W8F HS61BS - Makinat larëse enësh WHIRLPOOL - Manual falas për përdoruesin
Gjeni manualet e pajisjes falas W8F HS61BS WHIRLPOOL në format PDF.
Pyetjet e përdoruesve rreth W8F HS61BS WHIRLPOOL
0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.
Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje
Shkarko udhëzimet për tuajin Makinat larëse enësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj W8F HS61BS - WHIRLPOOL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. W8F HS61BS e markës WHIRLPOOL.
MANUAL I PËRDORUESIT W8F HS61BS WHIRLPOOL
FALEMINDERIT PËR BLERJEN E PRODUKTIT TË MARKËS WHIRLPOOL. Për asistencë më të plotë, regjistroheni pajisjen tuaj në: www.whirlpool.eu/register

Para përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e sigurisë dhe të instalimit.
Pas instalimit, mos harroni të hiqni gjithë pjesët mbrojtëse të transportit nga enëlarësja.
JU LUTEMI TË SKANONI KODIN QR NË PRODUKTIN TUAJ PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË DETAJUARA

Paneli i kontrollit i kësaj pjatalarëseje aktivizohet duke shtypur butonin e NDEZJES/FIKJES.
Për të kursyer energjinë, paneli i kontrollit çaktivizohet automatikisht pas 10 minutash nëse nuk ka filluar asnjë cikël.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT
PAJISJA

- NaturalDry
- Rafti më i lartë
- Krahët e palosshëm
- Rafti i sipërm
- Spërkatësja e sipërme
- Upper sprayer arm
- Power Clean® mbështetje
- Rafti i poshtëm
- Shporta e enëve
- Power Clean®
- Spërkatësja e poshtme
- Sistemi i filtrave
- Kutia e kripës
- Detergjenti dhe kutia e mjetit për shpëlarje
- Pllakëza identifikuese
- Paneli i kontrollit
PANELI I KONTROLLIT

text_image
1 234 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 POWER CLEAN 3 sec. 16 17 18 19 20 21 22 8:88-
Butoni NDIZ-FIK/Rivendos me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Eco me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Automatik instensiv, me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Automatik Përzierave, me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Automatik Shpejtë, me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Shpejtë, me llambushkën treguese
-
Butoni i programit Kristaleve, me llambushkën treguese/ Programi Vetë-Pastrimi – shtypje 3-sek
-
Butoni i programit Paralarjes, me llambushkën treguese
-
Llambushka treguese e rezervuarit të Kripës të boshatisur
-
Llambushka treguese e rezervuarit të Shpëlarësit të boshatisur
-
Ekrani
-
Numri i programit treguesi i kohës së mbetur
-
Llambushka treguese e rubinetit të ujit të mbyllur
-
Llambushka treguese e ZHGÉLQERÉZIMIT
-
Butoni i opsonit Power Clean® me llambushkën treguese
-
Butoni i opsonit Gjysmë-Ngarkesë, me llambushkën treguese
-
Butoni i opsonit Tharje Ekstra, me llambushkën treguese/ Cilësimet - shtypje 3 sek.
-
Butoni i opsonit E heshtur, me llambushkën treguese
-
Butoni i opsonit Shpëlarje Sani, me llambushkën treguese
-
Butoni i opsonit Turbo, me llambushkën treguese
-
Butoni i opsonit Vonesës, me llambushkën treguese
-
Butoni FILLO/Ndalo, me Ilambushkën treguese
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
REKOMANDIMET NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E PARË
Pas instalimit, hiqni kapakët nga raftet dhe elementet shtrënguese elastike nga rafti i sipërm.
MENYJA E CILËSIMEVE
- Ndizni pajisjen duke shtypur butonin NDIZ-FIK ⏻
-
Mbani shtypur butonin e Cilësimeve ⚙ (Gjysmë-Ngarkesë ⚙) për 3 sekonda, derisa të dëgjoni një tingull.
-
Pas një sekonde, do të shfaqet cilësimi i parë i disponueshëm (germa „īn“).
-
Shtypni butonat Eco për të parë listën e parametrave të disponueshëm (shihni tabelën më poshtë), pastaj shtypni butonin FILLO/Ndalo ▶ II për të parë dhe ndryshuar vlerën e parametrit të shfaqur.
-
Shtypni butonat Eper të ndryshuar vlerën, e më pas shtypni FILLO/Ndalo për të ruajtur vlerën e re.
-
Për të ndryshuar një parametër tjetër, përsëritni hapat 2 dhe 5.
-
Shtypni butonin NDIZ-FIK ⏻ ose prisni 30 sekonda për të dalë nga menuja.
| LETËR | CILEŠIMI | VLERAT(Standarde - me të zezë)* |
| Numëruesi i cikleve - Numri i cikleve të larjes të kryera nga pjatalarësja. | 25 cikle: 25;13,947 cikle: 13_947(qarkullo 3 herë) | |
| Niveli i fortësisë së ujit(shihni "KONFIGURIMI I FORTËSISE SË UJIT"dhe "TABELA E FORTËSISE SË UJIT") | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |
| Niveli i shpëlarësit(shihni "PËRSHTATJA E DOZIMIT TË SHPËLARËSIT") | 0 | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | |
| NaturalDry(shihni "OPSIONET DHE FUNKSIONET")“1" = Ndezur, "0" = Fikur | 1 | 0 | |
| Tingull“1" = Ndezur, "0" = Fikur | 1 | 0 | |
| Cilësimeve e fabrikës - Shtypni butonin FI-LLO/Ndalo për të rikthyer në vlerat e fabrikëstë gjitha vlerat e parametrave të përfshira nëmenunë e parametrave. | - |
*) Vlera e paracaktuar nuk zbatohet për numëruesin e cikleve.

MBUSHJA E DEPOZITËS SË KRIPËS
Përdorimi i kripës parandalon formimin e ÇMÉRSIT në pjata dhe në pjesët përbërëse të makinerisë. Rezervuari i kripës ndodhet në pjesën e poshtme të enëlarëses (nën raftin e poshtëm në anën e majtë). - Éshtë e detyrueshme që rezervuari i kripës të mos jetë asnjëherë bosh.
- Ešhtë e rëndësishme të caktohet niveli i fortësisë së ujit.
- Kripa duhet të shtohet kur Ilambushka treguese RIMBUSHJA ME KRIPE në panelin e kontrollit S, të ndizet.
- Hiqni raftin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e depozitës (në drejtim kundërorar).
- Vendoseni hinkën (shikoni figurën) dhe mbushni depozitën me kripë deri në buzë (rreth 0,5 kg); ka mundësi të rrjedhë pak ujë.
- Kjo të bëhet vetëm herën e parë: mbushni me ujë depozitën e kripës.
- Hiqni hinkën dhe fshini mbetjet e kripës nga gryka.
Sigurohuni që kapaku të vidhoset mirë, në mënyrë që të mes hyjë detergjent në kontejner gjatë programit të larjes (kjo mund të dëmtojë zbutësin e ujit pa mundësi riparimi).
Kur duhet të shtoni kripë, është e detyrueshme ta plotësoni këtë procedurë para se të filloni ciklin e larjes për të shmangur gërryerjet. Tretësira fiziologjike e patretur ose kokririzat e kripës mund të shkaktojnë gërryerje, si pasojë e së cilës pjesët prej çeliku të pandryshkshëm dëmtohen në mënyrë të pariparueshme. Garancia nuk zbatohet nëse nga kjo shkaktohet avari. Nëse mbajtësi i kripës nuk është i mbushur, zbutësi i ujit dhe elementi nxehës mund të dëmtohen si rezultat i grumbullimit të kalkarit. Rekomandohet përdorimi i kripës me çdo lloj detergjenti për pjatalarës.
KONFIGURIMI I FORTËSISË SË UJIT
Për të lejuar funksionimin e zbutësit të ujit në mënyrë perfekte, ka rëndësi që caktimi i fortësisë së ujit të bazohet në fortësinë reale të ujit në shtëpinë tuaj. Ky informacion mund të merret nga furnitori vendor i ujit. Cilësimi nga prodhuesi është "3". Shihni "Tabela e fortësisë së ujit".
Për t'i ndryshuar, ndiqni udhëzimet në seksionin „MENYJA E CILËSIMEVE”. Përdorni vetëm kripë të posaçme për pjatalarëset.
Pasi kripa të jetë hedhur në makineri, Ilambushka treguese e RIMBUSHJES ME KRIPË fiket.
Nëse mbajtësi i kripës nuk është i mbushur, zbutësi i ujit dhe elementi nxhës mund të dëmtohen si rezultat i grumbullimit të çmërsit. Rekomandohet përdorimi i kripës me çdo lloj detergjenti për makina pjatalarëse.
| Tabela e fortësisë së ujit | |||
| Niveli | °dHGradë gjermane | °fHGradë franceze | °ClarkGradë angleze |
| 1 (i butë) | 0 - 6 | 0 - 10 | 0 - 7 |
| 2 (i ndërmjetëm) | 7 - 11 | 11 - 20 | 8 - 14 |
| 3 (mesatar) | 12 - 16 | 21 - 29 | 15 - 20 |
| 4 (i fortë) | 17 - 34 | 30 - 60 | 21 - 42 |
| 5 (shumë i fortë) | 35 - 50 | 61 - 90 | 43 - 62 |
SISTEMI I ZBUTJES SË UJIT
Zbutësi i ujit pakëson automatikisht fortësinë e ujit, duke parandaluar kështu formimin e çmërsit te rezistenca ngrohëse, gjë që ndihmon edhe në rritjen e efikasitetit të larjes. Ky sistem vetërigjenerohet me kripë, prandaj depozita e kripës duhet të mbushet kur boshatiset. Shpeshtia e rigjenerimit varet nga cilësimi i nivelit të fortësisë së ujit – rigjenerimi ndodh një herë në 4-6 cikle "Eco" (të programit ekologjik) kur niveli i fortësisë së ujit caktohet në vlerën 3. Procesi i rigjenerimit ndodh në fillim të ciklit me ujë të pastër shtesë.
- Për një rigjenerim të vetëm konsumohen \~3 L ujë;
• Cikli zgjat deri në 5 minuta të tjera;
- Konsumi është nën 0,005 kWh energji.

MBUSHJA E SHPËRNDARËSIT TË SHPËLARËSIT
Shpëlarësi e bën më të lehtë THARJEN e pjatave. Shpërndarësi i shpëlarësit A duhet të mbushet kur ndizet drita treguese e RIMBUSHJES SË SHPËLARËSIT në panelin e kontrollit.

- Hapeni shpërndarësin B duke shtypur dhe tërhequr lart butonin mbi kapak.
- Hidhni shpëlarësin (maks. 110 ml), duke u siguruar që të mos derdhet nga shpërndarësi. Nëse derdhet, pastrojeni menjëherë me copë rrobe të thatë.
- Shtypeni për poshtë kapakun derisa të dëgjoni një të kërcitur.
KURRË mos e hidhni shpëlarësin drejtpërdrejt në kazanin e pajisjes.
PËRSHTATJA E DOZIMIT TË SHPËLARËSIT
Nëse nuk jeni plotësisht i kënaqur me rezultatet e tharjes, mund të përshtatni sasinë e shpëlarësit të përdorur.
Nëse niveli i shpëlarësit është caktuar në vlerën ZERO, shpëlarësi nuk do të përdoret fare. Drita treguese që sinjalizon NIVELIN E ULËT TË SHPËLARËSIT nuk do të ndizet nëse mbaron shpëlarësi.
Mund të caktohen maksimalisht 6 nivele sipas modelit të pjatalarëses.
- Nëse shikoni vija të kaltra në pjata, caktoni një nivel më të ulët (0–3).
- Nëse në pjata ka pika uji ose shenja çmërsi, caktoni një nivel më të lartë (4–5).
MBUSHJA E SHPËRNDARËSIT TË DETERGJENTIT
Përdorni vetëm detergjent posaçërisht të krijuar për pjatalarësit. MOS PËRDORNI LËNG LARËS.
Përdorimi i detergjentit të tepër mund të shkaktojë formimin e mbetjeve në formë shkume në makineri pas mbarimit të ciklit.
Përdorimi i detergjentit të papërshtatshëm për enëlarësen mund të shkaktojë keqfunksionim ose dëmtim të pajisjes.
Për të arritur rezultatet më të mira të larjes dhe tharjes, nevojitet përdorimi i kombinuar i detergentent, shpëlarësit dhe kripës së rafinuar. Rekomandojmë përdorimin e detergentjentëve që nuk përmbajnë fosfate ose klor, pasi këto produkte janë të dëmshëm për mjedisin.
Rezultatet e mira të larjes varen edhe nga sasia e duhur e detergjentit të përdorur.
Tejkalimi i sasisë së deklaruar nuk jep larje më të mirë dhe rrit ndotjen e ambientit.

text_image
25 ml 35 mlSasia mund të përshtatet në nivelin e dheut. Në rastin e artikujve të ndotur normalisht, hidhni afërsisht ose 35 g (detergjent pudër) ose 35 ml (detergjent të lëngshëm) dhe një lugë çaji shtesë me detergjent direkt në vaskë. Nëse përdoren tableta, një tablet mjafton.
Nëse ena prej qeramike është e ndotur lehtë ose nëse është shpëlarë me ujë para vendo-
sjes në pjatalarës, pakësoni sasinë e detergjentit (minimalisht 25 g/ml) p.sh. kapërceni pluhurin/xhelin e vendosur brenda në vaskë.
Për rezultat larjeje të mirë, zbatoni udhëzimet e shfaqura në kutinë e detergjentit.
Nëse keni pyetje të tjera bëjani prodhuesit të detergjentit.

Për të hapur shpërndarësin e detergjentit përdorni pajisjen hapëse "C". Hidhni detergjent vetëm në shpërndarësin e thatë "D". Vendoseni sasinë e detergjentit për para-larje direkt në kazan.
-
Kur masni detergjentin referojuni informacioneve të lartpërmendura për të shtuar sasinë e duhur. Brenda shpërndarësit "D", ka shenja treguese që ju ndihmojnë me caktimin e dozës së duhur të detergjentit.
-
Hiqni mbetjet e detergjentit nga buzët e shpërndarësit dhe mbylleni kapakun deri kur të dëgjoni një të kërcitur.
-
Mbylleni kapakun e sirtarit të detergjentit duke e ngritur lart derisa mekanizmi mbyllës të fiksohet mirë.
Shpërndarësi i detergjentit hapet automatikisht në kohën e duhur në për- porthje me programin përkatës.
Përdorimi i detergjentit të papërshtatshëm për pjatalarësen mund të shkaktojë keqfunksionim ose dëmtim të pajisjes.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
1. KONTROLLONI TUBACIONIN E UJIT
Kontrolloni që pjatalarësja të jetë lidhur me tubin e furnizimit me ujë dhe që rubineti të jetë i hapur.
2. NDIZNI PJATALARËSEN
Hapni derën dhe shtypni butonin NDIZ-FIK.
- NGARKONI SIRTARËT (shihni pjesën NGARKIMI I SIRTARËVE).
4. MBUSHNI SHPËRNDARËSIN E DETERGJENTIT
5. ZGJIDHNI PROGRAMIN DHE PERSONALIZONI CIKLIN
Zgjidhni programin që i përshtatet më së miri Ilojit të enëve dhe nivelit të papastërtisë së tyre (shih PËRSHKRIMIN E PROGRAMEVE) duke shtypur butonin e PROGRAMIT të përzqjedhur.
Zgjidhni opsonet e dëshiruara (shikoni OPSIONET DHE FUNKSIONET). Jo të gjitha opsonet vlejnë për të gjitha programet..
6. FILLIMI
Fillojeni ciklin e larjes duke mbyllur derën dhe duke shtypur butonin FILLO/Ndalo (drita led është e ndezur). Kur programi të nisë, do të dëgjoni një tingull të vetëm..
7. FUNDI I CIKLIT TË LARJES
Fundi i ciklit të larjes sinjalizohet me sinjal akustik, ndërsa në ekran shfaqet mesazhi END (fund). Fikeni pajisjen duke shtypur butonin NDIZ-FIK dhe duke hapur derën.
Prisni disa minuta para se të hiqni enët – që të mos digjeni. Boshatisni raftet, duke filluar nga rafti i poshtëm.
Makineria do të fiket automatikisht për njëfarë kohe mospërdorimi, për të ulur konsumin e rrymës elektrike.
Nëse enët prej qeramike janë vetëm pak të ndotura ose nëse janë shpëlarë mirë me ujë para vendosjes në pjatalarëse, ulni sasinë e detergjentit të përdorur përkatësisht.
SI NDRYSHOHET PROGRAMI I AKTIVIZUAR
Në rast se keni zgjedhur programin e gabuar, keni mundësinë ta ndryshoni, por vetëm nëse programi sapo ka filluar. KTHEJENI NË VLERAT FILLESTARE pajisjen: shtypni dhe mbani shtypur butonin NDIZ-FIK për më shumë se 3 sekonda dhe pajisja do të fiket. Në ekranin e panelit do të shfaqet shifra "0:01". Prisni derisa të përfundojë cikli i shkarkimit (rreth 1 minutë). Ndizeni përsëri pajisjen, duke shtypur butonin NDIZ-FIK dhe zgjidhni ciklin e ri të larjes dhe opsonet e dëshiruara. Fillojeni ciklin duke shtypur butonin FILLO/Ndalo.
SI TË SHTONI ENË SHTESË
Pa e fikur pajisjen, hapeni derën, në fillim pak, që uji të mos derdhet jashtë (llamba LED e butonit FILLO/Ndalo fillon të pulsojë) (Kujdes!: Avull i nxehtë!) dhe vendosini enët brenda pjatalarëses. Mbylleni derën dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo dhe cikli fillon nga momenti kur u ndërpre.
NDËRPRERJET E PAQËLLIMSHME
Në rast se dera hapet gjatë ciklit të larjes, ose në rast se ndërpritet energjia elektrike, cikli do të ndërpritet. Mbylleni derën dhe cikli do të rinisë aty ku u ndërpre VETËM NËSE SHTYPNI butonin FILLO/Ndalo.
INFORMACIONE DHE KËSHILLA
KËSHILLA
Para ngarkimit të shportave, hiqni të gjitha mbetjet ushqimore nga enët dhe zbrazni gotat. Nuk ka nevojë t'i shpëlani paraprakisht me ujë të rrjedhshëm.
Vendosini enët në mënyrë që të fiksohen mirë dhe të mos rrëzohen; dhe vendosini kontejnerët me pjesën e hapur të kthyer nga ana e poshtme ndërsa pjesët e lugëta/të mysëta pjerrtas, në mënyrë që uji të mbërrijë në cdo sipërfaqe dhe të rrjedhë lirshëm.
Paralajmërim: kapakët, dorezat, tabakatë dhe tiganët nuk duhet të pen gojnë rrotullimin e krahëve të spërkatësit.
Vendosni artikujt e vegjël në shportën e lugëve e pirunëve.
Pjatat dhe tiganët shumë të papastër duhen vendosur në pjesën e poshtme të shportës sepse në këtë zonë spërkatja është më e fortë dhe lan më mirë. Pas mbushjes së pajisjes elektroshtëpiake, sigurohuni që krahët e spërkatësit të rrotullohen lirshëm.
ENËT E PAPËRSHTATSHME
- Enët dhe takëmet prej druri.
- Gotat e dekoruara delikate, punimet artizanale dhe enët antike. Dekorimet e tyre nuk janë rezistente.
- Pjesët me material sintetik që nuk i durojnë temperaturat e larta.
- Enët prej bakri dhe kallaji.
- Enët e lyera me hi, dyllë, graso lubrifikuese ose bojë.
Ngjyrat e dekorimeve prej xhami dhe alumini/argjendi mund të ndryshojnë dhe zbehen gjatë procesit të larjes. Disa lloje enësh qelqi (p.sh. objektet prej kristali) mund të errësohen pas disa ciklesh larjeje..
- Lani vetëm gota dhe porcelane për të cilat prodhuesi ka garantuar se mund të lahen me pjatalarëse.
- Përdorni një detergjent delikat të përshtatshëm për enët.
- Nxirrni gotat dhe enët nga pjatalarësja sapo të mbarojë cikli i larjes.
KËSHILLA PËR KURSIMIN E ENERGJISË
- Nëse pjatalarësja përdoret sipas udhëzimeve të prodhuesit, për larjen e enëve në pjatalarëse zakonisht konsumohet më pak energji dhe ujë se sa kur ato lahen me dorë.
- Për të maksimizuar efikasitetin e pjatalarëses, rekomandohet ta filloni cilin e larjes pasi ta keni ngarkuar pjatalarësen plot me enë. Mbushja e pjatalarëses deri në kapacitetin e përçaktuar nga prodhuesi do të ndihmojë në kursimin e energjisë dhe të ujit. Informacionet për ngarkimin e saktë të enëve mund t'i gjeni në pjesën "Ngarkimi i sirtarëve". Në rast se e ngarkoni pjesërisht pjatalarësen, rekomandojmë të përdorni opsonet e dedikuara të larjes nëse ka (Ngarkesë e pjesshme /Zone Wash/Multizone), duke ngarkuar vetëm sirtarët e caktuar. Mbushja e pasaktë ose tejmbushja e pjatalarëses mund të shkaktojë rritjen e konsumit të burimeve (si uji, energjia dhe koha) dhe të nivelit të zhurmës, çka çon në uljen e rendimentit të larjes dhe tharjes.
- Shpëlarja paraprake me dorë e enëve çon në rritjen e konsumit të ujit dhe energjisë, prandaj nuk rekomandohet.
HIGJIENA
Për të shmangur erën e pakëndshme dhe akumulimin e mbetjeve në pjatalarëse, përdorni një program me larje në temperaturë të lartë të paktën një herë në muaj. Përdorni një lugë çaji detergjent dhe vëreni në punë pjatalarësen pa ngarkesë, për ta pastruar.
REZISTENCA NDAJ NGRIRJES
Nëse pajisja vendoset në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të ngrirjes, ajo duhet shkarkuar plotësisht. Mbyllni rubinetin e ujit, hiqni tubat e hyrjes së ujit dhe të shkarkimit dhe derdhni gjithë ujin. Sigurohuni që zbutësi i ujit të jetë plot me kripë rigjeneruese të tretur në depozitën e kripës, për ta mbrojtur pajisjen nga temperaturat deri në -20°C.
Nëse pajisja është ruajtur në kushte ngrirjeje, ajo duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti prej të paktën 5°C për të paktën 24 orë përpara përdorimit për herë të parë.
TABELËN E PROGRAMEVE
| Programi | Përshkrimi i programeve | Faza e tharjes | NaturalDry*) | Opsionet e disponueshme***) | Kohëzgja-tja e pro-gramit të larjes (h: min)**** | Konsumi i ujit (litra/cikël) | Konsumi i energjisë (kWh/cikël) | |
| Eco | Eco 50°- Ky program është i përshtatshëm për pastrimin e pjata-ve me papastërti normale. Për këtë përdorim, ky është programi më efikas në aspektin e kursimit të energjisë elektrike dhe ujit dhe përdoret në përputhje me legjislacionin e BE-së për projektimin ekologjik. | √ | √ | POWER CLEAN1⁄2))))+##### | 5:10 9,9 | 0,55 | ||
![]() | Auto Intensiv 65° - Program automatik për larjen e pjatave dhe tiganëve me papastërti të forta. | Zbulon niveline papastërtisë së pjatave dhe përshtat programin në mënyrën e duhur. Kur sensori zbulon nivelin e ndotjes, shfaqet në anima-cion në ekran dhe kohëzgjatje ciklit përditësohet. | √ | √ | POWER CLEAN1⁄2))))+##### | 2:25 - 3:10 | 17,0- 25,0 1,30 | - 1,70 |
![]() | Auto Përzierave 55° - Program automatik për pjatat me papastërti normale dhe të lehtë. Cikël i përditshëm që garanton larje dhe tharje optimale brenda një kohe më të shkurtër. | √ | √ | POWER CLEAN1⁄2))))+##### | 1:20 - 3:20 | 7,5 - 20,5 0,75 | - 1,20 | |
![]() | Auto Shpejtë 50° - Programi rekomandohet për një sasi të vogël pjatash pak të papastra dhe që nuk kanë mbetje ushqimore të thata. Ky program nuk kryen fazën e tharjes. | √ | √ | POWER CLEAN1⁄2))))+##### | 1:00 - 1:50 | 8,0 - 16,0 0,70 | - 1,10 | |
![]() | Shpejtë 45° - Programi rekomandohet për një sasi të vogël pjatash pak të papastra dhe që nuk kanë mbetje ushqimore të thata. Ky program nuk kryen fazën e tharjes. | - | √ | 1⁄2))))+##### | 0:30 - 0:40 | 10,5 - 15,0 0,55 | - 0,65 | |
![]() | Kristaleve 45° - Program për artikujt e brishtë, që janë më të ndje-shëm ndaj temperaturës së lartë, p.sh. gotat dhe filxhanët. | √ | √ | 1⁄2))))+##### | 1:40 - 1:50 | 2,5 - 17,0 | 0,95 - 1,20 | |
![]() | Paralarjes - Përdoret për të zbutur papastërtitë e enëve që janë planifikuar për t'u larë më vonë. Kur përdorni këtë program nuk duhet përdorur detergjent. | - | √ | 1⁄2 | 0:12 4,5 | 0,10 | ||
![]() | Vetë-Pastrimi 65° - Përdoret për të kryer mirëmbajtjen e pjatalarë-ses. Programi duhet të aktivizohet vetëm atëherë kur pjatalarësja është BOSH, duke përdorur detergjente të posaçme të krijuar për mirëmbajtjen e pjatalarëseve. | - | - | 1⁄2 | 1:15 | 12,7 | 1,10 | |
Të dhënat e programit ekologjik maten në kushte laboratorike sipas standardit evropian EN 60436:2020.
Shënim për laboratorët e testeve: Për informacione rreth kushteve krahasuese të testimeve të standardit EN, ju lutemi të dërgni një email në adresën e mëposhtme: dw_test_support@europeanappliances.com
Trajtimi paraprak i pjatave nuk është i nevojshëm përpara asnjë programi.
*) Dera hapet përpara se programi të përfundojë. Kjo për të përmirësuar efikasitetin e tharjes. Për ta shkarkuar pjatalarësen, prisni derisa ora të shënojë 00:00.
**) Jo të gjitha opsonet mund të përdoren njëkohësisht.
***) Vlerat e dhéna për programet e ndryshme nga Eco janë vetëm orientuese. Koha aktuale mund të variojë në varësi të shumë faktorëve si temperatura dhe presi- nii ujit në hyrje, temperaturës së dhomës, sasisë së detergjentit, sasisë dhe llojit të ngarkesës, balancimit të ngarkesës, opsioneve shtesë të përzgjedhura dhe kalibrimit të sensorit. Kalibrimi i sensorit mund të rrisë kohëzgjatjen e programit me deri në 20 min.
OPSIONET DHE FUNKSIONET
OPSIONET mund të aktivizohen/çaktivizohen, pasi të zgjidhet programi, duke shtypur butonin përkatës (nëse ka llambë, ajo ndizet me aktivizimin e opsonit) (shihni PANELIN E KONTROLLIT). Nëse ndonjë opson nuk ofrohet me programin e zgjedhur (shikoni TABELÉN E PROGRAMEVE), llama LED përkatëse pulson shpejt 3 herë dhe bie zilja elektrike. Opsioni nuk aktivizohet. Opsion shërben për të ndryshuar kohëzgjatjen, konsumin e ujit ose konsumin e energjisë për programin e përzgjedhur më përpara.
POWER POWER CLEAN® - Falë shkulmit shtesë, ky opsion ofron një larje më intensive dhe më të fuqishme në raftin e poshtëm, në zonën e specifikuar. Ky opsion rekomandohet për larjen e ibrikëve dhe tavave (Ju lutem, shihni pjesën për ngarkimin e zonës «Power Clean*).

GJYSMË-NGARKESË - Nëse nuk ka shumë enë për të larë, opsoni GJYSMË-NGARKESË përdoret për të kursyer ujë, rrymë elektrike ose kohë, në varësi të programit të zgjedhur.
Mos harroni të pakësoni sasinë e detergjentit.
( )+ THARJE EKSTRA - Një temperaturë më e lartë gjatë shpëlarjes së fundit si një fazë e zgjatur tharjeje që mundëson një tharje më të mirë. Opsioni THARJE EKSTRA mundëson zgjatjen e ciklit të larjes.

E HESHTUR – I përshtatshëm për përdorimin e pajisjes gjatë natës. Ky opsion mund të përdoret për të kufizuar zhurmat që bën pajisja gjatë fazave të larjes. Në varësi të ciklit bazë të përzgjedhur, kohëzgjatja e ciklit mund të rritet.

SHPËLARJE SANI - Ky opson mund të përdoret për të dezinfektuar enët e lara.Ky proces rrit temperaturën gjatë shpëlarjes së fundit dhe i shton larjen antibakteriale programit të përzgjedhur. Ideal për pa-
strimin e enëve prej qeramike dhe shisheve ushqyese. Dera e pjatalarësit duhet të mbahet e mbyllur për të gjithë kohëzgjatjen e programit për të garantuar pakësimin e mikrobeve. Nëse dera hapet fillon vezullimi i llambushkës treguese. PARALAJMÉRIM: enët prej qeramike dhe pllakëzat mund të nxhen shumë në fund të ciklit.
—O BLLOKIMI I ÇELÈSAVE - Shtypja e gjatë (për 3 sekonda) e butonit THARJE EKSTRA aktivizon funksionin BLLOKIMI I ÇELÈSAVE. Funksioni BLLOKIMI I ÇELÈSAVE blokon panelin e kontrollit përveç butonit NDIZ/FIK. Për të çaktivizuar BLLOKIMI I ÇELÈSAVE, mbajeni shtypur përsëri gjatë.

VONESËS - Fillimi i programit mund të vonohet për një periudhë kohore nga 0:30 deri në 24 orë.
-
Zgjidhni programin dhe opsonet e dëshiruara. Shtypni butonin VONESËS (në mënyrë të përsëritur) për të vonuar fillimin e programit. Përshtatet nga 0:30 deri në 24 orë. Kur cilësimi prej 24 orësh arrihet, shtypni VONESËSedhe një herë për të çaktivizuar funksionin VONESËS.
-
Mbyllni derën dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo. Kohëmatësi fillon numëri-min mbrapsht.
-
Pasi të ketë kaluar kjo kohë, Ilambushka treguese fiket dhe programi fillon automatikisht.
Funksioni i VONESËS nuk mund të caktohet pasi të ketë filluar programi.
NaturalDry - është një sistem tharjeje me konveksion që e hap automatikisht derën gjatë/pas fazës së tharjes, për të garantuar një performancë të shkëlqyer tharjeje cdo ditë. Dera hapet kur temperatura është në nivele të sigurta për mobiliet e kuzhinës tuaj, për këtë arsye dera nuk do të hapet kur opsioni SHPËLARJE SANI është i ndezur. Si mbrojtje shtesë me avull, fleta mbrojtëse e krijuar posaçërisht shtohet bashkë me enëlarësen.
Për të parë se si të montoni fletën mbrojtëse, referojuni UDHËZUESIN E INSTALIMIT. Kjo veçori është automatikisht aktive, por keni mundësinë ta çaktivizoni në „MENYJA E CILËSIMEVE”.
ZHGËLQERËZIMIT - Alarm - është detektuar grumbullim i gëlqeres në komponentët e brendshëm të pajisjes. Kontrolloni nëse Cilësimi i Fortësisë së Ujit ka vlerën e saktë dhe që ka kripë në mbajtësen e kripës (shihni pjesën PËRDORIMI PËR HERË TË PARË), më pas përdorni një produkt zhgëlqerëzues (rekomandohet marka WPro) me programin e Vetëlarjes. Nëse veprimet e mësipërme nuk kryhen, performanca e produktit do të bjerë. Paralajmërimi ZHGËLQERËZIMIT do të fillojë të pulsojë dhe alarmi «dES» do të shfaqet në ekran. Nëse nuk është marrë asnjë masë, pajisja do të mundësojë vetëm një numër të caktuar ciklesh për të filluar (gjë që tregohet në alarmin «dES» në ekran) e më pas do të BLLOKOHET për të shmangur dëmtim të komponentëve, vetëm me programin e Vetëlarjes të disponueshëm. Produkti do të zhbllokohet nëse kryeni një zhgëlqerëzim të plotë. Nëse ka sasi të larta gëlqereje, zhgëlqerëzimi mund të duhet kryer dy herë për të genë efikas.

RUBINETI I UJIT I MBYLLUR - Alarm - Pulson kur nuk hyn ujë ose kur rubineti i ujit është i mbyllur.
NUMËRUESI I CIKLEVE - Ky funksion tregon numrin e cikleve të larjes që ka kryer pjatalarësja.
Për ciklet nga 0 në 999, në ekran shfaqet një numër i fiksuar.

Për shembull, për 25 cikle.
Kur numri i cikleve është më i madh se 1000, numri qarkullon në ekran. Shenja “_” përfaqëson “,” p.sh. si në këtë rast: 1,000 = 1_000, 13,947 = 13_947 (numri qarkullon 3 herë).


Shembulli për 13,947 cikle:
Pas shfaqjes së cikleve, ekrani shfaq fjalët "n".
SHËNIM: Pjatalarësja mund të ketë kryer tashmë rreth 30 cikle. Kjo ndodh për shkak të procesit të zgjatur të cilësisë, që kryhet gjatë prodhimit. Garanton cilësi më të lartë të produktit.

SENSORI - Kur sensori zbulon nivelin e ndotjes, në ekran shfaqet një animacion (rreth 20 minuta) dhe kohëzgjatja e ciklit përditësohet. Sensori është për nivelin e ndotjes së pjatave dhe përret në çdo cikël me (përjashtim Eco) dhe e përshtat programin sipas rastit.
NGARKIMI I RAFTEVE
KAPACITETI: 15 cilësime standarde vendi
RAFTI MË I LARTË
Rafti më i lartë ofron një zonë pastrimi të posaçme për tasat, filxhanët, madje edhe për pjatat e mëdha dhe serviset që normalisht do të futeshin në raftet
më të poshtme, duke krijuar kështu më shumë hapësirë për enët e tjera të ditës.
Vendosja e takëmeve veçmas e bën më të lehtë mbledhjen pas larjes dhe përmirëson larjen dhe tharjen.
Thikat dhe takëmet e tjera me maja të mprehta duhet të vendosen me tehet të kthyer nga poshtë.

Vendosni pjatat delikate dhe të lehta: gotat, filxhanët, pjatat e cekëta, tasat e cekët për sallatë. Rafti i sipërm ka kapëse që mund të përdoren në pozicion vertikal kur vendosen filxhanët e çajit/pjatat e émbëlsirave ose në një pozicion më të ulët për të vendosur tasat dhe enët e ushqimit.
(shembull ngarkimi për raftin e sipërm)

Lartësia e raftit të sipërm mund të përshtatet: pozi- cioni i lartë, që shërben për vendosjen e enëve të mëdha në shportën e ulët, dhe pozicioni i ulët, që shërben për të shfrytëzuar sa më shumë mbështetë- set, duke krijuar më shumë hapësirë lart dhe duke shmangur përplasjen me enët e ngarkuara në raftin e poshtëm.
Rafti i sipërm është i pajisur me një Përshtatës Lartësie për raftin e sipërm (shihni figurën): pa i shtypur levat, ngrijeni lart duke e kapur nga anët deri sa rafti të zërë vend mirë (të mos lëvizë) në pozicionin e sipërm. Për të kaluar sërish te pozicio-
ni i poshtëm, shtypni levat „A” në anët e raftit dhe lëvizeni koshin poshtë. honi lartësinë e raftit kur të jetë ngarkuar. KURRE mos e ngrini ose ulni shportën vetëm në një anë.

Fletët e palosshme anësore mund të palosen ose shpalosen për të optimizuar konfigurimin e enëve në sirtar. Gotat e verës mund të vendosen në mënyrë të sigurt brenda fletëve të përkulshme duke futur fronin e çdo gote në vendin përkatës.
Në varësi të modelit:
- për të shpalosur fletët, duhet t'i rrëshqisni lart dhe t'i rrotulloni ose ta lironi nga kapëset dhe ta tërhiqni poshtë.
• për të palosur fletët duhet t'i rrotulloni dhe t'i rrëshqisni poshtë ose t'i tërhiqni lart dhe t'i fiksoni me kapëse.

Për vazo, kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj. Pllakat e mëdha dhe kapakët është mirë të vendosen në anët e pajisjes, me qëllim që të mos pen gojnë lëvizjen e krahut të spërkatjes.
Rafti i poshtëm ka kapëse që mund të përdoren në pozicion vertikal kur vendosen filxhanët e çajit/pjatat e ëmbëlsirave ose në pozicion horizontal (më të ulët) për të vendosur me lehtësi tiganët dhe tasat e sallatës.

(shembull ngarkimi për raftin e poshtëm)
POWER CLEAN® (PASTRIMI I FORTË)
Power Clean® përdor spërkatës specialë në pjesën e pasme për të larë me më shumë intensitet enët e ndotura. Rafti i poshtëm ka një Zonë Hapësire, një mbështetëse speciale që nxirret në pjesën e pasme të raftit e cila mund të përdoret për të mbajtur tiganët ose tavat në pozicion vertikal, duke marrë më pak hapësirë.
Me vendosjen e vazove/tenxhereve në pjesën POWER CLEAN® aktivizoni Power Clean® në panel.
Si të përdoret Power Clean*:
-
Përshtatni zonën e Power Clean® (G) duke palosur mbajtëset e pasme të pllakave për të vendosur vazot.
-
Vendosni vazot dhe tavat në drejtim vertikal në zonën Power Clean*. Vazot duhet të kenë pjerrësi drejt rrymës së ujit.
SHPORTA E ENÈVE
Ešhtë e pajisur me rrjeta të si- përme për vendosje më të mirë të enëve. Duhet të pozicionohet në pjesën e përparme të raftit të poshtëm.
Thikat dhe takëmet e tjera me skaje të mprehtë duhet të ven-
dosen në koshin e takëmeve me majat me drejtim nga poshtë ose duhet të vendosen horizontalisht në dhomëzat me palosje tek rafti i sipërm.


KUJDESI: Gjithmonë hiqeni pajisjen elektroshtëpiake nga priza elektrike kur e pastroni dhe kryeni mirëmbajtjen e saj. Mos përdorni lëngje të ndezshëm për të pastruar makinerinë.

Shenjat në pjesën e brendshme të pajisjes elektroshtëpiake mund të hiqen me një copë rrobe të njomur me ujë dhe me pak uthull.
Sipërfaqja e jashtme e makinerisë dhe panelit të kontrollit mund të pastrohet duke përdorur një leckë jo-gërryese të njomur me ujë. Mos përdorni produkte tretëse ose gërryese.
PENGIMI I FORMIMIT TË AROMAVE TË PAKËNDSHME
Gjithmonë mbajeni derën e pajisjes elektroshtëpiake pak të hapur, me qëllim që të mos mbetet brenda lagështia që krijohet.
Pastroni rregullisht cepat e derës dhe përhapësin e detergjentit duke për-dorur një sfungjer të njomë. Kjo shmang ngecjen e ushqimit nëpër cepa, shkaku kryesor i formimit të erërave të pakëndshme.
KONTROLLIMI I TUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË
Kontrolloni rregullisht tubin e furnizimit për të parë nëse është plasaritur ose çare. Nëse dëmtohet, ndërrojeni me një tub të ri të disponueshëm nëpërmjet shërbimit tonë të pas-shitjes ose me shitësin tuaj specialist. Në varësi të llojit të tubit:

Nëse tubi i ujit ka veshje transparente, kontrolloni herë pas here nëse ngjyra theksohet vende-vende. Nëse ka, tubi mund të ketë rrjedhje dhe duhet të ndërrohet.
Për saraçineskat e ujit: kontrolloni dritaren e vogël të kontrollit të sigurisë (shikoni shigjetën). Nëse është e kuqe, është aktivizuar funksioni i ndalimit të ujit dhe tubi duhet të ndërrohet me një të ri.
Për zhvidhosjen e tubit shtypni butonin e lëshimit gjatë zhvidhosjes së tubit.
PASTRIMI I TUBIT TË FURNIZIMIT ME UJË
Nëse tubat e ujit janë të rinj ose nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë kohore, lëreni ujin të rrjedhë për t'u siguruar që të jetë i pastër dhe që të mos ketë papastërti përpara se të bëhen lidhjet e nevojshme. Nëse nuk merret kjo masë paraprake, tubi i ujit mund të bllokohet dhe të dëmtojë makinën pjatalarëse.
PASTRIMI I MONTAZHIT TË FILTRIT
Pastrojeni rregullisht paketën e filtrit në mënyrë që filtrat të mos bllokohen dhe uji të rrjedhë si duhet.
Përdorimi i pjatalarëses me filtra të bllokuar ose me objekte të huaja brenda sistemit të filtrimit ose krahëve spërkatës mund të shkaktojë keqfunksionim të njësisë, e për pasojë ulje të rendimentit, zhurmë gjatë punës ose konsum më të lartë të burimeve.
Montazhi i filtrit përbëhet nga tre filtra që heqin mbetjet ushqimore nga uji larës dhe pastaj rigarkullojnë ujin.
Pjatalarësja nuk duhet të përdoret pa filtra ose nëse filtri është liruar.
Të paktën një herë në muaj ose pas 30 ciklesh, kontrolloni montazhin e filtrit dhe, nëse është e nevojshme, lajeni mirë me ujë të rrjedhshëm, duke përdorur një furçë jometalike dhe duke zbatuar udhëzimet e mëposhtme:
-
Rrotulloni filtrin cilindrik A në drejtim kundërorar dhe nxirreni jashtë (fig 1). Éshtë e rëndësishme që, kur instaloni përsëri filtrin, të dy trekëndëshat që tregohen në figurë të takohen.
-
Hiqni filtrin kupë B duke shtypur lehtë pjesën e fletëve anësore (fig 2).
-
Rrëshqisni jashtë pllakëzën e filtrit me çelik inoks C (fig 3).
-
Nëse gjeni objekte të huaja (p.sh. copa qelqi dhe porcelani, kocka, fara frutash, etj.), ju lutem, hiqini me kujdes.
-
Kontrollojeni kapësen dhe hiqni mbetjet ushqimore. KURRË MOS HIQNI mbrojtësen e pompës së ciklit larës (tregohet me shigjetë) (fig 4).

Pas pastrimit të filtrave, rivendoseni montazhin e filtrit dhe montojeni se duhet në fole; kjo është thelbësore për ruajtjen e funksionimit efikas të pjatalarëses.
PASTRIMI I KRAHËVE SPËRKATËS

Në disa raste, mbetjet ushqimore mund të formojnë kërce te spërkatësi dhe të bblokojë vrimat që përdoren për spërkatje. Për këtë arsye rekomandohet që të kontrolloni spërkatësin herë pas here për ta pastruar me një furçë të vogël jometalike.
Për të hequr krahun spërkatës të sipërm, duhet ta hiqni bashkë me kolektorin.
Rafti më i lartë ka një tub larës të fiksuar, me të gjitha hundë-
zat larëse me fytyrë nga lart. Për ta pastruar, mund ta rrëshqitni raftin jashtë dhe me një piskatore të hiqni sendet që mund të kenë ngecur tek hundëzat.

Krahu spërkatës i poshtëm mund të hiqet duke e tërhequr nga sipër dhe duke e rrotulluar në drejtim kundërorar. Rimontimi i krahut spërkatës bëhet duke e tërhequr poshtë dhe duke e rrotulluar në drejtim orar.

Krahu i spërkatjes së tavanit mund të hiqet duke e shtypur lart dhe më pas duke e rrotulluar në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Rimontimi i krahut spërkatës bëhet duke e tërhequr lart dhe duke e rrotulluar në drejtim orar.
TROUBLESHOOTING
Në rast se pjatalarësja nuk punon si duhet, kontrolloni nëse problemi mund të zgjidhet duke ndjekur udhëzimet në pjesën e mëposhtme. Për gabime ose probleme të tjera, kontaktoni me shërbimin e autorizuar të passhitjes, të dhënat e kontaktit të të cilit mund t'i gjeni në broshurën e garancisë. Pjesët rezervë do të jenë të disponueshme për një periudhë deri në 7 vjet ose deri në 10 vjet, në përputhje me kërkesat e rregulloreve përkatëse.
| PROBLEMET SHKAQET E MUNDSHME ZGJIDHJET | ||
| S Āshtë ndezur drita e treguesit të kripës | Depozita e kripës është pothuajse bosh. | Rimbusheni depozitën me kripë (për më shumë informacione shikoni pjesën „MBUSHJA E DEPOZITÉS SÉ KRIPÉS”). Po të jetë e nevojshme kontrolloni cilësimin për fortësinë e ujit (shihni „PARAMETRI I FORTÉSISÉ SÉ UJIT”). |
| S Pulson drita e treguesit të kripës | Depozita e kripës është bosh. | Mbusheni depozitën me kripë sa më shpejt. Përdorimi i pajisjes pa kripë mund të dëmtojë pjesët përbërëse të brendshme të saj. |
| * Ũshtë ndezur ose pulson treguesi i shpëlarësit | Shpërndarësi i shpëlarësit është bosh. (Pas rimbushjes, treguesi i shpëlarësit mund të qëndrojë i ndezur për një kohë të shkurtër). | Rimbusheni shpërndarësin me shpëlarës (për më shumë informacione, shihni pjesën „MBUSHJA E SHPÉRNDARÉSIT TÉ SHPÉLARÉSIT”). |
| * Ũshtë ndezur ose pulson treguesi i pastrimit të çmëris it në ekran është shfaqur mesazhi „dES” i alamit. | Ka çmërs në pjesët e brendshme të pajisjes. | Hiqni menjëherë çmërsin nga pajisja duke përdorur programin Vetëpastrimi dhe ndonjë produkt për pastrimin e çmërsit (shikoni OPSIONET DHE FUNKSIONET). Mbusheni përsëri me kripë depozitën. Kontrolloni cilësimet për fortësinë e ujit. Nëse pajisja nuk pastrohet nga çmërsi, do të ndalojë punën. |
| Pjatalarësja nuk ndizet ose nuk u përgjigjet komandave. | Pajisja nuk është futur në prizë si duhet. Futri | prizën në spinën e rrjetit të rrymës elektrike. |
| Ikja e energjisë elektrike. | Për arsye sigurie, pjatalarësja nuk ndizet automatikisht kur vjen përsëri energjia elektrike. Mbylleni derën dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo. | |
| Dera e pjatalarëses nuk mbyllet. Kunji i funksionit NaturalDry nuk është futur. | Shtyjeni fort derën derisa të dëgjoni “klikim”. | |
| Cikli ndërpritet kur dera qëndron hapur për më shumë se 4 sekonda. | Mbylleni derën brenda 4 sekondash dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo. | |
| Paneli i kontrollit nuk reagon ose në ekran shfaqet mesazhi F6 E1. | Fiken i pajisjen duke shtypur butonin NDIZ-FIK/Rivendos, ndizeni përsëri pas rreth një minute dhe nisni përsëri programin. Nëse problemi vazhdon, hiqeni pajisjen nga priza për 1 minutë dhe vëreni përsëri në prizë. | |
| Pjatalarësja nuk shkarkohet. Në ekran shfaqet mesazhi: F7 E3 ose F9 E1 | Filtri është bllokuar me mbetje ushqimore ose çmërs. | Pastroni filtrin dhe hiqni çmërsin nga pajisja (shihni pjesët „PASTRIMI I MONTAZHIT TÉ FILTRIT” dhe „UDHÉZIMET PËR PASTRIMIN E ÇMÈRSIT”). |
| Tubi i shkarkimit është bllokuar. | Kontrolloni tubin e shkarkimit (shihni pjesën „UDHÉZIMET PËR INSTALIMIN”). | |
| Tubi i lavamanit është i bllokuar. Pastroni tubin e lavamanit. | Bendosini enët si duhet (shihni pjesën „NGARKIMI I RAFTEVE”). | |
| Pjatalarësja bën zhurmë të madhe. | Pjatat përplasen me njëra-tjetrën. | Sasia e detergentit nuk është matur si duhet ose detergenti nuk është i përshtatshëm për t'u përdorur për pjatalarëse (shihni pjesën „MBUSHJA E SHPÉRNDARÉSIT TÉ DETERGJENTIT”). Rinisni ciklin aktual duke e FIKUR pjatalarësen dhe duke e ndezur sërish, pastaj zgjidhni një program të ri, mbyllini derën dhe shtypni butonin FILLO/ Ndalo. Ju lutemi të mos shtoni detergent. |
| Ka shumë shkumë. | ||
| Enët nuk janë vendosur si duhet. | Vendosini enët në mënyrën e duhur (shihni pjesën „NGARKIMI I RAFTEVE”). | |
| Filtri është bllokuar nga mbetjet ushqimore ose çmërsi. | Pastrojeni paketën e filtrit (shihni pjesën „KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA”). | |
| Pjatat nuk janë të pastra. | Enët nuk janë vendosur si duhet. | Vendosini enët në mënyrën e duhur (shihni pjesën „NGARKIMI I RAFTEVE”). |
| Krahët e spërkatësit nuk mund të rrotullo- hen lirshëm ngaqë i pengojnë pjatat. | Vendosini enët në mënyrën e duhur (shihni pjesën „NGARKIMI I RAFTEVE”). Kujdesuni që sirtari i sipërm të jetë vendosur si duhet dhe rregullojeni (ngrijeni lart) po të jetë nevoja. | |
| Cikli i pastrimit është shumë i butë. | Zgjidhni një cikël pastrimi të përshtatshëm (shihni „TABELËN E PROGRAMEVE”)..” | |
| Ka shumë shkumë. | Detergjenti nuk është matur si duhet ose nuk është i përshtatshëm për t'u përdorur në pjatalarës (shikoni pjesën „MBUSHJA E SHPÉRNDARÉSIT TÉ DETERGJENTIT”). | |
| Kapaku i depozitës së shpëlarësit nuk është mbyllur si duhet. | Sigurohuni që kapaku i shpërdarësit të shpëlarësit të jetë mbyllur. | |
| Filtri është bllokuar nga mbetjet ushqimore ose çmërsi. | Pastrojeni filtrin dhe hiqni çmërsin nga pajisja (shihni pjesën „PASTRIMI I MONTAZHIT TÉ FILTRIT”). | |
| Depozita e kripës është bosh. | Mbushni rezervuarin e kripës (shikoni pjesën „MBUSHJA E DEPOZITÉS SÉ KRIPÉS”). | |
| Pjatalarësja nuk mbushet me ujë. Në ekran shfaqet mesazhi: H20, i ndriçuar; dégjohet alarmi akustik. | Nuk ka ujë ose furnizimi me ujë është i mbyllur. | Sigurohuni që të ketë ujë në hyrje ose që rubineti të jetë i hapur. |
| Tubi i prurjes së ujit është bllokuar. | Kontrolloni tubin e prurjes së ujit (shihni pjesën „INSTALIMI”). Mbylleni derën dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo. | |
| Sita e tubit të prurjes së ujit është bllokuar; duhet pastruar. | Kontrolloni dhe pastroni sitën e tubit të prurjes së ujit. Mbylleni derën dhe shtypni butonin FILLO/Ndalo. | |
| Pjatalarësja e për-fundon ciklin para kohe.Në ekran shfaqet mesazhi: F8 E3 | Filtri është bllokuar me mbetje ushqimore ose çmërs. | Pastroni filtrin dhe hiqni çmërsin nga pajisja (shihni pjesët „PASTRIMI I MONTAZHIT TË FILTRIT" dhe „UDHËZIMET PËR PASTRIMIN E ÇMËRSIT"). |
| Tubi i shkarkimit është vendosur shumë poshtë ose është nën nivelin e sistemit të mbledhjes së ujërave të zeza të shtëpisë. | Verifikoni nëse skaji i tubit të shkarkimit është në lartësinë e duhur (shihni pjesën „INSTALIMI"). Kontrolloni se mos niveli i sistemit të ujërave të zeza është më i lartë sesa niveli i pajisjes dhe, po të jetë nevoja, instaloni një valvulë për të penguar sifonimin. | |
| Ka shumë shkumë. | Detergjenti nuk është matur si duhet ose nuk është i përshtatshëm për t'u përdorur në pjatalarës (shikoni pjesën „MBUSHJA E SHPËRNDARÉSIT TË DETERGJENTIT"). | |
| Në tubin e furnizimit me ujë ka ajër. | Kontrolloni tubin e furnizimit me ujë nëse ka rrjedhje ose probleme të tjera që shkak-tojnë hyrjen e ajrit. | |
| Pjatat nuk janë tharë mirë. | Nuk ka shpëlarës ose doza është tepër e vogël. | Sigurohuni që shpërndarësi i shpëlarësit të jetë i mbushur (shihni pjesën „MBUSHJA E SHPËRNDARÉSIT TË SHPËLARÉSIT"). Përdorimi vetëm i tabletave shumëfunksionale nuk jep aq rezultat të mirë në tharjen e enëve sa jep përđorimi i shpëlarësit. |
| Pjatat janë hequr nga pajisja pasi dera është hapur automatikisht, por përpara përfundimit të ciklit. | Sigurohuni që cikli të ketë përfunduar përpara se të nisni nxjerrjen e pjatave (shihni pjesën „PËRDORIMI I PËRDITSHËM"). Për t'i tharë më mirë enët, ju rekomandojmë t'i lini pjatat brenda pajisjes me derën të hapur edhe për 15 minuta të tjera pas përfundimi të ciklit. | |
| Pjatat janë pozicionuar në pozicion pothuaj horizontal. | Nëse vini re „pellgje” uji brenda filxhanëve ose kupave, provoni t'i ngarkoni pjatat (veçanërisht në sirtarin e sipërm), duke i anuar më shumë me qëllim që sasia më e madhe e ujit të derdhet poshtë përpara se të fillojë faza e tharjes. | |
| Cikli i përzgjedhur nuk ka fazë tharjeje. | Ju lutem, shihni „TABELËN E PROGRAMEVE” për të parë nëse programi i përzgjedhur ka fazë tharjeje. Cikli pa fazën e tharjes mund të mos realizojë tharjen e dëshiruar, prandaj rekomandohet të ndryshoni ciklin dhe të përzgjidhni një që ka fazë tharjeje. | |
| Pjatat përbëhen prej materiali jo-ngjitës ose plastik. | Ešhtë normale që në enët e këtij Iloji materiali të mbeten ca pika ujë. | |
| Pjatat dhe gotat kanë vija blu ose nuanca që vijnë si blu. | Doza e shpëlarësit është e tepërt. Uleni dozën. | |
| Pjatat dhe gotat janë të mbuluara me çmërs ose me një cipë që vjen si e bardhë. | Depozita e kripës është bosh. | Mbusheni depozitën me kripë sa më shpejt. Përdorimi i pajisjes pa kripë mund të dëmtojë pjesët përbërëse të brendshme të saj. |
| Kení përzgjedhur nivel shumë të ulët të fortësisë së ujit. | Rrisni vlerën e përzgjedhur (shihni „TABELA E FORTËSISË SË UJIT"). | |
| Kapaku i rezervuarit të kripës nuk është mbyllur si duhet. | Kontrolloni dhe mbyllni kapakun e depozitës së kripës. | |
| Depozita e shpëlarësit është bosh ose doza e shpëlarësit nuk mjafton. | Mbusheni shpërndarësin me shpëlarës dhe verifikoni vlerën e përzgjedhur të dozës (për më shumë informacione, shihni pjesën „MBUSHJA E SHPËRNDARÉSIT TË SHPËLARÉSIT"). | |
| Në ekranin e pja-talarëses ka dalë mesazhi F8 E5 | Ešhtë bllokuar valvula ose është me defekt. | Nëse është e mundur, mbyllni rubinetin e ujit. Mos e stakoni burimin e energjisë. Merrni në telefon ekipin e shërbimit. |
| Rrjedhja e deter-gjentit. | Varet nga Iloji i detergjentit të lëngshëm që përđoret dhe mund të theksohet nëse aktivizohet opsioni i vonimit. | Rrjedhjet e vogla nuk çojnë në keqfunksionimin e makinës. Ato mund të shmangen duke ndryshuar Ilojin e detergjentit të lëngshëm ose duke përđorur tableta. |
Udhëzimet, dokumentacionet standarde dhe informacionet shtesë mund të gjenden:
• Duke përdorur kodin QR
- Në faqen tonë të internetit docs.whirlpool.eu/docs dhe parts-selfservice.europeanappliances.com
- Gjithashtu, mund të kontaktoni shërbimin tonë të shitjes (numri telefonik gjendet në librezën e garancisë). Kur kontaktoni shërbimin tonë të shitjes për klientët, ju lutemi të lexoni shifrat të cilat gjenden në pllakëzën identifikuese të produktit tuaj.
Informacionet rreth modelit mund t'i shkarkoni duke përdorur kodin QR të shkruar në shenjën energjetike.
Shenja përfshin edhe identifikuesin e modelit që mund të përdoret për kontrollimin e regjistrimit në portalin, në adresën https://eprel.ec.europa.eu.







