GORENJE SVC252426FFCA - Fshesë me vakum

SVC252426FFCA - Fshesë me vakum GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas SVC252426FFCA GORENJE në format PDF.

📄 132 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE SVC252426FFCA - page 89
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth SVC252426FFCA GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj SVC252426FFCA - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. SVC252426FFCA e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT SVC252426FFCA GORENJE

Masat paraprake të përgjithshme

Kur përdorni fshesë me korent, gjithmonë respektoni masat paraprake bazë të sigurisë: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni të gjithë filmin mbrojtës ose plastikën. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. // Përdorni pajisjen vetëm brenda dhe në zona të thata. // Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur jash- ose nëse ka rënë poshtë ose është zhytur në një lëng. // Pastrimi i rregullt mund të zgjasë jetëgjatësinë e pajisjes. // Sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lira të veshjeve tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos jenë në kontakt me vrimat ose pjesët lëvizëse të pajisjes. // Pajisja përputhet me të gjitha standardet e kërkuara në lidhje me energjinë elektrike dhe rregulloret për interferencat radio. // Pajisja nuk është synuar që të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të dëmtuara fizike ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendo ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse u janë dhënë udhëzime përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mënyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfishira. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje kur ata janë duke përdorur pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes, përveçse nëse janë më të mèdhenj se 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Fikeni pajisjen pas përdorimit.

Rreziqet

Mos zhytni njësinë kryesore/karkasën e pajisjes ose bazën e karikimit në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos i shpëlani ato me ujë të rrjedhshëm.

Paralajmërime të veçanta

Para se të lidhni pajisjen ose bazën e karikimit me kabllon e rrymës të rrjetit elektr sigurohuni që voltazhi i treguar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Mos përdorni një fshesë me korent të dëmtuar ose një bazë karikimi të dëmtuar (ose adaptor - në varësi të modelit tuaj të fshesës me korrent). Nëse baza e karikimit (ose adaptori) është dëmtuar, zëvendësojeni atë vetëm me një pjesë rezervë originale në mënyrë që të shmang rreziqet. // Një transformator është i integruar në adaptor. Heqja dhe zëvendësimi i adaptorit me një tjetër nuk lejohen pasi kjo mund të çojë në një situatë të rrezikshme. // Karikoni fshesën me korent vetëm me adaptorin e furnizuar dhe bazën e karikimit. Adaptori mund të nxhet gjatë karikimit. Kjo është një dukuri normale. (Në varësi të modelit tuaj, nëse ka një adaptor.) // Fikeni pajisjen gjatë karikimit. // Mos përdorni kurrë fshesë me korent pa filtra ose njësi filtrimi. // Vrimat e shkarkimit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit me fshesë me korent. // Përdorni pajisjen vetëm për qëllime shtëpiake dhe në ambjente të brendshme.// Mbani vrimat/hapësirat thithëse të pastra dhe të lira për të siguruar fuqinë thithëse optimale dhe të papenguar të pajisjes. Rekomandohet që të pastroni rregullisht pjesët e hapura të zorrës thithëse dhe të hiqni pluhurin, qimet ose çdo gjë tjetër që mund të bllokojë fluksin e ajrit. // Para se të pastroni mbështetësin ose bazën e karikimit, hiqeni atë nga priza. //Mos përdorni asnjëherë fshesën me korent për të pastruar prushin ose tallashin, bishtat e cigarev

shkrepëset, lëngjet (p.sh. ujin, shkumën e pastrimit të tapeteve), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer, etj.). // Mbajeni tubin thithës ose pjesën e hapur të pajisjes larg fytyrës dhe trupit. // Mos e përdomi kurrë pajisjen për të pastruar me fshesë me korent materialet e ndërtimit (siç janë: rëra e imët, gëlqerja, pluhuri i çimentos, pluhuri i tonerit etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Mos e ekspozoni baterinë në zjarr ose temperatura mbi 60 °C

Probleme dhe zgjidhje

ProblemiArsyeja e mundshmeZgjidhja
Nuk punon.Bateria ka mbaruar.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar siç duhet.Karikojeni.Montojeni fshesën me korent të dorës në mënyrë korrekte.
Ešhtë ulur fuqia thithëse.Kupa e pluhurit është plot.Bllokim në Bllokim në tunelin e hyrjes së ajrit ose në rulin e furçës elektrike.Zbrazni pluhurat.Pastroni ose ndryshoniPastroni furçën elektrike.
Fshesa me korent nuk po karikohet.Karikuesi nuk është lidhur me prizën.Lidhësi i karikuesit nuk është i lidhur me bazën.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar me trupin.Lidhni karikuesin me prizën.Lidhni karikuesin me trupin e fshesës me korent.Montojeni fshesën me korent të dorës me trupin.
Përdorim shumë i shkurtër pas karikimit.Kohë e pamjaftueshme për karikim.Bateria po konsumohet.Bëni karikimin sipas udhëzimeve.Ndryshoni baterinë.

Mjedisi

GORENJE SVC252426FFCA - Mjedisi - 1

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj. Dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Kjo pajisje përmban shënimet përkatëse sipas direktivës evropiane 2012/19/EU Për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Ky udhëzues është kuadri i një vlefshmërie evropiane për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Garancia & shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje -s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje -s.

Shënim: Garancia për baterinë e fshesës me korent është 12 muaj.

Vetëm për përdorim personal!

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. // Pajisja është e paraparë për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak.

GORENJE SVC252426FFCA - Garancia & shërbimi - 1

PJESET

1 Kutia me motorin, baterinë dhe kutinë e pluhurit
2 Tubi thithës
3 Furça e dyshemesë me motor
4 Gryka 2 në 1
5 Gryka e gjatë dhe e ngushtë
6 Mbështetësja e murit
7 Përshtatësi
8 Pajisje pastrimi me 2 peceta të përfshira

GORENJE SVC252426FFCA - PJESET - 1

MONTIMI

Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme me furçën e dyshemesë. Montimi është i suksesshëm kur pajisja të fiksohet fort deri te hullitë (do të dëgjoni një klikim të lehtë, pavarësisht se cilin cilësim po përdorni).

Éshtë përfshirë edhe një mbështetëse muri për të vendosur mënjanë fhesën me korrent dhe shtojcat. // Ndiqni udhëzimet me figura të bashkëngjitura për montimin e mbështetëses së murit. // Mbani mbështetësen e murit të paktën 1 m larg nga trupi nxehës. // Shtojcat mund t'i vendosni mënjanë në pjesën e poshtme të mbështetëses së murit. // Mbajtja e fhesës me korrent në mbështetëse, ju lejon që ta mbani gjithmonë të sigurt dhe të gatshme për përdorim. // Për shkak të formës së saj, pajisja nuk qëndron vetë në këmbë.

GORENJE SVC252426FFCA - MONTIMI - 1

PERDORIMI

Fshesa me korrent nuk është e paraparë për fshirjen e lëngjeve, qelqit, bishtave të cigareve, zjarrit ose ndonjë objekti të mprehtë gë mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes.

Furçat dhe shtojcat përshtaten si me tubin, ashtu edhë me njësinë e motorit. // Duke shtypur butonin në furça dhe shtojca, mund të kaloni lirshëm midis tyre. Ato janë të parapara për përdorime të ndryshme. Ato janë vënë siç duhet kur të dëgjoni një klikim të shkurtër.

  • Furça e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha sipërfaqet (e thata) të dyshemesë. Mos u përpiqni t'i fshini qilimat me një grumbull të lartë, pasi fibrat mund të ngatërrohen në furçat e rrotullës dhe të dëmtojnë fshesën me korrent.
    Gryka e ngushtë është e paraparë për të fshirë pjesët e ngushta dhe më të vështira për t'u arritur (qoshet, kolltukët, rrjetat e merimangave, hapësirën prapa radiatorit ...).
    – Gryka 2 në 1 mund t'ju ndihmojë të pastroni objekte më të vogla. // Shtyni pjesën me qime për të shndërruar shtojcën nga një grykë e ngushtë në një grykë me qime të buta (e përshtatshme për korniza, sirtarë etj.).
  • Mbështetësja e murit ju ndihmon të vendosni mënjanë fhesën me korrent. // Ka një hapje të vogël në pjesën e pasme të njësisë së motorit që ngjitet në mbështetësen e murit. // Mbani mbështetësen e murit të paktën 1 m larg nga ndonjë sipërfaqe nxehëse. // Kur dëshironi të hiqni fhesën me korrent nga mbështetësja e murit, shtyni levën anësore poshtë dhe hiqni fhesën me korrent.
  • Hapni kapakun në pjesën e sipërme të pajisjes për pastrimin e dyshemesë dhe mbusheni me ujë në temperaturë ambienti. Lagni pecetën për pastrim dhe shtrydhni mirë. Vendosni pecetën në pjesën e poshtme të pajisjes. Më pas, lidhni pajisjen e pastrimit në pjesën e pasme të furçës. Gropat dhe rrotat e fshesës duhet të kyçen fort në pajisjen e pastrimit. Gjatë përdorimit, uji pikon mbi pecetat. Pecetat mund të lahen në makinë larëse deri në 40°C. Mos i thani pecetat në tharëse.

GORENJE SVC252426FFCA - PERDORIMI - 1

HEDHJA E PAJISJES

Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, duhet të mendoni edhe për mbrojtjen e mjedisit.

Bateria duhet të hiqet para se ta hidhni fshesën me korrent. // Për të hequr në mënyrë të sigurt baterinë, sigurohuni që bateria të jetë harxhuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet e dhëna në fletëpalosjen me figura. // Për të hequr siç duhet baterinë, ndiqni udhëzimet me figura.

GORENJE SVC252426FFCA - HEDHJA E PAJISJES - 1

FUNKSIONIMI

Në dorezën e njësisë së dorës ka një buton të ndezjes/fikjes. // Përshtatësi i karikimit është i vendosur në pjesën e sipërme të njësisë së ekranit.

Ekrani shfaq funksione të ndryshme:

  • Pajisja ka një ekran digjital për mbushjen e baterisë. Ai shfaq në mënyrë digjitale karikimin e baterisë gjatë përdorimit ose karikimit.
  • Ikona me vizë të hequr e rrotullës shfaqet nëse një objekt ngec në furçë. // Kur kjo ikonë të ndizet, fshesa me korrent fiket në mënyrë parandaluese për të mbrojtur pajisjen nga dëmtimi. // Në këtë rast, duhet të hiqni objektin e ngecur në furçë. // Pas heqjes së objektit, ikona nuk do të shfaqet më kur pajisja të ndizet përsëri.
  • Kur të zgjidhni shpejtësinë, ekrani do të tregojë kohën e mbetur për të fshirë para se të mbarojë bateria. // Fshesa me korrent ka tre shpejtësi; ECO (modaliteti i kursimit të energjisë, ku një karikim i vetëm do të zgjasë më gjatë), MAX (modaliteti i mesëm i punës, ku një karikim i vetëm do të zgjasë për sasinë standarde të kohës) dhe BOOST (koha e shkurtër e funksionimit me një karikim të vetëm, fuqia maksimale e thithjes).

GORENJE SVC252426FFCA - FUNKSIONIMI - 1

KARIKIMI

Karikoni fshesën me korrent të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe ngrohjeje. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.

Përshtatësi me kabllon e karikimit të fshesës me korrent është i përfshirë në paketim. // Futni përshtatësin e karikimit në dhomëzën e karikimit të vendosur në pjesën e sipërme të njësisë së ekranit. // Ju mund ta karikoni baterinë në mbështetësen e murit ose ta karikoni veçmas nga njësia e motorit. // Hiqni baterinë duke shtypur butonin poshtë ekranit për ta tërhequr nga hullitë e njësisë së motorit. // Për karikim të veçantë, duhet të siguroheni që pajisja të karikohet të paktën 1 m nga ndonjë sipërfaqe nxehëse. // Për të vendosur saktë baterinë përsëri në njësinë e motorit, duhet të vendosni saktë baterinë përsëri në hulli (kontrolloni të dy anët). Kur të bëhet siç duhet, do të dëgjoni një klikim të lehtë.

Gjatë karikimit, niveli i përqindjes së baterisë do të shfaqet në ekran.

GORENJE SVC252426FFCA - KARIKIMI - 1

KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT

1 Kutia e pluhurit dhe filtrat

Heqja e pluhurit nga kutia

Filtri mund të pastrohet gjatë fshirjes. // Ka një çelës rrotullues në pjesën e poshtme të pajisjes, i cili mund të përdoret për të fshirë filtrin. Kthejeni në secilin drejtim për të pastruar filtrin. // Megjithatë, filtri duhet të shpëlahet dhe të pastrohet sîç duhet gjatë pastrimit të pajisjes.

Për të zbrazur kutinë e pluhurit, hiqni njësinë e motorit nga tubi. // Ka një kunj në anën e dorezës, që del nga njësia e motorit. // Tërhiqeni drejt dorezës dhe pjesa e poshtme e kutisë do të hapet. Më pas, hapni kutinë vetëm ndërsa e mbani mbi koshin e plehrave.

Heqja e kutisë nga njësia e motorit

Hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të hequr kutinë e pluhurit, shtypni butonin në pjesën e brendshme të kutisë (udhëzimet me figura). // Për të hequr në mënyrë të sigurt kutinë, së pari hiqni pjesën e pasme të kutisë dhe më pas ngrini dhe hiqni filtrin nga hullitë në pjesën e përparme të njësisë së motorit. // Shkundni dhe lani butësisht filtrin për të hequr çdo papastërti që është grumbulluar gjatë fshirjes. //Shpëlajeni filtrin jo më shumë se tre herë dhe shtrydheni butësisht. // Para ripërdorimit, duhet të thahet mirë (për të paktën 24 orë).

Shtypni kunjin në anën e pasme të kutisë për të hapur pjesën e poshtme të kutisë. // Rrotulloni skajin e filtrit dhe hiqeni nga kutia. // Kutia dhe skaji i filtrit mund të lahen. // Para ripërdorimit, ato duhet të thahen plotësisht (të thahen për të paktën 24 orë). // Mos e lagni pjesën e përparme të kutisë ku vendoset tubi, që të mos e dëmtoni pjesën ku pjesa bie në kontakt me tubin.

2 Zëvendësimi i filtrit

Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.

FURÇA E DYSHEMESE

Shtypni butonin anash furçës për të liruar kunjin, hiqni furçën nga kutia dhe fshini pjesën e poshtme të kutisë me një leckë. // Pastroni tubin thithës të furçës. // Shkundni rrotullën në furçë dhe prisni me kujdes me gërshërë mbeturinat dhe qimet që janë grumbulluar në hullinë e caktuar në furçë. // . Mos i tërhiqni qimet e flokëve apo fijet, që të mos i dëmtoni qimet në rrotull. /// Rivendosni përsëri rrotullën në furçë. // Rrotulla është pozicionuar siç duhet kur të dëgjohet një klikim i lehtë dhe kunji anësor të jetë vënë në mënyrë të sigurt në kutinë e furçës.

MÖNTIMI PER RIPERDORIMIN

Vendosni rrotullën e pastruar përsëri në furçë. Shtyjeni pjesën me skajin e ngushtë në hapje dhe futeni pjesën me "dorezën" përsëri në pjesën originale të furçës... rrotulla është pozicionuar siç duhet kur të dëgjoni një klikim të lehtë.

Para se të rimontoni kutinë e pluhurit, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë plotësisht të thatë. Pjesët e lagura mund të shkaktojnë mosfunksionimin e fshesës me korrent. // Futni skajin e filtrit në kuti dhe lidheni në drejtim të kundërt nga ai që e keni hequr. Do të dëgjoni një klikim kur të jetë futur përseri siç duhet. // Mbyllni pjesën e poshtme të kutisë. Ju gjithashtu mund të kontrolloni nëse skaji i filtrit është pozicionuar siç duhet, duke u siguruar që pjesa e poshtme e kontejnerit të mbyllet lehtë, pa kërkuar që të hapet me forcë. // Nëse e detyroni të mbyllet, mund të dëmtoni pjesën e poshtme të kutisë. // Në pjesën e sipërme, vendoseni siç duhet filtrin përseri në skaj dhe në kuti. // Nëse shigjetat në filtër dhe skaji i filtrit janë të drejtvendosura, filtri është montuar siç duhet. "Doreza" e filtrit gjithashtu duhet të jetë e vënë në mënyrë të sigurt në kuti.

Vendosja e saktë e kutisë prapa në njësinë e motorit// Pjesa e përparme e kutisë, e cila përfshin pjesën e lidhjes për tubin, duhet të futet në hullitë e vendosura në njësinë e motorit. Vetëm atëherë mund të shtypni pjesën e pasme të kutisë në shul në njësinë e motorit. // Nëse filtri është vendosur në mënyrën e duhur në kutia dhe kutia është mbyllur në mënyrë të sigurt në hulli, do të mund ta lidhni lehtësisht kutinë me njësinë e motorit. // Përndryshe, përsëriteni procedurën.

ZEVENDESIMI I FILTRIT

Për të zgjatur jetën e pajisjes suaj, rekomandohet ta pastroni filtrin rregullisht pas çdo përdorimi dhe ta ndryshoni atë çdo 6 muaj me përdorim të rregullt.

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : SVC252426FFCA

Kategori : Fshesë me vakum