GORENJE OGB80SEDD/GA - Boiler

OGB80SEDD/GA - Boiler GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas OGB80SEDD/GA GORENJE në format PDF.

📄 116 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE OGB80SEDD/GA - page 66
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktit Bojler gazi me kondensim
Marka Gorenje
Modeli OGB80SEDD/GA
Dimensionet (Gj x L x Th) 400 x 700 x 300 mm
Pesha neto 30 kg
Furnizimi me energji Gaz natyror (G20/G25)
Fuqia e dobishme (ngrohje) 24 kW
Efikasiteti energjetik sezonal Klasa A+ (94%)
Rrjedha e ujit të nxehtë sanitar 11 l/min (ΔT=30°C)
Lloji i tërheqjes Ventuzë koncentrike (60/100 mm)
Temperatura e funksionimit 30 - 80°C (ngrohje)
Presioni maksimal i shërbimit 3 bar
Kapaciteti i enës së zgjerimit 8 litra
Mbrojtja kundër ngricës E integruar
Funksionet kryesore Ngrohje qendrore dhe prodhim i menjëhershëm i ujit të nxehtë sanitar
Mirëmbajtja dhe pastrimi Pastrimi vjetor i pluhurit nga finat, kontrollimi i presionit të ujit
Siguria Pajisje për ndërprerje automatike të gazit, valvul sigurie, termostat sigurie
Pjesë rezervë dhe riparimi Në dispozicion përmes shërbimit pas shitjes (indeksi i riparueshmërisë: 7.5/10)
Informacione të përgjithshme Manual i shkarkueshëm prej 116 faqesh. Asistencë teknike me email ose telefon.

Pyetjet më të shpeshta - OGB80SEDD/GA GORENJE

Si të ndez bojlerin Gorenje OGB80SEDD/GA?
Shtypni butonin ON/OFF në panelin e kontrollit. Vendosni temperaturën e dëshiruar për ngrohje (rrotulla e majtë) dhe ujin e nxehtë sanitar (rrotulla e djathtë). Bojleri ndizet automatikisht.
Çfarë të bëj nëse presioni i ujit është shumë i ulët?
Hapni rubinetin e mbushjes poshtë bojlerit derisa manometri të tregojë midis 1 dhe 1,5 bar. Më pas mbyllni rubinetin. Nëse problemi vazhdon, kontrolloni për rrjedhje.
Si të rivendos një kod gabimi?
Shkëputni furnizimin me energji elektrike dhe gaz për 30 sekonda, pastaj rikthejeni. Nëse gabimi shfaqet përsëri, shënoni kodin dhe konsultoni listën e kodeve të gabimeve në manual.
A është i detyrueshëm mirëmbajtja vjetore?
Po, nga një profesionist i kualifikuar. Ai kontrollon djegien, pastron shkëmbyesit dhe kontrollon sigurinë. Kjo ruan garancinë dhe efikasitetin.
Uji i nxehtë vonon të arrijë, a është normale?
Po, veçanërisht nëse bojleri është larg pikës së përdorimit. Koha e tërheqjes varet nga gjatësia e tubave. Mund të instaloni një qarkullues ose një rezervuar tampon për të reduktuar vonesën.
Bojleri bën zhurmë (kërcitje) gjatë funksionimit
Kjo mund të jetë për shkak të ajrit në qark. Ajrosni radiatorët dhe kontrolloni presionin. Një zhurmë e goditjes së çekiçit të ujit kërkon instalimin e një kundër-goditjeje.
A mund të përdoret bojleri pa ujë të nxehtë?
Po, mbyllni rubinetin e ujit të nxehtë dhe vendosni selektorin ECS në 0. Bojleri do të funksionojë vetëm në modalitetin e ngrohjes.
Si të zbraz bojlerin në dimër për mbrojtje nga ngrica?
Mbyllni hyrjen e gazit dhe ujit. Hapni purguesin dhe kullimin për të larguar ujin. Për një ndalesë të gjatë, përdorni një antifriz të përshtatshëm për qarqet e ngrohjes.
Cila është garancia e Gorenje OGB80SEDD/GA?
Garancia ligjore është 2 vjet (pjesë dhe punë). Disa komponentë (shkëmbyesi) përfitojnë garanci me kushte. Regjistroni produktin tuaj në faqen e Gorenje.
Ku të shkarkoj manualin e plotë?
Shkoni në notice-facile.com ose faqen e Gorenje, shkruani modelin OGB80SEDD/GA. Manuali PDF prej 116 faqesh është i disponueshëm falas në frëngjisht.

Pyetjet e përdoruesve rreth OGB80SEDD/GA GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Boiler në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj OGB80SEDD/GA - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. OGB80SEDD/GA e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT OGB80SEDD/GA GORENJE

Udhëzime për përdorim 66

I nderuar blerës, ju falënderohemi për blerjen e prodhimit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, ME VË-MENDJE TË LEXONI UDHËZIMET.

KETE APLIKIM NUK SYNON PER PERSONAT NGA SHFRYTËZIMI (DUKE PËRFSHIRË FEMIJET) ME ZVOGËLIMIT FIZIK, NDIJOR OSE MENDOR AFTËSITË, OSE MUNGESA E EXPERIANCE DHE NJOHURIVE, NËSE NUK U JANË DHËNË MBIKËQYRJA OSE LIDHUR UDHËZUES PERDORIMI I APPLIANCE NGA PERSONI PËRGJEGJËS PËR SIGURINË E TYRE.

FËMIJËT DUHET TË MBIKQYRUR PËR TË SIGURUAR SE ATA NUK LUAJNË ME APLIKIM.

Bojleri ashtë i prodhuar në ujdi me standardét në fuqi dhe zyrtarisht i sprovuar, e për ate, janë të lëshuara vërtetime të sigurisë dhe vërtetim për kompatibilitetin elektromagnetik. Cilësitë e tij fillestare teknike, janë të shënuara në tabelën e shënimeve, të ngjitura ndërmjet gypave aderues. Bojlerin, ka të drejtë të aderojë në rrjetën elektrike dhe ate të ujësjellësit vetëm personi i profesionalizuar për te. Ndërhyrjet në brendësinë e tij për shkak të ndreqjes, evitimit të gurit të ujit dhe kontrollit, ose ndërrimit të anodes mbrojtëse kundër korodimit mund të kryej vetëm shërbimi i autorizuar servisor.

MONTIMI

Bojlerin montoni sa më afër vendeve shpenzuese. Nëqoftëse do t'a instaloni ngrohësin e ujit në hapësirë ku gjendet banjoja ose dushi, patjetër nevojitet që të merren në përfillje kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, Teil 701). E përforcini në mur me vidha për muri me diametër nominal minimalisht 8mm. Murin me bajtje të dobët në të cilin keni ndërmend të varni bojlerin, duhet të forconi. Bojlerin mundeni të përforconi në mur vetëm vertikalisht.

CILËSITË TEKNIKE TË APARATIT

Tipi OGB 30 E3 OGB 50 E3 OGB 80 E3 OGB 100E3 OGB 120 E3
ModeliOGB 30 SEDD/UNIOGB 50 SEDD/UNIOGB 80 SEDD/UNIOGB 100 SEDD/UNIOGB 120 SEDD/UNI
Vëllimi[l]305080100120
Shtypja elementare[MPa]0,6
Masa / i mbushur me ujë[kg]19/4924/7431/11136/13641/161
Mbrojtja kundër korodimit të kazanitEmaluar / Mg Anode
Fuqia e nxehësit elektrik[W]21002000
Numri dhe fuqia e nxehsëve[W]3 x 7002 x 1000
Tensioni kyçës[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP24
Koha e ngrohjes deri në 75°C 1) [h] 105 155 305 355 435
Sasia e ujit të përzier te 40°C[l]5496151199238
Shpenzimi energjik 2) [kWh/24h]0,690,941,301,541,79

1) Koha e ngrohjes së tërë vëllimit të bojlerit me ngrohës elektrik te nisja e temperaturës së ujit nga ujësjellësi 15°C.

2) Shpenzimi energjetik te mirëmbajtja konstante e temperaturës së ujit në bojler 65°C dhe te temperatura e rrethit 20°C, e matur sipas EN 60379.

A B C
OGB 30 SEDD 510 310 235
OGB 50 SEDD 690 470 250
OGB 80 SEDD 950 735 245
OGB 100 SEDD1125 900 255
OGB 120 SEDD1300 900 430

Masat aderuese dhe ata montuese të bojlerit [mm]

445 A 100 C B 420 350 100

GORENJE OGB80SEDD/GA - MONTIMI - 2

ADERIMI NË RRJETËN E UJËSJELLËSIT

Ofrirni dhe dalja e ujit në bojler janë të shenjuara me ngjyra. Hyrja e ujit të ftohtë ashtë e shenjuar me ngjyrë të kaltërt, kurse dalja e tij me ngjyrë të kuqe.

Bojlerln mund të aderonl në rrjetën e ujësjellëslt në dy mënyra. Mënyra e mbyllur, sistemi aderues me shtypje, mundëson furnizim me ujë në më shum vende, sistemi i hapur, joshtypës, mundëson furnizim vetëm nga një vend.

Sipas sistemit të zgjedhur të aderimit, duhet të furnizoheni edhe me bateri përkatëse të ujit. Te sistemi i hapur, ai jo me shtypje, duhet, që para bojlerit të montohet ventili kundërkthyes, i cili ndërpren rrjedhjen e ujit nga kazáni, nëqoftëse, në rrjetën ujësjellëse ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem aderues, patjetër të përdorni fluks bateri përziese. Për shkak të ngrohjes së ujit, shkaktohet rritja e vëllimit të ujit në bojler, e kjo shkakton pikjen e ujit nga baterija fluksore. Me shtërngimin e tepërt të dorëzës në bateri, pikjen e ujit nuk do ta ndërpreni, por mundeni vetëm të prishni baterinë.

Te sistemi aderues i mbyllur, në vendet furnizuese duhet të përdorni fluks bateri përziese me shtypje. Në gypin dalës, për shkak të sigurimit të punimit, duhet montuar ventil sigurues ose grupë siguruese, e cila ndërpren rritjen e shtypjes në kazan tepër se 0,1 MPa, mbi ate nominale. Hapësira e daljes në ventilin sigurues nevojitet të përmban dalje në presion atmosferik.

Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri ku ashtë ajo e rregulluar në ventilin sigurues. Për shkak se kthyerja e ujit në rrjetën e ujësjellësit ashtë e ndërprerë, mund të vijë deri te pikja e ujit nga hapësira dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund të udhëzoni në dalje nëpërmjet të mbaresës tubuese, të cilën e vendoni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që ashtë i vënduar nën lëshuesin e ventilit sigurues, duhet të jetë i montuar në kahje vertikale të drejtuar poshtas dhe në ambient ku nuk ngrinë.

Në rast se, për shkak të instalimit jo të rregullt nuk keni mundësi të kanalizoni në tubacion ujin që pikon nga ventili sigurues këthyes, pikimit të ujit mund t'i largoheni me instalimin e enës për ekspanzion, me vëllim prej 3l në gypin ngarkues të nxehësit të ujit.

Për funksionimin e rregullshëm të ventilit sigurues nevojitet, që vetë të realizoni kontrollime periodike. Te kontrolli duhet, që me lëvizjen e dorëzës ose të zhvidhimit të dadosë së ventilit (varësisht nga tipi i ventilit) të çelni daljen nga ventili sigurues dhe këthyes. Tash duhet, që nëpërmjet të shobës dalëse të ventilit të rrjedh uji, e kjo ashtë shenjë, që ventili ashtë krejt në rregull.

ALB
graph LR A["1"] --> B["2"] B --> C["3"] C --> D["4"] D --> E["5"] E --> F["H"] G["T"] --> H["Valve"] I["Pressure Sensor"] --> J["Flow Control Valve"] K["Directional Control Valve"] --> L["Return Line"] M["Flow Control Valve"] --> N["Return Line"]

graph TD A["Top Tank"] --> B["Valve 1"] B --> C["Valve 2"] C --> D["Valve 3"] D --> E["Valve 4"] E --> F["Valve 5"] F --> G["Return Line"] style A fill:#f9f,stroke:#333 style G fill:#ccf,stroke:#333

Sistemi (me shtypje) i mbyllur
Sistemi i hapur (pa shtypje)

Legjenda:

1 - Ventili kthyes sigurues 6 - Mbaresa për provë
2 - Ventili provues 7 - Taftari me kyçësin në tubacion
3 - Ventili kundërkthyes
4 - Ventili reduktiv i shtypjes H - Uji i ftohtë
5 - Ventili mbyllës T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet të bojlerit dhe ventilit sigurues këthyes nuk ashtë i lejuar montimi i ventilit mbyllës, sepse, kështu çmundësoni punimin e ventilit sigurues këthyes.

Bojlerin mund të aderoni në rrjetën e ujësjellsit të shtëpisë pa ventil reduktues, nëqoftëse ashtë shtypja në rrjetë më e ulët se 0,5 MPa (5 bar). Nëqoftëse shtypja tejkalon 0,5 MPa (5 bar), patjetër duhet të instaloni ventil reduktiv.

Para aderimit elektrik, së pari duhet mbushur bojlerin me ujë. Te mbushja e parë, çelni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përziese. Bojleri ashtë i mbushur, kur uji arrin dhe del nëpër gypin e baterisë përziese.

ADERIMI NË RRJETËN ELEKTRIKE

Para kyçjes në rrjetën elektrike, në ngrohës nevojitet të instaloni kabllo kyçëse me diametër minimal së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Aderimi i bojlerit në rrjetën elektrike duhet të rrjedh në përputhje me standardét për rrjetën elektrike.

Që të bani këte duhet që prej bojlerit të zhdridhni kapakun mbrojtës.

Ndërmjet të ngrohësit të ujit dhe instalacionit permanent, nevojitet të jetë e instaluar mbaresa për ndarjen e të gjithë poleve nga rrjeta furnizuese edhe ate në ujdi me rregullat nacionale të instalimeve.

Legjendi:

1 - Termostati
2 - Siguresa dypolëshe ngrohëse
3 - Ngrohësi (2x1000 W ose 3x700 W)
4 - Gjuhëza aderuese

L - Tejçuesi fazor

N - Tejçuesi neutral

1/2 - Tejçuesi mbrojtës

Skema e lidhjes elektrike

± N L 4 230 V~ + - 1 MG GND L N H Mg ANODE 3

GORENJE OGB80SEDD/GA - ADERIMI NË RRJETËN ELEKTRIKE - 2

VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrje në brendësi të bojlerit, ate patjetër shkyçni nga rrjeta elektrike!

Pas kyçjes në rrymë dhe në rrjetin e ujësjellësit, ngrohësi është i gatshëm për përdorim.

Ngrohësi është i pajisur me rregullues elektronik, i cili, mundëson rregullimin e temperaturës së ujit në kazan të nxehësit të ujit. I mundshëm është rregullimi i temperaturës së dëshiruar me dorë në zonën prej 35°C deri në 75°C, rregullimi në temperaturën ekonomike dhe rregullimi në temperaturën e mbrojtjes kundër ngrirjes së ujit në ngrohësin e ujit.

Rregullatori elektronik në indikator tërë kohën tregon temperaturën aktuale të ujit në ngrohës.

KOMANDIMI:

Kyçjen ose shkyçjen e ngrohësit e kryejmë me trusjen e tastit me të gjatë se 2s.

GORENJE OGB80SEDD/GA - KOMANDIMI: - 1

Me trusjen e tastit programues Zgjedhim ndërmjet tre mundësive:

  • zgjedhja e mbrojtjes nga ngrirja e ujit (temperatura e pararregulluar e ujit është në 7°C)
  • zgjedhja e temperaturës ekonomike (e pararregulluar në 55°C)
  • negullimi i temperaturës me dorë sipas dëshirës në zonën prej 35°C deri në 75°C, me hapin 1°C

Rregullimi i mbrojtjes kundër ngrirjes:

  • me tastin e menysë kenu zgjedhur mënyrën (ndriçon llambëza kontrolluese e
    verdhë nën *)
  • me këte kemi rregulluar rregullatorin në temperaturën 7°C, këte na e tregon edhe indikatori.

Rregullimi në temperaturën ekonomike:

  • me tastin e menysë kenu zgjedhur mënyrën (ndriçon llambëza kontrolluese e
    verdhë nën e)
  • me këte kemi rregulluar rregullatorin në temperaturën 55°C, këte na e tregon edhe indikatori

Rregullimi i temperaturës me dorë:

  • me tastin e menysë kemi zgjedhur menyrën (ndrçon llambëza e kontrolluese e verdhë nën)

- në indikator gjithmonë shihet temperatura e fundit e rregulluar e ujit, përveç tek nisja e parë, kur paragitet temperatuar e pararregulluar 35°C

- me tastet ose zgjedhim temperaturën e re të dëshiruar. Me trusjen e tastit temperatura rritet/ulet për 1°C. Me mbajtjen e tastit, rregullimin e shpejtojmë.

- Pas përfundimit të temperaturës së dëshiruar, indikatori rreh 3 sekonda, pastaj kthehet në indikacionin e temperaturës aktuale.

- Tek dështimi i furnizimit me tension, aparati kthehet në gjendjen e rregulluar para dështimit të furnizimit me tension.

Kyçja/shkyçja e ngrohësit:

- nësë ngrohësin do t'a shkyçni nga rrjeta elektrike, tek rreziku i ngrirjes së ujit nevojitet që ate ta lëshoni nga ngrohësi.

SINJALIZIMI:

• me llambëzat kontrolluese:

- funksionimi i nxehësit 🌐: me llambëzën e gjelbërt kontrolluese, edhe ate:

- nxehësi funksionon – llambëza kontrolluese ndriçon

- nxehësi nuk funksionon – llambëza kontrolluese nuk ndriçon

- funsionimi i anodës Mg : me lambëzën e kuqe kontrolluese, edhe ate:

- Ilambëza kontrolluese nuk ndriçon – anoda nuk funksionon

- Ilambëza kontrolluese ndriçon – ndoshta anoda është e harxhuar

Kujdes! Tek mospërdorja e gjatë e ngrohësit, llambëza sinjalizuese mund të sinjalizojë harxhimin e anodës Mg, megjithatë që anoda Mg është e mirë. Në këtë rast, çelni rubinetën e ujit të ngrohtë në baterinë përzierëse të ujit (furnizim me ujë të freskët në ngrohës). Nëqoftëse llambëza sinjalizuese për anodën e harxhuar

shuhet, atëherë ngrohësi është në rregull. Në të kundërtën, për këtë njoftoni shërbimin servisor të autorizuar.

- Funksionimi i ngrohësit: me llambëzën kontrolluese të verdhë, edhe ate:

  • mbrojtja kundër ngrirjes – llambëza kontrolluese ndriçon ose
  • temperatura ekonomike – llambëza kontrolluese ndriçon ose
  • rregullimi me dorë – llambëza kontrolluese ndriçon

• me LED indikatorin:

  • temperatura e ujit në ngrohës: prej 0°C deri në 75°C
  • tek rregullimi, indikacioni i temperaturës së rregulluar: rrehëse prej 0°C deri në 75°C
  • indikacioni i gabimeve:

- indikacioni E1 – mosfunksionimi i sensorit të rregullatorit elektronik (nxehësi nuk funksionon)

  • indikacioni E2 – mosfunksionimi i sensorit të termometrit (nxehësi punon)
  • indikacioni E3 – mosfunksionimi i të dy sensorëve (nxehësi nuk punon)
  • indikacioni E4 – temperaturë e ulët, ngrirje (nxehësi nuk punon)
  • indikacioni E5 – tejetnxehja (temperatura > 100°C) – (mosfunksionimi i rregullatorit elektronik)

Nëqoftëse nuk e keni ndërmend përdorjen e nxehësit të ujit gjatë kohë, siguroni përmbajtjen e tij nga ngrirja në ate mënyrë, që të mos shkyçni elektrikën, e pullën e termostatit të rregulloni në pozición “*”. Te ky rregullim, nxehësi do të mbaj temperaturën e ujit te përafërsisht 10°C. Nëqoftëse megjithate nxehësin do t’a shkyçni nga rrjeta elektrike, te rreziku i ngrirjes duhet të zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet të gypit furnizues të ngrohësit. Për këte qëllim, tek instalimi rekomandohet, që ndërmjet të ventilit sigurues dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendohet një fitting i posaçëm (T-copë) ose ventil shkarkues. Ngrohësin mund të zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet të ventilit sigurues me lëvizjen e dorëzës, resp. kapakut rrotullues të ventilit, në pozicion siç tek kontrollimi i funksionimit. Paraprakisht të zbrazjes, ngrohësin nevojitet të shkyçim nga rrjeta elektrike dhe pastaj të çelet dorëza për ujin e ngrohtë në rubinetë (baterinë përziese) të ujit. Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet sasi e vogël e ujit, i cili rrjedh tek evitimi i fllanxhës ngrohësë nëpërmjet të hapësirës së fllanxhës ngrohëse.

Jashtësinë e ujëngrohësit e pastroni me tretësirën e lehtë të lëndës për pastrim të pluhurt. Mos përdorni lëndë pastruese të vrazhdëta.

Me kontrolet e rregullta servisore, do të mundësoni punimin e papengueshëm dhe jetën e gjatë të punimint të ujëngrohësit. Garancioni për ndryshkjen e kazanit vlen vetëm nëqoftëse i keni realizuar kontrolét e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Koha ndërmjet të kontroleve të posaçme dhe të rregullta, nuk guxon të jetë më e gjatë se 36 muaj. Êshtë e nevojshme, që kontrolét të jenë realizuar nga ana e serviserit të autorizuar, i cili evidenton kontrolin në fletëgarancionin e prodhimit. Në rast të kontrolit, ai kontrolon harxhueshmërinë e anodës mbrojtëse kundër korodimit, sipas nevojës, pastron gurin gëlqeror, i cili, në bazë të kualitetit, sasisë dhe temperaturës së ujit të harxhuar, tubohet në brendësi të ujëngrohësit. Pas kontrolit të ujëngrohësit, shërbimi servisor, në bazë të gjendjes së përcaktuar do të ju preferojë edhe datën e kontrolës vijuese.

Ju lutemi, që prishjet eventuele në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ata lajmëroni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : OGB80SEDD/GA

Kategori : Boiler