WHIRLPOOL W0I D751A X - Makinat larëse enësh

W0I D751A X - Makinat larëse enësh WHIRLPOOL - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas W0I D751A X WHIRLPOOL në format PDF.

📄 96 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice WHIRLPOOL W0I D751A X - page 81
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth W0I D751A X WHIRLPOOL

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Makinat larëse enësh në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj W0I D751A X - WHIRLPOOL dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. W0I D751A X e markës WHIRLPOOL.

MANUAL I PËRDORUESIT W0I D751A X WHIRLPOOL

Për të marrë mbështetjen më të plotë, ju lutemi të regjistroheni në: www.whirlpool.eu/register

JU LUTEMI TË SKANONI KODIN QR NË PRODUKTIN TUAJ PËR TË MARRË INFORMACIONET MË TË DETAJUARA

WHIRLPOOL W0I D751A X - 1

WHIRLPOOL W0I D751A X - 2

Para se të përdorni këtë pajisje lexoni Udhëzimin për shëndetin dhe sigurinë.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT

PAJISJA
WHIRLPOOL W0I D751A X - PËRSHKRIMI I PRODUKTIT - 1

text_image 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Service: 11 12 13
  1. Rafti i sipërm
  2. Rafti i takëmeve
  3. Krahët e palosshëm
  4. Rregullimi i lartësisë së raftit të sipërm
  5. Spërkatësja e sipërme
  6. Rafti i poshtëm
  7. Power Clean® mbështetje
  8. Spërkatësja e poshtme
  9. Sistemi i filtrave
  10. Kutia e kripës
  11. Detergjenti dhe kutia e mjetit për shpëlarje
  12. Pllakëza identifikuese
  13. Paneli i kontrollit

PANELI I KONTROLLIT
WHIRLPOOL W0I D751A X - PËRSHKRIMI I PRODUKTIT - 2

text_image 1 2 3 85469710111213 MULTI ZONE P 18h P 3"
  1. Butoni Ndiz-Fik/Rivendos me Ilambushkën treguese
  2. Butoni i përzgjedhjes së programit
  3. Llambushka e treguesit të rimbushjes me kripë
  4. Llambushka e treguesit të rimbushjes së shpëlarësit
  5. Treguesi i numrit të programit dhe kohës së ndezjes me vonesë
  6. Llambushka treguese e Tabletës (Tab)

  7. Ekrani

  8. Llambushka e treguesit së treguesit të Multizone
  9. Butoni i Multizone
  10. Butoni i Ndezjes me vonesë
  11. Butoni Turbo me llambushkën treguese
  12. Butoni Power Clean® me llambushkën treguese
  13. Butoni FILLIM/Pushim me dritën treguese / Tableta (Tab)

PËRDORIMI I PARË I PAJISJES

KRIPË, MJET PËR SHPËLARJE DHE DETERGJENT

REKOMANDIMET NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E PARË

Pas instalimit, hiqni kapakët nga raftet dhe elementet shtrënguese elastike nga rafti i sipërm.

MBUSHJA E KUTISË SË KRIPËS

Përdorimi i kripës parandalon formimin e GËLQERES në enët dhe komponentët funksionalë të makinës.

- KUTIA E KRIPËS NUK DUHET të jetë I ZBRAZËT KURRË.

- Ešhtë e rëndësishme të rregulloni fortësinë e ujit.

Kutia e kripës gjendet në pjesën e poshtme të enëlarëses (shihni PËRSH-KRIMIN E PRODUKTIT) dhe duhet të mbushet kur ndriçon në panelin e kontrollit drita treguese RIMBUSHJA E KRIPËS

WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË KRIPËS - 1

  1. Hiqni raftin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e kutisë (në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit).

  2. Kur e bëni këtë vetëm për herë të parë: mbushni me ujë kutinë e kripës.

  3. Vendosni hinkën (shihni imazhin) dhe mbushni kutinë e kripës deri në buzën e tij (përafërsisht 1 kg); nuk është e pazakonshme nëse rrjedh pak ujë.

  4. Hiqni hinkën dhe fshini të gjitha pjesët e mbetura të kripës.

Sigurohuni se është vidhosur fort kapaku në mënyrë që detergjenti të mos hyjë brenda gjatë programit të larjes (kjo mund të dëmtojë përherë zbutësin e ujit).

Sa herë që duhet të shtoni kripën, procedura duhet të mbarohet detyrimisht para fillimit të ciklit të larjes me qëllim që të shmanget gërryerja.

KONFIGURIMI I FORTËSISË SË UJIT

Në mënyrë që zbutësi i ujit të punojë pa gabim, është e domosdoshme që konfigurimi i fortësisë së ujit të bazohet mbi fortësinë reale të ujit në shtëpinë tuaj. Këto informacione mund t'i merrni nga furnizuesi juaj lokal i ujit.

Fabrika vendos vlerën fillestare të fortësisë së ujit.

- Ndizni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

• Fikni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

- Mbani të shtypur për 5 sekonda butonin P, derisa të dëgjoni një sinjal zanor.

- Ndizni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

- Numri aktual i nivelit të zgjedhjes dhe drita treguese e kripës po pulsojnë.

- Shtypni butonin P për të zgjedhur nivelin e dëshiruar të fortësisë (shihni TABELËN E FORTËSISË SË UJIT).

Tabela e fortësisë së ujit
Niveli°dHShkalla gjermane°fHShkalla franceze°ClarkShkalla angleze
1 E butë 0 - 6 0 - 10 0 - 7
2 E mesme 7 - 1111 - 208 - 14
3 Mesatare12 - 16 21 - 2915 - 20
4 E fortë17 - 3430 - 6021 - 42
5 Shumë e fortë35 - 5061 - 90 43 - 62

• Fikni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

Konfigurimi ka përfunduar!

Kur të përfundojë kjo procedurë, nisni menjëherë programin.

Përdorni vetëm kripën që është krijuar veçanërisht për enëlarëset.

Pasi është vendosur kripa në enëlarësen, do të fiket drita treguese e RIMBUSHJES SË KRIPËS.

Nëse nuk është mbushur kutia e kripës, zbutësi i ujit dhe elementi ngrohës mund të dëmtohen si pasojë e grumbullimit të gëlqeres.

Përdorimi i kripës rekomandohet me cilindo lloj të detergjentit për enëlarëset.

MBUSHJA E KUTISË SË MJETIT PËR SHPËLARJE

Mjeti për shpëlarje lehtëson THARJEN e enëve. Kutia e mjetit për shpëlarje A duhet të mbushet kur të ndriçojë në panelin e kontrollit drita treguese RIMBUSHJA E MJETIT PËR SHPËLARJE

WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË MJETIT PËR SHPËLARJE - 1

  1. Hapni kutinë B duke shtypur dhe tërhequr lart skedën në kapak.
  2. Derdhni mjetin për shpëlarje (maks. 110 ml), duke kujdesur që të mos dalë jashtë shtratit të kutisë. Nëse ndodh kjo, fshini menjëherë këtë me një leckë të thatë.
  3. Për të mbyllur kapakun, shtypeni atë poshtë derisa të dëgjoni një klik. Mos vendosni KURRË mjetin për shpëlarje drejtpërdrejt në pajisjen.

KONFIGURIMI I DOZËS SË MJETIT PËR SHPËLARJE

Nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me rezultatet e tharjes, mund të konfiguroni sasinë e mjetit për shpëlarje.

- Ndizni enëlarësen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

- Fikni enëlarësen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

- Shtypni tri herë butonin P - do të dëgjohet një sinjal zanor.

- Ndizni enëlarësen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

- Numri aktual i nivelit të zgjedhjes dhe drita treguese e kripës po pulsojnë.

- Shtypni butonin P për të zgjedhur nivelin e sasisë së mjetit për shpëlarje.

- Fikeni atë duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

Konfigurimi ka përfunduar!

Nëse është konfiguruar në ZERO niveli i mjetit për shpëlarje, nuk do të përdoret asnjë mjet për shpëlarje. Drita treguese RIMBUSHJA E MJETIT PËR SHPËLARJE nuk do të ndriçojë nëse ju mungon mjeti për shpëlarje. Varësisht nga modeli i enëlarëses mund të konfigurohen jo më shumë se 5 nivele. Konfigurimi fillestar është specifik për modelin, ju lutemi që të ndiqni udhëzimet e sipërme për ta kontrolluar këtë lidhur me enëlarësen tuaj.

- Nëse shihni vija blu në enët, konfiguroni numrin më të ulët (1-2).

- Nëse ka pika uji ose shenja gëlqereje në enët, konfiguroni numrin e mesëm (3-4).

MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT

Për të hapur kutinë e detergjentit përdorni hapësen C. Vendosni detergjentin vetëm në kutinë D. Vendosni sasinë e detergjentit për paralarje drejtpërdrejt në pajisjen.

WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 1

  1. Kur matni sasinë e detergjentit merrni parasysh informacionet e përmendura më herët për të shtuar sasinë e përshtatshme. Brenda kutisë D gjenden informacionet që ndihmojmë në dozimin e detergjentit.

  2. Hiqni pjesët e mbetura të detergjentit nga buzët e kutisë dhe mbyllni kapakun derisa të dëgjohet një klik.

  3. Mbyllni kapakun e kutisë së detergjentit duke e tërhequr lart derisa të fiksohet mirë mbyllësja.

Kutia e detergjentit hapet automatikisht në kohën e duhur në përputhje me programin.

Nëse përdorni detergjentët all-in-one (gjithçka në një), ju rekomandojmë që të përdorni butonin TABLETA, sepse ai adapton programin në mënyrë që të arrijë gjithmonë rezultatet më të mira.

Përdorimi i detergjentit i cili nuk është i destinuar për përdorim në enëlarëset mund të shkaktojë ose të dëmtojë pajisjen.

TABELA E PROGRAMEVE

ProgramiFaza e tharjesNaturalDryOpsionet e disponueshme*)Kohëzgjatja e programit të larjes (o:min)**)Konsumi i ujit (litra/cikël)Konsumi i energjisë (kWh/cikël)
1. Eko 50°ECO3:20 9,5 0,64
2. 6thSense®WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 250-60°MULTI ZONE1:25 - 3:00 7,0 - 14,0 0,90 - 1,40
3. Intensiv 65°WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 3MULTI ZONE2:50 17,0 1,60
4. Larje dhe thar-je shpejtëWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 450°MULTI ZONE1:25 11,5 1,10
5. KristaleWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 545°MULTI ZONE1:40 12,0 1,20
6. E Shpejtë 30'WHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 650°-MULTI ZONE0:30 9,0 0,50
7. E heshturWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 750°MULTI ZONE3:30 16,0 1,15
8. PastrimiWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 865°-1:40 12,0 1,30
9. Para-larjeWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 9---MULTI ZONE0:12 4,5 0,01
10. VetëpastrimWHIRLPOOL W0I D751A X - MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT - 1065°--0:50 8,0 0,85

Të dhënat e programit EKO maten nën kushte laboratorike në përputhje me Standardin Evropian EN 60436:2020.
Shënimi për laboratorët e testimit: Për informacionet rreth kushteve të testimit krahasues EN, ju lutemi të dërgoni një e-mail në adresën e mëposhtme: dw_test_support@europeanappliances.com
Para përdorimit të një programi nuk është i nevojshëm trajtimi paraprak i enëve.
*) Jo të gjitha opsonet mund të përdoren njëkohësisht.
**) Vlerat e dhëna për programet përveç programit EKO janë vetëm me karakter tregues. Koha reale mund të variojë nga shumë faktorë sic janë temperatura dhe presioni i ujit, temperatura e dhomës, sasia e detergjentit, sasia dhe lloji i enëve, balancimi i ngarkesës, opsonet shtesë dhe kalibrimi i sensorit. Kalibrimi i sensorit mund të rrisë kohëzgjatjen e programit deri në 20 min.

PËRSHKRIMI I PROGRAMEVE

Udhëzimi për zgjedhjen e ciklit të larjes.

1 EKO

Programi Eko është i përshtatshëm për larjen e enëve mesatarisht të pista, dhe për këtë qëllim ky është programi më efikas nga pikëpamja e konsumit të energjisë dhe ujit dhe duhet të përdoret për vlerësimin e përputhshmërisë me rregullat e BE-së për dizajnin ekologjik.

Për enët mesatarisht të pista me pjesët e mbetura të thata të ushqimit. Gjen nivelin e papastërtisë dhe në bazë të kësaj konfiguron programin. Kur sensori gjen nivelin e papastërtisë, në ekran shfaqet një animacion, dhe kohëzgjatja e ciklit është përditësuar.

3 INTENSIV

Ky program rekomandohet për enët shumë të pista, veçanërisht për tiganët dhe tenxheret (mos e përdorni për enët delikate).

4 LARJE DHE THARJE SHPEJTË

Enët mesatarisht të pista. Cikli i përditshëm i cili siguron performancat optimale të larjes për një kohë më të shkurtër.

5 KRISTALE

Cikël për enët delikate, të cilat janë më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta, për shembull gota dhe filxhanë.

6 E SHPEJTË 30'

Ky program përdoret për gjysmën e ngarkesës së enëve pak të pista pa pjesë të mbetura të thara të ushqimit. Nuk ka fazën e tharjes.

7 E HESHTUR

I përshtatshëm për përdorim gjatë natës. Siguron performancat optimale të larjes dhe tharjes me emetimin më të ulët të zhurmës.

8 PASTRIMI

Enët mesatarisht ose shumë të pista, me larjen shtesë antibakteriale. Mund të përdoret për mirëmbajtjen e enëlarëses.

9 PARA-LARJE

Përdoret për freskimin e enëve të cilat duhet të lahen. Mos përdorni detergjentin për këtë program.

10 VETËPASTRIM

Programi i cili përdoret për mirëmbajtjen e enëlarëses dhe duhet të përdoret vetëm kur është E ZBRAZËT enëlarësja duke përdorur detergjentët e veçantë të parashikuar për mirëmbajtjen e enëlarëses.

Shënimet:

Kini parasysh se cikli E Shpejtë 30' është i destinuar për enët pak të pista.

OPSIONET DHE FUNKSIONET

OPSIONET mund t'i zgjidhni drejtpërdrejt duke shtypur butonin përkatës (shihni PANELIN E KONTROLLIT).

Nëse një opsion nuk i përshtatet programit të zgjedhur (shihni TABELËN E PROGRAMEVEA), drita përkatëse LED do të pulsojë shpejt 3 herë dhe do të dëgjohet një sinjal zanor. Opsioni nuk do të jetë i mundur.

MULTI MULTIZONE

ZONE

Nëse nuk ka shumë pjata për të larë, mund të përdoret gjysmë ngarkesa për të kursyer ujë, rrymë elektrike dhe detergjent.

Zgjidhni programin dhe pastaj shtypni butonin MULTIZONE: në ekran shfaqet simboli i raftit të zgjedhur. Me paracaktim pajisja elektroshtëpiake lan pjatat në të gjitha raftet.

Për të larë vetëm në raftin specifik, shtypeni këtë buton në mënyrë të përsëritur:

WHIRLPOOL W0I D751A X - ZONE - 1

shfaqet në ekran (vetëm rafti i poshtëm)

shfaqet në ekran (vetëm rafti i sipërm)

shfaqet në ekran (vetëm rafti i takëmeve)

shfaqet në ekran (opsion është FIKUR dhe pajisja elektroshtëpiake i lan pjatat në të gjitha raftet).

Kujtohuni të vendosni enë vetëm në raftin e sipërm ose të poshtëm dhe të ulni sasinë e detergjentit në mënyrën përkatëse.

Nëse rafti i sipërm hiqet, ju lutemi aplikoni detergjentin direkt në vaskë në vend të shpërndarësit të detergjentit.

WHIRLPOOL W0I D751A X - ZONE - 2

NDEZJA ME VONESË

Koha e fillimit të programit mund të shtyhet për periudhën kohore midis 1 dhe 12 orëve.

  1. Shtypni butonin NDEZJA ME VONESË: simboli përkatës «h» shfaqet në ekran; çdo herë kur shtypni butonin, do të shtohet (1o, 2o, etj. deri në 12o) koha e fillimit të ciklit të zgjedhur të larjes.
  2. Zgjidhni programin e larjes, shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave; kohëmatësi do të fillojë të numërojë.
  3. Pasi të ketë kaluar koha, drita treguese «h» fiket dhe niset cikli i larjes.

Për të konfiguruar kohën e ndezjes me vonesë dhe për të zgjedhur një periudhë më të shkurtër, shtypni butonin NDEZJA ME VONESË. Për ta anuluar, shtypni butonin disa herë derisa të fiket drita treguese «h» e ndezjes me vonesë.

Funksioni NDEZJA ME VONESË nuk mund të konfigurohet nëse është nisur cikli i larjes.

WHIRLPOOL W0I D751A X - NDEZJA ME VONESË - 1

TURBO

Ky opson mund të përdoret për të pakësuar kohëzgjatjen e programeve kryesore duke mbajtur të njëjtat nivele të larjes dhe tharjes.

Pas përzgjedhjes së programit, shtypni përsëri butonin TURBO dhe Ilambushka treguese ndizet. Për të anuluar zgjedhjen e opsonit shtypeni përsëri butonin.

WHIRLPOOL W0I D751A X - TURBO - 1

POWER CLEAN®

Falë shkulmit shtesë, ky opsion ofron një larje më intensive dhe më të fuqishme në raftin e poshtëm, në zonën e specifikuar. Ky opsion rekomandohet për larjen e ibrikëve dhe tavave. Shtypni këtë buton për të aktivizuar POWER CLEAN® (ndizet ndriçimi tregues).

WHIRLPOOL W0I D751A X - POWER CLEAN® - 1

TABLETA (Tab)

Ky konfigurim ju mundëson optimizimin e performancave të programit në përputhje me llojin e detergjentit të përdorur. Shtypni për 3 sekonda butonin FILLIM/PUSHIM (do të ndriçojë simboli përkatës) nëse përdorni detergjentët e kombinuar në formë tablete (mjet për shpëlarje, kripë dhe detergjent në 1 dozë).

Nëse përdorni detergjentin e pluhurit ose të lëngshëm, ky opsion duhet të jetë i fikur.

NaturalDry

NaturalDry është një sistem tharjeje me konveksion, e cila e hap derën automatikisht gjatë/pas fazës së tharjes, për të garantuar rezultate të shkëlqyera të tharjes çdo ditë. Dera hapet kur temperatura është e sigurt për mobiliet e kuzhinës, ështu dera nuk do të hapet kur opsoni TURBO është i aktivizuar.

Si mbrojtje shtesë me avull, fleta mbrojtëse e projektuar posaçërisht, shtohet bashkë me pjatalarësin. Për të parë se si montohet fleta mbrojtëse, ju lutem referojuni (UDHËZUESIT TË INSTALIMIT).
Funksionalitet NaturalDry mund të çaktivizohet nga përdoruesi si më poshtë:

  1. Shkoni tek menuja e softuerit të pjatalarësit duke mbajtur shtypur butonin P (6 sek.).

  2. Keni kaluar në menunë e kontrollit NaturalDry, e mund ta ndryshoni statusin e funksionalitetit NaturalDry duke shtypur butonin P: E – aktive d – jo aktive

Për të konfirmuar ndryshimin dhe për të dalë nga menuja e kontrollit, ju lutemi mbani shtypur butonin P (3 sek.).

NGARKIMI I RAFTEVE

RAFTI I TAKËMEVE

WHIRLPOOL W0I D751A X - RAFTI I TAKËMEVE - 1

Rafti i tretë është caktuar për të mbajtur takëmet.

Vendosini takëmet si tregohet në figurë.

Një vendosja e ndarë e takëmeve bën më të lehtë mbledhjen pas larjes dhe përmirëson larjen dhe tharjen.

Thikat dhe takëmet e tjera me tehe të mprehta duhet të vendosen me tehe nga poshtë.

WHIRLPOOL W0I D751A X - RAFTI I TAKËMEVE - 2

Gjeometria e raftit bën të mundur vendosjen e sendeve të vogla si filxhanë kafeje në zonën në mes.

RAFTI I SIPËRM

WHIRLPOOL W0I D751A X - RAFTI I SIPËRM - 1

Vendosni pjatat delikate dhe të lehta: gotat, filxhanët, pjatat e cekëta, tasat e cekët për sallatë.

Rafti i sipërm ka kapëse që mund të përdoren në pozicion vertikal kur vendosen filxhanët e çajit/pjatat e ëmbëlsirave ose në një pozicion më tëulët për të vendo-sur tasat dhe enët e ushqimit.

(shembulli i ngarkimit të raftit të sipërm)

RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM

Lartësia e raftit të sipërm mund të rregullohet: pozita e lartë për vendosjen e enëve të mëdha në shportat e poshtme dhe pozita e ulët për përdorimin maksimal të mbajtësve lëvizës, duke krijuar më shumë hapësirë lart dhe duke shmangur përplasjen e enëve nga rafti i poshtëm.

Rafti i sipërm ka Rregullimin e lartësisë së raftit të sipërm (shihni imazhin), pa shtypur dorezat, ngrijeni atë duke mbajtur raftin nga një anë, sapo të vendoset rafti në mënyrë të qëndrueshme në pozitën më të lartë. Për ta kthyer në pozitën më të ulët, shtypni dorezat (A) të cilat gjenden në anët e raftit dhe lëvizni shportën poshtë.

Ju rekomandojmë që të mos rregulloni lartësinë e raftit të mbushur.

KURRË mos ngrini o zbritni shportën vetëm në një anë.

WHIRLPOOL W0I D751A X - RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM - 1

Krahët e palosshëm mund t'i palosni ose shpalosni dhe kështu mund optimizoni vendosjen e enëve brenda raftit. Gotat e verës mund të vendosen në mënyrë të sigurt në krahët e palosshëm duke futur çdo gotë në vrimën përkatëse. Varësisht nga modeli:

  • për të shpalosur krahët, duhet t'i shtypni lart dhe t'i rrotulloni ose t'i ndani nga mbajtësit dhe t'i zbritni poshtë.
  • për të palosur krahët, duhet t'i rrotulloni dhe t'i shtypni poshtë ose lart, dhe t'i varni për mbajtësit.

WHIRLPOOL W0I D751A X - RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM - 2

WHIRLPOOL W0I D751A X - RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM - 3

Për vazo, kapakë, pjata, tasa sallate, takëme, etj. Pllakat e mëdha dhe kapakët duhet të vendosen në mënyrë ideale në anë për të shmangur pengesën e krahut spërkatës.

Rafti i sipërm ka kapëse mbërthyese që mund të përdoren në pozicion vertikal kur vendosen pjatat ose në një pozicion horizontal (më të ulët) për të vendosur tiganët dhe tasat e sallatës.

WHIRLPOOL W0I D751A X - RREGULLIMI I LARTËSISË SË RAFTIT TË SIPËRM - 4

(shembulli i ngarkimit të raftit të poshtëm)

POWER CLEAN® NË RAFTIN E POSHTËM

Power Clean® përdor spërkatës specialë në pjesën e pasme për të larë me më shumë intensitet enët e ndotura.

Rafti i poshtëm ka një Zonë Hapësire, një mbështetëse speciale që nxirret në pjesën e pasme të raftit e cila mund të

përdoret për të mbajtur tiganët ose tavat në pozicion vertikal, duke marrë më pak hapësirë.

Me vendosjen e vazove/tenxhereve në pjesën POWER CLEAN® aktivizoni POWER CLEAN në panel.

Si të përdoret Power Clean*:

  1. Përshtatni zonën e Power Clean® (G) duke palosur mbajtëset e pasme të pillakave për të vendosur vazot.
    1. Vendosni vazot dhe tavat në drejtim vertikal në zonën Power

WHIRLPOOL W0I D751A X - POWER CLEAN® NË RAFTIN E POSHTËM - 1

Clean®. Vazot duhet të kenë pjerrësi drejt rrymës së ujit.

PËRDORIMI I PËRDITSHËM

1. KONTROLLONI LIDHJEN ME RRJETIN E UJIT

Kontrolloni nëse është lidhur enëlarësja me ujësjellësin dhe nëse është hapur rubineti.

2. NDIZNI ENËLARËSEN

Hapni derën dhe shtypni butonin Ndiz-Fik.

Zgjidhni programin më të përshtatshëm në përputhje me Ilojin e enëve dhe nivelin e papastërtisë (shihni PËRSHKRIMIN E PROGRAMIT) duke shtypur butonin P. Zgjidhni opsionin e dëshiruar (shihni OPSIONET DHE FUNKSIONET).

6. FILLIM

Nisni ciklin e larjes duke shtypur butonin FILLIM/Pushim (drita LED është ndezur) dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave. Kur fillon programi, do të dëgjoni një sinjal zanor. Nëse nuk mbyllni derën brenda 4 sekondave do të dëgjohet alarmi. Në këtë rast, hapni derën, shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën përsëri brenda 4 sekondave.

7. PËRFUNDIMI I CIKLIT TË LARJES

Pas përfundimit të ciklit të larjes do të dëgjohet një sinjal zanor dhe do të pulsojë në ekran numri i ciklave të larjes. Hapni derën dhe fikni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik.

Pritni disa minuta para se të nxirrni enët me qëllim që të shmangni djegiet. Zbrazni raftet, duke filluar nga rafti i poshtëm.

Enëlarësja do të fiket automatikisht gjatë periudhave të gjata të mospërdorimit me qëllim që të ulet konsumi i energjisë elektrike. Nëse enët janë vetëm pak të pista ose janë shpëlarë me ujë para se t'i vendosni në enëlarësen, ulni sasinë e detergjentit të përdorur.

NDRYSHIMI I PROGRAMIT AKTUAL

Nëse keni zgjedhur një program të gabuar, mund ta ndryshoni, me kusht që sapo ka filluar: hapni derën, shtypni dhe mbani të shtypur butonin Ndiz-Fik, enëlarësja do të fiket. Ndizni përsëri enëlarësen duke shtypur butonin Ndiz-Fik dhe zgjidhni ciklin e ri të larjes dhe opsonet e tjera të dëshiruara; Nisni ciklin e ri duke shtypur butonin FILLIM/Pushim dhe duke mbyllur derën brenda 4 sekondave.

SHTIMI I ENËVE SHTESË

Pa fikur enëlarësen, hapni derën (drita LED FILLIMI/Pushim fillon të pulsojë) (kini kujdes nga avulli I NXEHTË!) dhe vendosni enët në enëlarësen. Shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave, cikli do të vazhdojë nga momenti i ndërprerjes.

NDËRPRERJET E RASTËSISHTME

Nëse dera mbetet e hapur gjatë ciklit të larjes ose nëse ndodh një ndërprerje e energjisë elektrike, cikli do të ndalet. Shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave, cikli do të vazhdojë nga momenti i ndërprerjes.

KËSHILLAT DHE REKOMANDIMET

REKOMANDIMET

Para se të ngarkoni shportat, hiqni të gjitha pjesët e mbetura të ushqimit nga enët dhe zbrazni gotat. Nuk ka nevojë që ta shpëlani paraprakisht me ujë të rrjedhshëm.

Vendosni enët në mënyrë që të qëndrojnë fort në vend dhe që të mos rrëshqasin; vendosni enët me vrimat e kthyera nga poshtë, vendosni pjerrtas pjesët e thelluara/dala, në mënyrë që uji të arrijë të gjitha sipër-faqet dhe të rrjedhë lirisht.

Paralajmërimi: mbulesat, dorezat, tabakatë dhe tiganët nuk parandalojnë rrotullimin e spërkatësve.

Vendosni të gjitha enët e vogla në shportën e takëmit për ngrënie.

Enët shumë të pista dhe tenxheret duhet t'i vendosni në shportën e poshtme sepse spërkatësit janë më të fortë në këtë pjesë dhe ofrojnë performanca më të mira të larjes.

Pasi keni ngarkuar pajisjen, kini kujdes që spärkatësit të rrotullohen lirisht.

ENËT E PAPËRSHTATSHME

  • Enët dhe takëmi për ngrënie prej druri.
  • Gotat dekorative delikate, zejtaritë artistike dhe enët antike. Dekorimi i tyre nuk është rezistent.
  • Pjesët prej materiali sintetik nuk durojnë temperatura të larta.
  • Enët prej bakri dhe kallaji.
  • Enët e pista nga pluhuri, dylli, yndyra për lyerje ose boja e shkrimit.
    Ngjyrat e dekorimeve qelqore dhe pjesëve prej alumini/argjendi mund të ndryshohen dhe të zbehen gjatë procesit të larjes. Disa lloje të qelqit (psh. sendet prej kristali) mund të turbullohen pas një numri të caktuar të ciklave të larjes.
  • Përdorni vetëm gotat dhe enët prej porcelani për të cilat prodhuesi garanton se mund të lahen në enëlarësen.
  • Përdorni një detergjent të butë për enët.
  • Sapo të përfundohet cikli i larjes mblidhni gotat dhe enët nga enëlarësja.

KËSHILLAT PËR KURSIMIN E ENERGJISË

  • Kur enëlarësja përdoret në përputhje me udhëzimet e prodhuesit, larja e enëve në enëlarësen zakonisht konsumon më pak energji dhe ujë sesa larja me dorë.
  • Për të rritur efikasitetin e enëlarëses, ju rekomandojmë që të nisni ciklin e larjes kur të ngarkohet plotësisht enëlarësja. Ngarkimi i enëlarëses deri në kapacitetin e caktuar nga prodhuesi do të kontribuojë në kursimin e energjisë dhe ujit. Informacionet rreth ngarkimit të rregullt të enëve mund t'i gjeni në kapitullin NGARKIMI I RAFTEVE.

Në rast të ngarkimit të pjesshëm, rekomandohet përdorimi i opsonit të përshtatshëm të larjes, nëse ekzistojnë (Half load/Zone Wash/Multizone), duke ngarkuar vetëm raftet e zgjedhura. Ngarkimi i parregullt ose mbingarkimi i enëlarëses mund të rrisë konsumin e resurseve (siç janë ujë, energji elektrike dhe kohë, si edhe nivelin e zhurmës), duke ulur performancat e pastrimit dhe tharjes.

- Shpëlarja paraprake me dorë e enëve shkakton konsumin e shtuar të ujit dhe energjisë elektrike dhe nuk rekomandohet.

HIGJIENA

Për të shmangur krijimin e aromave të pakëndshme dhe depozitave në enëlarësen, ndizni të paktën një herë në muaj programin me temperaturën e lartë. Përdorni një lugë çaji të detergjentit dhe ndizni programin pa vendosur enët për të pastruar pajisjen.

KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA

PASTRIMI I SISTEMIT TË FILTRAVE

Pastroni rregullisht filtrat që të mos bllokohen dhe që ujërat e zeza të shkarkohen në mënyrë të rregullt.

Përdorimi i enëlarëses me filtrat e bblokuar ose sendet e huaja brenda sistemit të filtrimit ose spërkatësve mund të shkaktojë prishjen e pajisjes dhe të rezultojë me humbjen e performancave, punën e zhurmshme ose konsumin më të lartë të resurseve.

Sistemi i filtrave përbëhet prej tre filtrash të cilët heqin pjesët e mbetura të ushqimit nga uji për larje dhe mundësojnë riqarkullimin e ujit.

Enëlarësja nuk duhet të përdoret pa filtra ose në raste kur filtri është i lirshëm.

Kontrolloni sistemin e filtrave të paktën një herë në muaj ose pas çdo 30 ciklave, dhe nëse ka nevojë pastrojeni atë hollësisht me ujë, duke përdorur furçën jometalike dhe duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:

  1. Rrotulloni filtrin cilindrik A në drejtim të kundërt të akrepave të sa-hatit dhe nxirreni jashtë atë (imazhi 1).
  2. Hiqni filtrin konik B duke shtypur lehtë krahët anësore (imazhi 2).
  3. Nxirrni filtrin e sheshtë prej çeliku të pandryshkshëm C (Imazhi 3).
  4. Nëse gjeni ndonjë send të huaj (siç janë qelq i thyer, porcelan, kocka, fara frutash etj.) hiqini ata me kujdes.
  5. Kontrolloni filtrat dhe hiqni të gjitha pjesët e mbetura të ushqimit. KURRË MOS HIQNI mbrojtjen e pompës për ciklin e larjes (pjesa e zezë) (imazhi 4).

WHIRLPOOL W0I D751A X - Enëlarësja nuk duhet të përdoret pa filtra ose në raste kur filtri është i lirshëm. - 1

text_image 1 2 A B A C 3 4

Pas pastrimit të filtrit, rivendosni filtrat dhe shtrëngojini në mënyrë të rregullt; kjo është e nevojshme për punën efikase të enëlarëses.

PASTRIMI I ZORRËS SË FURNIZIMIT ME UJË

Nëse zorrët e ujit janë të reja ose nuk janë përdorur për një periudhë të gjatë, lini që uji të kalojë nëpër to me qëllim që të siguroheni se janë të pastra dhe të pastrohen nga papastërtitë para se të lidhen. Nëse nuk bëni këtë masë paraprake, furnizimi me ujë mund të bllokohet dhe të dëmtojë enëlarësen.

PASTRIMI I SPËRKATËSVE

Kohë pas kohe, pjesët e mbetura të ushqimit mund të thanen në spërkatësit dhe në këtë mënyrë bblokojnë vrimat që përdoren për spërkatjen e ujit. Prandaj ju rekomandojmë që të kontrolloni periodikisht spërkatësit dhe t'i pastroni me një furçë të vogël jometalike.

WHIRLPOOL W0I D751A X - PASTRIMI I SPËRKATËSVE - 1

Për të hequr spërkatësin e sipërm, rrotulloni unazën plastike billokuese në drejtim të kundërt të akrepave të sahatit. Spërkatësi i sipërm duhet të zëvendësohet në mënyrë që ana me më shumë vrima të kthehet nga lart.

WHIRLPOOL W0I D751A X - PASTRIMI I SPËRKATËSVE - 2

Mund të hiqni spërkatësin e poshtëm duke e tërhequr lart.

SISTEMI I ZBUTJES SË UJIT

Zbutësi i ujit ul automatikisht fortësinë e ujit duke parandaluar grumbullimin e gëlqeres në ngrohësin, dhe gjithashtu kontribuon në efikasitetin më të mirë të pastrimit.

Ky sistem vetë-rigjenerohet me kripë, dhe prandaj duhet të mbushni kutinë e kripës kur është e zbrazët.

Shpeshtësia e rigjenerimit varet nga konfigurimi i nivelit të fortësisë së ujit. Rigjenerimi zhvillohet njëherë në 6 cikla Eco me nivelin e konfigu- ruar të fortësisë së ujit në 3.

Procesi i rigjenerimit fillon në shpëlarjen përfundimtare dhe përfundon në fazën e tharjes, para se të përfundojë cikli.

  • Rigjenerimi individual i konsumon: \~3.5L ujë;
  • Nevojiten deri 5 minuta shtesë për ciklin;
  • Konsumon nën 0.005 kWh energji.

ZGJIDHJA E PROBLEMIT

Nëse enëlarësja juaj nuk punon në mënyrë të rregullt, kontrolloni nëse mund të zgjidhni problemin me anë të listës së mëposhtme. Për gabimet ose problemet e tjera kontaktoni shërbimin e autorizuar të shitjes detajet e kontaktit të të cilit mund t'i gjeni në librezën e garancisë. Pjesët rezervë do të jenë në dispozicion për një periudhë nga 7 deri 10 vjet, në përputhje me Kërkesat rregulluese.

PROBLEMET SHKAQET E MUNDURA ZGJIDHJET
S Treguesi i kripës është ndezur.Kutia e kripës është e zbrazët. (Pas rimbushjes, treguesi i kripës mund të mbetet i ndezur gjatë disa ciklave të larjes).Rimbushni kutinë e kripës (për më shumë informacione shihni faqen 2).Konfigurimi i fortësisë së uji - shihni tabelën në faqen 2.
* Treguesi i mjetit për shpëlarje është ndezur.Kutia e mjetit për shpëlarje është e zbrazët. (Pas rimbushjes, treguesi i mjetit për shpëlarje mund të mbetet i ndezur gjatë disa ciklave të larjes).Rimbushni kutinë e kripës (për më shumë informacione shihni faqen 2).
Enëlarësja nuk do të fillojë të punojë ose nuk reagon ndaj komandave.Pajisja nuk është lidhur mirë në furnizimin me energji elektrike.Vendosni kabllon elektrike në prizën elektrike.
Nuk ka energji elektrike.Për arsye sigurie, enëlarësja nuk do të fillojë të punojë automatikisht pas rikthimit të energjisë elektrike. Hapni derën e enëlarëses, shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën përsëri brenda 4 sekondave.
Dera e enëlarëses nuk është mbyllur. Kunji i funksionit NaturalDry nuk është futur.Shtypni fort derën derisa të dëgjohet një tingull “klik”
Cikli ndërpritet kur dera hapet për më shumë se 4 sekonda.Shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën përsëri brenda 4 sekondave.
Nuk reagon ndaj komandave.Ekrani tregon: 9 ose 12 dhe të gjitha dritat LED pulsojnë shpejt.Fikni pajisjen duke shtypur butonin Ndiz-Fik, ndizeni përsëri atë pas një minute dhe rivendosni programin. Nëse problemi vazhdon, nxirrni kabllon elektrike për 1 minutë, dhe pastaj lidheni përsëri.
Uji nuk rrjedh nga enëlarësja.Ekrani tregon: 3 dhe të dyjat dritat LED Ndiz-Fik dhe FILLIM/Pushim pulsojnë shpejt.Cikli i larjes nuk ka përfunduar ende. Pritni që të përfundojë cikli i larjes.
Zorra e kullimit është përthyer.Kontrolloni nëse është përthyer zorra e kullimit (shihni UDHËZIMET E INSTALIMIT).
Zorra e kullimit të lavamanit është bblokuar. Pastroni zorrën e kullimit të lavamanit.
Filtrï është bblokuar me pjesët e mbetura të ushqimit.Pastroni filtrin (shihni PASTRIMIN E SISTEMIT TË FILTRAVE).
Enëlarësja bën zhurmë të jashtëzakonshme.Enët përplasen njëri me tjetrin. Ndani enët në mënyrë të rregullt (shihni NGARKIMIN E RAFTEVE).
Krijohet shumë shkumë.Detergjenti nuk është matur mirë ose nuk është i përshtatshëm për përdorim në enëlerësen (shihni MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT). Rivendosni ciklin aktual DUKE FIKUR enëlarësen, pastaj ndizeni përsëri atë, zgjidhni programin e ri dhe shtypni butonin FILLIM/Pushim dhe mbyllni derën brenda 4 sekondave. Mos shtoni detergjentin.
Enët nuk janë të pastra.Enët nuk janë vendosur në mënyrë të rregullt.Ndani enët në mënyrë të rregullt (shihni NGARKIMIN E RAFTEVE).
Spërkatësit nuk mund të rrotullohen lirisht sepse i pengojnë enët.Ndani enët në mënyrë të rregullt (shihni NGARKIMIN E RAFTEVE).
Ciki i larjes është shumë i butë.Zgjidhni ciklin përkatës të larjes (shihni TABELËN E PROGRAMEVE).
Krijohet shumë shkumë.Detergjenti nuk është matur mirë ose nuk është i përshtatshëm për përdorim në enëlerësen (shihni MBUSHJA E KUTISË SË DETERGJENTIT).
Nuk është mbyllur mirë kapaku në kutinë e mjetit për shpëlarje .Kini kujdes që të mbylllet kapaku i kutisë së mjetit për shpëlarje.
Filtrï është i pistë ose i bblokuar.Pastroni sistemin e filtrave (shihni KUJDESI DHE MIRËMBAJTJA).
Nuk ka kripë. Mbushni kutinë e kripës (shihni MBUSHJA E KUTISË SË KRIPËS).
Enëlarësja nuk merr ujin.Ekrani tregon: H, 6 dhe drita LED Ndiz-Fik pulsojnë shpejt.Nuk ka ujë në sistemin e furnizimit me ujë ose është mbyllur rubineti.Kini kujdes që të ketë ujë në sistemin e furnizimit me ujë ose që rubineti të jetë i hapur.
Zorra e furnizimit me ujë është përthyer.Kini kujdes që zorra e furnizimit me ujë të mos përthyhet (shihni INSTALIMIN), konfiguroni përsëri programin dhe ndizni enëlarësen.
Sita në zorrën e furnizimit me ujë është bblokuar; duhet të pastrohet.Pasi keni bëre kontrollimin dhe pastrimin, fikni dhe ndizni enëlarësen dhe nisni përsëri programin e ri.
Enëlarësja mbaron shumë herët ciklin.Ekrani tregon: 15 dhe drita LED Ndiz-Fik pulsojnë shpejt.Zorra e kullimit është vendosur shumë ulët ose sifonimi shkon në sistemin e kanalizimit të shtëpisë.Kontrolloni nëse fundi i zorrës së kullimit është vendosur në lartësinë e duhur (shihni INSTALIMIN). Kontrolloni nëse sifonimi shkon në sistemin e kanalizimit të shtëpisë, nëse ka nevojë instaloni ventilin për furnizimin me ajër.
Ajër në furnizimin me ujë. Kontrolloni nëse furnizimi me ujë rrjedh ose problemet e tjera lënë ajrin brenda.
Rrjedhja e detergjentit.Varet nga lloji i detergjentit të lëngshëm që përdoret dhe mund të theksohet nëse aktivizohet opsioni i vonimit.Rrjedhjet e vogla nuk çojnë në keqfunksionimin e makinës. Ato mund të shmangen duke ndryshuar llojin e detergjentit të lëngshëm ose duke përdorur tableta.

Udhëzimet, dokumentacionet standarde dhe informacionet shtesë mund të gjenden:

• Duke përdorur kodin QR
- Në faqen tonë të internetit docs.whirlpool.eu/docs dhe parts-selfservice.europeanappliances.com
- Gjithashtu, mund të kontaktoni shërbimin tonë të shitjes (numri telefonik gjendet në librezën e garancisë).

Kur kontaktoni shërbimin tonë të shitjes për klientët, ju lutemi të lexoni shifrat të cilat gjenden në pllakëzën identifikuese të produktit tuaj.

Informacionet rreth modelit mund t'i shkarkoni duke përdorur kodin QR të shkruar në shenjën energjetike. Shenja përfshin edhe identifikuesin e modelit që mund të përdoret për kontrollimin e regjistrimit në portalin, në adresën https://eprel.ec.europa.eu.

WHIRLPOOL W0I D751A X - ZGJIDHJA E PROBLEMIT - 1

TM/ © 2024 Whirlpool, Prodhuar sipas licencës

UPUTSTVO ZA SVAKODNEVNU

UPOTREBU

WHIRLPOOL W0I D751A X - UPOTREBU - 1

HVALA ŠTO STE KUPILI PROIZVOD KOMPANIJE

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : WHIRLPOOL

Modeli : W0I D751A X

Kategori : Makinat larëse enësh