GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - Fshesë me vakum

NeoExpert SVC296749NEBL - Fshesë me vakum GORENJE - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas NeoExpert SVC296749NEBL GORENJE në format PDF.

📄 136 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - page 92
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth NeoExpert SVC296749NEBL GORENJE

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj NeoExpert SVC296749NEBL - GORENJE dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. NeoExpert SVC296749NEBL e markës GORENJE.

MANUAL I PËRDORUESIT NeoExpert SVC296749NEBL GORENJE

Masat paraprake të përgjithshme

Kur përdorni fshesë me korent, gjithmonë respektoni masat paraprake bazë të sigurisë: Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh dhe përdorni pajisjen vetëm në përputhje me udhëzimet këtu. // Para se të përdorni pajisjen për herë të parë, hiqni të gjithë filmin mbrojtës ose plastikën. // Asnjëherë mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë përdorimit. // Para se të përdorni pajisjen, montoni me kujdes të gjitha pjesët e saj. // Përdorni pajisjen vetëm brenda dhe në zona të thata. // Përdorni pajisjen vetëm me pjesët e rekomanduara nga prodhuesi. // Mos e përdorni pajisjen nëse ka rënë poshtë, nëse është dëmtuar, nëse është mbajtur jashtë, ose nëse ka rënë poshtë ose është zhytur në një leng. // Pastrimi i rregullt mund të zgjasë jetëgjatësinë e pajisjes. // Sigurohuni që flokët tuaj, pjesët e lira të veshjeve tuaja, gishtat ose pjesët e tjera të trupit të mos jenë në kontakt me vrimat ose pjesët lëvizëse të pajisjes. // Pajisja përputhet me të gjitha standardet e kërkuara në lidhje me energjinë elektrike dhe rregulloret për interferencat radio. // Pajisja nuk është synuar që të përdoret nga fëmijët dhe personat me aftësi të dëmtuara fizike ose mendore. Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish, nëse mbikëqyrren gjatë përdorimit të pajisjes ose nëse u janë dhënë udhëzime përkatëse në lidhje me përdorimin e pajisjes në një mènyrë të sigurt dhe ata i kuptojnë rreziqet e përfsihira. Mbani fëmijët nën mbikëqyrje kur ata janë duke përdorur pajisjen dhe sigurohuni që ata të mos luajnë me të. // Fëmijët nuk duhet të kryejnë asnjë detyrë pastrimi ose mirëmbajtjeje të pajisjes, përveçse nëse janë më të mèdhenj se 8 vjeç dhe e bëjnë këtë nën mbikëqyrje. // Fikeni pajisjen pas përdorimit.

Rreziqet

Mos zhytni njësinë kryesore/karkasën e pajisjes ose bazën e karikimit në ujë ose në ndonjë lëng tjetër dhe mos i shpëlani ato me ujë të rrjedhshëm.

Paralajmërime të veçanta

Para se të lidhni pajisjen ose bazën e karikimit me kabllon e rrymës të rrjetit elektrik, sigurohuni që voltazhi i treguar të përputhet me tensionin e rrjetit elektrik në shtëpinë tuaj. // Mos përdorni një fshesë me korent të dëmtuar ose një bazë karikimi të dëmtuar (ose adaptor - në varësi të modelit tuaj të fshesës me korrent). Nëse baza e karikimit (ose adaptori) është dëmtuar, zëvendësojeni atë vetëm me një pjesë rezervë originale në mënyrë që të shmangni rreziqet. // Një transformator është i integruar në adaptor. Heqja dhe zëvendësimi i adaptorit me një tjetër nuk lejohen pasi kjo mund të çojë në një situatë të rrezikshme. // Karikoni fshesën me korent vetëm me adaptorin e furnizuar dhe bazën e karikimit. Adaptori mund të nxhet gjatë karikimit. Kjo është një dukuri normale. (Në varësi të modelit tuaj, nëse ka një adaptor.) // Fikeni pajisjen gjatë karikimit. // Mos përdorni kurrë fshesë me korent pa filtra ose njësi filtrimi. // Vrimat e shkarkimit nuk duhet të bllokohen gjatë pastrimit me fshesë me korent. // Përdorni pajisjen vetëm për qëllime shtëpiake dhe në ambjente të brendshme.// Mbani vrimat/hapësirat thithëse të pastra dhe të lira për të siguruar fuqinë thithëse optimale dhe të papenguar të pajisjes. Rekomandohet që të pastroni rregullisht pjesët e hapura të zorrës thithëse dhe të hiqni pluhurin, qimet ose çdo gjë tjetër që mund të bllokojë fluksin e ajrit. // Para se të pastroni mbështetësin ose bazën e karikimit, hiqeni atë nga priza. //Mos përdorni asnjëherë fshesën me korent për të pastruar prushin ose tallashin, bishtat e cigareve,

shkrepëset, lëngjet (p.sh. ujin, shkumën e pastrimit të tapeteve), ose sende të mprehta ose me majë (xhama të thyer, etj.). // Mbajeni tubin thithës ose pjesën e hapur të pajisjes larg fytyrës dhe trupit. // Mos e përdorni kurrë pajisjen për të pastruar me fshesë me korent materialet e ndërtimit (siç janë: rëra e imët, gëlqerja, pluhuri i çimentos, pluhuri i tonerit etj.). Kjo mund të shkaktojë dëmtim të pajisjes. // Mos e ekspozoni baterinë në zjarr ose temperatura mbi 60 °C

Probleme dhe zgjidhje

ProblemiArsyeja e mundshmeZgjidhja
Nuk punon.Bateria ka mbaruar.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar siç duhet.Karikojeni.Montojeni fshesën me korent të dorës në mënyrë korrekte.
Eshtë ulur fuqia thithëse.Kupa e pluhurit është plot.Bllokim në Bllokim në tunelin e hyrjes së ajrit ose në rulin e furçës elektrike.Zbrazni pluhurat.Pastroni ose ndryshoniPastroni furçën elektrike.
Fshesa me korent nuk po karikohet.Karikuesi nuk është lidhur me prizën.Lidhësi i karikuesit nuk është i lidhur me bazën.Fshesa me korent e dorës nuk është montuar me trupin.Lidhni karikuesin me prizën.Lidhni karikuesin me trupin e fshesës me korent.Montojeni fshesën me korent të dorës me trupin.
Përdorim shumë i shkurtër pas karikimit.Kohë e pamjaftueshme për karikim.Bateria po konsumohet.Bëni karikimin sipas udhëzimeve.Ndryshoni baterinë.

Mjedisi

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - Mjedisi - 1

Mos e hidhni pajisjen me mbeturinat normale shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së saj. Dorëzojeni atë në një pikë zyrare grumbullimi për riciklim. Duke vepruar kështu, ju ndihmoni në ruajtjen e mjedisit.

Kjo pajisje përmban shënimet përkatëse sipas direktivës evropiane 2012/19/EU Për Mbetjet e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike (WEEE). Ky udhëzues është kuadri i një vlefshmërie evropiane për kthimin dhe riciklimin e Mbetjeve të Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike.

Garancia & shërbimi

Nëse keni nevojë për informacione ose nëse keni ndonjë problem, ju lutemi kontaktoni Qendrën e Kujdesit për Klientin Gorenje në vendin tuaj (numri i telefonit është në fletushkën e garancisë që jepet kudo në botë). Nëse nuk ka asnjë Qendër të Kujdesit për Klientin në vendin tuaj, shkoni te shitësi juaj lokal i Gorenje -s ose kontaktoni departamentin e Shërbimit të pajisjeve shtëpiake të Gorenje -s.

Shënim: Garancia për baterinë e fshesës me korent është 12 muaj.

Vetëm për përdorim personal!

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të vendosen veçmas dhe në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet e montimit dhe të sigurisë. // Pajisja është e paraparë vetëm për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak dhe për përdorim shtëpiak.

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - Garancia & shërbimi - 1

PJESET

  1. Kutia me motorin
    2 Bateria
    3 Tubi i fshirjes
    4 Furça e motorizuar e dyshemesë për fshirjen e të gjitha sipërfaqeve
    5 Furça 2 në 1
    6 Gryka e nqushtë
    7 Furça e motorizuar për sipërfaget e tekstilit
    8 Tubi fleksibël
    9 Furça për pastrimin e kafshëve shtëpiake
    10 Furça e motorizuar e dyshemesë me rrotull të butë, për fshirjen e sipërfaqeve të dyshemesë së fortë
    11 Furça me qime për pastrimin e sendeve delikate
    12 Bateria
    13 Stacioni inteligjent shumëqëllimësh (2 pjesë)

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - PJESET - 1

MONTIMI

Nëse bateria e fshesës me korrent nuk është instaluar ende në kuti, futeni siç duhet. Për ta bërë këtë, ndiqni udhëzimet et ilustruara në seksionin e baterisë. // Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme me furçën e dyshemesë. Instalimi është kryer kur pajisja është e fikşuar në vendet e caktuara (ajo klikon në vend në të gjitha cilësimet). // Për shkak të ndjeshmërisë së saj, ju rekomandojmë të mos e lini pajisjen pa e mbështetur pas diçkaje. // Shuli në furçë lejon një instalim afatshkurtër të pavarur, por duhet të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm, pasi fshesa me korrent mund të bierë dhe të dëmtohet në cdo moment.

Montoni stacionin inteligjent shumëqëllimësh sipas udhëzimeve të ilustruara. // montoni pjesët e sipërme dhe të poshtme. // Ruani shtojcat bazë në kunjat e caktuar, që të jenë gjithmonë të arritshme kur të keni nevojë për to. // Ka një kapak të queses së pluhurit anash në pjesën e sipërme të pjesës së poshtme. // Në anën tjetër ka ruajtje shtesë të baterisë, gjë që ju lejon ta përdorni fshesën me korrent për periudha më të gjata. // Fusni baterinë shtesë në vendin e caktuar. Bateria karikohet automatikisht. // Nëse bateria në fshesën me korrent mbaron, thjesht zëvendësojeni. // Vendosni fshesën me korrent në stacionin shumëqëllimësh. // Stacioni inteligjent shumëqëllimësh duhet të jetë të paktën 1 metër larg nga çdo burim nxehtësie.

Vini re: në stacion, bateria e futur në fshesën me korrent ngarkohet ka përparësi në karrikim, e ndjekur nga bateria e futur në pjesën e poshtme të stacionit.

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - MONTIMI - 1

PERDORIMI

Fshesa me korrent nuk është e paraparë për fshirjen e lëngjeve, qelqit, hirit, zjarrit apo objekteve të mprehta, të cilat mund të dëmtojnë pajisjen. // Çdo shtojcë e përfshirë është e paraparë për përdorime të ndryshme. Shtojcat ofrojnë gjithanshmëri në pastrimin e shtëpisë suaj.

  • Furça e motorizuar e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha llojet e sipërfaqeve të dyshemesë (fshirje e dyshemeve të thata). Shmangni qilimat me fibra të gjata, pasi ato mund të ngatërrohen në rrotullën e furçës dhe të dëmtojnë fhesën me korrent. Furça përshtatet si për njësinë e dorës, ashtu edhe për tubin fiks. // Rrotulla është projektuar në mënyrë që, gjatë fshirjes, qimet dhe mbeturinat e tjera të grumbullohen drejt qendrés së furçës. Kjo zvogèlon rezikun e dëmtimit të rrotullës. // Për përdorim edhe më të lehtë dhe pastrim të mëvonshëm, në pjesën e brendshme të furçës shtohet një krehër, i cili mbledh qimet e gjata në kohë reale dhe i heq ato nga furça.
  • Gryka e ngushtë është projektuar për të fshirë zonat e ngushta dhe të vështira për t'u arritur (qoshet, divanet, rrjetat e merimangave, hapësirat prapa radiatorëve, etj.).
  • Shtojca e furçës 2 në 1 me qime (e përshtatshme për korniza të dyerve dhe dritareve, sirtarë etj.).
  • Furça më e vogël e motorizuar është projektuar për pastrimin e sipërfaqeve tekstile.
  • Tubi fleksibël

Vendosni tubin fleksibël në njësinë e motorit të fshesës me korrent. // Tubi mund të shtrihet dhe të përdoret për qëllime të ndryshme të fshirjes, duke u siguruar që njësia e motorit të vendoset në mënyrë të sigurt kur përdoret, për të mos rënë në dysheme. // Vetëm shtojca të caktuara mund të përdoren me këtë tub.

  • Furça e pastrimit të kafshëve shtëpiake. // Vendosni furçën në tubin fleksibël. // Butoni në furçë lejon heqjen më të lehtë të qimeve. // Kur shtypet butoni, qimet në pjesën e poshtme tërhiqen dhe fshesa me korrent thith qimet.
  • Furça me qime për pastrimin e sendeve më delikate (e përshtatshme për korniza të dyerve dhe dritareve, sirtarëve etj.).
  • Nëse keni blerë një fshesë me korrent me një furçë të madhe të motorizuar shtesë me rrotull të butë, ajo rekomandohet për fshirjen e sipërfaqeve të forta të dyshemesë. // Për përdorim edhë më të lehtë dhe pastrim të mëvonshëm, në pjesën e brendshme të furçës sltohet një krehër, i cili mbledh qimet e gjata në kohë reale dhe i heq ato nga furça.

Stacioni inteligjent shumëqëllimësh

Stacioni inteligient shumëqëllimësh është krijuar për ruajtjen e aksesorëve, zbrazjen e kutisë së pluhurit dhe karikimin e fshesës me korrent. // Kur vendosni fshesën me korrent në stacionin inteligient shumëqëllimësh, ajo do të fillojë të karikohet pas disa sekondash. // Kur kutia e pluhurit të jetë plot, vendoseni në stacion, shtypni butonin në pjesën e sipërme ku fshesa mekorrent është vendosur në stacion dhe stacioni do ta zbrazë automatikisht kutinë. // Pas pastrimit, fshesa me korrent është gati për përdorim të mëtejshëm

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - PERDORIMI - 1

KARIKIMI

Përshtatësi për kabllon e karikimit të fhesës me korrent është i përfshirë në paketë. // Karikoni fhesën me korrent të paktën 1 metër larg nga çdo burim nxehtësie. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit. // Fshesa me korrent mund të karikohet në mbështetësen e murit ose në mënyrë të pavarur.

Ndiqni udhézimet e ilustruara pér montimin e përshtatësit në mbështetësen e murit. // Tërhiqni pjesën e poshtme të përparme nga pjesa e sipërme. Vendosni kunjin e karikimit në vrimë dhe futni pjesën e poshtme të mbështetëses mbrapa. // Montoni mbështetësen e murit mjaftueshëm lart, në mënyrë që fshesa me korrent të ketë kontakt të mirë me përshtatësin kur karikohet. // Fshesa me korrent mund të karikohet në njësinë e dorës ose në mënyrë të pavarur nga fshesa me korrent. // Shtypni butonin në bateri dhe nxirreni nga njësia e dorës.

Kur bateria të karikohet, të gjitha dritat do të ndriçohen dhe në rastin se ka ekran digjital, përqindja e karikimit do të shfaqet me numra. Dritat janë të fikura gjatë përdorimit dhe. në rast se ka ekran digjital, tarifa e mbetur shfaqet si një vlerë përqindjeje (në varësi të modelit që keni blerë)

Stacioni inteligjent shumëqëllimësh vjen me një kabblo furnizimi inkaso. // Futeni atë në prizën elektrike të paktën 1 metër larg nga çdo sipërfaqe nxehëse. // Lidhni kabblon drejtpërdrejt me rjetin elektrik; mos përdorni ndarës apo kabblo zgjatuese. // Stacioni inteligjent shumëqëllimësh është krijuar ekskluzivisht për këtë model dhe nuk mund të përdoret me modele të tjera që kanë një dizajn tjetër. // Gjatë karikimit, ekrani i fshesës me korrent tregon përqindjen e karikimit të baterisë. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.

Vini re: në stacion, bateria e futur në fshesën me korrent ngarkohet si përparësi, e ndjekur nga bateria e futur në pjesën e poshtme të stacionit.

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - KARIKIMI - 1

HEDHJA E PAJISJES

Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, merrni parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit.

Para se ta hidhni fshesën me korrent, bateria duhet të hiqet. // Për heqje të sigurt të baterisë, sigurohuni që bateria të jetë shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet në fletëpalosjen me figura. // Ndiqni udhëzimet me ilustrime për të hedhur sîç duhet baterinë.

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - HEDHJA E PAJISJES - 1

FUNKSIONIMI

Ekrani shfaq funksione të ndryshme:

  • Duke shtypur butonin në të majtë, do të ndizni dhe fikni fshesën me korrent.
  • Duke shtypur butonin në të djathtë, do të ndryshoni nivelin e fuqisë së thithjes.
  • Kur të zgjidhni fuqinë, ekrani do të tregojë kohën e mbetur të fshirjes para se të mbarojë bateria. //

Fshesa me korrent ka disa shpejtësi të zgjedhshme:

ECO (modaliteti i kursimit të baterisë, koha maksimale e punës me një karikim të vetëm),

BOOST (koha e shkurtër e punës me një karikim të vetëm, fuqia më e lartë e thithjes),

Funksioni AUTO aktivizohet menjëherë pas ndezjes së fshesës me korrent (funksioni AUTO lejon që fshesa me korrent të rregullojë shpejtësinë dhe fuqinë e fshesës me korrent në varësi të dyshemesë ose sasisë së papastërtisë)

  • Pajisja ka një ekran digjital për mbushjen e baterisë. Gjatë përdorimit ose gjatë karikimit, ai shfaq në mënyrë digiitale nivelin e baterisë.
  • Ikona në ekran që tregon se kutia e pluhurit është plot. Ikona e kutisë plot ndizet kur fshesa me korrent zbulon se nuk ka më qarkullim ajri. Kur kjo ikonë të ndizet, fshesa me korrent fiket për të parandaluar dëmtimin e pajisjes. Hiqni çdo objekt të huaj nga furça, tubi ose kutia. Pas heqjes së objektit të huaj, drita nuk do të ndizet më kur të ndizni përsëri fshesën me korrent.

GORENJE NeoExpert SVC296749NEBL - FUNKSIONIMI - 1

KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT

Zbrazja e kutisë së pluhurit dhe pastrimi i filtrit të hyrjes

Heqja e kutisë nga njësia e motorit të fshesës me korrent:

Hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të pastruar kutinë e pluhurit, shtypni butonin në pjesën e përparme të kutisë së pluhurit. // Së pari, ngrini kutinë e pluhurit në pjesën ku ndodhet butoni i hapjes. // Nxirnni unazën e filtrit nga kutia. // Tërhiqni dorezën në filtrër për ta hequr në mënyrë të sigurt nga unaza. // Ju mund ta fshini, ta shkundni ose ta shpëlani kutinë dhe unazën e filtrit me ujë të vakët, por kini kujdes, pasi trajtimi jo i duhur mund të dëmtojë pjesë të fshesës me korrent. // Shkundni dhe lani butësisht filtrin për të hequr të gjitha papastërtitë që janë grumbulluar gjatë fshirjes. // Filtri mund të shpëlahet me ujë të vakët dhe të shtrydhet butësisht. // Filtri përmban një mikrofiltër dhe mund të dëmtohet nëse nuk përdoret siç duhet. // Para ripërdorimit, duhet të thahet plotësisht (për të paktën 24 orë para se të përdoret përsëri). Para se të rimontoni kutinë e pluhurit, sigurohuni që të gjithë përbërësit të jenë plotësisht të thatë. Pjesët e lagura mund të shkaktojnë dëmtim të fshesës me korrent. // Për të instaluar përbërësit e brendshëm të kutisë së pluhurit, rimontoni fshesën me korrent në rendin e kundërt nga ai që është përdorur gjatë çmontimit. // Kur të vendosni kutinë e pluhurit, sigurohuni që së pari ta lidhni atë në pjesën e poshtme, ku do të gjeni një lidhës të vogël për këtë qëllim, dhe pastaj vendoseni përsëri në njësinë e motorit në një kënd. // Éshtë instaluar siç duhet kur të dëgjoni një klikim të lehtë. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit.

Pastrimi i filtrit të daljes

Rrotulloni ekranin në drejtim kundër akrepave të orës. // Kur të hapet kapaku i ekranit, kini kujdes që të mos e dëmtoni ekranin, pasi kjo do të thotë që fshesa me korrent nuk do të funksionojë më. // Hiqni filtrin nga pjesa e brendshme e njësisë së motorit. // Filtri mund të fshihet ose të shkundet. Nuk është e përshtatshme për larje // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se të rimontoni kutinë e pluhurit në pajisje. // Për të montuar pjesët e brendshme të kutisë së pluhurit, rimontoni fshesën me korrent. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit. // Për udhëzime të hollësishme, ndiqni udhëzimet e ilustruara.

ZÈVENDÈSIMI I FILTRIT

Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, rekomandohet të zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.

Stacioni inteligient shumëgëllimësh:

Vendosni fshesën me korrent në stacion pas pastrimit. Duke shtypur butonin anash stacionit ku është montuar fshesa me korrent në stacion, fillon procesi i pastrimit të kutisë së pluhurit. Duhen vetëm disa sekonda. // Pjesa e poshtme e kapakut të kutisë së pluhurit në fshesën me korrent hapet dhe zbrazet. // Nëse kërkohet pastrim shtesë i kutisë, shtypni përsëri butonin në stacion dhe procesi do të përsëritet. // Pas përfundimit të procesit, fshesa me korrent është gati për përdorim përsëri. Nëse kapaku i poshtëm i kutisë nuk mbyllet automatikisht, mbylleni manualisht ndërsa hiqni fshesën me korrent. // Pjesa e poshtme e stacionit ka një hapësirë për qesen, ku mblidhet pluhuri nga kutia. // Nxirrni qesen nga vendet e caktuara dhe hidheni. // Nëse ju mbarojnë qeset e pluhurit, kodi i kutisë së qeseve është shtypur në pjesën e brendshme të dhomëzës, të cilin mund ta përdorni për të blerë qese dhe filtra në dyqan ose për të porositur në internet. // Në anën ku ndodhet hapësira për qesen, ka edhe një filtrër të jashtëm, i cili rekomandohet të zëvendësohet. // Zëvendësimi rekomandohet kur të keni përdorur të gjitha qeset e përfshira nga kompleti dhe t'i keni zëvendësoni ato me të reja. Kjo do të ndihmojë në arritjen e jetëgjatësisë maksimale për fshesën me korrent dhe stacionin.

FURÇA E DYSHEMESE

Në pjesën e pasme të furçës, ka një buton që mund ta shtypni për të tërhequr rrotullën nga furça. Rrotulla është projektuar në mënyrë që, gjatë fshirjes, qimet dhe mbeturinat e tjera të grumbullohen drejt qendrés së furçës. Kjo zvogëlon rezikun e dëmtimit të rrotullës. // Meqenëse shumica e qimeve grumbullohen në qendër të rrotullës, do të jetë më e lehtë për t'u pastruar. // Fshini pjesën e poshtme të kutisë me një leckë. // Pastroni tubin thithës të furçës. // Prekni rrotullën në furçë për të liruar mbeturinat dhe prisni me kujdes papastërtitë dhe qimet e ngatërruara duke përdorur gërshërë përgjatë kanalit të caktuar. // Mos i tërhiqni qimet apo fijet, pasi kjo mund t'i dëmtojë qimet në rrotull. // // Rivendonsi përseri rrotullën në furçë. // Rrotulla është instaluar siç duhet kur të dëgjoni një klikim të butë dhe kunji anësor të jetë lidhur në mënyrë të sigurt me kutinë e furçës.

FURÇA E VOGËL E MOTORIZUAR

Anash furçës, ka një buton të vogël që përdridhet për të laërshuar dhe për ta nxjerrë furçën nga vendi i caktuar. // Prekni rrotullën në furçë për të liruar mbeturinat dhe prisni me kujdes papastërtitë dhe qimet e flokëve që janë grumbulluar në furçë me anë të gërshërëve. // Mos i tërhiqni qimet apo fijet, pasi kjo mund t'i dëmtojë qimet në rrotull. // Rivendosni përsëri rrotullën në furçë. // Rrotulla është pozicionuar siç duhet kur të dëgjohet një klikim i lehtë. Pastaj, rrotulloni butonin për të lidhur në mënyrë të sigurt rrotullën me kutinë e furçës.

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE

AnomaliaShkaku i mundshëmTrajtimi
Dyshemeja elektrike furça nuk punon-Plehra të mëdha të mbështjella (filmi i paketimit etj.)-Furça rrotulluese e ngatërruar në qime etj.-Hiqni qimet e mbështjella rreth furçës rrotulluese-Hiqni plehrat
Koha e funksionimit bëhet më e shkurtër-Mosha e baterisë-Temperaturë shumë e lartë ose shumë e ulët e ambientit të përdorimit-Bateria nuk karikohet plotësisht-Kontaktoni me shitësin ose personelin e shërbimit pas shitjes për të blerë një bateri të re-Përdoreni në një mjedis të përshtatshëm-Karikoni fshesën me korrent
Humbje e thithjes-Pluhur i tepërt në filxhanin e pluhurit-Filtri prej pambuku i filxhanit të pluhurit është i bllokuar-Furça e dyshemesë ose hyrjet e thithjes të aksesorëve janë të bllokuara-Nuk thahet plotësisht pas larjes-Pastroni plehrat në kohë-Pastroni filtrin e pambukut-Hiqni bllokimin-Thani pjesët e lara në një vend të ftohtë për përdorim
Nuk mund të karikohet-Temperatura shumë e ulët ose shumë e lartë e ambientit gjatë karikimit-- Karikoni fshesën me korrent në një mjedis me temperaturë të përshtatshme (5°C-40°C)
Rrjedhje e baterisë-Bateria nuk është përdorur për një kohë të gjatë-- Zëvendësoni baterinë
Hyrja e stacionit bazë është bllokuar-Ka pluhur ose shumë mbeturina brenda hyrjes së thithjes në stacionin bazë-Për detaje mbi pastrimin e hyrjes së thithjes në stacionin bazë, referojuni seksionit "Pastrimi i stacionit bazë"
Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : GORENJE

Modeli : NeoExpert SVC296749NEBL

Kategori : Fshesë me vakum