TGR120NG - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas TGR120NG GORENJE në format PDF.

GORENJE TGR120NG - Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji
📄 48 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI 10 pyetje ⚙️ Specifikimet
Notice GORENJE TGR120NG - page 34
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.
Lloji i produktitNgrohës uji elektrik me rezervuar
ModeliTGR120NG (TGR 120 N)
Vëllimi110.7 L
Dimensionet (A x B x C, mm)1090 x 865 x 205
Lartësia me hapësirë G (mm)260
Pesha (bosh)35 kg
Pesha (mbushur me ujë)155 kg
Presioni nominal0.6 MPa (6 bar)
Fuqia e ngrohësit elektrik2000 W
Tensioni i lidhjes230 V~
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjesIP23
Klasa e efikasitetit energjetikC
Efikasiteti energjetik i ngrohjes së ujit (ηwh)37.0%
Konsumi vjetor i energjisë elektrike2770 kWh
Konsumi ditor i energjisë elektrike12.901 kWh
Koha e ngrohjes (10°C në 65°C)3 orë 46 minuta
Profili i deklaruar i ngarkesësL
Gama e rregullimit të temperaturës10 °C deri 65 °C +5 °C/-0 °C
Mbrojtja nga korrozioniRezervuar i emaluar dhe anodë Mg
Karakteristikat e sigurisëValvul sigurie (e nevojshme, e vlerësuar 0.6 MPa), ndërprerje termike shtesë
Kërkesat e instalimitMontim në mur me vida M8, vetëm vertikal; hapësirë për zëvendësimin e anodës
MirëmbajtjaInspektim i rregullt i anodës Mg dhe heqje e gëlqeres nga shërbimi i autorizuar

Pyetjet më të shpeshta - TGR120NG GORENJE

Sa është vëllimi i ngrohësit të ujit Gorenje TGR120NG?
TGR120NG ka një vëllim prej 110.7 litrash.
Cilat janë dimensionet e TGR120NG?
Dimensionet janë 1090 mm (lartësi) x 865 mm (gjerësi) x 205 mm (thellësi).
Sa kohë duhet për të ngrohur ujin nga 10°C në 65°C?
Koha e ngrohjes është afërsisht 3 orë e 46 minuta.
Cili është rregullimi i rekomanduar i temperaturës për funksionim ekonomik?
Vendosni çelësin e termostatit në pozicionin 'eco', i cili mban ujin rreth 55°C, duke reduktuar gëlqeren dhe humbjen e nxehtësisë.
Pse pikon uji nga valvula e sigurisë?
Pikimi është normal pasi uji zgjerohet kur nxehet. Valvula e sigurisë lëshon presionin e tepërt. Për të reduktuar pikimin, instaloni një rezervuar zgjerimi ose kulloni pikimin në një kanal.
A duhet të instaloj një valvul sigurie?
Po, një valvul sigurie me presion nominal 0.6 MPa (6 bar) është i detyrueshëm për sistemet e mbyllura me presion.
A mund ta instaloj vetë ngrohësin e ujit?
Instalimi duhet të kryhet nga personel i kualifikuar në përputhje me rregulloret në fuqi dhe udhëzimet e prodhuesit.
Sa shpesh duhet inspektuar anoda e magnezit?
Intervalet e inspektimit përcaktohen në certifikatën e garancisë, por përgjithësisht çdo 1-2 vjet në varësi të cilësisë së ujit. Vetëm ofruesit e autorizuar të shërbimit duhet ta kryejnë këtë.
Çfarë duhet të bëj nëse ngrohësi i ujit nuk përdoret për një kohë të gjatë?
Për të parandaluar ngrirjen, vendosni termostatin në pozicionin '*' (flok bore) për të mbajtur rreth 10°C dhe mos e shkëputni energjinë. Nëse shkëputni, kulloni plotësisht ngrohësin.
A është ngrohësi i ujit i përshtatshëm për dalje të shumta?
Po, kur lidhet në një sistem presioni me qark të mbyllur, mund të furnizojë disa pika përdorimi. Për një dalje të vetme, përdorni një sistem graviteti me qark të hapur me një valvul kontrolli.

Pyetjet e përdoruesve rreth TGR120NG GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili juaj mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj TGR120NG - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. TGR120NG e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT TGR120NG GORENJE

Udhëzime për përdorim 34

GORENJE TGR120NG - 1

Uputstva za upotrebu 40

SHËNIME

Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i kuptojnë rreziqet e mundshme.

⚠️ Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.

⚠️ Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa mbikëqyrje.

Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.

Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa (6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi atë nominal.

⚠ Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.

⚠️ Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në hapësirë që nuk ngrihet.

⚠️ Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk është i bllokuar.

Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë!

Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C. Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh se mund të vihet deri te tejngarkesat e përmendura të

temperaturës.

⚠️ Nëse e shkëputni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta kulloni ujin për shkak të rrezikut të ngrirjes. ⚠️ Ju lutemi, mos i riparoni vetë dëmtimet e mundshme të bojlerit, por për to njoftoni shërbimin më të afërt të autorizuar.

GORENJE TGR120NG - SHËNIME - 1

Produktet tona janë të pajisura me komponentë të padëmshëm për mjedisin dhe shëndetin, dhe janë prodhuar në mënyrë që në fund të jetës së tyre të mund të çmontohen dhe riciklohen sa më lehtë.

Duke ricikluar materialet, ne zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe nevojën për prodhimin e materialeve bazë (për shembull, metalit), që kërkon shumë energji dhe shkakton emetim të substancave të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit zvogëlojmë shpenzimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.

Për më shumë informata mbi sistemin e hedhjes së mbeturinave, vizitoni qendrën tuaj lokale të hedhjes së mbeturinave ose tregtarin nga i cili e keni blerë produktin.

I nderuar blerës, ju falënderojmë për blerjen e produktit tonë.

JU LUTEMI, QË PARA INSTALIMIT DHE PËRDORIMIT TË PARË TË BOJLERIT, T'I LEXONI ME KUJDES UDHËZIMET.

Bojleri është prodhuar në përputhje me standardet në fuqi dhe është testuar zyrtarisht, dhe për të janë lëshuar certifikata e sigurisë dhe certifikata e përputhshmërisë elektromagnetike. Karakteristikat e tij themelore teknike janë të shënuara në tabelën e të dhënave, e cila është ngjitur midis tubave hyrës. Bojlerin mund ta lidhni me rrjetin elektrik dhe atë të ujësjellësit vetëm një profesionist i kualifikuar. Ndërhyrjet në brendësi të tij për përmirësim, heqjen e gurit të ujit dhe kontroll, ose zëvendësimin e anodës mbrojtëse kundër korrozionit mund t'i bëjë vetëm shërbimi i autorizuar.

MONTIMI

Bojlerin montojeni sa më afër vendeve të përdorimit. Nëse e instaloni bojlerin në një hapësirë ku ka vaskë ose dush, duhet të respektoni kërkesat e standardit IEC 60364-7-701 (VDE 0100, pjesa 701). Mbërtheni atë në mur me vida muri me diametër nominal minimal 8 mm. Nëse muri ka kapacitet të dobët mbajtës, duhet ta përforconi. Bojlerin mund ta montoni në mur vetëm vertikalisht. Për kontroll më të lehtë dhe zëvendësim të anodës së magnezit, rekomandojmë që midis ngrohësit të ujit dhe tavanit të lihet

hapësirë e mjaftueshme (shih masën G në skicat e masave). Përndryshe, gjatë ndërhyrjes së shërbimit të përmendur, do të jetë e nevojshme të çmontohet ngrohësi i ujit nga muri.

100 350 100 F ØE G C B D A G 1/2

ABCDEFG
TGR 30 N468275173-45446180
TGR 50 N585365200-454461130
TGR 80 N790565205-454461180
TGR 100 N950715215-454461260
TGR 120 N1090865205-454461260
TGR 150 N13051065220-454461260
TGR 200 N15141050444800500507260

Dimensionet e lidhjes dhe montimit të bojlerit [mm]

LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT

Hyrja dhe dalja e ujit janë të shënuara me ngjyra në tuba. Hyrja e ujit të ftohtë është e shënuar me ngjyrë blu, ndërsa dalja e ujit të ngrohtë me ngjyrë të kuqe.

Bojlerin mund ta lidhni në rrjetin e ujësjellësit në dy mënyra. Sistemi i mbyllur nën presion i lidhjes mundëson furnizim me ujë nga më shumë vende, ndërsa sistemi i hapur, jo nën presion, mundëson furnizim vetëm nga një vend. Sipas sistemit të zgjedhur të lidhjes, duhet të instaloni edhe bateritë përkatëse të rubinetave të ujit. Te sistemi i hapur, nën presion, para bojlerit duhet të montohet ventili jo-kthyes (ireverzibil), i cili parandalon derdhjen e ujit nga kazani, nëse në rrjetin ujësjellës ndalohet ose mungon uji. Te ky sistem i lidhjes, duhet ta përdorni baterinë përzierëse rrjedhëse të rubinetës. Për shkak të ngrohjes së ujit, vjen deri te rritja e vëllimit të ujit në bojler, gjë që shkakton pikjen e ujit nga bateria përzierëse. Me shtrëngimin e tepërt të dorëzës në bateri, nuk do ta ndërpritni pikjen e ujit, por vetëm mund ta prishni baterinë.

Te sistemi i mbyllur i lidhjes, në vendet furnizuese duhet të përdorni bateri përzierëse të presionit. Në gypin ardhës, për shkak të sigurisë së funksionimit, duhet montuar ventili sigurues ose grupi sigurues, i cili ndërpret rritjen e shtypjes në kazan për më tepër se 0,1 MPa (1 bar), mbi atë nominale. Vrima e daljes në ventilin sigurues medoemos duhet të ketë dalje në presionin atmosferik. Te nxehja e ujit në bojler, shtypja e ujit rritet deri te kufiri që është i rregulluar në ventilin sigurues. Pasi që kthimi i ujit në rrjetin e ujësjellësit është i penguar, mund të vijë deri te pikja e ujit nga vrima dalëse e ventilit sigurues. Ujin që pikon, mund ta drejtoni në derdhje nëpërmjet mbaresës hinkë, të cilën e vendosni nën ventilin sigurues. Gypi i daljes së ujit, që është i vendosur nën ventilin sigurues, duhet të jetë i montuar vertikalisht teposhtë dhe në ambient që nuk ngrinë.

Në rast se instalimi i realizuar nuk mundëson ta drejtoni ujin që pikon drejt kanalizimit, pikjen mund ta evitoni duke montuar një enë ekspansive me vëllim 3 litra në gypin hyrës të bojlerit.

Për funksionimin e rregullt të ventilit sigurues, ju vetë duhet të bëni kontrolle periodike

që të largohet guri i ujit dhe të vërtetohet se ventili i sigurisë nuk është i bllokuar. Gjatë kontrollit duhet (varësisht nga tipi i ventilit) me lëvizjen e dorëzës ose të sjelljes së ventilit të çelni daljen nga ventili sigurues. Në atë rast, nëpër vrimën dalëse të ventilit do të rrjedhë uji, gjë që është shenjë se ventili është në rregull.

GORENJE TGR120NG - LIDHJA NË RRJETIN E UJËSJELLËSIT - 1

Legjenda:

1 - Ventili sigurues 2 - Ventili provues 3 - Ventili jo-kthyes (ireverzibil) 4 - Ventili reduktues i shtypjes 5 - Ventili mbyllës

6 - Shtojca provuese 7 - Hinka me kyçësin në derdhje 8 - Ena e ekspansionit H - Uji i ftohtë T - Uji i ngrohtë

Ndërmjet bojlerit dhe ventilit sigurues nuk guxoni të montoni ventil mbyllës, sepse kështu e pamundësoni funksionimin e ventilit sigurues.

Ngrohësin mund ta kyçni në rrjetin shtëpiak të ujësjellësit pa valvulë reduktuese nëse shtypja në rrjet është më e ulët se shtypja nominale. Nëse shtypja në rrjet e tejkalon shtypjen nominale, medoemos duhet instaluar ventilin reduktues.

Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht me ujë. Te mbushja e parë, çeleni dorëzën për ujë të ngrohtë në baterinë përzierëse. Bojleri është i mbushur, kur uji arrin nëpër gypin dalës të baterisë përzierëse.

LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK

GORENJE TGR120NG - LIDHJA NË RRJETIN ELEKTRIK - 1

Para kyçjes në rrjetin elektrik, në ngrohës duhet të instaloni kabllon kyçëse me prerje minimale së paku 1,5 mm² (H05VV-F 3G 1,5 mm²). Që të mund ta bëni këtë, nga bojleri duhet të largohet kapaku mbrojtës.

Lidhja e bojlerit në rrjetin elektrik duhet të bëhet në përputhje me standardet për instalimet elektrike. Ndërmjet ngrohësit të ujit dhe instalimit shtëpiak, nevojitet të instalohet pajisja për ndarjen

e të gjitha poleve nga rrjeti elektrik në pajtim me dispozitat nacionale të instalimeve.

230 V~ ± N L 1 2 7 v> v 3 4

Skema e lidhjes elektrike

Legjenda:

1 - Pjesa lidhëse

2 - Termostati dhe siguresa dypolëshe termike

3 - Rezistuesi (ngrohësi)

4 - Llamba kontrolluese

L - Përçuesi fazor

N - Përçuesi neutral

± - Përçuesi mbrojtës

VËREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, shkëputeni atë medoemos nga rrjeti elektrik!

Pas lidhjes me rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i gatshëm për përdorim. Duke rrotulluar pullën e termostatit, e cila ndodhet në anën e poshtme të kapakut mbrojtës, zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet 10 °C dhe 65 °C (+5 °C/-0 °C). Preferohet rregullimi i pullës në pozicionin "eco". Ky rregullim është më ekonomik; temperatura e ujit do të jetë rreth 55 °C, formimi i gurit të ujit dhe humbjet e nxehtësisë do të jenë më të ulëta se sa me rregullimin e temperaturës më të lartë. Gjatë funksionimit të ngrohësit elektrik mund të dëgjohet zhurmë në bojler. Funksionimin e ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese. Bojleri ka në pjesën ballore termometrin bimetalik, i cili lëviz në drejtim të akrepave të orës djathtas, kur në bojler ka ujë të ngrohtë. Termometri tregon temperaturën në vendin e instalimit, ndërsa me rrotullimin e butonit të navigimit në termostat përcaktoni temperaturën e ujit në pjesën e poshtme të bojlerit. Për këtë arsye, këto dy temperatura mund të ndryshojnë. Termometri tregon vetëm përafërsisht temperaturën e ujit; ai nuk është instrument matës. Nëse nuk keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë, sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja duke mos e shkëputur nga rryma, por duke e rregulluar pullën e termostatit në pozicionin "*". Në këtë rregullim, ngrohësi do ta mbajë temperaturën e ujit rreth 10 °C. Nëse megjithatë e shkëputni bojlerin nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga ngrohësi zbrazet nëpërmjet gypit furnizues të ngrohësit. Për këtë qëllim, gjatë instalimit rekomandohet që ndërmjet valvulës së sigurisë dhe gypit furnizues të ngrohësit të vendoset një pajisje e posaçme (T-pjesë) ose valvul shkarkimi. Ngrohësin mund ta zbrazni edhe drejtpërdrejt nëpërmjet valvulës së sigurisë duke lëvizur dorezën, përkatësisht kapakun rrotullues të valvulës, në pozicion si gjatë kontrollit të funksionimit. Para zbrazjes, ngrohësin duhet ta shkëputni nga rrjeti elektrik dhe pastaj të hapni rubinetin e ujit të ngrohtë (baterinë përzierëse). Pas zbrazjes së ujit nëpër gypin furnizues, në ngrohës mbetet një sasi e vogël uji, e cila derdhet nëpër vrimën gjatë heqjes së fllanxhës ngrohëse nëpërmjet hapësirës së fllanxhës. Pjesën e jashtme të bojlerit pastrojeni me tretësirë të butë detergjenti për larje. Mos përdorni lëndë pastruese të ashpra.

Me kontrollet e rregullta të servisit do të garantoni funksionim pa pengesa dhe jetëgjatësi të

bojlerit. Garancia për ndryshkun e kazanit vlen vetëm nëse i keni kryer kontrollet e rregullta të harxhimit të anodës mbrojtëse. Afati ndërmjet kontrolleve të rregullta nuk duhet të jetë më i gjatë se sa shkruhet në deklaratën e garancisë.

Kontrollet duhet të bëhen nga serviseri i autorizuar, i cili i evidenton ato në fletëgarancinë e prodhimit. Gjatë kontrollit, ai verifikon harxhimin e anodës mbrojtëse antikorozive dhe, sipas nevojës, pastron gurin e ujit, i cili, varësisht nga cilësia, sasia dhe temperatura e ujit të përdorur, grumbullohet brenda bojlerit. Pas kontrollit të bojlerit, shërbimi i servisit do t'ju rekomandojë datën e kontrollit të ardhshëm, varësisht nga gjendja e konstatuar.

Ju lutemi, mos i riparoni vetë defektet e mundshme të bojlerit, por për to njoftoni shërbimin më të afërt të autorizuar të servisit.

SPECIFIKIMET TEKNIKE TË APARATIT

TipiTGR 30 NTGR 50 NTGR 80 NTGR 100 NTGR 120 NTGR 150 NTGR 200 N
Profili i caktuar i ngarkesësSMMLLXLXL
Klasa e efikasitetit energjetik 1)CCCCCCD
Efikasiteti energjetik gjatë ngrohjes së ujit (ŋwh) 1)[%]33,136,036,037,137,038,035,2
Harxhimi vjetor i energjisë elektrike 1)[kWh]558142714282762277044134756
Harxhimi ditor i energjisë elektrike 2)[kWh]2,6716,6926,69812,85012,90120,40122,430
Rregullimi i temperatiurës së termostatit"eco""eco""eco""eco""eco""eco""eco"
Vlera "smart"0000000
Vëllimi[l]30,448,173,093,4110,7139,8195,4
Sasia e ujit të përzier te 40 °C V40 2)[l]-6792131155212274
Koha e ngrohjes prej 10 °C deri 65 °C[h]0:591:342:203:103:464:426:32
Tensioni nominal[MPa(bar)]0,6 (6)
Masa / i mbushur me ujë[kg]15,5/45,521/7127/10731/13135/15541/19165/265
Mbrojtja kundër korrozionit të kazanitemaluar / anoda Mg
Fuqia kyçëse[W]2000
Tensioni[V~]230
Klasa e mbrojtjesI
Shkalla e mbrojtjes nga lagështiaIP23

1) Rregullorja e Komisionit EU 812/2013; EN 50440

2) EN 50440

NE REZERVOJMË TË DREJTËN PËR NDRYSHIME QË NUK NDIKOJNË NË FUNKSIONALITETIN E APARATIT.

Udhëzimet për përdorim janë në dispozicion edhe në faqet tona të internetit http://www.gorenje.com.

PARALAJMËRIME

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : TGR120NG

Kategori : Ngrohës uji momental dhe ngrohës uji