DBL5030 - Hekurosje VOX - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas DBL5030 VOX në format PDF.
| Lloji i produktit | Hekur me avull |
| Marka | VOX |
| Modeli | DBL5030 |
| Konsumi i energjisë | Përafërsisht 2000 W |
| Tensioni | 220-240 V ~ 50/60 Hz |
| Kapaciteti i rezervuarit të ujit | 250 ml (përafërsisht) |
| Materiali i tabanit | Çelik inox |
| Kontrolli i temperaturës | Rregullim me çelës me udhëzues pëlhure (Sintetike, Mëndafsh/Leshi, Pambuk/Liri) |
| Kontrolli i avullit | Çelës i rregullueshëm i avullit |
| Funksioni i spërkatjes | Po, butoni i spërkatjes |
| Shpërthim avulli | Po, butoni i shpërthimit |
| Avull vertikal | Po |
| Hekurosje e thatë | Po |
| Vetëpastrimi | Po, butoni i vetëpastrimit |
| Drita treguese | Tregues i nxehjes |
| Mbushja e ujit | Përmes hapjes së mbushjes, niveli maksimal i shënuar |
| Lloji i ujit i rekomanduar | Ujë i distiluar |
| Gjatësia e kabllos | 2 m (përafërsisht) |
| Përmasat (përafërsisht) | 28 x 12 x 15 cm |
| Pesha (përafërsisht) | 1.2 kg |
| Karakteristikat e sigurisë | Termostat, fikje automatike (e pa specifikuar), mbrojtje nga mbinxehja |
Pyetjet më të shpeshta - DBL5030 VOX
Pyetjet e përdoruesve rreth DBL5030 VOX
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Hekurosje në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj DBL5030 - VOX dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. DBL5030 e markës VOX.
MANUAL I PËRDORUESIT DBL5030 VOX
Udhëzimi për përdorim
Ju lutemi, lexoni këtë udhëzim me kujdes dhe njihuni me hekurin tuaj para përdorimit. Ruajeni këtë udhëzim për përdorim të ardhshëm.
Njihni hekurin tuaj

UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
Kur përdorni hekurin, është e rëndësishme t'i përmbaheni regullave të sigurisë, si më poshtë
- Kontrolloni nëse tensioni i prizës është i përshtatshëm me tensionin e pajisjes, që është i shënuar në tabelën e pajisjes.
- Përdoreni hekurin vetëm për qëllimin e destinuar, që është përshkruar në këtë udhëzim.
- Mbikqyrja është e nevojshme kur pajisja përdoret afër fëmijëve. Mos lejoni hekurin pa mbikqyrje, nëse është i lidhur me rrymë ose i vendosur mbi dërrasë hekurosjeje. Kjo mund të shkaktojë djegie për shkak të prekjes së pjesëve të nxehta metalike, ujit të nxehtë ose akullit.
- Mbajeni hekurin larg fëmijëve.
-
Asnjëherë mos e lejoni hekurin pa mbikqyrje.
-
Kabllon e energjisë duhet ta nxirrni nga priza para se të shtoni ujë në rezervuar.
- Fikni kabllon e energjisë së hekurit para:
1) Pastrimit
2) Shtimit të ujit ose shkarkimit të rezevuarit nga uji i mbetur.
3) Dhe menjëherë pas përdorimit.
-
Asnjëherë mos e lidhni hekurin me kabllon e energjisë së dëmtuar, pas rënies apo pas ndonjë dëmtimi tjetër. Për të shmangur rrezikun nga goditja elektrike, mos provoni ta riparoni hekurin e dëmtuar , por dërgojeni atë për kontrollim dhe riparim në një servis të autorizuar.
-
Mos lejoni kabllon e energjisë të vijë në kontakt me sipërfaqet e nxehta.
-
Për të shmangur rrezikun nga goditja elektrike, mos e zhytni hekurin në ujë ose në ndonjë lëng tjetër
PARA PËRDORIMIT TË PARË
- Te përdorimi i parë është normale që të dalë një sasi e vogël e tymit, por ajo do të zhduket shumë shpejt.
- Kur e përdorni funksionin e hekurosjes me avull për herë të parë, avullin mos e drejtoni direkt në rrobat për hekurosje, sepse hekuri mund të lërë një sasi të vogël të Ilumit që ka akumuluar në kanalet për avull.
MBUSHJA ME UJË
- Ne rekomandojmë përdorimin e ujit të destiluar.
- Kontrolloni nëse rregullatori i volumit të avullit dhe rregullatori i temperaturës janë në pozicionin OFF.
- Mbajeni hekurin lartë në mënyrë që hapja për derdhjen e ujit të jetë në pozicion horizontal.
- Plotësoni rezervuarin me ujë përmes hapjes për derdhjen e ujit derisa uji të arrijë deri te treguesi për nivelin maksimal të ujit, dhe asnjëherë mos e mbushni rezervuarin me ujë mbi këtë linjë.
RREGULLIMI I TEMPERATURËS
Ndiqni udhëzimet për hekurosje të cilat gjenden në etiketën e rrobave tuaja. Në qoftë se nuk kanë etiketë, por e dini se për çfarë lloji të pëlhurave flitet, ju lutemi, konsultoni tabelën.
Paralajmërim: në qoftë se materiali i përcaktuar është prej përbërjes së përpunuar dhe të përzier, zgjidhni gjithmonë temperaturën e hekurosjes sipas materialit të butë.
| Pëlhura | Kontrolli i temperaturës | Temperatura e nevojshme |
| Sintetike | • | Temperatura e ulët |
| Mëndafsh,lesh | • • | Temperatura e mesme |
| Pambuk, liri | • • • | Temperatura e lartë |
HEKUROSJA ME AVULL
— Vendoseni hekurin në pozicion vertikal, dhe pastaj përshtatni rregullatorin e temperaturës deri në vlerën minimale/ngrohje e butë.
— Futni kabllon e energjisë në prizë, dhe pastaj përshtatni rregulatorin e temperaturës deri në temperaturën e lartë. Drita treguese do të ndriçojë, si shenjë që hekuri ka filluar të ngrohet.
— Kur drita e temperaturës fiket, kjo ështëshenjë se hekuri ka arritur temperaturën e duhur, dhe është gati për përdorim.
— Gjatë hekurosjes, drita – treguesi i temperaturës së hekurit do të vazhdojë të ndriçojë dhe të fiket, ndërsa termostati mban temperaturën e vendosur (gjatë këtij procesi, ju mund të vazhdoni hekurosjen).
— Vendoseni rregullatorin e volumit të avullit në pozicionin e dëshiruar.
— Hekuri do të fillojë të lëshojë avull posa të vendoset në pozicion horizontal.
SPËRKATJA
- Shtypni butonin që aktivizon lëshimin e rrjedhës së piklave të vogla të ujit. Përdoreni këtë rrjedhjr për të lagur rrobat që hekurosni sipas nevojës.
Paralajmërim: Kur përdoret funksioni i spërkatjes me ujë, kontrolloni nëse në rezervuar ka mjaft ujë. Te përdorimi i parë i rrjedhës së ujit, ndoshta ju duhet të shtypni butonin për spërkatje vazhdimisht, derisa të fillojë funksioni i spërkatjes.
HEKUROSJA ME AVULL OSE HEKUROSJA VERTIKALE ME AVULL
— Shtypni butonin për nxjerrjen e avullit dhe hekuri do të nxjerrë një rrjedhë të fortë të avullit, që depërton thellësisht në pëlhurë dhe ndihmon që të hekurosen edhe r rrudhat më të forta në pjesët e rrudhosura të pëlhurës. Pritni disa sekonda para se të shtypni butonin për avull përsëri.
— Duke shtypur butonin për avull kohë pas kohe, ju mund të hekurosni gjithashtu duke mbajtur hekurin në një pozicion vertikal (perde, rrobat që i keni varur paraprakisht, etj).
Vërejtje: Funksioni i rrjedhës së avullit përdoret vetëm në temperaturë të lartë. Kur treguesi i temperaturës fiket, ndaloni lëshimin e rrjedhës së avullit- vazhdoni me shtypjen e butonit dhe me hekurosjen kur drita treguese të ndriçojë përsëri.
HEKUROSJA 'NË TË THATË'
Për hekurosje pa përdorimin e avullit, ndiqni udhëzimet në seksion HEKUROSJE ME AVULL, me përjashtim që rregullatori i volumit të avullit duhet të mbetet në pozicionin OFF(që tregon se avulli nuk përdoret)
FUNKSIONI I PASTRIMITAUTONOM
Ky funksion pastron brendësinë e pllakës nga çeliku i pandryshkur për hekurosje dhe largon papastërtitë. Ne rekomandojmë përdorimin e tij çdo 10-15 ditë.
— Vendoseni rregullatorin e volumit të avullit në pozicionin O (pa avull).
— Plotësoni rezervuarin deri te treguesi i nivelit maksimal të ujit.
— Përshtateni rregullatorin e temperaturës në MAX dhe pritni që të fiket drita treguese.
— Hiqni kabllon e energjisë nga priza dhe shtypni butonin për pastrim autonom, derisa të fillojë të dalë uji i vluar, avulli dhe papastërtitë.
— Kur pllaka të jetë ftohur, mund ta fshini me një leckë të lagësht.
PASTRIMI DHE LARGIMI I HEKURIT
— Pas përdorimit, mbajeni hekurin lart duke kthyer hapjen e rezervuarit me ujë poshtë, për të zbrazur ujin e mbetur.
— Lidheni kabllon e energjisë në prizë, dhe vendoseni rregullatorin e temperaturës në pozicion maksimal ("MAX") dhe e leni të ndezur 1-2 minuta, për të avulluar ujin e mbetur. Pastaj, fikni hekurin dhe nxirrni kabllon nga priza, leni hekurin të ftohet, para se ta vendosni në vendin e përcaktuar për ruajtjen e saj.
KUJDES:
Kur hekuri është i lidhur me burimin e energjisë, përdoruesi nuk duhet ta lërë pa mbikqyrje.
Në qoftë se kablloja e energjisë është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj ose servisin e autorizuar për shkak të riparimit. Për çdo riparim, zëvendësim të pjesëve, duke përfshirë edhe zëvendësimin e kabllos apo spinës, ashtu si për çdo rregullim, kontaktoni personin e kualifikuar ose servisin e autorizuar.
Pajisja nuk përmban pjesë të cilat mund të zëvendësohen
Mos provoni ta hapni pajisjen vetë.
VËREJTJE TË RËNDËSISHME:
- Kjo pajisje nuk është e destinuar për persona (duke përfshire edhe fëmijët) me aftësitë të zvogëluara fizike, mendore dhe ndjesore, ashtu si për personat pa përvojë dhe njohuri, veçanërisht nëse këta persona nuk janë nën mbikqyrje nga personi përgjegjës.
- Fëmijët duhet të jenë nën mbikqyrje kur janë afër pajisjeve elektrike, që të mos lozin me ato.
- Mos lejoni hekurin pa mbikqyrje, gjatë lidhjes së saj në furnizimin e energjisë elektrike.
- Patjetër nxirrni i kabllon e energjisë nga priza para mbushjes së ujit në rezervuar (kjo vlen vetëm për hekurat me avull të pajisura me funksionin e spërkatjes).
- Gjatë përdorimit të hekurit, hapja e rezervuarit nuk duhet të jetë e hapur. Ndiqni udhëzimet për mbushjen e rezervuarit me ujë (kjo vlen vetëm për hekurat me avull nën presion).
- Hekuri mund të përdoret vetëm me mbajtësen qëgjendet në pakim(kjo vlen për hekurat pa kabllo).
- Hekuri nuk është i destinuar për përdorim të përditshëm në amvisëri (kjo vlen vetëm për hekurat e udhëtimit).
- Hekuri duhet të përdoret dhe ruhet në një sipërfaqje të rrafshët dhe të qëndrueshme.
- Kur vendoset hekuri në mbajtëse, kontrolloni nëse sipërfaqja në të cilën vendoset, është stabile.
- Hekuri nuk duhet të përdoret nëse ka rënë ose ka shenja të e dëmtimit ose të rrjedhjes.
Kuptimi i koshit të kryqëzuar të plehrave:

Kjo shenjë tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet bashkë me mbeturina të tjera shtëpiake. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të shëndetit dhe mjedisit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar embeturinave, ricikloni produktin me përgjegjësi, që të promovoni ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Për të kthyer pajisjen tuaj të përdorur, ju lutemi përdorni sistemet e kthimit dhe mbledhjes ose kontaktoni shitësin ku është blerë produkti. Ata mund ta marrin këtë produkt për riciklim të sigurt ndaj mjedisit.