VRT 66421 VC - Fshesë me vakum BEKO - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas VRT 66421 VC BEKO në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth VRT 66421 VC BEKO
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Fshesë me vakum në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj VRT 66421 VC - BEKO dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. VRT 66421 VC e markës BEKO.
MANUAL I PËRDORUESIT VRT 66421 VC BEKO
Ju lutemi lexoni në fillim këtë udhëzues!
I dashur klient,
Faleminderit që keni zgjedhur një produkt Beko. Ne duam që të arrini efikasitetin maksimal nga ky produkt i cilësisë së lartë i cili është prodhuar me një teknologji të përparuar. Ju lutemi që para se ta përdorni këtë pajisje, ta lexoni dhe ta kuptoni plotësisht këtë udhëzues dhe dokumentet shoqëruese dhe t'i ruani për t'iu referuar në të ardhmen. Nëse ia jepni këtë pajisje dikujt tjetër, jepini edhe këtë udhëzues bashkë me pajisjen. Kushtojuni vëmendje të gjitha paralajmërimeve dhe informacioneve që ndodhen në këtë manual dhe ndiqni udhëzimet.
Simbolet dhe kuptimi i tyre
Këto simbole përdoren në këtë manual:

Informacion dhe këshilla të rëndësishme për përdorimin e pajisjes.

KUJDES: Paralajmërime kundër dëmtimit personal dhe dëmtimit të pronës.

Klasa e mbrojtjes për goditjet elektrike.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
Kjo pjesë përmban udhëzime për shmangien e rreziqeve që mund të shkaktojnë lëndime ose dëmtime të pasurisë. Mosndjekja e këtyre udhëzimeve do të anulojë të gjitha garancitë për këtë pajisje.
1.1 Siguria e përgjithshme
- Kjo pajisje është në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore të mungesës së përvojës, nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen se si ta përdorin pajisjen në mënyrë të sigurt dhe të kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk duhet të pastrojnë ose mirëmbajnë pajisjen nëse nuk mbikëqyren.
- Kjo pajisje nuk është planifikuar të përdoret nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi më të ulëta fizike, ndjesore ose mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse nëse janë nën mbikëqyrje ose janë udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
- Duhet të furnizohet vetëm me një tension jashtëzakonisht të ulët sigurie që përputhet me shenjën në pajisje.
- Mos e përdorni pajisjen nëse kordoni elektrik është i dëmtuar. Kontaktoni me shërbimin e autorizuar.
- Sigurohuni që energjia elektrike të përputhet me informacionin në pllakën/etiketën e të dhënave të pajisjes.
- Mos e përdorni pajisjen me një kabëll zgjatues.
- Për të shmangur dëmtimin e kordonit elektrik, parandaloni kapjen, shtrëngimin ose fërkimin e tij me skajet e mprehta.
- Mos e prekni pajisjen ose spinën e saj me duar të lagura kur e futni në prizë.
- Kur ta hiqni pajisjen nga priza, mos e tërhiqni nga kablli.
- Mos pastroni materiale të djegshme dhe sigurohuni që hiri i cigareve të jetë i ftohtë përpara se ta pastroni.
- Mos pastroni me fshesë ujë dhe lëngje të tjera.
- Mbrojeni pajisjen nga shiu, lagështia dhe burimet e nxehtësisë.
- Mos e përdorni pajisjen brenda ose afër mjediseve dhe substancave shpërthyese ose të ndezshme.
- Hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit dhe mirëmbajtjes.
- Mos e pastroni pajisjen ose kordonin elektrik duke e zhytur në ujë.
- Mos e çmontoni pajisjen.
- Përdorni vetëm pjesë origjinale ose pjesë të rekomnduara nga prodhuesi.
- Për të parandaluar bllokimin e filtrit ose dëmtimin e motorit, mos pastroni çimento, suva ose copa letre të ngjeshura. • Përdoreni pajisjen vetëm me stacionin e përfshirë.
- Mos e përdorni pajisjen pa filtrat, në rast të kundërt mund të dëmtohet.
- Nëse i mbani materialet e paketimit, ruajini ato në një vend larg fëmijëve.
- Kjo pajisje nuk është planifikuar për t'u përdorur nga persona, duke përfshirë fëmijë, me aftësi të kufizuara shqisore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveç rasteve kur ata mbikëqyren nga personat përgjegjës për sigurinë e tyre dhe udhëzohen për përdorimin e saj.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
- Hiqni spinën dhe grupin e baterive përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes.
- Hiqni bateritë përpara se ta hidhni pajisjen.
- Hiqeni pajisjen nga priza përpara se të hiqni baterinë.
- Hidhni bateritë e përdorura në përputhje me ligjet dhe rregulloret lokale.
- Kjo pajisje përmban bateri që mund të zëvendësohen vetëm nga persona me aftësi përkatëse.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
- Kjo pajisje nuk është planifikuar për përdorim tregtar. Kjo pajisje është planifikuar për përdorim shtëpiak dhe jo komercial si më poshtë:
- Në kuzhinat e personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune
- Ferma- Nga klientët në hotele, motele dhe struktura të tjera akomoduese
- Në motele dhe vende të ngjashme.
- Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore dhe njohëse ose të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, përveç rastit kur ata mbikëqyren ose janë udhëzuar në funksionimin e saj.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për të mos i lejuar të luajnë me pajisjen.
- Mos e vendosni pajisjen mbi tavolinë; rekomandojmë të lidhni bazën e karikimit të montuar në mur pas pastrimit.
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose persona me kualifikime të ngjashme për të shmangur rreziqet e mundshme.
- Mbajeni furçën rrotulluese larg kordonëve të furnizimit.
- Mbajini gishtat, flokët dhe veshjet e lirshme larg nga pjesët e lëvizshme dhe vrimat gjatë përdorimit të fshesës me korrent.
- PARALAJMËRIM: Për qëllime të karikimit të baterisë, përdorni vetëm njësinë e shkëputshme të furnizimit ZD012A270050EU të ofruar me këtë pajisje.
1 Udhëzime të rëndësishme për sigurinë dhe mjedisin
1.2 Përputhja me direktivën WEEE dhe hedhja e produktit pas përdorimit

Ky produkt është në përputhje me Direktivën EU, WEEE (2012/19/EU). Ky produkt ka një simbol klasifikimi për pajisjet elektrike dhe elektronike të përdorura (WEEE).
Ky simbol tregon se ky produkt nuk duhet të hidhet pas përdorimit me mbeturina të tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së shërbimit. Pajisja e përdorur duhet rikthyer në pikën zyrtare të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Për këto pika grumbullimi mund
të pyesni pranë autoriteteve lokale ose shitësit ku u ble produkti. Çdo familje luan një rol të rëndësishëm për rikuperimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra. Asgjësimi i duhur i pajisjeve të përdorura parandalon pasojat negative për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.
1.3 Informacionet për paketimin

Materialet e paketimit të produktit prodhohen nga materiale të riciklueshme në përputhje me Rregulloret tona Kombëtare për Mjedisin. Mos i hidhni materialet e paketimit bashkë me mbeturinat familjare ose mbeturinat e tjera. Çojini ato te pikat e grumbullimit për materialet e paketimit të përcaktuara nga autoritetet lokale.
1.4 Informacione për bateritë e përdorura

Ky simbol te bateritë/bateritë e karikueshme ose në paketim tregon se bateria/bateria e karikueshme nuk mund të hidhet bashkë me mbeturinat e zakonshme shtëpiake. Për bateri/bateri të karikueshme të caktuara, ky simbol mund të plotësohet nga një simbol kimik. Simbolet për merkurin (Hg) ose plumbin (Pb) jepen nëse bateritë/bateritë e karikueshme përmbajnë më shumë se 0,0005 % merkur ose më shumë se 0,004 % plumb.
Bateritë/bateritë e karikueshme, duke përfshirë ato që nuk përmbajnë metale të rënda, nuk mund të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake. Gjithmonë hidhini bateritë e përdorura në përputhje me rregulloret mjedisore lokale. Informohuni në lidhje me rregulloret e zbatueshme për hedhjen e tyre në vendin ku jetoni.
1.5 Përputhja me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/EU). Ai nuk përmban materiale të dëmshme dhe të ndaluara të specifikuara në Direktivë.
1.6 Veprimet që duhen ndërmarrë për kursimin e energjisë
- Për të shmangur konsumin e tepërt të energjisë gjatë përdorimit të pajisjes, vendosni nivelet e shpejtësisë sipas dyshemesë që po fshini.
- Në kushte normale, shpejtësitë e ulëta përdoren për të pastruar dyshemetë e forta, perdet dhe divanet dhe shpejtësitë e larta përdoren për pastrimin e tapeteve.
2 Përmbledhja

2.1 Kontrollet dhe përbërësit
- Butoni i ndezjes/fikjes dhe i rregullimit të nivelit
- Doreza
- Kontejneri i pluhurave
- Butoni i lëshimit të kontejnerit të pluhurave
- Butoni i lëshimit të kapakut të kontejnerit të pluhurave
- Butoni i lëshimit të tubit
- Tubi
- Butoni i lëshimit të furçës elektrike turbo
- Furça elektrike turbo
- Adaptori AC
- Stacioni i karikimit
- Vegla e kombinimit
- Furça e cepave
- Furça e motorizuar e krevateve (vetêm për VRT 66421 VC)
- Vidë (2 copë)
- Upa vidash (2 copë)
- Doreza e pastrimit të filtrit
2.3 Të dhënat teknike
| Fuqia nominale e hyrjes | 250 W |
| Hyrja | 100-240V~ 50-60 Hz0,5 A |
| Fuqia 27V 0,5A | |
| Koha e karikimit 3-4,5 orë | |
| Koha e funksionimit me fuqi maksimale | 15 minuta |
| Koha e funksionimit me fuqi miminale | 40 minuta |
Parametri i furnizimit me energji nga jashtë
| Prodhuesi | E-TEK Electronics Manufactory Co.,LTD. |
| Identifikuesi i modelit ZD012A270050EU | |
| Tensioni në hyrje 100-240V~ | |
| Frekuenca në hyrje 50-60Hz | |
| Rryma në hyrje 0,5A | |
| Tensioni në dalje 27,0V | |
| Rryma në dalje 0,5A | |
| Fuqia në dalje 13,5W | |
| Efikasiteti aktiv mesatar | 85,69% |
| Efikasiteti në ngarkesë të ulët (10%) | 77,98% |
| Konsumi i energjisë pa ngarkesë | 0,086W |
Vlerat e dhëna me instrumentin ose dokumentacionin shoqërues janë lexime laboratorike sipas standardeve përkatëse. Këto vlera mund të ndryshojnë në varësi të funksionimit dhe kushteve të ambientit.
3 Montimi
3.1 Përdorimi i synuar
Kjo pajisje është planifikuar për përdorim në shtëpi dhe ajo nuk është e përshtatshme për përdorim industrial.
3.2 Montimi i stacionit të karikimit

Montoni stacionin e karikimit në drejtimin e shigjetës.
text_image
120 cmMontoni stacionin e karikimit në një lartësi prej minimumi 120 cm nga toka.
Montoni dy upa në mur.
Vendosni dy vida te vendet e tyre në stacionin e karikimit dhe mbërthejini tek upat në mur.
Vini adaptorin AC në prizë.
3.2 Montimi i trupit dhe i furçës

Shtyjeni tubin në drejtim të shigjetës për nga trupi duke shtypur butonin e lëshimit të tubit.
Shtypni butonin e lëshimit të furçës elektrike turbo në furçën elektrike turbo dhe shtyjeni atë në drejtim të shigjetës për nga tubi.
Lidhni aksesorin e cepave, veglën e kombinimit dhe furçën e motorizuar të krevateve në stacionin e karikimit.
4 Përdorimi
4.1 Karikimi i pajisjes

Vendoseni pajisjen te stacioni i karikimit.
Pasi të vendosni mbajtësin e pluhurave te stacioni i karikimit, shtyjeni pajisjen drejt stacionit të karikimit.
Vini adaptorin AC në prizë. Kur e
vendosni pajisjen në stacionin e karikimit, ajo fillon të karikohet dhe kjo do të shfaqet në ekran.

Duhen 3 deri në 4,5 orë për ta karikuar plotësisht pajisjen. Pajisja nuk duhet të përdoret gjatë karikimit.

Nëse pajisja vendoset në stacionin e karikimit ndërsa po përdoret, ajo do të ndalet automatikisht.
4 Përdorimi
4.2 Përdorimi

text_image
1 2
- Sa herë që shtypet butoni i kontrollit i pastruesit praktik për ta ndezur, funksionimi aktivizohet në rendin e mëposhtëm: Standard/i lartë.
- Për të ndaluar funksionimin, shtypni për 3 sekonda për ta fikur. Llamba treguese dhe funksionimi do të ndalojnë.

Pajisja mund të vendoset për karikim përpara shkarkimit të plotë të baterisë. Pajisja mund të mbahet vazhdimisht në karikim në stacionin e karikimit deri në operacionin tjetër.

Kushtojini vëmendje përqindjes së nivelit të baterisë gjatë përdorimit. Niveli i baterisë duhet të monitorohet gjatë përdorimit dhe kur ajo është bosh, pajisja ndalon funksionimin automatikisht.
4 Përdorimi

Kjo pajisje është e përshtatshme për përdorim në qilima dhe dysheme të forta.
4.3 Aksesorët

Furça e cepave: I përshtatshëm për pastrimin e pjesës së pasme të orendive, zonave të vështira për t'u arritur dhe zonave të ngushta.
Vegla e kombinimit: E përshtatshme për pastrimin e perdeve, divanëve, mobileve me lustër dhe objekteve delikate dhe të brishta.
(vetëm për VRT 66421 VC)
Furça e motorizuar e krevateve: E përshtatshme për pastrimin e dyshemesë, shkallëve, ambienteve të brendshme të makinave, divaneve dhe kolltukëve, etj. Përdoret gjithashtu për pastrimin e qimeve të kafshëve shtëpiake në sipërfaqe të tilla.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
Fikeni dhe hiqeni pajisjen nga priza para pastrimit të saj.

PARALAJMËRIM! Mos përdorni benzen, hollues, pastrues gërryes, objekte metalike ose furça të forta për të pastruar pajisjen.

PARALAJMËRIM! Filtrat mund të deformohen me kalimin e kohës si rezultat i përdorimit. Duhet zëvendësuar me një të ri për të parandaluar rënien e rendimentit. Kontaktoni me shërbimin e klientit për të blerë një të ri.
5.1 Pastrimi i mbajtësit të pluhurave dhe i filtrave

Lajini filtrat me ujë.

PARALAJMËRIM!Pas larjes së filtrit, lëreni të thahet plotësisht në ajër përpara se ta rimontoni. Mos e përdorni pa u tharë. Një veprim i tillë mund të bblokojë filtrat shumë shpejt dhe të shkaktojë fuqi të dobët thithjeje ose erë jonormale.

Ne rekomandojmë që të pastroni kontejnerin e pluhurave pas çdo përdorimi.

Kur pastroni enën e pluhurit, kini kujdes pasi kapaku i gomës mund të bjerë. Pas pastrimit, sigurohuni që mbulesa e gomës të jetë në të njëjtin pozicion gjatë hapave të rimontimit.

Fshijeni sipërfaqen e trupit me një leckë të njomë.


Për të përdorur produktin me performancë të lartë për një kohë të gjatë, mund të jetë e nevojshme të pastrohet filtri duke rrotulluar dorezën nën kontejnerin e pluhurave. Kjo do të ndihmojë për pastrimin e filtrit me lehtësi.


Shtypni butonin për zbrazjen e pluhurave.
Kapaku i mbajtësit të pluhurave do të hapet. Zbrazni gjithë pluhurin që përmban.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

PARALAJMËRIM! Duhet të kapet në kutinë e pluhurave për të parandaluar rënien e kutisë së pluhurave.
Rrezik për thyerje dhe dëmtime.

Për një pastrim të detajuar të filtrave, hiqni enën e pluhurave duke shtypur butonin në anën e sipërme.


Ndani parafiltrin dhe filtrin plastik nga njëri-tjetri.


Për të nxjerrë parafiltrin, fillimisht rrotulloni parafiltrin në drejtim antiorar (1) dhe më pas nxirrni parafiltrin (2).

Hiqni pluhurin nga parafiltri duke e përplasur lehtë në një sipërfaqe të fortë si p.sh. një kosh mbeturinash ose duke përdorur një furçë.


text_image
1 2Për të futur parafiltrin, fillimisht vendosni filtrin plastik


text_image
1Vendosni parafiltrin dhe pjesën e pasme plastike.

PARALAJMËRIM! Nëse kontejneri i pluhurave, filtri metalik dhe shkuma hyrëse nuk janë futur në pajisje, produkti nuk do të ndizet.
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja

Kapeni zgjatimin e enës së pluhurave në folenë e pastruesit praktik dhe vendosni kutinë e pluhurave derisa të dëgjoni një kërcitje.
5.2 Pastrimi i furçës

PARALAJMËRIM! Mos e lani furçën turbo dhe furçën kryesore me rul.

Shtypni butonin e lëshimit të rulit në anën e poshtme.

Hiqni pluhurin në të duke e përplasur lehtë në një sipërfaqe të fortë ose hiqni pluhurin me një furçë. Nëse ka ndonjë qime, etj. të ngecur, hiqeni duke e prerë.

Montojeni përsëri rulin te vendi i tij duke e shtyrë.
5.3 Ruajtja
- Nëse nuk planifikoni ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë, ruajeni atë me kujdes.
• Hiqeni pajisjen nga priza.
- Sigurohuni që pajisja të mbahet larg fëmijëve.
- Nëse nuk do ta përdorni baterinë për një kohë të gjatë, ju lutemi mbajeni atë në një vend të freskët dhe të thatë në gjendje gjysmë të karikuar. Mos e karikoni ose shkarkoni plotësisht.
- Ruajeni baterinë në një material jopërcjellës dhe mos lejoni që bateria të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me metalet. Kjo e dëmton baterinë.
5.4 Transporti dhe dërgesa
- Gjatë transportit dhe dërgesës, mbajeni pajisjen në paketimin e saj origjinal. Paketimi i pajisjes e mbron atë nga dëmtimet fizike.
- Mos vendosni objekte të rënda mbi pajisje ose mbi paketimin e saj. Përndryshe pajisja mund të dëmtohet.
- Nëse pajisja bie, pajisja mund të mos funksionojë ose mund të ndodhë dëmtim i përhershëm.



