0760 AA - Pastrues me presion të lartë SKIL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas 0760 AA SKIL në format PDF.
| Lloji i produktit | Pastrues me presion të lartë |
| Marka | Skil |
| Modeli | 0760 AA |
| Presioni maksimal | 130 bar |
| Rrjedhja e ujit | 6 L/min |
| Fuqia e motorit | 1400 W |
| Furnizimi elektrik | 230 V ~ 50 Hz |
| Pesha neto | 8 kg |
| Dimensionet (Gjatësia x Gjerësia x Lartësia) | 300 x 300 x 900 mm |
| Gjatësia e tubit të presionit të lartë | 6 m |
| Lloji i motorit | Elektrik me induksion |
| Funksionet kryesore | Shkop me grykë rrotulluese, rezervuar detergjenti, ndalim automatik |
| Niveli i zërit (LpA) | 75 dB(A) |
| Pajisje të përfshira | Grykë me avion të ndryshueshëm, furçë larëse, lidhës kopshti |
| Kapaciteti i rezervuarit të detergjentit | 1 L |
| Siguria | Ndërprerës termik, bllokim i këmbëzës |
| Mirëmbajtja dhe pastrimi | Pastroni grykat rregullisht, kulloni pas përdorimit, ruani në vend të mbrojtur nga ngrica |
| Pjesë këmbimi të disponueshme | Tub, shkop, gryka, guarnicione, motor |
Pyetjet më të shpeshta - 0760 AA SKIL
Pyetjet e përdoruesve rreth 0760 AA SKIL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Pastrues me presion të lartë në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj 0760 AA - SKIL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. 0760 AA e markës SKIL.
MANUAL I PËRDORUESIT 0760 AA SKIL
Pompë me presion të lartë 0760 HYRJE
- Kjo pajisje éshtë projektuar për pastrimin e zonave dhe objekteve jashtë shtëpisë, automjeteve dhe varkave
- Kjo pajisje është e projektuar vetëm për përdorim familjar dhe nuk është projektuar për t'u përdorur me ujë nga burime të tjera të ndryshme nga uji i çezmës
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen ③
- Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të shkaktojë dëmtime të rënda
- Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët sïç janë të ilustruara në skicë ②
- Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi kontaktoni me shitësin
TË DHËNAT TEKNIKE ①
Presioni i punës (P) 7 MPa Presioni maksimal i punës (Pmax) 10 MPa Presioni hyrës 0 - 0,6 MPa
ELEMENTET E PAJISJES ②
A Bllokuesi i çelësit të aktivizimit
B Celësi i aktivizimit
C Bashkuesi i hyrjes
D Hyrja e ujit
E Filtri i ujit
F Çelësi kryesor
G Koka e spërkatjes
H Shishja e detergjentit
J Koka e detergjentit
K Tubi i spärkatjes
L Pistoleta
M Gjilpëra e pastrimit
N Shina e magazinimit (vidat nuk përfshihen)
P Rripi i magazinimit (2)
Q Tubi i presionit të lartë
R Dalja e ujit
S Të çarat e ajrosjes
T Lidhja për rripat e magazinimit
SIGURIA
TË PËRGJITHSHME
- Përdoreni pajisjen dhe aksesorët e saj në përputhje me këtë manual përdorimi dhe në mënyrë që kërkohet për pajisjen; përdorimi i pajisjes për punë të ndryshme ngta ato që parashikohet të kryhen normalisht nga pajisja mund të shkaktojë situata të rrezikshme
-
Mos thithni kurrë lëngje me përmbajtje tretësi, acide të patretura ose tretës (p.sh. naftë, tretës boje, vaj për nxehje); këto lëngje krijojnë një avull të spërkatjes shumë të djegshëm, shpërthyes dhe toksik si dhe i gërryejnë përbërësit e pajisjes
-
Përdoreni veglën vetëm kur temperatura e ambientit éshtë 0°C deri në 40°C
- Filloni të punoni vetëm kur pajisja dhe mjedisi i punës të jenë në kushte të përsosura dhe të sigurt për të punuar
- Kini parasysh forcat e goditjes së kthimit që ndodhin kur ndizni pompën me presion të lartë; mbajeni pistoletën dhe tubin e spërkatjes fort dhe ruani një pozicion të qëndrueshëm
- Mos e shtrëngoni çelësin e aktivizimit në pozicionin e tij gjatë punës
- Mos e drejtoni kurrë rrymën e ujit drejt personave, kafshëve, pajisje me energji elektrike apo vetë pajisjes ④
- Mos e lini kurrë pajisjen të pamonitoruar kur motori është në punë
- Mos e përdorni pajisjen në vende me mundësi shpërthimi
- Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe sigurohuni që të mos ketë presion të ujit në pajisje dhe në pistoletë para se ta rregulloni, ta pastroni ose të ndërroni aksesorët
SIGURIA PERSONALE
- Kjo pajisje nuk është projektuar për t'u përdorur nga persona (përfshirë fëmijët) me kapacitete të zvogëluara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë të përvojës dhe njohurive, nëse nuk janë udhëzuar ose mbikëqyrur në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
- Mbani veshje të përshtatshme mbrojtëse për t'u mbrojtur nga uji që spërkatet
- Mos e përdorni pajisjen me persona të tjerë në afërsi nëse nuk kanë veshje mbrojtëse
- Mos spërkasni materiale që përmbajnë asbest dhe materiale të tjera që përmbajnë substanca që janë të rrezikshme për shëndetin tuaj
- Pastrojini gomat/valvulat e gomave vetëm nga një distancë minimale prej 30 cm për ta parandaluar dëmtimin e tyre (ëmtimi i gomave të automjeteve mund të shkaktojë aksidente vdekjeprurëse)
- Mos e drejtoni rrymën e ujit nga vetja ose të tjerët për të pastruar rrobat ose këpucët
FURNIZIMI ME UJË
- Përdorni tubin me presion të lartë dhe bashkuesin e ofruar me pajisjen
- Zëvendësojeni menjëherë një tub presioni të lartë të dëmtuar (me specifikimet identike)
- Mos luani dhe mos ecni me automjet mbi tubin e presionit të lartë
- Mos e ekspozoni tubin e presionit të lartë ndaj cepave dhe anëve të mprehta
- Sigurohuni që të gjithë tubat bashkues t'i kenë lidhjet të izoluara në mënyrën e duhur
- Kini parasysh se uji i spärkatur nga pajisja nuk është i pijshëm
- Sipas rregullave në fuqi, pajisja nuk duhet të përdoret kurrë në rrjetin e ujit të pijshëm pa një ndarës të sistemit ⑤; përdorni një ndarës të përshtatshëm të sistemit sipas EN 12729 lloji BA
SIGURIA ELEKTRIKE
- Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me një burim 220 V)
- Lidheni veglën nëpërmjet një automati të diferencuar (FI) me një korrent aktivizues 30 mA maksimumi
- Sigurohuni që të gjithë elementet që përcjellin energjinë elektrike në zonën e punës të jenë të mbrojtura nga uji i spërkatur
- Mbajini lidhjet e kordonit të thata dhe larg nga toka
- Kontrolloni periodikisht kordonin dhe zëvendësojeni me ndihmën e një personi të kualifikuar, nëse dëmtohet
- Mos e shkelni, shtypni apo tërhiqni kordonin (zgjatues)
- Mbrojeni kordonin (zgjatues) nga nxehtësia, vaji dhe anët e mprehta
- Përdorni vetëm një kordon zgjatues të krijuar për përdorim në ambiente të jashtme me spinë kundër ujit dhe prizë bashkuese
- Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime, me një kapacitet 16 amper
- Përdorni vetë kordonë zgjatues me gjatësi maksimale 20 metra (1,5 mm²) ose 50 metra (2,5 mm²)
- Kontrollojeni kordonin zgjatues periodikisht dhe zëvendësojeni, nëse dëmtohet (kordonët zgjatues të papërshtatshëm mund të jenë të rrezikshëm)
- Mos e prekni kurrë spinën elektrike me duar të lagura
- Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqeni spinën nga burimi i energjisë nëse kordoni elektrik ose kordoni zgjatues është prerë, dëmtuar ose ngatërruar (mos e prekni kordonin para se të hiqni spinën)
PËRDORIMI
• Udhëzimet për montimin ⑥
- sekuenca e numrave që shfaqen në skicë përputhet me sekuencën e hapave që duhet të ndiqen për montimin e pompës me presion të lartë
- si masë sigurie, shtypni bblokuesin e çelësit të aktivizimit A për të shmangur aktivizimin aksidental të çelësit B
• Lidhja e furnizimin me ujë ⑦
- vidhosni bashkuesin hyrës C në vendin e hyrjes së ujit D
! mos përdorni kurrë bashkues hyrës C pa filtër uji E
- lidhni tubin e furnizimit me ujë (jo i përfshirë) me rubinetin e ujit dhe me bashkuesin hyrës C
! sigurohuni që temperatura e ujit në ardhje të mos kalojë 40°C (në një ditë të nxehtë, hapeni ujin deri sa të ftohet para se ta lidhni me rubinetin e ujit)
- Funksionimi i veglës ⑧
- sigurohuni që pajisja të vendoset në një bazë të qëndrueshme dhe në pozicion vertikal
- lidheni pajisjen me burimin e rrjetit (sigurohuni që çelësi kryesor F të jetë në pozicionin joaktiv)
- hapni rubinetin e ujit
- shtypni blllokuesin e çelësit të aktivizimit A për të lëshuar çelësin e aktivizimit B
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B për të liruar ajrin e mbetur në pajisje ose në tubin e furnizimit me ujë
- lëshoni çelësin e aktivizimit B dhe shtypni bllokuesin e çelësit të aktivizimit A
- ndizni pajisjen duke shtypur butonin "l" të çelësit kryhesor F
- pas ndezjes, motori fillon të punojë për disa sekonda deri sa të arrijë presionin maksimal
- shtypni blokuesin e çelësit të aktivizimit A, drejtojeni kokën e spërkatjes G nga zona që do të lahet dhe më pas shtypni çelësin e aktivizimit B
- ndërroni rrymën e përqendruar të ujit me një spërkatje të gjerë duke rrotulluar kokën G
- me lëshimin e çelësit të aktivizimit B, motori ndalon punën pas disa sekondash kur të arrijë presionin maksimal
- fikeni pajisjen duke shtypur butonin "O" të çelësit kryesor F
- mbyllni rubinetin e ujit
- shtypni plotësisht çelësin e aktivizimit B deri sa të mos ketë më presion uji në pajisje
- pas përdorimit, shtypni bllokuesin e çelësit të aktivizimit A për të shmangur aktivizimin aksidental të çelësit të aktivizimit B
! shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe sigurohuni që thika prerëse ka ndaluar rrotullimin - shkëputni tubin e furnizimit me ujë nga pajisja dhe nga rubineti i ujit
- Përdorimi i shishes me detergjent ⑨
! sigurohuni që çelësi i aktivizimit të jetë i bblokuar dhe që çelësi kryesor të jetë në pozicionin joaktiv - zhvidhosni shishen H nga koka e detergjentit J dhe mbusheni me detergjent biologjikisht të zbërthyeshëm për përdorim me pompat me presion të lartë (përdorimi i detergjentëve ose kimikateve të tjera mund të ndikojë negativisht në sigurinë e pajisjes)
! mos përdorni detergjentë të paholluar - vidhosni shishen e mbushur H në kokën e detergjentit J
- hiqni tubin K nga pistoleta L dhe montoni në vend të tij kokën e detergjentit J si në ilustrim
- shtypni blokuesin e çelësit të aktivizimit A, drejtojeni kokën e detergjentit J nga zona që do të lahet dhe më pas shtypni çelësin e aktivizimit B
! detergjenti nuk del me presion të lartë
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
- Kur përdorni shishen me detergjent H
! lexoni etiketën e detergjentit për më shumë udhëzime
- lageni gjithmonë objektin në fillim
- vendosni detergjent mbi objekt nga poshtë lart
- lini kohë që detergjenti të veprojë, por mos e lini kurrë që të thahet
- shpëlajeni nga larg dhe vazhdoni poshtë
- Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
- Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
- Para mirëmbajtjes, fikeni gjithmonë pajisjen, sigurohuni që të mos ketë presion uji në pajisje dhe në pistoletë, hiqni spinën nga burimi i energjisë dhe shkëputni pajisjen nga burimi i ujit
- Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër (veçanërisht të çarat e ajrosjesS ②)
- mos përdorni ujë, tretës ose shkëlqyes
- pastroni rregullisht kokën e spärkatjes G duke përdorur gjilpërën e pastrimit M ⑩ (hiqni tubin e spärkatjes K nga pistoleta L në fillim)
- Kontrolloni rregullisht për komponentë të konsumuar ose të dëmtuar dhe riparojini/zëvendësojini kur të jetë e nevojshme
- Pastrimi i filtrit të ujit
- hiqni filtrin e ujit E ② nga bashkuesi hyrës C ② me pinca me majë të gjatë
- shpëlajeni dhe vendosni përsëri (zëvendësojeni kur të dëmtohet)
! mos e përdorni kurrë pajisjen me një filtër uji të dëmtuar
- Magazinimi ⑪
- ruajeni pajisjen larg nga fëmijët në një vend ku temperatura e ambientit nuk i kalon 40°C apo bie nën 0°C
- mos vendosni objekte të tjera mbi pajisje
- montoni mirë në mur shinën e magazinimit N me 4 vida (nuk përfshihet) dhe nivelojeni horizontalisht
- përdorni shinën e magazinimit N dhe rripat e magazinimit P si në ilustrim
- Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë të paraqitura në www.skil.com)
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- Lista e mëposhtme tregon simptomat e problemeve, shkaqet e mundshme dhe veprimet korrigjuese (nëse këto nuk e identifikojnë dhe e zgjidhin problemin, kontaktoni me shitësin tuaj ose pikën përkatëse të shërbimit)
! fikni veglën dhe hiqeni spinën para se të shqyrtoni problemin
★ Spërkatja nuk është e vazhdueshme
- koka pjesërisht e bllokuar -> pastroni kokën
★ Motori nuk ndizet ose ndalon papritur
- priza e furnizimit me energji me defekt -> përdorni një prizë tjetër
- spina nuk është e lidhur -> vendosni spinën
- mbrojtësja termike fik motorin -> lëreni pajisjen të ftohet për 5 minuta
★ Motori është në punë por spëkatja është e dobët
- koka plotësisht e bllokuar -> pastroni kokën
- filtri i ujit i bllokuar -> pastroni filtrin e ujit
- ajër në pompë -> sigurohuni që bashkuesi i hyrjes së ujit të jetë i lidhur në mënyrë të sigurt
- furnizimi me ujë i papërshtatshëm -> kontrolloni që rubineti i ujit të jetë plotësisht i hapur
MJEDISI
- Mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe paketimin së bashku me materialet e mbeturinave familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2002/96/EC për pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare, pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me mjedisin.
- simboli ⑫ do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja për t'i hedhur
DEKLARATA E KONFORMITETITCE
- Ne deklarojmë me përgjegjësinë tonë të vetme se ky produkt është në përputhje me standardet dhe dokumentet e standardizuara si më poshtë: EN 60335, EN 61000, EN 55014 në përputhje me dispozitat e direktivave 2006/95/EC, 2004/108/EC, 2006/42/EC, 2000/14/EC, 2011/65/EU
- Dosja teknike në: SKIL Europe BV (PT-SEU/ENG1), 4825 BD Breda, Holandë
- E matur në përputhje me EN 60704-1, niveli i trysnisë së tingullit i kësaj pajisje është 81 dB(A) dhe niveli i fuqisë së tingullit 93 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe vibrimi <2,5 m/s² (metoda e krahut-dorës; pasiguria K = 1,5 m/s²)
- Matur në përputhje me 2000/14/EC niveli i garantuar i fuqisë së zërit LWA është më i ulët se 97 dB(A) (procedura e vlerësimit të konformitetit në përputhje me Shtojcën V)
- Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me një provë të standardizuar të dhënë në EN/ISO 5349; ajo mund të përdoret për të krahasuar një pajisje me një tjetër dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit - kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar mënyrën tuaj të punës

