MIDEA MERB445MIC46 - Frigorifer

MERB445MIC46 - Frigorifer MIDEA - Manual falas për përdoruesin

Gjeni manualet e pajisjes falas MERB445MIC46 MIDEA në format PDF.

📄 120 faqe Shqip SQ Shkarko 💬 Pyetje AI
Notice MIDEA MERB445MIC46 - page 101
Pick your language and provide your email: we'll send you a specifically translated version.

Pyetjet e përdoruesve rreth MERB445MIC46 MIDEA

0 pyetje rreth kësaj pajisjeje. Përgjigjuni atyre që njihni ose bëni tuajin.

Bëni një pyetje të re rreth kësaj pajisjeje

Emaili mbetet privat: përdoret vetëm për t'ju njoftuar nëse dikush përgjigjet në pyetjen tuaj.

Ende nuk ka pyetje. Bëhuni i pari që pyet.

Shkarko udhëzimet për tuajin Frigorifer në format PDF falas! Gjeni manualin tuaj MERB445MIC46 - MIDEA dhe merrni pajisjen tuaj elektronike sërish në duar. Në këtë faqe janë publikuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përdorimin e pajisjes suaj. MERB445MIC46 e markës MIDEA.

MANUAL I PËRDORUESIT MERB445MIC46 MIDEA

Përpara ndezjes së pajisjes për herë të parë, lexoni këshillat e mëposhtme të sigurisë!

Kjo pajisje është synuar për përdorim shtëpiak ose të ngjashëm, si p.sh. zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra dhe ambiente të tjera pune; në ferma ose nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi, ambiente fjetjeje me kuzhinë, përdorime kateringu dhe të ngjashme që nuk shërbejnë për shitje.

Nëse pajisja përdoret për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera nga ato të ftohjes së ushqimit, ju lutemi që të mbani parasysh që prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi për ndonjë dëmtim.

Modifikimet ose ndryshimet e njësisë nuk lejohen për arsye sigurie.

Shpjegimi i simboleve

MIDEA MERB445MIC46 - 1RrezikKy simbol tregon që ka rreziqe për jetën dhe shëndetin e personave, për shkak të gazit tejet të ndezshëm.
MIDEA MERB445MIC46 - 2Paralajmërim i tensionit elektrikKy simbol tregon që ka rrezik për jetën dhe shëndetin e personave, për shkak të tensionit.
MIDEA MERB445MIC46 - 3ParalajmërimFjala e sinjalit tregon një rrezik me nivel mesatar, i cili nëse nuk shmanget, mund të shkaktojë vdekje ose plagosje të rëndë.
MIDEA MERB445MIC46 - 4KujdesFjala e sinjalit tregon një rrezik me nivel të ulët, i cili nëse nuk shmanget, mund të shkaktojë plagosje të lehtë ose mesatare.
MIDEA MERB445MIC46 - 5Mbani parasyshFjala e sinjalit tregon informacion të rëndësishëm (p.sh. dëmtim të pronës), por jo rrezik.
MIDEA MERB445MIC46 - 6Zbatoni udhëzimetKy simbol tregon që vetëm një teknik shërbimi duhet ta përdorë dhe ta mirëmbajë këtë pajisje, në përputhje me udhëzimet e përdorimit.

Lexoni me kujdes dhe me vëmendje udhëzimet e përdorimit përpara përdorimit/vendosjes në punë të njësisë dhe mbajini ato pranë vendit të vendosjes ose njësisë, për t'i përdorur më vonë!

MIDEA MERB445MIC46 - 7

PARALAJMËRIM

Rrezik zjarri/Material i ndezshëm

Ky simbol ju njofton për materiale të ndezshme që mund të ndizen dhe të shkaktojnë zjarr, nëse nuk bëni kujdes.

- Gazi ftohës dhe materiali prej ciklopetani i shkumës që përdoren për pajisjen janë të ndezshme. Si rrjedhojë, kur frigoriferi shkon për skrap, ai duhet të mbahet larg burimeve të zjarrit dhe të merret nga një kompani speciale për marrje, me kualifikimin përkatës dhe të mos asgjësohet duke u djegur, duke parandaluar kështu dëmtimin e mjedisit ose ndonjë dëmtim tjetër.

MIDEA MERB445MIC46 - PARALAJMËRIM - 1

PARALAJMËRIM

  • Êshtë e nevojshme që për dyert ose kapakët me çelës, çelësat të mbahen larg fëmijëve dhe jo pranë pajisjes frigoriferike, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i fëmijëve brenda.
  • Mos pengoni hapësirat e ajrimit në hapësiren e pajisjes ose në strukturën inkaso.
  • Mos përdorni pajisje mekanike ose mënyra të tjera për të shpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato që rekomandohen nga prodhuesi.
  • Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.

  • Mos përdorni pajisje elektrike brenda hapësirave të ruajtjes së ushqimit në pajisje, përveç rasteve kur janë të një lloji gë rekomandohet nga prodhuesi.

  • Ju lutemi ta hidhni produktin në përputhje me rregulloret lokale, sepse përmban gaz dhe lëng ftohës të ndezshëm.
  • Për të shmangur rrezikun për shkak se pajisja nuk është stabël, ajo duhet të fiksohet sipas udhëzimeve.
  • Kur e vendosni pajisjen, sigurohuni që kordoni i furnizimit të mos bblokohet ose dëmtohet.
  • Për pajisjet e lira: kjo pajisje frigoriferike nuk synohet të përdoret si pajisje inkaso.

MIDEA MERB445MIC46 - PARALAJMËRIM - 1

PARALAJMËRIM

Siguria elektrike

Instalimi elektrik i pasaktë ose tensioni i tepërt i rrymës mund të shkaktojë goditje elektrike!

  • Lidheni frigoriferin-ngrirësin vetëm me një prizë të tokëzuar dhe të vendosur saktë, nëse tensioni i rrymë së prizës korrespondon me specifikimin në etiketën e klasifikimit*.
  • Mos përdorni kordonë zgjatues ose përshtatës pa tokëzim (me dy kunja).
  • Sigurohuni që kabllot elektrikë jashtë pajisjes të jenë të mbrojtura nga dëmtimi (p.sh. nga kafshët ose cepat e mprehtë).
  • Mos vendosni priza portative me shumë hyrje ose burime energjie portative pas pajisjes.
  • Furnizimi i papërshtatshëm me rrymë mund të sjellë zjarr ose goditje elektrike.
  • Shmangni mbingarkesën elektrike. Shkëputni spinën e rrymës nga priza përpara se të kryeni përkujdesje, mirëmbajtje dhe riparim të njësisë.
  • Fikni njësinë dhe shkëputni spinën e rrymës nga priza kur nuk e përdorni njësinë.
  • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
  • Nëse produktet janë të pajisura me LED, mos e hiqni vetë kapakun e dritës dhe dritën LED. Çdo ndërrim ose mirëmbajtje e llambave LED duhet të kryhet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga një person me kualifikim të ngjashëm.

Ky produkt nuk rekomandohet për t'u përdorur me priza ose çelësa me funksion AFCI/GFCI, përndryshe mund të shkaktojë rrëzime automati të panevojshme.

  1. Nuk përbën rrezik sigurie kur bie automati.
  2. Nëse rënia e automatit vazhdon, rekomandohet që të ndërroni prizat ose çelësin kryesor pa funksion AFCI/GFCI.

MIDEA MERB445MIC46 - Ky produkt nuk rekomandohet për t'u përdorur me priza ose çelësa me funksion AFCI/GFCI, përndryshe mund të shkaktojë rrëzime automati të panevojshme. - 1

PARALAJMËRIM

Siguria e fëmijëve

  • Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
  • Shkatërroni kartonin, qeset plastike dhe çdo material mbështjellës të jashtë menjëherë pasi të shpaketohet produkti.
  • Fëmijët nuk duhet t'i përdorin kurrë këto sende për të luajtur. Kartonët e mbuluar me qilima, çarçafë, fletë plastike ose mbështjellëse me hapje mund të bëhen dhoma hermetike dhe mund të shkaktojnë mbytje të shpejtë.
  • Hiqni të gjitha kapëset metalike nga kartoni. Kapëset metalike mund të shkaktojnë prerje të rënda dhe të shkatërrojne sipërfaqe të lustruara, nëse prekin pajisje ose mobilie të tjera.

Rrezik bllokimi të fëmijëve. Përpara se ta asgjësoni frigoriferin ose ngrirësin e vjetër:

  • Hiqni dyert.
  • Lërini raftet në vend, në mënyrë që fëmijët të mos ngjiten brenda me lehtësi.

MIDEA MERB445MIC46 - Rrezik bllokimi të fëmijëve. Përpara se ta asgjësoni frigoriferin ose ngrirësin e vjetër: - 1

KUJDES

Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi!

  • Mos vendosni kurrë ushqim të ngrirë në gojë, menjëherë sapo ta keni nxjerrë nga ngrirësi.
  • Shmangni kontaktin e gjatë të lëkurës me ushqimin e ngrirë, akullin dhe tubat e dhomëzës së ngrirësit.
  • Mos i ruani substancat shpërthyese, të tilla si kanoçet e aerosolit me lëndë të ndezshme në këtë pajisje. Gjithashtu, mos vendosni produkte të ndezshme pranë produktit.
  • Mos ruani birra, pije ose lengje të tjera në shishe ose në enë të mbyllura fort në dhomëzën e ngrirësit!

MIDEA MERB445MIC46 - Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi! - 1

KUJDES

Rrezik plagosjeje!

Mospajtimi me informacionin e sigurisë dhe udhëzimet mund të shkaktojë plagosje.

  • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës nga 8 vjeç e lart dhe nga personat me aftësi mendore dhe ndjeshmërie fizike të reduktuar ose me mungesë përvoje dhe njohurie nëse janë mbikëqyrur ose u janë dhënë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe i kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
    • Fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç lejohen që të ngarkojnë dhe shkarkojnë pajisjet e frigoriferit.

MIDEA MERB445MIC46 - Mospajtimi me informacionin e sigurisë dhe udhëzimet mund të shkaktojë plagosje. - 1

PARALAJMËRIM

  • Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të parë se çfarë lëngu ftohës përdoret për pajisjen tuaj. Nëse ky produkt përdor gaz të ndezshëm (lëng ftohës R--600a), kontaktoni autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt të këtij produkti.
  • Kur ta transportoni dhe ta sistemoni njësinë, sigurohuni që të mos dëmtohet asnjë pjesë e qarkut të lëngut ftohës.
  • Për të parandaluar formimin e një përzierje të ndezshme të gazit dhe ajrit në rast rrjedhjeje në qarkun e lëngut ftohës, hapësira e vendosjes duhet të ketë një madhësi minimale prej 1 mî për 8 g lëng ftohës, në përputhje me standardin EN378. Sasia e lëngut ftohës në produktin tuaj mund të gjendet te pllaka e tipit.

Nëse qarku i lëngut ftohës është i dëmtuar:

  • Shmangni me çdo kusht flakët e hapura dhe burimet e ndezjes.
  • Ajrosni mirë dhomën ku gjendet pajisja.

MIDEA MERB445MIC46 - Nëse qarku i lëngut ftohës është i dëmtuar: - 1

KUJDES

Për të shmangur prishjen e ushqimit, zbatoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës në hapësirat e pajisjes.
  • Pastrojini rregullisht sipërfaget gë kanë kontakt me ushqimin dhe sistemet e aksesueshme të zbrazjes.
  • Pastroni depozitat e ujit nëse nuk janë përdorur për 48 orë; shpëlani sistemin e ujit që lidhet me një burim uji, nëse nuk është marrë ujë prej 5 ditësh. (Shënimi 1)(*)
  • Mbajeni mishin dhe peshkun e pagatuar në enë të përshtatshme në frigorifer, në mënyrë që të mos bjerë në kontakt ose të mos pikojë mbi ushqime të tjera.
  • Hapësirat me dy yje për ushqimin e ngrirë janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të ngrirë paraprakisht, ruajtjen ose prodhimin e akullores dhe kubave të akullit. (Shënimi 2)(*)
  • Hapësirat me 1, 2 dhe 3 yje nuk janë të përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët. (Shënimi 3)(*)
  • Për pajisjet pa hapësirë me 4 yje, kjo pajisje frigoriferike nuk është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimeve. (Shënimi 4)(*)
  • Nëse pajisja frigoriferike lihet bosh për periudha të gjata, fikeni, shkrijeni, pastrojeni, thajeni dhe lëreni derën hapur për të parandaluar formimin e mykut brenda pajisjes.
    • PARALAJMËRIM: Mbusheni vetëm me ujë të pijshëm. (I përshtatshëm për shpërndarësin e ujit)(*)
    PARALAJMĚRIM: Lidheni vetëm me rrjet uji të pijshëm. (I përshtatshëm për makinerinë e prodhimit të akullit) (*)

MIDEA MERB445MIC46 - Për të shmangur prishjen e ushqimit, zbatoni udhëzimet e mëposhtme: - 1

MBANI PARASYSH

(*): Kjo veçori ndryshon në varësi të modelit që keni blerë.

Shënimi 1,2,3,4: Ju lutem konfirmoni nëse është e pranueshme sipas llojit të ndarjes së produktit tuaj.

MIDEA MERB445MIC46 - Për të shmangur prishjen e ushqimit, zbatoni udhëzimet e mëposhtme: - 2

KUJDES

  • Pajisja nuk është e përshtatshme për ruajtjen dhe ftohjen e barnave, plazmës së gjakut, përgatitjeve laboratorike ose substancave dhe produkteve të ngjashme, sipas Direktivës së pajisjeve mjekësore 2007/47/EC.
  • Pjesët plastike që bien në kontakt me vajra/acide (shtazore ose bimore) për një periudhë të gjatë kohë ose shpesh, vjetrohen më shpejt dhe mund të krisen ose të thyhen.
  • Kur ndërroni ndriçimin e brendshëm të produktit (Lampë incandescente), hiqeni produktin gjithmonë nga priza, në të kundërt ka rrezik goditjeje elektrike.

Instalimi

Përpara përdorimit të parë

Paketimi nuk duhet që të jetë i dëmtuar. Kontrolloni pajisjen për dëmtim nga transporti.

Mos e lidhni pajisjen e dëmtuar në asnjë rrethanë. Në rast dëmtimi, kontaktoni furnizuesin.

1. Heqja e paketimit

Hiqni të gjitha materialet e paketimit dhe çdo ngjitëse reklame.

Riciklimi éshtë më i mirë për mjedisin, ndaj mbani veç mbetjet e letrës dhe plastikës.

2. Vendosja e pajisjes elektroshtëpiake

Vendoseni frigoriferin/ngrirësin në një dhomë të ajrosur mirë dhe në sipërfage të sheshtë. Shikoni manualin për më shumë informacion.

Sigurohuni që pajisja të jetë e niveluar. Nëse është e nevojshme, rregulloni këmbët majtas dhe djathtas.

Pas nivelimit të pajisjes, lëreni të paktën 2 orë para se ta futni spinën në prizë.

5. Pastrimi i pajisjes elektroshtëpiake

Ndërkohë pastroni pjesën e brendshme të pajisjes me një leckë të lagur dhe ujë të ngrohtë që përmban pak detergjent, pastrues për të gjitha qëllimet ose sodë.

Fshijeni pjesën e brendshme edhe një herë me leckë të lagur duke përdorur ujë të pastër dhe pastaj thani plotësisht gjithçka.

Përdorimi

Informacione rreth mënyrave për të shmangur kontaminimin e ushqimit

Për të shmangur ndotjen e ushqimit, ju lutemi respektoni udhëzimet e mëposhtme:

  • Hapja e derës për periudha të gjata mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës në kompartimentet e pajisjes.
    • Pastroni rregullisht sipërfaqet që vinë në kontakt me ushqimin dhe sistemet e qarkullimit të ujit.
  • Depozitoni mishin dhe peshkun të papërpunuara në kontejnerë të përshtatshëm në frigorifer, në mënyrë që të mos jetë në kontakt me ushqimin tjetër ose të kullojë mbi të.
  • Kompartimentet me dy yje të ftohura janë të përshtatshme për ruajtjen e ushqimit të paraftohur, ruajtjen ose bërjen e akullit dhe bërjen e kubave të akullit.
  • Kompartimentet me një, dy dhe tre yje nuk janë të përshtatshme për ftohjen e ushqimit të freskët.

Ruajtja e ushqimit

Rendi LLOJI i hapësirësTemperatura e synuar e ruajtjes [°C]Ushqimi i përshtatshëm
1 Frigoriferi +2 x +8 Vezët, ushqimet e gatuara, ushqimet e paketuara, frutat dhe perimet, produktet e bulmetit, kekët, pijet dhe ushqimet e tjera nuk janë të përshtatshme për ngrirje.
2 x -18 Me kapacitetin e ngrirjes dhe shpejtësinë e lartë të ngrirjes, ushqimet mund të ftohen shpejt dhe të ruhen. E përshtatshme për ushqimet e freskëta të ngrira, si prodhimet e detit (peshk, kallamarë, midhje), produkte të ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit. Rekomandohet për 3 - 6 muaj. Sa më e gjatë të jetë koha e ruajtjes, aq më të dobëta janë është shija dhe vlerat ushqyese.
3 x -18 Me kapacitet ngrirjeje. E përshtatshme për ushqimet e freskëta të ngrira, si prodhimet e detit (peshk, kallamarë, midhje), produkte të ujërave të ëmbla dhe produktet e mishit. Rekomandohet për jo më shumë se 3 muaj.
4MIDEA MERB445MIC46 - Informacione rreth mënyrave për të shmangur kontaminimin e ushqimit - 1Vlerësimi me dy yje për ngrirjenx ≤ -12E përshtatshme vetëm për të ruajtur për kohë mesatare të ushqimeve të ngrira tashmë, p.sh. akullore. Rekomandohet jo më shumë se 1 muaj.
5[SKC4]Vlerësimi me një yll për ngrirjenx ≤ -6E përshtatshme për ftohje dhe për të ruajtur për kohë të shkurtër sasi të vogla të ushqimeve të ngrira tashmë. Rekomandohet jo më shumë se 1 javë.
6 0-yje -6≤ x ≤ 0Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, disa ushqime të përpunuara të paketuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë).Ushqime të përpunuara të paketuara pjesërisht (ushqime që nuk duhet të ngrijnë).
7 Ftohje -2≤ x ≤ +3Mish derri i freskët/i ngrirë, mish viçi, pulë, produkte të ujërave të ëmbla etj. (7 ditë nën 0°C dhe mbi 0°C rekomandohet për konsum brenda asaj dite, mundësisht jo më shumë se 2 ditë).Produktet e detit jo më pak se 0 për 15 ditë, nuk rekomandohet të ruhen mbi 0 °C.
8Ushqim i freskët0 ≤ x ≤ +4Mishi i freskët i derrit, i lopës, i pulës, ushqime të gatuara etj. (Rekomandohen që të hahen brenda ditës, preferohet jo më shumë se 3 ditë)
9 Verë +5≤ x ≤+20 Verë e kuqe, verë e bardhë, verë me gaz etj.

MIDEA MERB445MIC46 - Informacione rreth mënyrave për të shmangur kontaminimin e ushqimit - 2

MBANI PARASYSH

Ju lutemi t'i ruani ushqimet e ndryshme në përputhje me hapësirat ose temperaturat e synuara të ruajtjes që janë blerë.

KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

  1. Nëse dëshironi që ta ktheni ose ta zëvendësoni produktin, ju lutemi të kontaktoni dyqanin ku e bletë. (Mos harroni të merrni me vete faturën e blerjes)
  2. Nëse produkti prishet dhe ka nevojë për riparim, ju lutemi të kontaktoni kompaninë e shërbimeve pas shitjes.
  3. Pjesët rezervë të referuara në Rregulloren EU 2019/2019 janë në dispozicion për 7 vjet (vetëm guarnicionet e dyerve janë në dispozicion për 10 vjet).

AL

MIDEA MERB445MIC46 - KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT - 1

AL

MIDEA MERB445MIC46 - KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT - 2

MIDEA MERB445MIC46 - KUJDESI DHE SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT - 3

BEZPEČNOSTNÍ POKYNY

Zamýšlené použití

Asistenti i manualit
E mbështetur nga Anthropic
Duke pritur mesazhin tuaj
Informacion produkti

Marka : MIDEA

Modeli : MERB445MIC46

Kategori : Frigorifer