdorimi I përditshëm 7

Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9

Kujdesi dhe pastrimi 11

Si të veprojmë nëse... 12

Të dhëna teknike 14

Instalimi

Çështje që lidhen me ambientin 17

Rezervohet mundësia e ndryshimeve.

ELECTROLUX ERA 40633 X - PËRMBAJTJA - 1

Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.

Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.

Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme

  • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
    Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.

- Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.

- Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më

pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.

- Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.

Siguria e përgjithshme

ELECTROLUX ERA 40633 X - Siguria e përgjithshme - 1

Paralajmërim

Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit, në pajisje apo në strukturën inkaso.

  • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
  • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
  • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi.
  • Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
  • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet. Nëse qarku ftohtës dëmtohet:

– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse
- ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja

- Ešhtë e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kablo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.

! Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet.

  1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet.
  2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
  3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme.
  4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
  5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
  6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës ^1) për ndriçimin e brendshëm.

- Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë.

- Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi.

- Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.

- Llambushkat ^2) në këtë pajisje përdoren llama të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektroshtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për ndriçim dhome.

Përdorimi i përditshëm

  • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes.
  • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
  • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit gë ndodhet në murin e pasmë. 3)
  • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë.
  • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
  • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse.
  • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
  • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja.

Kujdesi dhe pastrimi

  • Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
  • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
  • Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike.
  • Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.

Instalimi

E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.

- Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në

4 electrolux

vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin.

  • Ešhtë e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
  • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin.
  • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme.
  • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
  • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
  • Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 4)

Shërbimi

- Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer

nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.

- Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi originale.

Mbrojtja e Mjedisit

Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin 🏠 janë të riciklueshme.

PANELI I KONTROLLIT

ELECTROLUX ERA 40633 X - PANELI I KONTROLLIT - 1

flowchart
graph TD
    A["AV"] --> B["B"]
    C["①"] --> B
    B --> D["D"]
    D --> E["E"]
    E --> A
    F["Function"] --> G["Ok"]
    style A fill:#f9f,stroke:#333
    style C fill:#f9f,stroke:#333
    style F fill:#ccf,stroke:#333

A - Butoni ON/OFF i pajisjes D - Butoni i funksionit
B - Butoni i rregullimit të temperaturës E - Butoni konfirmues
C - Treguesi i temperaturës dhe funksionit

Ekrani

10 ECO SUPER +88 m 56

1 Treguesi i temperaturës.

6 Treguesi i funksionit të kohëmatësit.

4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.

2 Alarmi i temperaturës shumë të lartë.
3 treguesi i funksionit FreeStore
4 Treguesi i funksionit të blerjeve.
5 Treguesi i funksionit të Bllokimit kundër fëmijëve.

Ndezja e parë

pası të futni spinën në prizë, nëse ekrani nuk ndizet, shtypni çelësin (A), pajisja ndizet.

Sapo të jetë ndezur pajisja, ajo është nën modalitetin e alarmit, temperatura do të pulsojë dhe do të dëgjoni një zile. Shtypni çelësin (E) dhe zilja do të pushojë (shihni gjithashtu paragrafin "alarmi i temperaturës së lartë") ikona ⚠ vazhdon të pulsojë dhe në treguesin Ⓐ do të shfaqet temperatura më e ngrohtë e arritur. Për ruajtjen sa më të mirë të ushqimit, zgjidhni funksionin Ekonomik që ju siguron temperaturat e mëposhtme të regjistruara: +5°C në frigorifer

-18°C në ngrirës

  • Prisni derisa temperatura e brendshme të arrijë -18°C, përpara se të futni ushqimet në dhomëzën e ngrirësit.
  • Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, shihni "Rregullimi i temperaturës".

Fikja

Pajisja fiket duke shtypur çelësin (A) për më shumë se 1 sekondë.

Gjatë kësaj kohe do të shfaqet një numërim mbrapsht i temperaturës nga -3 -2 -1.

Menyja e funksioneve

Duke aktivizuar butonin (D), menyja e funksioneve vihet në përdorim. Çdo funksion duhet të konfirmohet duke shtypur butonin (E). Nëse pas disa sekondash nuk ka asnjë konfirmim, ekrani do të dalë nga menyja dhe do të kthehet në gjendjen normale.

Tregohen funksionet e mëposhtme:

Zgjidhni dhomëzën e frigoriferit
Zgjidhni dhomëzën e ngrirësit
Funksioni i Modalitetit Ekologjik funksioni FreeStore
funksioni i Blerjes

7 Treguesi pozitiv ose negativ i temperaturës.
8 Treguesi i funksionit të Ngrirjes së shpejtë.
9 Treguesi i dhomëzës.
10 Treguesi i funksionit të Modalitetit Ekologjik.

Funksioni i Bllokimit kundër fëmijëve
Funksioni i Ftohjes së pijeve Funksioni i Ngrirjes së shpejtë

Rregullimi i temperaturës

Shtypni butonin (D) për të zgjedhur dhomëzën dhe pastaj butonin (B) për të vendosur temperaturën e duhur. Shtypni butonin (E) për të konfirmuar zgjedhjen.

Treguesi i temperaturës tregon temperaturën e vendosur. Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve.

Funksioni i pushimeve "H"

Funksioni i pushimeve vendos një temperaturë +15°C.

Ky funksion ju lejon ta mbani frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe pushimesh (psh. pushimet e verës) pa formimin e erërave të këqija.

Për të aktivizuar funksionin e pushimeve, veproni njësoj si për modifikimin e temperaturës së përzgjedhur. Treguesi i temperaturës mund të modifikojë temperaturën e shfaqur deri në + 8 °C, me nga 1°. + 2 °C do të pasohet nga gërma "H". Shtypni çelësin E për ta konfirmuar.

Frigoriferi tani është në modalitetin e kursimit të energjisë të funksionit "pushime".

E rëndësishme Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i pushimeve është i ndezur.

Funksioni i bllokimit për fëmijët

Funksioni i bllokimit për fëmijët aktivizohet duke shtypur çelësin (D) (disa herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse 📋.

Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e

ndezur. Në këto kushte, asnjë veprim i mundshëm me anë të çelësave nuk shkakton asnjë ndryshim për sa kohë ky funksion është aktiv.

Eşhtë e mundur ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa ikona përkatëse të pulsojë, dhe më pas çelësin (E).

Funksioni i pazarit

Nëse duhet të futni një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi të keni bërë pazar në ushqimore, ju këshillojmë të aktivizoni funksionin e Pazarit për të freskuar produktet më shpejt si dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që ndodhen në frigorifer.

Funksioni Pazarit aktivizohet duke shtypur çelësin (D) (disa herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse

Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e ndezur.

Funksioni i Pazarit fiket automatikisht pas afro 6 orësh. Éshtë e mundur ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa ikona përkatëse të pulsojë, dhe më pas çelësin (E).

Funksioni i Modalitetit Ekologjik

Shtypni butonin (D) (disa herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse

ELECTROLUX ERA 40633 X - Funksioni i Modalitetit Ekologjik - 1

Shtypni butonin (E) për të konfirmuar zgjedhjen. Ju do të dëgjoni alarmin dhe ikona do të mbetet e ndezur.

Në këtë gjendje, temperaturat janë të vendosura automatikisht (+ 5°C dhe - 18°C), në kushtet më të mira për ruajtjen e ushqimit.

Vendosni një temperaturë tjetër në një nga dhomëzat, për të çaktivizuar funksionin.

Funksioni FreeStore

Shtypni butonin (D) (disa herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse

ELECTROLUX ERA 40633 X - Funksioni FreeStore - 1

Shtypni butonin (E) për të konfirmuar zgjedhjen. Ju do të dëgjoni alarmin dhe ikona do të mbetet e ndezur.

E rëndësishme Nëse funksioni aktivizohet automatikisht, ikona FreeStore nuk tregohet (referojuni kapitullit "Përdorimi i përditshëm").

Aktivizimi i funksionit FreeStore rrit konsumin e energjisë.

Funksioni i Ngrirjes Aktive

Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ruajtjen për kohë të gjatë të ushqimeve që tregtohen të ngrira, si dhe për ushqimet e freskëta që doni të ngrini.

Sasia maksimale e ushqimeve që do të ngrini në 24 orë shfaqet në etiketën e parametrave.

Për të ngrirë sasinë e ushqimeve që shfaqet në etiketën e parametrave, vendoseni ushqimit në kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqen ftohëse (hiqeni sirtarin ose koshin). Në rast se ushqimi ka ngrirë brenda në sirtarët ose koshat e ngrirjes, sasia maksimale pakësohet disi.

Për të ngrirë ushqime të freskëta do të duhet të aktivizoni funksionin e Ngrirjes Aktive. Shtypni çelësin (D) (disa herë nëse

është nevoja) derisa të shfaqet treguesi

ELECTROLUX ERA 40633 X - Funksioni i Ngrirjes Aktive - 1

Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të dëgjoni zilen dhe në ekran do të shfaqen disa vija të animuara.

Pas një ftohjeje paraprake prej 24 orësh, vendoseni ushqimin në ngrirje.

Vendoseni ushqimin që do të ngrini në dhomëzën , pasi aty është pika më e ftohtë.

Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë kësaj kohe mos vendosni ushqime të tjera në ngrirës.

Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh.

Èshtë e mundur ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa treguesi SUPER të pulsojë, dhe më pas çelësin (E).

Funksioni i ftohjes së pijeve

Funksioni i ftohjes së pijeve duhet të përdoret si një paralajmërim sigurie kur vendosen shishe në dhomëzën e ngrirësit. Ai aktivizohet duke shtypur butonin (D) (disa herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse 📄 .

Ju duhet ta konfirmoni zgjedhjen duke shtypur butonin (E) brenda pak sekondave.

Ju do të dëgjoni alarmin dhe ikona do të mbetet e ndezur.

Në këtë gjendje, ai fut në përdorim një kohëmatës me një vlerë të paracaktuar kohore prej 30 min. dhe që mund të ndryshohet nga 1 në 90 min. Kur shtypni butonin (B), ju zgjidhni minutat që ju nevojiten.

Në përfundim të kohës së përzgjedhur, do të shihen treguesit e mëposhtëm:

• te treguesi 88 simboli 0që pulson
- ikona m që pulson
- ikona 📞 që pulson
- rënia e një alarmi akustik derisa të shtypet butoni (E)

Në këtë pikë, mbani parasysh që të hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e ngrirësit.

Eshtë e mundur ta çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur butonin (D) derisa ikona përkatëse të pulsojë dhe duke shtypur më pas butonin (E).

PËRDORIMI I PARË

Pastrimi i brendësisë së pajisjes

Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

Depozitimi i ushqimeve të ngrira

Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.

E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).

Alarm i temperaturës shumë të lartë

Rritja e temperaturës në njërën nga dhomëzat (për shembull si pasojë e ikjes së dritave) tregohet nëpërmjet:

• temperaturës që pulson
• dhomëzës së ngrirësit ■ që pulson
- pulsimit të ikonës
- tringëllimit të ziles

Kur rivendosen kushtet normale:

- sinjali akustik fiket

- vlera e temperaturës vazhdon të pulsojë Kur shtypni çelësin (E) për të çaktivizuar alarmin, temperatura më e lartë e arritur në dhomëz shfaqet në treguesin 88 për disa sekonda.

Më pas ai kthehet në procesin normal duke treguar temperaturën e dhomëzës së përzgjedhur.

Gjatë fazës së alarmit, zilja mund të fiket duke shtypur çelësin (E).

E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara.

Shkrirja e akullit

Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.

Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.

FreeStore

Dhomëza e frigoriferit është e pajisur me një pajisje që mundëson ftohjen e shpejtë të ushqimeve dhe një temperaturë më të njëtrajtshme brenda dhomëzës.

ELECTROLUX ERA 40633 X - FreeStore - 1

Kjo pajisje aktivizohet vetë kur është e nevojshme, për shembull për një rikuperim të shpejtë të temperaturës pas hapjes së derës ose kur temperatura e ambientit është shumë e lartë.

Ju lejon që ta ndizni pajisjen manualisht kur nevojitet (referojuni kapitullit " Funksioni FreeStore").

E rëndësishme Pajisja FreeStore ndalon kur dera është e hapur dhe rifillon menjëherë pasi mbyllet dera.

Raftet e lëvizshme

Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Raftet e lëvizshme - 1

Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e para-vendosur.

E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm shishet e mbyllura.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Raftet e lëvizshme - 2

Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Raftet e lëvizshme - 3

Vendosja e rafteve të derës

Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtimin e shigjetave derisa të lirohet, e më pas vendosni në vend sërish siç duhet.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Vendosja e rafteve të derës - 1

Rafti FreshZoneështë i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku, mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu është më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Vendosja e rafteve të derës - 2

Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi

Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni t'i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe në momentin që arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart.

Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi - 1

  • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. Ešhtë normale.
  • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull si uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Êshtë normale.
  • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Êshtë një

fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Ešhtë normale.

Këshilla për kursimin e energjisë

  • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet.
  • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori

mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë.

Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

Për të arritur një funksionim më të mirë:

  • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;
  • mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë;
  • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.

Këshilla për ftohjen

Këshilla të nevojshme:

Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.

Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë.

Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft.

Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.

Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur.

Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera.

Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës.

Këshilla për ngrirjen

Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme:

- sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave;

- procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe;

- ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;

- përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;

- mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik;

- mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit;

- ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;

- akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;

- është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes.

Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira

Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:

  • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
  • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;
  • të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet;
  • pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
  • mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.

Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.

Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.

Pastrimi periodik

Pajisja duhet pastruar rregullisht:

  • Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
  • Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti.
  • Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.

E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.

Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.

Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë.

E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.

Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.

Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor.

Shkrirja e frigoriferit

Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon. Āshtë e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Shkrirja e frigoriferit - 1

Shkrirja e ngrirësit

Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës së sipërme.

Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.

Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

  • nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
  • hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët
  • hiqni sirtarët e ngrirësit
  • vendosni material izolues rreth sirtarëve, p.sh. shtroja ose gazeta.

Shkrirja mund të përshpejtohet duke vendosur tasa me ujë të nxehtë (jo të zier) brenda në ngrirës.

- Lironi gypin e kullimit nga pozicioni i tij, shtyjeni në vend sipas figurës dhe

vendoseni në fund të sirtarit të ngrirësit ku mund të mblidhet ujë

  • kruani me kujdes akullin kur fillon të shkrijë. Përdorni një kruajtëse druri ose plastike
  • kur i gjithë akulli të ketë shkrirë, lajeni dhe thajeni ngrirësin, më pas vendoseni gypin e kullimit sërish në vend.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Shkrirja e ngrirësit - 1

- ndizni ngrirësin dhe vendosni sërish ushqimet e ngrira.

Ju këshillojmë ta përdorni pajisjen me termostatin çuar në maksimum për disa orë, në mënyrë që të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur temperaturën e mjaftueshme të ruajtjes.

E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruajtur brymën nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.

SI TË VEPROJMË NËSE...

ELECTROLUX ERA 40633 X - SI TË VEPROJMË NËSE... - 1

Kujdes Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza.

Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.

E rëndësishme Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse).

Problemi Shkaku imundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë.Pajisja nuk është mbështetur mirë në dysheme.Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa ndërprerje.Çelësi i temperaturës mund të jetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumëshpesh.Mos e lini derën të hapur më gjatë se ç'duhet.
Temperatura e produktit ështëshumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjere në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Temperatura e ambientit ështëshumë e lartë.Ulni temperaturën e ambientit.
Funksioni i Ngrirjes Aktive ështëaktivizuar.Referojuni paragrafit "Funksioni i Ngrirjes Aktive".
Në pllakëzën e pasme të frigoriferit rrjedh ujë.Gjatë procesit automatik të shkrirjes, bryma shkrin në pllakëzën e pasme.Është normale.
Brenda në frigorifer rrjedh ujë.Tubi i daljes së ujit është bilokuar.Pastroni tubin.
Produktet e pengojnë ujin tërrjedhë në kolektorin e ujit.Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme.
Uji rrjedh në dysheme. Uji ishkrirë që del jashtë nuk shkon në depozitën avulluese që ndodhet mbi kompresor.Bashkoni tubin e daljes së ujit të shkrirë me depozitën avulluese.
Ka shumë brymë dhe akull.Produktet nuk janë mbështjellë siç duhet.Mbështillini ushqimet më mirë.
Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Çelësi i temperaturës mund tëjetë në pozicion të pasaktë.Vendosni një temperaturë më të lartë.
Temperatura në pajisje është shumë e lartë.Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Temperatura e produktit ështëshumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje.
Keni futur shumë produktenjëkohësisht në pajisje.Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje.
Temperatura në frigorifer është shumë e lartë.Në pajisje nuk qarkullon ajër i ftohtë.Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër i ftohtë.
Temperatura në ngrirës është shumë e lartë.Produktet janë shumë afër me njëri-tjetrin.Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë.
Pajisja nuk punon.Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur mirë nëprizë.Futeni spinën mirë në prizë.
Pajisja nuk ka korrent. Në prizënkryesore nuk kalon tension.Lidhni një pajisje tjetër elektrike në prizë. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar.
Llambushka nuk punon.Llambushka është në modalitetin stand-by.Mbylleni dhe hapeni derën.
Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i llambushkës".

Nëse këshillat e dhëna nuk japin rezultat, telefonojini shërbimit më të afërt të klientit.

Zëvendësimi i Ilambushkës

  1. Shkëputni pajisjen.
  2. Shtyni pjesën e lëvizshme për të hequr kapakun e llambës (1).
  3. Hiqeni kapakun e llambushkës (2).
  4. Zëvendësojeni llambushkën me një tjetër të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas vetëm për pajisjet elektroshtëpiake.
  5. Montoni kapakun e llambushkës.
  6. Lidhni pajisjen.

  7. Hapni derën. Sigurohuni që llambushka të ndizet.

1 2

Mbyllja e derës

  1. Pastroni guarnicionin e derës.
  2. Nëse është e nevojshme, rregulloni derën. Shihni paragrafin "Instalimi".

  3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni guarnicionet me defekt të derës. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.

TË DHËNA TEKNIKE

ERA36633X ERA40633X
Përmasat
Lartësia 1850 mm 2010 mm
Gjerësia 595 mm 595 mm
Thellësia 658 mm 658 mm
Koha e rritjes 20 o 20 o
Tensioni 230 - 240 V 230 - 240 V
Frekuenca50 Hz50 Hz

Të dhënat teknike ndodhen në tabelën e vlerave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë.

INSTALIMI

Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim të saktë të pajisjes, përpara se të instaloni atë.

Pozicionimi

Instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit përputhet me klasën e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në pajisje:

Klasa e klimësTemperatura e ambientit
SN+10°C deri + 32°C
N+16°C deri + 32°C
ST+16°C deri + 38°C
T+16°C deri + 43°C

Vendosja

Pajisja duhet të montohet larg burimeve të nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji, drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës së pasme të dollapit. Për të siguruar performancën më të mirë, nëse pajisja është vendosur poshtë një njësie të varur në mur, largësia minimale midis pjesës së sipërme të dollapit dhe njësisë së murit duhet të jetë minimalisht 100 mm . Në një rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos vendosej nën njësive që varen në mur.

Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një ose më shumë këmbëzave të rregullueshme që ndodhen nën dollap.

! Paralajmërim Pajisja duhet të mund të shkëputet lirisht nga korrenti; për këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e arritshme pas instalimit.

100 mm min A 20 mm

B

Lidhja elektrike

Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që

tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.

Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabillos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist.

Prodhüesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme.

Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat

Ndarëset e pasme

Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës së dokumenteve.

Ndiqni këto hapa për të montuar ndarëset:

  1. Lironi vidhën.
  2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
  3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e duhur.
  4. Shtrëngoni vidhat sërish.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Ndarëset e pasme - 1

Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme në pjesën e poshtme ballore.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Ndarëset e pasme - 2

Heqja e mbajtësbe të rafteve

Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse raftesh që bëjnë të mundur sigurimin e rafteve gjatë transportimit.

Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:

  1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të shigjetës (A).
  2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini përpara derisa të lirohen (B).
  3. Hiqni skarat mbajtëse (C).

ELECTROLUX ERA 40633 X - Heqja e mbajtësbe të rafteve - 1

Ndryshimi i drejtimit të derës

! Paralajmërim Përpara se të kryeni çdo lloj veprimi, hiqni spinën nga priza.

E rëndësishme Për të kryer veprimet e mëposhtme, ju sugjerojmë që këtë ta kryeni së bashku me një person tjetër që do të mbajë të palëvizshme dyert e pajisjes gjatë procesit.

Për të ndryshuar drejtimin e hapjes së derës, ndigni këta hapa:

  1. Hapni derën me pajisjen e vendosur vertikalisht. Zhvidhosni vidhat (t1) dhe hiqni kornizën e sipërme plastike (t2). Mbyllni derën.

t1 t1 t1 t2 d7 t3

  1. Hiqni pjesëzën e vogë plastike nga korniza plastike e derës dhe vendoseni në skajin e kundërt (t3).
  2. Hiqni panelin e kontrollit (t4). Nëse është e nevojshme, përdorni me shumë kujdes një kaçavidë. Zhvidhosni vidhën në anën tjetër. Hiqni menteshën e sipërme të derës (t5). Vendosini ato në një qeskë plastike bosh.

t4 t5

  1. Çmontoni derën e sipërme.

  2. Zhvidhosni vidhat dhe hiqni mekanizmin ndalues të derës (d1). Mbërthejeni atë mbrapsht në anën e kundërt.

d1

  1. Zhvidhosni menteshën e mesit (m2). Hiqni ndarësen plastike (m1).
  2. Hiqni derën e poshtme.

ELECTROLUX ERA 40633 X - Ndryshimi i drejtimit të derës - 4

  1. Hiqni ndarësen (m6) dhe zhvendoseni në anën tjetër të aksit të menteshës (m5).
  2. Hiqni pjesëzën (b1) duke përdorur një vegël. Zhvidhosni aksin e poshtëm të menteshës (b2) dhe ndarësen (b3) dhe vendosini ato në anën e kundërt.

  3. Rivendosni mbulojën (b1) në anë të kundërt.

b1 b2 b3

  1. Hiqni mekanizmin ndalues (d1) dhe kalojeni në krahun tjetër të derës.
  2. Hiqni kunjin e majtë të mbulojës së menteshës së mesit (m3, m4) dhe zhvendoseni në anën tjetër.
  3. Futeni kunjin e menteshës së mesit (m5) në vrimën e majtë të derës së poshtme.
  4. Futeni sërish derën e poshtme në aksin e menteshës së poshtme (b2).
  5. Vidhosni sërish menteshën e mesit (m1) në skajin tjetër . Mos harroni ndarësen plastike (m2) që duhet futur nën menteshën e mesit.
  6. Futeni derën e sipërme në aksin e menteshës së mesit (m5). Sigurohuni që skajet e derës të jenë paralel me skajin anësor të pajisjes.

  7. Poziciononi dhe mbërtheni menteshën e sipërme (mund t'i gjeni në qeskën e udhëzimeve të përdorimit) në skajin tjetër (t6).

t6 t7

  1. Futni panelin (t7) (që gjeni në qeskën e udhëzimeve të përdorimit).
  2. Hapni derën e sipërme, mbërtheni kornizën e sipërme (t2) me anë të vidhave (t1). Montoni magnetin (d7). Mbyllni derën.
  3. Rivendoseni, niveli pajisjen, prisni për të paktën katër orë dhe më pas lidheni atë në prizë.

Bëni një kontroll përfundimtar për t'u siguruar që:

• Të gjitha vidhat janë shtrënguar.
- Guarnicioni magnetik ngjitet në kasën e pajisjes.
- Dera hapet dhe mbyllet në mënyrë të saktë.

Nëse temperatura e ambientit është e ftohtë (p.sh. në Dimër), rondela mund të mos futet mirë në dollap. Në atë rast, prisni që rondela të hyjë natyrshëm.

Në rast se nuk doni të kryeni veprimet e sipërpërmendura, kontaktoni Qendrën më të afërt të Shërbimit të Klientit. Specialisti i Qendrës së Shërbimit të Klientit do të kryejë ndryshimin e drejtimit të derës, me shpenzimet tuaja.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : ELECTROLUX

Modeli : ERA 40633 X

Kategori : Frigorifer